Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 179
  1. #21
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre
    ... Dikushi, do te doja te te thoja edhe shume gjera, por nuk eshte vendi i pershtatshem.
    po thuaj ndonje gje edhe per temen, pra per artikullin e gazetes, meqe s'paska vend per gjera te teperta.

    Ti nuk fole per ate, ndaj te komentova, nuk eshte se the dicka per artikullin, dhe une s'e respektova opinionin tend.

    Nejse ...

  2. #22
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Me falni po a ka mundesi qe ta perktheni pak cfare shkruhet ne ate artikull?

    Flm!

  3. #23
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Me bejne pershtypje disa postime vulgare te disave !!
    Fillo nga Albo i pari qe vetem emri nuk i shkon pershtat , e mbaro tek sorkadhja e cila me filozofine e saj i vuri kapakun me fodullekun shqiptar .
    Se kuptoj ku qendron e vertata tek ky artikull qe paska te drejte autori i ketij shkrimi ?
    Tjetri te ka shtruar qylymin dhe thote shkilni mbi te se per shqiperine po flasim ju na tregoni te hidhurat dhe te vertetat e shqiperise sikur ne tjerit kemi lindur neper rruget e botes dhe nuk jam dime realitetin shqiperise.
    Personi ne fjale ka poshteruar nje popull te tere me kete artikull .
    Mund ti jap te drejte vetem 10 % te asaj qe ka qendisur , te tjerat jane broçkulla te qendisura nga nje antishqiptar, se ska mundesi ndryshe.

    Kto jane klane qe gjithmone kane si synim diskriminimin e popullit tone ne nje menyre apo tjeter .
    Imagjinoje deri para 2 vjetesh flitej nga gazetat e famshme angleze , ne nje sondazh qe ishte bere ne shqiperi ,ku vetem 10 % e popullsise shqiptare paskan makina lavatriçe ne shtepite e tyre ? Dhe vetem 60 % e tyre paskan televizora me ngjyra , dmth i bie 3 milion te jene pa lavatriçe , dhe 1 milon e 500 mije pa televizora ?
    Krahasime qe kerkojne te barazpeshojne shqiperine me vende si afganistani , bolivia , korea e veriut ..etj etj
    Eshte me te vertet per tu ardhur keq , pasi nuk kemi mbeshtetjen e duhur si popull ,mos flasim per force qe jo e jo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 23-07-2006 më 23:01

  4. #24
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Moj sorkadhe (a drenushe, mblidh mendjen lol, ose njeren ose tjetren .)

    Nuk e di nese i lexove mire postimet e anetareve ketu, (kuptohet, jo ato postime qe po gricen personalisht me ty.) Lexoji mire, dhe nqs gjen nje njeri qe thote Shqiperia eshte fushe me lule, hajde bej leksion pastaj. Asnje nuk po mohon qe realiteti shqiptar ka bastardimin e vet, ka problemet e veta. Por konstantimet e gazetarit jane te njeanshme deri ne genjeshter, dhe gjuha me te cilen flet te lesh te nenkuptosh (nqs nuk je shqiptar dhe nuk e njeh Shqiperine) qe eshte me te vertete mesjete apo bageti e eger, me burra pa dhemb, dhe plaka me rrudha me shami ne koke lart e poshte rrugeve, apo me adoleshente lakuriq. Ekstreme ekzistojne ne Shqiperi, por ka dhe ane te tjera pozitive, qe ky gazetar i ka lene (qellimisht) jashte. Kam vella e moter atje, dhe te siguroj qe asnje nga shembujt qe ka sjelle ai nuk mund te aplikohen mbi ta. Dhe si vellai dhe motra ime ka plot.

    Keshtu qe me shtruar hapat drenushe (apo kercimet lol, se keshtu thone per sorkadhet )

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    ne artikull kishte shum te dhena per shqiperin qe ishin krejt trillime te autorit( si vdekja e hoxhes nga kanceri kur ai vdiq nga diabeti etj).
    Se si vdiq diktatori, nuk eshte ndonje "fakt" qe ia ul apo rrit vlerat artikullit. Gazetari prek gati te gjitha njollat e zeza te realitetit shqiptar ne syte e nje evropiani.

    Pyetja eshte cili ishte qellimi i ketij artikulli, dhe per kete un nuk jam i sigurt. Ky artikull eshte shkruar per audiencen shqiptare e sidomos per ata shqiptar qe jetojn ne angli, esht shkruajtur edhe per te kthyer opinionin anglez kundra shqiptarve qe jetojn ne angli.
    Artikulli eshte shkruajtur per te prishur imazhin e shqiptareve ne Angli? Kur kane patur ndonjehere nje imazh te mire shqiptaret ne Angli, qe ta prishi nje artikull?! Kur kapen si kriminele nderkombetare droge e prostitucioni apo kur marrin pjese ne vjedhje spektakolare qe cudisin gjithe Angline?!

    Injorimi i gazetarit dhe artikullit nuk ka per ti pastruar ato njollat e zeza ne realitetin shqiptar ne Shqiperi dhe as nuk ka per te "rregulluar" imazhin e shperfytyruar te shqiptareve ne Angli. Injorimi ka per te bere qe ti te vazhdosh te jetosh me mendimin se realiteti shqiptar nuk eshte aq i frikshem, por eshte "roze".

    Ate realitet shqiptar qe une njoh, te cilin e has perdite ne forumin shqiptar, eshte me i frikshem se ai realiteti qe pikturon shpejt e shpejt ai gazetari anglez.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Personi ne fjale ka poshteruar nje popull te tere me kete artikull .
    Mund ti jap te drejte vetem 10 % te asaj qe ka qendisur , te tjerat jane broçkulla te qendisura nga nje antishqiptar, se ska mundesi ndryshe.
    Kush jane brockulla, rruget plot gropa e plot pluhur, prostitutat shqiptare qe kane pushtuar rruget e Evropes, krimi i organizuar qe ka hedhur rrenje ne Shqiperi dhe ka shtrire tentakulat e veta ne shume vende perendimore, te papunet qe luajne letra e domino ne liqenin e Tiranes, gocat shqiptare qe vishen me keq se prostitutat ne rruget e Tiranes me idene ne koke se po tregohen "moderne", apo te rinjte qe mbushin kafenete e pubet pa pune e pa zanat te ekspozuar ndaj droges dhe jetes se rruges kriminale?!

    Cilat prej ketyre rrefimeve te autorit nuk jane te verteta dhe cilat prej tyre eshte nje trillim i autoritet dhe jo nje imazh i keq i ngritur nga vete shqiptaret?! Nuk te vjen mire ta pranosh?! Vete kryeministri shqiptar pak jave me pare tha se "Bota shkon ne Gjermani te luaje futboll, motrat tona shkojne te prostituohen!"

    Dhe une i heq kapelen se te pakten ndryshe nga ju, ai e shikon realitetin shqiptar ne sy, dhe ndryshe nga ju, ai nuk shtiret dhe ben te verberin e te shurdhetin per te mbajtur lart nje bisht te krimbur, por po punon per te bere dicka qe te ndryshoje kete realitet te frikshem per mire.

    Sa here qe degjoni e shikon dicka qe nuk ju pelqen, duhet patjeter t'ia vini vulen si "anti-shqiptare" apo jo?!

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Asnje nuk po mohon qe realiteti shqiptar ka bastardimin e vet, ka problemet e veta. Por konstantimet e gazetarit jane te njeanshme deri ne genjeshter, dhe gjuha me te cilen flet te lesh te nenkuptosh (nqs nuk je shqiptar dhe nuk e njeh Shqiperine) qe eshte me te vertete mesjete apo bageti e eger, me burra pa dhemb
    Duhet te jesh patjeter shqiptar qe te njohesh Shqiperine? Apo duhet te vizitosh gjithe Shqiperine per te shkruajtur nje reportazh nga kryeqyeti i Shqiperise? Nuk duhet te pranojme asnje pershtypje te te huajve qe vizitojne Shqiperine, qofte kjo pozitive apo negative?

    Ka nje problem me te madh qe ky artikull, e shume artikuj si ky nga te huaj te tjere, nxjerrin ne drite per vete ne shqiptaret: shume prej jush ende jetoni me iluzione, me iluzionet se realiteti shqiptar nuk eshte aq i zymte dhe aq i keq sa duket ne sy e gazetareve te huaj. Dhe kjo nuk eshte nje "forme patriotizmi" kjo eshte nje forme mohimi te realitetit per hir te dashurise se vendlindjes.

    Une e dua vendlindjen aq shume, sa nuk pranoj realitetin e frikshem qe shikoj, por ne asnje cast nuk krijoj iluzione ne mendjen time se Shqiperia nuk po kalon nje krize te thelle e te gjithanshme qe do te duhen vite e nje pune titanike per ta tejkaluar. Dhe une jam i gatshem qe te jap kontributin tim si shqiptar per te punuar qe ta ndryshoj kete realitet per mire, jo me fjale, me pune.

    Albo

  8. #28
    Nuk e di sa e kane paguar kete plehren te shkruaj keto dy faqe, por njerezit per leke dhe sensacion cfare nuk bejne. Me vjen keq per gazeten qe boton dicka te tille.

    Sa per realitetin shqiptar nuk ka pak kohe qe e preka. Pa diskutim qe ka vend per t'u rregulluar ne shume drejtime, por pa dyshim qe nuk eshte ky qe ka sjell ky tipi ne artikullin e vet. Si cdo shtet tjeter, realiteti shqiptar ka gjerat e veta pozitive dhe negative. Por cili eshte ky shtet ideal pa ane negative per te jetuar?!!
    Sa per kriminalitetin, prostitucionin, vjedhjen, korrupsionin....Shqiperia nuk eshte e vetme. Imazhi i nje vendi nuk eshte vetem kjo perqindje e vogel e popullsise (qe ekziston ne cdo shtet), prandaj sic ka kriminela, prostituta, hajduta....ka edhe njerez shume te talentuar qe punojne, shkollohen qe te sigurojne nje jetese me te mire per veten e tyre dhe te femijeve, brenda dhe jashte Shqiperise dhe keta jane shumica.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #29
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    prostituta shqiptare ne rruget e europes


    hajde flasim per prostitutat shqiptare ne itali...kjo esht menyra e vetme per tu ndergjegjsu si duket

    hajde ftojme edhe ca te huaj qe te japin mendimet e tyre mbi prostitutat shqiptare ne itali. zoti francez, ca mendimi keni per prostitutat shqiptare ne itali? ju lutem zoti anglez qe ne 1912-ten me ndave 300 copash, me trego pak e aprovon konceptin e prostitutave shqiptare ne itali? "jo absolutiosht jo...shqiptaret nuk po ndihmojne imazhin e tyre me prostitutat ne itali. thirrja ime ndaj shqiptarve do ishte qe te mos conin aq shum prostituta ne itali".

    zoti anglez dhe zoti francez flm qe patet durim te merreni me nji kafshe shqiptare si un...prit te filloj te kercej makarenen nderkohe qe me gjuni me domate

  10. #30
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Eh mor Albo more Albo, po nuk e ka ky fajin, fajin e ka Sala qe ka kater vjet ne zgjedhje etj qe e krahasonte shqiperine me Kabulin, qe thoshte se si rruget e Berlinit ishin mbushur me vajza shqiptare etj etj. Ky vecse ka vene ne shkrim ato qe shoket e tu ne politike te nxjerre nga qarqe te caktuara vetpercaktojne.

    Ti Sorkadhe pa merre nje here artikullin paragraf per paragraf dhe analizohe pak. Po te them ty kundrejt Albos se ky i fundit ka te tjera qellime, ndersa ti dukesh thjesht se te ka hyp vetja ne qejf shume. Ke marre ndonje shtetesi tjeter keto kohet e fundit a si ? He te keqen na e analizo pak kete artikull qe qenka i drejte, i cili fillon me fjalet se i vetmi shqiptar i famshem eshte Nene Tereza dhe gjithe te tjeret jane te keqinj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  11. #31
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne vend te shuplakes se Sunday Times!

    Nga Ilir Kulla


    Na vjen keq sa here na shajne jashte vendit tone ne shqiptaret dhe Shqiperine. Na vjen keq me te drejte, por per fat te keq ky hidherim nuk na vjen nga patriotizmi, perkundrazi nga egocentrizmi, krenaria semure dhe nga forca e goditjes morale qe na jep shuplaka. Kete mund te mendosh teksa lexon shkrimin e djeshem te Sunday Times-it.
    Nuk ka dyshim qe autori i ketij shkrimi qe na pershkruan ne shqiptaret me nota te zeza, gati-gati si barbare dhe me tone me shume se percmuese dhe pexhorative ka ndjenja dhe ndjesi te tepruara, madje te ekzagjeruara antishqiptare. Nuk perjashtohet as fakti se autori mund te jete nje nga ata te shumte gazetare neper bote qe per nje moment te jete vene ne dizpozicion te nje lobingu nderkombetar kundra shqiptareve, ne momentin e pavaresimit te Kosoves. Asgje nga keto nuk perjashtohet…
    Sikunder nuk mund te fshihet fakti qe autori i ketij shkrimi di me te vertete pak per shqiptaret dhe per historine e tyre te vertete. Qe ndoshta nuk di aspak per figurat e shquara te botes se kane patur per nder te thone qe jane shqiptare. Natyrisht qe autori i cili ne shkrim ka kujtuar vetem Nene Terezen e Kalkutes, nuk di ose ka “harruar” te permende inxhinjerin e famshem evropiano- shqiptar Karl Gegen, Papa Klementin, Mehmet Ali Pashen themeluesin e Egjiptit te ri qe shkaterroi furine vehabiste ne ate kohe, piktorin Ibrahim Kodra, shkrimtarin Kadare, vellezerit e famshem hollivudiane Belushi, e deri madje tek zbuluesi i famshem i Viagres qe te gjithe shqiptare si shume e shume te tjere.
    * * *
    Por le te kthehemi tek fillimi, tek fakti pse na vjen keq kur na fyejne dhe na shajne te huajt dhe nuk na vjen aspak keq kur fyejme, shajme, ofendojme njeri-tjetrin. Pse nuk na vjen ose na ka ardhur keq kur kemi djegur apo vrare njeri-tjetrin dhe Shqiperine. Ne asnje rresht te shkrimit te Sunday Times-it nuk mund te lexosh me shume fyerje qe i jane bere vendit tone dhe neve si popull sesa ato qe i ka bere politika shqiptare ne parlament dhe jashte tij Shqiperise. A mos valle eshte e para here qe kemi degjuar nga goja e lidereve tane politike qe jemi kthyer ne vendin e prostitutave, droges, mafias e sa e sa te tjerave ofendime te bera gjate fushatave elektorale!
    Po akuzat qe i kane bere opozitat-pozitave e anasjelltas vetem per ca vota me shume i harruam? E pra te mos na vije keq, ata qe na shajne jane shume me te varfer ne fjalorin e tyre sesa c’jemi, c’kemi qene dhe ndoshta cdo te jemi vete ne kur i sulemi njeri-tjetrit.
    * * *
    Dikur nga viti 2002 me delegacionin e parlamentit shqiptar ne Keshillin e Evropes ishte dhe kryeministri aktual Berisha, i cili zakonisht shkonte ne keto mbledhje. Ne nje nga seancat ne Strasburg do te diskutohej per problemin e Moldavise. Kreu i opozites e tash kryeministri i vendit te share, mori fjalen ne kete seance. Per cudine e te gjitheve ai e filloi fjalimin duke thene, “zoterinj kolege moldave une ju kerkoj te falur juve, per faktin se nje pjese e bandave qe shfrytezojne vajzat tuaja jane shqiptare. Por ata jane te lidhur me mafian qeveritare ne Shqiperi dhe me ministrat (ishte fjala per socialistet)”. Natyrisht qe te gjithe u shastisen me ish-Presidentin e vendit, i cili nuk rrinte pa gjetur rast e pa rast mundesine per te hedhur balte ndaj vendit te vet, thjesht se ishte ne opozite.
    Me ka rastisur te jem tek varrimi i Papa Vojtiles. Ne Tirane ku atmosfera elektorale ishte e nxehte mberriti me SMS po nga Kryeministri aktual lajmi se paraardhesi i tij Nano na paskesh bere nje skandal diplomatik me karriken ku do ulej dhe na qenkesh perplasur me Presidentin per ceshtje protokolli. Pertej faktit qe ne Vatikan nuk ndodhi asgje, duke qene se isha vete deshmitar okular, lind pyetja, po sikur ne te vertete te kishte ndodhur dicka a ishte me e hijshme per ish-Presidentin e vendit te heshte sic beri Rexhep Meidani, apo te klithte politikisht sepse kishte nje fushate zgjedhore perpara!!!
    * * *
    Sasia e llumit, baltes, dhe fekales qe kemi prodhuar dhe me tej hedhur ne keto vite ndaj vendit tone dhe njeri-tjetrit eshte qindra mijra here me e madhe sesa ajo e Sunday Times-it, por eshte gjithashtu mijra here me e madhe sesa aftesia jone per te lare veteveten dhe imazhin e vendit tone. Shkrimi Sunday Times-it na rikujton epoken e zeze te Piramidave. Po valle kush nga ne mori guximin qytetar nje here te vetme te beje autokritike? Kush nga ne tha qe populli yne u kthye ne nje parazit qe mendonte se do te jetonte pa punuar, se do te hante me luge floriri, pa punuar se parate e firmave ishin te sigurta, sepse te gjithe nen rrogoz ishim te bindur se ato i sherbenin si alibi firmave per te pastruar parate e zeza te botes. Ajo ka qene “nje menxyre” shpirterore e jona, per te cilen nuk ishte fajtore vetem qeveria, ishim fajtore te gjithe. Problemi qendron tek fakti se asnjehere seriozisht shoqeria jone nuk ka marre persiper ti beje nje ekzaminim ndergjegjes se vet, asnjehere. Me kete sjellje i kemi dhene vazhdimisht uje burimit te atyre qe nuk na kane dashur. Ne na vjen keq kur ata na shajne dhe na fyejne, por ne te vertete nuk bejme asgje realisht qe te ndodhe e kunderta.

    ------


    Sala me shoke i thone keto gjera po nesje, un sapo desha me e zgjat ate qe thashe me siper e paska thene Ilir Kulla.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Duhet te jesh patjeter shqiptar qe te njohesh Shqiperine? Apo duhet te vizitosh gjithe Shqiperine per te shkruajtur nje reportazh nga kryeqyeti i Shqiperise? Nuk duhet te pranojme asnje pershtypje te te huajve qe vizitojne Shqiperine, qofte kjo pozitive apo negative?

    Ka nje problem me te madh qe ky artikull, e shume artikuj si ky nga te huaj te tjere, nxjerrin ne drite per vete ne shqiptaret: shume prej jush ende jetoni me iluzione, me iluzionet se realiteti shqiptar nuk eshte aq i zymte dhe aq i keq sa duket ne sy e gazetareve te huaj. Dhe kjo nuk eshte nje "forme patriotizmi" kjo eshte nje forme mohimi te realitetit per hir te dashurise se vendlindjes.

    Une e dua vendlindjen aq shume, sa nuk pranoj realitetin e frikshem qe shikoj, por ne asnje cast nuk krijoj iluzione ne mendjen time se Shqiperia nuk po kalon nje krize te thelle e te gjithanshme qe do te duhen vite e nje pune titanike per ta tejkaluar. Dhe une jam i gatshem qe te jap kontributin tim si shqiptar per te punuar qe ta ndryshoj kete realitet per mire, jo me fjale, me pune.

    Albo

    Kush jane brockulla, rruget plot gropa e plot pluhur, prostitutat shqiptare qe kane pushtuar rruget e Evropes, krimi i organizuar qe ka hedhur rrenje ne Shqiperi dhe ka shtrire tentakulat e veta ne shume vende perendimore, te papunet qe luajne letra e domino ne liqenin e Tiranes, gocat shqiptare qe vishen me keq se prostitutat ne rruget e Tiranes me idene ne koke se po tregohen "moderne", apo te rinjte qe mbushin kafenete e pubet pa pune e pa zanat te ekspozuar ndaj droges dhe jetes se rruges kriminale?!

    Cilat prej ketyre rrefimeve te autorit nuk jane te verteta dhe cilat prej tyre eshte nje trillim i autoritet dhe jo nje imazh i keq i ngritur nga vete shqiptaret?! Nuk te vjen mire ta pranosh?! Vete kryeministri shqiptar pak jave me pare tha se "Bota shkon ne Gjermani te luaje futboll, motrat tona shkojne te prostituohen!"

    Dhe une i heq kapelen se te pakten ndryshe nga ju, ai e shikon realitetin shqiptar ne sy, dhe ndryshe nga ju, ai nuk shtiret dhe ben te verberin e te shurdhetin per te mbajtur lart nje bisht te krimbur, por po punon per te bere dicka qe te ndryshoje kete realitet te frikshem per mire.

    Sa here qe degjoni e shikon dicka qe nuk ju pelqen, duhet patjeter t'ia vini vulen si "anti-shqiptare" apo jo?!

    Albo, ti ose ke probleme me te kuptuarit, ose je shume i entuziazmuar qe Shqiperia dhe shqiptaret poshterohen ne kete menyre. Nese e dyta nuk ka kuptim, se ti mbahesh per patriot, athere ngelet vetem e para.

    Ti vertet mund te mos e kesh nje sy, po, sado e vertete te jete, nese dikush te thote "qorr!", kjo eshte ofenduese. Ti vertete mund te jesh i varfer, po nese dikush te thote "leckaman!" sigurisht qe nuk ndjehesh mire. Kaq e lehte per t'u kuptuar.

    Mjaftojne edhe dy-tre paragrafet e pare per te kuptuar se gazetari e ka mprehur penen per te share shqiptaret. Si mund te jete thjeshte nje realitet i frikshem, qe eshte krejt i pranueshem per ty si atdhetar qe e do atdheun ashtu siç eshte (!?), "konstatimi" i gazetarit se nuk ka shqiptare tjeter te famshem perveç Nene Terezes, nderkohe qe nuk e le pa thumbuar edhe ate, duke e quajtur person qe ndihmonte njerezit te vdesin?! Ç'lidhje ka me pershkrimin e realitetit hapja e shkrimit me permendjen e krimit te organizuar dhe me paragjykimin "te rinjte me te keqveshur ne Europe"?! Ç'funksion luan ne paraqitjen e realitetit ashtu siç eshte permendja e nje detaji sa te parendesishem aq edhe te pavertete siç eshte komedieni me i pelqyer, dhe ironizimi i tij dhe terthorazi edhe i vete shqiptareve? Kush eshte ai atdhetar (meqe ti fryhesh si gjel se e do shume Shqiperine) qe pranon se çdo fjali ku permendet vendi i tij eshte "funny"?! Lista e pyetjeve te tilla mund te zgjatet shume.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Artikulli eshte shkruajtur per te prishur imazhin e shqiptareve ne Angli? Kur kane patur ndonjehere nje imazh te mire shqiptaret ne Angli, qe ta prishi nje artikull?! Kur kapen si kriminele nderkombetare droge e prostitucioni apo kur marrin pjese ne vjedhje spektakolare qe cudisin gjithe Angline?!
    Eshte pikerisht kjo qe duhet te shqetesoje te gjithe; fakti qe imazhi i shqiptareve- qe eshte pertoke jo vetem ne Angli po ne shume vende- peson edhe nje goditje tjeter.

    Anglia ka shume shqiptare dhe eshte e vertete qe nuk gezojne ndonje reputacion te mire, por jo te gjithe jane njelloj. Shkrime te tilla, qe per nje naiv si ti jane thjeshte nje shikim ne sy i realitetit, nuk bejne gje tjeter vetem sa perforcojne paragjykimet e te huajve ndaj shqiptareve, atyre shqiptareve qe nuk jane perzier ne pune te pista. Dhe keta nuk jane pak.

    E di ti Albo qe pothuajse çdo shtet, shpenzon miliona dollare per te permiresuar imazhin e tij? Arsyet jane te shumta dhe dihen. Si behet kjo? Duke paraqitur gjerat pozitive, duke reklamuar ato qe mund te joshin te huajt, duke ngritur lart virtytet, vlerat, traditat e popullit, duke ndihmuar ne njohjen e njerezve te shquar te atij vendi etj. etj. Kjo quhet reklame. Nese dikush ben te kunderten e kesaj, athere kjo quhet anti-reklame.

    Te ftoj t'i besh vetes dy pyetje: Cili ka qene qellimi i autorit dhe si/sa ia ka arritur?

    Sigurisht qe reklamen s'e kane per detyre ta bejne, megjithese ka edhe nga ata qe na duan dhe e bejne, por ama ka dallim analiza qe synon njohjen e nje vendi me lexuesit te cilit i drejtohet shkrimi nga anti-reklama. Ky eshte anti-shqiptar. Pike.

    Une nuk e di se ç'influence ka ne Angli kjo gazete, po nese ka, ajo patjeter qe eshte negative. Siç te thashe edhe me lart, Albo, mund te jesh brekegrisur, po nese dikush te thote "leckaman i felliqur!", nuk eshte "realist" por nje njeri qe te don te keqen dhe po te shan, po te poshteron!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 24-07-2006 më 08:45

  13. #33
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    [
    Ti Sorkadhe pa merre nje here artikullin paragraf per paragraf dhe analizohe pak. Po te them ty kundrejt Albos se ky i fundit ka te tjera qellime, ndersa ti dukesh thjesht se te ka hyp vetja ne qejf shume. Ke marre ndonje shtetesi tjeter keto kohet e fundit a si ? He te keqen na e analizo pak kete artikull qe qenka i drejte, i cili fillon me fjalet se i vetmi shqiptar i famshem eshte Nene Tereza dhe gjithe te tjeret jane te keqinj.[/QUOTE]



    Perse doni qe vendet e tjera te na mburrin?? c'kemi bere ne per t'u mburrur??
    apo ecni me teorini e Xhaxhit... se "te gjithe na kane ne syrin e pushkes"


    ncncncncn jo ore jo, ai shkrimtari s'me duket se e ka bere per leke ate artikull. ai ka paraqitur ashtu sic eshte shqiperine e sotme. Nje Shqiperi ne te cilen nuk shef asgje per t'u admiruar.

    Mos kujto se marrja e nje shtetesie tjeter, do te me bente te ndjehesha jo-shqiptare. As ne qef vetja s'me ka hyre. Por ju ka hyre juve , madje pak si per se tepri, qe fryheni e mbaheni se kush jeni,,,

    Sa per njerez te famshem shqiptare, ai thote per ato qe Bota i njeh qe jane Shqiptare, dhe jo per ato qe ne e dime qe jane shqiptare. C'faj ka ai qe ne te izoluar 50 vjet ishim ndare nga gjithe rruzulli??? Apo mos po genjen edhe per kete?? Nese ndonje pene e forte nga ne , do te dali dhe te lexohet sa pena e ketij shkrimtarit anglez,, ne i mbajme syte hapur qe ai te shkruaj dhe te mbishkruaj per njerezit tone te famshem. Apo harrova,, shqiptaret posa marrin pozite e harrojne shqiperine dhe shkojne "i fryjen zjarrit" vetem tek te pasuruarit e vet.


    Me vjen shume keq qe shkrimet e mia i merrni si aniti-patriote, pasi e dua vendin tim aq shume sa nuk thuhet,,, madje me shume se ju qe nuk e pranoni katastrofen qe po kalon ky vend. Kur ketu ne forum s'kemi njerez qe te flasin te verteten hapur,,,, pretendojme qe qeverite ta njohin kete dhe ndryshojne dicka!!

    Me duket se brezi jone s'paska premisa per te pare nje Shqiperi te bukur.
    What goes around---comes around

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Nje artikull qe shpjegon pse anglezet nuk kane me asnje koloni.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Qe artikulli ka nje keqdashje te theksuar merret vesh qofte dhe vetem nga komentet subjektive te autorit. Nuk ja vlen te merresh me shkaku e vertete te vdekjes se Hoxhes, numrit te sakte te bunkereve apo menyren e veshjes se vajzave ne Shqiperi per te sulmuar autorin. As te perpiqesh argumentosh qe nje milion e kusur emigrante shqiptare nuk mund futen te gjithe ne nje thes si keqberes. Fundi fare ne shqiptaret kemi shprehjen me mire syri se nami, qe ne kete rast perkthehet qe bemat e nje krimineli qe merret me droge, prostitucion apo vjedhje bejne me teper buje dhe lene me teper pershypje sesa mijera njerez qe rrojne ne rregull me ligjin e paguajne taksat.

    Une mendoj qe para se te merremi me idiote me dashje si ky kritiku i kulinarise ne fjale, te merremi me teper me problemet tona: trafiqet, prostitucionin, papunesine, korrupsionin. Qe gjimnazistet dhe studentet mos te kene si "role model" gangstere te pashkolluar qe bredhin me BMW nga njeri pub ne tjetrin, apo "show girls" qe behen te famshme si eskorte trafikantesh. Qe shkollat tona te mos degjenerojne ne shitore provimesh e diplomash apo gjykatat ne shitore te se drejtes. Ne fakt kesaj liste po i hyre nuk i del dot ne fund keshtu qe per permbledhje them qe pa vene vete dore ne plagen e infektuar, nuk na e nxjerr njeri qelbin qe na ka hyre perbrenda. Dhe nqs del dikush dhe na ofendon duke sterzmadhuar apo keqinterpretuar dicka, me mire le te perpiqemi qe ti leme me pak mundesi per te keqinterpretuar heren e dyte sesa te ndjekim shembullin e strucit dhe te zhysim koken ne rere.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  16. #36
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre
    Me duket se brezi jone s'paska premisa per te pare nje Shqiperi te bukur.
    Te drejte ke. Nqs shqiptaret mendojne se Shqiperia eshte mire keshtu sic eshte dhe nuk duan te shohin se ku mund te jete, ky eshte nje problem.

    Keto diskutime jane si puna e asaj perralles me "rrobat" e mbretit.
    Shumica ketu qe diskutojne, kane qejf dhe e shohin "mbretin" jo vetem te veshur por edhe te veshur me rroba te bukura. Por ja qe del dikush, si zakonisht jo shqiptar, dhe na thote qe "mbreti" eshte i zhveshur, dhe te gjithe i hidhen siper.

    Sepse, gjithe keto reagime "patriotike" jane, sic e thote edhe Mr. Kulla i GSH "ky hidherim nuk na vjen nga patriotizmi, perkundrazi nga egocentrizmi, krenaria semure dhe nga forca e goditjes morale qe na jep shuplaka".

  17. #37
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Qe artikulli ka nje keqdashje te theksuar merret vesh qofte dhe vetem nga komentet subjektive te autorit. Nuk ja vlen te merresh me shkaku e vertete te vdekjes se Hoxhes, numrit te sakte te bunkereve apo menyren e veshjes se vajzave ne Shqiperi per te sulmuar autorin. As te perpiqesh argumentosh qe nje milion e kusur emigrante shqiptare nuk mund futen te gjithe ne nje thes si keqberes. Fundi fare ne shqiptaret kemi shprehjen me mire syri se nami, qe ne kete rast perkthehet qe bemat e nje krimineli qe merret me droge, prostitucion apo vjedhje bejne me teper buje dhe lene me teper pershypje sesa mijera njerez qe rrojne ne rregull me ligjin e paguajne taksat.

    Une mendoj qe para se te merremi me idiote me dashje si ky kritiku i kulinarise ne fjale, te merremi me teper me problemet tona: trafiqet, prostitucionin, papunesine, korrupsionin. Qe gjimnazistet dhe studentet mos te kene si "role model" gangstere te pashkolluar qe bredhin me BMW nga njeri pub ne tjetrin, apo "show girls" qe behen te famshme si eskorte trafikantesh. Qe shkollat tona te mos degjenerojne ne shitore provimesh e diplomash apo gjykatat ne shitore te se drejtes. Ne fakt kesaj liste po i hyre nuk i del dot ne fund keshtu qe per permbledhje them qe pa vene vete dore ne plagen e infektuar, nuk na e nxjerr njeri qelbin qe na ka hyre perbrenda. Dhe nqs del dikush dhe na ofendon duke sterzmadhuar apo keqinterpretuar dicka, me mire le te perpiqemi qe ti leme me pak mundesi per te keqinterpretuar heren e dyte sesa te ndjekim shembullin e strucit dhe te zhysim koken ne rere.

    dr Rieux, kjo teme eshte hapur per ate artikull, jo se cfare duhet te bejme ne per Shqiperine dhe imazhin tone ne pergjithesi.

    Jam plotesisht dakort te meremi me problemet tona, po fakti qe ne kemi probleme nuk i jep te drejten morale nje gazetari ti keqparaqiti faktet rreth nje vendi per ta sulmuar ate/ne. Ceshtja e probeleme tona eshte muhabet i gjere, por gjithesesi jashte kesaj teme qe diskutohet ketu, keshtu qe mos i ngaterroni gjerat

    e njejta gje vlen edhe per Mr. e Kullajve lol ... me habisin ca gazetare se si hapen si 'vaji ne lakra' kur thote populli, apo gjejne rast per te filozofuar dhe per te shkruar, qe te na tregojne se jane ata qe e dine sekretin e gjerave, dhe askush tjeter...

    edhe njehere, tema eshte per artikullin e gazetes, jo se kush duhet te jete plani 5 vjecar i politikaneve shqiptare dhe se cduhet te bejme ne per te cuar vendin perpara, bile as sedra jone nuk eshte objekti i temes


    por artikulli ,dhe nese ai eshte reflektim i paanshem i realitetit shqiptar apo nje shkrim i njeanshem dhe dashakeq?
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 24-07-2006 më 09:45

  18. #38
    Citim Postuar më parë nga Albo
    E lexova fillim mbarim artikullin dhe me duhet te them: I hidhur, por i vertete!
    ........

    Albo

    Citim Postuar më parë nga ahmed_tr
    Albania has by far and away the worst traffic record of any western country, and no Albanian would conceivably wear a seatbelt, considering it the first symptom of passive homosexuality. Driving north out of Tirana along the pitted roads, you see an insatiable orgy of construction with barely a nod to need, purpose or planning permission. ........................


    http://www.timesonline.co.uk/article...1185_1,00.html
    E hidhur eshte e verteta qe ti je kryetari i forumit dhe pranon degjenerata te tilla nga nje i huaj qe nuk e ka haberin e kultures Shqipetare. Fraza me germa te trasha (do te ta zberthej artikullin per ty dhe me mire), jo vetem nuk mund te perdoret per popullin Shqipetar, por eshte ofenduese per shume dhe shume meshkuj dhe femra Shqipetare. Mbase ty Albo nuk te vjen keq kur dikush thote qe ti dhe rraca jote shfaqni simptomat pasive te homoseksualitetit, por te pakten kij pak respekt per Shqipetaret e tjere.

    Eshte teper ofenduese te te lexoj ty qe thua: "I hidhur por i vertete", per me teper kur ketu ka dhe akuza nga me degjenerueset.

    Fjalet e tua shabllon jane te neveritshme!!!
    Ignore List: Snow~Drop



  19. #39
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Gogla e Kuqe
    E hidhur eshte e verteta qe ti je kryetari i forumit dhe pranon degjenerata te tilla nga nje i huaj qe nuk e ka haberin e kultures Shqipetare. Fraza me germa te trasha (do te ta zberthej artikullin per ty dhe me mire), jo vetem nuk mund te perdoret per popullin Shqipetar, por eshte ofenduese per shume dhe shume meshkuj dhe femra Shqipetare. Mbase ty Albo nuk te vjen keq kur dikush thote qe ti dhe rraca jote shfaqni simptomat pasive te homoseksualitetit, por te pakten kij pak respekt per Shqipetaret e tjere.

    Eshte teper ofenduese te te lexoj ty qe thua: "I hidhur por i vertete", per me teper kur ketu ka dhe akuza nga me degjenerueset.

    Fjalet e tua shabllon jane te neveritshme!!!

    gogla, te drejte ke per revolten ndaj qendrimit te Albos, edhe mua me habiti (packa se jo dhe aq shume kete here lol) por per te sqaruar dicka, aty tek ajo fjali qe ti ke bere bold, gazetari desh te thoshte pak a shume se shqiptaret nuk e vene rripin e sigurimit, pasi ata e konsiderojne venjen e rripit te sigurimit (seatbelt) si shenje homoseksualiteti pasiv

    jo se jam dakort me gazetarin, thjesht sqarim nga ana gjuhesore, se mu duk sikur ishe keqkuptuar. une mendoj kete desh te thoshte ai me ate fjali...

  20. #40
    Diikush, nuk kam degjuar ndonje Shqipetar te thote te tilla fjale per rrypin e sigurimit. Shqipetaret nuk e vene rrypin e sigurimit se i duket vetja "te forte", por jo se e mendojne si shenje homoseksualiteti.

    Ajo qe thote gazetari, per te cilen Albo i jep te drejte, eshte nje akuze finoke per te ulur dinjitetin e Shqipetarit, per me teper duke ditur se sa gjaknxehte behen Shqipot nga akuza te tilla.
    Ignore List: Snow~Drop



Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •