Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Mimoza..

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Mimoza..

    Nga "shekulli" per Mimoza Ahmetin.



    Tjetėrsimi nė kėngėtare i shkrimtares sė mirėnjohur ėshtė zbulimi i radhės sė festivalit "Kėnga Magjike"
    Nė minutat e fundit tė provės gjenerale tė spektaklit "Rococo", Mimoza Ahmeti ishte shumė e ēorientuar. E mbėrthyer nga emocionet, tregon se dėshira pėr tė krijuar kėngė dhe pėr t'i kėnduar ato i erdhi fare rastėsisht. "Dhembshuri" nuk ėshtė e vetmja kėngė e saj. Qė nga qershori, janė krijuar plot tė tilla

    Kėnga, "ēmenduria" e re e Mimoza Ahmetit

    Zefina Hasani
    Ca tinguj tė ēuditshėm zaptuan sallėn e amfiteatrit "Calvin" ku po zhvilloheshin provat gjenerale tė spektalit "Rococo". Ishte njė kėngė qė fliste pėr dashurinė dhe dhembjen, tekstin e sė cilės e kishte shkruar vetė ajo. Ēuditėrisht edhe tingujt, ajo vetė i kishte krijuar. Ajo vetė dhe po e kėndonte. Ardit Gjebrea nuk kishte bėrė shaka kur kishte thėnė (pėrgjatė provės gjenerale)…pėr ju Mimoza Ahmeti me kėngėn "Dhemshuri". Ajo u shfaq e ndrojtur aty nė sytė e tė gjithėve (edhe pse ishin provat dhe jo transmetimi i drejtpėrdrejtė i spektaklit). Kishte mikrofonin e montuar nė trup, me tė cilin e pati paksa tė vėshtirė tė ambientohej. Kishte dhe njė veshje tė ērregullt. Kur regjia lėshoi muzikėn, ajo u zhyt e tėra nė botėn e saj, nėpėr tingujt qė vetė i kishte sajuar. Kėndoi pėr pak minuta kėngėn "Dhembshuri" me tė cilėn do tė konkurrojė nė festivalin "Kėnga magjike", pse jo dhe me qėllimin pėr tė fituar njė ēmim, tashmė si kantautore. Kėnga mbaroi dhe Mimoza Ahmeti, iku menjėherė nga skena. U fsheh nė njė ndėr korridoret e ngushta tė amfiteatrit…pėr tė mbledhur veten nga emocionet e forta. Miqtė e saj e pėrqafonin dhe e uronin pėr kėngėn e bukur qė kishte krijuar. Por ajo nuk arrinte t'i besonte. Edhe Arditin e shikonte me mėdyshje kur ai i thoshte-"Je e mrekullueshme". Mėrmėriste me vete-"Nuk e di, nuk e di se si do dukem. Ardit kam nevojė dhe pėr njė provė tjetėr". Ecejaket e saj nėpėr korridor bėheshin gjithnjė e mė tė ērregullta derisa doli pak jashtė si pėr t'u shkėputur nga ajo botė spektakli, atmosfera e tė cilės po e mbyste. Pikėrisht aty Ahmeti vendosi tė tregonte diēka pėr kėtė iniciativė tė re.
    Ēoroditja e shkrimtares
    Tregon se "Dhembshuri" nuk ėshtė e para kėngė qė ka krijuar. "Kam nisur qė nė qershor tė krijoj jo vetėm tekste kėngėsh por dhe muzikėn e tyre. Janė bėrė plot. Nuk di tė them se sa por kam krijuar shumė. Zgjodha kėtė pėr t'u prezantuar nė "Kėngėn magjike" qė organizon Ardit Gjebrea. E punova kėngėn nė studion "Xhelo" dhe ia paraqita Arditit. Kėshtu u vendos qė unė tė jem nė kėtė festival. Qė unė tė jem nė kėtė natė spektakli tė "Rococo"-sė"-Ndėrsa tenton t'i largohet rrėfimit, pėr mė shumė se kaq thotė nė tė ikur se nuk e ka kuptuar se si i erdhi kjo dėshirė…pra pėr tė krijuar kėngė dhe pėr t'i kėnduar vetė ato-"Erdhi krejt rastėsisht kjo ide. Tani mjaft. Tė lutem mos mė ngacmo mė, nuk dua tė flas mė sepse nuk e di se si do tė dalė. Kam shumė emocione dhe nuk dua ta ngacmoj mė veten me tė tilla rrėfime. E gjithė kjo ėshtė njė provė dhe kaq".-Kaq tė thotė Ahmeti duke tė lėnė tė nėnkuptosh se nėse do tė ketė sukses, ndoshta kjo iniciativė e saj do tė marrė udhė nė tė tjera festivale, nė tė tjera spektakle. Nėse ndodh kėshtu, atėherė shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, ish- kanditatja pėr deputete shumė shpejt do tė zėrė vend nė mendjen e njerėzve edhe si njė kantautore.
    Nuk dihet nėse ajo ka kėnduar edhe mė parė, nė fėmijėrinė apo nė rininė e saj, sepse ajo vetė nuk pranon tė rrėfejė detaje tė tilla tė hollėsishme. Por nga ato pak gjėra qė tregon…qė dėshira i erdhi krejt rastėsisht…ndoshta kjo ėshtė e para herė pėr tė. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet emocioni i ēoroditur i saj, atje nė sallėn dhe korridoret e amfiteatrit "Calvin" pėrgjatė provave gjenerale, pak minuta para nisjes sė transmetimit tė drejtpėrdrejtė tė spektaklit "Rococo".
    Rrėfimi i Arditit
    E ndėrsa ajo vetė e shpreh hapur pasigurinė, frikėn se mos duket dobėt nė sytė e tė tjerėve, Ardit Gjebrea thotė mendimin e tij tė prerė-"Ėshtė kėngė shumė interesante dhe interpretimi i Ahmetit ėshtė fantastik. Unė jam entuziazmuar kur e kam dėgjuar pėr herė tė parė kėtė kėngė". Gjebrea tregon se kishte qenė vetė Mimoza ajo qė ia kishte shprehur dėshirėn pėr tė qenė njė ndėr pretendentet e "Kėngės magjike"-"Dhe unė e pranova pa e pasur aspak frikėn se ajo ishte njė element i panjohur nė fushėn e muzikės. Dėgjova kėngėn dhe pa mė tė voglin hezitim e pranova. Kjo bisedė mes nesh ėshtė bėrė qė nė fillim tė nisjes sė pėrgatitjeve pėr kėtė festival, por jemi munduar ta mbajmė si surprizė tė cilėn po e zbulojmė sot. E jam i bindur se Mimoza Ahmeti ėshtė zbulimi i "Kėngės magjike". Edhe pse ajo ka shumė emocione, ėshtė shumė spektakolare ndėrsa interpreton, gjithsesi." Ndėrsa ai flet, Mimoza Ahmeti shfaqet nė monitorin e madh tė sallės…ashtu paksa e ndrojtur, me mikrofonin e montuar pas trupit, me njė veshje shumė tė ērregullt. Nis tė lėkundet nėn tingujt e ēuditshėm tė cilėt vetė i ka sajuar. Nis tė kėndojė e zhytur e tėra nė botėn e saj…Ndėrsa sytė e organizatorėve shkėlqejnė nga kėnaqėsia-"Ėshtė fantastike, spektakolare".
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Erzen ...
    Nuk e di a do mundesh ta vendosesh ketu tekstin e kenges...

    Do me pelqente shume..
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

Tema tė Ngjashme

  1. Arrestohet nė Itali vrasėsi i Eva Vishės, nėnės sė Elsa Lila
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 03:31
  2. Mimoza Llastica
    Nga Sirena_E_Vogel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 17:43
  3. Mimoza Ahmeti
    Nga Dita nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 08:13
  4. Mimoza Ahmeti (Hametaj) Kallfa
    Nga Fiori nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-07-2003, 11:14
  5. Mimoza "llastica" rikthehet nė botėn e filmit .
    Nga elda nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-10-2002, 00:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •