Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tear-drops
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    ne vendin e cative te arta
    Postime
    20

    ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI

    JOLYON NAEGELE Korrespondent i Radio Free Europe- Radio Liberty

    Tetė muaj pas pėrfundimit tė konfliktit nė Maqedoni, kanė mbetur vetėm fare pak shenja tė sjelljeve provokuese tė shqiptarėve. Njė duket nė Shipkovicė, ku njė flamur shqiptar valėvitet mbi minarenė e njė xhamie. Patrullat e policisė sė pėrzier etnike janė dukur sė fundi kėtyre anėve. Shumė ish-udhėheqės janė larguar nga Shipkovica por ish-komandanti i UĒK-sė, majori Gėzim Ostreni, ka mbetur nė fshat. I pajisur me disa telefonė celularė, njė aparat faksi dhe disa harta, ai mbikqyr riintegrimin e ish-luftėtarėve tė UĒK-sė nė shoqėrinė maqedonase.
    Kur nisėn luftimet e vitit tė kaluar, Ostreni arriti tė grumbullonte njė forcė tė madhe, tė lėvizshme luftėtarėsh shqiptarė, qė nė fund tė konfliktit numėronte 5 mijė tė tillė.
    Nė vetėm pak muaj dhe relativisht me pak humbje, UĒK-ja fitoi atė qė politikanėt shqiptarė nė vend kishin dėshtuar ta arrinin nė dhjetė vjet tė plota. Ostreni pėrshkruan kėshtu strategjinė e UĒK-sė:
    “Kemi insistuar qė ta fitojmė luftėn me sa mė pak humbje. Pėr ne fitimi i luftės do tė ishte ndryshimi i kushtetutės, jo marrja nėn kontroll e territorit tė Maqedonisė, pėr shkak se nuk do ta bėnte as dhe njė laik shumė i thjeshtė. Nė kėto raste duhet tė tregohej kujdes tė mos ndodhte ajo qė ndodhi nė Bosnjė, qė ndodhi nė Kroaci, qė ndodhi nė Kosovė, qė tė ndėrmerren aksione luftarake pėr spastrim etnik” – shprehet Ostreni.
    Ish-drejtuesit e UĒK-sė thonė se e gjithė kryengritja ishte planifikuar nė ekzil, nė afėrsi tė Lucernės sė Zvicrės, prej vitit 1999. Me pėrjashtim tė njė pėrleshje nė malet e Sharrit tė tė njėjtit vit, ata kishin planifikuar gjithė aksionet pasuese. Ideator i revoltės ishte Fazli Veliu, shqiptari qė kaloi 20 vjet duke punuar nė Zvicėr. Ai e pėrshkruan kėsisoj rolin e vet:
    “Unė kam patur rol tė organizimit tonė si shqiptarė, pėr tė avancuar ēėshtjen tonė pėr ndryshimin e kushtetutės, e cila ka qenė pėr shqiptarėt jo nė nivelin e duhur dhe qė nga viti 1991 ka qenė njė kushtetutė formale. Organizimi ynė ka qenė i bazuar nė parimet e vendit dhe parimet ndėrkombėtare tė njė shtytjeje tė re drejt realizimit tė qėllimive tona, si popull, qė radhitemi i dyti dhe qė meritojmė tė kemi avancimin e tė drejtave tona”.
    Kushėri i dytė i tij, Ali Ahmeti, ish-komandanti politik i UĒK-sė e ndihmoi Fazliun ta bėnte realitet ėndrrėn, duke mbajtur kontakte,- sė pari privatisht e mė vonė edhe publikisht, - me udhėheqėsit politikė shqiptarė nė Maqedoni. Ai thotė se ēelėsi i suksesit ishte mbėshtetja e gjerė mes shqiptarėve nė vend:
    “Vėrtet kėtu ka patur njė tension jashtėzakonisht tė madh tė brendshėm, popullata ka qenė jashtėzakonisht e pakėnaqur, e pėrballur me dhunėn, diskriminimin, kėshtu qė vetė gjeneratori ka qenė brenda institucionit tė shtetit, qė nuk ėshtė marė me zgjidhjen e problemeve, por vazhdimisht ka shkuar duke i nxitur ato. Prandaj dhe ėshtė pritur njė shpėrthim i brendshėm i shqiptarėve, pėr arsye se janė pėrdorur tė gjitha metodat, si nė institucione, si nė shprehjen e pakėnaqėsive nė mėnyrė publike me anė tė protestave, me anė tė peticioneve, mirėpo ato nuk kanė gjetur vendin e duhur tė zgjidhen si probleme”.
    Ndėrkaq, profesionisti Ostreni, ushėhoqi pjesėn ushtarake tė kryengritjes. Ai i pėrshkruan si “shkencore” dhe jo emocionale argumentet qė e shtynė tė rebelohej kundėr asaj qė ai e percepton si diskriminim nga ana e maqedonasve etnikė:
    “Sipas vlerėsimeve tė mia, dinjiteti, tė drejtat dhe liritė e shqiptarėve, janė shkak pėr luftėn nė Maqedoni. Pėr kėtė ka njė mori faktesh, kėto fakte janė prej mohimit tė tė drejtave ose diskriminimi i shqiptarėve nė lėmin e shtetėsisė, diskriminimi nė lėmin e pėrdorimit tė gjuhės, diskriminimi i shqiptarėve nė pjesėmarrjen nė pushtet, diskriminimi i shqiptarėve nė arsim, keqpėrdorimi i rregjistrimeve dhe manipulimi i numrave me pjesėtarėt e kombit shqiptar. Nė Maqedoni ka njė numėr tė konsiderueshėm shqiptarėsh, tė cilėt akoma pa u dėnuar nga gjyqi, vdesin nė hetime, nė kushte kur akoma nuk ėshtė provuar vepra kriminale e tyre”.
    Ostreni vė nė pah se 40-60 % tė shqiptarėve nė rajonin e Karadakut edhe sot e kėsaj dite nuk u ėshtė dhėnė shtetėsia maqedonase megjithėse ata kanė shpenzuar gjithė jetėn e tyre atje. Ai thotė se maqedonasit janė shumė tė ndjeshėm ndaj trysnisė asimiluese tė vendeve fqinje. Duke pranuar tė drejtat e shqiptarėve, ata vetėm sa do tė forcojnė nė fakt, sensin e identitetit tė tyre kombėtar – argumenton Ostreni
    “Duhet tė punohet shumė mė tepėr pėr ndėrrimin e vetėdijes sė pjesės sllave tė popullatės nė Maqedoni. Edhe ato duhet tė jenė mė tė interesuar pėr kėtė, megjithėse pėr fat tė keq ndodh e kundėrta. Them kėshtu pėr arsye se identiteti i tyre maqedonas, mund tė ruhet vetėm nė bashkėjetesėn me shqiptarėt” – thote ish-komandanti UĒK-sė.
    Ne dėshirojmė tė jetojmė sė bashku dhe tė shmangim gjakderdhjen. Kėtė jemi pėrpjekur ta arrijmė edhe gjatė kohės sė luftės, sepse na duhet tė bashkėjetojmė - shton mė tej Ostreni.
    Megjithatė ai vėren se gjendja e sigurisė mbetet ende e brishtė:
    “Situata e sigurisė nė Maqedoni varet nga fakti sesa shteti i Maqedonisė e kupton detyrėn e tij nė kėtė moment, sa ai sistem dėshiron qė tė funksionojė nė drejtim tė implementimit tė marrėveshjes. Ēdo zvarritje, si ato qė janė shfaqur deri tani, ka krijuar gjithmonė vakum, tė cilin forcat destruktive pa dallim tė cilės kategori janė ato, mundohen qė ta shfrytėzojnė. Mendoj se nė kėtė gjendje, nė situatėn e sigurisė, nė mėnyrė pozitive ndikojnė edhe prania e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Maqedoni, e prezantuar nėpėrmjet forcave tė NATOS, nėpėrmjet Bashkimit Evropian, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės”.
    Duke iu referuar problemit tė thellė e shqetėsues tė korrupsionit politik nė Maqedoni, Ostreni thotė se pėr tė pasur demokraci e stabilitet, tė tilla shtigje duhen eliminuar. Vėzhguesit ndėrkombėtarė pajtohen se e ardhmja e Maqedonisė nuk ėshtė edhe aq e sigurtė – kryesisht pėr shkak tė problemit tė korrupsionit qė nuk njeh kufinj etnikė. Tė tjera pengesa pėr stabilitetin – diskriminimi etnik nė arsim, ushtri dhe polici – duket se janė nė rrugėn e zgjidhjes. Por konflikti i vitit tė kaluar duket se la njė trashėgimi qė do vite tė kapėrcehet: njė mungesė tė njėmendėt komunikimi mes banorėve shqiptarė dhe atyre maqedonas.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    "www.balkanweb.com"

    Kryeministri Georgievski: Marrėveshja e Ohrit nuk zgjidhi problemet me shqiptarėt

    SHKUP (23 Korrik) - Kryeministri maqedonas Lubēo Georgievski deklaroi sot se Marrėveshja e Ohrit nuk i zgjidhi problemet me shqiptarėt. Ai vlerėsoi se problemet me ekstremizmin shqiptar do tė shfaqen pėrsėri, kjo pasi sipas tij partitė shqiptare po pėrpiqen tė kenė sa mė shumė komandantė nė listat e tyre.

    Georgievski e hodhi poshtė koalicionin me Bashkimin Demokratik pėr Integrim, por la tė hapur mundėsinė e bashkėpunimit me partitė e tjera shqiptare. "VMRO-DPMNE, si parti politike, ka njė qėndrim tė qartė. Marrėveshja e Ohrit nuk i zgjidhi problemet me shqiptarėt.

    Problemet me ekstremizmin shqiptar do tė shfaqen pėrsėri", deklaroi ai, duke folur nė emėr tė partisė sė tij. Georgievski deklaroi se komuniteti ndėrkombėtar ėshtė pėrkrahės i partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) kryetar i sė cilės ėshtė Ali Ahmetin, ish-lideri politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK).

    Georgievski vlerėsoi dje nė Manastir se situata e sigurisė nė Maqedoni duhet parė nė kuadėr tė rajonit, dhe veēanėrisht nė lidhje me Kosovėn dhe statusin pėrfundimtar tė saj. Ai deklaroi se statusi i Kosovės do tė jetė problemi kryesor i vendit tė tij nė dy vitet e ardhshme. in/ko (BBC/ BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •