Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime në 21 postime

    John Cena, shqiptari "keçer"

    Gjithkush e mban mend Hulk Hoganin, njeriun që për një kohë ishte simbol i sportit "të pakuptimtë" dhe të rrezikshëm amerikan, që ata e quajnë "wrestling" (mundje), por pakkush e di se në skenën e këtij sporti është i suksesshëm edhe një shqiptaro amerikan. Në fakt, për pjesën më të madhe të adoleshentëve shqiptarë, John Cena është gati-gati një idhull, pavarësisht se shumë prej tyre e njohin si amerikan dhe kurrë s'u ka shkuar ndër mend se idhulli i tyre i "keçit" të ishte një shqiptaro-amerikan. Këtë fakt e konfirmojnë faqet e enciklopedisë botërore. Pikërisht këto faqe e paraqesin mundësin John Cena si shqiptaro amerikan. Kampioni i mundjes amerikane mban emrin e të atit, nga i cili trashëgon dhe genin shqiptar. Dhe mbiemri Cena të bindë plotësisht për një gjë të tillë. I lindur më 23 prill 1977 në Ëast Newbury të shtetit Massachusetts, Cena më parë ka luajtur futboll amerikan dhe është marrë me bodibillding para se të futet në botën e "World Wrestling Entertainment" në vitin 2000.

    Në vitin 2004, popullariteti i Cenës fillon të rritet, pasi fiton titullin e kampionit të Shteteve të Bashkuara. Një vit më vonë fiton edhe titullin e botës "WWW Championship", duke mposhtur Kurt Angle, një nga të mëdhenjtë e këtij sporti. Më 8 janar të këtij viti Cena e humb titullin e "WWW Championship", por vetëm tri javë më vonë e rimerr brezin e tij. Popullariteti i tij te tifozët ka rënë kohët e fundit. Në një meç të zhvilluar më 9 janar ai ishte fërshëllyer nga tifozët, ndërsa si për të treguar se nuk e shqetëson një gjë e tillë, i kishte thënë pjesës së publikut, që nuk ishte në anën e tij, se mund "ta puthnin në prapanicë".

    Në kohën kur nuk është në ring, Cena është edhe një rap këngëtar. Ai ka realizuar të gjitha këngët me të cilat futet në ring, ndërsa ka nxjerrë edhe albumin e tij "You can't see me". Së shpejti, ai do të debutojë edhe në botën e filmit, ku do të ketë një nga rolet kryesore në filmin "The Marine" të regjisorit John Bonito dhe që do të shfaqet nëpër kinema në shtator të këtij viti.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e larguar Maska e Lumnjani
    Anëtarësuar
    15-08-2005
    Vendndodhja
    N'prag t'ardhmes
    Postime
    118
    Faleminderit
    0
    0 falenderime në 0 postime

    Arrow

    Koreografia dhe Baleti...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lumnjani : 22-07-2006 më 10:33

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380
    Faleminderit
    18
    254 falenderime në 229 postime
    Mesa di une, mbiemri Cena eshtre nga Zona e Kuksit.

    Ndofta Lumjani, mund te dije me teper...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,027
    Faleminderit
    1
    9 falenderime në 9 postime
    Bollocks
    John Cena eshte me origjine Italiane edhe eka pranuar edhe vete.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Mosha
    45
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime në 16 postime
    Mbiemer Cena ka edhe ne Gjakove, bile une kam degjuar qe i ati i tij eshte gjakovar, Gjon Cena, sa eshte e vertete kjo, nuk e di.

    Une per vete nuk e pelqej kete sport por i gezohem arritjeve te shqiptareve kudo qe jane. Jane krenaria jone keta.

    Ne Amerike shumica absolute e fansave te ketij sporti e kane idhull Gjon Cenen.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,027
    Faleminderit
    1
    9 falenderime në 9 postime
    Jo po Gjon Baptisti.
    Nqs ke ndermend me shqiperu emrin e tjetrit (Edhe pse gramatikisht Shqipja nuk te lejon te 'perkthesh' emrat e pervecem) atehere pse nuk thua qe mbiermi i tij i bie te jete SINA.
    Keshtu tingellon Xhon SINA edhe jo Gjon Cena.

    Ne Shqiptaret kemi manine James'in ta bejme Xhemal.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380
    Faleminderit
    18
    254 falenderime në 229 postime
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Bollocks
    John Cena eshte me origjine Italiane edhe eka pranuar edhe vete.
    Bayern,

    Une kete John Cena-n e kam degjuar nga nje nipi im i vogel, qe vdes per te pare ketch, dhe tek stacionet satelitore italiane, qe japin ketch, e lexojne Cena, nderkohe qe duhet ta lexonin italisht chena, si Dick Cheney, plus qe ti e di si bejne ata si qena, per cdokend qe eshte me origjine italiane, dhe per kete s'kam degjuar asnjehere qe te thone qe eshte Italo-amerikan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Mosha
    45
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime në 16 postime
    Ky e mban emrin e babait te tij, e babai i tij kam degjuar se eshte katolik nga Gjakova, qe ka lindur me emrin Gjon Cena. Tani une nuk mund ta amerikanizoj emrin e tij. Keshtu kam degjuar une.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,027
    Faleminderit
    1
    9 falenderime në 9 postime
    Xhuxh ty te ka then nipi une John Cena e kam taku edhe e kam pa live ne Madison Square Garden. Ne anglisht Emri i tij Tingellon sic e thashe me pare Xhon Sina, edhe duke pare qe eshte i lindur e rritur ne USA mendoj se ky tingellim i emrit te tij duhet marre si i vertete.
    Ideja ime ishte qe ne Greqi ai e ka emrin Jorgos e ne Arabi e ka Ahmed rrezik. Besoj me kupton qe dua te dal tek fakti qe supozime mbi emrin e tij nuk e bejne ate Shqiptar.

    Ah se mos harroj do jem ne Shtator ne WWE RAW prap kshuqe po e pashe afer do e pyes se ca eshte.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Faleminderit
    0
    0 falenderime në 0 postime
    edhe un njof i shqiptar qe punon polic trafiku. tpakten mduket si shqiptar, sjam i sigurt po kshu me hamendje do thoja qe i ka te dy prindrit me origjine nga gjilani. heret a vone do shkoj ti kerkoj i autograf

  11. #11
    Pasioni për shkencën Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Faleminderit
    0
    6 falenderime në 5 postime
    Hajde Hajde , Vetem Kur Te Na Dali Dhe Bushi Ndonje Dite Shqipetar Se Jemi Njerez Te Levizshem Ne Nuk Rrime Dot Ne Nje Vend :d

  12. #12
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,027
    Faleminderit
    1
    9 falenderime në 9 postime
    Edhe thuhet Kecisti jo keceri lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Faleminderit
    0
    0 falenderime në 0 postime
    mu mdhin gazit ky dodoni..."nuk me pelqen keci" thot "po mbehet qefi qe ky kecisti esht shqiptar"

  14. #14
    Pasioni për shkencën Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Faleminderit
    0
    6 falenderime në 5 postime
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Ky e mban emrin e babait te tij, e babai i tij kam degjuar se eshte katolik nga Gjakova, qe ka lindur me emrin Gjon Cena. Tani une nuk mund ta amerikanizoj emrin e tij. Keshtu kam degjuar une.

    MBASE KE TE DREJTE DODONO NUK I DIHET LOL
    SE NE SHQIPETARET NUK KEMI LENE SHTET TE BOTES PA IK

  15. #15
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Faleminderit
    0
    22 falenderime në 21 postime
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Bollocks
    John Cena eshte me origjine Italiane edhe eka pranuar edhe vete.
    Kjo eshte mese e vertete....Informata qe kane lexuar keta te tjeret tek Wikipedia eshte e gabuar....Dhe me sakte mbiemri i shqiptohet CENA ( me C si tek cezmja , jo me C si tek cjapi).....Amerikanet si cdo gje e shqiptojne ndryshe dhe e therrasin SINA!

    E shikon qe rame dakort per nje gje!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380
    Faleminderit
    18
    254 falenderime në 229 postime
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Dhe me sakte mbiemri i shqiptohet CENA ( me C si tek cezmja , jo me C si tek cjapi).....


    Na ke dhi gazit me kete Toro....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #17
    i/e larguar Maska e Lumnjani
    Anëtarësuar
    15-08-2005
    Vendndodhja
    N'prag t'ardhmes
    Postime
    118
    Faleminderit
    0
    0 falenderime në 0 postime
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Mesa di une, mbiemri Cena eshtre nga Zona e Kuksit.

    Ndofta Lumjani, mund te dije me teper...
    Tybe n'dijsha ka 200 vjet qe jemi terheq nga Luma hehe

    Nejse, qysh pe shoh un, ktu bohet fjale per nje PseudoShqipe qe mirret me nje PseudoSport....

    Pershendetje Lumnjane

  18. #18
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,638
    Faleminderit
    12
    68 falenderime në 54 postime

    jonh cena

    Me vjen keq per lumnjanin qe edhe e ka vene kete nich edhe nuk din kurgje per LUMEN. Nejse sa per dijeni te te gjithe forumnistave po ju shpjegoj se fshati KALIS I KRAHINES SE LUMES ka nje fis shume te madh qe quhet Cena. Tani une nuk di nese ky sportist nga amerika e ka prejardhjen nga ky fshat apo nga ndonje pjese tjeter e viseve shqiptare. Edhe nese do e marrim te shqiptuar mbiemrin e tij ne shqip pra SINA do tju them se perseri ne fshatin SURROJ te rrethit Kukes ka nje fis te tille por qe nuk i ka permasat e fisit CENA ne Kalis(per nga numri i shtepive dhe popullsise).Edhe dicka tjeter dua tju them se te dyja keto fise jane 100% te fese muslimane por qe para shume kohesh kane qene katolike.Nese ky person do ta kishte prejardhjen nga ky fshat atehere te pakten para 200 vitesh duhej te kene emigruar gjaku i tij e jo me vone .

  19. #19
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Faleminderit
    0
    5 falenderime në 5 postime
    nje shoku im i ka prinderit nga brazili por vet ka lindur ne SHBA
    ai me qe prinderit i ka nga greqia....
    po kur i thashe une se jam nga shqiperia...
    ai me tha qe me origjine prinderit e tij jane shqiptar....
    Tani pyetja eshte?
    sa shqiptar eshte ky miku ?
    ÇAM 24 KARAT

  20. #20
    H 2 S O 4 Maska e `Ac|D`
    Anëtarësuar
    13-05-2006
    Vendndodhja
    Kush E Gjen 1000000000000000000 $ :)
    Postime
    96
    Faleminderit
    0
    0 falenderime në 0 postime
    N.q.s Eshte E Vertet Qe John Cena Eshte Shqiptar I Bie Qe Ta KEm Patriot Sepse Cena Ka NE Kukes DHe Nuk Kam Degjuar Ne Ndonje Vend Tjeter Me Ket Mbiemer
    DaNg3r StAy AwAy Fr0m M3

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Roli i UNMIK në Kosovë
    Nga Hyllien në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 11:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •