Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11

Tema: Sidomos

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Sidomos

    SIDOMOS


    Kėrkoj fjalėt e tua
    nėpėr ajėr,
    Tė qeshurėn tėnde,
    sidomos tė qeshurėn!
    Pa ty kam mbetur bosh,
    si njė guackė,
    Qė ia kanė vjedhur perlėn!



    Kėrkoj supin tėnd
    ku e harroja kokėn,
    Vjeshtėn tėnde pa zogj,
    sidomos vjeshtėn!
    Edhe qielli sot ngjan
    si njė krijim idiotėsh,
    Me kėto shira
    qė s’rreshtėn!



    Kėrkoj trupin tėnd
    nėpėr duar,
    Gjurmėt qė ka lėnė puthja,
    sidomos puthja!
    Zoti nė njė javė
    Botėn e ka krijuar,
    Ndėrsa unė nė njė ditė
    e humba!

  2. #2
    eternal Maska e Janka
    Anėtarėsuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Besnik i lirikes si perhere, sidomos i lirikes, ! E pershendes poezine tuaj!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2005
    Postime
    51
    Tė pėrshėndes nga Toronto. Je fantastik. Dil mė shpesh! Tė fala shokve!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    Vertet me pelqen lidhja e vargjeve dhe mbrendesia e tyre e thurur ne menyre artistike. Cdo kam kurajo qe te lexoi vargun tend.Shkruan rall ketu ne forum , po na shkruaj me shpesh. Suksese ne vargun e artit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    pershendetje dhe urime
    bukur, me pelqyen vargjet

    ne pritje per t'ju lexuar me tej
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Vargje Lamtumire

    VARGJE LAMTUMIRE
    -mikut tim,A.Prodani-

    Unė ende nuk e di,
    e zgjodhe ti Majin,
    Apo tė zgjodhi ai
    nė kėtė ikje pa kthim!?
    Sidoqoftė,ti Korēės
    ia pakėsove ajrin,
    Por edhe tė qeshurėn,miku im!

    Unė ende nuk e di,
    e zgjodhe ti mbrėmjen,
    Apo tė zgjodhi ajo-ty
    qė tė marrė shkėlqim!?
    Sidoqoftė,ti Korēėn
    e ke dhimbje tėnden,
    Por edhe dashuri
    pa fund,pa fillim!

    Unė ende nuk e di,
    e zgjodhe ti vdekjen,
    Apo tė zgjodhi ajo
    qė tė mburret mė pas!?
    Ti ishe i tillė
    qė edhe kur s’tė qeshej,
    E bėje gjithė Korēėn
    me buzė nė gaz!

    Unė ende nuk e di
    si mund tė tė nxerrė
    Kjo skenėz e vogėl
    ku Maji tė la!?
    Ti ke pėr tė ikur prej saj
    me patjetėr,
    Do tė vish tė na thuash
    qė bėre shaka!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    me ka pelqyer gjithmone humori dhe loja e A. Prodanit ne skene

    dhe vargjet per te z. Rusi shume te bukura
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sidomos medoemos limontos

    mir o mire po.. te kishe gjetur nje titull cazė poetik per poezine o keno..
    oj sidomos thote..
    ahu..

    kujdes nga korcarizmi ne poezi.. pra nga prozaizmi .. qe korca e merr per poezi..

    jo cdo muhabet e monolog eshte poezi..


    Ngushellime per Alekon juve dhe gjithe Korcareve !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 17-08-2006 mė 18:10

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Skender
    Je Fantastik Ne Krijimin Tend Sidomos Per Aleko Prodanin. Te Lumte Or Mik

  10. #10
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga SkenderRusi Lexo Postimin
    VARGJE LAMTUMIRE
    -mikut tim,A.Prodani-

    Unė ende nuk e di,
    e zgjodhe ti Majin,
    Apo tė zgjodhi ai
    nė kėtė ikje pa kthim!?
    Sidoqoftė,ti Korēės
    ia pakėsove ajrin,
    Por edhe tė qeshurėn,miku im!

    Unė ende nuk e di,
    e zgjodhe ti mbrėmjen,
    Apo tė zgjodhi ajo-ty
    qė tė marrė shkėlqim!?
    Sidoqoftė,ti Korēėn
    e ke dhimbje tėnden,
    Por edhe dashuri
    pa fund,pa fillim!

    Unė ende nuk e di,
    e zgjodhe ti vdekjen,
    Apo tė zgjodhi ajo
    qė tė mburret mė pas!?
    Ti ishe i tillė
    qė edhe kur s’tė qeshej,
    E bėje gjithė Korēėn
    me buzė nė gaz!

    Unė ende nuk e di
    si mund tė tė nxerrė
    Kjo skenėz e vogėl
    ku Maji tė la!?
    Ti ke pėr tė ikur prej saj
    me patjetėr,
    Do tė vish tė na thuash
    qė bėre shaka!




    nga te gjitha qe ke shkruar kjo me se shumti me preku ne zemer.... te lumte sa bukur shkruan!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Disa poezi nga poeti Skender Rusi


    Meditim

    Sikur ti te behesh flutur,
    Une patjeter do te behem llambe.
    Kjo eshte menyra me e bukur,
    Qe une te te kem prane.

    Por sikur pakez te digjet,
    Ndonje nga krahet e tu,
    Une menjehere do te fikem
    Dhe s'do te ndizem kurre.


    Eklipsin pres...

    Une me ty-si toka me diellin,
    Te vij rrotull vazhdimisht, vazhdimisht,
    Por asnjehere s'te jam afruar sadopak,
    As jam larguar sadopak, natyrisht!

    Astronomia ka ligjin e vet,
    Qe une e perfill me aq sa mund.
    Te te afrohem me shume,
    kam frike se me djeg.
    Te te largohem,
    kam frike se me humb.

    E ja, keshtu, vetem rrotull te vij,
    Po s'jam i marre qe rri e pres me kot.
    E di qe nje dite ti do te kesh eklips,
    E atehere nuk do me djegesh dot.


    Ata dy pleq...

    Nje plak. Nje plake. Dhe nje park.
    Edhe nje stol. Dhe behen kater.
    Dhe nje neon qe ndizej, shuhej,
    Sikur ta shkelte syrin, naten.

    Po pas nje viti mbeten tre.
    Nje plak. Nje stol. Nje park i gjelber.
    Dhe nje neon qe me nuk ndizej,
    Qe mbeti si nje sy i verber.

    Ne vjeshte, ah, mbeten vec dy.
    Nje park. Nje stol krejt i vetmuar,
    Qe pret mos kthehen prap' aty,
    Ata dy pleq te dashuruar...


    Gracka e poeteve

    Ti ke lindur per te qene vec e dashuruar,
    Asnjehere per te qene grua.
    Ti je ajo reja ne qiell e hapur,
    Qe dhe eren e con nga te duash.

    Ti ke lindur per te qene vec e puthur,
    Dhe gjithnje e lakmuar nga te tjeret.
    Syte e ty perhere nje gracke e bukur,
    Ku te paret qe bien brenda, jane poetet.

    Ti ke lindur per te qene vec e lire,
    Asnjehere ne pranga, asnjehere.
    Kush ndahet prej teje, ti e djeg,
    Dhe shkon me tutje per te djegur te tjere...


    Grate e poeteve

    Gjithnje te plagosura
    keto grate e poeteve.
    (Ne librat e tyre
    gjen aq shume "te dashura!")
    I torturon mendimi
    qe vazhdon te kete ende,
    Ballo te tilla absurde,
    me maska.

    Gjithnje Arkimede
    keto grate e poeteve.
    Kerkojne enigma
    neper germa etruske.
    I tremb humnera
    e ndonje dashurie te djeshme.
    I tmerron rrenoja
    e ndonje tradhtie te mundshme.

    Gjithnje te pagabuara
    keto grate e poeteve.
    (Megjithate, nuk japin dot,
    asnje lloj denimi.)
    "Eurekat" e tyre
    s'ia tregojne asnje tjetre,
    I vuajne vete pasojat
    e cdo dimri.

    Gjithnje te dashuruara
    keto grate e poeteve.
    Packa se i sheh aq rralle
    neper iniciale.
    O...po ato jane
    fillimi i cdo vjershe,
    Dhe fundi i cdo marrezie
    te madhe.


    Shejtankat

    U bene vajzat per t'u puthur,
    Per t'ua shkelur syrin djemve.
    Bluzat e diteve iu rrine ngushte,
    S'iu nxene me kemishet e neteve.

    Ne kembe, sandalet e majit,
    Tani, ato, ec e t'i kapesh.
    Se behen ere brenda ajrit,
    Dhe era eshte fillimi i grackes.

    U bene vajzat per 'tu dashur,
    Ne jemi mbremja qe po iken.
    Ne krahe, dje, i kemi mbajtur,
    Por sot nuk mundet, se u rriten.

    Shejtankat qe na sjellin diten.


    Perendeshat

    Ka vajza te bukura ky qytet.
    Jo si kudo.
    (Te shemtuarat vdiqen po ju them.)
    Kur Korces i ikin dritat, jane ato
    Qe ndizen e ndricojne neper terr.

    Ka vajza prej ajri ky qytet.
    Jo si kudo.
    (Ndaj me ajer kurre nuk ngopemi.)
    Kur ne Korce bie bore, jane ato
    Zjarre, ku zgjatim duart e ngrohemi.

    Ka vajza prej puthje ky qytet.
    Jo si kudo.
    Prandaj i ka te arte edhe muzgjet.
    Boten, ne e dime qe Zoti e krijoi,
    Po Korca ka lindur nga puthjet.

    -------------------------------------
    Tė krijosh domethėnė... tė krijosh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 17-01-2009 mė 16:46

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Illuminati - Masonet e Lire
    Nga J@mes nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 01:22
  4. Marrdhėniet Izraelo-Palestineze hyjnė nė njė erė tė re.
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19
  5. Eqerem Ēabej vlerėson At Gjergj Fishtėn
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •