Nuk mund tė lėvizet, por njėkohėsisht nuk mund tė ndėrhyet nė trupin e saj. Momentalisht po e mbajmė me oksigjen nė sallėn e reanimacionit
LAJMI I FUNDIT/
Nėna Mbretėreshė mbėrriti me urgjencė nė Spitalin Ushtarak nė 21.30
Geraldina nė reanimacion
Mjekėt: Eshtė nė gjendje shumė tė rėndė
--------------------------------------------------------------------
Gert Shella
TIRANE
Nėna Mbretėreshė nė reanimacion. Mbrėmė nė orėn 21.30 eskorta mbretėrore me sirenat e urgjencės ka frenuar nė oborrin e urgjencės sė spitalit ushtarak. Zgjedhja e spitalit tė ndėrtuar nga burri i saj nė 1936 ka qenė e kushtėzuar pėr shkak tė afėrsisė gjeografike me vilėn ku jeton familja mbretėrore. Nga njėra prej ambulancave ka dalė Nėna Mbretėreshė nė njė gjendje tė rėndė shėndetsore, edhe pse gjatė gjithė ditės ka qenė nė njė gjendje normale. Mjeku roje, i cili po merrej mbrėmė me kurimin intensiv tė 87-vjeēares, konfirmoi pėr Gazetėn se gjėndja e Geraldinės ėshtė mjaft e rėndė. "Eshtė goditja mė e rėndė qė ka pėsuar deri tani"-shtoi mė pas njė nga njerėzit e Oborrit.
Godina e spitalit ka qenė e rrethuar nga truproja tė oborrit. Mes tyre ėshtė parė tė lėvizė i shqetėsuar Princi Leka. Nė orėn 22.35 aty kanė mbėrritur edhe pėrfaqėsues tė Partisė sė Legalitetit e shumė admirues tė monarkisė, tė cilėt e kishin marrė lajmin nėpėrmjet telefonit. Njėkohėsisht nė spital ka mbėrritur ministri Shėndetėsisė Mustafa Xhani dhe mjeku i njohur Spiro Qirko. Bluzat e bardha janė konsultuar mes tyre pėr ndonjė lėvizje tė mundshme tė Geraldinės, por mė pas kanė hequr dorė nga ai mendim. "Geraldina ėshtė nė njė gjėndje tė rėndė dhe nuk mund tė lėvizet, por njėkohėsisht nuk mund tė ndėrhyet nė trupin e saj. Momentalisht po e mbajmė me oksigjen nė sallėn e reanimacionit"-kėshtu deklaroi pėr Gazetėn njėri nga anėtarėt e ekipit mjekėsor. Pikėrisht nė ato ēaste, ora ishte 23.10, njė barrelė ka dalė nga salla e reanimacionit. Mjeku qė na shoqėronte konfirmoi se Geraldinės do t'i bėheshin disa radiografi. Mė pas mjekėt do vendosnin pėr llojin e mjekimit ose ndėrhyrjes. Njėzet minuta mė pas Geraldina ėshtė rikthyer nė sallėn e reanimacionit. Nė turmėn e njerėzve qė ndodheshin nė korridore nuk dallohej silueta e Leka Zogut. Nė ato ēaste njė fuoristradė ėshtė larguar me shpejtėsi nga spitali. "Duan tė sjellin urgjentisht Leka Zogun" konfirmoi njė person qė gjatė gjithė kohės qėndronte me celular nė vesh. Nėna Mbretėreshė vuan nga njė sėmundje e mushkėrive e cila e mundon prej vitesh. Kur erdhi nė Shqipėri ajo shoqėrohej nga njė grup mjekėsh, ndėrsa pak javė mė parė u shtrua nė njė klinikė nė Francė.
.................................................. ........
I urojme sherim te shpejte Zonjes fisnike Geraldines.
Krijoni Kontakt