Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Mbreteresha Geraldina (Appony) Zogu

    Nuk mund tė lėvizet, por njėkohėsisht nuk mund tė ndėrhyet nė trupin e saj. Momentalisht po e mbajmė me oksigjen nė sallėn e reanimacionit

    LAJMI I FUNDIT/

    Nėna Mbretėreshė mbėrriti me urgjencė nė Spitalin Ushtarak nė 21.30

    Geraldina nė reanimacion

    Mjekėt: Eshtė nė gjendje shumė tė rėndė


    --------------------------------------------------------------------

    Gert Shella

    TIRANE

    Nėna Mbretėreshė nė reanimacion. Mbrėmė nė orėn 21.30 eskorta mbretėrore me sirenat e urgjencės ka frenuar nė oborrin e urgjencės sė spitalit ushtarak. Zgjedhja e spitalit tė ndėrtuar nga burri i saj nė 1936 ka qenė e kushtėzuar pėr shkak tė afėrsisė gjeografike me vilėn ku jeton familja mbretėrore. Nga njėra prej ambulancave ka dalė Nėna Mbretėreshė nė njė gjendje tė rėndė shėndetsore, edhe pse gjatė gjithė ditės ka qenė nė njė gjendje normale. Mjeku roje, i cili po merrej mbrėmė me kurimin intensiv tė 87-vjeēares, konfirmoi pėr Gazetėn se gjėndja e Geraldinės ėshtė mjaft e rėndė. "Eshtė goditja mė e rėndė qė ka pėsuar deri tani"-shtoi mė pas njė nga njerėzit e Oborrit.

    Godina e spitalit ka qenė e rrethuar nga truproja tė oborrit. Mes tyre ėshtė parė tė lėvizė i shqetėsuar Princi Leka. Nė orėn 22.35 aty kanė mbėrritur edhe pėrfaqėsues tė Partisė sė Legalitetit e shumė admirues tė monarkisė, tė cilėt e kishin marrė lajmin nėpėrmjet telefonit. Njėkohėsisht nė spital ka mbėrritur ministri Shėndetėsisė Mustafa Xhani dhe mjeku i njohur Spiro Qirko. Bluzat e bardha janė konsultuar mes tyre pėr ndonjė lėvizje tė mundshme tė Geraldinės, por mė pas kanė hequr dorė nga ai mendim. "Geraldina ėshtė nė njė gjėndje tė rėndė dhe nuk mund tė lėvizet, por njėkohėsisht nuk mund tė ndėrhyet nė trupin e saj. Momentalisht po e mbajmė me oksigjen nė sallėn e reanimacionit"-kėshtu deklaroi pėr Gazetėn njėri nga anėtarėt e ekipit mjekėsor. Pikėrisht nė ato ēaste, ora ishte 23.10, njė barrelė ka dalė nga salla e reanimacionit. Mjeku qė na shoqėronte konfirmoi se Geraldinės do t'i bėheshin disa radiografi. Mė pas mjekėt do vendosnin pėr llojin e mjekimit ose ndėrhyrjes. Njėzet minuta mė pas Geraldina ėshtė rikthyer nė sallėn e reanimacionit. Nė turmėn e njerėzve qė ndodheshin nė korridore nuk dallohej silueta e Leka Zogut. Nė ato ēaste njė fuoristradė ėshtė larguar me shpejtėsi nga spitali. "Duan tė sjellin urgjentisht Leka Zogun" konfirmoi njė person qė gjatė gjithė kohės qėndronte me celular nė vesh. Nėna Mbretėreshė vuan nga njė sėmundje e mushkėrive e cila e mundon prej vitesh. Kur erdhi nė Shqipėri ajo shoqėrohej nga njė grup mjekėsh, ndėrsa pak javė mė parė u shtrua nė njė klinikė nė Francė.

    .................................................. ........








    I urojme sherim te shpejte Zonjes fisnike Geraldines.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    sherim te shpejt

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Lajmi eshte konfirmuar edhe nga disa mjete te tjera informimi.

    Ngushellime familjes mbreterore!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    Ngushullime familjes Zogolli!
    Per Zonjen Geraldine thone qe kan qene shume e bukur!
    Rafmet paste e i qofte toka e lehte!

  5. #5
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Po, nė radio lajmėruan se mbrėmė ndėrroi jetė nėna mbretėreshė, ndjesė pastė!

    Zoti i lashtė shėndoshė Lekėn me familje!
    Ngushėllime gjithashtu tė gjithė shqiptarėve qė e kanė ndjerė ate si mretėreshė tė tyren.
    tė gjitha me masė!

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ngushėllimet pėr vdekjen e Nėnės Mbretėreshė Geraldinė e cila ndėrroi jetė mbrėmė, do tė fillojnė sot nė orėn 12.00, si fillim nė sallėn e konferencave pranė zyrave tė oborrit mbretėror nė Tiranė, tha zėdhėnėsi i oborrit mbretėror. Ai njoftoi se, pranė kėsaj zyre ėshtė vendosur edhe njė libėr ngushėllimi, ndėrkohė qė trupi i tė ndjerės vazhdon tė qėndrojė nė morgun e Spitalit Ushtarak nė Tiranė . Po kėshtu zyra e shtypit tė oborrit mbretėror me qėnder nė Paris, vazhdon lajmėrimet e familjeve tė tjera mbretėrore nė Europė dhe mė gjerė
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    ngushllime families mbreterore shqiptare dhe gjith shqiptave ne bot se geraldina ishte mbreteresha e gjith shqipetarve dhe do te jet ne zemrat tona.

  8. #8
    Te qofte i lehte dheu Shqiptar Nene Mbretereshe ,
    Gjithmone do mbetesh ne zemrat e Shqptarve ,ashtu sic ishte si trandafil i bardhe .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Presidenti Rugova ngushėlloi Lartmadhėrinė e Tij, mbretin Leka I


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinė, 23 tetor 2002 (QIK)

    - Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, me rastin e vdekjes sė Nėnės Mbretėreshė, Gjeraldinė, i ka drėguar njė telegram ngushėllimi Lartmadhėrisė sė Tij, Mbreti Leka I.

    Nė kėtė telegram ngushėllimi thuhet:


    - Lartmadhėria Juaj, Mbreti Leka I,

    Me rastin e vdekjes sė Nėnės Mbretėreshė, Gjeraldinė, pranoni ngushėllimet e mia tė thella dhe tė popullit tė Kosovės.

    Nėna Mbretėreshė, Gjeraldinė, ishte Mbretėresha e Parė e Shqiptarėve pas Skėnderbeut, qė mbajti dhe ruajti me nder kurorėn hyjnore.

    Lartmadhėria e Saj do tė mbetet nė kujtimin e shqiptarėve si Mbretėreshė e nderuar, Nėnė mbretėreshė e dashur, qė e ruajti Kurorėn me nder e krenari.

    Kosovarėt do ta kenė nė kujtim pėr tė mirė pėrkujdesin e saj pėr Kosovėn, pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
    I qoftė i lehtė Dheu i Shqipėrisė, qė e deshi aq shumė, ku ndėrroi jetė.

    Zoti e bekoftė Nėnėn Mbretėreshė.

    Zoti e bekoftė Shqipėrinė.

    Zoti e bekoftė Kosovėn.


    -----------

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    NGUSHELLIMET E MIA TE PERZEMERTA FAMILJES MBRETERORE!!
    GJEJA ME E MIRE ESHTE QE VDIQ NE VENDIN E VET, GJE QE E DESHIRONTE ME GJITHE ZEMER DHE QE IA ARRITI.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANĖ (26 Tetor)

    - Trupi i pajetė i Nėnės Mbretėreshė Geraldinė, u pėrcoll sot nė varrezat e Sharrės, ku do tė prehet pėrkohėsisht. Nė varrimin e saj morėn pjesė pjesėtarė tė familjes mbretėrore, politikanė dhe njerėz tė thjeshtė, simpatizantė tė monarkisė. Deputeti demokrat Pjetėr Arbnori, tepėr i emocionuar mbajti fjalimin e lamtumirės. Ai kujtoi copėza nga historia e jetės sė Nėnės Mbretėreshė, nga martesa e saj me mbretin Zog, endjet nė mėrgim dhe rikthimin nė Shqipėri. "Geraldina ishte mbretėresha e parė e Shqipėrisė moderne, bashkėshortja e mbretit tė shqiptarėve Ahmet Zogu, kontesha hungareze qė ruajti dinjitetin, pastėrtinė dhe madhėshtinė deri nė fund tė jetės", tha Arbnori. Ai e qujati Geraldinėn njė shpirt tė bardhė nė kėtė botė tė njollosur.

    ro/mr (BalkanWeb)

  12. #12
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ngushellime Familjes Mbreterore.


    ------------------------------------------------------------------------------------

    po mbi eshtrat e Mbretit Zog I si do te veprohet nga Familja Mbreterore dhe vete shteti shqiptar ?

    Une di qe eshtrat e Mbretit prehen ne France.

    A eshte menduar qe ato te rikthehen ne Shqiperi ku e meritojne te jene ?

  13. #13
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Mbretėrsha evropiane me gjak Amerikan "Cinderella" martuar me "Napoelon Bonopartin&qu

    NEW YORK NY : Atė qė duhej ta bėnim ne shqiptarėt shumė mė mirė se sa ne e bėnė tė huajt. Kjo mbase ėshtė njė fatkeqėsi e kombit tonė, qė nė vend se ne tė jemi ata tė cilėt nderojmė edhe kujtojmė figura tė tilla kaq dinjitoze, figura tė cilat janė krenaria dhe nderi i kombit, duhet tė na i tregojnė tė tjerėt se kush jemi dhe kemi qėnė nė shqiptarėt. Po tė mos kishte shkruar kaqė shumė media botėrore( ajo amerikane vecanerishte), kaqė shumė gjėra sa qė nuk i dimė ne shqiptarėt, kurr se do tė na shkonte mėndja se kush jemi me tė vėrtet. Se jemi njė nga popujtė me tė qyteruar e tė nderuar, Ballkanit.

    Vdekja e Nanės Mbretėreshė Geralidina Appony, vetėm nė SHBA-s, pati faqe tė tėra gazetash e informacionesh tė tė gjitha formave. Nė disa raste ato dukej se mburreshin se ajo kishte gjak tė lidhur me kombin amerikan , si gazeta New York Times e cila me atė titull te madh hapte dhe faqen(metropol) ne gazetė. Thuajse tė gjitha mjetet informative amerikane dhe ato nga mė presitigjozet nė botė, i kushtuan shkrime tė tėra "Cinderelles" shqiptare, Nanės Mbretėresh Geralidina Appony, me rastin e vdekjes. Ēfarė nuk shkruan ato me fjalėt mė tė bukura e kanė pėrshkruar ato jetėn e kėsaj gruaje tė zgjuar, tė bukur, bujare e fisnike. Geraldina e Shqipėrisė siē u pėlqen atyre ta thėrasin atė, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila pėr njė vit ishte dhe e para zonjė Evropjane me gjak Amerikan. Geralidina vdiq tė martėn nė Tiranė. Ajo ishte 87 vjeēare. Jeta e asaj ishte si njė fantasi nga ato tė filmave tė Hollivudit. Megjithse ajo ishte zonjė, familja e asaj u bėnė aq fukara nė fillim sa qė ajo arriti tė shiste kartolina nė Museun Kombėtar tė Budapestit, kur ajo nuk ishte veēse 20 vejēare.

    The New York Times: Nė kėtė kohė Mbreti Zog, i cili thuhej se po kėrkonte njė grua fisnike pa fotografinė e saj para Muzeut Kombėtar- Budapest. Ata e panė njėri - tjetrin pėr herė tė parė ditėn e Vitit tė ri 1938, dhe mbas 10 ditėve ata shpallėn fejesėn e shumė shpejtė, u martuan, dasma e tyre ishte me tė vertet madhėshtore. Velloja e "Cirendeles" siē ka qef t'a quaj autori, kishte njė diamand tė lartė me lule portokalli dhe fustani i asaj ishte mbushur pėrplot me perla. Pesėmbėdhjet fėmijė me kostume kombėtare duartrokitėn tė parėt hyrjen nė sall, fiset mike e armike u bėnė bashkė e po pinin verė. Nga peshqeshet mė tė bujshėme tė dasmės mondane ishte dhe e njė Mercedesi nga Hitleri, me tė cilin dhe miqėsia mbaroj shpejt pasi qė Shqipėria nuk pranojė tė bėjė koalicion me Gjermaninė naziste. Njė vit mė vonė, Italia e pushtoj Shqipėrinė, dhe Geraldina e cila ishte nė fazėn sė gruas qė sa po ka lindur, ashtu..... u largua me foshnjėn pesė ditėshe me njė ambulancė nga malet e jug lindjes sė Shqipėrisė, deri sa doli nė Greqi. Mbreti me 115 anėtarėt tė oborrit tij, duke marr dhjetėra valixhe tė rėnda midis tyre dhe stolira floriri u pėrqėndrua nė kėtė vend fillimisht si transit. Kėshtu qė me kėtė rrugė vdiqėn dhe dėshirat e Geraldines pėr njė mbretėri tė gjatė.

    Miami Herald : Mbretėresha Geralidinė e gjatė dhe e bukur, megjithė propozimet e saja nuk pranoj asnjėher qė ajo tė luajė nė filma, pasi qė pati oferta nga kinematografitė e njohura botėrore si Hollivudi. Njė muaj nė Kėshtjellen e Versait, njė muaj tek pallati mbretėror nė Egjypt kur ishte gjallė Mbreti Farruk me gjak shqipėtari ishin pėr familjen mbretėrore nė egzil, pėr tu perzantuar. Kur ata u larguan nga Egypti, Mbreti Zog e bėri mė tė lehtė situatė e tyre, kur, ai, futi nė bursėn e Europės njė pjesė tė floririt Shqiptar, pasuri personale, dhe e kalojė atė nė bankat Zvicerane dhe Anglese. Akti i fundit i Mbretit Zog, para se tė largohej nga Shqipėria ishte ai qė i kėrkoj popullit shqiptarė tė "luftojnė tė gjithė sė bashku deri tek pika e fundit tė gjakut pėr pavarsinė e tė gjitha trojve, shqiptare."

    Los Angels Time: Geraldine Apponyi u lind nė Budapest mė 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte Gladys Virginia Stewart, nga njė familje e vjetėr nė Virginia,familje e cila ėshtė nga tė parat nė kėtė vend dhe ndaj shteti federal Virginia edhe sot quhet nga qė ka marrė emrin e kėsaj familje fisnike europiane. Ndėrsa , revista e njohur Time theksonte se "Through her mother, Queen Geraldine descended from Isaac Stearns, whose other colourful descendants include President Richard Nixon (Queen Geraldine’s eighth cousin once removed), and the Mormon leader Brigham Young." Geraldina nga lidhja e gjakut bie kushuri i tetė me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i Geraldinės ishte nji oficer i madh nė oborrin mbretėror, Hapsburg. Por nė atė kohė mbretėritė e Evropės Qėndrore po vinin mė nė fund mbas humbjes sė fuqisė. Pasuria dhe prestigji i mbretėrive mbas Luftės sė parė Boterore ra shumė. Babai i Geraldinės vdiq nė 1924, dhe e ėma pasė vdekjes sė tė shoqit, u martua me njė oficer Francezė. Familja e edukoj Geraldineė dhe dy motrat e saj nė shkollat hungarez.

    Kur ajo ishte 17 vjeēe, fotografia e Geraldinės u bė simbol i bukurisė tek monarchistat hungarez. Njė nga ato fotografit e cila ka mbritur origjinale edhe nė ditėt e sotėme pėrdoret nė shumė revista e kartolina. Nė atė kohė, Mbreti Zog, qė u bė nga mė i madhi i fisit tė Zogollve u bė edhe kryeministėr pastaj monarku i parė Shqiptarė, i cili nė atė kohė quhej edhe "Napoeloni i Ballkanit" por njohėsit e tij thonė se ai nuk ishte i kėnaqur me kėtė cilėsim. Mbretit Zog kundėrshatrėt e tij i bėnė disa atentate . Njėri prej tyre ėshtė ai ku atė gati e vranė nė 1931 kur ai po dilte nga Opera e Vienės. Nėna e i ati i tij kujdeseshin gjithmonė me guzhinėn mbretėrore sė mos dikush fuste edhe ndonjė helm tek ushqimet e tija.

    Megjithse Mbreti Zog i konfesionit Muslyman dhe njė njeri qė thuhej se paguante deri nė 1 miljon dollar pėr tė gjetur njė grua tė bukur dhe mė tė pasur se veten, ra nė dashuri me Katoliken Romane Hungarese, Geralidinen, pa para. Ai e thėriti atė nė Shqipėri, dhe ajo erdhi pėr herė tė parė nė 25 dhejtor ditėn e Krishtlindjeve mė 1937. Ajo u bė princesh kur e pranoj kėrkesėn e Mbretit qė ajo tė qėndronte edhe pėr vitin e ri e mė vonė pėr gjithmon. Geraldina qė mė parė nuk i njihte shqiptarėt u bė shumė e dashur dhe i pėlqenin jashtė mase shqiptarėt. Kur, Geralidina erdhi nė Shqipėri, zėvėndės/kryeministri i Shqipėrisė i dha asaj si peshqesh njė kulet violet me afersisht $500,000( 10 miljon dollarė me paret e sotėme) Geralidina njė grua bujare dhe fisnike ja dha ato pare si ndihmė humanitare tek grupet shqiptare, nė Amerikė , simbas gazetės Neė York America. Geraldina ishte njė besimtare e mirė ajo megjithse u martua me njė Muslima, ajo vazhdojė tė jet njė Katolike deri nė fund dhe bėri martėsėn me njė ceremoni civile nė 27 Prill 1938.

    Kjo martesė kishte mė shumė politikė se sa gėzimin martesorė. Mbasė njė viti fantazia e Geraldinės do tė mbaronte. Gazeta New York Herald Tribune shkrojė se Geraldina, nė atė kohė ishte veēse 22 vjeēare, dhe "dukej si kur po martohej me aleancėn Romė-Berlin, pėrveē mbretit." Gazeta shtoj se ajo "me siguri po martohesh me politikėn e jashtme tė Mussolinit." Por, nė Prill 1939, trupat Italiane erdhėn si pushtues dhe okupuan Shqipėrinė, Mbreti, Mbreteresha, sė bashku me familjen mbretėrore u arratisėn. Konti Galeazzo Ciano, ministri i jashtem Italian, qė ishte edhe nė dasmėn e Mbretit Zog patė ardhur me aroplan ushtarak. Italianėt e justifikuan pushtimin e Shqipėrisė me atė sepse Mbreti po i pėrdorte fondet Italiane gabimisht. Por, analistėt dhe politikanėt e asaj kohe mė shumė besojnė se Mussolini, ishte xheloz sepse Hitleri po kėrkonte tokė nė Shqipėri, dhe Italia ishte mė afėr Shqipėrisė nuk e lejonte njė gjė tė till.

    Kėshtu qė familja mbretėrore shqiptare kalojė nė shumė vende duke filluar nga Greqia, Turqia, Rumania, Polonia, shtetet Baltike, Suedia, Belgium, dhe nė Francė para sė tė rrinin nė Hotelin Ritz nė Londėr. Ata, pastaj lėvizėn pėr nė Egjypt me ftesėn e Mbretit tė Egypitit Farruk. Mbreti Farruk me origjinė shqiptare u bė mirėptitėsi i Mbretėrisė Shqiptare nė egzil. Kur, egjytianėt larguan mbretin Faruk nė 1952, Mbreti Zog me gjithė familjen lanė Kajron dhe lėvizėn nė Paris. Nė Parisė ku mbreti Zog, jetojė gjatė shpėtoj nga shumė raste, kur kundėr jetės sė tij kurdiseshin atentate nga sigurimi shqiptarė dhe agjenturat serbe deri sa ai vdiq nga vdekja natyrore i sėmurė nė 1961. Geraldina mė pasaj jetojė nė Spanjė dhe sė fundi nė Johanesburg - Afrikė e Jugut, para se tė kthehej nė Shqipėri ku ajo kishte dėshirėn e saj .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:21

  14. #14
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    ja mbreteresha Shqiptare qe nuk u respektua ne vendin qe ajo i kushtoio jeten

    fotoja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Mbreteresha Geraldina (Appony) Zogu

    Geraldina, kėshillat e ēmuara pėr mbretin

    Historia e konteshės sė re hungareze, e cila i rrėmbeu zemrėn mbretit tė shqiptarėve. Kush ėshtė Geraldinė Apony, e cila do tė kthehej nė mbretėreshėn e shqiptarėve… Jeta e saj jo e lehtė nė krah tė mbretit Zog, e si ishin vitet larg Shqipėrisė. Tė gjitha sekretet e gruas jo tė zakontė tė historisė sonė vijnė nė njė rrėfim qė ajo i ka bėrė gazetares franceze Josephine Dedet

    Alda Bardhyli

    Emri:  Geraldine-1.jpg

Shikime: 5191

Madhėsia:  66.6 KB

    Kontesha Geraldina Apony kishte vetėm pak orė qė kishte mbėrritur nė Shqipėri, ku e veshur me njė fustan tė gjatė dhe elegant qė kishte marrė me vete posaēėrisht pėr kėtė moment, hyri nė ballon qė mbreti Zog jepte me rastin e vitit tė ri. Mes dy mijė tė ftuarve, kontesha Apony dhe mbreti Zog do tė takoheshin pėr herė tė parė. Gjatė rrugės pėr tė ardhur pėr nė Shqipėri, kur rrezet e fundit tė diellit zhyteshin tej nė ujėrat e Adriatikut, ajo e kishte sjellė shpesh nė mendje portretin e tij, pėrshkruar nga Jozef Suari. “Ēehrja, flokėt, mustaqet e mbretit janė biondė. Vishet me elegancė, ka njė joshje natyrore, megjithėse ndonjėherė ėshtė nervoz. Kuraja e tij ėshtė e pakundėrshtueshme, krejt si inteligjenca dhe kapacitetet e tij intuitive…”. Por, nga ky pėrshkrim i Suarit, dhe mijėra imazheve qė ajo kishte pėrshkruar nė mendje pėr tė, tashmė e ndanin vetėm disa minuta nga takimi i vėrtetė… Kur princesha Senije i afrohet dhe i thotė se tashmė do tė shkojnė tė takohen me mbretin, gruaja e re ndien se nuk i mban dot mė kėmbėt. Me mendjen e tendosur nga takimi i menjėhershėm vajza e re nuk shikon qė tė gjitha vėshtrimet po pėrqendroheshin drejt saj: adhurim, simpati, kureshtje, madje edhe armiqėsi nga disa diplomatė tė huaj, tė gjitha kėto ndjenja njerėzore dhe kontradiktore, tė cilat ajo do t’i mėsonte mė vonė. “Po arrinim nė fund tė sallės, kur befas pashė para meje njė burrė trupmadh e tė hollė, shumė elegant, qė po bisedonte me njė shef tė misionit tė huaj. U kthye nga unė dhe duke ndeshur pėr herė tė parė vėshtrimin e tij, ndjeva njė shqetėsim tė habitshėm. Kishte sy bojėqielli, zhbirues dhe robėrues…”. Ky moment nuk do tė hiqej kurrė nga kujtesa e konteshės sė re hungareze. As atėherė kur nė shtėpinė e saj nė Afrikėn e Jugut, dyzet e tetė vjet mė vonė pas kėtij momenti, sytė e saj shkėlqenin sikur tė ndodheshin sėrish nė atė ballo, teksa i tregonte historinė e jetės sė saj, gazetares franceze Josephine Dedet. “Mbreti mė ngriti menjėherė me njė buzėqeshje magjepse dhe mė falėnderoi qė kisha ardhur nė vendin e tij, duke mė pyetur nėse kisha udhėtuar mirė. S’munda veēse tė belbėzoja njė pėrgjigje. Shumė persona afroheshin pėr ta pėrshėndetur, por tė motrat, princeshat, na rrethonin si pėr tė na mbrojtur nga kureshtjet e turmės. Mbreti i prezantoi me radhė, pastaj mė zgjati njė kupė shampanjė shkreptitėse. Gishtat tanė u ēikėn dhe saktėsisht nė kėtė ēast dritat u fikėn. Tronditja kishte qenė kaq e fortė saqė e lėshova gotėn; ajo u thye nė mijėra copėra, ndėrsa po kumbonin dymbėdhjetė goditjet e mesnatės. Nga tė gjitha anėt oshtinin duartrokitje dhe britma hareje: ishim nė 1938-n”, kujton mbretėresha Geraldinė. Me t’u ndezur dritat, e ngurosur nė kuptimin e saktė tė fjalės, nuk dinte si mund t’i shpėtonte kėsaj gjendjeje tė vėshtirė. Mbreti krejt i shtendosur, por pa dyshim i prekur nga ankthi i vajzės sė re, e fton pėr tė ngrėnė. Konfuze, por e lehtėsuar, ajo niset drejt bufesė nė formė patkoi, mbi tė cilėn shndriste njė servis madhėshtor prej ari tė kulluar, ku ishte gdhendur kaska e Skėnderbeut, emblema e monarkisė…Me njė zė tė ėmbėl e bindės, Zogu sjell ndėrmend si hyrje, kujtimet e lumtura tė dy viteve qė ka kaluar nė Vjenė gjatė Luftės sė Parė. Ai nuk do tė mund tė gjente jehonė mė tė favorshme nė zemrėn e Geraldinės, kur edhe atė e lidh njė dashuri e veēantė me kryeqytetin austriak. Ēliruar tani nga frika e saj, ajo dėgjon e nėnshtruar tregimet e mbretit dhe konkretisht atė tė qėndrimit tė tij tė fundit dhe tė paharruar nė Vjenė, mė 1931. Zogu nė atė kohė ishte viktimė e njė helmimi aksidental apo tė provokuar? Kishte dalė se ishte me origjinė tė njė ulcere tė rrezikshme stomaku dhe kishte vendosur tė konsultohej me specialistė tė shquar vjenezė… Mbreti ishte elokuent. Geraldina e dėgjonte me vėmendje. “S’e kisha mė vetėdijen e kohės, as tė botės qė na rrethonte. Thjesht kisha harruar ku isha. Mbreti mė tha se “orėt e gjata i qenė dukur tė shkurtra”, kujtonte ajo… Fytyra e saj kishte mbetur e bukur dhe pse i kishte kaluar tė 70-at. E tėrhequr gjithnjė nga historia e hungarezes qė i rrėmbeu zemrėn mbretit tė shqiptarėve, Josephinė Dedet udhėtoi drejt Afrikės sė Jugut, ku tashmė familja mbretėrore jetonte nė ekzil duke i kėrkuar t’i rrėfente jetėn e saj, pėr ta shkruar nė njė libėr. Dhe pse nė fillim hezitoi, mė pas mbretėresha Geraldinė vendosi tė rrėfehej pėr Dedet. Libri i quajtur “Geraldina, mbretėresha e shqiptarėve”, u botua nė Francė nė vitin 1997, dhe ėshtė ribotuar sėrish nė vitin 2012. Libri ėshtė njė rrėfim pėr jetėn e njė gruaje tė jashtėzakonshme, e cila ėshtė konsideruar si njė nga zgjedhjet mė tė denja tė mbretit. Pėr autoren nuk ka asgjė tė habitshme nė faktin qė mbreti Zog zgjodhi Geraldinėn vajzėn e madhe tė kontit Xhula Aponi nga Nagi-Aponi dhe tė konteshės sė lindur Gledis Stjuart, njė amerikane me prejardhje skoceze e irlandeze, pėr tė mbretėruar pėrkrah tij mbi shtetin mė tė panjohur tė Europės. Nėse vajza e re rrjedh nga njė prej familjeve mė tė shquara tė Hungarisė, nė vijėn e gjyshes nga nėna, ajo ėshtė lindur konteshė dė Strahviē, Seherr-Tos, farefis me pjesėn mė tė madhe tė dinastive mbretėrore e perandorake tė kontinentit. Edhe cilėsitė e zemrės dhe tė inteligjencės e paracaktojnė pėr t’u ngjitur nė fron. E megjithatė, deri nė moshėn njėzetvjeēare si mund ta imagjinonte vallė kontesha Geraldinė fatin qė do tė bėhej zot i saj? Kėshtu ajo do tė bėhej mbretėreshė vetėm pėr njė vit, deri nė pushtimin e Shqipėrisė nga Italia. Nė kėtė kohėzgjatje tė kufizuar, mbretėresha Geraldinė nuk ka qenė njė mbretėreshė operetė, por pėrkundrazi, pėrfaqėsuesja autentike e njė populli krenar pėr tė kaluarėn dhe pėr historinė e tij mijėravjeēare pėrpara se ta rrėmbente stuhia e madhe e Luftės sė Dytė Botėrore. Jeta e pazakontė e njė mbretėreshe, Shqipėria e viteve tė Geraldinės, vijnė nė rrėfimin e ndier qė gazetarja Dedet bėn pėr tė me shumė dashuri… Mė poshtė pėr “Shqip”, Josephinė ndan disa detaje nga kohėt e saj me mbretėreshėn Geraldinė…

    Si e kujtoni takimin e parė me mbretėreshėn Geraldinė. Si mund tė na e pėrshkruani kėtė takim?

    Ne ishim takuar mė pėrpara nė Ranburg (afėr Johanesburgut, Afrika e Jugut) nė janar tė vitit 1996, dhe pėr njė vit kishim mbajtur lidhje pėrmes letrave. Unė i shkruaja shpesh, duke e pyetur rreth familjes sė saj, fėmijėrisė, rinisė mes Hungarisė, Austrisė dhe Francės, takimit me mbretin Zog, dhe si e zbuloi Shqipėrinė. Tė gjitha pyetjeve tė mia ajo i kthente pėrgjigje. Falė letrave tė gjata tė shkėmbyera mes nesh, kishim filluar tė ishim tė afėrta pėr njėra-tjetrėn. Mė nė fund, nė vitin 1996, unė shkova ta takoja atė nė Afrikėn e Jugut, ku ajo jetonte bashkė me tė birin Lekėn dhe familjen e tij dhe me motrėn e saj, konteshėn Virginia Apony, tė cilėn e kisha njohur mė parė edhe nė Francė. Mbretėresha Geraldinė dhe motra e saj Virginia mė pritėn me shumė dashamirėsi dhe me njė thjeshtėsi qė nuk e prisja. Ato ishin dy zonja tė mėdha. Mbretėresha Geraldinė ishte akoma e bukur dhe elegante. Ne patėm biseda tė gjata nė njė atmosferė tepėr tė ngrohtė.

    Emri:  Geraldine-2.jpg

Shikime: 2256

Madhėsia:  77.9 KB

    Pėrse vendosi mbretėresha Geraldinė t’ju tregonte ju historinė e jetės sė saj?

    Nė fillim ajo hezitoi, pėr shkak tė shėndetit tė saj tė brishtė, por dhe pasi disa vite mė parė ajo kishte mbetur e zhgėnjyer rreth njė libri tė botuar pėr tė nė Britaninė e Madhe, shkruar nga Barbara Carlands, njė libėr i cekėt pa baza historike. Ajo i trembej njė tjetėr libri si i ai. Por, vėllai i saj Guy Girauld dhe motra e saj Virginia, insistuan qė ajo tė mė besonte mua, dhe tė pranonte t’u pėrgjigjej pyetjeve tė mia. Unė i kisha shkruar shumė letra dhe mė vonė nė njė program nė radio ajo kishte shpjeguar me shumė dashamirėsi se kisha bekimin e saj pėr kėtė libėr.

    Cila ėshtė pėr ju pjesa mė interesante e rrėfimit tė saj?

    Jeta nė Shqipėri pėr njė vit la gjurmė tė thella nė jetėn e saj. Ajo ra nė dashuri me vendin dhe gjatė viteve tė qėndrimit nė emigrim nuk e harroi asnjėherė kėtė. Kur unė e pyeta njėherė “A mendoni ndonjėherė pėr Shqipėrinė?” Ajo u pėrgjigj menjėherė: “Gjithė kohėn”, dhe kjo ishte thjesht e vėrteta. Tė gjitha mendimet dhe lutjet e saj ishin pėr shqiptarėt qė vuanin nėn regjimin e Enver Hoxhės. Regjimi komunist (mungesa e lirisė, torturat, varfėria, uria etj.) e tmerronin atė.

    Si e pėrshkruante mbretėresha Geraldinė dashurinė pėr mbretin Zog?

    Dashuria mes tyre ishte njė dashuri me shikim tė parė. Ajo gjithmonė fliste pėr tė me njė dashuri e pasion tė thellė. Ata patėn njė jetė tė vėshtirė nė ekzil, por dashuria i ndihmoi pėr t’ia dalė me kurajė e guxim.

    A kishte mbretėresha Geraldinė sekrete. A e ndiet ndonjėherė se ajo u shmangej pyetjeve tuaja?

    Pasi e jepte besimin e saj pėr dikė (ashtu siē e dha pėr mua) ajo do tė tregonte gjithēka. Dhe kur unė i ēova librin e printuar pėr ta lexuar para se ta botoja, ajo nuk mė kėrkoi tė ndryshoja qoftė edhe njė fjalė. Ajo respektoi lirinė time si autore. Ishte ndonjėherė e kujdesshme nė rrėfimin e saj, pasi ishte njė njeri shumė tolerant dhe nuk donte tė lėndonte njerėz. Por ajo asnjėherė nuk u pėrpoq tė fshihte apo ta shmangte tė vėrtetėn. Ajo nuk kishte asgjė pėr tė fshehur, pasi shpirti i saj ishte i pastėr. Sekreti i saj i vetėm, i cili shpjegon dhe faktin se pse komunistėt nuk guxuan tė thoshin asnjė fjalė kundėr saj, ėshtė se tėrė jeta e saj u udhėhoq nga dashuria.

    Po Hungaria, vendi i saj i lindjes, sa ndikim pati ky vend tek ajo?

    Mbretėresha Geraldinė ishte shumė e lidhur me vendin e saj tė lindjes, aty ishin paraardhėsit e saj, tokat e babait, tė cilin ajo e kishte humbur kur ishte vetėm 9 vjeē. Ajo nuk e harroi asnjėherė fėmijėrinė, familjen e saj dhe miqtė qė pati nė Hungari. Ajo ishte shumė e trishtuar duke parė kėtė vend tė vuajė nėn sundimin komunist siē bėri Shqipėria, dhe shumė e lumtur kur pa rėnien e kėtyre regjimeve mė 1989-1990.

    Sa e rėndėsishme ishte kjo grua nė vendimet qė merrte mbreti Zog. A influencohej ai prej saj?

    Kur ata u martuan, mbreti Zog ishte 42 vjeē dhe Geraldina vetėm 22. Ai kishte qenė beqar pėr shumė vite, kishte njė personalitet tė fortė dhe i kishte marrė gjithnjė vetė vendimet e tij. Megjithatė mbretėresha Geraldinė e mėsoi gjuhėn shqipe shumė shpejt dhe mėsoi tė merrej vesh shumė mirė me shqiptarėt, duke u ndier mirė me ta. I vetėdijshėm pėr urtėsinė dhe mirėkuptimin e saj ndaj njerėzve, mbreti sigurisht qė shpesh i kėrkonte kėshilla. Ajo i dha atij forcė gjatė ekzilit dhe sėmundjes. Pėrpara se tė vdiste, ai i tha asaj se “ajo dinte ndoshta mė shumė se ai nga politika”. Por si mbretėreshė e gjithė shqiptarėve ajo vendosi tė mos pėrzihej nė punėt e politikės. Ajo thjesht pėrdori nuhatjen e shkėlqyer diplomatike, njohjen e shumė gjuhėve dhe njohuritė e pėrgjithshme pėr tė lehtėsuar nga prapaskenat e situatat e ndėrlikuara sa herė qė iu kėrkua apo nėse ishte e nevojshme.

    Emri:  Geraldine-3.jpg

Shikime: 3048

Madhėsia:  67.2 KB

    Mbreti Zog i dha afat dhjetė ditė vajzės 22-vjeēare hungareze pėr tė menduar mbi propozimin e tij pėr martesė. Ditėt e para nė pallatin mbretėror dhe ballafaqimi me gjashtė kunatat…

    Kur mbreti i propozoi pėr martesė Geraldinės

    Pas njė nate tė shkurtėr, Geraldina zgjohet plot me parandjenja. Nėse ngurrimet fillestare janė zhdukur mirė e bukur, ajo provon tani, pa e pėrcaktuar akoma natyrėn e saktė, torturat dhe sfilitjet e njė shpirti tė dashuruar. Ngathtėsia e saj, kupa e shampanjės e thyer, ngjyra veēanėrisht pak tėrheqėse e fustanit tė saj, tė gjitha kėto i sillen nė mendje dhe e bėjnė tė skuqet nga turpi. Pasi ka pasur aty pėr aty pėrshtypjen se po jeton disa ēaste tė privilegjuara, tani ajo ėshtė e bindur se i ka pėlqyer mbretit. Pėrfundimisht. Prandaj, nė orėn dhjetė, duke hyrė nė sallėn e bukės pėr tė ngrėnė mėngjesin me baroneshėn Ryling, sa e madhe ėshtė habia e saj kur sheh papritur duke mbretėruar mbi tryezė njė buqetė madhėshtore me karafila tė kuq nė formė zemre! Kthjelluar papritmas, ajo sheh nė kėtė gjest njė provė tė re tė delikatesės sė mbretit. A nuk i kishte marrė me mend ai dyshimet dhe skrupujt e saj prej vajze tė re pa pėrvojė?

    Nė kėtė 1 janar 1938, duke ndjekur njė zakon tė rrėnjosur mirė, mbreti pret urimet e qeverisė dhe tė trupit diplomatik. Tėrė mėngjesin ia kushton kėsaj. Por konteshėn Apony e kanė njoftuar qė e presin nė pallat nė orėn gjashtėmbėdhjetė pėr vizitėn e saj tė parė private. Orėt rrjedhin tė ngadalta, tė pambaruara dhe tė ngarkuara me emocione, sepse Geraldina, ta pret mendja dyshon pėr pėrmbajtjen e bisedės qė do tė bėhet. Por tanimė shumė e sigurt pėr ndjenjat e saj, ajo ka fituar pėrsėri njėfarė sigurie. Kėtė herė, parė ditėn, pallati mbretėror shfaqet me dimensionet mė modeste. Ndėrsa baroneshėn Ryling po e shoqėron pėr nė sallonin e verdhė njė damė e shoqėrisė sė princeshave, Geraldina, pėrshkon sallėn e pritjeve, nė tėrė gjatėsinė e saj, parketi prej druri tė dyllosur i sė cilės ėshtė stolisur me qilima tė vegjėl persianė, me nam si shumė tė rrezikshėm pėr ekuilibrin. Mė nė fund e ftojnė pėr tė hyrė nė zyrėn e mbretit. Salla ėshtė e gjerė, dekori i saj shumė i pėrkorė, pothuajse i zhveshur, ėshtė reflektim i njė personaliteti tė efektshėm dhe punėtor, qė nuk ngarkohet me detaje dhe di tė shkojė drejt dhe nė thelbėsoren. Me pėrjashtim tė njė tryeze prej akaju masiv, asnjė mobilie nuk ka pėr tė zbukuruar dhomėn. Por ajo ndriēohet nga portėdritare tė lėna gjysmė tė hapura nė kėtė ditė me diell dhe qė shohin nė njė park tė bukur plot hije. Njė aromė delikate duhani, mbreti pi shumė cigare, madje tepėr pretendojnė disa, mbush ajrin. Kėshtu pra, mobilie nuk ka, por pėrkundrazi njė tablo shumė e madhe varur mbi skrivani tėrheq vėshtrimin nė njė mėnyrė tė papėrballueshme. Ajo paraqet njė grua brune, me mollėzat e dala, me sy paksa tė tėrhequr nė cepa, veshur shqiptarēe: nėna e mbretit, Sadije Zogu, lindur nė Toptani, vdekur mė 1934. Portreti zė nė mėnyrė domethėnėse njė vend qendror dhe dėshmon admirimin qė ka Ahmet Zogu pėr kėtė grua tė jashtėzakonshme. Mbreti ėshtė vetėm nė tryezėn e punės, qė e lė menjėherė pėr tė pritur Geraldinėn. “Mė puthi dorėn, gjė qė zakonisht nuk e bėnte kurrė, dhe mė tregoi njė kanape qė se kisha vėnė re duke hyrė, sepse ndodhej nė njė pjesė tė futur. Aty, ulur pranė e pranė, tė mbrojtur nga vėshtrimet, ne mundėm mė nė fund tė flisnim lirshėm. Ēdo hyrje ishte e tepėrt, prandaj mbreti mė pyeti drejtpėrdrejt nėse pranoja tė bėhesha gruaja e tij”, komenton thjesht mbretėresha Geraldinė. Kėshillat s’mė kishin munguar, si nė Budapest ashtu edhe nė Tiranė. Vajzės sė re i kishin sugjeruar qėndrimet, fjalėt qė duhej tė thoshte. Njėri nga anėtarėt e delegacionit zyrtar, dėrguar nga Zogu nė Hungari, njėfarė Koēi, shqiptar nga origjina, por aventurier nga gjendja shoqėrore, ishte bėrė copė pėr t’i ngulitur konteshės Apony disa mėsime tė komplikuara. Geraldina, pa dashur, e kishte dėgjuar, ndonėse s’mendonte t’i pėrdorte kurrsesi. Por, nėse para nisjes pėr nė Shqipėri, kėto lloj provash nuk i kishin pėlqyer, tani mė shumė se asnjėherė i dukeshin absurde. “S’isha mėsuar tė flisja me njė burrė njėzet vjet mė tė madh se unė”, vazhdon mbretėresha”, “por nė kėtė ēast druajtjet e mia u avulluan. Thashė ē’mė diktonte zemra dhe vetėm kėtė. E njihnim pak njėri-tjetrin, por unė nuk mund t’i bėja ballė joshjes qė buronte nga tėrė personi i tij: tanimė e ndieja veten tė dashuruar. Pa mundur t’i analizoja ndjenjat e mia, e dija qė kurrė s’kisha takuar ndonjė burrė si ai. “Natyrshmėria e Geraldinės e kishte pėrforcuar mbretin, po tė ishte nevoja, nė vendimin e tij. Kėshtu, ajo qė kishte ndier qė ditėn e parė pėr hungarezen e re, tanimė ishte krejt reciproke dhe takimi i tyre, i favorizuar diplomatikisht, ishte preludi i njė romani tė vėrtetė dashurie. Dhjetė ditė reflektim: i tillė ėshtė afati i mirėsjelljes qė mbreti i propozon konteshės Apony, dhjetė ditė nė mbarim tė tė cilave ajo duhet tė japė pėrgjigjen pėrfundimtare. Duke pritur, merren vesh pėr t’u takuar rregullisht dhe pėr ta shfrytėzuar kėtė kohė pėr t’u njohur mė mirė. Geraldina, dashuruar pas njeriut, nuk e harron, megjithatė, vendin mbi tė cilin mund tė thirret sė shpejti pėr tė mbretėruar dhe shpreh dėshirėn pėr ekskursione. Mbreti megjithėse gėzohet pėr kėtė iniciativė, ia kthen mendjen, duke e vlerėsuar si mė tė arsyeshme pėr tė pritur zyrtarizimin e fejesės sė mundshme. Nė dalje tė pallatit, Geraldinėn e pėrmbytin me pyetje dhe e habitin tė panjohurit qė grinden mes tyre pėr t’i hapur derėn e makinės. Zoti Koēi, qė ajo s’e do aspak, natyrisht qė nuk ka lajme. Baronesha Ryling, mė e rezervuar, pret rrėfime intime me tė kapur vilėn Toptani. Por kureshtarėt edhe ata mė qėllimmirėt, do tė mbeten tė habitur, sepse vajza 22-vjeēare nuk ėshtė pa tru, pėrkundrazi. “Kufizohesha me buzėqeshje. Nė jetėn e dy personave ka momente qė duhet t’u pėrkasin pėrgjithmonė atyre”, thotė mbretėresha Geraldinė, po kaq fjalėpakėt mbi kėtė subjekt nė ditėt e sotme edhe mė 1938-n. Rezervė mbretėreshe. Trup gruaje. Ditėt e ardhshme Geraldina i bėn vizitė familjes mbretėrore. Mbreti ka njė kunatė, katėr nipa e mbesa, njė vėlla, princ Xhelalin, por sidomos gjashtė motra, princeshat Adile, Nafije, mė tė mėdha se ai dhe Senije, Myzejen, Rukije e Maxhide, mė tė vogla. Adilja dhe Senija janė tė martuara, princesha Nafije, e ve. Tė gjithė kanė lėshuar mbi tė vėllain dashurinė birėrore tė munguar. Kjo dashuri ėshtė pėrforcuar akoma mė shumė nga karakteri patriarkal i familjes shqiptare, si edhe nga admirimi qė ato kanė pėr mbretin. Baba, vėlla, burrė, shef familjeje e klani, hero kombėtar, tė tilla janė funksionet e shumta qė padyshim pėrmbush Zogu nė subkoshiencėn e princeshave, deri nė atė shkallė sa ekzistenca e tyre individuale merr pėr to pak kuptim krahasuar me jetėn nė bashkėsi, me njė fjalė shumė orientale, qė ato kanė bėrė gjithmonė dhe do ta vazhdojnė gjatė viteve tė mėrgimit. Nė mungesė tė bashkėshortes mbretėrore, deri mė sot princeshat kanė pėrmbushur misione tė shumta pėrfaqėsimi…. Kėsisoj mbretėresha e ardhshme e shqiptarėve duhet tė merret vesh me tė gjashtė kunatat e saj, si nė planin personal, ashtu edhe pėr gjithė ēfarė ka tė bėjė me jetėn publike. Pėr momentin Geraldina pak mendon pėr kėtė: ajo ėshtė e dashuruar, ėshtė 22 vjeēe e pėrveē kėsaj, ajo trashėgon nga origjina amerikane njė temperament dinamik e optimist. E pastaj, si do tė mund tė dyshonte atėherė kur ajo po zbulon ēdo ditė arsye tė reja pėr t’u lidhur me mbretin? “Karizma e tij ishte kaq e fortė sa me kėtė ai eklipsonte praninė e tė tretėve. Ai tregonte njė dhembshuri tė madhe pėr familjen dhe nuk ngrinte kurrė zėrin edhe kur i ndodhte tė ishte i zemėruar. Pėrkundrazi, njė vėshtrim apo njė fjalė i mjaftonin pėr tė imponuar respekt…

    Mė 10 janar, Geraldina i jep pėrgjigjen e saj. Para ca ditėsh i ka shkruar tė motrės Virxhinisė, sesi, pėr shkak tė ndryshimit tė papritur tė gjendjes, ajo qė e kishte vdekje pėr tė shkuar nė Shqipėri, tani do ta pranojė kėrkesėn e mbretit pėr martesė. “Nė letrėn e saj e motra, qė i njeh paragjykimet e mia ndaj udhėtimit tė saj, mė lutet t’i kuptoja arsyet e saj”, tregon sot Virxhinia. Kur pranon kėrkesėn e mbretit, e njofton kėtė tė fundit pėr dėshirėn e saj pėr t’u kthyer nė Hungari, pėr tė ardhur pastaj nė Tiranė e shoqėruar nga familja. Ajo u kishte premtuar solemnisht, megjithėse pa i zėnė besė shumė, para nisjes sė saj. Pėr habinė e saj tė madhe, mbreti nuk tregohet shumė i favorshėm dhe i pėrmend rrezikun e intrigave, qė do tė mund tė rrėnonin projektin e tij. Mjerisht kėto nuk janė fjalė nė erė: Zogu e di shumė mirė qė italianėt do tė ishin gati pėr gjithēka pėr tė kompromentuar emrin e mirė tė sė fejuarės sė tij. Pa i pėrmendur me emėr nxitėsit e trazirave, ai pėrpiqet t’ia kthejė mendjen Geraldinės qė tė mos largohet nga ai. Mirėpo romantizmi i padjallėzuar i vajzės pajtohet akoma me vėshtirėsi me fjalė qė asaj i duken sibiline. Ēarmatosur me kaq sinqeritet e ndershmėri mbreti pėrkulet mė nė fund. Mirėpo Geraldina ka pasur shumė emocione nė kėto dhjetė ditė dhe nė ēastin kur bėhet gati pėr t’u kthyer nė vendin e lindjes, ky ritėm i ethshėm e mposht rezistencėn e saj… Mė 30 janar bėhet darka e fejesės nė prani tė familjes dhe tė anėtarėve tė qeverisė. Pėr rastin, e fejuara vė njė soliter, katėrmbėdhjetė karatėsh nga bardhebluja mė e kulluar. Njė stoli madhėshtore, nga e cila duhet tė ndahet me shpirt tė vdekur mė 1961, pėr t’i bėrė bashkėshortit njė varrim tė denjė dhe thjesht pėr tė mbijetuar. Sa pėr mbretin ai vė njė unazė hungareze prej ari, safiri e rubini qė i pėrkiste kontit Xhula Apoloni…. Fejesa e sovranit i nėnshtrohet votės sė Dhomės, thirrėn parlamentarėt pėr tė shqyrtuar projektrezolucionin e pallatit.

    Shqip

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Mbreteresha Geraldina (Appony) Zogu

    Disa foto te tjera te Nenes Mbetereshe Geraldina:

    Emri:  Geraldine-4.jpg

Shikime: 3740

Madhėsia:  85.7 KB

    Emri:  Geraldine-6.jpg

Shikime: 2949

Madhėsia:  98.6 KB

    Emri:  Geraldine-7.jpg

Shikime: 2432

Madhėsia:  64.2 KB

Tema tė Ngjashme

  1. Fjetja e Nėnės sė Zotit, Virgjėreshės Mari - 15 gusht
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 18-08-2023, 01:04
  2. Feja e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  3. Eparkia arbėreshe nė Kalabri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 23:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •