-
Gjokė Beci
Njė jetė kushtuar folkut
Gjokė Beci/ Jeta dhe karriera e njė artisti qė besoi gjithnjė te muzika
Pasioni i hershėm pėr letėrsinė dhe dėshira pėr ti dhėnė jetė folkut tė Mirditės, duke dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė muzikėn popullore shqiptare

Dėshira pėr letėrsinė ka nisur qė nė hapat e parė. Ajo dėshira e vogėl qė rritet ēdo ditė e mė shumė tek lexon veprat e autorėve tė mėdhenj, siē janė Serembe, Frashėri, Ali Asllani, Ēajupi. Kėta dhe tė tjerė ndriēuan mendjen e malėsorit Gjokė Beci dhe zgjuan tek ai njė ndjenjė kaq tė bukur pėr poezinė. Si ēdo fėmijė, me dėshirėn e tij shpėrthyese, mundohet tė lexojė dhe tė studiojė me pėrpikėri atė ēfarė i duket mė interesantja, ajo qė e shqetėson pėr mirė, pėr tė kuptuar mė shumė rreth ėndrrės sė tij. Ėndėrr qė e ndjek atė dhe gjatė adoleshencės me vendosmėri pėr ti dhėnė drejtimin e duhur. Kėshtu nisi nė njė moshė jo tė vogėl, por as tė rritur, udhėtimi i Gjokė Becit drejt realizimit tė pasionit tė tij pėr tė shkruar. Edhe pse i ati e ka lėnė nė moshėn 4-vjeēare, figura e tij ka qenė njė frymėzim pėr artistin. Gjokė Beci ka lindur nė fshatin Zajsė, nė zonėn Selitė, nė Malėsinė e Mirditės. Ky ėshtė fshati i bukur ku shkroi vargjet e para pėr tė dashurėn vendlindje. E qė nga ajo ditė e deri mė sot ai vazhdon tė shkruajė me dashurinė mė tė madhe, poezi recitale e tė kėndueshme, siē i quan dhe vetė artisti Beci. Jo vetėm se ishte vėllai i vetėm i motrave Beci, por sepse ai ishte ndryshe nga fėmijėt e tjerė, mėnyra se si fliste, si shprehej, si sillej me bashkėmoshatarėt e tij dhe tė rriturit e diferenconte atė nga tė gjithė, sigurisht pėr mirė. Ka filluar tė shkruajė poezi e prozė qė nga arsimi 7-vjeēar. Ky pasion u fuqizua mė tej, kur Gjoka u transferua me studime nė gjimnazin Ndrec Ndue Gjoka nė kryeqytet, nėn trajnimin e profesorėve tė nderuar si Petro Marko, Gjergj Zheji dhe Gazmend Biba. Ishte njė vitalitet i jashtėzakonshėm pedagogjik dhe kishin njė ndikim pozitiv te secili nxėnės, thotė Gjoka. Ai e vazhdoi mė tej pasionin e tij pėr letėrsinė, tashmė i futur mė nė brendėsi tė saj, duke shkruar dhe vargjet e para nė vitin e dytė tė gjimnazit. Ishte fillimi i rrugėtimit tė tij nė fushėn e artit, nė botėn e krijimtarisė. Si ēdo shkrimtar qė kujton momentet e para tė frymėzimit pėr tė shkruar, si ēdo poet qė kujton kohėn kur ka marrė penėn pėr tė hedhur mbi tė bardhėn fletė bojėn e zezė me ide tė pafajshme rinore e tė gjalla, ai thotė pėrmallshėm: Nė gjimnaz u zgjuan interesat pėr letėrsinė pėr dy arsye, e para, sepse lexova bashkė me shokėt, leximi tė lė pėrshtypjet e veta, tė detyron tė ngacmosh tematikat e veēanta, kuptohet se tematika nė atė kohė ka qenė uniformė.
Ishte vėshtirė tė shkėputeshe nga uniformiteti i krijimtarisė dhe tė dilje nė atė fushė qė krijuesi vėrtet lakmon, krijimin e spikatur, gjurmėlėnien. Mendoj se njė pjesė tė krijimeve folklorike kanė shėnuar jetėn e tyre tė pasqyruar nė krijimtarinė time, rrėfen Beci. Gjithēka po shkonte mirė, poezia, studimet, familja, shėndeti, deri nė momentin e diplomimit, i cili i shkoi me sukses, sigurisht! Por ishte diēka tjetėr qė e cungoi ėndrrėn e Gjokės. Dėshira e madhe pėr tė vazhduar studimet e larta, u ndėrpre pikėrisht nė momentin kur ai po e priste me aq gėzim. Ishin arsye politike, qė po ti them janė sigurisht shumė qesharake, por mė ndaluan studimet. E kujton me dhembje atė ditė kur mori vesh se nuk mund tė studiojė nė universitet, por nuk u dorėzua. Dhe pse qė nga viti 1965 e deri nė 86-n u detyrua tė kryente punė tjetėr nė vend qė tė ishte nė bankat e Universitetit tė Tiranės me bashkėmoshatarėt e tij, shokėt dhe shoqet e gjimnazit. Por, gjithsesi, kjo periudhė pauze nuk i shėrbeu pėr keq.
Ai u kthye nė vendlindjen e tij dhe u mor me muzikė, pa dalė nga fusha e artit, ku dha njė kontribut tė veēantė pėr folkun e Mirditės, i cili nė atė kohė ishte nė periudhėn e tij mė tė keqe. Aty lulėzoi dhe karriera e Gjokė Becit, duke filluar me ēmimet e marra nė Festivalin e Gjirokastrės, 1978, ku kėnga Xhamadan i trimėrisė, u vlerėsua me ēmimin e parė. E jo vetėm kaq, Gjoka kishte njė tė veēantė kur shkruante, ai nuk ndahej nga idetė e tij, dhe nėse i pėlqente ajo qė pasqyronte nė bllokun e tij, nuk i ndryshonte as presjen mė tė vogėl, por nėse vetėm njė frazė i dukej e papėrshtatshme e ndryshonte atė njėqind herė deri sa ti tingėllonte aq bukur saqė tė mos ketė nevojė pėr ta prekur mė. Duke vazhduar mė tej me Njė zambak i bardhė mbi gur, Dy gėzime nė njė ditė, tė cilat janė me ēmime tė para, nė Festivalin e 90-s, saktėsisht 4 vite pasi Gjoka filloi studimet e larta pėr Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės, nė vitin 1986. Edhe pse nė moshėn 47-vjeēare, ulet nė sallat e universitetit pėr tė ndjekur orėt e leksioneve dhe seminareve me bashkėstudentėt e tjerė, ku binte nė sy figura e tij, jo vetėm pėr shkak tė moshės, por tashmė kishte ardhur me njė fytyrė tjetėr, njė njeri i formuar, njė personalitet i njėjtė me pedagogėt, tė cilėt gėzonin tė njėjtin respekt si ai nė bordin e shkrimtarėve.

Gjoka ėshtė autor i 10 librave. Vėllimi i parė me poezi qė mban vulėn e Gjokė Becit ėshtė ai i vitit 1970, titulluar Kur zgjohen Bjeshkėt. Por, pas njė pauze tė gjatė prej 20 vitesh, ka botuar librin Zambaku im, 1990. Pėr tė vazhduar nė kėto kohė me disa vėllime tė tjera poetike, si: Qiell e dhe, Antologjia e shpirtit (1, 2), Thuj vetes ec dhe Plis nė Luvėr.
Vargjet e muzikės
Gjokė Beci bėri emėr nė muzikėn shqiptare, dha njė kontribut tė veēantė nė muzikėn popullore. Gjoka ka bashkėpunuar me artistė tė vlerėsuar shqiptarė, brenda dhe jashtė trevave shqiptare, tė cilėt i kanė besuar penės sė tij, duke e shpalosur me zė atė ēka ai ka gjallėruar e ka sjellė nė jetė. Interes tė veēantė pėr kėngėt e shkruara nga Gjoka, kanė pasur kėngėtarėt nga diaspora, ata tė rrymės popullore, siē janė: Shkurte Fejza, Ismet Rexhepi (Maqedoni), Ilir Shaqiri, Nikollė Nikprela, Myfarete Laze, Kastriot Tusha, Gėzim Nika, Arif Vladi, Manjola Nallbani, Artiola Toska e shumė tė tjerė. Nė periudhėn kur Gjoka bėnte ekzaktėsisht pjesėn e dytė, pra shkruante tekste kėngėsh, procedonte ndryshe. Atėherė nuk ishin kopertinat qė janė sot, kėngėtarja apo kėngėtari vjen e porosit, merr paratė dhe e mbyll me kaq.
Pėr Gjokėn dhe autorėt, kompozitorėt e asaj kohe kanė qenė ndryshe: realizohej fillimisht kėnga, produkti nuk shitej, por falej. Madje Gjoka pėrmend njė rast pėr kėngėn Xhamadani i trimėrisė: Unė kam marrė 180 lekė tė vjetra, 18 lekė tė reja sot, dhe ėshtė quajtur se kam marrė shpėrblim tė madh. Tekstin tim e ka paguar shteti me honorar, nuk e kam shitur. Pėrpos faktit qė nuk paguheshim, kujtoj qė sigurisht shumė ndryshe nga ditėt e sotme, qė tė shkruaje njė tekst kėnge, duhet tė kishe parasysh ca pika, tė cilat nuk duhej ti shkelje. Ishin disa vija tė holla, tė cilat duhej ti shikoje me kujdes qė tė mos nxije asnjėrėn prej tyre, ndryshe tė zinte gjarpri. Frymėzimi ėshtė njė element kyē nė krijimtarinė e njė tekst-shkruesi. Pėr mjeshtrin Beci, frymėzimi ėshtė pjesė e pandarė e thesarit tė tij kulturoro-folklorik. Ai shkruan atėherė kur e ka tė domosdoshme pėr tė shkruar, mund tė vijnė 20 kėngėtarė dhe tė mos shkruajnė asnjė tekst, mund tė mos vijė asnjė e unė kam shkruar 4 tė tilla, pohon ai. Pėr mė tepėr ai citon tė madhin Kadare: Unė jam shkrimtar dhe do tė vdes i tillė. Jam thjesht shkrimtar shqiptar e nuk kam asnjė kontratė tė shkruar me popullin tim se si tė shkruaj, pra jam sovran me veten time. Nė vitin 2009, artisti u nderua me ēmimin Mjeshtėr i madh i punės nga ish-presidenti Topi.
Eva Marku
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt