Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kultura e cėnuar

    tirana observer


    ---


    Kultura e cėnuar

    Luan RAMA

    Kur nė vitet e para tė tranzicionit dhe nė kohėn e "lirisė sė pakufizuar" filluan tė grabiten pasuritė e kulturės shqiptare tė cilat pėrfundonin nė tregjet e huaja, kultura shqiptare padyshim u cenua. Qindra objekte arkeologjike, numizmatike, ikona tė artit mesjetar dhe tė periudhave tė mėvonshme, ikonostase dhe objekte tė tjera u zhdukėn, duke arritur kulmin nė vitin 1997 dhe 1998 me grabitjen e muzeumeve tė Butrintit, Apolonisė, Durrėsit apo tė qytezave tė tjera, me vjedhjen e Kryqit tė Labovės, e shekullit tė VI-tė, atėherė kur shteti shqiptar ishte rrėzuar dhe shoqėria jonė jetonte nė delir apo nė koma. Por kjo do tė vazhdonte gjer nė ditėt tona. Njė nga humbjet mė tė fundit tė trashėgimisė sonė materiale e historike ishte dhe vjedhja e ikonave nė kishat e Voskopojės mė 2004-ėn, veēanėrisht vjedhja e njė baldakini nė kishėn e Shėn Athanasit, me ikona tė Jeromonakut. Dhe epitafi i famshėm i Gllavinicės u vodh nė Muzeun Historik Kombėtar, por lumturisht ai u gjet disa vite mė vonė, ashtu siē u soll edhe koka e njohur e Livias, e gjetur nga Ugolini nė rrėnojat e Butrintit nė vitet 30-tė. Njėzet e pesė vjet mė parė kisha shkruar skenarin e filmit "Dėshmorėt e monumenteve " tė regjisorit Fehmi Ibrahimi, nisur nga historia reale e Kamber Bėnjės, i cili bashkė me dy fshatarė tė tjerė u pushkatua nga ushtritė e huaja tė Luftės sė Parė Botėrore ne shqipėri, pikėrisht se u ngrit kundėr bastisjes sė monumenteve nga tė huajt. Kjo histori na bėn sot appel pėr ti mbrojtur kėto objekte jo mė nga tė huaj por nga grabitės ordinerė pėr tė cilėt kultura e njė populli ėshtė njė nocion abstrakt, pa vlerė, mjafton qė ai tė fitojė. Sigurisht, mungesa e njė inventari tė plotė na pengon pėr tė matur dėmin e madh qė i ėshtė shkaktuar kulturės sonė, kur mendon se shumė objekte me vlerė qė "fshiheshin " apo ruheshin nga populli nė shtėpitė e tyre tashmė kanė pėrfunduar nė tregjet e huaja tė antikuarėve.
    Atelieri i fundit i zhvilluar tashmė nė Tiranė para pak kohėve me temėn "Lufta kundėr trafikut tė paligjshėm tė objekteve tė trashėgimisė kulturore" nga Zyra Rajonale e Unesco-s nė Venecia, ėshtė njė start i mirė pėr tė organizuar punėn nė kėtė drejtim. Por kjo padyshim kėrkon aksione konkrete dhe njė strategji tė pėrcaktuar qartė : cilėt do tė jenė instrumentet juridikė dhe si do tė bashkėpunohet me Interpolin dhe organizatat e ndryshme ndėrkombėtare, jo vetėm pėr tė ndaluar cenimin e vazhdueshėm tė kulturės materiale por edhe pėr tė rikthyer veprat e trafikuara nė mėnyrė klandestine pas viteve 90-tė. Me tė drejtė ish-drejtori i parkut Kombėtar tė Butrintit, Auron Tare, nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli" ngrinte zėrin pėr qėndrime tė papėrgjegjshme tė institucioneve shqiptare pėr grabitje qė ende ndodhin para syve tanė si dhe mbi mos-kokėēarje institucionale pėr kthimin e veprave tė grabitura qė tashmė dihet se ku janė. Me tė drejtė mund tė themi tashmė se ē'do tė ndodhė me objektet e gjetura arkeologjike kur ende ka gėrmime arkeologjike tė paligjshme. Objektet e kulturės janė pasuri kombėtare dhe jo pasuri individėsh, tė cilėt mund tė bėjnė ē'tė duan me to. Problemi i grabitjes sė monumenteve tė kulturės nuk ėshtė vetėm njė problem shqiptar. P.sh. objektet e grabitura nga Franca tranzitojnė drejt antikuareve tė Belgjikės ku koleksionistė amerikanė, mė sė shumti, i nisin pastaj drejt Amerikės. Por grabitjet mė tė mėdha bėhen nė vendet ku mungojnė legjislacionet apo ku zbatimi i tyre lė pėr tė dėshiruar. Nėse nė Paris, ėshtė botuar katalogu "100 objekte tė grabitura", botime tė tilla informative mungojnė nė Shqipėri pėr tė sensibilizuar opinionin publik, kombėtar dhe ndėrkombėtar. Unesco ka njė dispozitiv tė legjislacioneve tė ndryshme pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, po kėshtu dhe Kėshilli i Evropės, etj, por sa ėshtė pėrftuar nga kjo eksperiencė.
    Tė promovojmė kthi-min e objekteve dhe vlerave tė Trashėgimisė Kulturore
    Nė historinė botėrore, nė kohė luftėrash e kolonizimesh, shpesh monumentet e kulturės kanė qenė ndėr objektet e para qė janė bastisur. Janė tė njohura bastisjet nė sitet e pasura arkeologjike tė qytetėrimeve tė vjetra indiane, egjiptiane, kolombiane, kamboxhiane apo greke, ku mjaft vepra ndodhen nė muzeume tė ndryshme tė botės. Vepra tė antikitetit grek ndodhen edhe dhe sot nė British Museum. Janė tė njohura gjithashtu dhe bastisjet e vlerave kulturore tė Apollonisė nė Shqipėri, gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Qė nga viti 1970, ekziston njė Konventė "Mbi masat qė duhen marrė pėr tė ndaluar dhe penguar importimin, eksportimin dhe transferimin e objekteve kulturore". Gjer nė qershorin e vitit 2003 anėtarė tė kėsaj konvente ishin 99 vende tė botės, njėkohėsisht dhe anėtare tė Unesco-s. Po kėshtu ekziston dhe "Convention d'UNIDROIT" mbi vlerat kulturore tė vjedhura apo eksportuara ilegalisht, e cila e kompleton konventėn e mėparshme tė vitit 1970, tė Unesco-s. Por me ngjarjet e viteve tė fundit, vendet anėtare nė Unesco kėrkuan qė tė pėrpunohej njė instrument i ri ndėrkombėtar, i cili tė pėrqendrohej nė radhė tė parė: nė luftėn e hapur kundėr trafikut ilegal tė pronėsisė intelektuale (ku shumė vende po krijojnė njė shėrbim kombėtar pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore si dhe krijimin e njė inventari kombėtar tė objekteve tė mbrojtura); nė luftėn kundėr kėrkimeve arkeologjike klandestine, (pra vendosja e njė sistemi kontrolli tė kėrkimeve arkeologjike dhe dispozitat e marra pėr konservimin "in situ" tė disa objekteve kulturore, si dhe mbrojtja e disa zonave tė rezervuara pėr kėrkime tė ardhshme arkeologjike); nė kontrollin e eksportimit tė vlerave dhe objekteve kulturore pėrmes certifikatave tė ēdo shteti; nė kontrollin e pėrftimit tė vlerave dhe objekteve kulturore nga njė muze apo institucion i ngjashėm me tė, pėr tė penguar hyrjen e objekteve tė ardhura nė mėnyrė ilegale; nė kontrollin e importimit tė vlerave dhe objekteve kulturore, (pra ndalimi i importimit te tyre kur ato janė tė vjedhura nė njė muze apo monument publik, fetar), etj; nė marrjen e masave edukative pėr tė sensibilizuar opinionin publik pėr rėndėsinė e konventės, duke vėnė theksin nė vlerat dhe objektivat, si dhe nė promovimin e saj si njė instrument mbrojtės i trashėgimisė kulturore.
    Shumė vende, tė cilat tashmė kanė dėrguar raportet mbi masat e marra nė kėtė drejtim dhe mekanizmat e kontrollit pėr zbatimin e konventave pėrkatėse, kanė krijuar komitetet kombėtare pėr kėtė qėllim, komitet i cili nė Shqipėri ende nuk ekziston. Vende tė ndryshme si Argjentina, Kroacia, etj, kanė pėrpiluar dhe njė "listė tė kuqe", apo listė "rouge", siē e quajnė ata listėn e veprave nė rrezik, sipas modelit tė ICOMOS, tė cilat ende nuk janė pėrpunuar nga ana jonė. Sesioni i 32 i Konferencės sė Pėrgjithshme tė Unesco-s, debatoi gjerėsisht problematikėn e kthimit tė veprave dhe objekteve tė trashėgimisė kulturore. "Komiteti Ndėrqeveritar pėr promovimin e kthimit tė vlerave kulturore nė vendet e origjinės, apo kthimit tė tyre nė rast tė marrjes sė tyre nė mėnyrė ilegale ", ICPR, raportoi nė kėtė konferencė se gjatė vitit 2003, kishte trajtuar nė mėnyrė tė veēantė dy kėrkesa pėr kthimin e vlerave kulturore tė depozituara nga Greqia (me 1984), dhe Turqia. Bėhej fjalė pėr kthimin e mermerėve tė Panteonit, qė anglezet i ruajnė nė British Museum si dhe kthimin e Sfinksit tė Bogurzkoy, i cili gjendet nė muzeun e Berlinit. Si anglezėt ashtu dhe gjermanėt, kanė refuzuar kthimin e tyre me pretekste tė ndryshme dhe ende nuk ėshtė gjetur njė zgjidhje nė mirėkuptim. Nga ana tjetėr, ky komitet ka theksuar urgjencėn e luftės kundėr trafikut tė veprave kulturore nė nivel kombėtar dhe ndėrkombėtar. Njė afat 4 vjeēar ėshtė caktuar pėr pėrfundimin e raporteve tė posaēme nė tė gjitha vendet anėtare tė Unesco-s, tė cilat do tė dėshmojnė pėr problematikėn e tyre nė kėtė fushė si dhe masat qė kanė marrė pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore. Siē dihet nė Shqipėri ėshtė miratuar tashmė "Ligji pėr Trashėgiminė Kulturore " si dhe ekziston "Qendra Kombėtare e Inventarizimit tė Pasurisė Kulturore". Shqipėria njeh sot mbi 30 koleksionistė private qė kanė si pronė tė tyren mė shumė se 10 mijė objekte arti me vlerė dhe qė i pėrkasin trashėgimisė kulturore shqiptare.
    Nisur nga kjo Deklaratė e Unesco-s si dhe konventat nė lidhje me mbrojtjen e pasurisė kulturore dhe kthimin e veprave tė grabitura, njė sėrė detyrash dalin pėrpara qeverisė shqiptare dhe institucioneve pėrgjegjėse, nga tė cilat mund tė theksojmė si mė tė nevojshme: krijimin e njė komiteti tė trashėgimisė kulturore, i cili tė kujdeset nė veēanti dhe pėr promovimin e kthimit tė veprave tė vjedhura; nevoja e inventarizimit tė objekteve tė vjedhura qė kėrkohen nga shteti shqiptar; hartimi i njė projekti konkret pėr tė kėrkuar asistencė nga Fondi i Komitetit Ndėrqeveritar tė Unesco-s, pėr kthimin e njė apo disa veprave tė dala nga kufijtė e Shqipėrisė, por tė identifikuara tashmė; pėrcaktimi i programeve tė pėrbashkėta nė nivel qeveritar nė kėtė fushė midis Shqipėrisė dhe Greqisė, Shqipėrisė dhe Italisė, etj. (Nė fakt, shumė vende si Kroacia, Sllovenia, Turqia, etj, kanė krijuar programe bilaterale me vende tė tjera); vendosja e njė kontakti dhe bashkėpunimi dhe me OCBC ("Office central de lutte contre le trafic des biens culturels") nė Francė dhe e njė bashkėpunimi institucional me ICOM, qė ėshtė institucioni bazė nė kėtė drejtim; aderimi nė "Convention UNIDROIT"; bashkėpunimi dhe me "Organizatėn Botėrore tė Doganave" si dhe me "Konfederatėn Internacionale tė Tregtarėve tė veprave te Artit "; njohja dhe bashkėpunimi nė kuadrin e "Code international de deontologie pour les negociants en biens culturels"; nevoja e krijimit te njė "site-web "-i qendror pėr tė regjistruar informacione tė ndryshme tė kėsaj fushe nė mėnyrė qė legjislatorėt, juristėt, doganierėt, tregtarėt e antikiteteve, tė konsultojnė ligjet e kėtij apo atij shteti, lidhur me importimin apo eksportimin e vlerave kulturore. Ky "site-web" duhet tė jetė i lidhur dhe me sitin internacional qė do tė krijohet pėr kėtė qėllim, i krijuar dhe menaxhuar nga Unesco. Nė fakt, Shqipėria mund tė kėrkojė njė asistencė nga ana e "Komitetit Ndėrqeveritar pėr promovimin e kthimit tė veprave kulturore", pasi ekziston dhe njė fond pėr kėtė qėllim, e cila zakonisht jepet pėr tė financuar projekte tė paraqitura nga njė organizėm publik apo privat qė paraqitet nga pėrfaqėsuesit shtetėrore nė Unesco, dhe kjo pėr: krijimin apo pėrforcimin e sistemeve tė muzeumeve apo institucioneve, nė veēanti nė vendet nė zhvillim, pėr ruajtjen e vlerave kulturore; pėr zhvillimin e njė fushate sensibilizuese tė publikut tė gjerė.
    Konventa pėr mbro-jtjen e trashėgimisė kulturore nėn-ujore
    Pjesė e trashėgimisė kulturore botėrore janė edhe gjetjet, fragmentet apo qytezat arkeologjike tė pėrmbytura nga ujėrat si dhe anijet e ndryshme tė mbytura gjatė shekujve, tė cilat pėrmbajnė jo vetėm relike, por dhe janė dėshmitarė tė historisė njerėzore, tregtisė, zbulimeve, transportit tė skllevėrve, luftėrave, dhe ngjarjeve tė mėdha. Janė gjithashtu shpellat nėn-ujore, dikur tė banuara nga njerėzimi, amforat, statujat, reliket e vjetra tė zbuluara kohėt e fundit dhe qė padyshim pėrbėjnė atė trashėgimi qė sot mbrohet nga Unesco. Eshtė i njohur aksioni i Unesco-s, mbėshtetja financiare e asistenca teknike e saj nė drejtim tė zbulimit tė farit tė Aleksandrisė tė pėrmbytur dhjetėra shekuj mė parė. Po kėshtu njihen zbulimet e fundit tė anijes "Elizabeth and Mary" e fundosur tri shekuj mė parė, apo "Senora de Attocha" e mbytur mė 1622. Nxjerrja e anijes suedeze "Wasa", ėshtė kthyer sot nė njė pikė turistike tė jashtėzakonshme. Po kėshtu dhe kėrkimet nėn-ujore nė Bodrum tė Turqisė, bėnė qė ai tė kthehet nė njė nga sitet mė tė vizituara tė vendit. Veēanėrisht nė 10-15 vitet e fundit, Unesco i ėshtė kushtuar mbrojtjes sė kėsaj trashėgimie, e cila ėshtė nė rrezik tė zhdukjes dhe "vdekjes" sė ngadaltė. Pėr kėtė qėllim, pas njė debati dhe identifikimi tė kėsaj trashėgimie nė vende tė ndryshme tė botės, Unesco hartoi dhe njė konventė tė posaēme pėr trashėgiminė nėn-ujore, si pjesė integrale tė Trashėgimisė Kulturore tė Njerėzimit dhe si element tė rėndėsishėm tė historisė sė popujve, tė kombeve dhe marrėdhėnieve mes tyre, pėrsa i pėrket trashėgimisė sė tyre tė pėrbashkėt. Kjo konventė pėrfaqėson njė instrument juridik internacional pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore nėn-ujore dhe sigurisht nga nėnshkrimi i kėsaj konvente pėrftohet njė asistencė teknike nga Unesco pėr pėrpunimin e legjislacionit pėrkatės dhe aplikimin e tij. Adoptimi i kėsaj konvente mundėson tė pėrfitohet gjithashtu nga eksperienca e shteteve mė tė pėrparuara nė kėtė drejtim si dhe nga informacioni qė mblidhet nė Unesco, nga specialistėt e kėsaj fushe. Kjo do tė mundėsojė ndėrkohė vendosjen e njė bashkėpunimi midis specialisteve shqiptarė dhe homologėve tė tyre perėndimorė si dhe institucioneve pėrkatėse, Unesco-s, ICOMOS, etj. Edhe vendi ynė, si vend bregdetar, ka njė fond tė pasur relikesh e gjurmėsh tė kulturės ilirike, helenike apo romake, madje dhe tė mesjetės sė vonė, qė gjenden ende nėn det dhe tė pa zbuluara. Durrėsi, Orikumi, Butrinti, etj, janė qyteza arkeologjike qė kanė nevojė pėr zbulime nėn-ujore. Deri mė sot, pėr mungesė fondesh dhe mangėsi teknike, pak zbulime janė bėrė, kryesisht nė zonėn e Durrėsit apo nė Karaburun (Gramata), etj. Njė ekspeditė e arkeologjisė nėn-ujore u krye nė detin Jon pak kohė mė parė, me bashkėpunimin edhe tė arkeologėve tė huaj. Sot, ekspertėt, tė interesuarit e kėsaj fushe si dhe shoqatat profesioniste ekzistojnė. Eksperienca e zbuluesve dhe studiuesve tanė nuk mungon pėr t'i dhėnė njė dimension tė ri kėrkimeve shkencore nė kėtė fushė. Por pa dyshim ratifikimi i njė konventė tė posaēme, e propozuar nga Unesco, dhe qė ėshtė duartrokitur nga delegacioni shqiptar gjatė Konferencės sė Pėrgjithshme mė nėntor 2001, do tė hapė sigurisht perspektiva tė reja.

    .......................................


    --


    qe thoni ju e sthat asgje.. me besdiste shume fakti qe kur lexoja artikuj me autor luan rama sepse duke qene se jan 2 luan rama nuk dija kujt po ja lexoj mendimet.. luan rames kryepolic e antar komiteti qendror i selise roze.. por dhe amator i letersise ..dalluar neper konkurse letrare ne koh te partise puns.. apo po lexoja mendime te luan rames filmolog e ish diplomat ne france ..

    po shyqyr qe gazeta tirana observer ja jep foton artikull shkrusve.. e me kte rast une qe i njoh per ftyre te dy dallova se kto shkrimet per kulture etj jane te luan rames filmologut e diplomatit e jo te luan rames ish minister rendi..

    pra ky luan rama eshte ai simpatiku qe merr vesh nga filmat dhe diplomacia e jo ai i nano edvinit.. pra politikani i ps-se..
    pra gazetat bejne mire tu vene nga nje shenje ketyre adashve sepse krijohen keqmoskuptimacione..

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Shyqyr ka qene ai qe deshe ti, se kushidihet sa gazeta do na shkruaje ketu sot.


    Dito.

Tema tė Ngjashme

  1. Kultura E Komunikimit
    Nga ZANOR nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2009, 12:57
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •