Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime n 645 postime

    Ministria e Brendshme: Ekipet e futbollit t implikuar n trafik klandestinsh

    Trafiku i vizave, hetim futbollit

    E Diele, 16 Korrik 2006

    Ministria e Brendshme nis hetim kombetar per skuadrat e futbollit te kategorive te ndryshme. Ka informacione te vlefshme, se ne disa prej tyre, lulezon trafiku i qenieve njerezore. Skema si perfitohen miliona duke cuar jashte vendit lojtare te rreme, qe perfundojne klandestine

    Ministria e Brendshme nis hetim kombetar per skuadrat e futbollit te kategorive te ndryshme. Ka informacione te vlefshme, se ne disa prej tyre, lulezon trafiku i qenieve njerezore. Skema si perfitohen miliona duke cuar jashte vendit lojtare te rreme, qe perfundojne klandestine

    Sokol COBO

    TIRANE - Ministria e Brendshme ka filluar hetim per skuadrat e futbollit te grupmoshave, pasi ka dyshime per trafik klandestinesh. Drejtues klubesh si dhe trajnere, jane shoqeruar keto dite ne polici, per verifikime paraprake. Burime nga dikasteri i Sokol Olldashit, thane per Korrierin, se te miturit trafikohen ne Evropen Perendimore, kundrejt nje shume te hollash, e cila vendoset sipas destinacionit. Nga hetimet rezulton se skuadrat e rretheve, jane me te destinuara per kete trafik. Hetuesit e ceshtjes thane se dukuria eshte shtuar gjate muajve te fundit, aq sa ka detyruar drejtesine shqiptare te kryeje nje hetim te imtesishem. Prej disa javesh eshte marre nje sinjalizim se shume skuadra futbolli te moshave trafikojne te rinj. Ne menyre operative, Drejtoria e Kunder Krimit Ekonomik ne Ministrine e Brendshme ka filluar nje verifikim te plote, madje duke shoqeruar ne polici shume drejtues klubesh. Ne polici kane perfunduar edhe trajnere si dhe femije, te cilet kane deklaruar edhe hollesirat e udhetimeve ne Evrope.

    Hetimi

    Burimet nga ministria e Brendshme saktesojne se sinjalizime per kete dukuri, ka pasur edhe nga shtetet mikpritese te skuadrave shqiptare. Nepermjet leter-porosive si dhe shkembimeve te informacionit, eshte lajmeruar dikasteri i Olldashit dhe Policia e Shtetit, te cilat kane ngritur nje grup pune. Ne klubet e dyshuara kane shkuar hetues te policise, te cilet kane filluar verifikimet e para. Burime nga sektori i Antikrimit Ekonomik (SAEF), i thane dje Korrierit, se kane nisur verifikimet ne klubin e futbollit Beselidhja te Lezhes, konkretisht per ekipet e grupmoshave. Burimet deklarojne se hetimi eshte ne fazen fillestare dhe se ne ditet ne vazhdim priten edhe konkluzionet e para. Mesohet se agjentet e policise kane shoqeruar disa drejtues klubesh si dhe trajnere. Jane marre ne pyetje edhe femije qe kane dhene shpjegime. Nga te dhenat e para, hetuesit e ceshtjes kane ngritur edhe skemen e funksionimit te trafikut. Ne disa raste, hetimi ka provuar se ne bashkepunim te drejtuesve te klubeve shqiptare, jane edhe shtetas nga vendi mikprites. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin, menaxhohet i gjithe trafiku, duke kaluar nga njeri shtet ne tjetrin pa hasur probleme.

    Skema

    Ne Shqiperi, drejtuesit e klubeve si dhe trajneret, nepermjet seksereve, apo lidhjeve qe kane, arrijne te gjejne djemte dhe i marrin ne skuader. Hetimet paraprake, kane rezultuar se pervec lojtareve baze te ekipit, pjesa tjeter e lojtareve zevendesohet nga klandestine. Keta te fundit paraprakisht realizojne nje akord me drejtuesin e klubeve, duke u paguar edhe shumen e te hollave. Me pas, klandestinet federohen dhe nisen per turne nderkombetar te grupmoshave. Mesohet se ministria e Brendshme ka provuar me dhjetera raste te kesaj dukurie, nderkohe qe hetuesit do te monitorojne cdo aktivitet nderkombetar, te skuadrave te grupmoshave. Nese konstatohet ndonje rast trafikimi, priten te vihen ne pranga personat pergjegjes.

    PRECEDENTI NE VITIN 2004

    Skuadrat e grupmoshave cuan femije klandestine


    Policia e Durresit ka zbuluar ne vitin 2004, te pakten gjashte femije klandestine, ne radhet e dy ekipeve te futbollit per te rinj, qe do te shkonin per nje turne ne Austri. Ne prangat e policise kane rene dy persona, te akuzuar si organizatore te ketij trafiku. Pergjegjes te dy ekipeve, ata jane ndaluar atehere pasi u akuzuan se per qellime fitimi, kishin futur ne radhet e dy ekipeve, te mitur qe nuk kishin lidhje me futbollin. Sipas policise, secilit prej 6 femijeve u eshte marre nga nje shume prej 2 000-2 500 euro, per te kaluar ilegalisht ne Itali. Te gjithe anetaret, 35 vete, kane prezantuar pasaportat dhe po pergatiteshin qe te futeshin ne tragetin e linjes Durres-Bari, kur jane bllokuar nga policia ne udhetimin e tyre. Sipas policise, te dy ekipet e futbollit ishin te moshave nen 13 vjec. Ata do te merrnin pjese ne nje turne nderkombetar ne Austri. Femijet qe nuk ishin pjesetare te ekipeve, ishin ne moshe pak me te rritur (13-15 vjec). Ky fakt ka bere qe policia te dyshoje. Por ky rast nuk ishte hera e pare e ketij trafiku. Ne Durres, policia ndaloi ekipin e futbollit Adriatik, pasi ne perberje te tij u gjeten klandestine. Ndersa ne vitin 2003, u ndalua nje ekip basketbolli, fantazme.

    TURNETE JASHTE VENDIT

    Futbolli i veres gelon nga te rinjte


    Skuadra te grupmoshave ne te gjithe vendin, realizojne aktivitete nderkombetare futbollistike ne cdo vere, kryesisht ne Evropen Perendimore si dhe ne Ballkan. Te ftuar nga organizatoret, shume skuadra me te rinj shqiptare udhetojne jashte vendit, per tu ndeshur me ekipet vendase. Skuadrat e grupmoshave, duket se jane me fat te gjejne nje miqesore me homologet e tyre. Madje perfaqesuesit e tyre, realizojne takime edhe me skuadra te vendeve perendimore. Kjo ndryshe nga skuadrat e Superliges, te cilet, pervec perfaqesimit ne kupat e Evropes, e kane te pamundur te ndeshen me klubet e elites ne Evrope. Pothuajse per cdo vere, shume skuadra shqiptare te grupmoshave realizojne takime miqesore, me pelqimin e Federates Shqiptare te Futbollit.

    Korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Antarsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime n 230 postime
    Ministria e brendshme te hetoje, klubet e kategorise se pare, ose superliges si i quajne, se te gjithe presidentet e tyre "pastojne" ndonje gje qe i mbajne ato klube, mos shohin peshkaluqet e vegjel fare...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Antarsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Faleminderit
    0
    21 falenderime n 20 postime
    Klubet e futbollit jane fronte mafioze pike! Qeveria duhet te marre ne dore frenat se ato nuk jane biznese qe bejne para me bileta apo marketing.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

Tema t Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe n forumin Futbolli shqiptar
    Prgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 20:19
  2. Ministria e brendshme prgatit reformn n policin shqiptare
    Nga Albo n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:10
  3. Tifozt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron n forumin Futbolli shqiptar
    Prgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Fjalt Kye pr Temn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •