Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Agjiologjia

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17

    Agjiologjia

    Botohet me bekimin e Fortlumturisė sė Tij
    Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjthė Shqipėrisė,
    prof. dr. +Anastasit



    DH. RIZOS





    AGJIOLOGJIA



    Pėrktheu:
    Anxhela Trebicka






    Botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
    Tiranė, 2003

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    I. RRETH AGJIOLOGJISĖ


    1. Ē'ėshtė agjiologjia?

    Agjiologjia ėshtė pjesė e shkencės teologjike. Ajo qė themi "i shenjtė" (greqisht agjios), mbizotėron nė teologji. Nė shumė emėrtime personash ose sendesh ndeshemi me termin "i shenjtė". Nė librat e Shkrimit tė Shenjtė shpeshherė fjala "i shenjtė" haset me kuptime tė ndryshme.
    Pra, tė gjitha kėto i shpjegon dhe i pėrshkruan agjiologjia.
    Kėrkimi dhe pėrshkrimi, pėrpiqet t'u japė pėrgjigje pyetjve: "Kush ėshtė i shenjtė? Ēfarė ėshtė e shenjtė? Ku shfaqet? Si arrihet? Sa e domosdoshme ėshtė? Ēfarė nėnkupton etj.?
    Kisha jonė ka njė mori shenjtorėsh, d.m.th. njerėzish qė u shenjtėruan. Cilėt janė ata? Ēfarė bėnė qė u shenjtėruan? Kur dhe ku jetuan? Si klasifikohen? Kėto janė disa nga ēėshtjet, qė i pėrkasin agjiologjisė. Edhe kėtu nevojitet kėrkim i kujdesshėm dhe gjithmonė brenda kuadrit tė doktrinave tė Kishės Orthodhokse. Njė studim tė tillė rreth shenjtorėve tė panumėrt tė Kishės sonė e bėn agjiologjia.
    Nga sa u pėrmend mė sipėr, duket qartė objekti kryesor i agjiologjisė dhe kėshtu kemi mundėsi tė japim njė pėrkufizim se ēfarė ėshtė ajo. Pra, agjiologjia ėshtė shkenca qė ka si objekt jetėn dhe vlerėn e shenjtorėve, si dhe gjithēka nė lidhje me ēėshtjet dhe problemet qė u pėrkasin atyre: historike, teologjike, kishtare etj.

    2. Rėndėsia e agjiologjisė

    Pėrmbajtja e agjiologjisė ka njė vlerė edukative tepėr tė rėndėsishme pėr tė gjithė besimtarėt, sepse shenjtėrimi ėshtė qėllimi dhe virtyti mė i lartė qė do tė mund tė dėshironte i krishteri. Pikėsynimi dhe pėrkujdesi i tė krishterit duhet tė jetė: si tė bėhet i shenjtė.
    Kėtė qėllim tepėr tė lartė tė jetės sonė na e parashtron vetė Zoti, kur na porosit: "Shenjtėrohuni pra dhe qofshi tė shenjtė, sepse unė jam Zoti, Perėndia juaj (Levit. 20:7).
    Dhe qė tė mundemi t'ia arrijmė qėllimit tonė, Jisu Krishti nė lutjen e tij arkihieratike(1), i lutet Atit tė Tij qiellor dhe i kėrkon: "Shenjtėroji ata me tė vėrtetėn Tėnde" (Joani 17:17).
    Tė njėjtėn lutje bėn Kisha jonė, qė tė shpėrblejė ata qė kujdesen pėr "marėvajtjen" e Tempullit tė Perėndisė. Tė gjithė dėgjojmė urimin e fundit tė Liturgjisė sė Shenjtė: "Zot beko ata qė tė bekojnė dhe shenjtėro ata qė kanė besim tek Ty ..." ku ndodhet edhe fraza: "Shenjtėro ata qė duan hijeshinė e shtėpisė sate ..." (lutja pas amvonit). Duhet theksuar se veprat e martirėve, jetėt e shenjtorėve - cilėtdo qofshin ata, murgj, episkopė, sundimtarė, asketė etj., - gjithēka ndodh nė varret e tyre, lipsanet dhe mrekullitė e ikonave, nuk janė tregime tė thjeshta historike, por njė procedurė superstrukturore, tepėr bindėse dhe rrjedhimisht mjaft e rėndėsishme pėr besimtarėt.
    Agjiologjia dhe tė gjitha sa u pėrmendėn mė sipėr pėr shenjtorėt, pėrbėjnė njė element mjaft tė fuqishėm p.sh. konstruksionin (formimin) e besimtarėve, qė ėshtė pėrdorur gjithmonė dhe duhet tė vazhdohet tė pėrdoret sot nė katekizmin e krishterė. Sepse:
    1. Shenjtorėt mbushin jetėn e Kishės dhe tė ēdo besimtari.
    2. Ata formuluan dogmat e transmetuara nga vetė Zoti dhe pėrcaktuan pa diplomacira dhe fjalė tė tepėrta ligjet (kanunet) e jetės morale.
    3. Ishin tė parėt nė luftėrat shpirtėrore dhe kurdoherė mbėshtetėn procedurėn dhe tė vėrtetėn e Kishės.
    4. Ata formuluan adhurimin e Kishės sonė.
    5. Dhe sė fundi, ata janė dhe do tė jenė pėr besimtarėt prototipe (ekzemplarė) shekullorė tė jetės sė shenjtė dhe tė devotshme, virtyte kėto tė cilat presim t'i vėmė edhe ne nė jetė.

    3. Burimet e agjiologjisė

    Burim tė agjiologjisė, nga ku marrim informacionet mė kryesore pėr shenjtorėt dhe pozicionin e tyre nė Kishė, pėrbėn gjithė literatura e krishterė, si dhe njė pjesė e madhe e asaj jo tė krishterė. Klasifikohen nė burime filologjike dhe liturgjike (funksionale).

    Burime filologjike
    a) Nga literatura e krishterė:

    - Martirizimet e shenjtorėve, d.m.th pėrshkrimet e martirizimit tė tyre, qė zakonisht janė tė shkruara nga dėshmitarė okularė.
    - Jetėt e shenjtorėve tė veēantė ose edhe sipas grupimeve tė ndryshme.
    - Homelitė lavdėruese tė Etėrve tė Shenjtė.
    - Historitė e ndryshme "shpėtimtare"
    - Tregime tė ndryshme rreth mrekullive.
    - Tregime pėr gjetje dhe transferime lipsanesh tė ndryshme

    b. Nga literatura jo e krishterė
    Veprat e ndryshme tė Anthipatėve, ACTA PROCONSULARIA. Kėto vepra janė tekste zyrtare gjyqėsore tė shtetit romak. Janė vendime tė administratorėve tė ndryshėm pėr dėnimin me vdekje tė martirėve ose raporte drejtuar Perandorit ose autoritetve drejtuese etj, pėr ekzekutimin, zbatimin e vendimeve dhe pėr rezultatet e tyre.

    Burime liturgjike
    a) Ē'ka pėrmendet nė histori, pėrgjithėsisht me pėrcaktimin e nderimit tė shenjtorėve, pėrbėjnė burimet liturgjike.
    b) Burime tė tilla pėrbėjnė dhe libra tė ndryshėm liturgjikė tė Kishės sonė, si: Mujoret (Minea), Triodi dhe Pesėdhjetorja.
    Kėtu duhet theksuar, se pėrveē mujoreve dhe librave tė tjerė liturgjikė qė kemi nė pėrdorim, ekzistojnė edhe tė kanune tė tjera, tropare apo sinaksarė, tė cilėt nuk i pėrdorim.
    Kėto libra gjenden nė formė dorėshkrimesh nė bibliotekat kombėtare ose nė ato tė manastireve tė ndryshėm.


    4. Vlera dhe rėndėsia e burimeve tė agjiologjisė

    Nga burimet e agjiologjisė na interesojnė veēanėrisht ato filologjike. Kjo sepse:
    a) Vėrejmė mėsimdhėnien e Kishės sonė pėr shenjtorėt. Kisha Orthodhokse nuk ka hartuar njė doktrinė pėrkatėse nė lidhje me shenjtorėt nė libra tė veēantė, sepse e mbart vetė tė gjallė atė nė traditėn e saj. Kisha vetė ėshtė njė jetė shenjtėrimi. Pra, kur pėrpiqemi t'i hedhim njė sy mėsimdhėnies sė Kishės sonė nė lidhje me shenjtorėt, tė gjitha tekstet kanė veēantinė e tyre, tė vjetrat dhe bashkėkohoret, ato qė e kanė burimin nė shkrimtarė tė mėdhenj e tė ditur dhe ato qė janė shkruar nga shkrues tė thjeshtė. Tė gjitha bėjnė fjalė pėr njė besim tė vėrtetė, qė nė rrjedhėn e shekujve u ruajt ashtu siē u dha nga Jisu Krishti, Perėndi dhe udhėheqės i besimit tonė.

    b) Burimet filologjike janė tekste tė shkruara, tė cilat mund t'i studiojė cilido dhe tė verifikojė tė vėrtetėn e elementeve tė pėrmendur. Tekstet agjiologjike bėhen tė pranueshme nė agjiologji me origjinalitetin e tyre. Kisha jonė kurdoherė ka pėrkrahur dhe pėrkrah kėrkimin e sė vėrtetės dhe dėnon gėnjeshtrėn. Shenjtorėt dhe shkruesit e Kishės sonė, Simeon pėrkthyesi dhe Nikodhim Agjioriti, studiuan librat me jetėt e shenjtorėve dhe i pastruan nga ēdo element heretik dhe jo i vėrtetė.
    Pėrpjekja e tyre u bė e pranueshme nxehtėsisht, aq sa sot tė gjitha librat me jetė shenjtorėsh bazohen nė veprėn e kėtyre dy shenjtorėve.
    Sė fundi, sepse pėrmbajnė elemente tė vlefshme pėr zakonet, jetėn, institucionet shoqėrore e ngjarjet e asaj epoke, qė nuk mund t'i gjejmė diku tjetėr. Me fjalė tė tjera, burimet e agjiologjisė bėhen dhe burime pėr shkencat e tjera, si pėr historinė, folklorin etj.



    1. "Lutje arkihieratike" karakterizohet lutja e fundit e Krishtit para pėsimit dhe gjendet nė Ungjillin sipas Joanit kapitulli 17.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-07-2006 mė 00:26

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    II. JETĖ SHENJTORĖSH


    1. Jetė tė veēanta shenjtorėsh

    Nga jetėt e para tė shenjtorėve ėshtė jeta e Shėn Andonit tė Madh, e shkruar nga Shėn Thanasi i Aleksandrisė.
    Jetė shenjtorėsh shkruan edhe shenjtorėt Jeronim, Palaidi, Rufini, Sofroni, Kirili etj.
    Kėtu duhet theksuar se shumica e shkruesve tė jetėve tė shenjtorėve janė anonimė. Ekzistojnė edhe disa, qė u pėrkasin shkrimtarėve tė krishterė mė tė mėdhenj, si Vasili i Madh. Jetėt e shenjtorėve, tė shkruara nga Vasili i Madh janė:
    "Jeta e dyzet shenjtorėve".
    "Jeta e Martirit Gordi".
    "Jeta e Martirit Mamandi".
    "Jeta e Martirit Varlaam".
    "Jeta e Martires Julita" etj.
    Pėr tė krishterėt e parė, martirizimi i njė vėllai tė tyre ishte njė ngjarje tėpėr e rėndėsishme. Kaq sa nuk mund ta harronin lehtė dhe sigurisht qė nuk duhej harruar. Tė gjallėt admironin durimin e martirit dhe e kishin si shembull. Sa herė binte rasti tė flitej pėr martirin, theksonin jetėn e tij tė virtytshme ose besimin e tij tė madh.
    Qė tė mos humbnin hollėsirat, u ndje nevoja e koleksionimit tė shėnimeve tė shkruara ose tė elementeve, nė bazė tė sė cilave mė vonė u hartuan jetėt e shenjtorėve. Gjithashtu, mbizotėroi pėrcaktimi i kremtimit tė festės pėr nder dhe kujtim tė martirit. Fillimisht kremtimi bėhej pėrreth varrit tė tij, zakonisht ditėn e martirizimit qė quhej "dita e lindjes"(2) sė tij. Nė kėtė grumbullim (mbledhje) besimtarėsh pėrveē Falėnderimit (Eukaristisė) bėhej edhe leximi i jetės sė Shenjtorit tė nderuar.

    2. Jetė shenjtorėsh nė grupime

    Fillimisht jetėt e shenjtorėve nuk kishin asnjė renditje kohore ndėrmjet tyre. Por, kur mbizotėroi zakoni tė psalej shėrbesa nė ditėn e festės sė secilit nga shenjtorėt kryesorė, atėherė filluan tė klasifikohen leximet e tyre sipas radhės sė pėrcaktuar nė kalendar.
    Kėshtu u krijuan tė ashtuquajturat Minologje.
    Nga shekulli IV, pėrveē jetėve mė vete tė shenjtorėve shfaqen dhe koleksionime pėrkushtuar grupimeve ose kategorive tė shenjtorėve, si:
    "Martirėt e Palestinės" e Eusebit tė Qesarisė.
    "Murgjit e Sirisė", e Theodhoritit.
    "Murgjit e Italisė", e Grigorit tė Madh.
    Kėto koleksionime tė ndryshme tė jetėve tė shenjtorėve u krijuan pėr tė plotėsuar nevojat e veēanta. D.m.th u krijuan pėr tė plotėsuar, sė pari, nevoja funksionale dhe didaktike dhe pastaj nevoja shkencore etj. Nevojave liturgjike u shėrbenin:

    a) Martirologjet
    Martirologjet janė koleksionime me tregime pėr pėsimet e martirėve tė shenjtė, tė cilėt lexoheshin nė Kishė nė bazė tė kanunit tė 54-ėt tė Sinodit lokal tė Kartagjenės, i cili thotė:
    "Eshtė e mundur tė lexohen pėsimet e martirėve, kur bėhet pėrkujtimorja e tyre e pėrmotshme". Nga Martirologjet mė tė njohura e mė tė dobishme janė ato tė Konstandinopojės dhe tė Romės.

    b) Sinaksarėt (jetėshkrime shenjtorėsh)
    Ndėrsa Martirologjet janė koleksionime, tė cilat pėrmbajnė elemente pėr martirėt nė veēanti, Sinaksarėt janė koleksionime (pėrmbledhje), ku pėrfshihen jo vetėm jetėt e martirėve, por tė shenjtorėve nė pėrgjithėsi, tė martirėve, etėrve, oshėnarėve etj.
    Quhen tė tillė (dmth. mbledhja), sepse paracaktohen tė lexohen nėpėr grumbullimet e ndryshme ose nė Liturgjinė e Shenjtė, qė bėhen me rastin e pėrkujtimoreve tė shenjtorėve, duke u bazuar gjithmonė nė kanunin Sinodik tė sipėrpėrmendur tė Kartagjenės.
    Pėr qėllime didaktike shėrbenin koleksionimet e mėposhtme.
    - "Sinagogė e martirėve arkaikė", e Eusebit tė Qesarisė. Kjo vepėr nuk ka mundur tė arrijė deri nė ditėt e sotme, por pothuajse e gjitha u njėsua nė Sinaksare tė reja.
    - "Filotheos Istoria", e Theodhoritit.
    - "Limonarion", e Joanit tė Moskės
    - "Lausakion", e Paladhiut
    - "Jerondikon", etj.
    Kėto koleksionime, pėrbėjnė material tė rėndėsishėm dhe mjaft tė dobishėm pėr t'i lexuar, jo vetėm p.sh pėr murgjit, por edhe pėr tė gjithė besimtarėt e krishterė nė mbarė botėn.



    2. Pėr ne tė krishterėt lindja fizike nuk duhet tė ketė rėndėsi tė madhe, pra as ditėlindjet nuk zėnė vend nė shtėpitė e tė krishterėve. Rėndėsi tė papėrshkrueshme dhe vlerė tė madhe ka rilindja shpirtėrore. Pėr martirėt, njė ditė e tillė ishte dita e martirizimit, me tė cilėn hynin nė jetėn e re, tė vėrtetė tė qiellit. Pėr kėtė arsye, dita e martirizimit, ėshtė dita e lindjes sė tyre.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-07-2006 mė 00:26

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    III. SHENJTĖRIMI DHE HYJNIZIMI


    1. Rėndėsia e termit "i shenjtė"

    Fjalėn "i shenjtė" (agjios), e pėrdorim shpesh. E takojmė shumė herė si nė tekstin e Shkrimit tė Shenjtė, ashtu edhe nė himnografinė e Kishės sonė. Por, cila ėshtė rėndėsia e saj? Ē'do tė thotė "i shenjtė"?
    I shenjtė ėshtė i shenjtėruari, i "pėrkushtuari", ai qė ėshtė shkėputur nga personat e gjėrat e tjera tė pėrcaktuara pėr pėrdorim tė zakonshėm. I shenjtė ėshtė ai qė i dedikohet Perėndisė, ai qė nuk ka asnjė tė metė dhe ėshtė i pastėr nga mėkatet.
    Domethėnė fjala "i shenjtė" si mbiemėr cilėsor (nė gjuhė), karakteristikė e njė personi, pėrmendet dhe i pėrshtatet mbi tė gjitha vetė Perėndisė. Ai ėshtė me tė vėrtetė pa tė meta dhe i pamėkatshėm. Pra, Perėndia ėshtė nė mėnyrė absolute i shenjtė.
    Fjala "i shenjtė" u pėrkthye nė greqisht nga tė Shtatėdhjetėt (Evdhomikonda) dhe ėshtė pėrkatėse e fjalės "Kados" nė hebraisht.
    "Kados, Kados, Kados, Jehova Cevaoth" ėshtė nė shqip "Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Savaoth" (Isaia 6:3).
    Dhe si vazhdim kėtė "epitet karakterizues" e pranojnė edhe persona e sende qė i kushtohen Perėndisė ose adhurimit tė Tij.
    Kėtu mund tė pėrmendim tė paktėn 600 raste nga Dhiata e Vjetėr, ku persona dhe sende karakterizoheshin nga epiteti "i shenjtė".
    Pėr shembull, e shenjtė ėshtė dita e shtatė, vendi i shenjtė, sendet e shenjta, veshjet e shenjta etj.
    Perėndia ėshtė i shenjtė nė kuptimin absolut, kurse pėr personat e sendet, epiteti "i shenjtė" kufizohet nė rėndėsinė relative tė termit.
    Nė librat e Dhiatės sė Re numri i rasteve ku takohet e njėjta fjalė ėshtė sa gjysma e atyre nė Dhiatėn e Vjetėr.
    Nė trupėzimin e Pėrėndisė Fjalė dhe zbritjen e Shpirtit tė Shenjtė kemi apokalipsin (zbulesėn) e pėrsosur tė Perėndisė, me tri fytyrat e Tij, tė Atit, tė Birit, e tė Shpirtit tė Shenjtė. Mė sipėr u pėrmend "i shenjti" i trefishtė i profetit Isaia, me tė cilin Engjėjt i drejtohen Perėndisė.
    Zoti i shenjtė ose Jehova ėshtė Ati, Zoti i shenjtė ose Jehova ėshtė Biri, Zoti i shenjtė ose Jehova ėshtė Shpirti i Shenjtė. Kėtu mbėshtetet edhe Himni Trishenjtor: "Shenjt Perėndi, Shenjt i Fuqishėm, Shenjt i Pavdekshėm".
    Tani do tė shohim disa fraza tė Shkrimit tė Shenjtė, tė cilat pėrmbajnė edhe termin "i shenjtė". Nga kėto fraza do tė duket si dhe me ēfarė kuptitni pėrdoret fjala "i shenjtė". Pėr secilin rast do tė pėrmendim njė ose dy fraza. Natyrisht nuk ėshtė e mundur t'i pėrmendim tė gjitha, ndaj dhe do tė bėhet pėrzgjedhje frazash.

    a) Ati i Shenjtė - Personi i parė i Trinisė sė Shenjtė
    Kėtu do tė marrim si udhėrrėfyes teologun e Kishės sonė, Shėn Joan Ungjillorin. Ai thekson lutjen arkihieratike tė Zotit tonė. Nė kėtė lutje vetė Krishti e quan Atin e tij qiellor "tė Shenjtė".
    "O Atė i shenjtė, ruaji nė emrin Tėnd ata qė Ti m'i dhe qė tė jenė sikurse dhe Ne" (Joan 17:11).
    Nuk ėshtė e nevojshme tė pėrmendim diēka tė njohur, Ati ėshtė i Shenjtė.

    b) Biri i Shenjtė - Personi i dytė i Trinisė sė Shenjtė
    Apostulli Petro, kur pėr herė tė dytė iu drejtua judenjve madje me njė ton tė ashpėr, sepse preferuan tė lironin njė keqbėrės dhe jo Krishtin dhe qė tė bėhet e qartė pėrmasa e fajit tė tyre e quan Krishtin tė drejtė dhe tė shenjtė. "Po ju e mohuat tė Shenjtin, tė drejtin dhe kėrkuat qė t'ju jepet njė vrasės" (Vep. e Apostujve 3:14).
    Dhe nė lutjen e Kishės sė parė, Krishti quhet "i shenjtė" nga tė krishterėt e parė tė Kishės Militante. Kjo lutje gjendet nė (Veprat e Apostujve nė 4:24-30), ku dy herė Krishti, personi i dytė i Trinisė sė Shenjtė, quhet "i shenjtė".
    Por jo vetėm Kisha Militante e quan Krishtin tė shenjtė. Tė njėjtėn gjė bėjnė edhe pjesėtarėt e Kishės Triumfale, ashtu siē pėrmend pėrsėri Ungjillori Joan: "Ata bėrtisnin me zė tė lartė dhe thoshin: "deri kur, o zotėrues i shenjtė e i drejtė do tė vonosh t'i bėsh drejtėsi e ta shpaguash gjakun tonė mbi banorėt e Tokės" (Apokalipsi 6:10)?

    c) Shpirti i Shenjtė - Personi i tretė i Trinisė sė Shenjtė
    Nė tė vėrtetė do tė duhej tė pėrmendnim gjithė Dhiatėn e Re kėtu, nė qoftė se do tė donim tė mos linim mėnjanė ndonjė fragment ku pėrmendet Shpirti i Shenjtė.
    Pra, kaq tė shpeshta janė fragmentet ku bėhet fjalė pėr Shpirtin. Do tė pėrmendim vetėm disa:
    Nga "Fjalėt" e Jisuit drejtuar nxėnėsve tė tij nė Ungjillin sipas Llukait (12:12): "Sepse Shpirti i Shenjtė do t'ju mėsojė ē'ka duhet tė thoni", bėhet fjalė pėr njė person qė u jep mėsim tė tjerėve dhe ky person ėshtė i shenjtė.
    Nga letra e parė drejtuar Selanikasve, Apostull Pavli pėrmend: "prandaj kush i pėrbuz kėto urdhėrime, nuk pėrbuz njė njeri ēfarėdo, por vetė Perėndinė, qė ju jep Shpirtin e Shenjtė" (4:8). Sė fundi, pėrmendim frazat e Veprave tė Apostujve, ku Zoti u premton nxėnėsve tė tij dhe thotė: "Joani ka pagėzuar me ujė, ndėrsa ju pas pak ditėsh do tė pagėzoheni me Shpirtin e Shenjtė", "Por ju do tė merrni fuqinė e Shpirtit tė Shenjtė, i cili do tė zbresė nė ju" (Vep. e Apostujve 1;5, 1:8).

    d) Engjėjt e shenjtė tė Perėndisė
    Kur bėhet fjalė nė Dhiatėn e Re, pėr paraqitjen e lavdishme tė Perėndisė, pėrmendet se Krishti do tė shoqėrohet nga Engjėjt, tė cilėt janė tė shenjtė, ashtu siē e thekson ungjillor Marku nė (8:38). "Nė tė vėrtetė, kujtdo qė do t'i vijė turp pėr mua dhe pėr fjalėt e mia nė mes tė kėtij brezi kurorėshkelės dhe mėkatar, pėr atė do t'i vijė turp Birit tė Njeriut kur tė arrijė nė lavdinė e Atit tė vet, bashkė me Engjėjt e Shenjtė".
    Kryeqindėshi Kornili u denjėsua me shfaqjen e njė Engjėlli. "Njė Engjėll i shenjtė e udhėhoqi tė kėrkonte Apostull Petron." "Qe porositur prej njė Engjėlli tė shenjtė tė tė thėrrasė ty nė shtėpinė e vet..." (Vep. e Apostujve 10:22).
    Dhe nė Zbulesė pėrmendet, se mohuesi i Krishtit dhe mbėshtetėsi i antikrishtit do tė torturohet pėrpara Qengjit, por edhe pėrpara Engjėjve tė shenjtė: "Kushdo qė adhuron egėrsirėn ... do tė hidhet nė mundime, nė zjarr dhe nė squfur, ndėr sy tė Engjėjve tė shenjtė dhe tė Qengjit" (Apokalipsi l4:9-10).

    dh) Profetėt dhe Apostujt e shenjtė
    Edhe Profetėt dhe Apostujt janė tė shenjtė, ashtu siē na siguron vetė Fjala e Perėndisė.
    Apostull Pavli u drejtohet mė letrėn e tij Efesianėve dhe u shpjegon pozitėn e tij Apostolike. Nuk ishte nxėnės i Krishtit, por Perėndia i zbuloi atij misterin e Ekonomisė sė Perėndisė, e cila nuk u qe zbuluar brezave tė mėparshėm, sikurse tani u ėshtė zbuluar nė Shpirtin e Shenjtė Apostujve tė Tij tė shenjtė dhe Profetėve (Ef. 3:5).
    Nė kėngėn e Zaharisė duket qartė se vetė profeti, quan tė shenjtė gjithė profetėt. "Sikurse premtoi nėpėrmjet gojės sė profetėve tė tij tė shenjtė nėpėr shekuj" (Lluk 1:70).
    Apostulli Petro do tė na mbrojė nga mashtruesit, qė do tė shfaqen dhe do tė predikojnė nė kudėrshtim me ato ēka predikuan Profetėt dhe Apostujt e Perėndisė. Ndaj dhe thekson nė letrėn e tij tė dytė: "qė t'i kujtoni fjalėt e paralajmėruara prej Profetėve tė shenjtė dhe porosinė e Zotit dhe Shpėtimtarit qė shpallėn Apostujt tuaj" (3:2).

    e) Gjėrat e shenjta
    Pėrsa u pėrket gjėrave qė karakterizohen tė shenjta dhe janė tė shumta, do tė mjaftohemi vetėm me pasazhin e Letrės drejtuar Romakėve (1:2:) "... tė cilin Perėndia e kishte premtuar me anė tė profetėve tė vet nė Shkrimet e Shenjta ..." ku siē duket qartė pėrmendet se librat e profetėve janė tė shenjta, pra tė shenjta janė shkrimet.
    Gjithashtu tregues tė shenjtėrisė nė Dhiatėn e Re, ashtu si edhe nė tė Vjetrėn janė:
    - Vendi: "kur, pra tė shihni se nė vendin e shenjtė hipi nė fron shkretuesi i urryer pėr tė cilin foli Danieli profet - kush lexon le ta kuptojė..." (Mateu 24:15). Sigurisht, kėtu si vend i shenjtė pėrmendet Tempulli.
    - Emri: Jo cilido emėr, por emri i Perėndisė ėshtė i shenjtė: "Se i Fuqishmi bėri gjėra tė mėdha tek unė dhe i shenjtė ėshtė Emri i Tij!"(Llukai 1:49).
    - Toka: "... Vendi, ku qėndron ėshtė tokė e shenjtė" (vep. 7:33).
    - Tempulli: "... sepse Tempulli i Perėndisė ėshtė i shenjtė, e ky tempull jeni ju!" (l Kor 3:17).
    Faktet e sipėrpėrmendura janė tė mjaftueshme pėr t'u bėrė e qartė, se e shenjtė ėshtė gjithēka qė i pėrkushtohet Perėndisė dhe adhurimit tė Tij.

    e) Njerėzit e shenjtė
    Na mbetet tani tė shohim kėtė karakterizim tek njerėzit. Pėrveē profetėve tė Dhiatės sė Vjetėr dhe Apostujve tė Dhiatės sė Re, qė siē thamė janė tė shenjtė edhe shumė njerėz quhen tė tillė nė Dhiatėn e Re. Kėtu fjala "i shenjtė" paraqitet me njė kuptim mė tė gjerė nė krahasim me ē'ka pamė deri tani. Le tė shohim disa fraza, ku e njėjta fjalė "i shenjtė" pėrdoret me kuptime tė ndryshme.

    I shenjtė = i krishterė
    Nė Dhiatėn e Re mund tė pėrmendim rreth 40 raste, ku fjala "i shenjtė" pėrmendet si identike e fjalės "i krishterė". Ata qė interesohen mund tė gjejnė frazat e mėposhtme.
    Vepr. 9:13, 32, 41. 26:10. Rom 1:7. 8:27. 12:13 15:25, 26, 31, 16:2, 15. lKor 6:1-2 16:1,15 2Kor 1:1 8:4 9:12 13:12 Efes.l:l,15,18 3:8,18 4:12 Filip. 4:22 Kol 1:4,12, 26. lSel. 5:27 Filem 1:5,7 Hebr 6:10 lPjetėr 3:5 Jud. 1:3.
    Le tė shohim dy nga frazat e sipėrpėrmendura:
    E para ėshtė: "Kėtė gjė e kam bėrė nė Jerusalem. Shumė nga shenjtėt i mbylla nė burg si mora pushtet nga kryepriftėrinjtė, dhe kur do tė vriteshin, jepja votėn (Vep. e Apostujve 26:10).
    Kėtu apostull Pavli krenohet duke deklaruar se para se tė bėhej Apostull, ai vetė futi nė burg shumė tė krishterė.
    Fraza e dytė ėshtė: "Dashuria jote vėrtet ka qenė pėr mua gėzim i madh dhe ngushėllim, o vėlla, sepse i ke pėrforcuar zemrat e shenjtorėve" (Filem. 1:7).
    Kėtu, ashtu si edhe tek fraza e parė tė shenjtėt qė pėrmenden janė tė krishterėt. Pra, nė qoftė se do tė zėvendėsonim nė tekst fjalėn "i shenjtė" me atė "i krishterė", kuptimi pėrsėri nuk do tė ndryshonte.
    Pra, vetėm nga kėto dy fraza do tė arrinim nė pėrfundimin, se gjatė viteve tė para tė krishterimit, besimtarėt e fesė sė re kishin njė emėr tė pėrbashkėt, emrin "i shenjtė". Diēka e pėrngjashme ndodh edhe nė ditėt tona.
    Disa vendosin fjalėn "shok" para emrit tė tyre duke deklaruar nė kėtė mėnyrė, se i lidh diēka e pėrbashkėt ose se kanė tė njėjtin pozicion ideologjik.
    Tė tjerė para emrit tė tyre vendosin fjalėn "vėlla" pėr tė treguar se i pėrkasin sė njėjtės organizate. Sigurisht, ata qė pėrdorin sot emrin "vėlla" duhet tė dinė se ėshtė marrė nga Dhiata e Re. Eshtė emėrtim i tė krishterėve tė parė pranė emrave tė tjerė qė pėrdornin: "Ndėrkaq, apostujt dhe vėllezėrit nė Jude morėn vesh se edhe paganėt e pranuan fjalėn e Perėndisė ..." (Vep. e Apostujve 11:1).
    Sot, ne qė i pėrkasim Kishės sė Krishtit quhemi tė krishterė. Pėr herė tė parė ky emėrtim u pėrdor pėr besimtarėt e Antiokisė: "Nė Antioki nxėnėsit pėr herė tė parė u quajtėn "tė krishterė" (Vep. e Apostujve 11:26).
    Ata qė sot quhen "tė krishterė", atėherė quheshin tė shenjtė.
    Dhe ishin me tė vėrtetė tė shenjtė, d.m.th. tė veēuar nga njerėzit e tjerė dhe tė pėrkushtuar ndaj Perėndisė.
    Tė shenjtė quheshin tė krishterėt e parė, tė gjithė ata qė besonin dhe pagėzoheshin. Pra, ishte emėrtimi karakteristik i ndjekėsve tė Krishtit.

    I shenjtė = njeri i Perėndisė
    E njėjta fjalė siē pėrmendet nė Dhiatėn e Re dhe me kuptimin tjetėr si: "... i forcoftė zemrat tuaja nė shenjtėri tė pametė para Perėndisė dhe Atit tonė pėr ardhjen e Zotit tonė, Jisuit, me tė gjithė shenjtorėt e tij" (l Sel. 3:13). Dhe pėrsėri: "prandaj nuk jeni mė tė huaj mėrgimtarė, por jeni bashkėqytetarė tė shenjtorėve dhe anėtarė tė familjes sė Perėndisė ..." (Efes. 2:19).
    "... sepse ata e patėn derdhur gjakun e tė drejtėve dhe tė profetėve" (Apokalipsi 16:6).
    Nga frazat e sipėrpėrmendura mund tė vihet re se kuptimi i termit "i shenjtė" pėrputhet me kuptimin qė i jepet sot tė njėjtės fjalė d.m.th. njeriu qė jetoi sipas dėshirės sė Perėndisė dhe ndodhet i pėrligjur nė Kishėn Triumfale.
    Ashtu siē u pėrmend, tė gjithė besimtarėt quheshin tė shenjtė. Tė shenjtė quheshin gjithashtu dhe tė pėrligjurit. Por shpejt mbizotėroi emėrtimi tjetėr "tė krishterė", i cili mbijetoi deri nė ditėt tona, pasi zėvendėsoi emėrtimin e vjetėr.
    Emėrtimi i vjetėr d.m.th. "i shenjtė" me kalimin e kohės filloi tė pėrdoret pėr tė krishterėt, qė u dalluan midis tė tjerėve pėr virtytin dhe veprėn e tyre brenda Kishės.
    Duket qartė se, qė nga vitet e Dhiatės sė Re termi "i shenjtė" filloi tė pėrdoret nė njė farė mase. Pėrdorej vetėm pėr sa bėnin njė jetesė tė virtytshme.
    Dhe sot shpesh dėgjojmė ose themi "njeri i shenjtė", "prift i shenjtė", "asket i shenjtė", kur duam tė emėrtojmė njė njeri tė Perėndisė.

    I shenjtė = zotėrues posti kishtar
    Karakterizimi "i shenjtė" ruhet si titull ndėr ligjėratat e episkopėve ose tė funksionarėve tė manastireve dhe nė pėrgjithėsi tė hierarkisė kishtare. Pėr emėrtimin e episkopėve, nė vend tė emrit tė tyre pėrdorim titullin e episkopatės dhe para tij vendoset fjala "i shenjtė".
    Pėr shembull themi: "I Shenjti i Follorinės ose "i Shenjti i Kozanit" etj. Pėr funksionarėt e tjerė themi: "igumeni i shenjtė, protosingjeli i shenjtė, skevofilaku i shenjtė etj".


    2. Shenjtėrimi

    Thamė se i shenjtė mbi tė gjitha ėshtė Perėndia, duke qenė krejt i zhveshur nga ēdo mėkat dhe e keqe. Pra Perėndia quhet dhe ėshtė i shenjtė. Shenjtėrimi i Perėndisė ėshtė njė nga vetitė e tij morale, bazė. Rėndėsi tė veēantė ka vetėm fakti qė engjėjt, tė cilėt lavdėrojnė Perėndinė pa pushim, e lumėrojnė me kėtė idiomė: "Shenjt, shenjt, shenjt, Zoti Savaodh ..."). Megjithėse Perėndia ka kaq shumė cilėsi, Engjėjt pėrdorin atė "i shenjtė" qė pėrbėn karakteristikėn e Tij kryesore.
    Por nė qoftė se Perėndia ėshtė me tė vėrtetė i Shenjtė, njeriu nuk ėshtė por bėhet. Dhe bėhet jo me forcat dhe mjetet e veta, por me fuqinė shenjtėruese tė Perėndisė.
    Kjo mundėsi e njeriut nė gjuhėn kishtare quhet "Metheksi" (Pjesėmarrje, komunikim). Thamė se shenjtėrimi ėshtė dhuratė e Perėndisė pėr njeriun, ėshtė njė forcė vepruese e vetė Atij. Megjithatė nuk vepron arbitrarisht dhe nuk e fal shenjtėrimin me pėrjashtime ose pėrzgjedhje. Perėndia e fal tek tė gjithė.
    Ashtu siē bie shiu nga qielli pėr tė gjithė njerėzit nė Tokė, ashtu si dielli lind pėr tė gjithė,"... Ai bėn tė lindė Dielli i tij mbi tė kėqij dhe tė mirė dhe tė bjerė shi mbi tė drejtėt dhe tė padrejtėt" (Mat 5:45). Kėshtu dhe Hiri bujar i Perėndisė u dėrgohet dhe u drejtohet tė gjithėve. U dėrgohet tė gjithėve, por nuk pranohet nga tė gjithė njerėzit nė tė njėjtėn mėnyrė. Pranueshmėria ndryshon nga njė njeri tek tjetri. Disa e kanė zemrėn e hapur ndaj Hirit tė Perėndisė dhe shenjtėrohen pak a shumė. Tė tjerė nuk duan ta pranojnė atė. Kėta tė fundit mbeten tė mbyllur dhe zbrapsin veprimin e drejtė dhe dashamirės tė Perėndisė.
    Mė sipėr, pėrngjasuam Hirin e Perėndisė me shiun dhe diellin. Nga shiu dhe dielli njerėzit ruhen dhe nuk lagen e nuk nxihen tė gjithė. Me pėrjashtim tė atyre qė ekspozohen.
    Kėshtu, nga veprimi shenjtėrues i Perėndisė nuk kanė dobi tė gjithė, por vetėm ata qė duan. Duan apo nuk duan njerėzit tė pranojnė ndikimin e Perėndisė, nuk ka rėndėsi, ai ekziston objektivisht si dhuratė e Tij.
    Eshtė njė realitet. Nė tė marrin pjesė tė krishterėt me misteret e Pagėzimit dhe tė Mirosjes. Me kėto mistere nisin rrugėn drejt shenjtėrimit, ndaj dhe quhen dhe janė "tė shenjtė".
    Nė misteret e mėsipėrme, fillon shenjtėrimi. Mė pas nevojitet pėrpjekja e njeriut pėr tė rritur shenjtėrimin me pjesėmarrje nė Misteret e pendimit dhe tė Kungimit tė shenjtė, e mė pas nė mjetet e tjera tė Hirit dhe tė shenjtėrimit.
    "Pagėzimi dhe Mirosja arrijnė pėrsosmėrinė nė Kungimin dhe njėsohen tek maja e lartėsimit mistik, tek shenjtėrimi".
    Pra tė krishterėt mė anėn e Misterit tė Pagėzimit dhe tė Mirosjes hyjnė nė rrugėn e shenjtėrimit, qė ka si qėllim
    Shenjtėrimin.
    Por gjatė rrugės qė tė pėrsosen duhet vazhdimisht tė ecin me misteret e Pendimit dhe tė Kungimit dhe frikėn e Perėndisė. Shenjtėrimi dhe devocioni ndaj Perėndisė e kanė bazėn tek frika ndaj Tij. Apostull Pavli thekson: "...ta plotėsoni shenjtėrimin tonė mė frikėn e Perėndisė" (2 Kor. 17:1), domethėnė tė ecni nė rrugėn e shpėtimit dhe ēdo ditė qė kalon tė bėheni edhe mė tė shenjtė pėrmes frikės sė Perėndisė. Tė keni frikė, se Perėndia na sheh, Perėndia na do, Perėndia do tė na gjykojė.

    3. Hyjnizimi

    Shenjtėrimi ėshtė njė hap i domosdoshėm pėr tė arritur tek Hyjnizimi. Ndryshimi i tyre i vetėm ėshtė se shenjtėrimi i paraprin Hyjnizimit. Hyjnizimi ėshtė qėllimi pėrfundimtar i krijimtarisė sė njeriut, ėshtė arritja e "Ikonės sė Perėndisė", ėshtė pjesėmarrje e njeriut me hyjnoren, bashkimi i tij me Perėndinė.
    Nė pėrpjekjen pėr Hyjnizimin, duke u bazuar tek forcat e veta njeriu dėshtoi. I dhimbshėm ishte pėrgėnjeshtrimi i tij dhe mėkati ia mbylli rrugėn drejt tij. Do tė ishte pėrfundimisht i destinuar tė mos arrinte kurrė Hyjnizimin nė qoftė se nuk do tė bėhej trupėzimi i Birit tė Perėndisė. Kėshtu pra pas trupėzimit tė Perėndisė njeriu gjen pėrsėri rrugėn drejt Hyjnizimit. Pra ideja, se pa trupėzimin e Fjalės sė Perėndisė Hyjnizimi ishte i pamundur, ėshtė mbizotėruese jo vetėm nė tekstet e Shkrimit tė Shenjtė, por edhe tek etėrit e Kishės sonė dhe tek Himnografia e saj.
    Njė tropar i shėrbesės sė Ungjillėzimit thotė: "Dikur Adami u gėnjye dhe megjithė dėshirėn e madhe nuk arriti tė bėhej Perėndi. Tani Perėndia bėhet njeri qė ta bėjė Adamin Perėndi".
    Gjithashtu edhe Vasili i Madh thekson tek "Sipas gjerėsisė": "... dhe nuk u mjaftua duke na sjellė nė jetė qė ishim tė vdekur, por na dhuroi edhe mundėsinė e hyjnizimit dhe pėrgatiti prehje shekullore, qė tejkalojnė ēdo mendim njerėzor pėrsa u pėrket pėrmasave tė ngazėllimit".
    Shėn Grigori i Nisės shkruan "Drejtuar Theofilit VII": "Ēdo pjesė e ekzistencės sonė sado e pafuqishme dhe kalimtare tė jetė, pėrderisa u pėrzie me Hyjnizimin u njėsua me tė".

    4. Si arrihet

    Jisu Krishti hapi rrugėn drejt Hyjnizimit. Kjo theksohet nga tė gjithė etėrit e Kishės sonė dhe pėrbėn rregullin e artė tė ēdo mendimi patristik: "Perėndia pra u bė njeri qė tė hyjnizojė njeriun".
    Rrugėn qė hapi Krishti duhet ta ndjekė njeriu. Pra, njeriu ndjek kėtė rrugė kur:
    1. Lufton kundėr djallit, grackave tė tij dhe pasioneve. Lufton qė tė arrijė tė vėrė poshtė ngacmimet, pasionet dhe mėkatin.
    Njeriu me luftėn e tij kundėr egoizmit, krenarisė, pasioneve trupore, dashurisė ndaj parasė, lidhjes sė tij me tokėsoren etj, pastrohet.
    2. Por njėkohėsisht pėrkujdeset pėr shtimin e virtyteve tė tij. Kjo ėshtė pėrpjekja e dytė.
    Pra, nga njėra anė lufton kundėr mėkatit dhe nga ana tjetėr kujdeset pėr virtytin. Pėrfitimi dhe shtimi i virtyteve nuk ėshtė vepėr e thjeshtė, por e domosdoshme. Edhe kėtu nevojitet luftė, pėrpjekje qė tė fitojė i krishteri dashurinė e pafund, me tė cilėn do tė pėrfshijė edhe armiqtė e tij. Me mundime arrihet pėrulėsia, butėsia, pėrmbajtja, tė falurit etj.
    Nė kėtė luftė tė dyfishtė na fton Kisha jonė me fjalėt: "Kthjelloni shpirtrat, pastroni trupat, mbani kreshmė derisa t'ju largohet pisllėku i ēdo pasioni e tė fitoni virtytin e shpirtit".
    Me luftėn kundėr mėkatit "pastrohet" i krishteri. Me pėrfitimin e virtytit ėshtė i pėlqyeshėm nga Perėndia.
    Por, si pastrimi nga pasionet, ashtu edhe fitmi i virtyteve, nuk bėhet vetėm me pėrpjekjen e njeriut, por mbi tė gjitha me Hirin e Perėndisė.
    Por kujdes:
    Pastrimi dhe fitimi i virtyteve nuk ėshtė qėllimi i jetės se krishterė as janė tė mjaftueshėm pėr tė udhėhequr nė hyjnizim. Ėshtė premisė e Hyjnizimit. Parapėrgatitin njeriun tė pranojė fuqinė e Shpirtit tė Shenjtė. E bėjnė tė pėrshtatshėm e tė denjė pėr "pjesėmarrje nė tė".
    Kjo ėshtė mėsimdhėnia e Kishės sonė qė nuk ka ndryshuar me kalimin e kohės. Kėshtu, Shėn Vasili i Madh thotė:
    "Ata qė braktisin tė mirat materiale tė kėsaj bote, mbi tė gjitha denjėsohen tė marrin dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė.
    Tė njėjtėn gjė shpreh nė frazėn e mėposhtme Shėn Simeoni, Theologu i Ri: "Gjithė veprat e mira janė nga njėra anė tė lavdėrueshme, por pėrfundojnė nė zero dhe humbasin kur ai qė i bėn mjaftohet me to dhe nuk kėrkon tė kungohet me shenjtėrinė e Perėndisė, duke harruar, se tė gjitha veprat e mira duhet tė kryhen vetėm pėr njė qėllim tė tillė".
    Dhe traditėn e vazhdon shenjtori i ri, Serafimi i Sarovit, i cili shkruan:
    "Lutja, kreshma, agripnia dhe gjithė veprat e krishtera megjithėse janė mjetet e nevojshme tė arritjes sė tij, nuk janė qėllimi i jetės sė krishterė. Qėllimi i jetės sė krishterė ėshtė pėrfitimi i Shpirtit tė Shenjtė".
    Krishterimi ėshtė i vetmi, i cili denjėson nė kėtė mėnyrė njeriun dhe jetėn e tij. Asnjė sistem filozofik, asnjė fe, asnjė humanizėm, pėr tė cilin krenohet bota, nuk e drejton njeriun nė njė qėllim tė tillė. Krishterimi e do njeriun tė bashkohet me Perėndinė, tė marrė pjesė nė Shpirtin e Shenjtė.

    5. Rezultatet e Hyjnizimit

    Hyjnizimi, sigurisht kur realizohet nė njė person, i sjell atij ndryshim rrėnjėsor. Ky ndryshim qė pėrmendet shpesh nė shkrimet e shquara tė etėrve tė Kishės, ėshtė njė lartėsim.
    Hyjnizimi ka kuptim tė kundėrt me rėnien e "krijesave tė para". Me rėnien e tij njeriu u nda nga Perėndia, krijuesi i tij, humbi lumėrinė e tij, u largua nga ambienti i jetės nė Parajsė, i jetės paqėsore dhe harmonike, jo vetėm me Perėndinė, por edhe me veten e tij, tė afermin, por edhe me krijesėn mbarė.
    Rėnia me fjalė tė tjera e zbriti njeriun nga qielli poshtė nė tokė. Nga ana tjetėr hyjnizimi e sjell njeriun kaq pranė me Perėndinė sa e bashkon me tė.
    Hyjnizimi fut njeriun nė Parajsė dhe moralizon marrėdhėniet e tij me pjesėtarėt e tjerė tė shoqėrisė. Lartėson njeriun nga toka nė qiell, e risjell nė tė njėjtėn gjendje siē ka qenė para rėnies sė tij, aty ku kishte lidhje harmonike edhe me kafshėt e egra dhe elementė tė tjerė tė natyrės.
    Kemi shenjtorė qė kishin lidhje shumė harmonike me bisha tė egra. Sjellim si shembull oshėnar Stefanin i cili pėrmendet nga Shėn Joani i Shkallės qė ushqente leopardėt me duart e tij. Shėn Serafimi i Sarovit kishte shoqėri me njė arushė. Asketė tė tjerė kishin nė shėrbimin e tyre luanė dhe kafshė tė tjera tė egra.
    Shenjtorė tė tjerė nėnshtruan elementet e natyrės si p.sh. oshėnarja Mari egjiptiania kaloi pėrmes ujėrave tė Jordanit. Shėn Gjergj Arselaiti, sa hap e mbyll sytė u gjend nga Sinai nė Jerusalem dhe nė tė njėjtėn mėnyrė u kthye nė qelinė e tij.
    Rezultat i pėrsosur i hyjnizimit ėshtė fitimi i dashurisė apo i ndriēimit tė Perėndisė nė shkallė aq tė lartė, sa tė arrihet nga tė gjithė shenjtorėt e njėjta mėsimdhėnie. Pra nuk kemi mėsimdhėnie shenjtori qė tė bjerė nė kundėrshtim me anė tė njė tjetri.
    Pas hyjnizimit shenjtorėt fitojnė disa veti ēudibėrėse si:
    1. Shėrime tė ndryshme shpirti dhe trupi: Kėtu bėjnė pjesė kurime nga sėmundje tė ndryshme dhe kryesisht shėrime tė demonizuarish. Nė to tregohet pushteti i tyre mbi botėn materiale, por edhe mbi atė frymore tė demonėve. Nuk duhet tė harrojmė fjalėt e Zotit: "Kush beson nė mua, veprat qė bėj unė dhe ai do t'i bėjė, madje do tė bėjė edhe mė tė mėdha se kėto". (Joan 14:12).
    2. Profecia: Shenjtorėt fitojnė aftėsinė e ēuditshme tė kalojnė kufijtė e kohės. Shohin tė ardhmen, sikundėr tė sotmen. Mjaft interes dhe ēudi kanė shkaktuar pėrmbushja e profecive tė Shėn Kozmait nga Etolia.
    3. Tejshikimi nė botėn e brendshme, nė mendimet intime tė bashkėbiseduesve tė tyre.
    4. Jeta e frymėzuar nga Zoti: Jeta e frymėzuar nga Zoti, sipas Shėn Grigor Pallamait, ėshtė treguesi kryesor i Hyjnizimit. Pėrderisa Hyjnizimi ėshtė pjesėmarrja e njeriut nė Frymėn e Shenjtė, tė gjithė ata sa janė hyjnizuar kanė hiret dhe frytet e Shpirtit tė Shenjtė:"... kurse fruti i Shpirtit ėshtė dashuria, gėzimi, paqja, durimi, dashamirėsia, mirėsia, besnikėria, butėsia, vetkontrolli"(Gal 5:23-23). Tė gjithė shenjtorėt i kanė kėto fryte tė Shpirtit tė Shenjtė.
    5. Sė fundi, karakteristikė e shėnjtorėve ėshtė edhe pėrpjekja e tyre e madhe pėr tė mbajtur fshehur gjithė kėto hire. Nuk i trumbetojnė. Zoti tha pėr mėshirėn: "mos bėj diēka pėrpara njerėzve qė tė dukesh". Pėr lutjen: "Hyr nė arkėn tėnde qė tė lutesh dhe mbyll derėn" (9 Matth. 6:6). Pėr kreshmėn: "Mos tė dukesh tek tė tjerėt se kreshmon".
    Besimtarėt e shenjtė nė fjalėt e Zotit nuk bėjnė demonstrime hiresh. Karakteristikė ėshtė tregimi i shkėputur nga "Jerondikoi": "Njė vėlla shkoi nė qelinė e ava Arsenit, nė Skit. Vuri syrin tek vrima e ēelėsit dhe pa jerondin si zjarr. Ishte vėlla i vyer pėr tė parė. Sapo trokiti nė derė doli jerondi dhe kur pa vėllanė e mahnitur i thotė: "Ke shumė kohė qė troket? Mos pe ndonjė gjė"? Vėllai i tha: "Jo". Dhe pasi i foli u largua. Me tė vėrtetė, sa ndryshim ka ndėrmjet shenjtėrimit origjinal dhe atij sipėrfaqėsor qė pa pasur asnjė hir mburret pėr "shenjtėrim".
    Shenjtorėt e fshihnin shenjtėrimin e tyre dhe e pėrdornin jo gjithmonė, por vetėm nė ato raste kur ishte e nevojshme. Kurse nė jetėn e pėrditshme ishin njerėz tė thjeshtė si tė gjithė ne. Kjo pėrulėsi e madhe ėshtė rezultat i hyjnizimit. Edhe kur detyroheshin tė kryenin ndonjė mrekulli, nuk e shfaqnin si njė arritje tė tyre personale, por hir dhe vepėr tė Perėndisė sė shenjtė.

    6. Shenjtėrimi i trupit

    Tupi i njeriut ėshtė material dhe e ka vlerėn e vet, si materie dhe si vendbanimi i shpirtit. Vlerėsimin mė tė madh trupi i njeriut e gjeti tek krishtėrimi. Platoni, nė teorinė e tij e karakterizon trupin si burgun e shpirtit. Tė tjerė thonė, se ka vetėm destinacion tokėsor. Humanizmi perėndimor i dha trupit njė pozicion mė tė lartė se shpirti dhe na udhėhoqi nė adhurim tė trupit.
    Pėr ne trupi i njeriut ėshtė "Tempull i Shpirtit tė Shenjtė". (1 Kor 6:19). "Gjellėt janė pėr barkun dhe barku pėr gjellėt..." (1 Kor. 6:13). Pra kaq lart e ngriti vlerėn e trupit Krishtėrimi.
    Por, si tempulli i Shpirtiti tė Shenjtė, trupi duhet tė jetė edhe vetė i shenjtė. Duhet tė shenjtėrohet plotėsisht me hyjnizimin. Pėrpjekja e njeriut pėr tė arritur hyjnizimin njėsohet pėr trupin dhe shpirtin. Sa shenjtėrohet shpirti, shenjtėrohet dhe trupi.
    Thamė se rruga pėr shenjtėrimin tonė u hap me trupėzimin e Fjalės. Biri i Perėndisė u bė njeri, pasi "huazoi" nga gjaku i shenjtė i Virgjėreshės Mari, mish dhe eshtra. Trupėzimi ėshtė i vėrtetė. Vetėm njė trupėzim i tillė mund ta udhėheqė nė hyjnizim edhe trupin e njeriut, domethėnė tė hyjnizohet edhe trupi. Shėn Simeoni Theologu i ri thekson nė fjalimin e tij tė 4-ėt, se: Kur tė vijė fundi dhe tė ndahet shpirti nga trupi - shpirti i kurorėzuar me kurorėn e pavdeksisė - hiri i Shpirtit tė Shenjtė pėrvetėsohet dhe shejtėron gjithė trupin e kėtij shpirti dhe eshtrat dhe lipsanet e tij shėrojnė ēdo sėmundje.

    7. Pika shenjtėrimi tė trupit

    Shenjtėrimi i trupit ėshtė i dukshėm, qoftė gjatė kohės qė shenjtori ndodhet nė jetė, gjithashtu edhe pas ndarjes sė shpirtit nga trupi. Shėn Joan Gojarti thekson se trupi pas largimit tė shpirtit nuk mbetet i huaj ndaj hirit tė shenjtė, pėrkundrazi hiri shumėfishohet. Kėshtu shpjegohen:
    a) Ndriēimi i fytyrės: fytyra e hirshme imponohet vetė dhe tregon forcėn e shpirtit. Fytyra e shėn Aleksit njeriut tė Perėndisė ndriēoi, siē ndriēoi fytyra e profetit Moisi pas shfaqjes sė Perėndisė.
    b) Transmetimi i shenjtėrimit mė anė tė tė prekurit: Gruaja e sėmurė nė ungjill dėshironte tė prekte pakėz anėn e rrobės sė Krishtit, sepse besonte se edhe nė kėtė mėnyrė do tė shėrohej. Shamitė e Apostull Pavlit jo vetėm ishin shenjtėruar, por edhe transmetonin hir dhe bėnin ēudira.
    c) Burime miroje: Trupat e shumė shenjtorėve, si e Dhimitrit, Dėshmorit tė Madh, Shėn Nilit, Simeonit etj, janė kthyer nė burime miroje kundėrmuese dhe kėta shenjtorė u quajtėn "Mirovlitė".
    d) Paprishmėria e lipsaneve tė shenjtė: Nė kundėrshtim me ligjin e prishjes, tė cilit i nėnėshtrohen trupat, pas ndarjes sė shpirtit, trupat e shumė shenjtorėve mbeten tė patretur dhe tė paprishur. Dhe jo vetėm kaq, por ndėrkohė kundėrmojnė dhe erė tė mirė. Zotėrojmė shumė lipsane shenjtorėsh si tė Shėn Spiridhonit, Shėn Joan Rusit, Shėn Theodhorės etj.
    e) Ēudira: Lipsanet e shenjtė bėjnė ēudira tė panumėrta, sidomos nė ditėt tona. Kėto janė mė tė theksuara nė ditėt e pėrkujtimit tė shenjtorėve, kur bėhen litanitė e shenjta dhe tek ata qė luten me besė.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    IV. SHENJTORĖT

    1. Ēfarė janė shenjtorėt?

    "Profetėt si njohin, apostujt si na mėsuan, Kisha si mori, mėsonjėsit si formuan dogmat, bota (Ikumeni) si pranoi, Hiri si u ndriēua, e vėrteta si u vėrtetua, gėnjeshtra si u dėbua, dituria si u shfaq, Krishti si dha ēmimin.
    Kėshtu besojmė, kėshtu flasim, kėshtu predikojmė Krishtin, Perėndinė tonė tė vėrtetė. Dhe shenjtorėt e tij i nderojmė me fjalė, me shkrime, me mendime, me therrore, nė kisha, nė ikona. Tė vetmin Zot dhe Perėndi nderojmė dhe i falemi. Shenjtorėt... si shėrbėtorė tė vėrtetė tė Tij, i nderojmė dhe u falemi relativisht (Sinodiku i Orthodhoksisė).
    Eshtė e vėshtirė tė gjendet njė pėrkufizim, i cili tė pėrshkruajė me saktėsi se ēfarė janė shenjtorėt. Nėse do tė themi se shenjtorė janė ata tė cilėt arritėn nė Hyjnizim ėshtė diēka tepėr teorike.
    Besoj, se Sinodiku i Sinodit tė 7-tė Ekumenik, i lartpėrmendur, i pėrcakton shenjtorėt thjesht me dy fjalė: "Shenjtorėt... shėrbėtorė tė vėrtetė tė Krishtit".
    Me fjalė tė tjera, shenjtorėt janė: "Tė krishterėt e nderuar orthodhoksė, tė cilėt me dashurinė e pėrsosur ndaj Zotit dhe bindjen ndaj ligjit tė Tij, u pėlqyen nga Ai, prandaj u bekuan dhe u hyjnizuan nėpėrmjet dhuratave tė Shpirtit tė Shenjtė, si shpirt dhe si trup, u lavdėruan nga Zoti nė tokė dhe pas fjetjes sė tyre, nėpėrmjet dhuntisė sė mrekullive, por edhe nė Qiell, nėpėrmjet dhėnies sė guximit tė ndėrmjetojnė nė favor tė atyre qė kanė nevojė" (Episkop Meleti, Agjiologjia).

    2. Shenjtori sipas Vasilit tė Madh

    Shėn Vasili i Madh qė tė frymėzojė nė zemrat e grigjės sė tij idealin mė tė lartė moral tė shenjtorit dhe tė kontribuojė nė realizimin e tij, jep mendimet e tij tė mėposhtme mbi shenjtorėt, njeriun d.m.th. i cili arriti me hirin e Perėndisė nė sferėn e pėrsosmėrisė morale njerėzore mė tė mundshme.
    Kėshtu, sipas kėtij ati tė shenjtė, shenjtori ka njė pozicion lartėsues midis njerėzve tė tjerė. Shenjtorėt bėhen princat, zotėruesit e dheut. Kėtė veti e fitojnė me virtytin e tyre. Kush mund tė mohojė tė vėrtetėn se midis tė diturve, zotėruesve tė pasurisė, mbretėrve, pushtetarėve tė tokės, vetėm shenjtorėt "jetojnė" akoma dhe mbretėrojnė nė zemrat e miliona njerėzve, sikur tė kishin jetuar dje, sikur tė jetojnė ende midis nesh.
    Njeriu i shenjtė sipas Vasilit tė Madh, ėshtė i madhėrishėm. I madhėrishėm jo pėr trupin e shėndetshėm, por pėr madhėshtinė e shpirtit tė tij.
    Shenjtori ka trimėrinė e vėrtetė, krenarinė e vėrtetė, pėrderisa asnjėherė nuk pranon tė hedhė veten e tij nė pasionet e ulta dhe poshtėruese tė trupit, pasi ka nė mendjen e tij idetė mė tė pastra dhe mė tė larta pėr Perėndine dhe botėn, pėrderisa me gjithė zemėr dhe me dashuri u ndan tė varfėrve nga tė mirat e tij materiale, pėrderisa asnjė fatkeqėsi, asnjė mjerim i jetės nuk mund ta thyejė, pasi me krenari dhe "pėrbuzje" kalon pasionet e njerėzve tė vegjėl dhe i pastėr marshon nė rrugėn e jetės sė tij.
    A ėshtė njė njeri i tillė shenjtor dhe i madhėrishėm? Nė qoftė se ėshtė, le tė ketė trup tė kėrrusur, tė pakėt, apo veshje pėrulėse.
    Shenjtori, sipas Shėn Vasilit tė madh, mund tė pėrafrohet me shqiponjėn, sepse edhe ai fluturon mbi tokė, mbi pasionet dhe vogėlsirat e saj. Fluturon lart nė njė botė tjetėr, morale, tė panjohur pėr shumė tė tjerė.
    Gjithashtu shenjtori mund tė pėrngjasohet me qengjin e butė dhe tė mirė, sepse dhe zemra e shenjtorit ėshtė e butė dhe e pasur me dashuri pėr njerėzit e tjerė. Sepse qengji di vetėm tė ofrojė, tė ofrohet tek tė tjerėt.
    Gjithashtu njeriu i shenjtė, ngjan me dashin, sepse morali dhe epėrsia shpirtėrore e mėnjanon nga turma duke i dhėnė pozicion udhėheqės, tė njėjtė me atė tė dashit nė kope.
    Nuk ėshtė e paqėllimshme tė pėrafrohet shenjtori me pėllumbin e pafajshėm, pėr paprekshmėrinė e karakterit dhe pėr dlirėsinė e qėllimeve tė tij.
    Sė fundi, sipas Vasilit tė Madh, pėrngjasohet edhe me drerin e shkathėt, sepse dreri ka veēantinė e ēuditshme e tė rrallė qė me fėrshėllimėn e tij t'i nxjerrė gjarpėrinjtė nga foletė e tyre. Por, mos ndoshta besimtari, si edhe kaprolli nuk lufton ditė e natė me gjarpėrinjtė e sė keqes, me "... Dragoin e madh, gjarprin e vjetėr ..."?(Zbul. 12:9).
    Por karakteristika kryesore e njeriut tė shenjtė ėshtė dashuria e tij e zjarrtė dhe e pakufishme pėr Perėndinė. Perėndia pėr shenjtorin nuk ka tė njėjtėn rėndėsi qė ka pėr njeriun e zakonshėm. Perėndia ėshtė me tė vėrtetė Perėndi e shenjtorėve, atyre qė nė njė farė mėnyre e kanė familjarizuar, e kanė bėrė tė tyren, me dashurinė e tyre. Quhet "Perėndi e Abrahamit, Perėndi e Isakut, Perėndi e Jakovit" dhe si shprehet Apostull Thomai gjatė shfaqjes sė Zotit tė ringjallur: "Zoti im dhe Perėndia im" (Joan 20:28). Dhe ati i shenjtė i Kishės sonė Vasili nxjerr si konkluzion: "Perėndia nuk ėshtė Perėndi pėr tė gjithė, por i atyre qė krijuan afrimitet me Tė, nėpėrmjet dashurisė".
    Dashuria e shenjtorėve pėr Perėndinė zhvillohet ngadalė duke pėrparuar nė sferat mė tė larta tė virtytit dhe tė hyjnizimit nė dashurinė Hyjnore. Digjen nga dashuria e shenjtė dhe harrojnė ēdo lidhje tokėsore dhe njerėzore.
    Nuk interesohen as pėr tė afermit, as pėr miqtė, as pėr shtėpitė dhe pasuritė e tyre. Dikush nė lartėsimin e tij hyjnor, nuk u jep rėndėsi as dhe nevojave mė elementare tė natyrės sė tij materiale. Nuk duan, as tė hanė, as tė pinė.
    Kėshtu, shenjtorėt, me dashurinė hyjnore nė shpirt, me pėrbuzjen pėr vogėlsirat e botės, bėhen "miqtė e Perėndisė". Pak njerėz janė nė gjendje tė arrijnė tė fitojnė kėtė hir tė veēantė dhe tė rrallė.
    Por miqtė e Perėndisė e fituan kėtė titull me pėrpjekje tė ashpra e duke derdhur shumė djersė. Njė nga njė ngjitėn shkallaret e shkallės sė virtyteve.
    Filluan me durim nga nivelet mė tė ulta, me shpresė e besim, se do tė ngjiten mė lart, se do tė shijojnė horizontet e pastra tė jetės sė shenjtėruar.
    Njė nga arritjet e luftėtarit tė virtytit, - sipas Shėn Vasilit tė Madh, - ėshtė mendimi i pastėr, mendja e ēliruar nga shfaqje e ikona tė errėta, mėkatare, epshore. Dhe kjo, sepse atje, nė mendje dhe nė zemėr, nė mendimet dhe nė dėshirat i kanė fillimet tė gjitha veprimet e njeriut. Shenjtori gjatė gjithė ecurisė sė tij tė vėshtirė shpirtėrore ka njė parim jetėsor:
    Vetėpėrmbajtjen e cila pėrbėn njė nga karakteristikat kryesore tė jetės sė shenjtorit. Gjithmonė mundohet t'i japė parėsi shpirtit. Duke patur njohuri tė thellė tė vlerės dhe pėrdorimit tė natyrės sė tij tė venitur, kurrė nuk pėrkujdeset pėr mirėmbajtjen e saj, duke e "pėrdėllyer atė, siē mund tė vepronin shumica. Ka diturinė shpirtėrore, se kujdesi i tepruar i trupit bėhet shpeshherė shkak mėkatesh tė shumta.
    Sigurisht, me gjithė kujdesin e vazhdueshėm qė tregon shenjtori nė luftėn e tij kundėr pasioneve, ngacmimet e shumta do tė shqetėsojnė dhe turbullojnė shpirtin e tij.
    Sepse megjithė pėrparimin shpirtėror, pėrsėri mbetet njeri, "qenie e dobėt", siē shprehet ati i shenjtė Vasili i Madh.
    Gjatė kėtyre ēasteve kritike tė ngacmimeve tė shumta, kur shfaqet gjithė dobėsia e natyrės njerėzore, njeriu i shenjtė nuk e humb kurajon dhe shpresėn pėr arritjet e tij shpirtėrore, por grumbullon tė gjitha forcat qė i mbeten, i drejtohet Perėndisė dhe me shpirt tė dėrrmuar, kėrkon mėshirėn e Tij, forcė dhe mbėshtetje.
    Kėshtu pra, njeriu i Perėndisė, pėrballon ngacmimet dhe vėshtirėsitė nė jetė, me ndihmesėn hyjnore. Kurrė nuk pėrdor armė, kurrė nuk zhgėnjehet. Hidhėrimet janė pėr tė ashtu si dhe ushqimi i pasur me vitamina apo stėrvitja e pėrditshme pėr atletin.
    Atleti i shpirtit, i stėrvitur, i pajisur me mendimet e duhura, pret me qetėsi dhe urtėsi tė thellė momentet e vėshtira tė jetės sė tij. Nuk "e humb" asnjėherė, sikundėr besimtarėt jo tė vėrtetė, por e pėrballon pa frikė dhe me trimėri.
    Shenjtori, ka edhe durim nė luftėn e tij mė vėnien nė praktikė tė idealit tė tij moral dhe ky durim buron nga mendimi i tij i palėkundėshm, se Perėndia e sheh nga shkallėt e amfiteatrit qiellor, ndjek pėrpjekjet dhe rezultatet e tij nė pistėn tokėsore tė lagur nga lotėt. Vetė ideja se Zoti e vėzhgon me simpati, i fal forcė dhe gjallėrim shpirtėror tė pallogaritshėm.
    Sė fundi, shenjtori sipas Vasilit tė Madh, ka privilegjin e rrallė tė shijojė vazhdimisht gėzimin, ngazėllimin shpirtėror. Qė nga ēasti qė shpirtin e tij e bėri vendbanim tė Shpirtit tė Shenjtė, shijon dhe frytet e tij, midis tė cilėve njė vend tė rėndėsishėm zė kėnaqėsia dhe ngazėllimi hyjnor.
    Sigurisht, gėzimi i shenjtorit nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me gėzimin e zakonshėm. Eshtė gėzim qė zė rrėnjė nė ato fytyra tė cilat derdhin lot pendimi, lotė tė nxehtė. Vetėm ai qė derdh lot pėr gabimet dhe mėkatet e tij duke provuar tė njėjtėn ndjesi qė provon dikush, kur pėrpara tij ndodhet i vdekur njė person i dashur, mund tė shijojė njė gėzim tė tillė.
    Gėzimi i shenjtorit do tė shumėfishohet nė njė shkallė mjaft tė lartė dhe do tė mbetet i palėkundur pas largimit tė tij nga bota, atėherė kur me ndrojtje tė shenjtė do t'i drejtohet shpirtit tė tij me fjalėt: "Kthehu shpirt nė prehjen tėnde, sepse Perėndia tė bėri mirė".
    Atėherė, si shėrbėtor i Mbretit tė madh i cili tregoi bindje shembullore nė urdhrat e Tij, qė me dhembje dhe lot ngjiti njė nga njė shkallėt e virtyteve, qė pėrballoi me besė dhe durim ngacmimet e vazhdueshme, fitimtar dhe trofeprurės, do tė shijojė prehjen e pėrjetshme dhe lumturinė.
    Ati i shenjtė shprehet qartė kur thotė: "Bėhet fjalė pėr prehje tė pėrjetshme tė atyre qė kaluan kėtė jetė nė mėnyrė tė ligjshme, prehje e cila nuk jepet nėpėrmjet detyrimeve, por nga Zoti zemėrgjerė, me Hirin e Perėndisė nė ata qė e besojnė".

    3. Sa janė shenjtorėt?

    Gjithmonė sipas Sinodit tė Orthodhoksisė, nuk pėrcaktohet numri i saktė i shenjtorėve qė jetuan apo jetojnė sot. Orthodhoksia nuk ka probleme numrash. Themi thjesht, se shenjtorėt janė tė panumėrueshėm. Nuk ėshtė e mundur tė llogariten. Numri i tyre ėshtė i panjohur, por janė tė njohur si miq tė Perėndisė.
    Apostull Pavli, duke pėrmendur shenjtorėt, i karakterizon ata si "re" (Hebr. 12:1) dhe mė saktėsisht bėn fjalė pėr martirėt dhe tė drejtėt e periudhės prokristiane nė Izrael. Numri i tyre u rrit nė vitet e pėrndjekjeve tė mėdha dhe nė ēdo epokė, shenjtorė tė tjerė i shtohen "resė sė martirėve". Veēanėrisht, numri i tyre u shtua nė kohėn e sundimit turk. Profeti David (psalmi 138:18) thotė se ėshtė e pamundur tė numėrohen miqtė e Perėndisė, shenjtorėt, sepse janė mė tė shumtė se kokrrizat e rėrės.
    "Ushtri tė panumėrta pėrbėjnė trajtat e ndritshme tė shenjtorėve tė cilėt marshuan nė gjurmėt qė skaliti Zoti, me shembullin e Tij tė Tėrėshenjtė nė tokė. Burra dhe gra, pleq si Shėn Harallambi, por edhe tė rinj si Shėn Nestori, nėna si Shėn Sofia, por edhe virgjėresha si Shėn e Premtja. Njerėz tė ēdo niveli shoqėror, ushtarakė si Shėn Gjergji, por edhe ushtarė tė thjeshtė si dyzet martirėt. Mjekė si Shėn Pandeleimoni, por edhe hamenj si Shėn Kristofori, apo punėtorė si Shėn Niqifori dhe barinj si Shėn Themistokliu, kuzhinierė si Shėn Efrosini, apo bujq si Shėn Polikroni.
    Asnjė profesion i ndershėm nuk mbeti pa ofruar shenjtorė. Martirėt e 300 viteve tė para tė historisė sė krishterė u pasuan nga etėrit e shenjtė tė Bizantit dhe neomartirėt apo shenjtorėt e periudhės sė pushtimit turk si Shėn Kozmai nga Etolia. Nė gjurmėt e mė tė vjetėrve, marshuan shenjtorėt e ditėve tė sotme si oshėnari Shėn Nikodhim Agjioriti dhe Shėn Nektari.
    Mos ndoshta shenjtorėt jetuan nė njė vend tė vetėm? Jo, jetuan nė vende tė ndryshme. Nga Egjipti e vende tė tjera tė Afrikės e deri nė Rusi, dhe nga Nikea, Azia dhe Palestina, deri nė Rumani dhe Greqi, ēdo zonė pra ku ndriēon drita e Orthodhoksisė, nxori dhe do tė nxjerrė shenjtorė.
    Shumica janė tė panjohur, por mjaft tė tjerėve u njihen emrat dhe Kisha jonė i nderon ashtu siē e meritojnė.

    4. Nderimi pėr shenjtorėt

    Dita e nderimit tė ēdo shenjtori ėshtė pėrcaktuar nė legjislacionin e Sinodit tė 7-tė Ekumenik, ku kėrkohet tė nderohen shenjtorėt: "Me fjalė, nė shkrime, me mendimet, me therrore, me tempuj, me ikona".
    Nderimi ndaj shenjtorėve ėshtė njė shprehje e drejtė ngazėllimi. Ata qė i nderoi Perėndia duhet t'i nderojmė edhe ne. Profeti David kur thotė: "nga unė shumė nderuan miqtė e Tu, Perėndia im", shpreh sjelljen tonė praktike ndaj shenjtorėve.

    - "Me fjalė"
    "Fjala" ka shumė kuptime. Ngjyrimet e shumta tė termit "fjala" nuk na interesojnė kėtu. Por ėshtė e nevojshme tė theksojmė se "Fjala" nė kuptimin e predikimit, tė katekizmit, ėshtė mjeti me tė cilin bėhet pėrhapja e besimit tonė.
    Apostull Pavli na thotė: "...besimi vjen nga dėgjimi ..." (Rom. 10:17).
    Njerėzit dėgjojnė dhe besojnė. Pėr besimin predikimet janė tė domosdoshme.
    Shohim Apostuj t'u flasin turmave tė njerėzve, sipas fjalės sė Zotit: "Shkoni e mėsoni tė gjitha kombet".
    Kėtė vepėr e kryejnė qė nga dita e Pendikostisė dhe sigurisht pasardhėsit e tyre do ta vazhdojnė deri nė prishjen e botės. Por kėtu nuk duam tė shtrihemi mė tepėr, sepse me kėtė temė merret lėnda e omilitikės. Shtojmė vetėm diēka. Kaq i rėndėsishėm ishte pėrdorimi i predikimit, sa u zhvillua si degė e veēantė, retorika fetare - kishtare.
    Paralelisht bėhet pėrdorimi i "fjalės", jo vetėm publikisht, por edhe veē.
    Apostull Pavli jo vetėm qė "nuk pushoi t'i kėshillonte njė pėr njė me lot nė sy", por edhe kėrkonte tė vihej nė zbatim, kjo lloj mėsimdhėnie kėshillimi. (l Sel 5:12-14, 2 Sel 3:15).
    Pra, fjala ėshtė njė mjet me tė cilin nderojmė shenjtorėt. Eshtė element i domosdoshėm i adhurimit. Kėshtu pra, kur bėhet kujtimi i shenjtorit duhet tė mbahet dhe fjalimi pėrkatės.
    Kisha jonė e shenjtė zbaton kėtė traditė tė pėrcaktuar nė Sinodin e 7-tė Ekumenik. Nderon shenjtorėt me fjalime.
    Etėr tė mėdhenj na lanė fjalime tė mrekullueshme kushtuar shenjtorėve, tė cilėt lexohen ditėt e festave tė tyre. Pėr mė tė shumtėt e shenjtorėve jetėshkrimet dhe elementet apo informacionet mbi martirizimin e tyre, transmetoheshin gojarisht dhe u bėheshin tė njohura besimtarėve vetėm gjatė ditėve tė kujtimeve tė tyre.
    Fjalimet, tė cilat lexohen gjatė kujtimeve tė shenjtorėve, klasifikohen nė:
    a. Omelitė: Janė tregime nė lidhje me jetėn e shenjtorit, tė shoqėruara nė fund me nxjerrjen e njė konkluzioni.
    b. Panagjirike apo lavdėruese: Janė fjalime, nė tė cilat i kushtohet mė tepėr rėndėsi theksimit tė vlerės sė njė shenjtori apo tė njė feste, pa u udhėhequr sė fundi nga njė konkluzion moral.
    Besimtarėt, gjithashtu nderojnė shenjtorėt, duke krijuar mundėsira pėr tė diskutuar mbi jetėn, veprėn dhe ēuditė e tyre.

    - "Me Shkrimet"
    Nė qoftė se "Fjala", qė pamė mė lart, pėrmend fjalimet-predikimet gojore, "shkrimet" pėrmendin ato tė shkruara: fjalime, lavdėrime, panigjirike tė shumtė, sa nė libra tė shtypur, aq edhe nė kodikė e dorėshkrime, tė cilat gjenden nėpėr biblioteka dhe veēanėrisht nė ato tė manastireve tė Malit tė Shenjtė. Shumė prej tyre nuk janė studiuar dhe aq mė tepėr nuk janė botuar.
    Shėn Nikodhim Agjioriti, i cili u mor me studimin e pothuajse tė gjithė kodikėve tė manastireve tė Athosit, nė sinaksarin e tij shkruan pothuajse pėr ēdo shenjtor:
    1. Kush shkroi martirizime, lavdėrime, sinaksare etj?
    2. Nė cilat manastire ndodhen kodikėt qė pėrmenden?
    3. Cili ėshtė fillimi i secilit shkrim?
    Por edhe vetė ky mėsim i Agjiologjisė pėrbėn nder pėr shenjtorėt e Kishės sonė. Tė shumtė janė ata tė cilėt merren me studimin e shenjtorėve dhe lėnė pas punime kushtuar atyre. Qarkullojnė gjithashtu me dhjetėra libra, tė cilėt kanė si objekt kryesor shenjtorėt. Tė gjitha kėto vepra janė njė mjet, me tė cilin u dhurohet nder shenjtorėve.
    Kisha jonė e inkurajon kėtė veprimtari tė besimtarėve pėr shenjtorėt. Apostull Pavli u referohet shumė besimtarėve, burra e gra tė Dhiatės sė Vjetėr, pėrmend ēuditė qė bėnė, i lavdėron dhe i admiron. Kur Kisha shkruan jetė shenjtorėsh e imiton Apostullin.
    Fragmenti i mėposhtėm ėshtė i gjatė, por ia vlen ta shohim: "Me anė tė besimit Abeli i ofroi Perėndisė, flijim mė tė mirė nga ai i Kainit. Me anė tė besimit Enoku u zhvendos qė tė mos shikonte vdekje... me anė tė besimit Noeu ... ndėrtoi njė arkė ... me anė tė besimit Abrahami u bind ... me anė tė besimit Sara ... mori fuqi tė mbetet me barrė dhe tė lindė. Me anė tė besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun ... me anė tė besimit Jakobi bekoi secilin nga bijtė e Jozefit dhe pėrmendi eksodin e bijve tė Izraelit ... me anė tė besimit Moisiu ... nuk pranoi tė quhet i biri i sė bijės sė Faraonit... me anė tė besimit Rahabi, njė prostitutė, nuk humbi bashkė me ata qė nuk u bindėn .... Dhe ē'tė them mė? Sepse nuk do tė mjaftojė koha tė tregoja pėr Gedeonin, Barakun, Samsonin, Jeftin, Davidin, Samuelin, dhe pėr profetėt, tė cilėt me anė tė fesė nėnshtruan mbretėrira, realizuan drejtėsinė, arritėn ato qė premtuan, ua zunė grykėn luanėve, fikėn fuqinė e zjarrit, shpėtuan nga tehu i shpatės, nga tė dobėt u bėnė tė fuqishėm, u bėnė tė fortė nė beteja, thyen ushtritė e huaja ... bota nuk ishte e denjė pėr ta..." (Hebr. 11:4-38).
    Apostull Pavli kujtoi ata tė paktėt e Dhiatės sė Vjetėr dhe i nderoi. Ne kujtojmė tė panumėrtit e kohės sė hirit dhe i nderojmė me shkrime. Sigurisht, Kisha nuk interesohet pėr vlerėn filologjike tė shkrimeve, megjithėse nuk nėnvleftėson gjithashtu rrjedhshmėrinė nė stil. Ajo pėrpiqet t'u paraqesė prototipa besimtarėve pėr t'i imituar.
    Pėrsėri Apostull Pavli na bėn tė qartė qėllimin e kėtyre veprave: "Dėgjoni eprorėt tuaj dhe nėnshtrojuni atyre, sepse kujdesen pėr shpirtrat tuaj si ata qė kanė detyrė tė japin llogari.
    Dėgjoni, qė ta bėjnė kėtė gjė me gėzim e jo duke u ankuar se kjo, nuk do t'u sillte dobi (Heb. 13:7).
    Pra, Apostull Pavli kėshillon besimtarėt tė kujtojnė udhėheqėsit shpirtėrorė dhe mėsuesit tė cilėt predikuan fjalėn e Perėndisė dhe duke pasur parasysh fundin e tyre tė shenjtė e tė pėlqyeshėm nga Perėndia, tė bėhen imitues tė besimit tė tyre.
    Kėtė porosi tė Apostullit, zbaton Kisha, kur feston dhe nderon kujtimet e shenjtorėve, tė cilat janė raste qė na jepen pėr tė njohur jetėn e tyre ēudibėrėse dhe tė nxitemi pėr imitim tė tyre.
    Shkrimet pėr shenjtorėt u japin mundėsinė besimtarėve tė vijnė mė pranė, tė njohin, tė mėsojnė, nga shenjtorėt pėr tė cilėt flitet ndėr to.
    Gjithashtu kėto shkrime mund tė pėrdoren kudo dhe kurdoherė, pa qenė e nevojshme tė vijė data e kujtimit tė shenjtorit.
    Shkrimet pėr shenjtorėt mund tė klasifikohen nė grupe:
    1. Sinaksari: ėshtė tregimi qė flet pėr jetėn e shenjtorit.
    2. Lavdėrimet (Lumėrimet): ėshtė shkrim lavdėrues, ku paraqitet vlera e shenjtorit.
    3. Martirizimi: ėshtė njė tregim, i cili i referohet vetėm martirizimit tė shenjtorit.
    4. Jeta: ėshtė zakonisht jeta dhe sjellja e oshėnarėve, tė cilėt kishin vdekje paqėsore.
    5. Ēuditė: Janė vepra qė paraqesin ēuditė e shenjtorėve.
    6. Komentari: Ėshtė njė shkrim, i cili i dedikohet zakonisht njė apostulli apo isapostulli (=me njė apostull), ku pėrmenden udhėtimet e tij tė shoqėruara me ndodhi tė ndryshme.
    7. Doktrina: Ėshtė vepėr me tė cilėn paraqitet mėsimdhėnia e njė shenjtori pėr diēka konkrete, p.sh. pėr Trininė e Shenjtė, pėr dritėn hyjnore, shpirtin etj.

    - "Me mendimet"
    a. Troparet

    Pėr nder tė shenjtorėve, pėrveē sinaksarėve, jetėve, ēudirave etj., Kisha jonė, Kisha e Shenjtorėve, ofron njė seri tė panumėrt himnesh dhe troparesh.
    Me tė gjitha kėto, sigurisht merret dega e veēantė e teologjisė, himnologjia.
    Por, meqenėse troparet e ndryshme dhe himnet u dedikohen shenjtorėve, i pėrmendim edhe kėtu.
    Pėr tė nderuar dhe himnizuar shenjtorėt, Kisha hartoi pėr nder tė tyre shėrbesa tė psalura. Kėtu pėrfshihen pėrlėshoret (apolitiki), shkurtoret (kondaki), madhėshtimet (megalinata), zbritėsoret (katavasitė), kanonet, vargjet (stikira), lavdėrimet (dhoksastiko) etj. Pra, me tė gjitha kėto lloj troparesh, nderohen shenjtorėt. Nė kėto tropare ka tė dhėna pėr jetėn, virtytet, pėrpjekjet, martirizimin e shenjtorit pėrkatės.
    Himnografi i shenjtė i Kishės sonė, duke pasur parasysh shenjtorin dhe i drejtuar nga drita hyjnore, hartoi shėrbesėn e psalur.
    Pėr shumė shenjtorė, ndodh tė mos ekzistojnė sinaksarė apo jetėshkrime. Por janė kaq tė shumta tė dhėnat biografike, nė shėrbesėn e psalur, sa vetėm nga ajo mund tė hartojmė jetėn e shenjtorit.

    b. Himnet. Kanonet dhe parakliset
    Pėr nder tė shumė shenjtorėve janė hartuar shėrbesa tė veēanta, kanone te veēanta, tė njohura si kanone paraklitike, dmth. me pėrmbajtje lutjesore, tė cilat janė lutje drejtuar shenjtorėve pėr tė ndėrmjetuar tek Zoti, qė tė qėndrojnė pranė nė rreziqe e nevoja tė besimtarėve.
    Nuk ekzistojnė kanone paraklitike tė veēanta pėr tė gjithė shenjtorėt, por vetėm pėr mė tė njohurit. Ata mė kryesorėt janė: Kanoni i vogėl i paraklisit dhe Kanoni i madh i paraklisit tė Shėn Marisė.

    Himni Akathist (ose Pėrshėndetjet)
    Pėr disa shenjtorė ekziston edhe shėrbesa e "himneve akathist" imitim i Himnit tė Shėn Marisė. Sigurisht, nė njė shėrbesė tė tillė himnizohet shenjtori dhe gjithė virtytet e tij.

    Uratat
    Si pėrfundim pėr disa shenjtorė, ekzistojnė urata tė veēanta, kushtuar atyre tė cilat pėrmbahen nė Uratoren e Kishės sonė.

    c. Tė kremtet
    Mė sipėr bėmė fjalė pėr shėrbesėn e psalur. Kėto u referohen shenjtorėve dhe psalen nė kujtimet e tyre, nė tė kremtet e shenjtorėve.
    Pra, Kisha jonė nderon shenjtorėt nė festa qė bėhen ēdo vit. Ato i dedikohen, jo vetėm martirizimit apo fjetjes nė paqe, por nė disa raste edhe jetės sė tyre.
    Kėshtu kemi:
    - Kujtime shenjtorėsh
    - Gjetje lipsanesh
    - Gjetje ikonash
    - Transferim lipsanesh
    - Lindje
    - Fjetje
    - Martirizime
    - Sinakse (grumbullime, mbledhje)
    - Kujtime ēudirash
    - Ngjarje tė ndryshme etj

    d. "Me therore"
    Therore bėnin tė gjitha fetė idhujtare dhe shumė prej tyre nuk ishin vetėm flijime kafshėsh, por edhe njerėzish. Me anė tė tyre njerėzit besonin, se zbutnin zemėrimin e perėndive.
    Flijime kishte dhe Judaizmi. Dhiata e Vjetėr pėrcakton me ēdo hollėsi flijimet. Me ato, nė pėrgjithėsi, idhujtarėt dhe monoteistėt judenj pėrpiqeshin tė fitonin dashurinė dhe mirėsinė e perėndive apo tė Perėndisė dhe zakonisht, kėto flijime ishin tė pėrgjakshme.
    Flijimi ėshtė njė mėnyrė adhurimi. Me flijimet njerėzit adhuronin tė shenjtėn, u shprehnin falėnderimet e tyre Perėndisė apo perėndive.
    Pra, njerėzit ofronin flijime si shkėmbim tė tė mirave qė besonin, se pranonin nga perėnditė.
    Edhe Krishterimi ka flijimet e veta. Vetėm se, flijimet qė ofron ai janė tė papėrgjakshme. Njė ishte i pėrgjakshėm, ai i Birit tė Perėndisė nė Golgotha. Ky sakrifikim i Krishtit tonė, anulloi tė gjitha flijimet e pėrgjakshme dhe pėrsėritet pa gjakderdhje, sa herė kryhet Liturgjia Hyjnore nga prifti mbi Tryezėn e Shenjtė, e cila ėshtė Therorja e Shenjtė.
    Liturgjia Hyjnore ėshtė flijimi qė bėhet edhe pėr nder tė shenjtorėve. Me tė nderohen shenjtorėt.
    Gjatė Proskomidhisė (Blatės), prifti meshtar pret nga mesha pjesėt e shenjtorėve dhe njėkohėsisht pėrkujton "Pėr nder dhe kujtim tė Pėrmbibekuarės, tė lavdėruarės, Zonjės sonė Virgjėreshės dhe Hyjlindėses Mari, prano o Zot, kėtė therore tė pėrgjakshme nė altarin tėnd tė pėrmbiqiellshėm".
    Mė pas, duke prerė pjesėn tjetėr thotė: "Pėr nder dhe kujtim tė Kryeengjėjve Mihal dhe Gavril, dhe tė gjithė fuqive qiellore". Nė vazhdim pėrmend: "Tė profetit tė nderuar dhe tė lavdėruar, pararendėsit dhe Pagėzorit Joan , tė profetėve tė shenjtė ...".
    " Tė Apostujve tė shenjtė e tė lavdėruar ..."
    "Tė Etėrve tanė tė Shenjtė, mėsuesve tė mėdhenj ekumenikė dhe hierarkė...".
    "Tė martirėve e martireve tė shenjta".
    "Tė etėrve tanė oshėnarė dhe hyjprurės ...".
    "Tė anargjirėve tė shenjtė dhe ēudibėrės ...".
    "Tė Hyjprindėrve tė shenjtė dhe tė drejtė ...".
    "Tė Atit tonė ndėr shenjtorėt, Joan Gojartit..." (ose Vasilit tė Madh, kur do tė bėhet Liturgjia e Tij).
    Nga sa u pėrmend mė sipėr, duket qartė se Kisha jonė nderon shenjtorėt edhe me sakrifikime (flijime) dhe sidomos me flijimin e papėrgjakshėm tė Jisu Krishtit.
    Diēka tė pėrngjashme shpreh edhe urata qė thotė prifti gjatė liturgjisė pas shenjtėrimit tė dhuratave tė shenjta: "... gjithashtu po tė blatojmė kėtė therore shpirtėrore dhe pėr ata qė janė prehur me besimin, stėrgjyshėt, etėrit, patrikėt, profetėt, apostujt, predikuesit, ungjillorėt, martirėt, konfesorėt, asketėt, dhe pėr ēdo shpirt tė drejtė qė ka ndėruar jetė me besė". Por kėtu nuk mbaron urata, ashtu siē do tė mendonte ēdokush, ajo vazhdohet. Domethėnė pėr nder tė tė gjithė kategorive tė shenjtorėve, ofrohet Liturgjia Hyjnore, por "veēan pėr tė Tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn, Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė tė Virgjėrėn Mari". Dhe pėrsėri urata vazhdohet. Pas sė Pėrmbishėnjtės, pėrmenden shenjtorėt e tjerė, nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti, shenjtori i ditės. Ndėrsa psalti thotė: "Ti meriton me tė vėrtetė ...", prifti lexon: "Pėr profetin, Pararendėsin dhe Pagėzorin Shėn Joan, Apostujt e shenjtė, tė lavdėruar e tė dėgjuar, tė shenjtit (aksh tė ditės), kujtimin e tė cilit po bėjmė, dhe gjithė shenjtorėve tė tu, me lutjet e tė cilėve vėshtrona, o Perėndi".
    Por, sakrificė si mjet nderimi i shenjtorėve nuk ėshtė vetėm Liturgjia e Hyjnore, sakrificė ėshtė edhe temjani i ofruar, i cili nuk mungon nė asnjė shėrbesė apo festė shenjtorėsh.
    Sakrificė pėr nder tė shenjtorėve ėshtė ofrimi i vajit dhe kandileve tė ndezura pėrpara ikonave tė tyre.
    Sakrificė kushtuar atyre ėshtė edhe mesha dhe ndezja e qirinjve e llambadheve.
    Shenjtorėt nderohen edhe nėpėrmjet grurit tė ndarė nė Kishė nė raste kujtimi apo fjetjesh. Sigurisht, kjo sakrificė vihet re nėpėr manastire.

    5. "Nė Kishat"
    Kisha ėshtė shtėpia e Perėndisė, shtėpi lutjesh. Ėshtė vendi, ku bėhen mbledhjet e besimtarėve pėr adhurimin e Perėndisė. Nė to kryhet Liturgjia e Hyjnore, lutja e zakonshme dhe tė gjitha misteret.
    Ēdo enori apo komunitet kishtar, ka tempullin e vet. Ēdo kishė i ėshtė pėrkushtuar njė shenjtori.
    Besimtarėt vendosin tė nderojnė njė shenjtor. Grumbullojnė shumėn e nevojshme dhe ndėrtojnė njė tempull pėr nder tė tij. Kėshtu shpjegohet fakti, se shumė enori pėrveē kishės kryesore tė enorisė, kanė edhe kisha tė tjera kushtuar shenjtorėve tė ndryshėm.
    Nė formė zyrtare njė kishė merr emrin e shenjtorit pėr nder tė cilit u ndėrtua ditėn e pėrurimit tė tij. Atėherė gjatė pėrurimit, episkopi ia pėrkushton tempullin shenjtorit: "Na denjėso o Zot nė kėtė orė tė mos jemi fajtorė dhe tė inagurojmė dhe kėtė tempull pėr shpėtimin tonė, dhe tė falėnderojmė qė u ndėrtua nė emėr tė Shėn (emri i shėnjtorit)".
    Nderimi i shenjtorėve me tempuj ėshtė traditė e Kishės sonė. Fillon qė nė kohėn e pėrndjekjeve. Atėherė tė krishterėt mblidheshin rreth varrit tė martirit dhe sipėr tij bėnin Liturgjinė e Shenjtė. Por, varrezat ishin jashtė vendbanimeve, kėshtu qė lindi nevoja e njė strehe qė tė mbulojė varrin pėr tu mbrojtur besimtarėt e mbledhur nga dielli apo shiu.
    Nga kjo strehė ndoshta fillon edhe forma e parė e Tempullit, i cili me evoluimin e tij arkitektonik arriti nė Kishėn e pėrkryer tė Shėn Sofisė nė Konstandinopojė. Por, sidoqoftė, qendra e ēdo tempulli ishte varri i martirit.
    Por, pėr arsye, se nuk ishte e mundur qė tė ekzistonte pėr ēdo tempull njė varr martiri, Kisha jonė gjatė pėrurimit, pranoi tė vendoset nė bazė tė Tryezės sė Shenjtė, pjesė nga lipsani i njė shenjtori.
    Theksojmė kėtu njė pėrjashtim: Tempulli i Shkurres sė Shenjtė nė Sina, nuk ėshtė pėruruar me lipsane shenjtorėsh, por Tryeza e Shenjtė ėshtė ndėrtuar mbi rrėnjėt e shkurres qė kishte marė flakė dhe u pa nga Moisiu. Pėrveē tempujve, pėr nder tė shenjtorėve, ekzistojnė dhe ndėrtime tė tjera mė tė vogla, proskinitarėt (konizmat).
    Kėto tregojnė njė vend tė shenjtė, apo mė shpesh janė shprehje nderi, ndaj njė shenjtori.
    Tė tilla proskinitare ekzistojnė nėpėr maja malesh, buzė rrugėve, nėpėr rrugė publike. Shoferė apo udhėtarė tė cilėt shpėtuan nga aksidente tė sigurta, si shenjė mirėnjohjeje ndaj shenjtorit mbrojtės apo shenjtit tė ditės, ndėrtojnė njė proskinitar.

    6. "Nė ikonat"
    Ikonat janė riprodhime fytyrash shenjtorėsh apo ngjarjesh nga jeta e Profetėve, Apostujve, Hierarkėve, Oshėnarėve, Martirėve, nė dru apo nė afreske.
    Dėshmi pėr ekzistencė ikonash kemi qė nė vitet e para tė krishterimit. Megjithatė, ikonat pėrbėjnė traditė tė lashtė tė Kishės sonė. Dhe themi tė Kishės sonė, sepse katolikėt zakonisht kanė statuja dhe kukulla, kurse protestantėt nuk kanė as ikona dhe as statuja. "Ikonat e shenjta janė libra tė popullit. Njeriu i thjeshtė dhe analfabet, shikon dhe mėson nga ikonat. Historia pėrmend, se fillimi i pendimit dhe i kthimit tė popullit bullgar pranė krishterimit, i dedikohet njė ikone. Ishte ikona e cila paraqiste gjyqin e ardhshėm. Ierapostulli Metod, ia tregoi mbretit Boris dhe ia shpjegoi. Mbretit i bėri, kaq shumė pėrshtypje, sa ai besoi tek Krishti dhe bashkė me tė dhe i gjithė populli bullgar." (Episkopi Agustini Kandioti, Tempulli Orthodhoks).
    Fytyrat e nderuara tė shenjtorėve apo ngjarjet e shenjta tė jetės sė tyre, paraqiten nėpėr ikona. Kėshtu pra ēdo ikonė, bėhet mėsues i besimit pėr njerėzit e thjeshtė.
    Kur nderojmė ikonėn, nuk kemi parasysh materialin e saj, por personin e paraqitur. Tė falurit para ikonės kalon tek origjinali, tek personi i paraqitur. Kur nderohet ikona, nderohet shenjtori i ikonizuar. Pra edhe me ikona nderojmė shenjtorėt. Tė tilla ekzistojnė pėr tė gjithė shenjtorėt e njohur.
    Ēdo i krishterė do dhe thėrret nė ndihmė, por edhe nderon njė shenjtor tė veēantė. Ikonėn e tij qė ka nė shtėpi, nė ikonostas, ku dhe i ndez kandile, qirinj dhe i ofron temjan.
    Shumė herė nderimin e veēantė ndaj shenjtorit tė tyre tė krishterėt e trgojnė duke mbuluar njė pjesė tė ikonės, zakonisht aureolėn me fletė metali me vlerė, argjend, ar etj.
    Nė tė njėjtėn kategori me ikonat mund tė renditim edhe lipsanet e shenjta. Nė qoftė se, nė ikonė paraqesim figurėn e shenjtorit, lipsani i shenjtė ėshtė vetė figura e tij. Ashtu siē kemi theksuar edhe herė tjetėr, se bashkė me shpirtin shenjtėrohet edhe trupi, lipsani i shenjtė ėshtė trupi i shenjtė i shenjtorit, tė cilin shpirti e la kėtu poshtė. Lipsanet e shenjta vazhdojnė tė kenė hirin ēudibėrės tė shenjtorit.
    Kur zotėrojmė gjithė trupin e shenjtorit, atėherė ēudirat janė tė vashdueshme duke kaluar kufijtė e ligjeve tė natyrės. Nderojmė ikonat dhe shumė mė tepėr nderojmė lipsanet. Dhe duke nderuar lipsanet, nderojmė vetė shenjtorėt.
    Forcėn e lipsaneve e shohin njerėzit, tė cilėt luten pranė tyre. Kėtė forcė e thekson akoma mė tepėr Shėn Joan Gojarti kur thotė: "ato qė nuk ka mundėsi t'i bėjė ari dhe pasuria, i bėjnė lipsanet e martirėve. Ari, as sėmundje nuk dėboi, dhe as vdekjen, por eshtrat e martirėve qė tė dyja kėto i kanė bėrė".
    Kėto lipsane pra, qė dėbojnė akoma edhe vdekjen, i nderon Kisha jonė. Dhe sa i nderon, kjo duket qartė tek kanonet sinodike, si kanoni i shtatė i Sinodit tė 7-tė Ekumenik, ku thuhet: "Pra sa tempuj tė nderuar qė nuk u inaguruan me lipsane tė shenjta martirėsh, urdhėrohet tė vendosen lipsane me lutjen e njohur. Cilido prift qė meshon nė tempull pa lipsane tė shenjta, zhvishet, sepse nuk zbaton traditėn kishtare".
    Pra, kaq shumė nder u kushtohet lipsaneve tė martirėve nga Kisha jonė, sa nuk mund tė pėrdoret pėr adhurimin e Perėndisė njė Tempull, nė qoftė se nuk zotėron lipsane tė shenjta. Por lipsane dhe ikona ēudibėrėse (tė famshme) nuk ka kudo. Tė krishterėt e ndiejnė nevojėn e tyre, prandaj dhe shkojnė dhe i vizitojnė kudo, ku ato ndodhen.
    Kėshtu nėpėr kėto vende, grumbullohen besimtarėt, ku me devotshmėri, nderojnė ikonat ēudibėrėse apo lipsanet e shenjta. Pra kėto lėvizje besimtarėsh janė tė njohura si pelegrinazhe dhe pėrbėjnė njė tjetėr mėnyrė nderimi ndaj shenjtorėve.
    Nuk mund tė hedhim poshtė lutjet, ikonat apo lipsanet e shenjta. Por gjithmonė ekziston rreziku i pėrfundimit tė kėtyre lutjeve nė turizėm, prandaj nevojitet kujdes nga ana e besimtarėve.
    Shumica e lipsaneve tė shenjtorėve ndodhen nėpėr manastiret e Malit tė Shenjtė, por edhe jashtė tij. Shumė tė tjera janė tė shpėrndara nėpėr manastire tė vendit tonė. Mund tė pėrmendim:
    - Lipsani i Shėn Spiridhonit nė Korfuz.
    - Lipsani i Shėn Dionisit tė Egjinės nė Zakintho.
    - Lipsani i Shėn Joan Rusit nė Prokopio tė Evias.
    - Lipsani i Shėn Gjerasimit nė Kefalionia.
    - Lipsani i Shėn Nektarit nė Egjina etj.

    5. Mohimi i shenjtorėve

    Nderimi i shenjtorve ėshtė traditė e lashtė e Kishės sonė, e cila e udhėzuar nga Fryma e Shenjtė drejt sė vėrtetės, (Joan 16:3) me tė drejtė nderon shenjtorėt. Ēdo teori tjetėr bie nė kundėrshtim me Shkrimin e Shenjtė dhe Traditėn e Shenjtė.
    Mohimi i shenjtorėve tregon:
    1. Mohim tė Shkrimit tė Shenjtė. Shenjtorėt nuk pranohen nga heretikė tė ndryshėm dhe sidomos nga Dėshmitarėt e Jehovait apo nga hiliastėt dhe protestantėt.
    Nė historinė e Kishės polemika mė e keqe ndaj shenjtorėve, ishte lufta kundėr ikonave.
    Kjo ngjarje historike shumėformėshe dhe mjaft e diskutuar, nė thelb tė saj ishte luftė ndaj Kishės, shenjtorėve dhe ikonave tė tyre.
    Lufta ndaj ikonave, megjithėse kishte mbėshtetjen e shtetit nuk mundi tė mbizotėrojė, sepse nuk mundet, qė gėnjeshtra tė hedhė hijen e saj mbi tė vėrtetėn.
    Dhe e vėrtėta e Shkrimit tė Shenjtė na mėson se shenjtorėt duhen nderuar. Le tė pėrmendim disa pjesė tė shkėputura nga Shkrimet e Shenjta.
    a. Nė Veprat e Apostujve shohim apostujt tė himnizohen dhe tė lavdėrohen nga tė krishterėt, pėr ēdo ēudi qė shikonin tė bėhej prej tyre: "... populli u jepte nderim" (5:13).
    b. U pėrmend mė sipėr fragmenti nga (118:17) nga psalmet e Davidit, ku profeti thotė: "Zot, shumė i respektoj miqtė e tu". Shenjtorėt janė miqtė e Perėndisė. Nderimi i tyre ėshtė nderim ndaj Perėndisė. Sot Kisha nuk bėn mė tepėr nga ajo ē'ka bėrė Davidi, nderon shenjtorėt, miqtė e Perėndisė.
    Pėrmendim njė fragment tjetėr, ku duket qartė se shejtorėt nderohen si nė jetė dhe pas vdekjes: "Ezekia, fjeti dhe u varros sipas stėrgjyshėrve tė tij, nė njė majė mė tė lartė nė krahasim me varret e tjerė tė pasardhėsve tė Davidit. Tė gjithė judenjtė dhe besimtarėt e tjerė tė Jerusalemit e lavdėruan dhe e nderuan gjatė vdekjes" (B'Paral. 32:33).
    Pra, ēdo mohim dhe hedhje poshtė e shenjtorėve apo e nderimit tė tyre, bie nė kundėrshtim me Shkrimin e Shenjtė, ėshtė hedhje poshtė e Shkrimit tė Shenjtė.
    2. Mohim tė Kishės. Shenjtorėt janė ata qė formojnė Kishėn Triumfuese. Pra, mohimi i shenjtorėve pėrbėn mohim ndaj Kishės, sepse Kisha ėshtė Njė, Militante dhe Triumfuese. Zoti, sipas Mateut (22:32) tha: "Unė jam Perėndia i Abrahamit, Perėndia i Isakut, Perandia i Jakobit". Ai nuk ėshtė Perėndia i tė vdekurve, por i tė gjallėve.
    3. Mohim i Traditės sė Shenjtė. Tradita e Shenjtė e Kishės sonė e cila i ka rrėnjėt thellė nė histori, para njėzet shekujsh, i njeh shenjtorėt dhe u ofron atyre nderin qė u takon.
    Kush nuk pranon Traditėn, pėrqafon ide tė reja. Dhe pėr novatorėt Shkrimi i Shenjtė shprehet ashpėr, sepse nuk ėshtė e mundur tė korrigjojė dikush mėsimdhėnien e Krishtit, tė Apostujve, tė Kishės. Prandaj Apostull Pavli thotė: "Tani nė qoftė se, edhe ne vetė ose ndonjė engjėll prej qiellit, ju predikon njė ungjill tjetėr, tė ndryshėm nga ai qė ju patėm predikuar ne, qoftė mallkuar".
    Mohuesit e shenjtorėve dhe tė nderimit tė tyre janė tė gjithė protestantėt, hiliastėt etj, novatorė tė cilėt i zė mallkimi i apostullit.

    6. Ndėrmjetimet e shenjtorėve

    Shenjtorėt, siē e pamė si miq tė Perėndisė, kanė dhe guxim ndaj Tij. Pra ndėrmjetojnė, siē e shprehim nė gjuhėn kishtare.
    Ėshtė i natyrshėm fakti qė heretikėt, duke mohuar shenjtorėt, mohojnė edhe ndėrmjetimet e tyre.
    Kisha na mėson, se shenjtorėt qė ndodhen nė qiell, ndėrmjetojnė, i luten Perėndisė pėr njerėzit qė ndodhen poshtė nė tokė.
    Ne, kėtu nė tokė, sa herė ndodhemi nė nevojė i thėrrasim nė ndihmė, apo u kėrkojmė tė ndėrmjetėsojnė tek Perėndia, tė mbėshtesin kėrkesat tona.
    Nė qoftė se besimtarėt kėtu kanė mundėsinė tė luten bashkė, tė marrin forcė nga njėri-tjetri me lutje, nė qoftė se besimtarėt mund t'i kėrkojnė tė lutet pėr ta, njė shenjtori qė jeton, pėrse tė mos kėrkojnė ndėrmjetimin nga shenjtorėt nė qiell?
    U theksua se Kisha Militante dhe Triumfale ėshtė NJĖ, prandaj ekziston dhe komunikimi. Kėshtu vėrtetohet lutja e shenjtorėve pėr njerėzit "nė tokė" apo dhe e tė gjallėve "pėr tė fjeturit".
    Nė Gjenezė duket qartė, se Avrahami, miku i Perėndisė, do tė lutej pėr mbretin Avimelek dhe Perėndia do t'ia dėgjonte lutjen. Pasazhi pėrkatės ėshtė: "... sepse ai ėshtė profet. Ai do tė lutet pėr ty ..." (Gjen. 20:7). Vėllai i Krishtit, Jakovi na porosit: "Rrėfejani mėkatet njėri-tjetrit, qė tė shėroheni" (Jak. 5:16).
    Pra nė qoftė se lutjet e besimtarėve pėr bashkėbesimtarėt e tyre mund tė sjellin shėrim, shumė mė tepėr forcė duhet tė kenė lutjet-ndėrmjetimet e shenjtorėve.
    Nė Apokalips-in, nė fund duket mjaft mirė, se Perėndia i pranon lutjet dhe ndėrmjetimet e shenjtorėve: "Katėr ungjillorėt e njėzet e katėr udhėheqėsit, ranė pėrmbys para Qengjit. Secili kishte harpėn dhe njė kupė ari plot me Kem (domethėnė plot me urata tė shenjtorėve)" (Apo. 5:8).
    Dhe pėrsėri: "Dhe ja njė tjetėr engjėll erdhi dhe qėndroi mbi altar. Nė dorė kishte njė temjanicė tė artė dhe iu dha shumė temjan pėr ta kushtuar bashkė me lutjet e tė gjithė shenjtėve mbi altarin e artė para fronit. Nga dora e engjėllit, tymi erėkėndshėm i temjanit u ngrit para Zotit bashkė me uratat e shenjtorėve" (Apo. 8:3-4).
    Rėndėsi tė veēantė nė kėtė rast ka fragmenti i Apokalipsit (6:9-10):"... poshtė, nėn altar shpirtrat e vrarė pėr shkak tė fjalės sė Zotit dhe pėr shkak tė dėshmisė qė kishin bėrė bėrtisnin me zė tė lartė dhe thoshin: "Deri kur, o Zotėrues i Shenjtė e i drejtė do tė vonosh tė bėsh drejtėsi e ta shpaguash gjakun tonė mbi banorėt e Tokės"?
    Janė tė shumta rastet qė pėrmenden nėpėr sinaksarė e nė jetėt e shenjtorėve, ku vėrtetohet, se shenjtorėt ndėrmjetojnė tek Zoti, dhe Ai i dėgjon.
    Ėshtė shumė karakteristike shembulli i jetės sė Shėn Potamias (7 qershor). Njė person i quajtur Vasilidhis, idhulltar, e shpėtoi nga duart e disa tė rinjve imoralė. Shenjtorja i premtoi, se do t'ia shpėrblente kėtė tė mirė, kur tė ndodhej pranė Zotit. Tri ditė pas martirizimit Vasilidhi pa Potaminė ta kurorėzonte atė me kurorė lavdie dhe t'i thoshte se e kėrkoi nga Krishti dhe pas pak kohe do ta merrte me vete. Dhe kėshtu u bė. Idhulltari Vasilidhis u kthye nė i krishterė dhe u martirizua.
    Ndėrmjetimet e shenjtorėve janė diēka krejt e natyrshme. Pėrderisa ne, duke qenė mėkatarė, nuk kemi guximin t'i drejtohemi vetė Zotit, nuk na mbetet gjė tjetėr, veēse tė pėrdorim dhe tė kėrkojmė ndihmėn dhe ndėrmjetėsinė e miqve tė Tij, shenjtorėve.
    Vargu nė troparet e kanoneve, tė cilat u pėrkushtohen shenjtorėve janė: "Shenjt i Perėndisė, ndėrmjeto pėr ne".
    Shenjtorėt, ndėrmjetojnė pėr ne, kur ua kėrkojmė. Kjo frymė ėshtė hartuar edhe nga Sinodi i 7-tė Ekumenik: "Kush nuk pranon, se Shenjtorėt, tė cilėt i pėlqyen Perėndisė qė kur u krijua bota, para apo pas Krishtit, dhe janė tė denjė tė ndėrmjetojnė tek Ai pėr shpirtin dhe trupin tonė dhe nuk kėrkojnė tė ndėrmjetojnė tek Perėndia si persona qė kanė tė drejtė tė luten pėr Botėn, sipas Traditės sė Kishės, le tė jetė i mallkuar".
    Gjithė shenjtorėt kanė "guximin" tė ndėrmjetojnė tek Zoti, por mė tepėr se kushdo tjetėr, e ka kėtė guxim e Pėrmbishenjta Mari. "sepse shumė, ka fuqi lutja e nėnės qė tė zbutė Zotin dhe tė jetė i mėshirshėm", thekson Kisha nė shėrbesėn e Pasdarkės sė Madhe, sepse ne pėr mėkatet tona nuk kemi liri, por kėtė e ka e Pėrmbishenjta. "Nuk kemi guxim pėr shkak tė mėkateve tona tė shumta, prandaj ti lutju nxehtėsisht Birit tėnd, o Hyjlindėse Virgjėreshė, sepse shumė ka forcė lutja e nėnės qė tė zbutė Zotin e tė jetė i mėshirshėm me ne".
    Dhe nė ēdo Meshė Hyjnore i lutemi Perėndisė tė na shpėtojė, por lutja jonė transferohet nėpėrmjet Shėn Marisė: "Me ndėrmjetimet e Hyjlindėses, Shpėtimtar shpėtona".

    7. Shpallja e shenjtorėve

    Pėr shumė njerėz konsiderohet si njė problem i madh shpallja e shenjtorėve. Si dallohen shenjtorėt? Cilėt prej tyre kanė guximin tė ndėrmjetojnė? Ėshtė i mjaftueshėm "akti" i shpalljes nga autoritetet zyrtare kishtare? Sa e nevojshme ėshtė diēka e tillė?
    Kėtu duhet tė pėrmendim se njė rregull i pėrcaktuar nuk ekziston. Por ekzistojnė:
    1. Siguria qė Kisha drejtohet nga Shpirti i Shenjtė drejt sė vėrtetės, pra edhe drejt njohjes sė shenjtorėve.
    2. Ndėrgjegjja e pagabueshme e Kishės, Trupit tė Krishtit, e cila nė njė mėnyrė tė ēuditshme, pranon si shenjtorė, shenjtorėt e vėrtetė, pa gabuar. Ėshtė njė ēudi e pashpjegueshme.
    Pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, Kisha nuk ka bėrė asnjė gabim. Nuk shpalli kurrė ndonjė shenjtor, pa qenė shenjtor. Aq mė tepėr, nuk shpall dikė shenjtor gabimisht dhe mė pas tė ndreqė gabimin duke ia hequr titullin.
    Kisha ėshtė njė organizėm me natyrė hyjnore dhe njerėzore, ashtu si dhe udhėheqėsi i saj. Si organizėm njerėzor ka kujdes gjithmonė tė mos konsiderohet, si shenjtor ndonjė heretik. Pėrsa u pėrket martirėve quhen shenjtorė, dhe padyshim janė tė tillė.
    Vėshtirėsi ekziston pėr kategoritė e tjera tė shenjtorėve. Prandaj asnjėherė Kisha nuk nxitohet dhe nuk ngutet nė shpallje shenjtorėsh. Pret pėr mė tepėr fakte. Pret sigurimin nga qielli. Vetėm kur, ēdo gjė ėshtė e sigurt, atėherė shkruan emrat, pėr t'u kujtuar nė Liturgjinė Hyjnore
    Nga dėshmitė mė tė hershme qė kemi, ato tė Shėn Polikarpit dhe tė Shėn Ignatit, duket qartė, se para fjetjes apo para martirizmit, edhe pa paraprirė "akti" nga administrata e Kishės, konsideroheshin shenjtorė dhe nderoheshin si tė tillė. Funksiononte ajo ndėrgjegje e ēuditshme e Kishės dhe lartėsonte nė vendin e shenjtorit, shenjtorin e vėrtetė.
    Ashtu u bė edhe me Shėn Kozmain nga Etolia,tė cilin e shihnin si shenjtor, para se tė martirizohej dhe para se tė kryhej "akti" i shenjtėrimit nė formė zyrtare nga Kisha, e quajtėn shenjtor me vargje. Gjithashtu, thuhet se ditėn e varrimit tė tij, nė vend tė ceremonisė mortore, u psal ceremoni festive tė cilėn e krijoi njė i ditur i kohės sė tij.
    Njohja unanime e njė personi si shenjtor, ėshtė njė element. Domethėnė, kur dikush njihet nga tė gjithė besimtarėt si shenjtor, pėr pėrpjekjet, pėr mėsimdhėnien, pėr ēuditė e tij e tė tjera, atėherė i takon Kishės si administratė, qė me "aktin" pėrkatės shkruan emrin e shenjtorit nė "diptik", domethėnė nė "listėn" zyrtare kishtare. Ky ėshtė "akti" i njohjes.
    Por nuk ėshtė as ceremonia qė bėn shenjtorin - thjesht njihet zyrtarisht njė situatė dhe gjithashtu pėrcaktohet dita e kremtimit tė festės sė tij.
    Kėshtu, Shėn Nikodhim Agjioriti, ėshtė shenjtor i shekullit IX, por vetėm nė vitin 1961 u njoh zyrtarisht nga Patrikana Ekumenike.
    Apo, Shėn Nektari bėri kaq ēudira, populli e njohu si shenjtor, "ndėrgjegjja e trupit tė Krishtit punoi" dhe mė pas administrata e Kishės e shpalli shenjtor.
    Qė para vdekjes, Shėn Joan Gojarti, i cili vdiq i martirizuar nė internim, ishte i shenjtė dhe si tė tillė e njohu ndėrgjegjja e Kishės, por autoritetet kishtare nuk pranonin ta shpallnin shenjtor. Kėrkesa e popullit ishte: "Joani nė Diptikė". Dhe kėshtu u bė.
    Themi se, njohja dhe renditja nė Diptikė i pėrket pushtetit administrativ kishtar. Dhe sigurisht qė ekzistojnė shenjtorė tė panumėrt, tė cilėt nuk u njohėn zyrtarisht. Shėn Joan Gojartin nuk pranonte ta njihte dhe ta rendiste, as Shėn Kirili i Aleksandrisė, i cili sė fundi u bind nga vetė e Pėrmbishenjta, e cila iu shfaq.
    Pra, shohim, se shenjtorėt janė tė shenjtė me hirin e Perėndisė. Shenjtėrimi i tyre nuk varet nga njohja zyrtare kishtare, sepse edhe para saj shenjtorėt bėnin ēudira. Kisha ka kompetencėn me regjistrimin nė Diptikė, tė pėrcaktojė ditėn e festimit dhe i rekomandon tė krishterėt tė nderojnė shenjtorin siē duhet. Nuk do tė ishte e drejtė tė regjistronte apo tė hiqte nga diptiku emrat e shenjtorėve, secili prift sipas dėshirės sė vet. Theksojmė kėtu njė nga ndryshimet tona me Kishėn Perėndimore. Nė Kishėn Orthodhokse populli njeh shenjtorin dhe administrata e Kishės e ratifikon me aktin pėrkatės, kurse nė Kishėn Perėndimore shpallja bėhet me akt shenjtėrimi. Ėshtė thjesht veprim zyrtar, me tė cilin kushdo do tė mund tė shpallej shenjtor dhe t'i imponohej popullit nga autoritetet kishtare. Gjithashtu, shenjtori kandidat quhet fillimisht pėr njė periudhė "i lumėruar" dhe mė pas "shenjtor".

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    V. SHENJTORĖT SIPAS GRUPEVE

    1. E Pėrmbishenjta

    Fillojmė me nėnėn e Krishtit tonė, tė Pėrmbishenjtėn. Ėshtė detyra jonė tė fillojmė me tė, sepse mbi tė gjitha nuk ėshtė thjesht e shenjtė, por e Permbishenjtė. Ėshtė vėshtirė tė paraqitet dhe tė himnizohet e Tėrėshėnjta. Nuk mund t'i afrohemi pėr shkak tė padenjėsisė sonė, por guxojmė me frikė dhe shprestari nga nevoja.
    E Pėrmbishenjta ka vendin e parė, nderin e parė. Shkrimi i Shenjtė permend shumė pėr Shėn Marinė. Folėn dhe shkruan pėr tė gjithė etėrit e Kishės. Me emrin e saj u mor Sinodi i III-tė Ekumenik. E paraqitėn agjiografėt. E nderojmė ne besimtarėt dhe do ta nderojmė deri nė fund tė botės, siē e tha ajo vetė: "... se qė tani e tutje gjithė brezat do tė mė lumėrojnė" (Luka 1:48).
    Dhiata e Vjetėr ėshtė libri, i cili parapėrgatiti botėn tė pranojė ato qė do tė vijnė. Flet pėr ta me shembuj, simbole e ikona.
    Dhe pėr tė Pėrmbishenjtėn pėrdor tė njėjtat mjete. Shėn Maria nė Dhiatėn e Vjetėr imagjinohet, profetizohet. Nė lidhje me tė gjitha kėto, himnografi thekson: "mėsimet e profetėve tregonin Trupėzimin tėnd nga Hyjlindėsja, o Krisht" (kanoni i fjetjes sė Hyjlindėses).

    a. Profecitė
    Profeci nga Dhiata e Vjetėr pėr Shėn Marinė ka shumė. Ne kėtu u referohemi vetėm disa prej tyre:
    I. Nė librin e parė (Gjen. 3:15) bėhet fjalė pėr njė grua, fara e sė cilės do tė ēlirojė njeriun nga tirania e djallit. Gruaja e profetizuar ėshtė e Pėrmbishenjta dhe fara e saj Krishti.
    II. Profeti David nė Psalmin (131:8) e quan Hyjlindėsen "arkė". "Ngrehu o Zot, eja nė vendin e pushimit tėnd, Ti dhe arka jote e shenjtė". E quan tė Pėrmbishenjtėn arkė dhe profetizon kalimin e saj nga toka - nė qiell.
    Duke shpjeguar kėtė fragment, Shėn Grigori i Selanikut thotė: "Hyjlindėsja, e cila lindi Krishtin, bashkėlavdėrohet me Perėndinė pėr shkak tė kėsaj lindjeje dhe ngjallet bashkė me Krishtin, sipas fjalės profetike. Pas Ngjalljes sė Krishtit, u bė arka e ajazmės sė Tij".
    III. Profeti Solomon profetizon pėr tė Tėrėshėnjtėn, duke bėrė fjalė pėr njė "shtėpi". Profecia pėrkatėse thotė: "Urtia e ndėrtoi shtėpinė e vet dhe i lartoi 7 shtylla ...". (Fj. e Urta 9:1). Kjo "shtėpi" e Solomonit ėshtė profecia e tij, pėr Hyjlindėsen, nėnėn e Krishtit, i cili ėshtė "dituria vetė".
    IV. Profeti Isaia, pasi pa ėngjėjt, duke psalur Himnin Trishenjtor "Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Sabaoth" iu afrua njė Serafim "nė dorė kishte njė thėngjill tė ndezur qė e mori me mashė nga altari" (6:6). Kjo mashė ėshtė e Pėrmbishenjta e profetizuar. Dhe himnografia e Ipapandisė do tė na e kujtojė kėtė, kur thuhet: "Ti Hyjlindėse je masha mistike, qė more thėngjillin Krisht nė barkun tėnd".
    V. Profeti Daniel (2:34) "sheh" njė statujė tė pėrbėrė nga shumė elemente d.m.th. prej ari kishte kokėn, prej argjendi gjoksin dhe krahėt, prej bakri barkun dhe kofshėt, prej hekuri kėrcinjtė dhe prej balte kėmbėt. Pamje mjaft e ēuditshme, derisa ra njė mal pa e lėvizur askush dhe shkatėrroi krijesėn. Ky "mal", qė u shkėput dhe ra vetė, ėshtė e Tėrėshėnjta, qė pa veprim burri do tė lindė Krishtin, i cili do tė shkatėrrojė mbretėrinė, pushtetet e kėsaj bote. Tė shumta janė profecitė e Dhiatės sė Vjetėr qė i refefohen tė Pėrmbishenjtės, por le tė kufizohemi nė ato tė lartpėrmendurat, qė tė kujtojmė e tė nderojmė manastirin e Sinait. Sepse rrallė ekziston ikona e Shėn Marisė nė ikonostas, ku ajo paraqitet e rrethuar nga katėr profetė, tė cilėt mbajnė nė duart e tyre nga njė ilitar me frazėn pėrkatėse dhe njė simbol. Nė pjesėn e sipėrme majtas profeti David me arkėn, djathtas profeti Solomon me njė "barakė" mė shtatė hunj. Poshtė majtas, profeti Isaia me pishtar nė dorė dhe djathtas profeti Daniel duke mbajtur njė "mal tė pagėrmuar".

    b. Protipozat
    Pėrcaktimet e Dhiatės sė Vjetėr pėr Shėn Marinė janė:
    1. Eva. Mjaft Etėr kanė theksuar analogjinė dhe antitezėn Eva - Maria. Eva ėshtė shkaku dhe nėna e prishjes dhe e vdekjes. Maria ėshtė nėna e jetės dhe e pavdekshmėrisė.
    2. Arka e Dhiatės. Arka mbajti pllakat e Dhiatės, manėn dhe shkopin e Aaronit. Virgjėresha mbarti vetė ligjvėnėsin, Krishtin.
    3. Stamna e manės. Hyjlindėsja mbajti manėn e vėrtetė, trupin dhe gjakun e Krishtit.
    4. Shkalla e Jakovit. Shėn Maria ėshtė shkalla, nga e cila zbriti Perėndia, zbresin engjėjt nė tokė, dhe ngjiten njerėzit nė qiell.
    5. Deti i Kuq. "Deti pas kalimit tė Izraelit mbeti i papėrshkueshėm", kėshtu edhe "e paqortueshmja mbas lindjes sė Emanuelit, mbeti e kulluar." (Hyjlindėsore T. I.). "Nga ty vesa doli dhe shuajti zjarrin e idhujtarizmit. Pra, Ty tė thėrrasim, Gėzohu Virgjėreshė, ti qė je copa e leshit gjithė vesė, qė parapa Gedeoni".
    Sigurisht, gjithė pėrcaktimet (parashembujt) e Dhiatės sė Vjetėr pėr Shėn Marinė nuk mund tė t'i pėrmendim kėtu. Janė tė shumta. Por tek Himni Akathist pėrmenden thuajse tė gjitha, ku dhe bėhen shkak qė tė himnizohet e Pėrmbishenjta.

    c. Emėrtimet e sė Pėrmbishenjtės
    1. Maria Mariam

    Maria ėshtė emri i greqizuar i bijės sė Nazaretit, e cila quhej Mariam. Nė Dhiatėn e Re takohen tė dy emrat:
    - MARIAM: (Mateu 1:20, 13:55), (Luka 1:30, 34, 38, 39, 46,56.2:5, 16, 19,34).
    - MARIA: (Mateu 1:16, 18. 2:11), (Marku 6:3), (Luka 1:41 Vepratl:14).
    Ky ėshtė emri kryesor i Hyjlindėses. Tė tjerėt janė epitete qė tregojne cilėsitė apo virtytet e saj. Kėtė emėr dhe mė rrallė atė Dhespina (Zonjė), marrin gra tė krishtera pėr ta nderuar.
    Por, duhet tė dimė se asnjė emėrtim tjetėr i Shėn Marisė, nga sa vijojnė mė poshtė, nuk i pėrshtatet asnjė gruaje tjetėr, sado e virtytshme qė tė jetė.

    2. Hyjlindėse
    Maria nga Nazareti lindi Krishtin. Por Krishti nuk ėshtė vetėm njeri ashtu siē duket, ėshtė edhe Perėndi, i vetmi Perėndi i vėrtetė.
    Maria pra "lindi Perėndinė" prandaj dhe quhet Hylindėse. Kur quajmė Nėnėn Hyjlindėse dėshmojmė besimin ndaj Hyjnishmėrisė sė Krishtit dhe Mishėrimit tė Fjalės sė Perėndisė.
    Me fjalė tė tjera, do tė thoshim se emri Maria, ėshtė emri njerėzor, kurse ai Hyjlindėse ėshtė emri teologjik.
    Afirmimi i tij i dedikohet Sinodit tė Tretė Ekumenik, i cili kishte si protagonist Shėn Kirillin e Aleksandrisė. Ky sinod nė "termin" e tij - term quhet vendimi i sinodit pėr tema besimi dhe dogme - thekson se "Shėn Maria ėshtė Hyjlindėse e plotė".
    E sė njėjtės rėndėsie me emrin Hyjlindėse, ėshtė edhe perifraza "Nėnė Perėndie", tė cilėn e takojmė shpesh nėpėr ikonat e sė Pėrmbishenjtės me shkurtime (MP OY).

    3. E Pėrmbishenjta
    Ky emėrtim thekson mjaft shenjtėrimin e Mariamit. Nuk ėshtė thjesht e Shenjtė, ėshtė e Pėrmbishenjtė. Ashtu siē shprehemi pėr dikė qė ėshtė nxėnės shumė i mirė, jo vetėm shumė i mirė, por i tėrėshkėlqyer.
    Me tė vėrtetė, Mariami grumbullon tė gjithė shenjtėrinė gjatė gjithė jetės sė saj nė shkallėn mė tė lartė. Pėrsa i pėrket Marisė, nėnės sė Perėndisė, nuk na lejohet, as tė mendojmė mungesė shėnjtėrimi. Ajo nuk ėshtė thjesht e Shenjtė, ėshtė e Pėrmbishenjtė.

    4. Gjithmonė e Virgjėra
    Njė nga tė vėrtetat kryesore tė besimit tonė, ėshtė virgjėria e Hyjlindėses, e cila u predikua nga profetėt e Dhiatės sė Vjetėr dhe kėtė tė vėrtėtė nėnkuptojnė mjaft ngjarje nga historia e Izraelit. Nė mėnyrė analoge vepron edhe Kisha jonė sot me predikime dhe himne. Tė njėjtėn gjė shpreh dhe agjiografia.
    Vėreni tre yjet e Hyjlindėses, tė cilėt ndodhen nė ēdo ikonė tė saj. Ata tregojnė se Hyjlindėsja ishte e virgjėr para lindjes, gjatė lindjes dhe pas lindjes. Duke folur pėr tė Pėrmbishenjtėn, Kisha jonė predikon lindjen e Krishtit nga Shpirti i Shenjtė dhe Virgjėresha Mari, njė lindje e mbinatyrshme dhe njė mister i pakonceptueshėm dhe i paafrueshėm pėr mendjen njerėzore dhe qė mund tė pranohet vetėm me anėn e besimit.
    Nė njė tropar tė Krishtlindjeve theksohet dobėsia njerėzore, pėrsa i pėrket zbulimit tė Misterit:
    "Hyjlindėse Virgjėreshė qė linde Shpėtimtarin Krisht, "pėrmbyse" mėkatin e Evės, sepse u bėre nėnė e bekimit tė Atit dhe mbarte nė barkun tėnd Jisu Krishtin qė u lind.
    Nuk kėrkon shpjegim logjik ky mister, vetėm me besim tė gjithė ne i afrohemi, lavdėrojmė bashkė me Tė dhe thėrrasim: Perėndi i pashpjegueshėm (i pakonceptueshėm) lavdi mė Ty".

    d. Festat e sė Pėrmbishenjtės
    Nė kalendarėt e festave fetare takojmė shpeshherė festa, tė cilat i pėrkushtohen tė Pėrmbishėnjtės dhe ngjarjeve tė rėndėsishme tė jetės sė saj. Pėr shembull kemi:

    8 Shtator - Lindja e Hyjlindėses
    1 Tetor - Festa e Mbulesės sė Shenjtė
    21 Nėntor - Hyrja e Hyjlindėses nė Tempull
    26 Dhjetor - Mbledhja pėr Shėn Marinė.
    25 Mars - Ungjillizim i Hyjlindėses.
    12 Prill - Transferimi i Ripit tė Hyjlindėses
    15 Gusht - Fjetja e Hyjlindėses

    Kėto bėjnė pjesė nė festat e palėvizshme. Por nuk mund tė mungojnė festat e sė Tėrėshėnjtės dhe nė ato tė lėvizshmet. Kėshtu nė Kreshmėn e Madhe, nė Triod ndodhet Himni Akathist me katėr qėndresat e katėr tė Premteve. Edhe nė Pesėdhjetore kemi festė tė sė Tėrėshėnjtės. Tė Premten e Javės sė Ndritshme festojmė Burimin Jetėdhėnės qė nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse e Pėrmbishenjta.
    Kėto pėrsa u pėrket Festave tė sė Pėrmbishenjtės, nuk pėrmendėm himne, sepse nuk ekzistojnė grape troparesh qė tė mos mbarojė me vargje kushtuar tė Pėrmbishenjtės. Pjesa mė e madhe e himnografisė sonė i pėrkushtohet Nėnės sė Perėndisė.

    2. Engjėjt e Shenjtė

    Pėrsa i pėrket shenjtėrisė sė Engjėjve, u refruam mė lart, ndaj nuk kemi ē'tė themi gjė tjetėr, veēse: "...Engjėjt nuk janė gjė tjetėr veēse shpirtra qė i shėrbejnė Perėndisė. Ai i dėrgon ata pėr t'u ardhur nė ndihmė atyre qė janė trashėgimtarė tė shpėtimit tė fundit" (Hebr. 1:14).
    Nuk dimė sa janė me saktėsi. Shkrimi i Shenjtė bėn fjalė pėr mijėra e mijėra. Janė tė panumėrt dhe janė krijuar para krijesės dhe botės sė dukshme. Kėtė pėrfundim nxjerrim duke lexuar pasazhin e Jobit (38:7): "... Kur lindėn yjet mė lavdėruan me zė tė madh tė gjithė engjėjt e mi".
    Janė tė ndarė nė nėntė rreshta engjėllore me:

    Engjėj - Kryeengjėj - Fuqira
    Autoritetet - Pushtetet - Fronet.
    Kryesimet - Keruvimet - Serafimet

    Prania e tyre ėshtė mjaft e shpeshtė. Nuk mungojnė nėpėr ngjarjet e mėdha tė mishėrimit dhe nė pėrgjithėsi tė planeve tė Perėndisė pėr shpėtimin e njeriut.
    Besojmė se ēdo njeriu i korrespondon njė Engjėll, apo ēdo njeri ka Engjėllin e tij, ashtu si edhe ēdo qytet ose kishė ka Engjėllin e vet. Kėtė na e tregon dhe lutja: "Engjėll i shenjtė, ruajtės i shpirtit tim tė mjerė ..." (Lutje nė Pasdarkė).
    "Engjėllit tė Kishės nė Efes shkruaji ..." (Apo. 2:1).

    a. Vepra e Engjėjve
    - Nga fraza e Jobit qė pėrmendėm dhe nga pjesė tė tjera, si (Isaia 6:3), shohim se detyra kryesore e Engjėjve ėshtė tė himnizojnė dhe tė lavdėrojnė pa pushim Trininė e Shenjė.
    Himni engjėllor ėshtė: "I Shenjtė, i Shenjtė, i Shenjtė, Zoti Sabaoth..." apo "Aliluia" qė do tė thotė "Lavdėroni Zotin". Himn Engjėllor ėshtė gjithashtu edhe "Lavdi Perėndisė nė mė tė lartat ..." e Dhoksologjisė.
    - Lavdėrimi dhe lumėrimi i Perėndisė nuk ėshtė e vetmja detyrė e Engjėjve. Ata luten dhe ndėrmjetojnė pranė Tij pėr njerėzit.
    - Dėrgohen nga Perėndia pėr tė pėrfocuar, persona apo grupe besimtarėsh qė kanė nevojė pėr ndihmėn e tyre. Ēdo besimtar pra, ka Engjėllin e tij mbrojtės. Kjo nuk ėshtė njė pėrrallė pėr tė mos u trembur fėmijėt e vegjėl. Ėshtė besim dhe mėsim i Kishės sonė.

    b. Nderimi ndaj Engjėjve
    Kisha jonė i nderon Engjėjt ashtu siē e meritojnė.
    - Kėrkon ndihmėn dhe ndėrmjetimin e tyre duke i renditur pas sė Pėrmbishenjtės.
    - Nė ēdo Liturgji Hyjnore nė orėn e Proskomidhisė, prifti pret njė pjesė tė veēantė pėr nder dhe kujtim tė Engjėjve.
    - Ēdo ditė e hėnė u pėrkushtohet krijesave pa trup, Engjėjve.
    - Ekzistojnė festa pėr nder tė tyre.
    - Ka uratė tė veēantė "Engjėll Mbrojtės" dhe thuhet nė fund tė Pasdarkės sė Vogėl.
    Gjithashtu Kisha jonė ka edhe shėrbesėn e Kanonit Lutėsor pėr Engjėjt e Shenjtė.

    c. Festat e Engjėjve
    Njohim me emrat e tyre:
    Mihailin - qė do tė thotė "Forcė Perėndie"
    Gavrilin - qė do tė thotė "Perėndi dhe njeri"
    Rafailin - qė do tė thotė "Perėndia shėron"

    Tė kremte kryesore tė tyre janė:
    8 Nėntor - "Mbledhja e kryeėngjėjve Mihal dhe Gavril dhe tė Forcave tė tjera pa trup".
    6 Shtator - Ēudia e Kryeengjėllit Mihal nė Kolasetė

    3. Profetėt

    Pamė se midis shenjtorėve, njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe profetėt. Po kush janė ata?
    Profetė janė dhe quhen ata njerėz tė periudhės parakristiane, tė cilėt Perėndia i pėrdori pėr tė transmetuar mesazhin dhe dėshirėn e Tij nė botė.
    Profetėt i thonė botės ato ē'ka i ndriēon Perėndia. Gjithmonė predikojnė, vetėm ato qė duhet tė dėgjojė populli i Izraelit. Prandaj gjithmonė fillojnė tė flasin me frazat: "Kėtė thotė Perėndia" apo "Kėtė thotė Zoti i Gjithėpushtetshėm".
    Janė pra, njė pasqyrė mbi tė cilėn bien mesazhet e shenjta dhe pasqyrohen tek bota, sepse populli nuk ėshtė nė gjendje tė dėgjojė dhe tė pranojė mesazhe drejtpėrdrejt nga Perėndia.
    Sipas rregullit, prezenca e profetėve korrespondon me periudha kohe kur shumica e popullit largohej nga rruga e Perėndisė, ndaj edhe ata merrnin pėrsipėr detyrėn e konstatimit tė largimit nga dėshira e Perėndisė.
    Ky largim nga Perėndia pėrbėn edhe shkakun e fatkeqėsive, tė luftėrave apo skllavėrisė etnike. Pra, predikimi i profetėve ishte predikim pendimi, kontroll i pashprestarisė, kundėrshtimi i korrupsionit, por edhe premtim shpėtimi, nė qoftė se pranoheshin mesazhet e Perėndisė dhe njerėzit ktheheshin nė rrugėn e Tij, nė rrugėn e etėrve tė tyre.
    Profetėt kujtonin premtimin e Perėndisė pėr shpėtimin e njerėzimit dhe rizgjonin shpresėn e ardhjes sė Mesias. Nė predikimet e tyre, shpeshherė pėrdornin ikona apo parabola, nė tė cilat paraqiteshin thjesht dhe qartė gjithė ngjarjet e pranisė trupore tė Zotit.
    Profetėt klasifikoheshin nė tė Mėdhenj dhe tė Vegjėl. Kjo ndarje bėhet duke u bazuar nė veprėn e shkruar qė lanė pas. Kjo duket qartė nga shembulli i profetit Ilia, i cili nuk pėrmendet as tek tė vegjlit dhe as tek tė mėdhenjtė, pasi nuk la asnjė vepėr tė shkruar, e megjithatė ėshtė profeti mė i njohur.

    Profetėt e mėdhenj janė:
    Isaia - 9 Maj
    Jeremia - 1 Maj
    Jezekieli - 23 Korrik
    Danieli- 17 Dhjetor
    e Diela e Paraetėrve (periudha para Krishtlindjeve)

    Profetėt e vegjėl janė:
    Osea - 17 Tetor
    Araos - 15 Qershor
    Jonas - 21 Shtator
    Naun - 1 Dhjetor
    Sofonia - 3 Dhjetor
    Zakaria - 8 Shkurt
    Joeli - 19 Tetor
    Avdia - 19Nėntor
    Mikea - 14 Gusht
    Abakumi - 2 Dhjetor
    Angjeos - 16Dhjetor
    Malakia - 3 Janar


    4. Shėn Joan Pararendėsi

    Krishti ynė lumėroi shumė njerėz apo grupe njerėzish. Por, pėr personin e Shėn Joan Pararendėsit thurri lavdi tė veēantė, pasi e renditi mbi ēdo njeri tjetėr. Fjalėt e Krishtit pėr Pararendėsin janė: "...nga ata qė u lindėn prej grash nuk u ngrit asnjė mė i madh se Joan Pagėzori ...".
    Njė lavdi tė tillė njė njohje dhe nderim i tillė, nuk iu bė askujt asnjėherė, por vetėm Shėn Joan Pagėzorit.
    Pasi vetė Krishti e nderoi dhe e lavdėroi, ėshtė e natyrshme ta nderojė Kisha jonė, ne tė gjithė bashkė dhe secili mė vete.
    Nga Kisha nderohet nė disa mėnyra:
    - Prifti pret pjesė tė veēantė "tė profetit tė nderuar dhe tė lavdėruar Pararendėsit dhe Pagėzorit Joan" nė Proskomidhi ēdo herė kur kryet Liturgjia Hyjnore, para tė gjithė profetėve
    - Ikona e tij nuk mungon nė ikonostaset e asnjė kishe. Veēanėrisht paraqitet bashkė me tė Tėrėshenjtėn, nė tipin e njohur ikonografik tė Lutjes sė Vogėl.
    - Ēdo ditė tė Martė ia pėrkushton atij.
    - Festat kushtuar Shėn Joanit janė shpėmdarė gjatė gjithė vitit. Pararendėsi i nderuar ėshtė:

    a. Profet
    Tė shumtė ishin profetėt qė folėn pėr ardhjen e Krishtit. I fundit prej tyre ishte Shėn Joani. Ai, jo vetėm profetizoi pėr Zotin, por edhe u denjėsua ta shohė dhe ta pagėzojė nė Joardan. Nė lidhje me kėto tropari pėrmend:
    "U cilėsove, ndėr profetėt mė i nderuari, se u denjėsove nė ujėrat e Jordanit tė pagėzosh Atė, tė cilin predikoje, Krishtin". Himnografia e karakterizon tė nderuar ndėr profetėt, titull tė cilin e takojmė nė Dhiatėn e Re. Babai i tij Zaharia, pasi i dha emrin dhe ndėrsa po i vinte pėrsėri zėri tha: "... do tė quhesh profet i tė Tejlartit, sepse do tė shkosh para Zotit pėr t'ia pėrgatitur udhėt" (Luk. 1:76). Kėtė emėr do ta vėrtetojė mė pas Krishti: "Por ē'ka atėherė dolėt tė shihni? Njė profet? Po ju them, dhe mė tepėr se profet" (Luk 7:26).

    b. Pararendės
    Pėr Joanin ekzistonte njė profeci, ajo e Malakisė (3:1). "Ja, unė dėrgoj Engjėllin tim. Ai do ta bėjė gati udhėn para meje. Dhe papritmas do tė vijė nė tempullin e vet Zoti, qė ju e kėrkoni" .
    Kjo profeci, e cila pėrmendet nga ungjillorėt Mateu dhe Luka, u realizua nė fytyrėn e Joanit. Joani ėshtė "Engjėlli", i cili u dėrgua para Zotit qė tė parapėrgatitė rrugėn e ardhjes sė Tij. Prandaj edhe quhet Joan Pararendėsi.
    Fjala "Engjėll" kėtu ka kuptimin e lajmprurėsit. Vetė kjo fjalė dhe jeta e tij engjėllore i jep tė drejtė himnografit ta paraqesė dhe ta karakterizojė Joanin si "Engjėll tokėsor".
    Pėr tė njėjtėn arsye, agjiografi i Kishės sonė e paraqet me flatra Engjėlli "Shpendin e shkretėtirės". Joani i hapi rrugėn Zotit tonė Shpėtimtar. U bė pararendės pėr tė gjallėt, por edhe pėr tė vdekurit, tė cilėt gjithashtu i pėrgatiti tė pranojnė Krishtin. Kjo theksohet pėrsėri nė pėrlėshoren e tij: "Me gėzim paralajmėrove edhe ata qė ishin nė Adh Perėndinė qė u shfaq nė mish".

    c. Pagėzor
    Detyra e Joanit nė shkretėtirėn e Jordanit ishte tė ftonte nė pendim turmat e njerėzve qė tė mundnin tė pranojnė ardhjen e Shpėtmtarit. Prandaj dhe predikimi i tij ishte: "Pendohuni, po afron Mbretėria e Qiejve" (Mat. 3:2). Tė gjithė sa pranonin predikimin e tij, e ndiqnin dhe ai i pagėzonte nė lumin Jordan, ndaj dhe u quajt Pagėzor.
    Judenjtė shkonin nė Jordan pranė Joanit. Por pėrdėrisa me emrin Joan ishin shumė, pėr t'u dalluar nga tė tjerėt, e quajtėn "Pagėzor". Kur mė pas pagėzoi Krishtin ky emėrtim u kthye nė emėr nderi. Megjithatė ungjillor Mateu tregon, se ai ruan famėn nė popull kur thotė: "Nė atė ditė u duk Joan Pagėzori duke predikuar nė shkretėtirėn e Judesė" (Mat. 3:1).
    Himnografi i shėnjtė i jep njė karakterizim tė veēantė Joanit me njė tropar: "Tė njohim si vulėn e Profetėve tė fundit, ndėrmjetės i sė (Dhiatės) Vjetrės dhe sė Resė, dhe tė shpallim pagėzor edhe pararendės tė Shpėtimtarit Krisht".

    d. Martir
    Shėn Joani ėshtė profet i Krishtit, pararendės i tij, Pagėzor. Me gjithė kėto karakterizime e njohim edhe nga pėrkujtimoret e shėrbesave tė shenjta. Por Joani ėshtė edhe martir dhe kėtė e vėrtetoi sė fundi. Ashtu si edhe profetė tė tjerė, Joani pati fund martirik, iu pre koka. Me fundin e tij vulosi dhe vėrtėtoi, veprėn, prezencėn dhe pjesėmarrjen e tij nė planin mistik tė ekonomisė sė Perėndisė dhe tė shpėtimit tė botės.

    Kremtimet efestave tė Pararendėsit
    23 Shtator - Kapja e Pararendėsit
    29 Qershor - Lindja e Joan Pararendėsit
    7 Janar - Mbledhja e Shėn Joanit
    29 Gusht - Prerja e Kokės sė Shenjtė
    24 Shkurt - Gjetja e parė dhe e dytė e kokės sė shenjtė tė Pararendėsit
    25 Maj - Gjetja e tretė e Kreut sė Shėn Joan Pararendėsit.


    5. Apostujt

    a. Emėrtimi

    Apostuj quajmė ata tė cilėt u zgjodhėn prej Krishtit dhe u dėrguan nė gjithė botėn pėr tė predikuar Ungjillin.
    Vetė fjalėt e Krishtit tė Ringjallur: "Ashtu siē mė dėrgoi mua Ati, unė ju dėrgoj juve" (Joan 20:21), i japin kuptim emėrtimit tė nxėnėve tė tij "Apostuj" (dmth. tė dėrguarit). Ata sjellin mesazhin e ri, mesazhin nga qielli tek njerėzit nė mbarė botėn.
    Emėrtimin "Apostuj" ua dha nxėnėsve tė Tij, vetė Krishti, siē na tregon Ungjillori Luka: "Kur zbardhi dita i thirri nxėnėsit e vet dhe prej tyre zgjodhi dymbėdhjetė, tė cilėt dhe i quajti Apostuj ..."(Luk. 6:13).

    b. Zgjedhja
    Jisu Krishti para se tė fillonte veprėn e tij shpėtimtare, filloi tė formonte grupin e nxėnėsve tė tij. Nė jetėn e tyre personale, ata ishin tė thjeshtė, analfabetė, tė parėndėsishėm, peshkatarė nė profesion, por edhe doganierė, por mė e rėndėsishme ėshtė mėnyra e pėrzgjedhjes sė tyre.
    Dėgjuan vetėm njė "mė ndiq" dhe E ndoqėn. Po, kujt ia drejtonte Krishti ftesėn e tij? Sigurisht jo tė gjithėve. Nuk mund tė bėhej kushdo nxėnės dhe apostull i Tij. Rrethi i parė i nxėnėsve ishte mjaft i kufizuar. Tė paktė ishin ata qė do ta ndiqnin kudo. Ata pak, Krishti i zgjodhi vetė.
    Nuk mund tė mos ndalemi tek ftesa qė i bėri Krishti Nathanailit. Ėshtė bazė. Fjalėt: "Ja njė izraelit i vėrtetė tek i cili nuk ka dredhi" (Joan 1:48), na zbulojnė karakterin e vėrtetė tė Apostujve.
    Domethėnė ishin izraelitėt, tė cilėt prisnin Mesinė e vėrtetė. Ishin ata, tė cilėt nga brezi nė brez, kishin ruajtur tė gjallė shpresėn e realizimit tė premtimit tė Perėndisė (Gjen. 3:15). Ishin ata, tė cilėt kėrkonin tė shihnin fakte pėr t'u bindur, se Perėndia mban premtimin e dhėnė.
    Tek personi i Krishtit ata gjetėn atė, tė cilin kėrkonte dhe priste zemra e tyre. Karakteristike janė ato, ēka thekson Ungjillori Joan: "Tė nesėrmen prapė ishte Joani bashkė me dy prej nxėnėsve tė vet dhe duke parė Jisuin duke kaluar andej tha: "Qengji i Perėndisė". Dy nxėnėsit e tij dėgjuan ē'tha dhe u nisėn pas Jisuit. Jisui, kur pa se po e ndiqnin, u kthye dhe i pyeti: "Ēfarė kėrkoni? Ata e pyetėn: Rabi, ku banon?. Ejani dhe shihni, - u pėrgjigj Ai. Ata shkuan dhe panė ku banonte dhe atė ditė ndenjėn tek Ai. Ishte rreth orės dhjetė" (Joan 1:35-40).
    Komentet nuk janė tė nevojshme.

    c. Tė Shtatėdhjetėt
    Nxėnėsit, Krishti i pėrgatiti pėr tė vazhduar veprėn e Tij. Ata pėrbėnin bėrthamėn e parė, rreth sė cilės ditėn e Pendikostisė, u krijua Kisha Militante dhe vetė dymbėdhjetė apostujt e shenjtė morėn pėrsipėr ta pėrhapnin rreth e rrotull botės. Por nė kėtė vepėr ata nuk ishin vetėm. Tė drejtuar, tė forcuar nga Shpirti i Shenjtė, kishin pranė tyre njė rreth mė tė gjerė nxėnėsish, rrethin e tė shtatėdhjetėve.
    "Pastaj Zoti zgjodhi edhe shtatėdhjetė nxėnės ..." thekson Luka nė (10:1). Kėtu duhet tė shtojmė edhe gratė miroprurėse, besnike (Luk. 8:3).
    Tė gjithė bashkė ishin 120 vetė (Vep. 1:15). Kėta nuk u pagėzuan me ujė, sepse i premtoi Zoti tė pagėzoheshin me Shpirtin e Shenjtė (Vep. 1:5), ditėn e Pendikostisė. Pas kėsaj dite dhe persekutimit dhe pas goditjes me gurė tė Stefanit, u shpėmdanė nė gjithė vendet e botės pėr ekzekutimin e misionit tė tyre tė shenjtė.
    Tė gjithė, por mė tepėr tė dymbėdhjetėt, ishin ata tė cilėt ndoqėn Zotin kudo, dėgjuan gjithė mėsimdhėnien, kaluan ēdo dyshim nė lidhje me personin Hyjnor tė Krishtit, mundėn botėn, predikuan me guxim, u flijuan pėr besimin tek Zoti i tyre.

    Festat e Apostuive
    Kisha njeh veprėn e Apostujve ndaj dhe i nderon ata siē u takon. Ka pėrkushtuar pėr nder tė tyre njė ditė tė javės, tė Enjten. Gjithashtu janė pėrcaktuar mjaft festa pėr secilin mė vete dhe pėrtė gjithė bashkė.

    Kėshtu pra festojnė:
    6 Tetor - Apostull Thomai
    9 Tetor - Apostull Jakovi, i Alfeut
    18 Tetor - Apostull dhe Ungjillori Luka
    23 Tetor - Apostull Jakovi, vėllai i Krishtit
    14 Nėntor - Apostull Filipi
    16 Nėntor - Apostull dhe Ungjillor Mateu
    30 Nėntor - Apostull Andrea
    22 Prill - Apostull Nathanaili
    25 Prill - Apostull dhe Ungjillor Marku
    30 Prill - Apostull Jakovi, vėllai i Ungjillorit Joan
    8 Maj - Ungjillor Joan Theologu
    10 Maj - Apostull Simon Zeloti
    11 Qershor - Apostujt Bartolomeu dhe Barnaba
    29 Qershor - Protokorifenjtė Petro dhe Pavli
    30 Qershor - Mbledhja e gjithė Apostujve
    9 Gusht - Apostull Matthia
    21 Gusht - Apostull Tadeu ose Leviti
    4 Janar - Mbledhja e tė Shtatėdhjetėve

    Ekzistojnė pothuajse edhe 35 festa tė tjera qė referohen nė ngjarje, ēudira, vendosje lipsanesh etj. tė apostujve tė shenjtė, tė tė dymbėdhejtėve dhe tė tė shtatėdhjetėve.
    Katalogė me emrat e tė dymbėdhjetė Apostujve gjenden nė vargjet: (Mateu 10:2-4); (Marku 3:16-19); (Joani 6:70) (pėrmenden vetėm shifra); (Veprat 1:13).
    Sė fundi, theksojmė se, kur themi Apostuj, nėnkuptojmė kryesisht tė Dymbėdhjetėt.

    6. Etėrit Apostolikė

    Me emėrtimin Apostuj, siē u theksua, karakterizohen "tė dymbėdhjetėt" (Mat. 10:5 etj.).
    Apostuj quhen gjithashtu edhe shtatėdhjetė nxėnėsit e Krishtit. Tė tjerė nuk pėrmenden nė historinė e Kishės. Pas Apostujve vijnė Etėrit Apostolikė, d.m.th. Etėrit e Kishės, tė cilėt pėrbėjnė brezin e parė, pas Apostujve, nė krye tė klasifikimit kishtar. Karakteristika kryesore e tyre ėshtė tė qenurit nxėnės tė Apostujve, shoqėrues, dėshmitarė tė tyre.
    Sot ruhen veprat e tyre tė shkruara e me mjaft vlerė, letrat e etėrve, tė cilat ruajnė tradita apostolike dhe kanė mjaft autoritet, pasi u shkruan afėr epokės sė Apostujve. Mė tė rėndėsishmit nga Etėrit Apostolikė janė:
    - Klementi, Episkopi i Romės.
    - Shėn Ignati, Episokpi i Antiokisė, 20 Dhjetor.
    - Shėn Polikarpi, Episkopi i Smirnės, 23 Shkurt.
    - Ermai, i cili shkroi veprėn "Bariu".
    - Papia i Jerapolit qė shkroi veprėn "Shpjegime fjalėve tė Zotit".
    - Shkrimtari i panjohur i veprės "Mėsimi i tė 12 Apostujve".
    - Shkrimtari i letrės "Barnaba".

    7. Isapostujt

    Nė qoftė se, paraqiten shenjtorė tė cilėt kryejnė veprėn e Apostujve, Kisha i nderon nė tė njėjtėn mėnyrė siē nderon edhe Apostujt. Kėta quhen Isapostuj (dmth. tė barabartė me Apostujt).
    Si tė tillė Kisha nderon:
    - Shėn Fotini Samaritanen, mė 26 Shkurt dhe tė Dielėn e 5-tė tė Pashkės, tė Dielėn e njohur tė Samaritanes.
    - Shėn Magdalenėn Miroprurėsen, mė 22 Korrik.
    - Shėn Konstandinin dhe Elenėn, mė 21 Maj.
    - Shėn Theklėn, mė 24 Shtator.
    - Shėnjtorėt Kiril dhe Metod, mė 11 Maj.
    - Shėn Kozmanė nga Etolia, mė 24 Gusht.

    8. Hierarkėt - Etėrit e Kishės

    Nė uratat e saj, Kisha jonė pėrkujton, "etėrit tanė tė shenjtė, hierarkėt e mėdhenj dhe mėsuesit ekumenikė".
    Kėta pėrbėjnė njė "re hierarkėsh", d.m.th. shenjtorėsh tė cilėt ishin priftėrinj dhe kryesisht episkopė.
    Me fjalė tė tjera, quhen etėr tė Kishės ata, tė cilėt u dalluan pėr:
    - Shenjtėrinė e jetės sė tyre.
    - Doktrinėn Orthodhokse
    - Njohjen unanime nga populli i Kishės
    Kemi pak Etėr tė Kishės sonė, doktrina e tė cilėve konsiderohet si "Kanoni i Besimit".
    Kėta pak Etėr janė Mėsuesit e Mėdhenj Ekumenikė, si Vasili i Madh, Shėn Grigor Teologu dhe Shėn Joan Gojarti.
    Etėrit e Kishės sonė janė ata, tė cilėt morėn pjesė nėpėr Sinodet Ekumenike apo lokale, duke u bėrė nismėtarėt e luftės pėr orthodhoksinė.
    - Ata qė shpjeguan drejt Shkrimin e Shenjtė.
    - Ata qė sistemuan doktrinėn e Kishės.
    - Ata qė ndjekin besnikėrisht gjurmėt e Krishtit (Let. I e Pjetrit 2:21).
    Etėrit janė tė shumtė, ndaj dhe nuk po pėrmendim gjithė festat e tyre. Megjithatė pėr nder tė tyre ekzistojnė shumė festa, disa dedikuar secilit mė vete dhe disa tė tjera nė grupime Etėrish, si p.sh. ata qė morėn pjesė nė Sinodet Ekumenike.
    Mund tė pėrmendim kėtu festat e:
    - Tre Hierarkėve, d.m.th. tė mėsuesve tė medhenj Ekumenikė, mė 30 Janar.
    - E Diela e 7-tė e Pashkės ėshtė e Diela e 318 Etėrve Hyjprurės tė Sinodit Ekumenik.
    - E Diela e parė pas datės 10 tetor, e tė 367 Etėrve tė Sinodit tė VII Ekumenik.
    - E Diela e parė pas datės 12 korrik, tė Shenjtorėve dhe Etėrve Hyjprurės tė gjashtė Sinodeve tė para Ekumenike.

    9. Apologjistėt

    Me shfaqjen e tij, krishterimi tronditi institucionet fetare, morale etj, tė asaj epoke. Me tė gjitha institucionet e tjera ishte i ndryshėm, i kundėrt apo armiqėsor, prandaj dhe ra menjėherė nė sy tė keq dhe gjithė pėrndjekjet u drejtuan nga ai. Tė krishterėt pranuan persekutimet me durim dhe shpresė, tek Zoti. Nuk pėrdorėn tė njėjtat mjete me armiqtė e tyre pėr t'i pėrballuar.
    Por u gjetėn burra tė cilėt me fakte mbėshtetėn tė vertetėn e doktrinės sė krishterimit, ashtu siē deklaruan se pėrndjekjet ishin tė padrejta, por mė kot.
    Ata qė luftuan kundėr herezive. Ata qė qenė pionierė nė luftėn pėr orthodhoksinė.
    Ata tė cilėt mbėshtetėn teorikisht Krishtėrimin para perandorėve dhe nė pėrgjithėsi nė pushtetin politik romak dhe nė atė judaik fetar, u quajtėn apologjistė.
    Sigurisht apologjistė ekzistojnė gjithmonė, sepse gjithmonė ekzistojnė pėrndjekės dhe kundėrshtarė tė krishterimit.
    Apologjistėt mė tė rėndėsishėm tė shekujve tė parė, shumica e tė cilėve e kishin prejardhjen nga shtresat e filozofėve dhe dijetarėve janė:
    Aristidhi dhe Athinagora, filozofė nga Athina.
    Tatiani.
    Theofili.
    Melitoni.
    Justini, filozofi dhe martiri, kujtimi i tė cilit kremtohet mė 1 Qershor.

    10. Martirėt

    Tė krishterėt, tė cilėt u pėrndoqėn nga idhulltarėt romakė, sidomos nė shekujt e parė pas Krishtit, qė u torturuan pėr besimin e tyre dhe preferuan tė jepnin edhe jetėn, janė pikėrisht martirėt e lavdishėm, krenaria e Kishės sonė.
    Jeta dhe fundi i tyre ėshtė dėshmi e sė vėrtetės sė Krishtit, ashtu siē tha Ai vetė: "Por ju do tė merni fuqinė e Shpirtit tė Shenjtė, i cili do tė zbresė mbi ju dhe ju do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jerusalem, nė mbarė Judenė, nė Samari, madje dhe gjer nė skajin e botės" (Vep. 1:8).
    Mėnyrat me tė cilat gjetėn vdekjen martirėt ishin tė shumta. Pėrndjekėsit ishin mjaft mendjemprehtė. Apostull Pavli pėr fundin e tė drejtėve tė Dhiatės sė Vjetėr thotė: "Disa gra i fituan me anė tė ngjalljes tė vdekurit e vet. Tė tjerė tė vėnė nė mundime nuk e pranuan faljen qė tė fitonin njė ngjallje mė tė mirė. Prapė tė tjerė sprovuan poshtėrime, madje dhe pranga dhe burgje".(Hebr. 11:35-37). Nė qoftė se tė gjitha ndodhėn nė kohėn e periudhės parakristiane dhe ata qė u martirizuan ishin tė paktė, me martirėt e Krishtit u bėnė shumė mė tepėr.
    Mjafton tė hedhėsh njė sy jetėve tė martirėve dhe do tė shtangesh para mendjeshkathtėsisė sė torturuesve duke gjetur vazhdimisht mėnyra tė reja vdekjeje, gjithmonė e mė tė tmerrshme. Para vdekjes paraprinin tortura dhe njė proces i veēantė gjykimi, tė cilin shpeshherė e ndėrprisnin vetė kryetarėt dhe udhėheqėsit dhe jepnin urdhrin e dėnimit me vdekje.
    Kjo bėhej, sepse shpeshherė kohėzgjatja e torturave udhėhiqte shumė idhujtarė, tė cilėt tė mahnitur nga guximi, kurajoja dhe rezistenca e tė torturuarve e kthenin besimin ndaj martirėve dhe krishterimit.
    Mjaft i ēuditshėm ishte dhe fakti, se jo nė pak raste pranuan besimin e krishterė edhe vetė xhelatėt apo torturuesit.
    Nė grupet e martirėve bėjnė pjesė burra dhe gra, foshnja, fėmijė, adoleshentė, por edhe pleq, grupe tė mėdha prej dhjetėra dhe qindra njerėzish, por edhe familje. Mjaft i madh, numri i martirėve u bė gjatė periudhės kohore para 313-ės, kur perandorėt idhujtarė pėrndoqėn mjaft tė krishterė.

    a. Martirėt e Mėdhenj
    Nga martirėt, gjithė ata qė u dalluan pėr rezistencė, dhe, ku kohėzgjatja e torturave ishte e madhe, nuk quhen thjesht martirė, por martirė tė mėdhenj. Pėrmendim disa prej tyre:
    Shėn Dhimitri - 26 Tetor
    Shėn Gjergji - 23 Prill
    Shėn Minai - l0 dhjetor
    Shėn Varvara - 4 Dhjetor
    Shėn Pandeleimoni - 27 Korrik etj.

    b. Oshėnarė Martirė
    Ata martirė, tė cilėt qėllonin tė bėnin pjesė nė shtresat e asketėve dhe murgjve, karakterizoheshin si oshėnarė martirė. Janė gra dhe burra.
    Etėrit e therur nė Sina dhe Raitho - 14 Janar.
    Shėn e Premtja - 26 Korrik.
    Shėn Patermuthio - 17 Dhjetor.
    Shėn Nikoni - 23 Mars.
    Shėn Fevronia - 25 Korrik.
    Shėn Nikolau Vuneni - 9 Maj, etj.

    c. Hieromartirėt
    Sa martirė ishin dhe klerikė, quheshin Hieromartirė, si:
    Shėn Elefteri - 15 Dhjetor.
    Shėn Harallambi - 10 Shkurt.

    d. Martirėt e Rinj
    Ata tė cilėt u martirizuan pėr besimin e Krishitit gjatė viteve tė vėshtira tė rėnies sė Konstandinopojės, janė tė shumtė nė krahasim me martirėt e shekujve tė parė tė krishterė me pėrndjekjet e mėdha.
    Ata qė u martirizuan pas 1453-shit nė vitet e pushtimit turk. pėrbėjnė "Renė e martirėve tė Rinj".
    Me martirėt e rinj u mor Shėn Nikodhim Agjioriti, i cili jo vetėm hartoi shėrbesat, por u pėrpoq tė bėjė edhe njė regjistrim tė tyre. Ruajti katalogun mė tė madh e mė tė plotė tė neomartirėve. Pėrmendim disa prej tyre:
    Rrobaqepėsi, Makari - 6 Tetor (1590)
    Angjeli, arpunuesi - 1 shtator (1680).
    Gjergji, kafshari - 17 Janar (1839).
    Krisa nga Aridhea - 13 Tetor (1796)
    Nikodhimi nga Berati etj.


    11. Shenjtorė tė tjerė

    a. Oshėnarė

    Oshėnarė quhen ata shenjtorė tė cilėt duke zbatuar nė jetė fjalėt e Zotit: "... dilni prej rrethit tė tyre dhe mos prekni asgjė tė papastėr dhe unė do t'ju pranoj" (2Kor 6:17), braktisėn botėn dhe iu pėrkushtuan Krishtit me gjithēka kishin, jetuan sipas Tij dhe fjetėn nė paqe. Kėta janė murgjit, asketėt, eremitėt, duke jetuar disa nėpėr manastire, e disa tė tjerė nėpėr shpella tė veēuara. Janė ata, tė cilėt me jetėn e tyre tė veēantė, shumė njerėzve, madje dhe shumė besimtarėve u duket, sikur nuk bėjnė asgjė, sepse do tė preferonin mė tepėr misionarė, sesa murgj.
    Por murgjit janė vija e parė e Kishės dhe nga ata e kanė burimin udhėheqėsit e saj. Nė qoftė se ekziston polemikė ndaj kėsaj shtrese, kjo vjen si rezultat i pamundėsisė pėr tė jetuar tė gjithė jetėn e murgut.
    Shenjtorėt e Kishės sonė tė prejardhur nga kjo shtresė janė tė shumtė. Oshėnarėt janė mjaft nė numėr dhe quhen Hyjprurės.
    Pėrmendim disa prej tyre:
    Andoni i Madh - 17 Janar
    Oshėnar Theodhosi Kinoviarku - 11 Janar
    Oshėnar Sava, i Shenjtėruari - 5 Dhjetor
    Oshėnar Naumi, i Ndriēuari - 23 Dhjetor etj.

    b. Omologjetėt (Konfesorėt)
    Tė krishterė qė u torturaan e vdiqėn nė tortura e sipėr, janė martirėt. Por shumė tė krishterė u torturuan dhe nuk vdiqėn, rezistuan.
    Tė gjithė ata pra, qė mbartin me vete gjurmėt e torturave dhe pas tyre jetuan, apo ata qė vuajtėn pėr besimin e tyre, por nuk vdiqėn quhen Omologjetė (Konfesorė).
    Pėrmendim disa prej tyre:
    Shėn Maksimi Omologjiti - 21 Janar
    Shėn Nikita - 20 Mars
    Shėn Anthusa - 27 Korrik

    c. Tė Drejtėt
    Tė gjithė ata, tė cilėt jetuan para Krishtit, me shpresėn e ardhjes sė Mesisė, Hyjprindėr, Profetė, patrikė, gjykatės, mbretėr e tė tjerė quhen tė drejtė ose ndryshe Shenjtorėt para Krishtit.
    Njė tropar i Krishtlindjeve i fton tė gjithė tė drejtėt tė gėzohen, sepse mė nė fund lindi Krishti. Me ardhjen e Krishtit pushuan sė ekzistuari tė Drejtėt, domethėnė njerėzit tė cilėt prisnin tė vinte Mesia.


    Shtypur nė shtypshkronjėn Ngjallja
    Tiranė, 2003

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •