Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Theologu Dhimitėr Beduli [1914-1996]

    Dhimiter Beduli (1914-1996)

    Dhimiter Beduli ka lindur ne nje familje minoritare te fshatit Skore (Σχωριαδες) te krahines se Pogonit ne rrethin e Gjirokastres. Pasi mbaroi shkollen greke ne vendlindje vazhdoi Gjimnazin ne Athine nga u drejtua per ne Rumani ku mbaroi studimet e larta ne Shkollen Theologjike. Atje u specializua ne Muziken Bizantine.

    Gjate perjudhes 1934-1945 punoi si Profesor dhe Drejtues i Seminarit Orthodhoks ne Tirane. Atje drejtoi dhe revistat kishtare dhe .

    Ka qene Protopsalt ne Kishen e Ungjilllezimit te Theotokos ne Tirane ku drejtoi dhe disa korodi kishtare.

    Pas vitit 1945 punoi si Ekonomist dhe Pergjegjes Plani ne Uzinen Mekanologjike ne Tirane. Kishte qene dhe anetar me korespodence i Institutit te Historise te Akademise se Shkencave.

    Gjate gjithe jetes se tij ka shkruar dhe redaktuar shume libra me karakter fetar dhe historik, ka publikuar shume artikuj me tematologji te gjere.

    Pas vitit 1990 ka qene bashkepunetor aktiv i Kryepeshkopit Anastas per rimekembjen KOASH-it.

    Ne vitin 1995, Patriarku Ekumenik, Batholomeu i I e nderoi per vepren dhe kontributin e tij per Orthodhoksine me offiqin .

    Dhimiter Bedulin e kam njohur personalisht, ishim nga dy fshatra fqinje. Ka qene nje njeri qe ka nderuar KOASH-in dhe minoritetitn.

    Disa nga veprat e tij (Shume nga keto i ka botuar Albo dhe ne forum)

    1. Engolpioni i c'do orthodhoksi, 1936

    2. Jeta dhe mrekullite e Shen Dhimitrit Mirovlitit, 1936

    3. Mesime fetare per femijet orthodhokse, v. 1-4, 1938-1940

    4. Ngjallja e Krishtit, 1940

    5. Shen Prokopi, 1940

    6. Gjuha Shqipe ne Kishe, 1961

    7. Disa shenime per perjudhen e Skenderbeut nga nje veper agjiografike e shek. te 16, 1968 (do ta postoj se shpejti ne qofte se nuk e ka forumi).

    8. Historia KOASH deri ne 1944, 1992

    9. Kishat dhe monasteret e Pogonit, 1996

    10. Kodiku i Kishes se Shen Prokopit, 1997

    11. Skoreja e Pogonit, 2002

    Disa nga veprat qe ka perkthyer

    1. Besimi, 1939

    2. Familje e Krishtere, 1944

    3. Biri i Davidit, 1944

    4. Ungjilli, baza e jetes, 1944

    5. Teori e Muzikes Bizantine, 1993

    Dhimiter Beduli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 12-07-2006 mė 09:34

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Dhimitė Beduli ka qėnė njė prej shtyllave tė KOASH dhe njė prej teologėve tė vetėm i mbetur gjallė nė vitet 90 pas rrėzimit tė komunizmit. Ndihma dhe kontributi i tij pėr KOASH ka qėnė i jashtėzakonshėm dhe shumė nga shkrimet e librat e para tė atyre viteve mbajnė emrin e Dhimitėr Bedulit. Nė forum do tė gjeni shumė shkrime prej tij por unė po rendis vetėm disa:


    Dhimitėr Beduli, teologu i vetėm i Kishės qė i mbijetoi komunizmit
    Priftėrinj orthodhoksė pranė Skėnderbeut
    Mėsime fetare pėr fėmijėt orthodhoksė
    Historia e KOASH gjer nė vitin 1944
    Kungata Hyjnore
    Gjuha Shqipe nė Kishė
    Engolpioni i Ēdo Orthodhoksi
    Ungjilli si bazė e jetės


    Shembulli i tij duhet tė ndiqet nga tė gjithė orthodhoksėt shqiptarė: fjalė pak e punė shumė.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Nė Pogon pas gjurmėve tė Bedulit

    Besimi dhe ndershmėria e dijes
    Dhimitėr Beduli lindi nė Skore, njėri prej fshatrave mė tė njohur tė Pogonit, mė 1914-n. Gjimnazin e kreu nė Athinė dhe mė pas (1930-1934) studioi pėr teologji nė Kishinau nė Rumani.
    Nė kthim u vendos nė Tiranė, ku punoi deri mė 1944-n si drejtor i seminarit kombėtar ortodoks “Apostull Pavli”. Drejtoi gjithashtu edhe disa periodikė fetarė si “Predikimi” dhe “Jeta Kristiane”. Ishte themelues dhe drejtues i korit mikst tė katedrales sė Ungjillėzimit nė Tiranė, ku psalte edhe vetė.
    Pas 1944-s, koha mė e papėrshtatshme pėr njė njeri qė objektin e punės sė tij kishte pikėrisht fenė, ai punoi nė punėn mbase mė tė paimagjinueshmen pėr njė personazh tė tillė. Ai ishte, deri nė 1978… referent plani nė Uzinėn Mekanike nė Tiranė.
    Mė 31 mars tė 1991, ditė nė tė cilėn u rihap Kisha Katedrale e Ungjillėzimit nė Tiranė, ishte pikėrisht Beduli ai qė mbajti fjalėn e hapjes. Deri sa vdiq, nė janar tė 1995-s, ishte njė ndėr figurat mė tė shquara tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    Autor serioz, i mbrujtur me forcėn e besimit, por edhe tė ndershmėrisė qė buron nga dija e gjerė, ai la pas disa studime fort tė vlefshme mbi historinė e ortodoksisė ndėr troje shqiptare, njė pjesė e mirė e tė cilave u botuan vetėm pas vdekjes sė tij (Kishė dhe Kulturė, SHLK, Tiranė 2006). Pikėrisht ky botim i fundit na nxiti qė tė marrim kėtė udhėtim tė shkurtėr nė gjurmėt e ngulitura fort tė teologut tė shquar pogoniat.

    Nė Pogon pas gjurmėve tė Bedulit

    FATOS BAXHAKU


    kisheJanė ditėt e para tė janarit por, si pėr ēudi, njė diell i vakėt e ka mbėshtjellė tėrė Luginėn e Drinosit. Tė gjithė, makina, kalimtarė, ēobanė, bagėti, gomarė e mushka, qen qė enden pa adresė, duken si tė mbėshtjellė nga avulli i ngrohtė qė del nga tė ēarat e tokės. Bora, simboli i dimrit, duket shumė larg, tej nė Lindje andej ku fillojnė malet e lartė. “Atje do tė shkojmė, tek ata malet atje tej”, bėn me dorė Bexheti, njė miku ynė i vjetėr, qė na ka vėnė nė dispozicion me zemėr tė hapur fuoristradėn e tij tė lartė. Nga Gjirokastra deri nė kėmbė tė Libohovės ecim edhe ne, tė pėrzierė me avullin, njėsoj si gjithė tė tjerėt, pastaj, pas pak kilometrash, asfalti mbaron, makinat bėhen fare tė rralla, ajri mė i kristaltė dhe qetėsia gati-gati shurdhuese dhe ne nisim tė zhytemi nė shėnimet tona. Jemi nisur pėr nė Pogon, njė krahinė e minoritetit grek nė juglindje tė Gjirokastrės. Shumė vite mė parė, nė 1956-n, tė njėjtėn rrugė kishte bėrė njė nga figurat mė tė njohura tė teologjisė ortodokse nė Shqipėri, Dhimitėr Beduli (1914-1995). Nė pėrfundim tė udhėtimit tė tij njėmujor ai kishte lėnė pas shėnime tė hollėsishme mbi kishat e Pogonit. Ne nuk e kemi nė dorė dorėshkrimin e tij, udhėtimin e tij e kemi lexuar vetėm nė njė libėr qė ėshtė botuar kėtu e tetė vjet mė parė. Vetėm se mund ta imagjinojmė pogoniatin teksa ecte nėpėr zhegun e gushtit i shoqėruar nga bashkėfshatarėt e tij (ai vetė kishte lindur kėtu) duke takuar priftėrinj e pleq tė moshuar, duke u rrotulluar nė mes tė kishave tė vjetra e gjysmė tė ndriēuara, duke bėrė matje dhe duke i kthyer ikonat nga ana e pasme me shpresėn se do tė mėsonte mė shumė mbi mjeshtrit qė punuan kėtyre anėve. Pastaj netėve, me ndonjė makinė tė vjetėr, tė trashėguar nga koha e luftės, duhet t’ua ketė prishur qetėsinė fshatarėve duke hedhur nė letėr raportin e tij befasues.



    “Shėn Poēoli”

    Komuna e Pogonit pėrbėhet nga fshatrat Poliēan, Skore, Sopik, Ēatistė, Mavrogjer, Hllomo dhe Selckė. Me pėrjashtim tė fshatit tė fundit, qė i takon krahinės sė Lunxhėrisė, tė gjithė tė tjerėt banohen nga minoritarė grekė. Me siguri duhet tė jetė nga komunat mė pak tė populluara tė krejt vendit. Nė dimėr popullsia, mė sė shumti, tė moshuar, luhatet mes 500 dhe 600 banorė. Nė verė, kur nė fshatra kthehen tė tjerėt, qė punojnė prej kohėsh nė Greqi, njerėzia mund tė arrijė edhe deri nė 3500 vetė.

    Pėr tė shkuar nė qendrėn e komunės, Poliēan, na duhet mė pėrpara tė kalojmė mes pėrmes fshatit Suhė. Nė Suhė na bėn pėrshtypje shkolla e rrėnuar dhe e braktisur dhe njė traktor i madh me zinxhirė qė ka mbetur nė mes tė fushės si njė monument qė tė kujton kohėn e trishtė tė kooperativave. Teksa endemi pėr do kohė nė hyrje tė fshatit dėgjojmė tė na thėrrasin me njė zė fare tė trashė: Hej more, ju atje! Cilit i morėt leje ju qė po nxirrni fshatin tonė nė televizor? Zėri i trashė del nga njė trup i bėshėm gati dy metra, qė po rrėkėllen me ėndje njė kupė raki nė anė tė xhadesė. Shumė shpejt e kuptojmė se nuk ka asnjė problem. Burri i gjatė vetėm se ėshtė mėrzitur nė vetminė e kėtij dimri ku nuk ndodh asgjė, madje nuk bie as dėborė. “Unė jam Poēoli – prezantohet ai, duke na zgjatur njė pėllėmbė si tė arushės – kam qenė shofer dhe sportist. Tani jetoj me plakėn. Bėni foto sa tė doni, po bėja shaka qėparė”. Si e kupton shpejt habinė tonė pėr emrin e tij tė pazakontė, ai shton shpejt e shpejt: “Nė fakt emrin e kam Kristofor, po nė fshat mė kanė thirrur qė nė vogėli Poēol”. Ndonjė prej nesh merr frymė i lehtėsuar, teksa shikon rrugėn plot gropa qė do tė na shpjerė nė kėmbė tė maleve. Nė tė ardhur kishim bėrė shaka me nevojėn e pamat qė kemi sa herė qė udhėtojmė qė tė na ndihė Shėn Kristofori, mbrojtėsi i shoferėve dhe udhėtarėve, ai qė dikur pat kaluar beben Jezu mbi shpinė matanė lumit Jordan. Tani, si pėr ēudi, njeriu i parė qė takuam quhet Kristofor. Ndihemi disi mė tė lehtėsuar. E kemi edhe ne Shėn Kristoforin tonė. Ai nė tė vėrtetė ėshtė “Shėn Poēol”, por kjo nuk ka edhe aq rėndėsi.

    Krejt nė qendėr tė fshatit, afėr kishės sė ndėrtuar rishtas hasim nė njė objekt tė arkeologjisė industriale. Nga njė garazh – qė mund tė pėrdoret fare mirė edhe si haur bagėtish – ka nxjerrė turirin e tij tė skalitur njė kamion i kuqėrremtė rus. Mbi tė lexojmė fare shkoqur markėn me germa cirilike: Avtozavod Gorkij. Duhet tė jetė mė i moshuar se secili prej nesh, madje edhe se dy prej nesh tė marrė sė bashku. “Sa e shisni kėtė kamionin nėno?”, e pyesim me shaka njė plakė tė imėt e tė pėrkorė, qė del nga dera ngjitur. “Aha, e keni kot – na pėrgjigjet plaka duke tundur kryet brenda napės sė saj borė tė bardhė – kėtė nuk e shesim. Me kėtė kemi rritur fėmijėt”. Ka ardhur koha tė nisemi pėr nė Pogon. Ndahemi me kuqalashin e vjetėr dhe me plakėn e mirė duke vazhduar rrugėn pėrmes Suhės. Nga larg rusi i vjetėr duket disi mė i butė me targat gjermane shumėngjyrėshe qė tentojnė t’ia ulin disi moshėn.


    Pėrmes maleve

    Ende nuk jemi gjėkundi me shėnimet e Bedulit. Ende nuk kemi parė asnjė prej 82 kishave qė ai kishte mbajtur vizituar nė 1956. Tė bindur se brenda njė dite tė vetme nuk mund ta shohim tė gjithė Pogonin, na duhet tė marrim njė vendim: tė shkojmė drejt rrugės dhe kėshtu tė paktėn do tė kemi mundėsi tė shikojmė tre fshatra, duke pėrfshirė edhe qendrėn e komunės, apo tė hallakatemi nė rrugėn tjetėr nė drejtim tė Hllomos? Me ndihmėn e Bexhetit, mendimi ėshtė thuajse unanim: Shkojmė drejt e nė Poliēan, qendėr e komunės dhe pastaj vazhdojmė sa tė mundemi.

    Nga Suha e “Shėn Poēolit” deri nė Poliēan nuk janė mė shumė se 21 kilometra, veēse xhadeja e mbushur me ēakėll, pėr tė cilėn nuk kujtohet njeri, ėshtė njė aventurė mė vete. Udhėtojmė nė krah tė njė pėrroi tė zhurmshėm, i cili shumė prej nesh i kujton Valbonėn. Nė tė dy krahėt e luginės lartėsohen shkėmbinj tė lartė qė bien thikė mbi rrapet gjetherėnė.

    Njė burrė i thatė mbush me durim gropat qė kanė hapur rishtas shirat e fundit. E kuptojmė se kemi hyrė nė njė krahinė grekofone. Burri i ngratė ngre supet sa herė ndokush prej nesh flet shpejt nė shqip. Duhet tė flasim ngadalė e shkoqur qė tė merremi vesh. Nė krah tė njė shkėmbi tė zgavėrt Bexheti e ndalon fuoristradėn. Ky vend quhet Shkėmbi i Dallandyshes. Me mijėra dallėndyshe tė pashqetėsuara i popullojnė zgavrat e tij gjatė pranverės. “Ky kėtu ėshtė njė vend i ēuditshėm – na thotė Bexheti – me qindra herė unė e tė tjerė kemi provuar tė hedhim njė gur nga njėri breg nė tjetrin dhe askush nuk ia ka dalė dot. Po provojeni edhe ju, njė herė!”. Fundi dihej. Kur nuk ia kishte dalė Bexheti dhe shokėt e tij, si do t’ia dilnim ne tė tjerėt?! Hedhim e hedhim gurė, por pa rezultat. Duket sikur gurėt fluturojnė normalisht deri mbi mesin e pėrroit dhe pastaj sikur njė forcė e fshehtė i thith befas drejt ujit. Diskutimet tona mbi forcėn e rėndesės do tė kishin vazhduar gjatė sikur nė njė kthesė dy policė tė kufirit tė mos na bėnin shenjė tė ndalonim. Na pėrshėndesin me pėrzemėrsi duke na pyetur se ku shkojmė e pėrse, pastaj na urojnė rrugė tė mbarė. Bashkė me Poēolin dhe punėtorin e rrugės deri mė tani bėhen katėr njerėz qė kemi takuar. Sapo kemi lėnė pas edicione lajmesh ku raportohen klandestinė sirianė, sudanezė, libianė qė kapėrcejnė kufirin me Greqinė edhe nė kėto anė. Pastaj nga drejtimi i kundėrt ėshtė hashashi qė vazhdon tė kapėrcejė malet i palodhur nė asnjė moment. Me sa duket, asnjė prej nesh nuk ka pamjen e ndonjė refugjati dhe aq mė tepėr tė ndonjė trafikanti malesh.

    Mė nė fund, rruga ndahet nga pėrroi dhe ne pak nga pak depėrtojmė nė njė pllajė tė gjerė tė zėnė mes dy malesh: Buretos dhe Nėmėrēkės. Nė skaj tė anės lindore tė kėsaj pllaje tė gjelbėr shohim njė grumbull shtėpish. Ėshtė Poliēani, qendra e Pogonit.


    Takimi i parė me Bedulin

    “Pandokratori nė qimitir. Ndodhet nė perėndim tė fshatit, rreth 10 minuta larg tij. Ėshtė njė paraklisė e vogėl nė formė bazilike… e ndėrtuar prej guri nė 1885-n, sipas tabelės qė ndodhet mbi hyrjen nga ana e jashtme… Dyert e bukura janė tė skalitura thjesht, me lule e vila rrushi”. Ja ku jemi edhe ne para njė vendi ku Beduli kishte qenė kėtu e 58 vjet mė parė. Kisha e vogėl nė hyrje tė varrezave ėshtė ndėrtuar krejt nga e para me gurin e vendit. Asnjė shenjė nga ikonat, apo gdhendjet qė pėrmend Beduli nė shėnimet e tij. Vetėm heshtja duhet tė ketė qenė e njėjtė si atėherė ashtu edhe kėsokohe.

    Nė qendėr takohemi me Thanas Qirion, kryetarin e komunės. Ky ėshtė njė burrė i hijshėm dhe i sjellshėm, profesioni i parė i tė cilit ėshtė zdrukthėtar. Thanasi ka vendosur t’i bėjė njė thirrje tė gjithė njerėzve qė e kanė origjinėn nga kėto anė qė tė investojnė kėtu. “Le t’i marrin trojet e tė parėve pa asnjė pengesė. Unė vetė do tė jem i pari qė do t’ua lehtėsoj punėn. Sa mė shumė njerėz tė ketė ky vend, aq mė mirė ėshtė. Le tė ndėrtohet. Tė lėvizin njerėzit. Pa kėtė nuk kemi tė ardhme. Pėr fat tė keq, nga njė anė, rruga qė e bėtė edhe vetė, nga ana tjetėr harresa e brezave, qė rriten larg, kanė bėrė qė ky vend i mrekullueshėm tė nisė e tė braktiset”. Ka njė trishtim tė thellė nė sytė e kryetarit tė ngulur diku andej nga shpatet lindore tė Buretos. Xhipi i policisė kufitare qė ndalon nė kafenenė ku jemi ulur, sikur na e lehtėson disi edhe neve vetminė qė kemi nisur ta ndajmė me vendasit.

    Fare nė qendėr ėshtė Kisha e Taksiarkėve. Pėr tė, Beduli pat shkruar nė 1956: “Ndodhet nė qendėr tė fshatit. Gjatė operacionit tė qershorit tė vitit 1944, kjo kishė u dogj nga gjermano-ballistėt, sepse ndėrmjet ēatisė dhe kubeve tė saj ishte fshehur material lufte prej partizanėve. Muret e tė 4 anėve dhe pjesa mė e madhe e kubeve janė nė kėmbė e nė gjendje tė mirė si dėshmi e madhėshtisė sė ndėrtesės, e cila ka qenė 20 metra e gjatė dhe 10 metra e gjerė… Muret kanė njė trashėsi prej njė metėr tė ndėrtuar prej guri tė bardhė dhe me njė brez gur tė zi. Ndėrmjet ēdo shtylle tė mureve ka dritare tė mėdha. Muret janė tė lidhur edhe me hekura pjatė. Kisha ka pasur tri hyrje… Mbi murin e anės perėndimore qėndron madhėshtore kambanaria. Kjo ndėrtesė ėshtė ngritur mbi muret e njė kishe tjetėr mė tė vjetėr e mė tė vogėl nė vitin 1905 (siē ėshtė shėnuar nga ana lindore, mbi altar) prej kryemjeshtrit Fane me shokė (Jorgo, Tasho…) nga fshati Izvoro i Konicės. Nė hyrjen, nga ana jugore, ka njė atrium tė bukur. Ka pasur njė templlo (ikonostas) tė skalitur bukur dhe mė fin nga ai i Sopikut. Thonė se ky templlo ka qenė mė i vjetėr se kisha e rindėrtuar…”.

    Tani, bashkė me kryetarin jemi nė hajatin e kishės. Duket sheshit se kėtu ėshtė ndėrtuar gjithēka nga e para. Ndonėse e re, kisha e ka ruajtur madhėshtinė e saj, por ėshtė njė madhėshti gati-gati e ftohtė, me ikonat e reja anonime tė dhuruara nga besimtarėt dhe me ftohtėsinė qė vjen nga muret krejt tė bardhė. Ne rrimė e vrasim mendjen se si do tė kishte qenė ky vend me “templlonė” dhe ikonat e stėrvjetra. Vėshtirė se arrijmė ta imagjinojmė.


    Nga urata te Shėn Thanasi

    Nė fillim nuk na duket aspak si prift njeriu qė po saldon qetėsisht njė si punė kafazi tė hekurt nė ofiēinėn e sajuar tė shtėpisė sė tij. Pastaj, jo vetėm mjekra, por edhe mėnyra se si pėrshėndet na bėn me dije se kemi tė bėjmė me njė prift tė vėrtetė ortodoks. Ky ėshtė Efthimos Kallama, prifti i Pogonit. Urata e ka merak tė na rrėfejė se nė kėto anė, mė 26 nėntor, pogoniatėt pėrkujtojnė edhe njė shenjtor lokal: Shėn Sofjanoin. Ky i mbylli sytė pėrgjithnjė – “fjeti” shprehet urata – mė 1711. Ishte njė murg qė kishte lindur diku nė njė nga ishujt e Egjeut. Nė Pogon kujtohet si njė klerik qė shpėtoi shumė tė krishterė tė rrezikuar nga osmanėt, si njė njeri qė nxiti ndėrtimin e shumė kishave tė vogla (praklisave) qė kėtu janė mė shumė se nė ēdo vend tjetėr dhe si njeri qė nxiti shkollimin dhe librat. Nė njė farė kuptimi, njerėzia e kėtyre anėve e konsideron Shėn Sofianoin si pararendės tė Shėn Kozmait. Lipsani i shenjtė me eshtrat e tij ėshtė ruajtur pėr shumė kohė nė kishėn e Manastirit tė Shėn Thanasit nė veri tė fshatit. Nė kohėn e ateizmit kisha u shndėrrua nė stallė dhe njerėzisė iu duk si ēudi e madhe gjetja e eshtrave tė shenjti mė 1990. Qė prej asaj kohe ato ruhen nė kishėn qendrore tė fshatit.

    Vetėm ca mė larg shtėpisė sė uratės shohim siluetėn e brishtė tė njė kishe nė skaj tė malit. Ėshtė vendi ku dikur ngrihej Manastiri i Shėn Thanasit. Ėshtė vetėm ajo, kisha dhe njė valanidh i vetmuar. Qė tė dyja janė rrethuar me njė mur gurėsh jo fort tė lartė. Ka ardhur koha tė shfletojmė sėrish Bedulin e 1956: “…Ėshtė e gjatė 12 metra, e gjerė 8 metra dhe e lartė 4 metra deri nė kornizėn e ēatisė. Kubeja ėshtė e ndėrtuar me tulla dhe ka 8 dritare, nga tė cilat 4 janė tė hapura pėr dritė, ndėrsa tė tjerat janė qorre. Ndėrtesa ėshtė e ndarė me mure nė pronaos dhe naos ose katholikon. Kubeja mbėshtetet nė katėr shtylla tė lidhura me harqe. Harqet e mesit janė mė tė lartė se tė altarit dhe tė murit perėndimor. Ka vetėm njė absidė nė anėn lindore. Brenda ka qenė e tėra e pikturuar. Sot, nga shkaku i kohės dhe i lyerjes me gėlqere nuk duket asnjė afresk. Nuk gjejmė ndonjė shėnim apo datė, por tė mbėshtetur nė tė dhėnat e N. Mistiqadhit duhet tė jetė e shekullit XI. Ikonostasi ėshtė i thjeshtė dhe i ri. Ikonat janė gjithashtu tė reja, tė dhuruara prej besnikėsh tė ndryshėm nė vitin 1928, pa asnjė shėnim tė piktorit qė i ka bėrė. Pėr tė hyrė nė kishė duhet tė zbresėsh tre shkallė nėn tokė. Rreth kishės ka pasur godina tė shumta, tė cilat sot janė nė pjesėn mė tė madhe tė rrėzuara; po kėshtu edhe njė basen me ujė tė sjellė nga mali me qyngje balte. Ka pasur gjithashtu edhe njė bibliotekė shumė tė pasur me libra dhe dorėshkrime, e cila ėshtė prishur rreth vitit 1880. Pjesėn mė tė madhe tė dorėshkrimeve e kanė marrė grekėt. Ka pasur njė kandil mjaft interesant, por thonė se e ka marrė i deleguari gjerman i komisionit tė kufijve. Anthimi ka qenė jeromonahu i fundit i manastirit. Lipsanet e Sofjanoit, nga e djathta, nė njė kuti. Kisha ėshtė e mbajtur shumė keq. Kambaneria ėshtė e re. Feston mė 8 shtator, ndonėse ėshtė me emrin e Shėn Thanasit”.

    Ka njė lloj trishtimi nė gjuhėn nė dukje teknike tė bedulit, afreske qė shuhen nga gėlqerja, dorėshkrime qė zhduken, kadilė qė i merr kush e di se kush, dhe mė pas njė kishė nė harresė qė nė 1956. Nė hyrjen kryesore mbi portėn e mbyllur nga njė dry i madh, portreti i njė burri tė gurtė duket sikur na pėrqesh nga lart. Kush e di se si e ka hallin, i zėnė peng mes harqeve prej ēimentoje tė kohės.

    Pak metra mė poshtė na duhet tė ndalojmė sėrish. Jemi para Kishės sė Shėn Thanasit tė Mazharit. Edhe kjo ėshtė e mbyllur. Ne nuk kemi sė ē’tė bėjmė tjetėr pėrveēse tė bėjmė foto dhe tė shfletojmė Bedulin e uruar. Ai kishte arritur ende jesė afreskesh brenda kishės, tė cilat i ka mbajtur shėnim me njė saktėsi mbresėlėnėse. “Karakteristik dhe mjaft prekės – shkruan ai veē tė tjerash – ėshtė qėndrimi i Shėn Mėrisė dhe i Shėn Joan Pagėzorit. Pjesa mė e madhe e shenjtorėve paraqitet me hundė tė hollė, gojė tė vogėl e sy tė mėdhenj. Rrobat shfaqen prej katrorėsh me ngjyra tė kuqe, tė bardha, tė zeza etj. Si nė formė mozaikėsh… nuk ka shpėtuar ndonjė mbishkrim ose datė nga mund tė nxirret ndonjė e dhėnė rreth piktorit dhe kohės. N. Mistaqidhi na jep njė shėnim, se kisha e Shėn Thanasit ėshtė pikturuar mė 1498. Po pėr cilėn kishė tė Shėn Thanasit flet? Pėr kėtė apo pėr atė tė manastirit, e cila ka qenė gjithashtu e pikturuar?”. Pyetje e vėshtirė, e vėshtirė, por me vend, mendojmė teksa marrim udhėn drejt Skoresė, fshatit mė tė afėrt. Dielli ka nisur tė shkojė drejt perėndimit dhe hija e zgjatur e pemėve na kujton se nuk kemi edhe shumė kohė nė dispozicion.


    Kryeqyteti i heshtjes

    Nė Poliēan kishim takuar ca njerėz, kryetarin, uratėn, disa nga shtatė fėmijėt e vetėm tė fshatit, ndonjė tė ri qė blinte cigare, ndonjė polic tė kufirit. Me njė fjalė, kishte njė lloj tė gajlėrie tė ndrijtur, qė hera-herės na e largonte mendjen nga kishat dhe nga shėnimet e vjetra tė Bedulit. Me tė mbėrritur nė Skore e ndiejmė veten nė kryeqytetin botėror tė heshtjes. Njerėzia e paktė qė banon ende kėtu ėshtė e shpėrndarė nėpėr ara e kullota. Njerėzit dalin qė me natė dhe mblidhen vetėm nė tė rėnė tė diellit. Nė qendėr tė fshatit ndalojmė menjėherė atje ku ndodhet Kisha e Lindjes sė Shėn Mėrisė. Beduli ka shkruar se kjo kishė e ndėrtuar mė 1793 ka qenė e dekoruar me njė ikonostas tė madh. Mė 1956 ai gjeti atje njė numėr tė madh ikonash tė pikturuara kryesisht nė mesin e shekullit XIX. Kisha e ėshtė njė godinė vėrtet e madhe, por krejt e heshtur. Ne nuk e dimė se ēfarė ka mbas portave tė saj tė mbyllura nga njė dry i rėndė. Njė copė herė endemi nga kisha te njė ēezmė publike, nga ku rrjedh prej motmotesh njė ujė brisk i ftohtė. Pastaj shohim tė shpėrndara ngado shenjat e braktisjes, karrige me kėmbė lart, dritare me plastmasė qė i merr era e maleve, shishe boshe qė rrokullisen me njė rėnkim tė mbytur, madje edhe njė tabelė qė lajmėron se dikur kėtu ka pasur edhe njė klub nate. Mė vonė do tė mėsojmė se njė nga shenjat e krizės nė Greqi, andej ku jetojnė mė sė shumti djemtė e vajzat e kėtyre anėve, ka qenė edhe kjo: pėr herė tė parė pas shumė e shumė vjetėve tė ikurit nuk kanė ardhur nė fshat pėr tė festuar Krishtlindjet.

    Vazhdojmė mė tej, pėr nė Sopik. Ky fshat ka qenė i njohur pėr vozaxhinjtė e tij. Anembanė Shqipėrisė sė Jugut dhe Greqisė, sopiqotėt shisnin vozat e tyre, profesion qė e trashėgonin brez pas brezi. Legjenda thotė se dikur ishin pikėrisht kėta qė e shpėtuan “ēapkėnin” Ali nga Tepelena, mė vonė Ali Pasha, nga koshadhet qė i ishin vėnė pas. Thjesht pėrdorėn njė prodhim vendas, e futėn nė njė vozė dhe e pėrzien me vozat e tjera tė mbushura me verė. Thuhet se Aliu deri sa ishte gjallė kishte njė nderim tė pashoq pėr sopiqotėt qė i shpėtuan jetėn. Ėshtė pikėrisht njė vozė prej bronzi, monumenti-simbol i fshatit qė na pret nė sheshin kryesor. Ca mė tej lartėsohet hijerėndė godina e Kishės sė Fjetjes sė Shėn Mėrisė. Epitropi, kujdestari i kishės, i lajmėruar qė mė parė nga kryetari, duket se ėshtė mėrzitur ca nga vonesa jonė. Me siguri qė i ėshtė dashur tė lėrė punėt e tij e tė kthehet nė fshat pa perėnduar ende mirė dielli. Ka tė drejtė. Ai na thotė se nuk mund tė fotografojmė pa lejen e mitropolisė, gjė tė cilėn ne nuk e kemi dhe kėshtu qė nė kėmbė tė njė ikonostasi tė mrekullueshėm lexojmė sėrish Bedulin: “…Ndėrmjet viteve 1931-1936, me iniciativėn e fshatarit Jorgji Haris Papajt, u modifikua ēatia duke hequr njė pjesė tė plloēave dhe duke nxjerrė sipėr kubenė qendrore, pėr tė evituar kėshtu shembjen e kishės nga pesha e madhe e ēatisė. Mirėpo puna nuk ėshtė kryer plotėsisht. Sot kisha peshon nė shumė vende dhe muri i anės jugore ėshtė nė rrezik shembjeje… Nė kubenė afėr altarit ėshtė pikturuar Krishti Pandokrator dhe nė atė tė qendrės Shėn Mėria Pandanas. Por, si nė kėto, ashtu edhe nė afresket e shtyllave, nga shkaku i shiut dhe i lagėshtirės, janė prishur. Qenė zografisur rreth viteve 1920-1921 prej Theodhos Jusit nga Hllomoja. Nga pikėpamja artistike, afresket, ndonėse tė prishura, janė punuar mirė e me kujdes. Sipėr hyrjes ėshtė njė mbishkrim, ku tregohet se suvatimi ėshtė bėrė me shpenzimet e tre priftėrinjve qė u vranė nė fshatin Kakollakos dhe mban datėn 1779. Tė tre priftėrinjtė janė vrarė me urdhėr tė Ahmet Kurt Pashės sė Beratit, pasi kundėrshtuan qė fshati i tyre tė bėhej ēiflig. Populli u ka ngritur kėtyre edhe njė kėngė qė kėndohet nė ēdo festė tė madhe dhe dėfrime. Por ajo qė ėshtė mė interesante, ėshtė templloja, pėr tė cilėn mund tė themi se ėshtė njė nga veprat mė interesante tė skulpturės nė dru tė vendit tonė… tė gjitha janė punuar nė dru arre. Nga sa mban mend prifti 80-vjeēar, Atė Doko, kėto objekte janė punuar prej njė skulptori tė quajtur Nikolla nga fshati Megaroro i Maqedonisė afėr Bitolit dhe janė pėrfunduar e vendosur mė 1 janar 1836. Meqė skulptori ishte plak dhe nuk udhėtonte, tė tria kėto objekte janė sjellė me kafshė pjesė-pjesė nė Sopik dhe janė montuar prej tė birit tė skulptorit, i cili ka qenė gjithashtu skulptor…”.

    Jashtė ka nisur tė erret. Befas nuk jemi mė vetėm. Mbi rrugėt e pjerrėta tė Sopikut janė ndezur dritat. Dritaret e shtėpive nuk janė mė zgavra tė errėta. Zėrat njerėzorė pėrzihen me blegėrimat e deleve. Njerėzia po kthehet nė shtėpi. Ka ardhur koha edhe pėr ne tė marrim rrugėn e kthimit. “Kalo Taksidhi, kalo taksidhi”, pėrsėrit njė plak i moēėm derisa makina e Bexhetit merr kthesėn e fundit.

    (Autori falėnderon zotėrinjtė Engjėll dhe Bexhet Serjani pėr ndihmėn dhe miqėsinė e pafund tė treguar gjatė realizimit tė kėtij reportazhi. Tė gjitha citimet nga Dhimitėr Beduli janė marrė nga: Dhimitėr Beduli, Kishė dhe Kulturė, SHLK, Tiranė 2006.)

    Gazeta Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Theologu Dhimitėr Beduli [1914-1996]

    Fjeti mė Zotin Z. Kristofor Beduli

    Emri:  52365036522_3d3b670002_z.jpg

Shikime: 58

Madhėsia:  89.4 KB

    Duke u gdhirė data 16 shtator 2022, ndėrroi jetė z. Kristofor Beduli. I nderuar dhe i respektuar nga tė gjithė ata qė e njihnin, ai qė nga mesi i viteve ’90 ka qenė nė poste drejtuese tė Kishės sonė. Z. Kristofor Beduli dha njė kontribut tė veēantė edhe nė dokumentimin e ngjarjeve dhe figurave historike. Ai ishte njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Kryepiskopit Anastas, i cili e donte dhe e vlerėsonte.

    Kristofor Beduli lindi nė Tiranė mė 26 shtator 1942. Familja e tij, me origjinė nga Skoreja e Pogonit, dallohej pėr besimin e thellė orthodhoks. I ati, teologu Dhimitėr Beduli, figurė e shquar e Kishės sonė, pasi mbaroi studimet nė Rumani pėr teologji dhe muzike bizantine, u vendos nė Tiranė, ku dha njė kontribut pėr Kishėn nė shumė fusha e mė pas u emėrua drejtor i Seminarit “Apostull Pavli”, deri nė mbylljen e tij dhe mė pas dha njė kontribut unik pas hapjes sė kishave dhe mbėshteti fuqimisht Kryepiskopin Anastas qė nė ēastet e para tė ardhjes sė tij.

    Nė kėtė atmosferė thellėsisht shpirtėrore lindi dhe u edukua edhe Z. Kristofor Beduli. Ai u shqua nė mėsime dhe mbaroi nė vitin 1966 pėr Inxhinieri Mekanike. Kudo ku punoi u dallua pėr aftėsitė e tij. Z. Kristofor Beduli dha mėsim nė universitet dhe ishte autor apo bashkautor nė disa libra tė fushės.

    Nė vitin 1996 filloi punė nė Kryepiskopatėn e Tiranės, nė fillim si pėrgjegjės i shtypshkronjės e mė pas si drejtor i Kompleksit tė punishteve “Nazaret”, ku punoi deri para pak se tė ndėrronte jetė. Aty u dallua pėr korrektėsinė, kėrkesėn e llogarisė, por edhe pėr kujdesin pėr personelin.

    Kristofor Beduli dha njė kontribut tė veēantė nė mbledhje, pėrgatitjen dhe botimin e veprave tė tė atit, shumė tė vlefshme pėr veprimtarinė e Kishės, por edhe pėr dokumentimin e ngjarjeve dhe figurave historike, pėr tė cilat bėri artikuj dhe botime tė veēanta.

    Ai dha njė kontribut tė veēantė nė tė gjithė veprimtarinė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pėr tė cilėn ėshtė vlerėsuar gjerėsisht e veēanėrisht nga Kryepiskopi Anastas.

    Perėndia e prehtė shpirtin e tij nė tendat e tė drejtėve!

    KOASH

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Historia e lindjes se komuniteteve fetare kombėtare
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-01-2015, 12:32
  4. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  5. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •