Data: 10/07/2006, ora

Ambasadorja amerikane Ris viziton sinagogën hebraike



Ambasadorja amerikane, Marsi Reis, vizitoi dje sinagogën ebraike në qytetin e Sarandës. Në këtë vizitë, ajo u shoqërua nga nënkryetari i bashkisë, Fatos Mullaj, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve, Feruz Shabani, nga arkitektja amerikane e Korpusit të Paqes, Judy Green, dhe specilalistë të monumenteve. Ambasadorja amerikane u njoh me përmbajtjen e mozaikut, që gjendet në brendësi të bazilikës, si dhe me elementët e shandanit ebraik. Zonja Reis shprehu kënaqësinë që gjendej përballë një simboli autentik të kulturës ebraike, që ka bashkëjetuar me ato të besimit kristian në këtë bazilikë, ndërkohë që ka lënë të hapur mundësinë e financimit të gërmimeve të mëtejshme.

Sinagoga ebraike e Sarandës rezulton e ngjashme me një të tillë të zbuluar në Italinë e Jugut. Ambasadorja Reis ka qenë e pranishme dje në mbrëmje në natën e dytë të Edicionit të 7 të Festivalit Ndërkombëtar, ku është prezantuar trupa amerikane "La Mama", me shfaqjen "Aesclipius".

Re. Po.

g 55