11 Korrik: Shen Benedikti Abat (Pajtor i Evropes)




"Qė pėr njerėzit e sotėm … tė jetė i pacėnueshėm e i shenjtė ideali i bashkimit shpirtėror tė Evropės e tė mos u mungojė kurrė ndihma nga qielli pėr ta realizuar nė praktikė, e shpallem Shėn Benediktin - Pajtor tė Evropės".

Me kėto fjalė Papa Pali VI, mė 24 tetor 1964, nga Montekasino, ku kishte shkruar pėr tė shuguruar rishtas manastirin e shkatėrruar prej bombardimeve aleate tė 1944-tės, pikėrisht nė vendin ku Shėn Benedikti kishte kaluar vitet e fundit tė jetės, duke rrezatuar nė tė gjithė Kontinentin mesazhin e tij tė pėrshpirtėrisė e tė fesė, dha kėtė njoftim pėr shpalljen e Abatit shenjt tė shekullit VI, themeluesit tė monakizmit pėrendimor, si Pajtor qiellor i Evropės.

Ndonėse dita e lindjes sė Shenjtit pėr qiell ėshtė 21 marsi, Festa e Pajtorit tė Evropės kremtohet sot, sepsč marsi pėrkon me krezhėmt. Gjithsesi murgjėrit benediktinė ia kremtojnė tė dyja datat: atė tė vdekjes dhe atė tė Shpalljes Pajtor i Evropės.

Nė letrėn apostolike "Pacis Nuntius" tė datės 24 tetor 1964, Papa Pali VI shpjegonte edhe arsyet e kėsaj shpalljeje, kėrkuar me ngulm nga hierarkia dhe nga mbarė populli i Zotit, pasi edhe Piu XII e pati kujtuar Shėn Benediktin si "Babai i Evropės" dhe vetė Gjoni XXIII e pati dėshiruar me gjithė zemėr kėtė ditė.

Ja ē'shkruhet nė Letrėn e Papės Montini:
"Ndėrsa shembej Perandoria Otomane e disa zona tė Evropės dukej sikur kridheshin nė errėsirė, ndėrsa tė tjerat jetonin pa qytetėrim e pa vlera shpirtėrore, ai, me impenjimin e tij tė palodhshėm, bėri qė nė kėtė Kontinent tė muzgėt tė lindė agimi i njė epoke tė re. Ai e bijtė e tij me kryq, libėr e parmendė, qenė tė parėt qė ēuan progresin e krishterė ndėrmjet popujve tė pėrhapur nga Mesdheu e deri nė Skandinavi; nga Irlanda e deri nė rrafshinat e Polonisė.
Me Kryq, domethėnė me Ligjin e Krishtit, siguruan qėndrueshmėrinė dhe lulėzimin e rendit tė jetės publike e private… duke ēimentuar atė unitet shpirtėror evropian, me forcėn e tė cilit popuj qė flisnin gjuhė tė ndryshme, ndjenė se po formonin njė popull tė vetėm. Popullin e Zotit.

Me libėr, pastaj, domethėnė me kulturė, vetė Shėn Benedikti, nga e i cili shumė manastire morėn emėr e forcė, shpėtoi me guxim providencial, nė ēastin kur trashėgimia humanistike rrezikonte tė zhdukej, traditėn klasike tė botės sė lashtė, duke i pėrcjellė tė paprekur breznive tė ardhshme, kultin e diturisė.
Me parmendė, sė fundi, domethėnė me kultivimin e arave e nisma tė tjera me rėndėsi tė dorės sė parė pėr zhvillimin e bujqėsisė, ia doli mbanesh t'i shndėrronte tokat djerr nė fusha pjellore e kopshte tė lulėzuara; e duke bashkuar lutjen me punėn materiale, sipas motos sė tij tė famshme "ora et labora" - "lutu e puno!" fisnikėroi e lartoi djersėn qė rrjedh nga balli i ndershėm.
Mė 27 prillin e vitit 2005, nė audiencėn e parė tė pėrgjithshme tė papnisė sė Tij, duke i ftuar besimtarėt ta ndjekin e ta mbėshtesin me lutje, Papa Benedikti XVI shpjegoi pse e zgjodhi emrin qė mban tashti:

“Desha tė quhesha Benedikti XVI pėr t’u lidhur pėrsėri shpirtėrisht me tė nderuarin Papėn Benedikti XV, i cili e udhėhoqi Kishėn nė njė periudhė tė trazuar pėr shkak tė konfliktit tė parė botėror.

Por gati njėmijė vjet mė parė, njė tjetėr Benedikt ndikoi fuqimisht mbi fatet e Kontinetit tė Vjetėr: Benedikti nga Norēia, qytezė nė Umbria tė Italisė, qė pėrfaqėsohej sot nė Sheshin e Shėn Pjetrit nga njė grup i madh shtegtarėsh. Me urdhėrin e tij murgar – kujtoi Papa, “Patriarku i monakizmit pėrendimor”, mė pas bashkėpajtor i Evropės, me Ēirilin e Metodin, ushtroi njė ndikim tė pallogaritshėm nė pėrhapjen e krishterimit nė tė gjithė Kontinentin. Prandaj – vijoi Ati i Shenjtė- Shėn Benedikti ėshtė tepėr i nderuar nė Gjermani e posaēėrisht nė Bavari, nė tokėn ku kam lindur:

“Shenjti pėrbėn njė pikė themelore referimi pėr bashkimin e Evropės, duke na kujtuar fuqimisht se nuk mund tė hiqet dorė nga rrėnjėt e krishtera tė kulturės sė saj e tė qytetėrimit tė saj”.

Prandaj nė fillim tė shėrbimit tim si pasardhės i Shėn Pjetrit, i lutem Shėn Benediktit tė na ndihmojė ta ruajmė tė patundur qėndėrsinė e Krishtit nė jetėn tonė. Ai duhet tė zėrė vendin e parė nė mendimet tona e nė veprimtaritė tona”- kėshtu u shpreh Papa Benedikti XVI.

Mbetet tepėr aktual Shėn Benedikti. Si dikur me dritėn qytetėrimit tė krishterė ia mėrrijti t'i davaritė retė e zeza e tė rrezatojė dhuratėn e paqes, kėshtu edhe sot ai i prin jetės evropiane, duke ndėrmjetėsuar qė Evropa tė zhvillohet, tė rritet e tė pėrfshijė ndėr kufijtė e vet tė gjithė popujt qė i pėkasin e qė dėshirojnė tė jetojnė sipas motos "ora et labora" - me Kryq, me pendė e parmendė!