Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime

    Paniku dhe ankthi

    Kush janė simptomat e para qė shfaqen dhe ndryshimet mes tyre

    Paniku dhe ankthi, si dallohen

    Paniku karakterizohet si njė episod alarmi(frike), i cili fillon menjėherė dhe mund tė zgjasė rreth gjysmė ore. Kur njeriu ėshtė nė kėtė fazė mund tė shfaqė dridhje tė trupit tė pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrės shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund tė ketė ndjesi shtrėngese nė fyt apo nė kraharor. Kjo sėmundje ndryshon pak nga format e tjera tė krizave tė anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kanė fillim tė menjėhershėm, tė paprovokuar nga ndonjė stimul i jashtėm dhe e kthejnė individin krejt tė pamundur nga ana fizike. Gjithashtu simptomat mendore, emocionale influencojnė pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar njė rutinė ciklike. Zakonisht ata qė kanė pėrjetuar njė sulm paniku nė jetėn e tyre, ka shumė mundėsi ta pėrjetojnė pėrsėri. Kur simptomat dhe episodet janė kronike atėherė diagnoza kthehet nė sėmundje paniku (panic disorder). Krizat e panikut janė ndarė nė tri kategori: 1- Krizė paniku spontane: Kriza vjen pa asnjė shenjė paralajmėruese, ditėn apo natėn. Nuk ka tė bėjė me aktivitetet qė njeriu ėshtė duke bėrė nė atė moment (mund tė jetė edhe duke fjetur). Nuk ka tė bėjė me ndonjė provokim tė jashtėm apo me ndonjė stimul specifik.
    2-Kriza specifike paniku: Kėto kriza provokohen nga ndonjė nxitje (stimulues) i frikshėm apo traumatik. Pėr shembull, njerėzit qė kanė frikė tė gjenden nė mes tė njė grumbulli tė madh njerėzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata traumatike tė sė kaluarės. 3-Kriza paniku tė predispozuara nga situata tė jashtme: Krizat mund tė fillojnė nė disa situata apo ambiente tė caktuara, por jo ēdo herė qė gjenden nė ato situata apo ambiente. Pėr shembull, dikush mund tė kėtė njė krizė paniku kur ėshtė duke ngarė makinėn, edhe pse nuk ka ndonjė frikė apo ankth nga kjo situatė. Gjithashtu, jo ēdo herė qė vizitohen kėto ambiente fillojnė krizat. Shumė njerėz qė vuajnė nga krizat e panikut tregojnė njė frikė tė papėrmbajtshme sikur do vdesin ose njė ndjesi ēmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon tė ndiejė shenjat e para tė panikut (kur nuk ėshtė spontan), i erren sytė, nuk kontrollon gjymtyrėt (kėmbėt) dhe bie pėrtokė. Shumė herė vijnė nė vete kur trajtohen nė urgjencė.

    Ankthi
    Rreth 2 % e popullatės kanė pėrjetuar njė lloj forme tė krizės sė panikut. Njerėzit me frikė/ankthe tė ndryshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), pėrjetojnė mė shumė kriza paniku, sidomos kur vijnė nė kontakt me stimulin (nxitjen) e frikės. Kriza tė tilla kalojnė shpejt kur stimuli i frikės hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bėhen kronike, simptomat bėhen mė tė rėnda dhe si rrjedhim dobėsojnė jashtėzakonisht shumė sistemin nervor pėr disa ditė. Krizat e panikut zakonisht shfaqen nė moshė tė re ( nė tė 20-at) dhe femrat janė 2 herė mė tepėr nė rrezik pėr tė shfaqur kriza paniku se sa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatėrrohen me atake zemre, gjė qė ndikon negativisht nė diagnozėn e krizės.

    Trajtimi
    Trajtimet pėrfshijnė ilaēe dhe forma psikoterapie (cognitive-behavioural therapy), e cila u mėson njerėzve si tė mposhtin mendime negative apo tė pėrballojnė ankthe/frika tė ndryshme. Ilaēet pėrfshijnė antidepresantė (SSRI's, MAOI's), apo ilaēe anti-anxiety (Benzodiazepines; Valium, Ativan, Xanax) pėrpara se tė shfaqet kriza apo nė pritmėri tė saj. Kur kriza parandalohet me anė tė ilaēeve atėherė cikli ėshtė shumė mė i lehtė pėr t'u kthyer dhe nuk shfaqet pėrsėri. Zakonisht njė kombinim i ilaēeve dhe psikoterapisė jep shenja tė mira (duke i eliminuar fare simptomat apo shfaqjen e krizės, sidomos kur sėmundja ėshtė nė stadet e para). Rreth 70-90 % e njerėzve me kriza paniku mund tė kurohen nė mėnyrė tė suksesshme. Pėr ata qė marrin trajtim nė fazat e para tė shfaqjes sė sėmundjes, shumica kurohen krejt, duke mos pasur asnjė efekt negativ pasi mbarohet kurimi.

    Shkaqet:
    Ka evidencė qė krizat e panikut trashėgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sėmundje mund tė manifestohet edhe nė njerėz pa histori familjare tė tillė. Shkaqe tė tjera pėrfshijnė strese tė ndryshme, mėnyrė mendimi fataliste (njerėzit qė bėhen shumė merak pėr gjėra tė ndryshme, sėmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaēe. Shkaqet ekzakte tė krizave tė panikut ende nuk dihen, por nė studime me kafshėt janė identifikuar disa pjesė tė trurit, tė cilat bėhen shumė aktive gjatė krizave tė panikut.

    Shqetesimet

    1- Kur njė person provon prishje tė theksuar tė humorit dhe tė ekuilibrit emocional, atėherė mund tė thuhet se ai person ka ērregullime tė gjendjes shpirtėrore.
    2- Kur emocionet qėndrojnė nė njė pikė tė ulėt gjatė gjithė kohės dhe ne humbasim interesin pėr jetėn, kjo do tė thotė se po kalojmė njė gjendje depresioni
    3- Depresioni madhor karakterizohet nga njė gjendje e rėnė shpirtėrore dhe trishtim qė shoqėrohet me ndjenjėn e fajit dhe tė qenit i pavlefshėm.
    4- Njerėzit kalojnė nė gjendje depresive kur ata kanė probleme nė punė, probleme bashkėshortore ose kur ndjehen tė pazotė pėr diēka qė duan tė bėjnė.
    5- Shenjė e depresionit mund tė jetė edhe prishja e gjumit, rėnia nė peshė, kėputja, ndjenja e fajit tė kotė.

    Ankthi

    Adrenalina, pėrgjegjėse pėr ankthin

    Njė sėmundje fizike e quajtur hypoglycemia ėshtė gjendur tė jetė shkaktare pėr kriza paniku. Ata qė vuajnė nga hypoglycemia kanė receptorė defektivė pėr substancėn insulinė, gjė qė nuk lejon kalimin e suksesshėm tė sheqerit nė membranėn e qelizave. Kur niveli i sheqerit nė gjak ulet shumė, truri dėrgon sinjale alarmi nė qendrat hormonale, duke i sinjalizuar tė prodhojnė adrenalinė, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr krizat e panikut.

    Emocionet, shkaktarė tė sėmundjeve
    Mjekėt e vjetėr kinezė mjaftė mirė e kanė ditur se emocionet luajnė role tė rėndėsishėm nė organizmin e njeriut. Ato janė nė gjendje tė shkaktojnė sėmundje tė llojllojshme, madje edhe te njerėzit shumė tė fortė. Mjafton qė tė godasin nė vende mė tė ndjeshme tė organizmit dhe sėmundja fillon tė marrė hov. Tė gjitha sėmundjet tė shkaktuara prej gjendjes psikike apo ērregullimit tė saj nė mjekėsi quhen sėmundje psikosomatike. Kėto sėmundje shfaqen nė relacionin shpirt - trup.

    Syri i majtė kupton emocionet i pari
    Syri i majtė ka mė shumė kapacitet nė krahasim me syrin e djathtė, qė tė kuptojė emocionet e atyre qė na shikojnė. Kjo gjė e veēantė e syrit tė majtė u konstatua nga njė studim i "American Academy of Neurology". Syri i majtė ėshtė i lidhur me "qendrėn e emocioneve" tė sistemit nervor, pra me anėn e djathtė tė trurit, dhe kjo e lejon tė dallojė tipin e emocioneve tė atyre qė kemi pėrballė duke vėzhguar fytyrėn e tyre.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2009
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jam Valentina nene e 2 femijeve,kam nje pyetje ju lutem.Qe gatii 3 vite vuaj nga nja frike e madhe qe as vet nuke di se nga me vjen,mjeket me kan thene se e kam semundjen e frikes,por te psikiatri nuk guxoj te shkoj,dhe nuk di se si te bej.Kam frike te dal jasht kudo koft,te jem vetem,me rrok si dridhje,me shkon mendja se do te vdes,me dhemb lukthi,marramendje,ftohjje te duarve,shikim te turbullt,dhe nuk shof mire....Ju lutem em tregoni pres me padurim pergjigjen tuaj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,823
    Faleminderit
    138
    244 falenderime nė 199 postime
    Citim Postuar mė parė nga valentina_de Lexo Postimin
    Jam Valentina nene e 2 femijeve,kam nje pyetje ju lutem.Qe gatii 3 vite vuaj nga nja frike e madhe qe as vet nuke di se nga me vjen,mjeket me kan thene se e kam semundjen e frikes,por te psikiatri nuk guxoj te shkoj,dhe nuk di se si te bej.Kam frike te dal jasht kudo koft,te jem vetem,me rrok si dridhje,me shkon mendja se do te vdes,me dhemb lukthi,marramendje,ftohjje te duarve,shikim te turbullt,dhe nuk shof mire....Ju lutem em tregoni pres me padurim pergjigjen tuaj
    WoW! Vetem psikologu mund te te ndihmoje.
    Diku e ka burimin kjo frika jote. Cfare konkretisht te shkaktoi ndjenjen e frikes? Ndonje fatkeqesi ne familje?
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,891
    Faleminderit
    24
    39 falenderime nė 37 postime
    Citim Postuar mė parė nga valentina_de Lexo Postimin
    Jam Valentina nene e 2 femijeve,kam nje pyetje ju lutem.Qe gatii 3 vite vuaj nga nja frike e madhe qe as vet nuke di se nga me vjen,mjeket me kan thene se e kam semundjen e frikes,por te psikiatri nuk guxoj te shkoj,dhe nuk di se si te bej.Kam frike te dal jasht kudo koft,te jem vetem,me rrok si dridhje,me shkon mendja se do te vdes,me dhemb lukthi,marramendje,ftohjje te duarve,shikim te turbullt,dhe nuk shof mire....Ju lutem em tregoni pres me padurim pergjigjen tuaj
    Kam pare nje emision ,nje person kishte te njejtat siptoma.
    Thjeshte terapi tek nje psikolog.


    Nuk eshte turp te shkosh ne nje psikolog!!!!!!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2008
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nuk po gjej pergjigjen ....

    Pershendetje!

    Kerkoj ndihme per indentifikimin e nje problemi qe po shqeteson keto kohe grupin e miqeve me te cilet shoqerohem.

    Mes nesh, eshte nje djale qe per nga karakteri eshte goxha i drejte, i dashur, i respektueshem dhe mjaft social.

    Nuk di ta shpjegoj se cfare po i ndodh....por na eshte shprehur se ndihet keq emocionalisht sa here qe permendet dicka intriguese....
    Psh....nese dikujt nga ne i ka humbur dicka, personi ne fjale edhe pse mbase nuk ka asnje lidhje konkrete me situaten, apo " gjene" e humbur, menjehere ka reagime fiziologjike te tipit - skuqje ne fytyre, rrahje te shpeshta te zemres, marrje fryme!

    Ose psh, nqse dikush diskuton per ceshtje thashethemesh, edhe pse ai nuk ka folur asnjehere asnje fjale, ose nuk e njeh fare personin per te cilin flitet, menjehere ka keto reagime dhe ndjesite e tij mesa shpreh,jane konfuze, Ai thote se i duket sikur te tjeret do tia hedhin atij fajin dhe behet keq kur mendon se per kete fakt, ai do survejohet....fillon e skuqet dhe mendon se te tjeret nga momenti ne moment do ti thone qe e ka bere ai apo dicka tjeter!

    Shpresoj te jem shpjeguar mire.
    do te doja me gjithe respektin, mendimin tuaj se cfare mund te jete mbi te gjitha dhe me pas te informohesha per menyrat se si mund te japim ndihmesen per ta " kuruar" kete gje!


    Shume faleminderit!

Tema tė Ngjashme

  1. Atak (Krizė) Paniku
    Nga StormAngel nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-01-2012, 17:02
  2. Paniku dhe sėmundjet e zemrės. Metodė e re operimi
    Nga Fittox nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 06:04
  3. Ankthi i quajtur ateizėm
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 22:49
  4. Ankthi i quajtur ateizem
    Nga realitetiweb nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 00:49
  5. PANIKU dhe PASOJAT
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 08:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •