Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    54

    BE, kundėr Gjykatave Administrative

    BE, kundėr Gjykatave Administrative

    Citim Postuar mė parė nga Shekulli Online
    Misioni i Asistencės Evropiane pėr sistemin e Drejtėsisė i ka vlerėsuar tė panevojshme Gjykatat Administrative

    BE, kundėr Gjykatave Administrative

    “Nuk rekomandohet krijimi i njė sistemi autonom administrativ, vetėm transferim nė Apel”

    Klodian Rado

    TIRANĖ- Misioni i Asistencės Evropiane pėr sistemin e drejtėsisė, EURALIUS shprehet kundėr ngritjes se Gjykatave Administrative nė Shqipėri. Megjithėse Ministria e Drejtėsisė ka publikuar me kohė ngritjen e gjykatave ku ishte parashikuar zgjidhja mė vete e ēėshtjeve administrative, rekomandimi i EURALIUS-it bie ndesh me projektligjin “pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqėsor”. Ministri Aldo Bumēi i kėrkoi njė rekomandim mė profesional dhe tė detajuar ekspertėve evropianė, lidhur me nevojėn e ngritjes sė njė sistemi autonom tė Gjykatave Administrative nė Shqipėri dhe nėse po, sa gjykata tė tilla duhet tė jenė. Pėrgjigjja negative e mbėrritur nė dikasterin e drejtėsisė ėshtė bazuar nė njė studim qė EURALIUS ka bėrė nė tė gjitha gjykatat e vendit.

    ***
    “Sė pari, me qėllim qė tė pėrmirėsohet organizimi i juridiksionit administrativ nė Shqipėri, nuk rekomandohet as krijimi i njė sistemi gjyqėsor administrativ autonom qė tė mbulojė tė gjitha shkallėt e gjykimit dhe as krijimi i gjykatave administrative autonome nė shkallė tė caktuara tė gjykimit. Sė dyti, nė vend tė kėsaj, juridiksioni administrativ i shkallės sė parė duhet tė transferohet nga gjykatat e shkallės sė parė nė gjykatat e apelit, ku duhet tė ngrihen dhomat e ēėshtjeve administrative”,-rekomandojnė drejtuesit e misionit evropian tė asistencės pėr drejtėsinė. Pėrveē kėtyre dy rekomandimeve, EURALIUS ka kėshilluar edhe disa opsione tė tjera qė mund tė merren parasysh nga ligjvėnėsi shqiptar, me qėllim pėrmirėsimin e trajtimit tė ēėshtjeve gjyqėsore administrative.
    ***
    EURALIUS, i kryesuar Gerald Coledani ka kėshilluar disa zgjidhje tė mundshme pėr Shqipėrinė, sa i pėrket ēėshtjeve administrative nė gjykata. “Sidoqoftė, duhet tė arrihet organizimi mė i mirė i mundshėm i juridiksionit administrativ brenda sistemit gjyqėsor tė zakonshėm. Ėshtė e qartė nga shtjellimet e mėsipėrme qė nuk mund tė ketė njė zgjidhje ideale, dmth, njė sistem gjyqėsor efektiv dhe me efikasitet tė shpenzimeve, qė tė ketė gjykatė me juridiksion tė plotė nė ēdo rreth dhe nė tė njėjtėn kohė gjyqtarė shumė tė specializuar. Zgjidhja mė e mirė e mundshme mund tė jetė njė kompromis nė balancimin e drejtė tė interesave tė kundėrt dhe duke marrė parasysh edhe mundėsinė e realizimit nė praktikė”,-thuhet nė pėrgjigjen qė i ka mbėrritur ministrit Bumēi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    54
    ....vazhdon

    MUNDĖSIA 1

    Juridiksioni administrativ, pa ndryshime

    “Nėse i jepet prioritet mundėsisė pėr t’iu drejtuar lehtėsisht gjykatave administrative pėr tė gjithė qytetarėt nė Shqipėri, nuk duhet tė diskutohet asnjė ndryshim nė lidhje me organizimin e juridiksionit administrativ. Siē u tha mė lart, struktura e tashme e sistemit gjyqėsor pėrputhet me standardet europiane. Pėr momentin nuk kėrkohet tė bėhen as shpenzime dhe as tė ndėrmerret ndonjė veprim. Para marrjes sė ndonjė vendimi me pasoja afat-gjata duhet tė shikoheshin zhvillimet pasuese”

    MUNDĖSIA 2

    Pėrqendrimi i juridiksionit administrativ

    “Me qėllim qė tė arrihen pėrmirėsimet e pritshme nga njė shkallė mė e lartė specializimi, juridiksioni administrativ i shkallės sė parė duhet tė jetė mė i pėrqendruar nga sa ėshtė pėr momentin, nė 17 gjykata rrethi. Nga ana tjetėr, me qėllim qė tė mos shkelet e drejta pėr t’iu drejtuar gjykatės, juridiksioni administrativ i shkallės sė parė duhet tė sigurohet nė mė shumė se njė vend dhe kėto duhet tė jenė gjashtė gjykatat e rrethit nė Tiranė, Durrės, Korēė, Gjirokastėr, Shkodėr dhe Vlorė, dhe mbase duhet shtuar edhe Fieri”

    MUNDĖSIA 3

    Transferimi nė gjykatat e apelit

    EURALIUS argumenton se me qėllim qė tė pėrmirėsohet gjykimi i ēėshtjeve administrative nė tėrėsi, do tė duhen ndryshime tė mėdha. As opsioni i parė dhe as i dyti nuk do tė ēonte drejt njė sistemi gjyqėsor administrativ qė do tė prodhonte njė praktikė gjyqėsore tė cilėsisė sė lartė brenda njė kohe tė arsyeshme. “Funksionimi i dhomave tė ēėshtjeve administrative nė gjykatat e apelit si shkallė e parė do tė kontribuonte nga njėra anė nė unifikimin e praktikės gjyqėsore dhe nga ana tjetėr, do tė linte hapėsirė pėr mendime tė ndryshme ligjore, duke stimuluar zhvillimin e sė drejtės”

    Rekomandimet pėrfundimtare tė EURALIUS

    1. Me qėllim qė tė pėrmirėsohet organizimi i juridiksionit administrativ nė Shqipėri,
    nuk rekomandohet as krijimi i njė sistemi gjyqėsor administrativ autonom qė tė
    mbulojė tė gjitha shkallėt e gjykimit dhe as krijimi i gjykatave administrative
    autonome nė shkallė tė caktuara tė gjykimit.

    2. Nė vend tė kėsaj, juridiksioni administrativ i shkallės sė parė duhet tė
    transferohet nga gjykatat e shkallės sė parė nė gjykatat e apelit, ku duhet tė
    ngrihen dhomat e ēėshtjeve administrative.

    Ēfarė ėshtė EURALIUS?

    EURALIUS-i ėshtė Misioni i Asistencės Evropiane pėr Sistemin Shqiptar tė Drejtėsisė. Bazė e kėtij misioni ėshtė Marrėveshja e Grantit ndėrmjet Bashkimit Europian, i pėrfaqėsuar nga Komisioni i Komuniteteve Evropiane dhe Ministria Federale e Drejtėsisė e Republikės sė Austrisė, si udhėheqėse e njė konsorciumi me Ministritė Gjermane dhe Italiane tė Drejtėsisė si partnere. Projekti filloi mė 13 qershor 2005 dhe do tė vazhdojė 2 vjet



  3. #3
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    54
    ----vazhdon

    VLERĖSIMI

    “Shqyrtimi administrativ, sipas standardeve evropiane”


    TIRANĖ- “Organizimi i tashėm i shqyrtimit administrativ nė Shqipėri pėrputhet me standardet evropiane”. Kėshtu thuhet nė raportin qė EURALIUS i ka dėrguar Ministrisė sė Drejtėsisė. Megjithatė, sipas ekspertėve tė kėtij misioni, ngritja e njė sistemi gjyqėsor administrativ autonom do tė pėrputhej gjithashtu me standardet europiane, nėse do tė garantoheshin pavarėsia dhe paanėsia e gjykatės(ave) administrative dhe nėse do tė parashikohej ankimim tė paktėn nė ēėshtjet mė tė rėndėsishme ose nėse ēėshtjet do tė dėrgoheshin drejtpėrdrejt nė njė gjykatė mė tė lartė. Njė tjetėr ēėshtje qė nuk ka ngelur jashtė vėmendjes sė EURALIUS-it ėshtė edhe specializimi i gjyqtarėve qė do tė gjykojnė ēėshtje administrative. Sipas raportit tė hartuar prej tyre thuhet se: “gjendja e tashme e organizimit tė juridiksionit administrativ nuk jep mundėsi tė mjaftueshme pėr specializimin e gjyqtarėve nė tė drejtėn administrative”. Ndėrkohė qė raporti i ekspertėve evropianė shprehet gjithashtu se: “numri i ēėshtjeve administrative, nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė krijuar ndonjė gjykatė administrative autonome nė shkallėt mė tė larta, pasi kjo do tė kishte njė ndikim shumė ta madh nė nivelin e gjykatave tė apelit”. EURALIUS ka pėrfunduar nė raportin e saj se nuk ėshtė i kėshillueshėm as krijimi i njė sistemi tė gjykatave administrative autonome dhe as krijimi i gjykatave administrative autonome nė njė ose dy shkallė.

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •