Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 126
  1. #21
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    un nuk shof asnje gje te keqe te besh tifoz me ekip tjeter .....un me kete fryme u rrita dhe skam per ta lene cigaren tani pse si vjen mire ndonje nacionalisti ketu..

    edhe sdua tja di fare c'mendim ka ndonje prej jush ketu ,por po e them haptazi..

    mua shqiperia ne futboll ma shpif edhe mi ngre nervat kot se koti .....sme ngroh ne asnje ndeshje qe ben ,keshtu qe esht e kote te besh tifozllik me nje ekip qe ste sjell emocione ...qysh e tha dhe kolombo ,sjemi ne te vetmit te infektuar nga kjo semundje e kendshme...po jan dhe miliona njerez anembane botes ...

    un kam pase shok vete anglez qe sbejn tifo fare per angline ne dash besoni ju apo jo ...thjesht bejn tifo per arsenalin dhe tottenham .....kjo do te thote qe ska asnje gje te keqe te mos besh tifo as per vendin tend ....

    nqs niveli i futbollit shqiptar do te rritet e do jete i kenaqshem per tu shofur ,ateher do e kosideroj mundesine per ti ndjekur ata ....kaq kisha

  2. #22
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ore ne per ate pune morrem trajner sllav, puna nuk qendron atje. Po si thoni ju tani mund ti thote nje shqiptar nga bie fjala Durrsi, dikujt nga Rrushbulli apo Martanashi "U bote ju peppinot?"
    Ku di gjo, mua me ngja pak si fallco...si artificiale, ose nese nuk eshte ashtu, atehere eshte pak si shqetesuese.
    Dakort globalizimi, por mos harro se ne Meksike ka patur dhe shume kundervenie ndaj trajnerit dhe ati lojtarit Argjentinas a Brazilian car ishte. Them se gjithmone do ekzistoje ajo kunderforce qe ti barazpeshoj pak gjerat. Un thjeshte pashe nje artikull ne gazetat shqiptare dhe e gjeta veten dakort me ate shqetesim te ngritur.

    Ndersa per Smth_Poetic, meqe permenda muhabetin e loqeve siper dhe lirise, me kujtohet qe ky trajneir qe eshte me ne kur ka drejtu Kroacine ne mos gabohem ka thene qe tek ekipi im nuk kane vende Pederat. Kur luajti nje ndeshje Kroati me Angline me duket, te gjithe Pederat e Kroacise u bene me Anglezin. Nuk di nese me kupton ku e kam llafin. Jane disa gjera qe them se vijne pa patur nevoje qe ne te kemi nje ekip superstaresh. Amerika bene nje loje futja pordhes, ketu shumica nuk merr vesh dhe nuk e shef futbollin e kur vjen puna kishin shkuar nja 20000 vete ne Gjermani per te ndjekur perfaqesuesen e tyre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    --------------------------
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Shihet qarte qe per kampionatin shqiptar nuk shkruajne fare, nejse per kam. boteror eshte e arsyetueshme sepse eshte nje kampionat shume i vecante por kur eshte koha e kampionateve Evropiane gjithe shkruajne per Seria A, Spanjolll etj por as 2% e tyre nuk shkruajne per Tiranen, Partizan, Elbasanin, Dinamon etj. qe zhvillohen ndeshjet njekohesisht me ato.

  5. #25
    Perjashtuar Maska e strano
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    o ti shoqe qe ke hap temen, KUR KOMBETARJA JONE NUK KA SHANCE EDHE NUK DO KETE TE FUTET NE NJE AKTIVITET MBARE BOTEROR SIC ESHTE KUPA BOTES... atehere ne normale qe per dike do bejm tifozllek, sepse na pelqen sporti edhe e shikojme me qef, me kte rast gjejm edhe kohen te grricemi me njerzit, jo italia jo gjermania etj etj... prandaj nuk e ke mire qe thua jo pse grinden jo pse sbejn, ne skena futboll o ti i nderuar, kshu qe na ka mbet te simpatizojme shtetet e tjera

  6. #26
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Deri dikund tema eshte me vend.Pse?
    Kur lexova nje shkrim(sme kujtohen ne cilen teme)nje antar i forumit nga Kosova kishte ofenduar nje kombetare dhe nje tifoz i asaj kombetare ja kthene te njejtat fjale ati antarit(jam i sigurt qe ekeni lexuar)dhe kjo eshte kultuara e tij qe ofendon vllaun per nje kombe tjeter dhe kjo me habiti shume,...
    Mendoj qe duhet pak me frenu se nuk dihet ku del,...
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  7. #27
    E lexova dhe nje here postimin e pare te kesaj teme, dhe eshte pak i ekzagjeruar mendimi tek gazeta, ama gjej nje nuance te perbashket me postimin 1. Ajo c'fare thashe dhe ne postimin e pare qendron akoma.

    Citim Postuar mė parė nga Julie
    Te jesh tifoz i nje skuadre te huaj eshte me se normale por eshte dicka tjeter qe behet shume e bezdiseshme ne forum. Kur dikush flet gjithe pasion per skuadren e tij te zemres, vjen tjetri e i leshon fjalet si ti vije qejfi duke identifikuar tjetrin me skuadren qe ky i fundit perfaqeson.

    S'po diskuton njeri patriotizmin por eshte bezdi dreqi e mori te acarosh nervat me komente te tipit "ju" dhe "ne", ky eshte ai identifikimi qe bejne shqiptaret ne pergjithesi me skuadrat e tyre te zemres, nderkohe qe s'ka kuptim kur "ju" dhe "ne" jemi te gjithe NE qe po ndajme disa caste ne forumin shqiptar.
    I qendroj ketyre fjaleve qe thashe deri ne fund, s'kam shkruar asgje per hir te patriotizmit ose nacionalizmit por per hir te asaj c'ka me duket mua me e bukur ne komunikimin me te tjeret. Pergjigjuni mesazhit tim nqs ju intereson, por jam e sigurt qe do vazhdoni ti pergjigjeni mesazhit te pare akoma, kjo sepse na pelqen te kapim ekstremet si gjithmone.

    Me pelqeu nje shprehje e artikullit qe ja vlen per te gjithe ne ne cdo lloj situate:
    Nje person qe kalon kufurin pa nje fare vetedije nuk mund ta kuptoj kurre gabimin qe ben
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    As une nuk i kuptoj ata qe bejne tifozllek per kombetaret e tjera. Arsyet e tipit "bej tifo per ato se Shqiperia nuk merr pjese ne kampionat boteror e europian" nuk me duken aspak bindese. Mund te kesh simpati per nje ekip, kete e kuptoj, por jo me shume.
    Une psh u bera tifoz i cmendur i Gjermanise ne ndeshje me Italine sepse kam inat Italianet, ne finale do bej tifozllek per Francen per te njejten arsye, por s'mund te jem kurre tifoz i nje tjeter skuadre pervecse kombetares Shqiptare.
    Forca Shqiperia!, kudo qe te lozesh.

  9. #29
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    ket radhe kisha qef ta fitonte hollanda ose argjentina qe te balancoheshin superfuqite

  10. #30
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anėtarėsuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    ehhh, sme pelqejn kombtaret tjera, krejt jon ***

    po KUR DO vij dita qe paku Shqipria te kualifikohet ne kampionat evropian apo botror?
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Jam dakord ne disa pjese te artikullit.
    Mund te them qe jam tifoz i zjarrte me Brazilin,por sdo guxoja te dilja me nje flamur qe nuk eshte ai i vendit tim.
    Dhe per me shume me vret syte te shoh shqiptare qe vishen me flamure italiane sepse e quaj sjellje te ulet ndaj bashkeatdhetareve qe vuajne rracizmin dhe perbuzjen e ketij vendi.
    Ndoshta jam nacionalist,ndoshta sme pelqejne italianet si popull,ndoshta..
    Ne europianin qe fitoi Greqia,ēuditerisht 90 % e shqiptareve ishin jo te kenaqur nga kjo fitore.
    Ateher do te thote qe ka diference,qe historia nderhyn edhe ne sport e jo pallavra qe jemi sportive e hedhim poshte kufinjt gjeografike.
    Jam i sigurte qe asnje ketu nuk do te bente tifozllek per nje skuader tjeter po te luante kunder kombetares tone.
    Por ne te njejten kohe nuk me pelqen hedhja e nje flamuri ne sup,te nje vendi qe poshteron perdite vendin tim.
    Diskutim te mbare
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  12. #32
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Ne lidhje me diskutimin ...

    BOTĖRORI DHE SHQIPTARĖT (Marre nga Shekulli)

    Kampionati i 18-tė Botėror i Futbollit, si njė shfaqje e madhe sportive, e organizuar nė mėnyrė tė pėrsosur nė Gjermani, qė nga 9 qershori e nė vijim ka ngjallur njė interesim tė jashtėzakonshėm, nė pėrmasa planetare, ndėrmjet qindra miliona simpatizuesve qė ndjekin me kureshtje tė pazakontė jo vetėm ndeshjet por edhe zhvillimet e tjera anėsore tė lidhura me tė. Nuk kishte ndodhur mė parė qė edicionet e lajmeve tė kanaleve mė serioze evropiane tė hapeshin me tė rejat futbollistike, siē po ndodh aktualisht me lajmet sportive nga Gjermania qė vetėm pas ezaurimit tė tyre pasohen nga informacionet pėr dhjetėra tė vrarėt nė Rripin e Gazės apo Irak. Kjo ėshtė risi e vitit 2006. E padyshim, meritė tė veēantė nė kėtė mes kanė organizatorėt nga vendi i madh evropian, me nė krye legjendėn e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer.

    Shqipėria, me njė traditė jo tė pakėt nė tifozerinė ndėrkombėtare, me shumė gjasė, zė njė nga postet e para ndėrmjet vendeve ta papėrfaqėsuara nė kėtė garė, pėr shkallėn e vėmendjes, preokupimin e thellė pėr fatet e skuadrave tė huaja dhe temperaturėn e lartė tė mbėshtetjes qė u japin individė tė ndryshėm, ekipeve tė ndryshme pjesėmarrėse. Njė mori kanalesh televizive kanė organizuar biseda me specialistė, sportdashės apo pėrfaqėsuese tė seksit tė bukur qė kanė vetėm njė ide sipėrfaqėsore pėr atė lojėn me sferėn magjike qė i bėn burrat tė ēmenden. Megjithatė, prania e tyre nė kėto lloj debatesh ka qenė relaksuese.

    Ajo qė mund t’i shkaktojė befasim dhe habi tė thellė njė tė huaji qė rastėsisht do tė gjendej ndėrmjet nesh nė kėto lloj debatesh herė-herė edhe tė egra, pavarėsisht nga shakatė qė i shoqėrojnė ato, ėshtė tjetėrsimi i shqiptarėve “tifozė” gjatė “pėrplasjeve televizive”. Madje edhe njė shqiptar normal mbetet i habitur nga gjuha e pėrdorur edhe nga drejtues tė ndryshėm emisionesh tė tilla qė u drejtohen tė ftuarve me shprehjen e ēuditshme: “Ju keni bilanc pozitiv me ekipin e X-it (nė kėtė rast pėrmendet emri i tė ftuarit pėrballė) po mos harroni se kėta futbollistėt e tij janė tė aftė tė bėjnė tė papritura”. Ndonėse tė pranishmit qeshin me dashamirėsi, pėrsėri diēka e pahijshme tė mbetet nė grykė.

    “Ne” dhe “ju” nuk janė gjė tjetėr veēse, ta zėmė, Italia e Gjermania apo Franca e Brazili.
    Me sa duket, atavizmat e internacionalizmit tė dikurshėm kanė pjellė hibridin e ēuditshėm tė tjetėrsimit tė shqiptarit. Pa pikė zori, shqiptari intelektual e me shumė njohuri nė fusha tė ndryshme tė dijes s’e ka pėr gjė qė tė shndėrrohet nė gjerman, anglez, italian, spanjoll, brazilian apo argjentinas. Madje jo vetėm thjesht internacionalizmi qė pėrmendėm, i cili ka bėrė punėn e tij, por edhe haxhiqamilizmi i Luftės sė Parė Botėrore qenkėsh ende gjallė.

    Nė Kavajė paskėsh ndodhur e papritura. Tė entuziazmuara nga fitoret e ekipeve “tė tyre”, turmat e tifozėve kavajas paskan dalė rrugėve me flamurėt e Italisė e tė Gjermanisė…!!!
    E keqja fillestare qė ushqen kėtė situatė paradoksale ėshtė nacionalizmi i zbehtė e gati inekzistent, sidomos i shqiptarėve tė Republikės sė Shqipėrisė. Madje edhe ndaj kėsaj gjendjeje tė pazakontė tė tretjes sė ndjenjės sė dashurisė sė thellė pėr Atdheun qė e ndeshim rėndom ndėrmjet shqiptarėve tė shkolluar, ka analistė qė japin alarmin pėr “rrezikun nacionalist” nė Shqipėri (!?!?). Kjo sjell atė qė nuk ndodh nė vendet e tjera evropiane: vetėshpalljen “tifoz”, deri nė tjetėrsim tė shqiptarėve me ekipet e huaja.

    Vetė termi “tifoz i gjermanėve apo anglezėve, i italianėve apo argjentinasve” ėshtė disi pa kuptim. Ne jemi tifozė tė Shqipėrisė dhe tė ekipeve tė saj, por meqenėse Shqipėria nuk merr pjesė nė finalet e Botėrorit tė Gjermanisė, ne mund tė kthehemi nė “simpatizantė” tė njė ekipi tė caktuar tė huaj, por jo nė “tifozė”. Nuk ėshtė etike deklarimi i bujshėm edhe nė mediat televizive tė sportdashėsve shqiptarė se “ata vdesin pėr kėtė apo atė skuadėr” se “ekipi i tij i zemrės ėshtė yll bote” se “filan ekip do t’u thyejė brinjėt tė gjithė tė tjerėve qė lodhen kot pasi ata tė tijtė do ta fitojnė kampionatin”.

    Le tė bėjmė njė ballafaqim me Bullgarinė apo Turqinė. Ekipet e tyre nuk janė kualifikuar pėr nė fazėn finale tė kampionatit tė 18-tė Botėror tė Futbollit. A mund tė pėrfytyrohet njė bullgar apo turk ta quajė Italinė ose Gjermaninė si ekipin e tij (sigurisht duke pėrjashtuar emigrantėt qė jetojnė nė vendet pėrkatėse)? Pėrse kjo tė ndodhė vetėm me ne? Nuk e pėrmenda Greqinė pasi ata fituan Evropianin e fundit dhe e kanė nacionalizmin tė ngritur nė njė nivel deri agresiv ndaj tė tjerėve. Kėshtu qė njė grek tifoz i Italisė madje edhe i Brazilit tė largėt dhe pa ndonjė kompleks qė do tė gjeneronte urrejtje tė kushtėzuar nga fakte tė hidhura historike, as qė mund tė mendohet. Kam tė dhėna tė rastit qė dukuri tė ngjashme me ato qė ndodhin nė Shqipėrinė tonė qenkan tė pranishme nė Kamboxhia dhe nė Burkina Faso.

    Mė tėrhoqi vėrejtjen njė protestė e njė “tifozi” antigjerman nė gazetėn “Shekulli”, tė dy-tri ditėve tė shkuara. Ai kishte plotėsisht tė drejtė kur e quante deri “idiot” njė komentator shqiptar qė ulėrinte pėr Gjermaninė. Por, nga ana tjetėr, ai nuk ka tė drejtė kur e mendon veten e tij “tifoz”, ndonėse jo aq tė pėrvėluar sa ai “gjermani”, por pėr njė ekip tjetėr. Ky ėshtė tjetėrsim.

    Kujtdo i pėlqen e bukura. Kushdo ka tė drejtė ta shijojė, madje edhe ta shprehė botėrisht atė qė ndjen kur pėrjeton diēka tė bukur e artistike, ku pėrfshihet pa pikė dyshimi edhe loja tėrheqėse e futbollit. Mirėpo nėse dikujt i pėlqen Rembrandt-i nuk ka kurrfarė kuptimi qė si rrjedhojė, ta quajė veten holandez, njė tjetėr qė mahnitet nga simfonitė e Bethoven-it ėshtė qesharake qė tė tjetėrsohet nė gjerman, njė i tretė qė mrekullohet nga fraza elegante e Pirandello-s, mbase as qė e mendon dot veten italian pasi pretendime tė tilla lidhen me deformime logjike. Ēuditėrisht, kjo u lejuaka nė futboll.

    Pra, Shqipėria e vogėl qenka e gatshme tė shndėrrohet nė njė kullė Babilonie, ku, mė e pakta, tė kemi 32 kombėsi tė tjera veē shqiptarėve, aq sa janė ekipet e pranishme nė Gjermani ‘06.
    Diēka duhet bėrė, diēka duhet ndryshuar, duke filluar nga drejtuesit e emisioneve televizive tė cilėve u takon tė tregohen mė profesionalė. Sigurisht, e kemi fjalėn pėr momentin e Kampionatit nė zhvillim. Ndėrkohė qė dukuria kėrkon njė terapi disi mė tė gjatė e tė menduar mirė. Rol tė veēantė duhet tė luajė shkolla jonė. Ajo ka pėr detyrė tė kultivojė riformimin dhe ringritjen e sedrės e tė dinjitetit tonė kombėtar. Sado e hidhur qė t’i duket masės sė madhe tė “tifozėve” shqiptarė qė “digjen” pėr 32 skuadra “tė jashtme”, vetė pranimi i kėtij fakti - tė qenit tifoz i pėrvėluar me njė ekip ēfarėdo tė huaj - ėshtė bjerrje dinjiteti.

    Diēka tė fundit pėr specialistėt e futbollit - nė intervistat apo komentet e tyre duhet tė mbizotėrojė analiza teknike, pra njė trajtim thjesht profesional i ndeshjeve, nė mėnyrė qė “tifozėt” tė jenė nė gjendje tė pranojnė madje edhe tė shijojnė bukurinė e lojės sė ekipeve “kundėrshtare”. Afishimi i tyre si “tifozė” tė njėrit apo tjetrit protagonist tė Botėrorit pėrligj dukurinė negative tė tjetėrsimit “futbollistik” tė shqiptarėve. Ndėrkohė qė entuziazmi i stilit “brazilian” tė komentatorėve ėshtė tejet qesharak deri nė atė shkallė sa t’i sjell zorrėt nė fyt. Nėse ata kanė sadopak respekt pėr publikun e njėherėsh edhe pėr veten e tyre do tė ishte e udhės qė ta frenojnė disi dalldinė e tyre e tė mos e kthejnė spektaklin e bukur tė Botėrorit Gjerman nė njė komedi tė shėmtuar.

    ----------------------------------------------------------

    PS: Ashtu si Kolombi, s'e mohoj qe jam tifoze/simpatizante e Gjermanise, jo vetem ne futboll, por dhe sporte te tjera (bile dhe tifoze e Interit jam bere qe kur lozte treshja e famshme gjermane ne vitet 90 .) Ama, flamur pervec atij shqiptar nuk ngre, sikur 10 Kupa te fitoje Gjermania, lol, bile po s'ulen pak ato cmimet e uniformave s'do i blej me .

  13. #33
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    artikulli deri diku ka te drejte por ka dhe ekzagjerime pa mase sepse nuk ndodh vetem ne vendin tone ky fenomen , por e shohim ne shume vende te tjera , jo te zhvilluara ne fushen e futbollit.

    une jam tifoz i bayernit dhe gjermanise , vetem nje dicka nuk do tja falja vetes , po te dilja te festoja me flamur gjerman ose te hiqesha tek nje huaj duke perdorur fjalen ne . te tjerat jane mese normale , jemi tifoza , jo dosido , ne shqiptaret rivalitet te tille kemi pasur qe ne vitet e para te 1964 kur dolen televizoret bardh e zi , dikush me hollanden , dikush me gjermanine etj etj , nuk ka pune patriotizmi ketu sepse para shqiperise nuk do rendisja as nje , kam qene i pranishem ne qemal stafa ne vitin 1995 kur gjermania e mateusit dhe klinsmanit ndeshej me shqiperine , nje anetar ktu titi qe ka qene i pranishem ate dite e di shume mire sesi bertisnim si te cmendur tek goli i barazimit nga zmijani , gjithashtu tek shtylla e ledios qe tronditi traversen e gjermanve , ja pra kush jemi ne shqiptaret , kur vjen puna per futboll jemi patriotet me te cmendur ne europe edhe pse kemi nje ekip nen nivelin mesatar. jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret e ketij forumi kur vjen puna tek kombetarja jemi te bashkuar dhe nuk do ta nderronim me asnje ekip tjeter !!Boterori eshte boteror dhe debatet jane pjese e saj , kshu qe mos i merrni kaq seriozisht sepse jane ne demin tuaj .

  14. #34
    Citim Postuar mė parė nga leci
    Jam dakord ne disa pjese te artikullit.
    Mund te them qe jam tifoz i zjarrte me Brazilin,por sdo guxoja te dilja me nje flamur qe nuk eshte ai i vendit tim.
    Dhe per me shume me vret syte te shoh shqiptare qe vishen me flamure italiane sepse e quaj sjellje te ulet ndaj bashkeatdhetareve qe vuajne rracizmin dhe perbuzjen e ketij vendi.
    Ndoshta jam nacionalist,ndoshta sme pelqejne italianet si popull,ndoshta..
    Ne europianin qe fitoi Greqia,ēuditerisht 90 % e shqiptareve ishin jo te kenaqur nga kjo fitore.
    Ateher do te thote qe ka diference,qe historia nderhyn edhe ne sport e jo pallavra qe jemi sportive e hedhim poshte kufinjt gjeografike.
    Jam i sigurte qe asnje ketu nuk do te bente tifozllek per nje skuader tjeter po te luante kunder kombetares tone.
    Por ne te njejten kohe nuk me pelqen hedhja e nje flamuri ne sup,te nje vendi qe poshteron perdite vendin tim.
    Diskutim te mbare

    Leci spo shtoj asgje se ke thene ate qe mendoj dhe une. Dhe do te doja te vija thonjezat mbi shprehjen
    "Dhe per me shume me vret syte te shoh shqiptare qe vishen me flamure italiane sepse e quaj sjellje te ulet ndaj bashkeatdhetareve qe vuajne rracizmin dhe perbuzjen e ketij vendi"shume e drejte kjo me siper, vetem sbie dakort tek pjesa qe 90% e shqiptareve nuk ishin te lumtur kur fitoi Shqiperia ndaj Greqise. Une, isha ne stadium per ndeshjen dhe pasi dolem mund te them qe feste si eshte bere ate nate nuk kam pare here tjeter ne Shqiperi. Keshtu 100% e shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi ishin te lumtur ate nate, ama ndoshta nje pjese e shqiptareve 20% (ndoshta) qe jetojne ne Greqi qanin hallin se mos i perjashtonin nga puna ose debonin fare nga Greqia te nesermen. Vetem ne kete pike mendoj ndryshe, ama per gjerat e tjera jam ploteisht dakort. Shtetet qe kane perbuzur shqiptaret vetem pse quhen shqiptare, nuk mund ti honesp dot. Paragjykimi e racizmi jane dy nga virtutet me te uleta qe mund te tregoje nje shtet demokratik apo nje popull me kulture sic pretendojne te jene shtet e BE Italia e Greqia. S'po zgjatem ne kete pike se kam folur dhe ne nje shkrim tjeter mbi kete gje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Julie : 07-07-2006 mė 15:59
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  15. #35
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Ballkoni,flamuri,dhe topi i futbollit...........

    Duam ,sduam dolen kalemxhinjte shekullore te "Shekullit'',te kujtojne se topi i futbollit do shoqeruar me flamur valvitur.Dhe kujdes ne raste se me globalizmin nxirrni nga xhepat e ngaterroni flamur.................


    Hipokrizi,hipokrizi,hipokrizi.

    As nuk dua te rri e analizoj,artikullin e mesiperm.Ne te gjitha vendet me zhvillim te paket futbolli,tifozet kerkojne heronjte e tyre ,mes fanelave plot ngjyra,mes historise se shkruar.
    Sa per kryeidiotllikun,se neper Turqi,Bullgari,Greqi(ketu i jetova dhe njoha plot tifoze te zjerrte ekipesh gjermane,italiane,braziliane),nuk ka tifoze fanatike,ky defterxhiu i shekullit duhet informuar se ne te gjitha keto vende jane krijuar dhe kane veprimtari shoqata tifozesh nga ekipet me ne ze te botes,dhe gjithashtu klubesh.Organizohen shpesh udhetime per te ndjekur ekipet e tyre te zemres veshur me uniformat e tyre dhe flamurin sportiv.
    Ne mos gaboj ne Durres qe ne kohe te qepes ,ishte krijuar shoqata e Gerd Mueller.

    Keshtu dhe puna e ketij kloun-gazetarit te Kokedhimes,nuk i pelqeka tifozlliku im i semure,nuk i pelqeka pasioni im per gjermanine e futbollit,dhe ndoshta as fanella e kombetares qe me shoqeron prane TV,ne cdo ndeshje boterori dhe europiani.
    U dashka per hir te patriotizmit,te vesh ndonje kostum gravate,nje gote uski menjane dhe kur shenohet ndonje gol-spektakolar te mos bertas dhe brohoras,por te duartrokas me delikatese sikur jan ne Teatrine Operas dhe Baletit.




    Tjeter Bogdani,tjeter Zidani or ti i kshillit shekullor..................

    Ah dhe dicka tjeter,mos i mohoni askujt dicka qe nuk munt tia dhuroni dot.......................thote nje llaf i vjeter.


    PS Bayern djali,te falenderoj edhe njehere per dhuraten e madhe qe me solle fanelen e nacionales sime te zemres Gjermanise.Ta kam nderuar cdo te djele edhe ne fushat e Amerikes..........
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  16. #36
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Po hap dhe une nje teme ketu qe mbase nuk ka te bej me sportin, por qe duke pare disa artikuj tek gazetat shqiptare(shekulli) dhe sidomos kete ketu poshte qe po ju vendos them ja vlejme te debatojme.

    Me vjen keq qe disa ketu, qe kam shume rrespekt e ndjejne "veten" sikur jane Italiane, Gjermane e me the te thashe. Me vjen keq qe identifikimi tejkalon boten e sportit ne shume raste. Ma merr mendja edhe un them shume here "ne interistet" por duhet patur parasysh qe Interi psh eshte themelu nga dy Angleze ne mos gabohem dhe eshte nje ekip qe fatkisht ka perfaqesues nga gjithe bota. Me globalizimin e futbollit provincialiteti i ati ekipi pothuajse zhduket, por kombetaret jane tjeter gje, perfaqesojne me teper se sa futbolli per ato njerez qe i perkasin atij kombi. Po ne shqiptaret ?????? Ne flasim a thoni ju jemi lindur "italiane", "gjermane", "hollandeze" etj etj.

    Nje gje shume shpifur. Bie gati plotesisht dakort me kete artikull me poshte dhe mendoj se shume njerez ketu duhet ti therrasin pak trunit se i ka ikur PER LESH. Ska pune patriotizmi ketu, por jane disa norma qe kur tejkalohen ne te tille gjendje jemi ne kufijte e komikes.

    Artikulli poshte me sa kuptova i referoheshe nje tjeter pergjigje me siper qe dikush thoshte se "po na ktheni ne kohen e Enverit" ne kuptimin qe nuk "po na lini me bo tifozllik rehat". Tifozlliku per ekipet kombetare per mendimin tim kap normat me te larta te simpatise ndaj nje ekipi dhe lojes qe e karakterizon(Italine psh mbrojtja dhe vuajtja, Hollanden futbolli total, Brazili,Argjentina futbolli spektakel, Gjermania/Anglia loja e forte etj etj) por jo te shkohet ne nje lloj ekstaze dhe nje lloj patriotizmi ndaj nje kombi tjeter( kjo ja ben MUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU kur Italianet e forumit grinden me Gjermanet e forumit) !!!!!!!

    ---------------------------------------------------.
    Ke te drejt mor grup ne gjithe ket qe thu..! Disa jane aq shume te perfshir ne tifozllekun e tyre sa kur i humb skuadra , i duket sikur i ka humb i ati...lol
    Para pak ditesh u rrahen tek nji klub qe ishin mbledhe me pa Gjermani - Itali...jo gjermane me italiane por shqiptare nder vedi !
    Harrojne qe nuk i plas hiē as gjermanit , as italianit dhe as brazilianit per tifozllekun e tyne !Njerez te tille per mendimin tem nuk jane tifoza por te semure qe qurraviten si femite !
    Tifozllek ka lezet me ba por gjithcka ka lezetin e vet..gjella me kryp ( dhe vazhdimin e dini vet...lol )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AgainstAllOdds : 07-07-2006 mė 17:30
    ...

  17. #37
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    PS Bayern djali,te falenderoj edhe njehere per dhuraten e madhe qe me solle fanelen e nacionales sime te zemres Gjermanise.Ta kam nderuar cdo te djele edhe ne fushat e Amerikes..........
    Ehhhh, lol, keshtu eshte kur t'i bejne dhurata fanellat, s'te dhemb shume .

    Sa per temen, e ka ekzagjiruar pak ky i shekullit, po prape se prape, flamurin s'e ngre, nami te behet. Jo per gje, po flamure italiane e gjermane neper Shqiperi, do kujtoje dynjaja ka plas lufta e trete boterore, se paskan pushtuar serish Ballkanin, .

  18. #38
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    kur vjen puna per futboll jemi patriotet me te cmendur ne europe edhe pse kemi nje ekip nen nivelin mesatar. jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret e ketij forumi kur vjen puna tek kombetarja jemi te bashkuar dhe nuk do ta nderronim me asnje ekip tjeter !!

    Ah sa bukur paske fol!


    Kto bukuroshat qe flasin kot me si koti se kan pa nai here kombtaren tone ne stadium po vijn e na bojn teori ketu .....

    Mbase keto nuk jan ne dieni se cfare eshte bere per kombtaren tone kur "luajtem" (nese mund te them ne ) kundra greqise ne krye e me rralle. Nga me i vogli e tek mo i modhi neper rruget e cdo qyteti shikoje vetem Kuq e Zi. Mos te flas si ishte ne stadium, mjafton te imagjinosh qe eshte filluar 2-3 ore para ndeshjes duke bertit e kendu per kombtaren e deri naten vone duke festuar.Sa qe mbaj mend gati sa nuk e shkaterruan Tiranen tifozat e Shqiperise e Kosoves.

    Ja kush jan tifozat e kombtares Shqiptare.......

  19. #39
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Duam ,sduam dolen kalemxhinjte shekullore te "Shekullit'',te kujtojne se topi i futbollit do shoqeruar me flamur valvitur.Dhe kujdes ne raste se me globalizmin nxirrni nga xhepat e ngaterroni flamur.................


    Hipokrizi,hipokrizi,hipokrizi.

    As nuk dua te rri e analizoj,artikullin e mesiperm.Ne te gjitha vendet me zhvillim te paket futbolli,tifozet kerkojne heronjte e tyre ,mes fanelave plot ngjyra,mes historise se shkruar.
    Sa per kryeidiotllikun,se neper Turqi,Bullgari,Greqi(ketu i jetova dhe njoha plot tifoze te zjerrte ekipesh gjermane,italiane,braziliane),nuk ka tifoze fanatike,ky defterxhiu i shekullit duhet informuar se ne te gjitha keto vende jane krijuar dhe kane veprimtari shoqata tifozesh nga ekipet me ne ze te botes,dhe gjithashtu klubesh.Organizohen shpesh udhetime per te ndjekur ekipet e tyre te zemres veshur me uniformat e tyre dhe flamurin sportiv.
    Ne mos gaboj ne Durres qe ne kohe te qepes ,ishte krijuar shoqata e Gerd Mueller.

    Keshtu dhe puna e ketij kloun-gazetarit te Kokedhimes,nuk i pelqeka tifozlliku im i semure,nuk i pelqeka pasioni im per gjermanine e futbollit,dhe ndoshta as fanella e kombetares qe me shoqeron prane TV,ne cdo ndeshje boterori dhe europiani.
    U dashka per hir te patriotizmit,te vesh ndonje kostum gravate,nje gote uski menjane dhe kur shenohet ndonje gol-spektakolar te mos bertas dhe brohoras,por te duartrokas me delikatese sikur jan ne Teatrine Operas dhe Baletit.




    Tjeter Bogdani,tjeter Zidani or ti i kshillit shekullor..................

    Ah dhe dicka tjeter,mos i mohoni askujt dicka qe nuk munt tia dhuroni dot.......................thote nje llaf i vjeter.


    PS Bayern djali,te falenderoj edhe njehere per dhuraten e madhe qe me solle fanelen e nacionales sime te zemres Gjermanise.Ta kam nderuar cdo te djele edhe ne fushat e Amerikes..........

    bravo te qofte plako ...i ke rene kokes qysh i thone asaj fjale......tamam hipokrizi ketu se po ma shpif fakti pse akoma e bejne kete gje kaq serioze...ti lioness more shembull shtetet ku nacionalismi esht shume i tepruar .dhe un si gje negative qe e shof nacionalizmit e ushtruar ne keto shtete [greqi ,bullgari.turqi] ,nuk kam pse ti marr si model fare ...plus ta tha mire dhe kolombo qe edhe keto shtete kan tifozllik per shtete te huaja ....un personalisht flas per turqine meqe kam jetuar per disa muaj atje .dhe ata bejne tifo per klube dhe ekipe nderkombetare te tjera...bile nje qe kam njof ishte i cmend per milanin e sbente tifo fare per klubet turke....

    perseri e citoi mire kolombo qe seshte zidane si bogdani keshtu qe nqs bogdani me dhuron spektakel si zidane ateher edhe e ndjek...

    keto tema qysh e theksova me lart tek shkrimi im jan thjesht nje ndenje nacionaliste .....

    por duhet te kemi kujdes ...patriotizmi esht pozitiv .....nacionalizmi negativ

  20. #40
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Futbolli eshte si muzika, nuk njeh kufi!


    Kush nga ju nuk degjon muzike te huaj?


    Te gjithe mendoj qe pelqejne te bukuren, nga kjo vijon edhe zgjedhja!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. ...KLANET ose SKUADRAT tuaja ???
    Nga KOKASHTA nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 17:31
  2. Skuadrat shqiptare nė Evropė, endėrr apo realitet?
    Nga Noerti nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 27-08-2008, 14:22
  3. Skuadrat dhe stadiumet nė 'Germany 2006'!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:24
  4. Champions League - 8 skuadrat dhe dyshet.
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 08:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •