Close

Rezultati i Sondazhit: A po shkon PS-ja drejt nje ndarje te re?

Votues
6. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po, ndarja eshte e pashmangshme.

    3 50.00%
  • Jo, nuk ka asnje aresye per ndarje

    2 33.33%
  • Nuk e di

    1 16.67%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #-19

    A po shkon PS-je drejt nje ndarje te re?

    A po shkon PS-ja drejt nje ndarje te re?

    Pas largimit te Metes nga PS-ja dhe krijimit nga taborri i tij i LSI-se, duket se PS-ja serish do ti nenshtrohet nje operacioni te tille kirurgjikal, prej te cilit do te shkulet nje pjese tjeter.
    Pjesa e re qe do te shkulet do te krijoje nje parti te re, e cila do te jete krejtesisht majtas.
    Nese PS-ja do te bojkotoje ose do te humbase zgjedhjet lokale, atehere lidershipi i saj do te kete shume probleme me klanin e e fuqishem te Nanos brenda asaj qe sot quhet partia e Rames.
    Nese Nano arriti ta ndaje PS-ne pjeserisht nga trashegimia 50 vjecare, po duket se Rama eshte ai qe po perpiqet qe ta drejtoje ate sa me ne ekstrem majtas.
    I ardhur ne krye te PS-se per ta rinovuar ate, ai ngjan me shume me nje shkallmues te saj.
    Nga akti i fundit i doreheqjes se Majlinda Ketes dhe nga injorimi i plote qe Rama po i ben Kojes se FRESH-it dhe nga nje sere kundershtimesh ne qender dhe ne baze, duket se ndarja e re eshte shume prane.
    Aktet e fundit nervozuese te Rames dhe papergjegjesia e tij ekstreme ndaj zhvillimeve ne vend, flasin per friken qe e ka kapur ate nga deshtimi i mundshem.

  2. #-18
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    jo, dogs love each other
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #-17
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    A po shkon PS-ja drejt nje ndarje te re?

    Pas largimit te Metes nga PS-ja dhe krijimit nga taborri i tij i LSI-se, duket se PS-ja serish do ti nenshtrohet nje operacioni te tille kirurgjikal, prej te cilit do te shkulet nje pjese tjeter.
    Pjesa e re qe do te shkulet do te krijoje nje parti te re, e cila do te jete krejtesisht majtas.
    Nese PS-ja do te bojkotoje ose do te humbase zgjedhjet lokale, atehere lidershipi i saj do te kete shume probleme me klanin e e fuqishem te Nanos brenda asaj qe sot quhet partia e Rames.
    Nese Nano arriti ta ndaje PS-ne pjeserisht nga trashegimia 50 vjecare, po duket se Rama eshte ai qe po perpiqet qe ta drejtoje ate sa me ne ekstrem majtas.
    I ardhur ne krye te PS-se per ta rinovuar ate, ai ngjan me shume me nje shkallmues te saj.
    Nga akti i fundit i doreheqjes se Majlinda Ketes dhe nga injorimi i plote qe Rama po i ben Kojes se FRESH-it dhe nga nje sere kundershtimesh ne qender dhe ne baze, duket se ndarja e re eshte shume prane.
    Aktet e fundit nervozuese te Rames dhe papergjegjesia e tij ekstreme ndaj zhvillimeve ne vend, flasin per friken qe e ka kapur ate nga deshtimi i mundshem.
    Rama po perpiqet ta coj ps ne ekstremet e majta?rama komunist? me fal o qazim po o ti s'kupton gje nga politika o ke nevoje te marresh disa leksione se c'jane idete e majta e ato te djathta....vec te lutem mos vajtoni me largimin nanos...politika si cdo gje njeh shume epoka, gjithsecila prej tyre ka nje fillim e nje mbarim. ajo e nanos ka mbaruar...kjo eshte dicka qe socialistet duhet te jene shume krenare sepse ne dallim nga kundershtaret e tyre politike kane patur aftesine te ndryshojne e jo te identifikohen ne nje njeri te vetem...elektorati i majte shqiptar nuk ka patur nevoje per nje guide spirituale, ne dallim nga ai djathti...nuk kane patur nevoje per nje bari...thjesht sepse nuk jane bageti.
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  4. #-16
    Citim Postuar mė parė nga Teddy

    Teddy,

    Vetem nga levizjet e majta shqiptare nuk kam nevoje te marr asnje ide, sepse te majtet shqiptare qe nga viti 1941 i kane bashkuar dhe i bashkojne ende lidhjet e tyre krahinore dhe fisnore.
    Ideali i se majtes shqiptare ka qene vellazeria bashkefshatare qe me opinga llastiku e me fyellin e cobanit ja mesyne Tiranes per te krijuar rendin e "ri".
    Po ne fakt ata krijuan nje rend te "ri".
    Krijuan rendin e "ri" te nje tipi qe ende sot e kesaj dite as dhe ne vendet me te prapambetura afrikane nuk eshte provuar.
    Krijuan nje rend te "ri" per vete dhe per pasardhesit e tyre.
    Shkaterruan politikisht, ekonomikisht dhe fizikisht gjenerata te tera, qe edhe pse kane kaluar 15 vite, ata nuk jane ne gjendje te rimekemben.
    Pasojat e tij ndihen edhe sot e kesaj dite e ndoshta do te duhen ende dekada per t'u shlyer ai teresisht.
    Pasuesit e atyre qe sollen kete rend te "ri" jane ata qe po i prijne PS-se!

    Sa i perket largimit te Nanos, ai duhet thene se eshte shume i vonuar sepse ai ne vend se te merrte persiper misonin e shkeputjes se saj perfundimtare nga e kaluara, ai vetem sa e zbukuroi trupin e saj te plakur me disa makiazhe te neveritshme, per te krijuar idene se ne nuk jemi ata te paret.
    PS si vijuese e rruges se PPSH-se qe nga dhjetori i vitit 1990, e ka quajtur dhe vazhdon ta quaje PD-ne dhe te gjithe levizjen antikomuniste, si "macja e zeze".
    Jane po keto figura qe sot militojne ne rradhet e PS-se, qe shkruanin me pseudonime dhe nuk linin gje pa thene kunder SHBA-ve, NATO-s, Zerit te Amerikes etj.
    Do te thuash se tashme ata i takojne se kaluares dhe se ata persona jane tani te tjere njerez, kane ndryshuar.
    Ne te vertete kane ndryshuar, vecse jo ne ide dhe mentalitet, por ne ekonomi.
    Sot ekonomikisht ata jane nje klase e sterngopur nga te mirat e sistemit afrikanokorruptiv qe instaluan ne Shqiperi, qe ne vitin 1991 e ne vazhdim.

    Ajo qe me bindi me shume se ne Shqiperi kemi sot nje klase te majte politike, vazhduese te denje te rruges se te pareve te tyre, jane deklaratat e fundit te Rames dhe te nje xhuxhopolitikani sic eshte Meta.
    Ata po kercenojne se nese nuk vijne serish ne pushtet, atehere Shqiperia ka rrezik te "ricikloje krizen e vitit 1997"?! Keshtu nga fjalet e tyre, dashur pa dashur lihet te kuptohet (ndonese shumica e shqiptareve ka qene e bindur per kete) se ata ishin rebeluesit e 1997 dhe se nuk e kane per asgje te jene dhe rebeluesit e nje dekade me pas.
    Kujt i sherbejne deklarata te tilla anarkiste?
    Askujt tjeter, pervec interesave te klaneve mafiozopolitike brenda dhe rreth e qark Shqiperise.
    Aty ishin ata per 8 vite dhe nuk paten guximin dhe deshiren per ti cuar gjerat perpara, sepse nuk kishin moralin qe ti frymezonte per te bere gjera te tilla.
    Pse nuk e kishin moralin?
    Sepse ishin dhe mbeten nje klan qe nuk e imagjinon veten pa pushtet dhe se per ta marre ate, ata jane te gatshem te derdhin gjak dhe te bejne aleance dhe me djallin.

    Teddy,

    Do te deshiroja qe te mos ishe nje prej tyre, me te cilet te lidh interesi klanor apo ai korruptiv.
    E majta europiane nuk ka asgje te perbashket me majmunerine politike te Rames dhe te Metes.
    E majta politike europiane nuk eshte nje bashkim klanesh krahinore, lidhjesh te bashkefshatareve, lidhjeve te kontrabandes dhe te krimit.
    E majta europiane eshte e shkeputur nga anarkizmi shume e shume dekada me pare dhe se ajo e ka braktisur me kohe ekstremin e majte dhe luan gjithnje e me shume rolin e saj liberal.
    E majta europiane nuk ben thirrje ne vitin 2006 per rebelizem dhe anarkizem.
    Ajo qe e lidh PS-ne dhe partite e tjera te majta me te majten europiane, eshte vetem logoja dhe asgje tjeter.
    PS-ja e sotme ngjan me shume me levizjet majtiste te Amerikes Latine dhe se asaj i duhet qe te kaperceje Atlantikun per te vene kembet ne Europe.

    Teddy,

    Eshte koha qe shqiptaret te bejne nje politike tjeter, te ndjekin nje rruge tjeter dhe te kene ne drejtim te tyre njerez me ide dhe veprime te ndryshme nga te meparshmit.
    Pse nuk i besohet Edi Rames?
    Sepse asgje nuk ka ndryshuar nga ajo qe trashegoi nga Nano.
    Cfare tregon kjo? Paaftesine e tij per te bere ndryshime dhe si i tille eshte i pabesueshem.
    Edi Rama nuk po ben politike, por po prodhon konflikte dhe se aftesia per te prodhuar konflikte, eshte paaftesia per te qeverisur.
    Ai po prodhon konflikte brenda PS-se, po prodhon konflikte ne punen e tij ne Bashki dhe po prodhon konflikte politike me poziten.
    Ne PS po i shtohen pakenaqesite, ne Bashki po i shtohen deshtimet dhe ne marredheniet me poziten po e bllokon dialogun dhe mirekuptimin politik si rruge te vetme per zgjidhjen e problemeve.
    Nese u zgjodh si top kryetar i Bashkise, kjo nuk ka asnje aresye qe te mendohet se ai do te jete dhe nje top politikan.
    Te pakten deri tani nuk ka treguar se di te beje kompromise politike!
    Kjo paaftesi e tij per te bere kompromise, po behet shkak qe nga brenda partise qe ai drejton, te lindin dhe te forcohen gjithnje e me shume zerat qe e kundershtojne ate fshehtas dhe haptas.

  5. #-15
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Qazim ky eshte nje diksutim i gjate...
    une lexova me kenaqsi pikeveshtrimin tend
    lejome vecse te them qe nuk e mbeshtes pothuajse aspak, pervec faktit qe sistemi i ri qe fshateret ne 1941 sollen solli vetem deme.aty jam dakort.sistemi yne komunist uroj te mos kthehet me kurre...dua vetem qe ti te jesh i bindur qe sistemet e majta, ideologjoite e majta kane mbartur dhe mbajne si ndjekes te tyre intelektualet me te medhenj boterore.kjo mendoj une sepse e majta ka nje baze ideologjike qe te djathtes i mungon, ose per me teper eshte shume me e varfer. gjithsesi ta them kete jo per te mbrojtur partine socialiste pas te ciles sinqerisht nuk kam asnje lidhje, perkundrazi shoh ne te nje fryme mjaft te djathte, ne krijimin e monopoleve etj, etj. persa i perket pd mund te them te kunderten, jo vetem qe nuk personifikojne te djathten elektorale shqiptare, por perkundrazi godet pikerisht ata duke i shpronesuar pronaret e duke harruar principin baze te kapitalizmit:PRONEN PRIVATE. une mendoj se kjo eshte e tmerrshme dhe sic cdo gje e tille eshte edhe pak qesharake e absurde...por shqiperia eshte vend i paradokseve totale e tashme fakti qe ps mbron interesat e te djathtes dhe pd interesat e te majtes, dmth te varferve, t pensionisteve(tipike reforma te majta) nuk duhet te cudise me aspak.
    persa i perket gjykimit tim mbi zotin rama dua te mjaftohem me faktin qe eshte krejt i kundert nga yti(kjo nuk do te thote qe nuk respektoj mendimin tend, perkundrazi me pelqen fakti qe bota ka ngjyra te ndryshme, perndrysh c'monotoni do te ishte?), por per mungese kohe nuk mund te te rendis arsyet e mia per kete divergjence te mendimit tim nga yti. me shpresen se do te kemi mundesi ta thellojme kete bisede. te pershendes..
    teddy
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

Tema tė Ngjashme

  1. Ndarje nga vetja...
    Nga Fiori nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 21:23
  2. Ndarja etnike ne shkollen e Struges,paralajmrim per ndarje me te medha?
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 18:58
  3. Politika si arsye pėr ndarje??
    Nga Foleja_ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-02-2007, 02:27
  4. Skenari serb pėr ndarje dhe pėrsėritja e marsit 2004?
    Nga EveryWare nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 15:14
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •