Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 465
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Simboli i shqiponjës me dy koka në flamurin tonë kombëtar

    SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE, ME I LASHTI I BOTES

    Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

    1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
    2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
    3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
    4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
    5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
    6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
    7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
    8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
    9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte


    [b]Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

    Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.

    Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

    Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?

    Per te kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).

    Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.

    Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.

    Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.

    Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

    Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

    Simboli i shqiponjes gjate shekujve
    Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

    Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide.

    Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.

    Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate).
    Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.

    Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

    Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.
    Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

    Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

    Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj.

    Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.

    Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.

    Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

    Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.

    Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.
    Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

    Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

    Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

    Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

    Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

    Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

    Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

    Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

    Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
    Per te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre.

    Sipas historianit latin, Ovid:
    Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.

    Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.

    Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."

    Herodoti do te shkruante per Feniksin:
    "Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi."

    Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

    Çfare eshte Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

    Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te njohur si "Hermeticizem".
    Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:

    "Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta.

    Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter."

    Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: Çfare eshte sekrete e çfare jo?" shkruan:
    "Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

    Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti, rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak te pjesemarrjes aktuale.

    Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.

    Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veçante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

    Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç' eshte nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.

    Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6)
    Qe ne momentin e pare, ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne dukje ajo eshte nje shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane pikerisht kete qellim, te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky imazh simbolizon nje shpend tjeter, feniksin.

    Ne Egjyptin e lashte ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte nje shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshte sepse shqiponja ishte nje shpend qe qendronte perkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe pati nje nderrim te emrave, por simboli ruajti te njejtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme.

    Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do te harrohej dhe simboli do te quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):

    "Mes te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe puplash me ngjyre te ndezur.

    Eshte besuar se ky shpend jeton per 500 vjet dhe gjate vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej nje feniks i ri. Per shkak te ketij simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi eshte nje nga shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kane ne lashtesi.

    Keto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)". Megjithate ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian.

    A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?
    Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.

    Kostantini i Madh ka hyre ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botes. Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, çka i dha perhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjese e Dardanise se atehershme.

    Duhet pasur parasysh se Shen Pavli themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes.

    Pra nje perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjine, themelon nje perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilen ai nderton qendren e kesaj perandorie eshte e rrethuar nga qytete te tjere qe Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i vetem i famshem). Megjithate ky nuk eshte i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjese e besimeve ilire.

    Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe nje nga emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qene "shqiponje". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij.

    Qe shqiptaret te jene "pronaret e ligjshem" te simbolit te shqiponjes me dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni.

    Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans, e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim te tille. "Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike.

    Latinet u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilet e themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa; athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?ili.
    Shqiptaret (albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tille per shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve dhe ne ate ilire fjala "ALP" do te thote i bardhe.

    Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veçante perderisa nuk e identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve (albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka (shqiptar).

    Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilet arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e simbolit te shqiponjes me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve te tyre anadolliane (nje nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotem). Nje prove tjeter qe iliret e kishin si simbol kryesor, eshte edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).

    Ne kete faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kesaj dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir.

    Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej ne gjetjen e te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet rreth hititeve kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.

    Se bashku me keta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite, tregojne qarte se Hititet ishin pjese e qyteterimit te madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.

    Ne mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez te cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me mbreterine Hitite.

    Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar nje studim te plote ne lidhje me keta te fundit: "The Kingdom of the Hittites(Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thote: "Duke ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kane prapashtesen ?ili, menyre e cila i identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnje popull tjeter ne Azi apo Evrope, qe te perdore prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti.

    Mes gjuheve semitike, prapashtesa ?ili, tregon thjesht Zotin." Hititet dhe Iliret kishin te njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe. Ne studimin e mesiperm behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore dhe gjetje arkeologjike.

    Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhes ata qe flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret. Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane "pronaret e ligjshem" te nje simboli te cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha te antikitetit.



    Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin

    Ka nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u be nismetarja kryesore e ketij proçesi, mitet dhe festat pagane i shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.

    Ai do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit.

    Ne eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.

    "Egjiptianet besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje perendie e cila simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites) pati nje denim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje detaj i cili si shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."

    Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan:
    "Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet ne momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare." Pra nese kjo perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i çuditshem eshte se feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe.

    Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj me nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ç'thote nje prej emrave me te njohur te studimit te historise dhe teologjise.

    Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim te sakte mbi jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e saj, eshte botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te limituar dhe permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200 veprave.

    Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: "Feniksi eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte edhe rrenje e feniks, FE_=cikel.

    Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije te ndryshme te tij jane ne gjetur edhe neper varre. Legjenda e lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (perjetesia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit."

    Nder te gjithe keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt, feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere.

    Nga Albert Hitoaliaj
    Koha Jonë,
    5 korrik 2006

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Arianitas (26-03-2023)

  3. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Çfarë përfaqësojnë dy kokat e shqiponjës?

    Vitore Nela

    Jemi disa grupe ku mblidhen shqiptaret emigrante ketu ne Fildelfia, sipas lokaleve te ndryshme qe kemi çelur. Midis bisedave linden idera te ndryshe per çeshtjen: "Çfare perfaqesojne dy kokat e shqiponjes se flamurit tone? Disa e dine se jane dy krahinat e Shqiperise qe ne kohen e Skenderbeut, disa se ato perfaqësojne veriun dhe jugun ose gege dhe toske, pikerisht per te verteten qe eshte nje dhe jo dy, cilen duhet te pranojme? Besojme se gazeta “Shekulli” me rubriken e saj “KONTAKT”, do te na ndihmoje ne kete drejtim. Pershendetje nga emigranti Ligor Luarasi, SHBA.

    I dashur lexuesi ynë Ligor! Ne të “Kontakt”, pasi lexuam e-mailin tuaj, kontaktuam me një prej historianëve tanë, që ka studiuar periudhën përkatëse, prof. Kasem Biçoku. Ai na shpjegoi se asnjëra nga të vërtetat që ju njihni, nuk është e vërtetë. Sipas profesorit, shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.

    Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha.

    Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

    Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt Gjurashët po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

    Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
    Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandinit, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Cyklotomic,
    Po ay profi aqë ka ditur dhe aqë ka folur....
    E vertete eshte se Aleksandri i madh ka lindur ne nje nate vjeshte, menjehere pas ndaljes mbi pullaze te shtepise nje shqiponje(nje krenshe) ku e tere fushata e lekes lidhet me kete Shqiponje, kur bente lufterat sulmonte me syrin si shqiponje, sulej si shqiponje dhe perpos kalit te tije bucefalit, ai lishte rrespekte per shqiponjen si gjallese por mendonte se edhe ai vete ishte inkarnuar nga shqiponja !
    Per hire te ketije komandanti te famshem edhe Gjergjin e emertuan keshtu; Aleksande=Iskandar !(ne turqishte dhe normale qe edhe ky heroi yn duhej te nderonte shqiponjen duke ngritur larte flamurin me shqiponjen dykrenare, me siguri si ripertrirje e perandorise romake dhe asaje bizantine...
    Mirepo ka edhe mundesi tjera, fenomene te rralla natyrore ku me te vertete ka egzistuar ne keto troje apo eshte vrejtur nje fenomen i tille dhe eshte marrur si simbole i derguar nga Zoti !
    Para dy javesh kam pare nje dokumentare qe jam habitur; pashe nje Kobra, gjarper te madh me dy koka qe disa hulumtues ia kishin arritur ta filmonin dhe nese kjo prove duket sot haptas permes imazheve pse mos te kete egzistua edhe atehere nje shqiponje e vertete me dy krena ?

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2005
    Postime
    18
    http://mirror-uk-rb1.gallery.hd.org/...-claws-SEW.jpg
    Shqiponja e Hititeve e gjetur ne Turqi

    http://images.google.com/url?q=http:...92LnG7QqOCW-g=
    HITTITE RELIEF SHOWING THE TWO HEADED EAGLE
    WITH ITS TWO WINGS SYMBOLICALLY SUPPORTING THE TWO PRIEST-KINGS.
    THE HITTITES WERE KINSMEN OF NEIGHBORING INDO-EUROPEAN HAYASAS
    WHO IN THE SECOND MILLENNIUM BC FORMED A POWERFUL KINGDOM
    ENCOMPASSING MUCH OF THE ORIGINAL INDO-EUROPEAN HOMELAND

    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...ate_emblem.png
    Emblema shteterore e Shqiperise



    The Double-Headed Eagle of Lagash: emblem of the 33rd° of the Scottish Rite of Freemasonry. Scanned from the cover of Albert Pike's Morals and Dogma.

    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...tine_eagle.JPG
    Byzantine Empire emblem. The double headed eagle as standing in the front entrance of the Ecumenical Patriarchate of Constantinople. Photograph taken by Colossus in January 2003.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 30-11-2006 më 16:47

  7. #6
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Që në shekullin VIII p.e.s. Hesiodi poeti fshatar nga Sparta, e quajti Dodonën si "qendër të pellazgëve",
    kurse Herodoti e quajti të gjithë krahinën e Dodonës "Pellazgji". Straboni vinte në dukje se qindra vjet para lindjes së Jupiterit tempulli i Dodonës ishte quajtur "Jovi i gjithëpushtetshëm dodon pellazg". Prej andej, nga malet e Akrokerauneve, ai gjuante me rrufe, të cilat binin në detin Adriatik, në Himarë, pak poshtë Vlorës.
    Po atje, ai pëshpëriste urtësinë e tij përmes shushurimës së gjetheve të lisave të shenjtë. Me Dodonën lidheshin dy simbole.
    I pari ishte shqiponja. Në gërmimet që u bënë në Dodona më 1875 nga Karapanos, në gurin e tempullit u gjet e skalitur një shqiponjë dykrenare , e cila për njerëzit e lashtë përfaqësonte lajmëtarin e Zeusit. Simboli tjetër që lidhej me Dodonën ishte lisi i shenjtë, i cili gjendej me shumicë aty; përmes shushurimës së gjetheve të tij Zeusi shprehte vullnetin e vet.
    " Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 79-80

    Shqiponja dykrenare vjen nga Pellazget e lasht (paraardhesit e Ilireve, Thrakve, Dardaneve apo Trojaneve, Makedoneve, Epiroteve etj. etj.), dhe emri Shqiptar si dhe fjala shqiptoi (shqiptoj) kan prejardhje nga emri Shqiponjë. Dhe me vone eshte perhapur ky Simbol edhe neper ato vendet qe jan cekur me lart nga ju. (qe me siguri eshte perhapur nga Pellazget apo Shqiptaret)

    Gjergj Kastrioti "Skenderbeu" kishte dy simbole te Zëu-sit, Shqiponjen dykrenare dhe koken e dhijes (apo ciapit). Skenderbeu dinte shume me teper se ne sot per shqiptaret ne kohen e tije, pasiqe ai ishte rritur, edukuar dhe shkolluar ne oborrin e Sulltanit, pra ne zemer te Byzantit, per Skenderbeun me siguri nuk ishin te mbyllura dyert e shkrimeve te vjetra Byzantine sikur qe jan sot per neve te mbyllura (per te mos dalur ne drite e verteta mbi Shqiptaret), kjo eshte arsyeja se percka ai kishte dy Simbole te Zeusit dhe e quante veten dhe populin Shqiptar pasardhes te Alexanderit te Madh, Pirros dhe te Epiroteve.

    Kjo e argumenton edhe faktin qe te ashtuquajturat "Perendi Greke" jan ne fakt Perendi Shqiptare, dhe kjo tregon se perçka kundershtohet rreptesisht ky fakt, si dhe fakti qe fjala Shqiptare vjen nga fjala Shqiponje qe do te thot Bijtë e Shqipës (Bijtë e Shqiponjës), e jo nga fjala Shqiptoj siç deshirojne te tjeret (armiqt e shqiptareve) qe te na ishte.

    Pra si gjithmone eshte e kunderta nga ato qe thone te tjeret per neve, te cilet me qellim te keq i largojne gjerat shume larg nga e verteta.

    Ju përshëndes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 15-08-2006 më 07:46

  8. #7
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    O Albo
    te falenderoj shume per shkrimin e gjate qe ke shkruar packa na lodhe duke e lexuar
    por na lodhe edhe me pyetje qe as ti ne fund nuk u dhe pergjigje edhe pak atyre qe u dhe pergjigje jane pergjigje te gabuara
    perse nuke pyet veten (nese je shqiptare) nga e kemi marre kete emer dhe sa i vjeter eshte ky emer dhe clidhje ka me shqiponjen
    dhe nuk eshte e nevojshme te shkruash te gjithe ato qe ke lexuar apo qe dinpor eshte e rendesishme te nxjerresh nje konkluzion
    sic e din edhe ti cdo historian kundershton nje tjeter qellimi ne fund te fundit dihet interesi
    cdo historian ne vepren e tij apo historine qe ai shkruan vetem 5% mund te lidhet me te verteten

    me sa kame degjuar dhe kam pare ne evrope shqiperia njihet dhe quhet si vend i shqipeve

    SHQIPONJA DYKRENARE ESHTE SIMBOL QE SHQIPTARET E KANE TRASHEGIMI KULTURORE ARTISTIKE DHE AJO QE ESHTE ME E VLEFSHME TRASHEGIMI SHPIRTRORE
    POPUJT E TJERE SIC KANE ADOPTUAR GJUHEN ZAKONET TRADITAT SHQIPTARE
    KANE ADOPTUAR EDHE KETE SIMBOL
    ME IDETE DHE SIMBOLET TONA JANE UDHEHEQUR BIZANTET DHE ROMAKET E TE TJERE QE JU I PERMENDET MELART






    RROFT PARTIA DEMOKRATIKE O ALBO
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  9. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    I përkasin periudhës 1910-1920. I kanë koleksionistë

    Flamuri shqiptar, cilat janë pesë versionet e rralla

    Anila Mema

    Pesë flamuj të rrallë shqiptarë, të hershëm, të ndryshëm nga versioni me të cilin krenohet sot Shqipëria prezantohen për herë të parë në gazetën tonë.

    Nuk janë të parët dhe as të vetmit që ekzistojnë në arkiva të ndryshme shqiptare, qofshin këto private apo shtetërore. Janë vetëm pesë prej tyre, që koleksionistë të rrallë shqiptarë i ruajnë mes objekteve të tyre. Nëse do t’i shihni, në pamje të parë do t’ju duken të njëjtë më flamurin ekzistues, por versionet sigurisht kanë ndryshime mes tyre. Ndryshon datimi. Format, përmasat, materiali po ashtu. Njëri i qëndisur mbi beze, tjetri i stampuar mbi copë atllasi, me xhufka e pa xhufka. Këta flamuj janë modele të prezantuar në kohë të ndryshme. Ata që depozitojnë këto lloje flamujsh janë një grup koleksionistësh, kryesisht anëtarë të Federatës së Koleksionistëve në Shqipëri. Të pestë janë të rrallë, të lashtë, por jo të vjetër. Koleksionistët kanë ditur t’i mbajnë mirë, edhe pse i përkasin gati një shekulli më parë. Janë pesë flamuj të ndryshëm shqiptarë, që gjithsecili do të donte t’i shihte, pse jo dhe të kishte ndonjërin prej tyre. Por më mirë se ata, koleksionistët, askush nuk ua di aq vlerat që mbartin ato. Relike të tilla kanë vite që grumbullojnë dhe nuk do të tundoheshin asnjëherë përballë një shume të majme që iu ofrohet.

    * * *
    Vangjo Ilo, i biri i atdhetarit dhe patriotit të njohur Spiridon Ilo, është njëri prej tyre. As për 15 mijë euro nuk do ta lëshonte nga duart njërin prej flamujve që i ati i ka lënë trashëgimi. Në të vërtetë ka dy, të cilët datojnë në vitin 1914. I ka realizuar babai i tij, Spiridoni, në Amerikë. Janë tepër të mirëmbajtur dhe Ilo i ruan ato me mjaft fanatizëm. Të dy modelet e flamujve që Ilo ka në shtëpinë e tij janë prodhuar brenda katër viteve 1914 deri në 1918. Syresh të tilla ka pasur edhe më shumë, deri para se i ati të ndahej nga jeta. Koleksionisti tregon se si Spiridoni, pas largimit nga Shqipëria në vitin 1914 drejt Amerikës, filloi të prodhonte flamuj shqiptarë. Por të vetmit që i kanë mbetur janë njëri me përmasa 176 metra me 72 centimetra dhe tjetri më i vogël, 30 me 20 centimetra. Sipas tij, të dy janë flamuj që përbëhen nga material bezeje, mbi të cilën është stampuar edhe shqiponja dykrerëshe, nga vulat e posaçme për këtë proces. “Im atë në Amerikë i ka punuar të gjithë flamurët në beze, mbi të cilën ka stampuar edhe shqiponjat e zeza. Stampimin e tyre në atë kohë e bënte me vulat prej druri dhe metali me formën e shqiponjës. Vula lyhej me bojë të zezë dhe pastaj shqiponja stampohej mbi bezen e kuqe”, shprehet koleksionisti Ilo. Por versionet e tij janë të rrallë. Shqiponjë dykrenare në flamurin e parë ka 14 flatra, ndërsa bishti vjen në një formë të stërzgjatur; kurse flamuri me përmasa më të vogla ka 11 flatra.
    * * *

    Një tjetër version flamuri është edhe ai që Shpëtim Sala dhe veçanërisht i biri, Gledi, mbajnë mes koleksioneve të ndryshme të trashëguara nga gjyshi. Ai i përket vitit 1918. Copa e flamurit është atllas i kuq dhe mbi të është qëndisur me dorë shqiponja e zezë. Shqiponja është dykrerëshe dhe ka trembëdhjetë flatra. Edhe këmbët e shqiponjës janë të qëndisura më dendur në krahasim me flamurin e sotëm shqiptar. Sipas Salës, ky lloj flamuri është botuar si skicë në gazetën “Korça” në 28 nëntor 1920. Modeli origjinal që Sala mban në shtëpi ka përmasa 37 me 30 centimetra. “Që nga viti 1962, këtë flamur të rrallë e mbajmë ne në shtëpi, të cilin më parë e ka pasur gjyshi, Sali Sala, patriot i njohur, pjesë e çetave të Themistokli Gërmenjit”, shton ai. 18-vjeçari korçar, Niko Kotherja, i ka vënë një detyrë të rëndësishme vetes, të koleksionojë. Dhe ka vite që e bën këtë punë. Mes objekteve të rralla, ai ruan edhe dy flamuj, fotografitë e të cilëve po i botojmë për herë të parë. Njëri prej tyre është i përmasave 29.5 me 19.5 centimetra. Ai është një objekt që është trashëguar në familje si diçka e rrallë dhe e shtrenjtë për gjyshin e Nikos. Në anën e pasme të tij dallohet e shkruar viti 1910, por edhe diçka tjetër që më pas është fshirë. Nga studimi që Nikoja i ka bërë këtij objekti, por edhe nga konsultimet me studiues më të vjetër, ka arritur në konkluzionin se ai ndryshon nga flamujt kombëtarë që qarkullonin në vendin tonë rreth vitit 1910. Shqiponja e këtij flamuri është e pikturuar me ngjyrë të zezë me pak nuancë të brendshme dhe në sy e në këmbë ka një qëndisje të vogël me pe të verdhë. Në pjesën anësore të krahut të majtë të tij zbukurojnë dy xhufka, përsëri me mëndafsh të verdhë. Sipas Nikos kjo ngjyrë në flamur tregon aristokraci, fisnikëri, pastërti. Ai deklaron se ky është flamuri më i vjetër i gjendur në Korçë.

    * * *
    Flamuri i dytë i përket një periudhe më të vonshme. Ai është gjetur nga Nikoja në një familje të vjetër korçare. Teksa e sheh me kujdes vëren se ai është i punuar me fije deveje të kuqe dhe të zezë dhe është rrethuar me thekë rreth një trekëndëshi e një katërkëndëshi të bashkuar me njëri-tjetrin. Përmasat e tij janë: gjatësia 25 centimetra dhe gjerësia 29 centimetra, bashkë me thekët. Teksa përqendrohesh tek forma e shqiponjës vëren disa ndryshime nga flamujt e tjerë, që kanë qarkulluar në vendin tonë në dekadat e para pas shpalljes së pavarësisë. Në të dyja anët ai ka nga 5 flatra, ndryshe nga flamuri që sot është miratuar si simbol i kombit dhe që në çdo anë ka nga 9 flatra. Dy kokët e shqiponjës ai i ka më të zgjatura, këmbët janë gjithashtu më të gjata dhe forma e trupit të shqiponjës ka gati formën e një trekëndëshi. Ky lloj flamuri, sipas tij, është përdorur pas vitit 1912, pra pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë. Ata vendoseshin në qoshe të dhomave të banimit ose mbi oxhak.



    Niko Kotherja rrëfen historinë e tyre. Kur datojnë

    Dy flamuj në duart e 18-vjeçarit koleksionist
    “Ja cilat janë versionet e prejardhjes së tyre në Korçë”


    Eshtë vetëm 18 vjeç, maturant i liceut dygjuhësh italisht–shqip, pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Faik Konica”. Me dëshirën për t’ju përkushtuar studimit të historisë dhe kulturës së vendit e popullit të tij, e ka nisur koleksionimin e vlerave historike dhe kulturore që herët. Kur ishte në shkollën 8-vjeçare filloi të zgjedhë e ruajë me fanatizëm objekte të vjetra, që dëshmonin aspekte të ndryshme të historisë e kulturës së familjes së tij, të trashëguara nga e kaluara. Pinjoll i familjes së njohur patriotike Kotherja nga Elbasani, por e transferuar rreth gjysmë shekulli më parë në Pogradec dhe Korçë, ka hulumtuar e grumbulluar objekte historike dhe materiale dokumentare e kulturore, që dëshmojnë për vlera kombëtare. Krahas krijimit të koleksionit, ai vazhdimisht ka studiuar historinë e popullit shqiptar dhe sidomos atë të Qarkut të Korçës. Ndonëse tepët i ri, shkon i ftuar në sesione e simpoziume shkencore, përurime librash apo mbledhje përkujtimore, ku shpesh edhe referon tema të ndryshme historike. Shkruan poezi, boton shkrime tek gazeta e shkollës, ka bashkëpunuar me botime të studimeve të tij në tre vëllime bibliografike, të botuara dhe për to dhe shumë të tjera është konsultuar me materiale e botime historike të Arkivit Shtetëror e të fondit të Bibliotekës Shkencore në Tiranë. Është pranuar anëtar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë dhe ka letërkëmbim me shumë figura të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare. E pazakontë për një 18-vjeçar, por Niko Kotherja tashmë e ka bërë zgjedhjen e profesionit të tij të ardhshëm, do t’i përkushtohet studimit të historisë dhe kulturës së popullit e vendit të tij. Në fondin e koleksionit të Nikos, ku renditen rreth qindra dokumente të shkruara, të botuara, letërkëmbime, dëshmi, krijime e botime artistike, ka edhe mbi 60 objekte të ndryshme kulturore e historike. Mes tyre gjenden edhe dy flamuj, simbole të kombit tonë, të cilët u përkasin viteve të ndryshme. Njëri i përket vitit 1910. Por si ka ardhur në qytetin e koleksionistit? Nikoja rendit disa versione. Mes të tjerash shprehet: “Mendoj se është përgatitur para vitit 1910, ndoshta në prag të shpalljes së konstitucionit, (shpallja e Hyrjetit, Kushtetutës së re), që ndodhi në korrik të vitit 1908. Flamurin mund ta kenë sjellë tregtarët korçarë që vozitnin me karvanët e tyre plot me mallra nga shtete të ndryshme të Evropës e deri nga Amerika e largët. Rrugë e dytë e mbërritjes së këtij flamuri në Korçë mund të jetë edhe sjellja nga patriotët korçarë, në prag të organizimit të Mitingut të Shkronjave Shqipe. Duke parë me kujdes fotografinë e këtij Mitingu, të bërë nga Petro Dhimitri apo Petro fotografi siç është bërë i njohur ai për historianët, në 14 shkurt të vitit 1913, në Kodrën e Shëndëllisë në Korçë, vërej se gjithë pjesëmarrësit mbajnë në dorë nga një flamur që i ngjan pikërisht këtij flamuri, ç’ka të krijon mendimin se edhe ky mund të jetë një prej tyre. Rruga e tretë e mbërritjes së tij mund të jetë ajo që ka fiksuar patrioti Mihal Grameno në kujtimet e tij, të shkruara për kohën kur çeta patriotike e Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos ushtronte veprimtarinë e saj luftarake, në të cilat mes të tjerash shkruan: “Çdo shqiptar që takonim rrugës i dhuronim nga një fotografi të Skënderbeut dhe nga një flamur. Pra nuk përjashtohet mundësia që ky flamur të jetë një prej këtyre flamujve”. Kurse flamuri i dytë, sipas tij, i përket vitit 1912.



    Eshtë i vitit 1918. i trashëguar nga gjyshi
    Sala, një flamur nga koha e Themistokli Gërmenjit


    Si çdo koleksionist, për të cilin shumë gjëra janë të vlefshme dhe të rralla, edhe në koleksionin e familjes Sala nuk mund të mungojë një flamur shqiptar. Sigurisht jo ai, ekzistuesi, që sot e njohim të gjithë. Gjyshi i tyre, Sali Sala, u ka lënë trashëgimi një flamur të rrallë të vitit 1918, historinë e të cilit askush nuk e di saktë. “Eshtë një flamur i vitit 1918. Natyrisht ka tipa të ndryshëm, por ky që disponojmë ne është botuar edhe në formë skice në gazetën “Korça” në 28 nëntor 1920", shprehet Glendi Sala. Në koleksionin e familjes së tij, ky objekt nuk është më i hershmi, assesi, por në krahasim me të tjerat ka më shumë vlerë se gjithçka. Eshtë i kuq flakë, me format 37 dhe 30 centimetra, copa e të cilit është atllas. Shqiponja dykrenore e qëndisur mbi këtë flamur të vitit 1918 ka katërmbëdhjetë flatra. Ndërsa këmbët janë më të plotësuara gjatë qëndisjes, me pe të zi të trashë. “Gjyshi e ka pasur këtë flamur që në rininë e tij, ndërsa ne si familje e kemi që nga viti 1962 në shtëpi. Ai ka qenë patriot i njohur me çetat e Themistokli Gërmenjit, nuk ka qenë delegat, por merrte pjesë në to. Unë nuk mund të them dot historinë e saktë, se ku dhe si ra ky flamur në duart e tij. Nuk mundëm ta merrnim vesh sa kohë ai ishte gjallë”, shton Sala.



    Prodhime të patriotit pas vitit 1914
    Historia e familjes Ilo, si prodhonin flamuj shqiptarë


    Eshtë i gatshëm të të flasë për flamujt e të atit. Për të janë objekte që nuk mund t’u vërë çmim, ndonëse koleksioni i tij përbëhet edhe nga gjëra të tjera të rralla, siç janë pullat postare, kartolinat, vulat, librat etj. 75-vjeçari Vangjo Ilo nis të rrëfejë me një zë të ngadaltë, por plot pasion. Nuk kërkon ta pyesësh, ai e di mirë ç’duhet të thotë për to, flamujt që prej dekadash trashëgon nga i ati. Janë dy, të rrallë dhe të bukur. Të stampuar me vulat e renditura sipas madhësisë në raftet e tij me koleksione. “Im atë i ka bërë këta flamuj gjatë periudhës 1914-1918, në kohën kur iku në Amerikë. Ai në copën prej bezeje të kuqe ka stampuar shqiponjën dykrenare, që vërehet edhe në flamur. Këto janë dhe vulat e asaj kohë, - tregon një seri të tillash, të bëra prej druri dhe metali. - Këto lyheshin me bojë dhe me të stampohej shqiponja”, thotë Ilo, teksa në duar mban njërin prej tyre, më të madhin në përmasa. Për të tregon se është kopje e atij që u ngrit në Vlorë në vitin 1912. “Nga këta dy flamuj, im atë më pat thënë se ky është ai që u ngrit në Vlorë më 1912 me rastin e shpalljes së pavarësisë, meqenëse origjinali i flamurit nuk ekziston, për të cilin unë mendoj se është djegur”, shton ai. Ilo rrëfen se i ati, patriot i njohur, atdhetar, Spiridon Ilo, është marrë me prodhimin e flamujve vetëm pas vitit 1914, kur mbërriti në Amerikë për të dytën herë. “Këta flamuj im atë i ka sjell në 1926, kur është kthyer nga Amerika. Aktivitetin për prodhimin e tyre e ka vazhduar që pas mbërritjes atje deri në vitin 1918. Tanimë për mua këto janë relike, për të cilët nuk dua të vendos vlerë”, shprehet koleksionisti, i cili nuk ka munguar në asnjë aktivitet që Federata e Koleksionistëve shqiptarë ka bërë në Shqipëri e jashtë saj. Iloja është tashmë në pritje të ofertave të reja, për ekspozita apo veprimtari patriotike, qofshin brenda apo jashtë vendit. Për to nuk ndjen lodhje. Aq më tepër të të rrëfejë nga e para historinë e të atit, me të cilin krenohet.
    “Im atë ka qenë një nga patriotët e Rilindjes kombëtare. Ai është marrë që në 1908 me “Bandën e lirisë”, ku ka kënduar; ka qenë në Rumani më 1906, pastaj është larguar për në Amerikë, ku ka bashkëpunuar me Sotir Peçin, Fan Nolin etj. Atje ka qenë pjesë e shoqërive patriotike “Malli i mëmëdheut”, “Besa-Besë”, “Vatra”. Në vitin 1908 im atë është kthyer në Shqipëri dhe një vit më pas është nisur drejt Rumanisë. Ndërkohë në 1912 është kthyer bashkë me Ismail Qemalin nga Rumania, ku u vendos edhe shpallja e pavarësisë. Flamuri është sjellë prej andej dhe nuk është qëndisur nga Marigoja. Ajo ka qëndisur ndoshta ndonjë thekë, por jo flamurin”, shprehet i bindur Ilo, i cili tregon se ka pasur edhe replika të ndryshme për këtë deklaratë të tij, të cilën nuk e bën për herë të parë. Megjithatë, nuk do të bëj histori, atë ua lë historianëve.

    GAZETA PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #9
    Shqiponja dykrenare eshte e jona dhe pike. Kush thote qe shqiponja s'eshte e jona do kthehet ne skllav, do i internohet familja dhe do i sodomoet shpia e katandia. Ai qe del kunder rendit te ri boteror shqiptar do shpallet heretik dhe do perndiqet deri ne fund te botes. Te gjithe fete e rreme do ndalohen me ligj dhe ata qe i perkasin races shqiptare do konvertohen me dhune ne shqiptarí, fene tone te vertete. Kush ka kundershtime do i pritet koka ne mes te qytetit per t'u bere shembull per te tjeret.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje-

    Kam has ne nje dokumentim te hershem 1750 p.e.s .i cili eshte zbuluar ne nje varreze ne SUDAN .-NUBI .
    Ne ate varrez eshte gjetur shqiponja dy krershe .
    ALBO ke njohuuri se cilit popull i perket kjo SHQIPONJ megjithse une nuk e besoj se eshte Hethite ose Summere por besoj se eshte e ATLANTEVE, arsyea eshte per vendin ku eshte zbuluar ky zbulim ka nje lidhshmeri me ajet Kuranor per populline zhdukur te Atlantes , sepse sipas te gjitha te dhenave Kuranore Atlanta qendron ne jug te Jemenit ne fund te detit-oqeanit .



    pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 13-04-2007 më 17:52

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    dy-tri fjale per ''simboli i Shqipnjes''

    Si qe dihete se shqiponja me dy krere ka simbolizu gjithmon pushtetin,apo sunduesit e medhenje.Mendoj se rrenjet e saj jan qe prej kohes kur njeriu filloji ta sundoj boten...
    por,Skënderbeu përdori shqiponjën 2 krenare në vulën e tij, kështu që përfshiu edhe flamurin kombëtar. Shqiponja dy krenare është një simbol i përbashkët heraldik dhe viksiologjik. Shumë kombe të Evropës Lindore e përdorin atë sot, që e kanë adoptuar nga Perndoria Romake e Lindjes (Bizanti). Në bizantin heraldik, kokat paraqesin sovranitetitn e dyfishtë të perandorit (laik dhe fetar), dhe sundimin e në Lindje dhe Perëndim. Skënderbeu me sa duket zgjodhi shqiponjën duke llogaritur traditën që Shqiptarët janë pasardhës të shqiponjave. Ata e quajnë veten "shqiptarë" që do të thotë: "bijtë e shqipes".
    Sidoqofte,simboli me dy koke ne ditet tona shifet ne ate qe e motifojn si simbol i krishtenizmit,duke e pershtatur shqiponjen ne form te kryqit...
    sipas meje,kjo eshte e tere

  13. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Stefan07
    dy-tri fjale per ''simboli i Shqipnjes''

    Si qe dihete se shqiponja me dy krere ka simbolizu gjithmon pushtetin,apo sunduesit e medhenje.Mendoj se rrenjet e saj jan qe prej kohes kur njeriu filloji ta sundoj boten...por,Skënderbeu përdori shqiponjën 2 krenare në vulën e tij, kështu që përfshiu edhe flamurin kombëtar. Shqiponja dy krenare është një simbol i përbashkët heraldik dhe viksiologjik. Shumë kombe të Evropës Lindore e përdorin atë sot, që e kanë adoptuar nga Perndoria Romake e Lindjes (Bizanti). Në bizantin heraldik, kokat paraqesin sovranitetitn e dyfishtë të perandorit (laik dhe fetar), dhe sundimin e në Lindje dhe Perëndim. Skënderbeu me sa duket zgjodhi shqiponjën duke llogaritur traditën që Shqiptarët janë pasardhës të shqiponjave. Ata e quajnë veten "shqiptarë" që do të thotë: "bijtë e shqipes".
    Sidoqofte,simboli me dy koke ne ditet tona shifet ne ate qe e motifojn si simbol i krishtenizmit,duke e pershtatur shqiponjen ne form te kryqit...
    sipas meje,kjo eshte e tere
    Ke shume pasaktesira. Shqiponjen e ka perdorur Aleksandri i Madh, dhe e kane adoptuar te tjeret nga Aleksandri i Madh. Si simbol eshte akoma me i lashte dhe ska te bej shume me kombet qe sot e kan vendosur ne flamurin e tyre, sic dikush mund te vendosi ndonje artwork te bukur si tatuazh ne trup sepse i ngjan bukur(rasti i kombit te shpikur Malezes), edhe pse aresyeja e marrjes se shqiponjes nga fqinjet ka rrenje me te komplikuara.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    gjergj kastrioti ishte i veshur këmbë e kokë me simbolet paragreke pellazgoshqipfolse nga ku dallojmë krenaren dybrinjshe simbol të dashuris së Divit për "nenen"që i dha gji?......vula e fshehtë me Leden edhe Divin si mjelëm përgjajsimet me Pirro burrin etje etje...për më shumë lexoni Dhimiter Pilikën "Pellazgët origjina jonë e mohuar".............duke i marë parasysh këto të dhëna edhe duke kujtuar Konstandinin e madhë nga Kosova i cili vrejti se feja e krishterë ishte fe luftrash (po kështu edhe muxhahedinët)....pra konstandin bëri karrier mbi besimin fetarë ..nga ku vendosi për emblemë edhe shqiponjën me dykoka.....shqiponja me dy koka është ruajtur edhe lashtësin pellazgoshqipfolse ...kujtojmë se shqiponja lindi në të njëjten ditë me Divin edhe ishte e lidhur krejt me të ..si lajmëtare e tij....kujtojmë dy shqiponjat që shqyenin njëra tjetrën mbi qiellin e Itakës edhe faltorin ALITHERI të shpjegoj se Odisea do kthehet edhe do vras kurordashsit...shenja e Divit!kujtojmë strabonin kur na flet për gjetjen e mezit të botës me anë të fluturimit në krah të kundërt të shqiponjave që i vuri Divi(çfarë ironie...atëher e dinin që bota ishte planet...më vonë fete fanatike edhe injorante thoshin të kundertën INJORANTET)....JANË KËTO EDHE MIJRA TË DHËNA TË TJERA TË CILAT NA THONË SE SHQIPONJA ISHTE LAJMËTARE E dIVIT....EDHE KËSHTU LIDHET DREJT PËR DREJTË ME GJERGJ KASTRIOTIN E SIMBOLEVE PELLAZGO SHQIPFOLSE...PARAGREKE!

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    gjergj kastrioti ishte i veshur këmbë e kokë me simbolet paragreke pellazgoshqipfolse nga ku dallojmë krenaren dybrinjshe simbol të dashuris së Divit për "nenen"që i dha gji?......vula e fshehtë me Leden edhe Divin si mjelëm përgjajsimet me Pirro burrin etje etje...për më shumë lexoni Dhimiter Pilikën "Pellazgët origjina jonë e mohuar".............duke i marë parasysh këto të dhëna edhe duke kujtuar Konstandinin e madhë nga Kosova i cili vrejti se feja e krishterë ishte fe luftrash (po kështu edhe muxhahedinët)....pra konstandin bëri karrier mbi besimin fetarë ..nga ku vendosi për emblemë edhe shqiponjën me dykoka.....shqiponja me dy koka është ruajtur edhe lashtësin pellazgoshqipfolse ...kujtojmë se shqiponja lindi në të njëjten ditë me Divin edhe ishte e lidhur krejt me të ..si lajmëtare e tij....kujtojmë dy shqiponjat që shqyenin njëra tjetrën mbi qiellin e Itakës edhe faltorin ALITHERI të shpjegoj se Odisea do kthehet edhe do vras kurordashsit...shenja e Divit!kujtojmë strabonin kur na flet për gjetjen e mezit të botës me anë të fluturimit në krah të kundërt të shqiponjave që i vuri Divi(çfarë ironie...atëher e dinin që bota ishte planet...më vonë fete fanatike edhe injorante thoshin të kundertën INJORANTET)....JANË KËTO EDHE MIJRA TË DHËNA TË TJERA TË CILAT NA THONË SE SHQIPONJA ISHTE LAJMËTARE E dIVIT....EDHE KËSHTU LIDHET DREJT PËR DREJTË ME GJERGJ KASTRIOTIN E SIMBOLEVE PELLAZGO SHQIPFOLSE...PARAGREKE!

    Plotesisht dakort me ty alfeko!
    Tani po te postoj njs dy monedha maqedonase qe kane simboliken te cilen ti permend dhe e qe e sqaron dhe i madhi Pilika.

    Shiko simbolin e Hyllit. Eshte shume intersant se ku qendron shqiponja dhe njehsimi i dy simboleve qe ka ne dore Zojsi.

    Shiko me pas bleten qe eshte nen shqiponje (per te ke materiale shtese te tema perendia pellazge Mat, hapur nga Baptist).

    Dy shqiponjat qe permend ti...edhe ato i ke ne monedha.

    ti thua DIVI?
    Divin e mbeloi rea....po dale perseri
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  16. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    shqiponja dykrenare simbolizon zoterimin e lindjes dhe te perendimit,
    por ironia historike eshte se nuk zoterojme as shqiperine.

  17. #16
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Shqiponja eshte mbreteresha e zogjve e zogjte ne mentalitetin pagan nuk ishin as pjese e qiellit
    e as pjese e tokes...Kjo ishte vecoria qe i bente perendite te simbolizoheshin me nje zog ne pergjithesi,flas per perendite jo te qarta tokesore e ato jo te qarta qiellore,pra diell hene e yje..

    Duke qene se me se shumti shihej ne fluturim perendite e qiellit fituan nje fare avantazhi ndaj atyre te tokes ne perdorimin e zogjve si simbole...

    Shqiponja me 2 koka per mendimin tim perfaqson gjithesine,universin ku nje koke eshte qielli dhe koka tjeter toka...Pra shqiponja eshte simbol i pushtetit te pergjithshem ekzistues,jo me kot psh e mbante Zeusi qe ishte i plotfuqishmi....Shqiponja me 2 koka eshte shprehja me e qarte e universit pagan....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    harrojeni shqiponjen per nje moment, une jam me shume kurioz mbi origjinat e yllit, e kan vene me te vertet kamunistet apo e kishte dhe kastrabeu ne flamur, se une kam degjuar se e ka pas

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331

    Flamujt ne token shqiptare mbas shpalljes se Pavaresise Nentor 1912

    Flamujt ne kronologji
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga NEOLK : 16-09-2007 më 16:22

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Flamujt ne token Shqiptare vazhdim
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga NEOLK : 16-09-2007 më 16:24

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Flamujt ne token Shqiptare vazhdim
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga NEOLK : 16-09-2007 më 16:25

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •