Close
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 465
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Nezir Myrta / FLAMURI SHQIPTAR



    Historik i shkurt i flamurit shqiptar. -


    Flamuri shqiptar, apo flakadani, flakruesi shqiptar, si emërtim nga prijësi, që e mbajti lartë në dorë, ai i pari që prini në beteja të përgjakshme - pishtari, pishtari i lirisë, shih - këtu kemi fjalën pishtar, pishtari, që vie nga fjala - pishë, pisha, dru bjeshkor, që kallet shpejt dhe rri kallur - të cilin e përdorën edhe flamur, flakrues - pishtari flakrues, pishtari flamuri - si symbol shqiptar, ka shqiponjen dykrerëshe të zezë, në fushën e kuqe - gjaku i derdhur për lirinë!


    Shqiponja si symbol u bë flamur gjatë epokave historike, tek disa popuj, e provuan dhe e sprovuan qëllimin e përdorimit dhe hyjnimit të saj, në rrethe politike e fetare - por pak popuj mbeten origjinalisht symbolikës së shqiponjes - që justifikuan emrin e tyre, që janë përgjegjësitë e vet shqiponjes, apo që janë ekuivalent, synonim të zogut mbretëror të qiellit - shqiponjes! Duhet të keshë diçka dhunëti natyrore, që t'i përkasish tënd, e posaqërisht t'i keshë vetitë, karakteristikat gjeniale të zogut të qiellit,të cilin pak e njohin, si aftësi, shkathtësi, symprehtësi, e të jeshë vet synonim i shqiponjes!

    Shqiponja është symbol kosmik, symbol hyjnor hyllirik, që lidhet me emrin - Zojs - zeus, ku nga vet emri - zojs, rrodhi emërtimi shqip për Krijuesin - Zojs - Zot, si shkrepësi i rrufeve qiellore, si zoni i qiellit - Zojsi. Edhe nga mythet e legjendat kemi diç reale, kur Zojsi ishte vet adhuruesi i shqiponjes dhe kur ndrroi jetë - u shndërrua në shqiponjë!

    Zojsi fliste shqip, gjuhën e shqipes, për atë thomë konceptin Bijt e Shqipes, apo bijt e zojsit, bijt e zotit edhe zoti fliste shqip - ai kryezoti i Olympit edhe na sot themi se jemi bijt e shqipes - shqiptar! Zojsi zoni i qiellit, zoni i rrufeve qiellore
    ishte zoti i paraardhësve të shqiptarëve dhe shqiptarët me plot të drejtë janë bijt e zotit dhe flasin gjuhën e zotit - gjuhën e perëndive! Por, sa justifikohet sot emri shqiptar, si biri i zërit, krismës së shkreptëtimes së rrufesë, duhet ta ndjejë në shpirt e mendje e zemër secili shqiptar!

    Shqiponja symbol kosmik, si lidhje shpirtërore me fuqitë qiellore, ishte symboli kombëtar i Hititëve, fisit të dardhanëve paratrojan egjean euro-aziatik, si symbol me dy krerë, duke personifikuar dy anët e jetës, dy anët e energjisë, dy anët e lidhjes së njeriut me hyjnitë qiellore: psikën dhe trupin, psikofiziken e njeriut, që janë në lidhshmëri me Krijuesin e universit, hapësirës infinit të paskajshme qiellore - Kaus (Chaos), që përbën filizofinë hermetike, sekrete, filozofinë e fshehtësisë qiellore, me të cilën kanë fat pak njerëz të lidhen!

    Disa theori thonë se, mbeti shqiponja e zezë, nga dënimi i Prometheut nga Zojsi - Zeusi, si vjedhësi i zjarrit nga perënditë e Olympit dhe iu dhuroi njerëzimit, që zojsi e mallkoi Prometheun, që tradhtoi perënditë, iu dha zjarrin njerëzve edhe nuk dinë ta përdorin për të mirë, po për shkatrrime, kallje, luftëra zjarri! Prometheu u dënua lidhur në një shkemb në Kaukaz, ku Zojsi caktoi një shqiponjë, ta sqepojë përditë, derisa ta lëj pashpirt, si vdekje e tmerrshme, për tradhëtinë e tij ndaj perëndive edhe mbeti shqiponja e zezë!

    Shqiponjen dykrerëshe e patën edhe dy anët e krishtërimit, kur u nda kisha e krishterë, në orthodokëse e katolike dhe zgjati mbi tre shekuj, por që ra nga përdorimi. Poashtu më zbulimin e flamurit shqiptar, nga atdhetari Faik Konitza, nga një arkivë frenge, në frengjishte, rrodhi përshkrimi me fjalë i symbolit kombëtar shqiptar - shqipja e zezë në fushën e kuqe të gjakut, por që nuk jepen skjarime të duhura, për domethënien e shqipes dykrenare - e ajoështë symbolika e dy vllazërve të një Ame trungu illirian - gegë e toskë!

    Për shqipen e zezë në flamur, do të thoja se, nuk është pa një shkas e qëllim të caktuar - e zeza tradhëtia ndaj atdheut, që i bënë nëpër shekuj paritë, principatat shqiptare, duke bërë lidhje martesore edhe me armiqtë edhe duke tradhëtuar atdheun, ku dihen raste të tilla historikisht...!

    Sot ma shumë se kurrë, duhet të jemi nëlidhje të gjithmonshme kombëtare, kur shihet reflektimi politiko-diplomatik euro-botëror, që të paksohet kombi numerikisht, sidomos me pavarësinëe Kosovës si shtet multietnik e nësër të ndonjë shteti tjetër, duke u larguar gradualisht nga etniteti - shqiptar, gjoja se nuk po bëjka dy shtete shqiptare në Ballkan, e po bëjka dy Kore (Veriore e Jugore), dy amerika (veriore e jugore), si kontinente.

    Këtë vit duhet të jetë viti historik i mbajtjes sa ma madhështore të Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe le ta dij çdokushi, se kombi shqiptar nukndahet, edhepse ndahen shtete të pavarura dhe në një tëardhme do tëkemi Shtetet e Bashkuara Shqiptare - kur justifikojmë emtrin e shqipes si symbol kombëtar edhe symbol kosmik!

    Flamuri i Kosovës, si flamur europian, i një shteti eksperiment multietnik, me një hymn pa tekst, sikur i ceremonive fetare, gjoja se nuk po bëjka të ketë historik shqiptar, kur shqiptarët mbi 90% të Kosovës, nuk paskan të drejtë fjale e hymni me tekst, duke shuar orekset servo-ruse
    nga friga se nukdotë mbetet asnjë serv në Kosovë - se po mbetka Kosova etnike shqiptare! Sa komike me qeshë me gojë në grusht, kur dihet vizioni i bombes biologjike shqiptare, ku kah viti 2050, të gjith servët do të mbesin pakicë kombëtare në Ballkan (edhe shenim i akademisë serve).

    Në Kosovë janë të ndara festat, festa shtetërore 17 shkurti 2008 dhe festa kombëtare 28 Nëntori 1912!


    Këtë vit Gëzuar edhe ma madhërishëm se kurrë në histori - Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar! Të gjithë për Flamurin!

    (09.11.2008)

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Nezir Myrta / FLAMURI KOMBËTAR




    Historiku i emrit - flamur



    EMRI FLAMUR VIE NGA FJALA SHQIPE - FLAKË
    Emri - flamur, vie nga fjala shqipe-illire - flakë, si symbol i cilësive, karakteristikave gjenetike, genit gjenealogjik të një kombi, si symbol i qendreses për të mbijetuar ekzistencën e njeriut, shoqërisë, si portretizim i subjektit popull, si symbol i diturisë dhe guximit heroik të një popullit, si personifikim i shpirtit revolucionar e atdhetar të një popullit, si justifikim i trimërisë dhe sakrificës së një popullit, si pamje figurative atdhedashëse të fizionomisë historike të një popullit, si domethënie e vyrtyteve, si paraqitje vizuele e si njohje e emancipimit të një popullit botërisht, duke paraqitur me shenja fiktive, domethënëse, kuptimplote, gjeohistorike e gjeopolitike - symboliken e një popullit!

    Flamuri është Letërnjoftimi i një popullit!

    Flamuri, si symbol kombëtar, e ka historikun e vet shumë të lashtë, që në parahistori, qe nga komuniteti primitiv, sistemi i parë i historisë njerëzore, në fillim të fëmijërisë së njeriut, në fillimin e përdorimit të tij në grupe sulmuese apo mbrojtëse, si symbolikë natyrore - si flakë, pas zbulimit të zjarrit - sikur në sulm, apo në mbrojtje, njeri ndër të parët e një grupi njerëzish, si ma kryesori, si prijës doli në ballë, si drejtues guximtar flakada - prini me një flakë druri të kallur ngritur në dorë, duke iu dhënë shokëve zemër e guxim heroik, deri në fitore!


    Tevona, paraqitja fizionomike nga symboli natyror - flaka, mori sfondin e permasave autentike gjeohistorike të një popullit, synimet e shprehjen natyrore, të natyrës së vendit dhe natyrës së njeriut, si symbol përgjegjës karakteristik i popullit dhe si symbol i gjakut të derdhur për lirinë, si dëshmia e dëshmorëve, e deri tek emërtimi symbolizues - emblema e kombit, që duket, qendron në ballë kombi në liri, e paqje edhe valon nëpër stuhitë e luftërave për liri!


    Flamuri, si symbol kombëtar, me formimin e kombit, daton qe nga fillimet e kryengritjeve të para, të popujve liridashës, e atdhetarë, në fillim të historisë njerëzore, si kryengritje në grupe njerëzish, pra kryengritje - duke ngritur krye, kundër padrejtësive histerike, të regjimeve të para, shfrytëzuese, shtypëse të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, për të ndryshuar jetën e robërisë, në një jetë të lirë!

    Flamuri valon i qetë në paqje dhe valon furishëm në luftë!

    Emri shqip - flamur, ka domethënie të fjalës - flakë, flaka,si fjalë shumë e hershme - fllama, si kuptim i dritës, flakës së zjarrit, ku kemi emërtime të ndryshme nëpër gjuhët indo-europiane e botërore: gjer. flame, ang. flag, që nga rrënja - flam - rrodhi emërtimi flamur, e në realitet,në gjuhën shqipe do të ishte një emërtim krejt shqip - flakada, flakadan, flakërues apo ndonjë emërtim i ngjajshëm, po me kuptimin e fjalës shqipe - flakë!


    Ashtu sikurse shumë fjalë tjera shqipe edhe si emërtime,në të shumtën e rasteve, kaluan nëpër gjuhë tjera, që sot dikujt mund t'i duken si fjalë të huaja,por që në realitet, vetëm janë siellur rrotull, sepse prejardhjen e kanë mu në Shqipen e Vjetër, e cila mund ta shpjegojë edhe antikuitin!


    Shqipja shpjegon botën antike dhe antikuitin!


    (09. 10. 2008)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e gojanidz
    Anëtarësuar
    24-06-2008
    Postime
    20
    E verteta e shqiponjes dy krenare eshte simbol i perendise se luftes e cila shkruhet edhe ne bibel ku e kuqja dhe e zeza perfaqesojne kete perendi .dhe kjo perendi quhet mars ashtu sic eshte quajtur dhe heroin yne kombetar nga te huajt

  4. #44
    Nuk ka dyshim se Skenderbeu e huazoi shqiponjen jo thjesht prej simbolit bizantin por prej Perendise se lashte ZEU e cila kishte simbol shqiponjen.

    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  5. #45
    Ajo ishte Perendia e te pareve te tij Pirro e Aleksander, ai vazhdonte ta adhuronte si ata:

    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  6. #46
    Ishte ky Zeus(Zjenës, shkelqyes) qe mbeti ne memorien e vetem nje fragmenti te vogel nga populli i madh pellazgjik . Ky fragment i vogel por i paster jane shqiptaret. Ata ruajten simbolet e Zeusit te pacenuara ne nje kohe qe te tjeret i harruan.

    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  7. #47
    Kurse ylli siper nuk eshte ylli Davidian Hebre por eshte simboli i Diellit= Ylli i Dites qe ishte Zeusi ose Helios.


    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  8. #48
    Simbole qe aq bukur jane ruajtur ne kete monedhe:

    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  9. #49
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Ylli eshte i Atlasit.

    Shqiponja personifikoi Borea - eren e veriperendimit.

  10. #50
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Nuk e di por une kete simbol e kam pare edhe ne Austri

  11. #51
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Identiteti Orthodhoks

    Ne lidhje me shqiponjen me 2 koka, ky simbol eshte simbol i Krishterimit Orthodhoks dhe ne kohen e Bizantit ka qene simboli i kesaj Perandorie. Kjo qe them eshte e vertete. Kete simbol e kane edhe shtete te tilla si Serbia, Mali i Zi,qe kane qene pjese e Bizantit. Vete Gjergj Kastrioti luftoi nen kete flamur kunder osmanllinjve. Ky flamur ne fakt, nxjerr ne pah identitetin tone fetar dhe ate kombetar dhe per kete qellim ju kushtua shume rendesi nga rilindasit. Ky flamur u ngrit ne Vlore me 1912.
    Por flamurit i jane bere disa modifikime. Ne versionin origjinal, Shqiponja ne njeren nga kthetrat mbante globin dhe ne tjetren nje shpate. Kjo tregonte se Krishterimi do te perhapej ne mbare boten. Fatkeqesisht keto shenja u hoqen dhe nuk u lane, ashtu siç ndodhi ne flamurin e Serbise dhe te Malit te Zi te cilet mbajne flamurin origjinal.
    Une do te propozoja (dhe kete e hedh per diskutim) qe keto simbole te mund t`i vendoseshin perseri flamurit tone.
    Pershendetje!

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e gojanidz
    Anëtarësuar
    24-06-2008
    Postime
    20
    Darius kam degjuar se shqiponja e zeze me dy koka simbolizon perendine e luftes.Do te doja te dija sa e vertete eshte kjo?

  13. #53

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e gojanidz
    Anëtarësuar
    24-06-2008
    Postime
    20
    Me sa kam lexuar une kete simbol e perdornin kur shkonin ne lufte perandorite.Perndia e luftes e kane quajtur kete simbol.Nuk di te te them se nuk e mbaj mend cila perandori e perdorte .Por di qe ne fushata ushtarake e perdornin kete simbol.

  15. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shoh komente që lidhin simbolin tonë kombëtar me fenë që automatikisht e shëndrojnë në simbol fetar.

    Duhet pasur nivel të ulët të diturisë ose të jesh ndonjë fanatik në besim dhe të bësh krahasime të tilla, të një simboli të kombit të kulturës dhe të veprës së popullit tonë për shekuj me radhë duke e nënvlersuar dhe duke e përlyer me ngjyrime fetare, kjo është absurde. Simboli është i të gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptarë e jo mysliman/krishter etj etj..
    Sui generis

  16. #56
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Shoh komente që lidhin simbolin tonë kombëtar me fenë që automatikisht e shëndrojnë në simbol fetar.

    Duhet pasur nivel të ulët të diturisë ose të jesh ndonjë fanatik në besim dhe të bësh krahasime të tilla, të një simboli të kombit të kulturës dhe të veprës së popullit tonë për shekuj me radhë duke e nënvlersuar dhe duke e përlyer me ngjyrime fetare, kjo është absurde. Simboli është i të gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptarë e jo mysliman/krishter etj etj..
    E perkrah mendimin tend deri ne fund - per arsyen e vetme -sepse kjo eshte nje e vertete e pamohueshme historike.

    Shiqponjen dykrenare ne mbreterine e bizantit e sollen themeluesit e kesaj mbreterie e qe ishin SHQIPTARET. Ky simbol i shiqponjes dykrenare nuk e ka as me te voglen lidhje me fene, pasi eshte simbol mbreteror e jo shpirteror.

    Simboli origjinal i bizantit eshte ylli dhe hena, kete simbol vendor e mundi simboli i mbreterise Dardane i cili edhe i vuri themelet Bizantit.

    Cdo gje ndermjet dhe jasht kesaj te vertete eshte falsifikim dhe shtremberim i rende fetaropolitik i historise.

    Ndersa motivet...(ato) jane shume te erreta dhe ne esence antishqiptare e antihistorike.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE, ME I LASHTI I BOTES

    Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

    1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
    2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
    3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
    4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
    5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
    6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
    7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
    8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
    9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte


    [b]Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

    Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille. ..........

    Shkrimitari i ketij artkulli qe e lexova te R|d ja gjithasdhtu ngaterron shapin me sheqerin!
    Feniku dhe shqipja jane te ndryshme! Zogj e nuk kane lidhje!
    Shqipponja shihet me shpesh ne vende malore ku jetoje shqiponjat dhe zogu feniku me teper neper vendet e lindjes se mesme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 16-12-2009 më 12:23

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ky flamur kuq e zi me shqiponjen me dy krena, simbolizon nje popull te lashte Ilir, nje popull te urte dhe bujar, nje popull mendjeprehte, nje popull largepames,nje popull guximtare dhe krenare, nje popull qe gjat gjith historis se vet ka luftu per asgje tjeter dhe per as me pak dhe as me shume se per liri, per mbrojtjen e saj biologjike, per mbrojtjen e vlerave te saja kombetare dhe vlerave te saja demokratike.Me kete flamur pagezohet djepi ku perkundet birri dhe bija shqipetare, ky flamur pagezohet me darsema shqipetare, ky flamur pagezohet me ngritjen e shkollave, fakultetave dhe univerziteteve, spitaleve, fabrikave,etj etj....ky flamur pagezohet ne nje ikon ku i'u perkulen mbare kombi shqipetare.Ky flamur e simbolizon shpirtin e shqipetarit dhe shqipetares.Ky flamur eshte fotografija e shpirtit tim qe ska kushe qe ma hjek prej zemres.

  19. #59
    Historia e shqipes dy krenare e humb zanafillen ne koherat me te lashta...
    Por qe Kostantini ai qe i dha kuptim te vertete kesaj embleme aq madheshtore sa edhe aristokrate..., ku per te simbolizonte shpernguljen perfundimtare te qendres se Perandorise.
    Pra Bizanti me Kostantinopojen ( Roma e dyte ), vendosi shqipen dykrenare ne simbol te Romes se dyte, pra Kostantinopojes.
    Lind pyetja si pa dashur; Po mire, ç'lidhje ka me ne, kjo shqiponja me dy krere...?
    Po te kerkojme dhe te informohemi, ne gjithe territorin ku banohej nga shqiptaret, pa dashur te perhapemi me gjere, ky simbol ishte i gjithpranishem, ku ne sfonde dhe krahas ndonje simboli tjeter te dores se dyte, evidencohej me qellim.
    Pra kur themi qe, ç'do Principate shqiptare kishte ne flamur te saje shqipen me dykrena, pa u ndaluar ne ngjyren e sfondit te flamurit pasi mund te ishte i ndryshem, do te shohim qe shqipja ishte embleme perkatesie o ndyshe apartenence, por te kujt? Te Perandorise qe edhe benim pjese, Bizantit. Por qe kjo Perandori kishte kryeqytetin qe quhej ndryshe Roma e Dyte, pra ja edhe kuptimi qe shoqeronte ne Mesjeten e voneshme shqipja me dy krere, apartenenca kundrejt nje Perandorie.
    Nje udhetare ose nje ambasador, o nje ushtri, miq dhe armiq, duke mos mundur te fluturonin me avione, i pari kontakt qe kishin me nje toke mike o armike, ishte flamuri, ky ishte edhe kartvizita ose paralajmerimi..., kush komandonte, te kujt zoterime ishin ato toka dhe miq o armiq te kujt ishin si rrjedhoje edhe popujt e asaj toke...
    Sot me kot mundohen te justifikojne, ose edhe me menyra pak a shume te sterholluara ti japin kuptim tjeter, por qe bota kete e di, kush e njeh dhe kush ben sikur s'di!
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 15-06-2009 më 06:48

  20. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    Smile

    Citim Postuar më parë nga dias10 Lexo Postimin
    Simbole qe aq bukur jane ruajtur ne kete monedhe:

    Ja ku eshte e verteta para jush, mos e lodhni trurin me shume,se sa me qart duket ketu nuk ka ku te vej me,vetem budalla sdo e kuptonte dot kete metafore te thjeshte.Po e sqaroj me posht cfare fshihet ketu ne kete figur;

    ZHURM MOTORRIKE(anije kozmike)ZHURM=ZE=ZEUS
    DIELLI I VIZATUAR=PLANETI NGA KU VINTE ZEUSI
    SHQIPONJA eshte thjeshte metafor qe do te thote FLUTURIM

    Pra ZEU FLUTOROI PLANETI mbase nga ai planet qe ATrit e LAN.

    Ja kjo eshte prova se rrejdhim nga diku larg.

    Cfar prisni thoni mbar botes se kush jeni dhe tregojuni vendin, boll i kemi mbajtu mbi kurriz gjith keto kafsh,qe nuk jan gje tjeter pervecse bastardim,midis ATerve tan dhe majmunve te tokes.

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •