Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Peripecitë e një emigranti shqiptar me policinë italiane

    Ishte 29 mars 2006 ora 16 , dhe po punoja si gjithmon me nje shokun tim ne nje kantier ndertimi ne zonen e Milanos kur shoh qe E ..... nuk ndodhej ne vendin e punes ku e lashe , dhe mendova si gjithmon ka shku me bo ca llogje me cunat e tjer ,se si rrihet atij pa bo i cik thashetheme prandaj fillova ta therrisja duke e shajt , kur c'te shoh tre civila e kishin rrethuar duke i treguar nje fotografi , pastaj degjova njerin prej tyre qe tha ky eshte, ky eshte, dhe e kapen per dy krahet duke e nxjerre jashte nga kantieri , dhe me pas e futen ne nje makine civile duke i vene edhe prangat .
    Pastaj disa civila te tjere filluan te hynin ne kantier ,dhe te kontrollonin personat qe ishin prezent ne kantier nese kishte ndonje prej atyre qe ata kishin ne foto , qe sipas tyre duhej te ishin Albanez .
    I rane larte e poshte pallatit duke pyetur dhe meqense nuk po gjenin ate qe kerkonin dhane urdher te vijne te gjith punetoret poshte pallatit , une ne kete kohe gjendesha ne katin e gjashte dhe prej andej hodha nje veshtrim poshte , ku çte shikoja , na kishin rrethuar komplet kantierin me 4 makina policie dhe shume polica dhe civil rreth e rrotull , ku pervec tyre filloj te shtohej edhe turma e kureshtarve qe kalonin aty.
    Zbrita edhe une si te tjeret dhe u mblodhem ne nje shesh aty poshte pallatit duke u ulur ku te mundeshim, aty mesova se kerkonin dokumentet per identifkim dhe kaq, ok i thashe une e kam lene ne makine mund te shkoj ti marr , jo me thane kur t'ju japim leje ne , ok i thashe dhe u ula ne nje hije.
    Kaluan te gjithe me rradhe pastaj errdhi edhe radha ime , ku me dhane leje per te marre doc- ident pashe se kur shkrujti emrin mbiemrin dhe kombesine emrit tim i vuri nje kryq ne fund, opa thash u bona si EMILIANO ZAPATA kushedi ca ka ai kryqi tani .
    DHe me te vertet ne fund te gjith shkuan, kurse ju qe do degjoni emrat do rrini ketu thane, dhe jo per cudi ishim te gjith Shqiptare dhe me nje kryq tek emri, vetem njerin prej nesh e moren , sepse ishte i vellai i atij qe kishin arrestuar pak me pare , kurse ne te tjerve , na moren ne shenim numrat e tel , dhe po qe se kishin nevoje do na therrisnin ne gazerme thane, pastaj na lane te lire , por me shume pyetje dhe pikpyetje ne koke.

    Vazhdon>>>>>
    larguar forever

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Qeke bo per uj te ftohte more dardajan!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Diten tjeter qe ne mengjes filluam te pyesnim njeri - tjetrin se mos dikush dinte dicka me shume por asgje , pervec nje muratori Napoletan qe na tha se kishte pare vellain e te arrestuarit rreth ores 21 duke dale nga rajoni i Policise dhe shkuar per ne shtepi . Pastaj gjith diten vetem hamendje te ndryshme dhe asgje tjeter .
    Vellai i tij nuk u paraqit ne pune te nesermen dhe qe te kuptohet me mire po i ve nje emer imagjinar duke e quajtur Ardi.

    ************************************************** **

    Diten e trete pra ne Dt 31-03-06

    Me te arritur ne pune me vjen nga pas tekniku i kantierit dhe me turi te varur dhe gjith inat me thote e lexove gazeten, jo i them pse lexoje , lexoje me thote cfar ka bere E.... Ca ka bo i them lexo me thote gjith inat perseri atteher marr gazeten , dhe shoh qe ne faqe te pare ishte foto e shukut tim, dhe e cunit te xhajes se tij , apo axhes si i thon Shkodranet
    pasi ata jane nga Shkodra .
    Ateher ulem ne karrige dhe lexoj me nje fryme te gjith faqen e pare qe ishte dedikuar vetem atyre te dyve., mbeta i shokuar edhe une kur lexova se akuzoheshin per vrasjen e nje transeksuali me thika , akuzoheshin gjithashtu per trafik droge dhe armesh gjithashtu edhe per trafik prostitucioni i quanin te pameshirshem per keto pune dhe qe ishin ata qe organizonin gjith kete lloj trafiku ne kete zone.
    Mbasi e lexova mbylla gazeten ja hodha ne tavoline duke i thene se i njoh shum mire dhe se cdo gje qe shkruet eshte nje genjeshter dhe asgje tjeter.
    E njejta gje ishte me te gjith Italianet qe punonin aty dhe pothuajse bera llafe me te gjith pasi nuk me besonin mua por gazeten sepse aty thuhej se kishin me shum se tre muaj qe ishin ne gjurmet e tyre dhe kishin mjaft fakte.

    Gazeta jepte vetem nje fakt e cila ishte nje pergjim telefoni ku E.... konfirmon bashkbiseduesit per vrasjen nepermjet ketij dialogu.

    E... Me nje fjal e vrava une
    U... Cfare
    E... e qellova
    U... sa here
    E...nuk me kujtohet por e preva

    Ky pergjim ishte bere ne daten 08-02-06 ora 17-31 min
    Gjithashtu ne gazete flitej edhe per nje Marokin qe ishte ne arrest shtepie pasi u gjend me tel e transit ne xhep por qe kishte pohuar menjeher se e kishte blere tek nje Rumun i cili gjendet dhe pohon se telefonin e kishte blere nga dy Albanez qe gjithashtu donin ti shisnin droge dhe arme.
    Po te gjej ate nr gazete ne internet do tja u sjell qe t a lexoni.

    Une isha i sigurt qe ajo qe lexova ishte gabimi me i madh dhe me i trash qe kisha lexuar ndonjeher dhe kjo per arsyen se i njihja mire te dy te akuzuarit dija gjithashtu qe i akuzuari kryesor ka marre vesh per vrasjen e transit nje jave mbasi ngjarjes edhe kete ja kane komunikuar ne tel gje te cilen ai nuk e besonte prandaj beri edhe disa tel per te marre vesh nese po talleshin me te apo jo.Por per fat te keq nuk tallej njeri por ishte e vertet.

    Gjat gjith asaj dite dhe ditet ne vazhdim nuk mund te mendoja asgje tjeter pervec kesaj ngjarje dhe kur u ktheva ne darke ne shtepi i tregova gruas gjithcka kishte ne gazete por duke i thene para se ta lexoj qe nuk eshte e vertet prandaj mos u shqeteso lexoje vetem per kureshtje.
    Gjithashtu e ndjeva per detyre te telefonoj vellain e tij per ta qetesuar dhe per t'ju gjendur prane.
    Kur i telefonova ai me zerin qe i dridhej gati ne te qare me thote e lexove gazeten ca thon per vllain tim dhe cunin e axhes po i them por ti mos u merzit , se nuk eshte e vertet ,dhe shum shpejt cdo gje do sqarohet
    e te lumt goja me tha se jam tu maru nkom e sdi ka tja maj me par ( kjo sepse cuni i axhes eshte i martuar dhe me femi 1 vjec ).
    Megjithate me tha dua te flas me ty se ke nejt me shum se mu me vllain ok i thash dakort jam i te njetit mendim takohemi neser ather i thash po vij une ke shpia jote ne regull naten naten thame duke u pershendetur.
    Ardi (edhe ky eshte i martuar dhe me nje femi )
    Vazhdon>>>>>>>>>>>>
    larguar forever

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kjo nuk do te thot qe keta njerez sido qe te jet puna kane te bejne me ty pavarsisht qe i nje.Ne punen tende sjellja e punojsve te tu ishte teper e ashper sepse ti ndoshta nuk ke te besh me kete gje.Sa per ata ne qoftese i kane bere ekto edhe kane fakte do te ishte mire te ishin atje ku e meritojne.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Pra sic e thash ne postimin e meparshem , diten tjeter ne mengjes mora familjen dhe shkova per vizite tek Ardi ( qe eshte vellai i te arrestuarit ).
    Kishte ndryshuar plotesisht ishte si me thon i keputur me koke te varur me sy te enjtur dhe te skuqur, por sa me pa ju be aq shum qejfi sa sdinte si te me falenderonte rrofsh me tha njeriu paska nevoj per njeriun ne kesi rastesh edhe nje vizit e thjesht me ben te ndjehem shum me i lire.

    (Une e kuptova se ai mendonte qe tani te gjith mendojne se jane familje e tille dhe ishte prekur shum ne seder).

    U mundova te jem sa me i afert per ti treguar se un dhe shum si une nuk e mendojme qe vellai dhe djali i axhes jane te tille prandaj te fillojme te marrim vesh se cka ngjare ne menyre qe ti ndihmojme per te dale sa me shpejt, ty te lumt goja me tha por une jam ne hall aq te madh saqe edhe hasmin mos e pafsha kshu.

    A e din cdo me thon tha me dy njerez te familjes mren dhe dy familje me gra dhe femij per ti majt, gjithashtu ne te njeten kohe duhet edhe me punu , duhet edhe me kap Avokat , duhet me gjet pare etj,, etj,,,
    se ktu avokati per ksi gjonash e hap gojen e ben corap e ska kurre te ngop masanej menojne se jane vertet te tille dhe vetem pare dun, e kushedi se kur maron ky muhabet tani.

    Megjithate per pune nuk flitej i vinte shum zorr per momentin as qe e mendonte te fillonte prap aty.

    Nejse mbas kesaj hyrje , e mora me vete , dhe i tregova gjithcka dija per vellane e tij dhe djalin e axhes ne lidhje me kete ceshtje dhe kur mbarova ishte shum me i lire se me pare fytyra kishte filluar ti behej e kuqe dhe sete ti ndrisnin pasi shihte nje rreze shprese.

    Por edhe me kritikoj per disa gjera qe une i dija dhe nuk e kisha ven ne dijeni ate , por une nuk mund ti thoja pasi i vellai ma kish kerkuar nje gje te tille dhe me kish premtuar se do ishte me i rregullt dhe nuk do frkuentonte cdo lloj personash.

    Mbas kesaj bisede me ftoj per dreke, sepse kishte tre dit qe sfuste gje ne goje dhe nuk kishte oreks .

    Mbas drekes e pyeta se cfar i kishin then ne polici dhe si qendronte puna.

    Me tha se e kishin mbajtur deri ne oren 21 te darkes ne nje salle i kishin marre telefonin dhe e kishin kontrolluar nga mesi e lart se mos kishte ndonje shenje ne trup.
    I kishin thene gjithashtu se te vellane nuk do ta shihte me per nja 20-30 vjet pastaj e kishin pyetur se cfar mendonte , cmendoj i thash me vjen per te qare por me vjen edhe per te qeshur pse i thone sepse kur mendoj gjith ato akuza me vjen per te qeshur pasi e njoh vellain dhe nuk eshte i tille dhe me vjen per te qare kur mendoj se ne cmesele jemi ngaterruar.
    Me tha gjithashtu se nuk e linin te pergjigjej ne telefon kur telefononte e shopqja pasi ishte bere merak sepse nuk ishte kthyer nga puna.

    Dhe e gjith kjo sepse mendonin qe ai mund te lajmeronte djalin e axhes te largohej qe mos ta kapnin ateher ai i tha me jepni telefonin dhe e therrras une te vij ketu dhe ashtu u be por ne kete moment ai kish mberrritur ne shtepi ku kish gjetur nje makine policie dhe disa civile qe po e prisnin, edhe ky si te tjeret sapo u kthye nga puna e ndaluan tek dera dhe i thane se do kontrollonin shtepine dhe do ta arrestonin dakort i tha por mendoj se keni gabuar adres pasi une sdi te kem bere gje ata i thane se ne jemi vetem per te zbatuar urdherat me teper nuk dime gje sqarohuni ne gazerme, ok ju tha por para se te futeni per kontroll dua te lajmeroj karrabinierrin qe te jene prezent gjate kontrollit dhe ashtu beri ku shum shpejt mberriti nje makine tjeter policie e cila morri pjese ne kontroll duke mos gjetur asge te dyshimte.
    ( ne keto raste eshte mire qe civilet por edhe te tjere te mos jene vetem pasi mund te vene dicka ne shtepi dhe te akuzojne qe e gjeten aty pasi jo te gjithe jane te ndergjegjshem per punen qe bejne sic kane vertetuar gazetat kohet e fundit ne Milano duke arrestuar disa police me grade qe merreshin me droge).

    Pastaj i vune prangat tek dera e shtepise para djalit nje vjec dhe nuses dhe e cuan ne gazerme nga ku i kishin lexuar edhe akuzat per te cilat ishte arrestuar.
    Ardi me tha gtjihashtu se ne polici kishte pare te vellane pa pranga por me shenjat e tyre ne duar dhe me erdhi shum keq tha kur e pash.

    GJate kesaj kohe i vellai kishte zgjedhur nje avokat nga lista e avokateve te zyres qe te japin ne polici dhe Ardi kishte marre nje takim me te te nesermen per te ditur dicka me shume per akuzat.

    Pak me vone u cuam dhe para se te ndaheshim i dhashe fjalen se do ta ndihmoja per cdo gje qe varej nga mua prandaj mos ki drojte i thash.

    Vazhdon>>>>>>>
    larguar forever

  6. #6
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Eh mer Dardajan telashet s'kane te marume per neve.
    Me vjen keq qe i paska ndodh shokut tat .
    Por megjithate jam shume kurioz te pres fundin e historise .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Diten tjeter mesojme se kishin shkuar edhe ne shtepine e E.... dhe skishin lene vend pa kontrolluar per ndonje fakt qe te vertetonin teorite e tyre, biles per nje moment njeri kishte thirrue " e gjeta , e gjeta " dhe nxjerr nga nje sirtar nje revole por shum shpejt filloj te qeshe dhe te thote ah qenka plastike dhe me kordon te play steishen.
    larguar forever

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Ngjarja

    Me dt 31-01-06 rreth ores 3-4-5 nuk e di saktesisht sipas gazetes ne nje rruge te nje qyteze gjendet i shtrire nje person qe therriste ndihme ndihme , prane tij shkojne ne ndihme dy qytetar qe gjendeshin aty per momentin , duke i dhene ndihmen e pare, dhe kishin mundur te degjojne ate duke thene se i kishin grabitur borsen ( canten ) dhe qe ndjente shume ftohte ata e kishin mbuluar menjeher dhe kishin lajmeruar ambulancen personi shkon gjalle ne spital por vdes atje pasi kishte humbur shum gjak dhe kish marre plage te shumta ne trup me nje arme te mprehte ( mbase thike).

    Ne canten e viktimes pervec lekeve apo sende te tjera ka qene edhe telefoni i cili ju gjet ne perdorim nje marokini per te cilin kam shkruar ne postimin e kaluar.

    Kush ishte ky person qe pesoi kete fatkeqesi ?
    Ky ishte nje transeksual Brazilian qe banonte ne kete qyteze dhe punonte si trans jo larg prej shtepise se tij , nga ku ishte gjendur edhe i plagosur per vdekje.
    larguar forever

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Pra erdhi dita qe Ardi te takohej me avokatin mbrojtes dhe ta pyeste per akuzat qe ai ende nuk i kishte marre pasi ne fillim do nenshkruante nje kontrat me ardin dhe kerkoj nje kapar prej 2500 eurosh si fillim.
    Keshtu qe diten tjeter terhoqi dokumentat akuzuese qe perbeheshin nga rreth 900 faqe ku shumica ishin pergjime telefonike dhe pergjime me mjete te sofistikuara.

    Ato ishin ne gjuhen shqipe dhe ate Italiane.

    Nderkohe edhe i arrestuari tjeter kishte marre nje avokat dhe ishte njohur me akuzat.
    Dhe diten tjeter qe te dy do te perballen me palen akuzuese per te percaktuar pozicionin e tyre ne lidhje me keto akuza.

    Qe te dy refuzuan kategorikisht akuzat e bera kurse djali i Axhes shkoj edhe me tej duke ju thene qe se njh dhe se kam njohur asnjeher kete person prandaj mendoj se ketu ka nje ngaterim personi.
    Djalit te Axhes po i veme nje emer psh B....

    Diten tjeter doli nje tjeter shkrim ne gazete ku thuhej se dy Albanezet nuk kane pranuar akuzat por duhet te qendrojne ne burg.


    Akuza per E... ishte
    Si ekzekutuesi i krimit kurse per B.... si mbshtetje morale ne krim .

    Fakte per E... ishin disa telefonata te dyshimta dhe pergjime sekrete.

    Kurse per B...... ishte deshmia e Rumunit qe kish shitur telefonin tek Marokini dhe qe kishte deshmuar se ja kishin dhen dy Albanez.

    Pse ather dyshohet pikeerisht per keta dy Shqiptar dhe jo te tjer ?
    Sepse E.... e njihte viktimen pasi banonin afer njeri tjeterit dhe kishin hyrje dalje sidomos nga E... ne drejtim te viktimes i cili banonte me qera bashke me nje apo dy Braziliane te tjere.

    Ndersa B... nuk kishte asnje lidhje me viktimen dhe nuk e njihte fare ate.

    Mbi keto akuza avokatet mbrojtes fillojne te ngrene mbrojtjen e tyre sejsili per hesap te vet ne menyr qe te mos ngaterohen ceshtjet e mbrojtjes edhe pse akuzohen per te njejten gje.

    Vazhdon>>>>>>>
    larguar forever

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Rumuni kishte pas qene ndaluar edhe nje here tjeter per agresion ndaj Transeksualeve dhe punonte si shofer kamioni. Ndersa tani ndodhej ne gjendje arresti.
    larguar forever

  11. #11
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ka dhe shume O Dardajan se une nuk duroj dot , apo na thuaj ku ta lexojme kete artikullin te perfunduar se kshu perdite nga nje rresht ... aha .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    25
    he mer daj se e paske bo si telenovel, do na e thush fundin apo tkan rras edhe ty mren.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Me kalimin e diteve B.... po humbte durimin se kjo ceshtje do zgjidhej shpejt , biles i kishte hyre nje frike se mos denohej ,edhe pse ishte i pafajshem gjithashtu problemet familjare po shtoheshin dhe si rrjedhim vedosi te protestoje kunder kesaj padrejtesie duke u futur ne greve urie dhe etje e cila zgjati 5 dite derisa shtrohet ne spital dhe i japin mjekimin e nevojshem i bejne edhe nje takim me nje Psikologe per ti mbushur menjen qe te nderpriste greven.
    Me kete greve ai kerkonte gjithashtu nje ballafaqim te menjehershem me faktet apo personin qe te dilte e verteta sa me shpejt dhe vetem me plotesimin e kesaj kerkese dhe me keshillen e avokatit nderpreu greven dhe shkoj ne qeli.

    Mbas disa ditesh i caktuan daten kur do te behej udienza e pare ;
    Rumuni qe i akuzonte se keta Shqiptar i kishin shitur telefonin dhe pretendonte se i njifte i kishin nxjerre disa fotografi Shqiptaresh mes te cileve edhe B... me E.... pyetje se ke njihte nga keta ai kishte vene gishtin tek B.... por kur e pyeten per emrin tha emrin e tjetrit pra te E....

    Po ashtu dolen te paverteta edhe disa deklarata .

    Pastaj edhe akuza ishte ndertuar gabim pasi nuk ka ligj qe te denon per vrasje se i ke dhene ndihme morale (kete e theksoi gjykatesi )

    Ne perfundim akuzat u hodhen poshte dhe B.... diten tjeter ishte komplet i lire pra pas 21 ditesh burg.

    Ketu del nje pyetje
    Ku i dinte emrat e tyre Rumuni kur nuk i njihte ?
    Ka shume mundesi qe avokati i tij mbrojtes te kete lexuar dosjet ne prokure dhe ka fiksuar emrat e tyre duke ja dhene me pas klientit te tij duke shpresuar qe ai me pas me pak fat ti gjente edhe ne foto loje qe nuk i heci pasi pak si veshtire ti bish ne koke edhe fotos edhe emrit.
    Mbas lirimit disa dite me vone B.. filloj perseri punen.
    larguar forever

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Eshte fare thjesh t'ju them perfundimin por eshte me e bukur kshhu pak nga pak pastaj une edhe kohen e kam shum te paket sic e shihni postimet i bej para se te fle.
    larguar forever

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ndersa avokati mbrojtes i E... ishte shum i zene dhe e kishte marre shum shtruar kete pune nuk kishte lexuar akoma te gjitha faqet dhe me shum mundime beri nje kerkes per te degjuar regjistrimin e kasetes qe sherbente si prove .
    Nderkohe vellai i tij Ardi kishte shkuar per te nxjerre nje leje per te takuar vellain ne burg gje qe ju aprovua me disa dite vonese ose me sakte leja ishte gati te shtunen dhe ithan qe seshte gati keshtu qe ja dhane te henen .

    TAKIMI

    Kur u takuan ne burg , takimi u be ne nje dhome te vecante ku pervec kamerave kishte edhe microfon besoj por i vellai nuk donte tja dinte fare per to kishte vetem nje pyetje per ti bere asgje me shume prandaj menjeher kishte hyre ne teme dhe e kishte pyetur

    Dua te me thuash te verteten per vrasjen e ke bere apo jo ?
    Nese e ke bere ti gezosh ato 20 vjet dhe nuk te vi mo ktu , nese jo ,kam per detyr si vlla me te ndihmu , qe te dale e verteta.

    Pergjigja

    Jo mer Ard si e con neper men edhe ti si kta ,per kryt e gjith familjes qe nuk kam bo gjo, jane rrena .

    Pastaj i kish zene be per kry te nipit qe e do aq shume.
    Megjithate per me shum pyt edhe D.... ( dardajan) qe ta kuptoni qe flitet per mu. E kam pyt i thot e kam pyt i kishe thon edhe mos i thuj gjo.
    Po nejse ato gjera qe regullohen jane ndersa per akuzen e vrasjes do mundohem me ca tekem ne dor me bo qe te qis prej aty megjithse disa muj do te benin mir aty !
    larguar forever

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Mbas ketij takimi filloi te mendoj seriozisht dhe gjeja e pare qe duhej bere ishte ndryshimi i Avokatit pasi ishte i ngadalte dhe i shtrenjte nuk pritem qe te degjonim Kaseten por me ana te disa miqve Italian qe nuk e besonin versionin e vrasjes se gazetes dhe qe e njihnin E.... zgjodhem nje avokat qe ishte nder me te miret per ceshtje penale i cili e pranoj kete ceshtje dhe qe diten tjeter ju fut punes duke lexuar brenda dites te 900 faqet e akuzes dhe ku ne fund te saj sic na tha me vone i kishin dale disa pika loti gje qe nuk ndodh me profesionistet pastaj kishte bere takimin me E... nga ku kishte dale optimist.
    Punen e kish perqendruar ne disa fakte qe duheshin vertetuar nese ishin te verteta apo jo dhe ato ishin disa telefonata te dyshimte dhe pergjime .
    Prandaj dhe kish bere kerkesen te marre dhe degjuar kopjot nga origjinali.
    Gje qe vonoi rreth dy dite.
    Ishte aty rreth dates 17-04-06 kur Ardi shkon per te degjuar regjistrimin e kasetes qe ne fakt ishte nje CD le punen rreh ores 11 dhe aty rreth ores 14 me therret ne tel dhe me thot se ka nevoje qe te shkoje edhe pa tjeter une ne ate moment po pregatitesha te shkoja ne aeroport Malpensa te Milanos se vinin njerez nga Greqia por pash qe kembeguli shkova dhe tek ai ne zyren e avokatit , rruges me tha se ishte pak me i qete pasi ne kasete kishte njohur zerin tim dhe te vellait dhe une e di tha qe ti smerresh me kesi punesh prandaj ec e nigjoje e na thuj per ca flisni ok i thash pa problem vetem shpejt e shpejt se do nisem per Malpensa po qe e gjate e degjojme neser i thash mir mir tha dhe nderkohe kishim arritur ne zere te avokatit.

    Te them te drejten kur me the ne fillim keshtu keshtu me hyn ca si mornica ne trup por me kaluan shpejt, pasi isha i sigurt qe nuk kisha te beja far me kete ngjarje.

    Vazhdon>>>>>>>>>><
    larguar forever

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Mbas prezantimit te rastit me avokatin mbrojtes qe ishte nje burre rreth 38 vjec me vuri menjeher kufjet ne vesh dhe me tha te degjoja biseden dhe ti thoja personat qe merrnin pjese ne te dhe permbajtjen, ok i thash dhe filluam punen fillimi i regjistrimit ishte vetem zhurme , pastaj degjoj zerin tim qe e pershendes mirmengjes dhe pergjigjen e E..... mirmengjes,
    Ishte nje dite si gjith te tjerat po shkonim ne pune dhe gjat rruges filluam te bisedojme per trafikun e rruges nje dite me pare dhe me pas E.... me tregoi se ishte afruar perseri me nje vajze Polake qe e kishte dashur rreth 2 vjet me pare pastaj flasnim per celularin qe kishte humbur dhe per te riun qe kishte blere kjo ishte per regjistrimin e mengjesit , ndersa ne regjistrimin e mbremjes pas punes rreth ores 17-30 sapo hyme ne makine E.... fillon perseri te flase per vajzen Polake pasi e donte shume por dy vjet me pare qe nxehur me te ne makine i kishte rene me shpulle dhe e kishte zbritur nga makina duke e lene ne rruge.

    Kjo ishte biseda ne vija te pergjithshme dhe kur mbaroj i hoqa kufjet dhe i thashe avokatit qe jame une me E.... dhe po bisedojme per nje vajze Polake etj... qe shkrova me larte, je i sigurte me tha sighurisht i thashe , pastaj me lexoj ligjet qe jane per raste te tilla duke me thene se ligji nuk me detyron mua te deshmoj per permbajtjen e saj por nese ti pranon eshte nje ndihme e madhe per hetimet dhe ndihmon ne nxjerrjen e se vertetes dhe rrjedhimisht edhe lirimin e bashkebiseduesit tuaj jam dakort i thash per mua nuk ka asnje problem ne rregull tha mund te deshmosh per kete edhe para Karabinierve sigurisht ju pergjigja ateher ai mori ne dore telefonin dhe thirri oficerin apo kapitenin qe merrej me kete ceshtje duke i shpjeguar gjithcka kishte mesuar mbas degjimit te kasetes dhe se kishte ne zyre bashkebiseduesin e kasetes qe ishte i gatshem te deshmonte para tyre keto fakte te reja, ai ju pergjigj se duhej te telefononte
    PM (publiko ministero ) " nuk e di cfar korespondon ne shqip "
    por di qe eshte funksionari me i larte i pales akuzuese pra " shteti "
    Ashtu beri telefonoj dhe i perseriti te njejtat gjera por mori si pergjigje te fliste me kapitenin ather avokati i tha sapo fola me te dhe me rekomandoj tek ju prandaj merruni vesh dhe me ktheni pergjigje tha duke mbyllur telefonin.
    Pas disa minutash telefonuan duke i thene se nuk ju interesonte kjo gje dhe se ai si avokat duhet te bente punen e tij .

    Pak i nervozuar kthehet nga mua dhe me thot . ok tani fillojme punen sepse ata nuk duan te bisedojne me ju.

    Me sa kuptova Avokati donte qe me deshmine time tek ata ta nxirrte menjeher nga burgu pa bere seanca gjyqesore qe nuk vlenin me, por me sa duket atyre nuk ju interesonte me e verteta por zgjatja e procesit pasi kur u be arestimi i tyre dolen ne koferenca stampa dhe deklaruan me te madhe qe ceshtja u zgjidh dhe vrasesit u kapen pra per ta kjo ceshtje kishte mbaruar dhe duhej te perfundonte sic e kishin parashikuar ata .
    Sepse ne te kundert del qe dikush eshte i paafte per te bere punen e tij dhe nuk i pelqente qe dilnin prap ne gazet dhe te deklaronin qe kemi gabuar.
    Prandaj zgjodhen rrugen e cuarjes deri ne fund te procesit keshtu te pakten do kalonte nje far kohe dhe njerzit nuk do kujtoheshin me per kete rast.

    C'far doni te thoni me pune i thash, do te thote qe ju tani duhet te perktheni te gjith regjistrimin ta firmosni , dhe neser qe ne mengjes ta dorezoj ne prokurori.

    Ne rregull i thashe dhe mbasi me beri pyetjet e para ne raste te tilla fillova te perkthej nga Shqipja ne Italisht biseden tone , qe vende vende degjohej keq ose aspak , ndryshe eshte ti japesh kuptimin e bisedes dhe ndryshe ta perkthesh ate ne cdo fjale qeshje apo pasthirma, prandaj per kete mu desh rreth 4 ore e ca por me ne fund mbaroj dhe e firmosa duke u larguar edhe une disi i lehtesuar, por pa menduar se tani isha bere objekt hetimi dhe pergjimi per Policine.
    larguar forever

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Diten tjeter kuptova se te gjitha mjetet e mia te komunikimit ishin nen pergjim direkt dmth jo vetem regjistrim por degjim te menjehershem te bisedes nga ndonje perkthyes se mos kushedi do zbulonin ????????????
    Kjo kuptohej lehte pasi une kam punuar 7 vjet si teknik ne posten qendrore dhe kur ne nje linje ngrihen dy receptore bie shum cilesia e degjimit nga te dyja palet megjithse ate e kuptonte edhe bufi se ditet e para nuk arrija te merresha vesh me asnje kur flisja ne tel.

    Por pergjimi arriti kulmin pas nje tel qe bera me vellain ne Gjermani dhe e urova per ditlindjen isha ne pune dhe kur shkoj tek makina shoh qe ne krahun tim qe nje makine tjeter dhe brenda nje burre qe shikonte me koke te zgjatur nga makina ime dhe kishte hapur nje gazete qe bente sikur e lexonte ne oren 18 te darkes nuk e di po sec mu kujtuan ata spiunat e Komunisteve prandaj ju afrova i ktheva by...t ne dritaren e tij dhe hapa derren e makines, kur dola nga parkexhi po vazhdoja ta shikoja derisa e kapa mat me bisht te syrit dhe kendveshtrimet tona u kryqezuan per nje moment dhe ai beri perseri sikur po lexonte gazeten, gjat rruges nuk me ndoqi por mbasi kisha mbarritur ne shtepi pash se erdhi nje tjeter duke lexuar dicka tip libri dhe rinte perball shtepis sime ateher zbrita mora makinen i shkova nga pas me dritat e gjata dhe i bera te kuptonte se ishte djegur edhe ai si 80 lekesh.
    Ditet e tjera nuk pashe me njeri nga afer por nga larg me siguri dikush me pergjon ndersa per telefonat e mi sbehet fjale te hiqet ndonjeher pergjimi .

    Nuk isha i preokupuar per ngjarjen por mendoja se mos kushedi me fusin ndonje gje ne makine dhe me rrasin brenda nga inati , prandaj fillova ta fus makinen brenda ne cantier perndryshe duhej ta kontrolloja cdo here qe futesha ne te , lere pastaj qe dyerve ju prishen bravat dhe u detyrova te ve nje celes te ri se sja vlente me ndru bravat.
    Mbas ketyre fakteve u detyrova ti tregoj edhe vellait ne Gjermani per cka po ndodhte.
    larguar forever

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Gjate kesaj kohe Avokati kishte derezuar dokumentat per lirim dhe beri seancen e pare ku kerkesa e tij nuk u aprovuasepse duhej te kishte nje perkthim nga dikush tjeter dhe jo nga une pasi pohimet e mia duheshin vertetuar nga dikush tjeter keshtu qe mori nje interprete me origjin nga Shkodra e cila perktheu shum pergjime nga ku shihej qarte se perkthimet e bera nga policia ose ishin rregulluar nga ata ose perkthyesja nuk dinte mir shqipen sepse kishte fjale kyce qe nuk jane perkthyer dhe kishte fjale kyce qe nuk egzistonin ose ishin keq interpretuar ne faver te tyre .

    Keshtu me keto fakte te reja tentuan ne seancen tjeter lirimin e tij por perseri e njejta gje ata qendronin ne perkthimet dhe interpretimet tyre dhe avokati ne te tijat keshtu qe avokati vendosi te mbeshtetej tek nje ekspert tjeter i gjuhes Shqipe qe do bente perkthimin dhe interpretimin e pergjime nga ku perfundimisht u vendos qe te punonin te treja se bashku dhe te dilnin me nje perkthim te firmosur nga te treja.
    Per realizimin e tyre u la nje afet rreth 3- jave dhe data e gjyqit ishte 29 qeshor.
    Vazhdon >>>>>>>>
    larguar forever

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Me ne fund erdhi edhe data 29 qershor ku E... bente plot tre muaj burg nje dite me pare te treja perkthyeset kishin dorezuar materialin e perkthyer dhe firmosur prej tyre me perjashtim te dy fjaleve qe perkthyesja e policise ngulte kembe qe nuk ishin ashtu sic mendonin dy perkthyset e tjera prandaj pala akuzuese kerkoj nje tjeter perkthyes vetem per keto dy fjale qe nu fund nuk kishin asnje vlere per akuzen , por qe mund ti kushtonte edhe nje muaj tjeter burg, por Gjykatesi nenqeshi me ironi duke tundur koken ne shenje mohimi dhe kerkoj nga te dy palet ti shkruanin ne Shqip keto dy fjale dhe Shqiptimin e tyre pastaj vuri kufjet dhe degjej ato pjese te regjistrimit por u rezervua te jepte nje mendim te menjehershem.

    Pastaj kerkoj te vinte ne salle perkthyesja e pare qe e kishte bere lemshperkthimin me dashje apo pa dashje dhe do mbante pergjegjesite e veta por ajo kishte aq shum frike nga ky ballafaqim saqe dridhej komlet me gjith tavoline keshtu qe Gjykatesi e nxorri jashte salles duke i dhene keshtu mundesine te mos nxirrte ne shesh te verteten mbi perkthimin e saj.
    Ndersa perkthyesja tjeter e policise qe zevendesoj te paren shkonte tek banka e te akuzuarit E.... dhe i fliste ne shqip se nuk ishte ajo qe kish bere perkthimin e pare derisa Gjykatesi i terhoqi vemendjen.

    Pastaj e mori fjalen Avokati mbrojtes ku foli njesoj sikur ta kishte djalin e
    tij dhe i beri nje mbrojtje te shkelqyer.
    Seanca mbyllet pa marre asnje vendim ndersa te nesermen ne oren 11 na vjen lajmi qe Lirohej E....ndersa E.... ne dhomen e burgut degjoj emrin e tij ku i thane LIBERATORES , ate darke kemi qendruar deri naten vone duke festuar e biseduar per gjithcka kish ndodhur.

    Perkthyeset ishin qe treja Shqiptare.
    larguar forever

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •