Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Policia sekuestron drogë në makinat e kuvendit dhe gjykatës kushtetuese

    Policia e Gjirokastrës ka bllokuar 120 kg hashash në makinat e Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese

    Drogë nga Lazarati me makinën e Kuvendit

    Hashashi u ble në Lazarat, me destinacion Maqedoninë. Pranga Armand Gjinushit dhe Gentian Alizotajt

    Entela Bani

    GJIROKASTËR- Makinat e dy institucioneve të larta të shtetit bllokohen me 120 kilogram hashash, pas më shumë se 1 muaj hetime. Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar paraditen e djeshme lëndën narkotike, të ndarë në pako dhe të fshehur në makinat me targa TR 6874 E, pronë e Kuvendit të Shqipërisë dhe atë me targa TR 4807J, pronë e Gjykatës Kushtetuese. “Droga u bllokua në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Subashit. Ajo po transportohej nga shoferi i administratës së Kuvendit, 30-vjeçari Armando Gjinushi dhe 29-vjeçari Gentian Alizotaj, shofer në Gjykatën Kushtetuese, të cilët janë arrestuar në kushtet e flagrancës”,-bëri me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia lokale.
    ***
    Operacioni i kurorëzuar me sukses mëngjesin e djeshëm në Gjirokastër nuk ka qenë i rastësishëm, por ka ardhur falë informacioneve operative dhe hetimeve të policisë dhe prokurorisë. Burime nga grupi hetimor i çështjes pohojnë se rreth orës 08: 30 minuta, dy makinat e survejuara kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe dhe drita të ndezura nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës. Duke shfrytëzuar institucionet ku punojnë, shoferët Gjinushi dhe Alizotaj nuk i kanë ndaluar as postbllokut në dalje të qytetit të gurtë. Por “kurthi” i policisë ishte ngritur pak kilometra më tutje, në vendin e quajtur Subash. Për shkak të punimeve që po kryhen në ndërtimin e autostradës, në këtë zonë ndodhen makina të tonazhit të rëndë, ndaj edhe drejtuesit e makinave të dy institucioneve të larta të shtetit janë detyruar të ulin shpejtësinë. Në këtë moment kanë ndërhyrë oficerët e Antidrogës, të cilët kanë urdhëruar Gjinushin dhe Alizotajn të zbresin nga automjetet. Një kontroll i shpejtë ka zbuluar sasinë prej 120 kg hashash dhe kaq ka mjaftuar që makinat dhe shoferët të përfundojnë në komisariatin e policisë së Gjirokastrës.
    ***
    Droga e bllokuar dje në Gjirokastër shënon edhe sasinë më të madhe të rënë në duart e policisë gjatë këtij viti. Ajo ishte e ndarë në 115 pako, me nga 1.1 kilogram secila dhe ishte mbështjellë në formë cilindrike, me letër natribani ngjyrë kafe. “Në automjetin tip Volksvagen “Bora” me drejtues Armando Gjinushin u gjetën 66 pako me peshë 70 kilogramë hashash, ndërsa në mjetin tip Hyndai me drejtues Gentian Alizotin u gjetën 49 pako me peshë 50 kilogram. Të gjitha pakot ishin fshehur në bagazhet e automjeteve”,- ka pohuar dje zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës. Megjithëse të rezervuar në publikimin e detajeve të kësaj çështjeje, drejtuesit e policisë lokale kanë pranuar se droga është siguruar në komunën problematike të Lazaratit dhe kishte si destinacion Tiranën, ndoshta për t’u trafikuar në drejtim të Maqedonisë. Mësohet se kjo është një linjë trafiku që ka funksionuar edhe herë të tjera, gjatë kohëve të fundit. Megjithatë, rruga që do të përshkonte hashashi mbetet ende e pasqaruar plotësisht, pasi shoferët e dy institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë.

    OPERACIONI

    Rreth orës 8.30 minuta të mëngjesit të djeshëm, policia e Gjirokastrës u ka ngritur “kurth” dy punonjësve të institucioneve shtetërore, në vendin e quajtur “Ura e Subashit”. Armando Gjinushi dhe Gentian Alizotaj kanë përfunduar në pranga

    DROGA

    Sasia prej 120 kilogramë hashash po transportohej me makinën e Kuvendit dhe atë të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ishte e ndarë në 115 pako, me nga 1.1 kilogramë secila dhe ishte mbështjellë në formë cilindrike, me letër natribani ngjyrë kafe

    SHOFERËT

    Armando Gjinushi dhe Gentian Alizotaj nuk kanë pranuar të flasin para oficerëve të antidrogës në policinë e Gjirokastrës. Dy të arrestuarit për trafik të lëndëve narkotike nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë, në zbardhjen e rrjetit


    HETIMI

    Droga, firmosen urdhër-arreste të tjera


    GJIROKASTËR- Bima narkotike kanabis sativa, e bllokuar dje në Gjirokastër ishte e një cilësie mjaft të lartë. Policia lokale ka pohuar dje se fara e drogës ishte hollandeze. Ndërkohë, bëhet fjalë për një rrjet të mirorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike ndërsa pritet të firmosen urdhër-arreste të tjera nga prokuroria e Gjirokastrës. Armando Gjinushi dhe Gentian Alizotaj kanë kaluar natën e së mërkurës në Sarandë. Mëngjesin e djeshëm ata janë nisur në drejtim të Gjirokastrës, ku edhe mendohet se kanë ngarkuar makinat e institucioneve me drogë, e më pas janë drejtuar për në kryeqytet, por janë arrestuar në vendin e quajtur “Ura e Subashit”. Rasti i djeshëm e çon në gjashtë numrin e rasteve të kapjes së lëndëve narkotike nga policia e Gjirokastrës për vitin 2006. Katër prej këtyre aksioneve janë shënuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

    DROGA

    Olldashi e Ruli, vizitë në Lazarat


    TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi ka bërë me dije përfundimin e operacionit antidrogë në Gjirokastër, në komisionin e Sigurisë Kombëtare. "Në mëngjes, nga veprimet e policisë së shtetit janë bllokuar dy automjete të ngarkuara me kanabis, rreth 200 kilogramë, një nga të cilat i përket Kuvendit të Shqipërisë dhe që është ndaluar shoferi i këtij automjeti, Armando Gjinushi, mbiemër familjar ky për Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë, çështja është në trajtim e sipër nga drejtoria e Policisë së Gjirokastrës. Makina tjetër i përket Gjykatës së Lartë, pra makina e dytë. Të dyja këto janë automjete zyrtare janë bllokuar në Gjirokastër",-ka pohuar ministri Olldashi. Pasi ka bërë një lapsus për makinën e dytë, që në fakt i përket Gjykatës Kushtetuese, Olldashi nuk ka komentuar gjatë operacionin, duke ia lënë në dorë zbardhjen e kësaj çështjeje policisë së Gjirokastrës. Ndërkaq, burime të besueshme pohojnë se mesditën e djeshme, ministri Olldashi, i shoqëruar edhe nga kolegu i tij në qeverinë “Berisha”, njëherazi deputet i zonës, Genc Ruli ka qenë në Gjirokastër. Pasi janë njohur me hetimet për trafikimin e 120 kilogramëve drogë, dy ministrat kanë bërë një vizitë në Lazarat, në fshatin ku dyshohet se është ngarkuar lënda narkotike.

    ARMANDO GJINUSHI

    Është shofer i një drejtori në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është emëruar në detyrë në vitin 2001 dhe prej pesë vjetësh shërben në administratën e këtij institucioni. Drejtori i transportit në Kuvend, i kontaktuar me telefon nga “Shekulli” nuk ka preferuar të komentojë arrestimin e vartësit të tij në Gjirokastër. “Nuk kam asnjë koment për ngjarjen”,-ka thënë dje Ilia Leskaj

    GENTIAN ALIZOTAJ

    Është shofer i Kujtim Osmanaj, sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësja e këtij institucioni ka pohuar dje për “Shekullin” se: në mënyrë të prerë, nuk ka asnjë bashkëpunim të shoferit Alizotaj me shefin e tij. Mësohet se Alizotaj ka deklaruar në punë se makinën e kishte çuar në servis, por në të vërtetë është gjendur me të në Gjirokastër, ku edhe u arrestua nga policia

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Dy shoferët, ai i Kuvendit dhe i Gjykatës Kushtetuese, po hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrës


    Trafiku i drogës, Gjinushi mohon nipin e tij

    Skandali i kapjes me drogë të shoferit të Administratës së Kuvendit, Armand Gjinushi, dhe të Gjykatës Kushtetuese, Gentian Alizoti, ka vënë në alarm ish-kryeparlamentarin dhe deputetin e majtë Skënder Gjinushi. Menjëherë sapo ka mësuar lajmin, Skënder Gjinushi deklaroi për median se nuk ka as nip dhe as kushëri shoferin e Kuvendit, Armand Gjinushi, që u kap në Gjirokastër me 120 kg drogë. Gjinushi po mundohet të mashtrojë opinionin se nuk e ka asgjë shoferin e Kuvendit të kapur me drogë, vetëm për të mbrojtur veten se nuk ka lidhje me trafikantët e drogës, qoftë edhe duke mohuar gjakun e tij. Në fakt është tepër e kontrollueshme qoftë edhe në gjendjen civile apo në rrugë të tjera se trafikanti i kapur me drogë, Armand Gjinushi, është nipi i deputetit të majtë Skënder Gjinushi.

    Shoferi i arrestuar para dy ditësh me 120 kilogram drogë nga Policia e Gjirokastrës është nipi i ish-kryetarit të Parlamentit dhe është punësuar në Administratën e Kuvendit të Shqipërisë në prill të vitit 2001, vetëm tre muaj para se Skënder Gjinushi të largohej nga detyra. Pra, vetë Gjinushi e ka emëruar shofer në Administratën e Kuvendit, duke e patur njeri shumë të afërt. Duket se Gjinushin e ka zënë tmerri dhe frika nga arrestimi i nipit të tij, pasi u kap me drogë. Vetë Skënder Gjinushi është akuzuar në mënyrë të vazhdueshme për lidhjet me trafiqet e drogës, kontrabandës si edhe me grupet e krimit të organizuar në Shqipëri. Për të mos zbuluar lidhjet e tij me botën e krimit, Gjinushi mohon edhe gjakun e tij.

    Forcat e Policisë së Gjirokastrës arrestuan mëngjesin e së mërkurës shtetasit Armand Gjinushi dhe Gentian Alizoti, pasi në makinat e tyre shtetërore u zbulua dhe u sekuestrua 120 kg lëndë narkotike e tipit hashash. Ndërkohë, çështja penale ndaj tyre do të vazhdojë të hetohet nga Prokuroria e Rrethit të Gjirokastrës deri në përfundim të vlerësimit të masës së arrestit. Burime zyrtare nga Prokuroria e këtij rrethi, konfirmuan dje se, "dy të ndaluarit që ndodhen aktualisht në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, do të ndiqen penalisht nga Prokuroria e Gjirokastrës".

    Burimet nga Prokuroria e Rrethit të Gjirokastrës shtuan se, "çështje të tilla penale ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por deri tani nuk kemi marrë asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion". Armando Gjinushi, shoferi i administratës së Kuvendit të Shqipërisë dhe Gentian Alizoti, shoferi i Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, janë ndalur të mërkurën në mëngjes nga forcat e Policisë së Gjirokastrës, në afërsi të fshatit Picar, në rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, u bllokuan rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Ky skandal ka ngjallur panik tek Gjinushi dhe disa nga deputetët e majtë.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Shoferet e institucioneve, ne nje super-dosje

    E Marte, 04 Korrik 2006

    Pas arrestimit te dy shofereve te institucioneve te rendesishme shteterore, te tjere punonjes te administrates jane duke u hetuar. Nje dosje ne Prokurorine e Pergjithshme ka perfshire disa emra punonjesish te administrates civile, kryesisht drejtues automjetesh. Per arsye hetimi, emrat mbahen sekrete. Burime nga akuza qendrore bene te ditur se, se shpejti priten te tjera arrestime. Hetimet jane perqendruar kryesisht te trafiqet e paligjshme, me se shumti te ai i droges. “Edhe Armando Gjinushi e Gentian Alizotaj, dy shoferet e Kuvendit dhe te Gjykates Kushtetuese, te arrestuar disa dite me pare me 120 kg. hashash disa dite me pare, ishin pjese e nje dosjeje voluminoze per trafikun e droges. Hetimet per te jane drejt fundit dhe ne jemi gati te presim disa urdher-ndalime”, thane burime hetimore.

    Sipas tyre, ka edhe punonjes te tjere, te cilet nen petkun e institucioneve shteterore ku punojne, trafikojne lende narkotike brenda territorit shqiptar. Nderkaq, burimet shtuan se “ne kete trafik te kufizuar, nuk ka zyrtare nen hetim, por atyre do t’u kerkohet bashkepunimi me prokurorine, per te zbardhur te gjitha rrugetimet e kryera nga shoferet e tyre dhe qe nuk kane qene te te parashikuara ne axhenden zyrtare te institucioneve”. Armando Gjinushi, shofer ne Kuvendin e Shqiperise dhe Gentian Alizotaj, ne Gjykaten Kushtetuese ishin emrat e pare te dosjes qe po hetohet prej disa kohesh. Arrestimi i tyre eshte bere disa dite me pare, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin me targe TR 6874 E, tip “Volksvagen-Bora”, me drejtues Gjinushin, u gjeten dhe sekuestruan 66 pako me peshe 70 kg, e dyshuar si lende narkotike. Ndersa ne automjetin me targe TR 4807 J, tip “Hyndai”, me drejtues Alizotajn, u gjeten dhe sekuestruan 49 pako te tjera me peshe 50 kg. S.C.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54

    Vlorë, kapet droga në makinën VIP


    Familjarët të irrituar: Kanabis prej 2 kilogramë është vendosur qëllimisht në automjet


    Vlorë, kapet droga në makinën VIP
    Në pranga noteri i njohur dhe ish-drejtori i postës



    Enrik Mehmeti
    rrethet@gazetashqiptare.com

    Njëri prej noterëve më të njohur në Vlorë Arjan Xhaferllari, ish-drejtori i postës së qytetit Virgjil Grillo dhe vëllai i këtij të fundit Daniel Grillo, u arrestuan dje pasi në makinën e të parit u gjet një sasi prej 2 kg cannabis sativa. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme dhe bëri bujë në publikun vlonjat pasi operacioni u krye në një lokal të njohur të qytetit, pranë gjykatës. Rreth 11.30 dy automjete të policisë kanë ndaluar përpara zyrës së noterit Arjan Xhaferllari dhe me shpejtësi kanë kryer kontroll mbi automjetin e tij. Gjatë kontrollit, blutë e Vlorës kanë gjetur në automjet një sasi lënde narkotike që sipas burimeve policore thuhet të jetë 2 kg cannabis sativa. Lënda në automjet ishte canabis e përpunuar në formë cokollate. Ajo ishte mbështjellë me një dyfaqësh gazete. Drejtues të policisë së Vlorës janë shprehur se të tre personat do të ndalohen pasi ekzistojnë prova për fajësinë e tyre.
    Sapo kanë konstatar lëndën, blutë e VLorës kanë bërë shoqërimin e personit që ishte në makinë, Daniel Grillo. Duke parë këtë skenë, noteri Xhaferllari ka dalë nga lokali pranë zyrës së tij sëbasku me personin që ishte në tavolinë dhe që ishte vetë vëllai i personit që u kap në makinë, Virgjil Grillo, ish drejtori i postës së Vlorës. Pas konstatimit të lëndës narkotike blutë e VLorës kanë bllokuar me minuta të tëra rrugën pranë gjykatës. Pas disa minutash, të tre personat u shoqëruan për në komisariatin e Vlorës. Pasi u shoqëruan për në komisariat të tre personat, skuadra e antidrogës sëbashku me ekspertët hapën pakon duke marrë disa kampionë si dhe kontrolluan për prova të tjera të mundshme që mund të ishin në automjetin me targa VL 1222 c në pronësi të noterit. i gjithë aksioni u krye në sy të shumë kurrreshtarëve pasi vëndi ku u zhvillua aksioni është vetë gjykata e Vlorës si dhe institucione të ndryshme të qytetit. Arrestimi i 32 vjecarit, është përjetuar jo pa habi në Vlorë pasi Arjan xhaferllari njihej si person i rregullt dhe i respektuar në komunitetin e qytetit. Ai njihej si bashkëpronar në një prej shkollave jo publike në qytetin e VLorës, pikërisht shkolla "Drita e Dijes" të cilës në vitin 2000 iu v'u flaka nga persona të paidentifikuar. Ngjarja e mësipërme nuk u zbardh asnjëherë nga policia. Familjarët dhe të afërmit e të arrestuarit me emër kanë hedhur dyshimin se lënda narkotike mund të jetë vendosur nga persona të tjerë, të cilët kanë pasur si qëllim dëmtimin e figurës së Xhaferrllarit.

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Kushtetuta e Përkohshme e Kosovës
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 22:03
  4. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •