Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Liturgjia Hyjnore e Shėn Joan Gojartit

    Botohet me miratimin dhe bekimin
    e Fortlumturisė sė tij Imzot Anastasit,
    Kryepiskop i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė




    LITURGJIA HYJNORE
    E ATIT TONE NDĖR SHENJTORET
    JOAN GOJARTIT






    Botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
    Tiranė-1995
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    LITURGJIA (MESHA) HYJNORE:

    Vepėr e Perėndisė me bashkėpunėtor gjithė popullin e Tij

    Teksti qė mban nė duart e tua ėshtė nga mė tė rėndėsishmit qė qarkulluan ndonjėherė nė botė. Ka vėnė vulėn e vet nė qytetėrimin orthodhoks. Ndihmoi popullin besimtar qė tė shkojė pėrpara nė majat e jetės shpirtėrore dhe t'i krijimtarisė. E mbajti atė sypafjetur, plot qėndresė dhe shpresė nė vitet e zymta tė vuajtjeve tė ndryshme, duke i hapur atij panndėrprerė horizontin drejt realitetit tė Perėndisė, tė botės, tė misterit tė Shpėtimit.

    Ka qenė dhe ėshtė mbėshtetje, burim jete dhe bekimesh pėr secilin. Pėr tė diturin dhe tė paditurin, pėr tė fuqishmin dhe tė dobėtin, pėr banorin kompleks tė qyteteve ashtu edhe pėr punėtorin e thjeshtė tė krahut nga fshat.. Prej shekujsh tanimė bashkon besimtarėt nė njė «komunikim» mistik, tė shenjtė, tė mbushur me shijen e pėrjetėsisė dhe tė lirisė shpirtėrore.

    Duke e ngjeshur mesazhin e pėrjetshėm tė ēlirimit mė Krishtin me forma estetike tė pavjetėruara, mbetet ajo ēka ėshtė mė e mirėfilltė, mė pėrfaqėsuese dhe mė dinamike pėr traditėn e popullit tonė.

    *

    Por nė tė njėjtėn kohė, teksti i Liturgjisė Hyjnore ka brenda vetes pafundėsinė e sė pėrbotshmes. Hap zemrėn pėr pėrqafimin e gjithė botėS. Na bėn tė ndjejmė se nė gjakun tonė mbajmė gjithė njerėzit qė nga Adami e deri mė sot. Ata qė shkuan, ata qė rrojnė, ata qė do tė vijnė.

    Kėtė tekst, bashkė me Dhiatėn e Re dhe me Psalltirin, ua dhanė pėr herė tė parė tė pėrkthyer popujve misionarėt orthodhoksė, duke u dhėnė dritėn e besimit kristian. Dhe ēuan kėshtu, nė mėnyrėn mė tė sigurtė, mė tė kthjelltėt e mė festive, fise tė thjeshtė e tė ashpėr nė njė nivel jete mė tė lartė.

    Liturgjia Hyjnore pėrbėn boshtin e mendimit, tė pėrvojės, tė lavdėrimit dhe tė moralit tė gjithė orthodhoksėve, cilado qoftė gjuha qė flasin, nė cilindo vend qė tė ndodhen.

    *

    Teksti i Liturgjisė Hyjnore nuk u shkrua qė tė lexohet thjesht si fjalė e shkruar, si njė vepėr letrare, por kryesisht si njė udhėzues pėr kryerjen misterit kristian: tė Falenderimit hyjnor. Eshtė tekst i hirshėm, i destinuar tė shndėrrohet nė vepėr tė shenjtė dhe hyjnore, me veprimin e Shpirtit tė Shenjtė dhe me pjesėmarrjen e klerit dhe tė popullit.

    Kryhet nė Kishė me perspektivė qė tė vazhdohet nė jetėn personale tė ēdo tė krishteri. Kryerja e Liturgjisė Hyjnore pėrmbledh misterin e shpėtimit mė Krishtin. I bėn mistikisht tė ndjeshme, kėtu dhe tani, tė gjitha etapat e tij: Lindjen, Kryqėzimin, Ngjalljen, Pesėdhjetoren, Vėshtrimin e Ardhjes sė dytė tė Tij. Njėkohėsisht, bashkon nė kėto ēėshtje tė pėrjetshme dhe tė pėrbotshme tė gjitha problemet e drejtpėrdrejta dhe dėshirat e njeriut. Ēdo frazė dhe fjalė koncentron njė pasuri tė vėrtetash, perspektivash dhe mundėsish.

    Teksti qė pason, mbetet njė ndihmesė pėr njohjen e zhvillimit tė Liturgjisė Hyjnore dhe pėr orientimin e mendjes. Dhe nuk duhet tė jemi tė lidhur pas asaj, gjatė kohės sė kryerjes e saj. Nuk destinohet pėr lexim, por pėr mbėshtetje gjatė ngjitjes nė hapėsiren e pėrvojės vetiake. Njė pėrvojė qė vetėm me veprimin e Shpirtit tė Shenjtė brenda Kishės jetohet dhe ripėrtėrihet.

    Liturgjia hyjnore nuk ėshtė shfaqje pėr shikim apo dėgjim, por vepėr e Perėndisė me bashkėpunėtor gjithė popullin e Tij. Prandaj Kisha na fton tė marrim pjesė nė tė jo si spektatorė por si bashkėmeshtarė.

    Brenda atmosferės sė saj tė kultit gjallėrues, besimtari pėrtėrihet, neutralizon infektimin gjithfarėsh tė mendimeve, tendencave dhe tė dėshirave, nė tė cilat ėshtė i ekspozuar pėrditė dhe fiton forca tė reja pėr tė vazhduar rrugėn e tij si «njė trup i vetėm» dhe si «njė gjak i vetėm» me Krishtin. Qė tė kthehet nė jetėn e pėrditshme, mė i pėrulur dhe mė i butė nė marrėdhėniet me njerėzit e tjerė, mė rezistent e mė i durueshėm nė ngritjen e kryqit tė tij, mė i guximshėm, mė trim dhe i painteres nė dashurinė e tij, mė paskal nė vėshtrimin dhe nė moralin e tij, me njė kthjelltėsi mė tė madhe nė fytyrėn e nė zemrėn e tij.

    I vendosur qė tė kėrkojė nga jeta tė drejtėn mė kryesore tė njeriut: tė shkojė drejt qėllimit final, pėr tė cilin dhe u gatua; domethėnė tė bėhet «sipas shėmbėllimit» tė Krishtit, mbartės i Shpirtit tė Shenjtė nė jetėn shoqėrore, faktor zhvillimi i njerėzimit drejt qėllimit tė tij final, drejt «njė komunikimi dashurie», sipas modelit tė Trinisė sė Shenjtė.

    Tiranė, 24 Qershor 1994.


    + Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    A

    LITURGJIA E KATIKUMENEVE

    Dhiaku: Beko o Zot.

    Prifti:: E bekuar ėshtė mbretėria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Psaltėt ose Populli: Amin.



    ANDIFONET

    Dhiaku: Me paqe le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr paqen qė lartazi, dhe pėr shpėtimin e shpirtrave tanė, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr paqen e tėrė botės, qėndrimin e mirė tė Kishave tė shenjta tė Perėndisė, dhe pėr bashkimin e tė gjithėve, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr kėtė shtėpi tė shenjtė dhe pėr ata qė hyjnė brenda nė tė me besim, shpresėtari dhe frikė Perėndie, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr Kryepiskopin (ose episkopin) tonė (Aksh), tė nderuarėn presviteri dhe dhiakonatėn mė Krishtin, pėr tėrė klerin dhe popullin, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr Republikėn e Shqipėrisė, Qeverinė, Ushtrinė dhe gjithė popullin, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr kėtė qytet, ēdo qytet dhe vend dhe pėr ata qė banojnė ndėr to me besim, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr erėra tė mira, begati tė pemėve tė dheut, dhe pėr kohė me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr ata qė lundrojnė, qė udhėtojnė, pėr tė sėmurėt, vuajtėsit, robėrit dhe pėr shpėtimin e tyre, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Qė tė shpėtojmė prej ēdo hidhėrimi, zemėrimi, rreziku dhe nevoje, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Tė tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari, bashkė me gjithė shenjtorėt duke kujtuar, veten tonė dhe njėri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'ia parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.


    Urata e Andifonit tė parė:

    Prifti:(me zė tė ulėt)
    O Zot Perėndia ynė, pushteti i tė cilit s'mund tė merret me mend dhe lavdia ėshtė e pakuptueshme, pėrdėllimi i tė cilit ėshtė i pakufishėm dhe njeridashja e patreguar; Ti o Zot, sipas dhembshurisė sate hidh syrin tėnd mbi ne dhe mbi kėtė shtėpi tė shenjtė, dhe dėrgo mbi ne dhe mbi ata qė falen bashkė me ne, pėrdėllimet dhe dhembshuritė e Tua tė pasura

    (me zė tė lartė) Se Ty tė pėrket tėrė lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Dhe menjėherė psalin andifonin e parė:

    Populli: Me ndėrmjetimet e Hyjlindėses, Shpėtimtar, shpėtona (tri herė).

    Dhiaku: Pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Tė Tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari, bashkė me gjithė shenjtorėt duke e kujtuar, veten tonė dhe njeri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'i a parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.


    Urata e Andifonit tė dytė:

    Prifti:(me zė tė ulėt)
    O Zot, Perėndia ynė, shpėto popullin tėnd dhe beko trashėgimin tėnd; tėrė besimtarėt e Kishės sate ruaji; shenjtėroi ata qė duan hijeshinė e shtėpisė sate. Edhe Ti lavdėroi ata me fuqinė tėnde tė perėndishme dhe mos na ler ne qė shpresojmė tek Ti.

    (me zė tė lartė) Se yti ėshtė pushteti dhe jotja ėshtė mbretėria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.


    Dhe menjėherė psalin Andifonin e dytė:

    Populli: Shpėtona, o Bir i Perėndisė, qė u ngjalle prej sė vdekurish, ne qė tė psalim Aliluia (tri herė).
    Kur ėshtė e kremte ose nė ditė tė tjera brenda javės, nė vend tė «qė u ngjalle prej sė vdekurish» thuhet: «o i ēuditshėm ndėr shenjtorėt».

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.
    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
    O i vetėmlindur Bir dhe Fjalė e Perėndisė, qė je i pavdekshėm, dhe denjove pėr shpėtimin tonė, tė trupėzohesh prej Hyjlindėses sė shenjtė dhe gjithmonė Virgjėrės Mari, duke u bėrė njeri pa ndryshuar; qė u kryqėzove, o Krisht Perėndi, dhe shkele vdekjen me vdekje, qė je njė prej Trinisė sė Shenjtė dhe lavdėrohesh bashkė me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtė, shpėtona.


    Dhiaku: Pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Tė Tėrėshėnjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari, bashkė me gjithė shenjtorėt duke kujtuar, veten tonė dhe njėri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'ia parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.


    Urata e Andifonit tė tretė:

    Prifti: (me zė' tė ulėt)
    Ti qė na fale kėto lutje, tė cilat i bėjmė dhe i themi sė bashku, dhe qė premtove t'u japėsh ē'tė kėrkojnė tė bashkuarve nė emrin tėnd, qofshin kėta edhe vetėm dy ose tre; Ti dhe tani plotėsoi kėrkesat e shėrbėtorėve nė dobi tė tyre, duke na falur nė kėtė botė njohjen e sė vėrtetės sate dhe duke na dhuruar nė botėn tjetėr jetė tė amėshuar.

    (Me zė tė lartė) Se Ti je Perėndi mėshirues dhe njeridashės dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-06-2006 mė 12:18

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  7. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    HYRJA E VOGEL


    Dhe duke u psalur pėrlėshoren e tingullit ose tė shenjtit, bėhet hyrja e Ungjillit.:

    Populli: (me zė tė ulėt): Le t'i lutemi Zotit. Mėshiro, o Zot.

    Urata e Hyrjes

    Prifti:: (me zė tė ulėt) O Zot Perėndia ynė, ti qė vendose nė qiejt legjione dhe armata engjėjsh dhe kryeengjėjsh pėr t'i shėrbyer lavdisė sate; bėj qė bashkė me hyrjen tonė, tė hyjnė dhe engjėj tė shenjtė, qė tė meshojnė bashkė me ne dhe tė lavdėrojnė bashkė me ne mirėsinė tėnde. Se Ty tė pėrket tėrė lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: (me zė tė ulėt) Beko, o Zot, Hyrjen e shenjtė.

    Prifti duke bekuar thotė:

    Prifti:: (me zė tė ulėt) E bekuar ėshtė hyrja nė shenjtėroren tėnde, o Zot, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Dhiaku: (me zė tė lartė) Urtėsi. Drejte.

    Populli: Ejani t'i falemi e t'i biem ndėr kėmbė Krishtit. Shpėtona, o Bir i Perėndisė, qė u ngjalle prej sė vdekurish, ne qė tė psalim, Aliluia.

    Nė ditėt e zakonshme nė vėnd tė «u ngjalle prej sė vdekurish», thuhet «o i ēuditshėm ndėr shenjtorėt».
    Nė qoftė se meshon episkop ose mė shumė se njė prift «Ejani t'i falemi ...» psalet prej tyre nė mes tė Kishės, ndėrsa psaltėt pėrsėritin edhe njė herė«Shpėtona,...». Pastaj psalet pėrlėshorja ngjallėsore e tingullit, tropari i shenjtit tė kishės dhe e shenjtit tė ditės dhe kondaqi nė qoftė se ka; po tė mos ketė thuhet kondaqi i tė kremteve tė mėdha (tė Ngritjes sė Kryqit, tė Hyrjes sė Shėn Marisė nė tempull, tė Krishtlindjes, tė Ujit tė Bekuar, tė Ipapandisė, tė Ungjillėzimit, tė Pashkės, tė Ngritjes nė qiell, tė Shpėrfytyrimit, tė Fjetjes sė Hyjlindėses), ndėrsa nė tė djelat e tjera Kondaqi (shkurtore) i mėposhtėm.

    Mbrojtje e paturpėruar e tė krishterėve, ndėrmjetim i pandėrprerė ndaj krijuesit, dėgjo zėrat e lutjeve tė mėkatarėve, dhe arri si e mirė pėr tė na ndihmuar ne qė tė thėrresim me besim, nxito tė ndėrmjetosh dhe shpejto tė lutesh, o Hyjlindėse, qė mbron ngaherė ata qė tė nderojnė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-06-2006 mė 23:44

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  9. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    HIMNI TRISHENJTOR


    Populli: Le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Prifti: (me zė tė ulėt) O Perėndi i shenjtė, qė prehesh ndėr tė shenjtėt, qė himnohesh me zė trishenjtor nga serafimet dhe qė lavdėrohesh nga keruvimet e qė adhurohesh nga ēdo fuqi qiellore; ti qė krijove gjithėsinė nga e mosqena; qė bėre njeriun simbas ikonės dhe shembėllesės sate, dhe e stolise me tėrė dhuratat e tua; ti qė i jep urtėsi dhe menēuri atij qė kėrkon, dhe nuk e heq syrin nga mėkatari, por caktove pendimin pėr shpėtim; ti qė na bėre tė denjė ne shėrbėtorėt e tu tė pėrulur dhe tė padenjė qė tė qėndrojmė nė kėtė orė pėrpara lavdisė sė altarit tėnd tė shenjtė dhe tė tė parashtrojmė adhurimin dhe lavdėrimin qė kemi pėr detyrė ndaj Teje. Ti, o Zot, prano dhe nga goja e ne mėkatarėve himnin trishenjtor, dhe vėshtrona me mirėsinė tėnde. Falna ēdo faj tė bėrė me dashje ose pa dashje; shenjtėrona shpirtrat dhe trupat tanė; dhe bėna tė denjė qė tė tė adhurojmė me shpresėtari tėrė ditėt e jetės sonė; me ndėrmjetimet e Hyjlindėses sė shenjtė dhe tė gjithė shenjtorėve qė tė kanė pėlqyer qė prej jete.
    (me zė tė lartė) Se i shenjtė je, o Perėndia ynė, dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė.

    Populli: E nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Dhe menjėherė psalin:

    Populli: Shenjt Perėndi, Shenjt i fuqishėm, Shenjt i pavdekshėm, mėshirona (tri herė).

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Shenjt i pavdekshėm mėshirona.


    Populli: Fuqi.

    Populli: Shenjt Perėndi, Shenjt i fuqishėm, Shenjt i pavdekshėm, mėshirona.

    Nė kohėn kur psalet Himni Trishenjtor:

    Populli: (me zė tė ulėt) Urdhėro, o Zot.

    Prifti bekon duke thėnė:

    Prifti: (me zė tė ulėt) I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit.

    Populli: (me zė tė ulėt) Beko, o Zot, fronin lart.

    Prifti: (me zė tė ulėt) I bekuar je mbi fronin e lavdisė sė mbretėrisė sate, ti qė rri mbi keruvimet, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2006 mė 00:49

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  11. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    KĖNDIME


    Pas mbarimit tė «Shenjt Perėndi...» dhiaku del te Dera e Bukur.

    Lexuesi (anagnosti) thotė vargun e parė tė Apostullit.


    Dhiaku: Le tė vėmė re!

    Lexuesi (anagnosti) thotė vargun e dytė tė Apostullit.

    Dhiaku: Urtėsi!

    Lexuesi: Kėndimi nga letra e ...

    Dhiaku: Le tė vėmė re!

    Lexuesi (anagnosti) vazhdon Apostullin.

    Dhiaku merr temjanicėn dhe me zė tė ulėt i thotė priftit:


    Beko o Zot, temjamin.

    Prifti e bekon atė, duke thėnė me zė tė ulėt uratėn e Temjamit:

    I bekuar ėshtė Perėndia ynė gjithnjė; tani e pėrherė, e ne jetė tė jetėve. Amin.

    Temjam po tė blatojmė, o Krisht Perėndi, si erė kundėrmimi shpirtėror, tė cilėn pasi ta pranosh nė altarin tėnd pėrmbiqiellor, dėrgona si shpėrblim hirin e Shpirtit tėnd tė tėrėshenjtė.

    Dhiaku temjanis rreth Tryezės sė Shenjtė, Proskomidhinė e shenjtė; dhe nga Dera e Bukur temjanis ikonat dhespotike, fronin arkieratik edhe popullin. Kthehet nė Hierore, temjanis Tryezėn e Shenjtė, priftin dhe gjithė priftėrinjtė.

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Le t'i lutemi Zotit. Mėshiro, o Zot.

    Urata para Ungjillit:

    Prifti: (me zė tė ulėt) O Zot njeridashės, bėj qė tė shkėlqejė nė zemrat tona drita e kulluar e njohjes sė hyjnisė sate, dhe ēil syt e mendjes sonė pėr tė kuptuar mėsimet e tua ungjillore. Futna dhe frikėn e porosive tė tua tė lumtura, qė, pasi tė shtypim tė gjitha epshet trupore tė mundim tė kalojmė njė jetė shpirtėrore, duke menduar dhe duke bėrė tė gjitha ato qė tė pėlqejnė. Se Ti je ndriēimi i shpirtrave dhe i trupave tanė, o Krisht Perėndi, dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, bashkė me Atin tėnd pa fillim, dhe Shpirtin tėnd tė tėrėshenjtė, tė mirė dhe jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Beko o Zot, lexuesin e Ungjillit tė Apostullit tė shenjtė dhe Ungjillorit (Aksh).

    Prifti: (me zė tė ulėt) Perėndia, me ndėrmjetimet e Apostullit tė shenjtė, tė lavdėruar dhe Ungjillor (Aksh), tė dhėntė, ty lexuesit fuqi tė shumtė, pėr tė plotėsuar veprėn e Ungjillit tė Birit tė tij tė dashur dhe Zotit tonė Jisu Krisht.

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Amin. Amin. Amin. U bėftė sipas fjalės sate. O Apostul] i shenjtė dhe Ungjillor ..., ndėrmjeto tek Perėndia mėshirėplotė, qė t'u japė ndjesė fajesh shpirtrave tanė.

    Pasi mbarohet kėndimi i Apostullit:

    (me zė tė lartė)
    Paqe mbi ty qė kėndon dhe mbi gjithė popullin.

    Populli: Aliluia (tri herė).

    Prifti: (me zė tė lartė) Urtėsi. Drejtė. Le tė dėgjojmė Ungjillin e Shenjtė. Paqe nė tė gjithė.

    Populli: Dhe nė shpirtin tėnd.

    Dhiaku: Kėndimi prej Ungjillit tė Shenjtė sipas ...

    Prifti: Le tė vėmė re.

    Populli: Lavdi mė Ty, o Zot, lavdi mė Ty.

    Kur nuk ka dhiak, prifti e kėndon Ungjillin nga Dera e Bukur.

    Dhiaku kėndon Ungjillin e ditės.

    Kur mbaron kėndimi i Ungjillit prifti bekon:


    Prifti: Paqe mė ty qė kėndon Ungjillin.

    Populli: Lavdi mė Ty, o Zot, lavdi mė Ty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2006 mė 00:49

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  13. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    LITANIA E GJERĖ


    Dhiaku: Le tė themi tė gjithė,me tėrė shpirtin dhe me tėrė mendjen tonė, le tė themi:

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: O Zot i gjithėpushtetshėm, Perėndi i etėrve tanė, tė lutemi, dėgjo e mėshiro.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Mėshirona, o Perėndi, sipas mėshirės sate tė madhe, tė lutemi, dėgjo e mėshiro.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr tė krishterėt shpresėtarė dhe orthodhoksė.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Nė kohėn qė dhiaku thotė litaninė e gjerė (ektenis), prifti thotė kėtė uratė:[/COLOR]

    Prifti: (me zė tė ulėt) O Zot Perėndia ynė, prano kėtė lutje tė gjerė prej shėrbėtorėve tė tu dhe mėshirona sipas mėshirės sate tė shumtė; dhe dėrgo dhembshuritė e Tua mbi ne dhe mbi gjithė popullin tėnd qė pret prej Teje mėshirėn e pasur.

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr Kryepiskopin (ose episkopin) tonė (Aksh).

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr vėllezėrit tanė: priftėrinjtė, ieromonakėt, ierodhiakonėt, monakėt dhe pėr tėrė vėllazėrinė tonė mė Krishtin.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr mėshirė, jetė, paqe, shėndet, shpėtim, vėshtrim, ndjesė dhe falje tė mėkateve tė shėrbėtorėve tė Perėndisė, gjithė tė krishterėve shpresėtarė dhe orthodhoksė, qė banojnė dhe ndodhen nė kėtė qytet (ose manastir).

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr tė lumturit dhe gjithmonėkujtueshmit themelues tė kėsaj shtėpie tė shenjtė, dhe pėr tėrė etėrit dhe vėllezėrit tanė tė parafjetur, orthodhoksė qė prehen me shpresė kėtu e kudo.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr ata qė sjellin pemė dhe bėjnė punė tė mira nė kėtė kishė tė shenjtė dhe tė gjithėnderuar, qė mundohen, qė psalin dhe pėr popullin qė qėndron rrotull, dhe pret prej Teje mėshirėn e madhe dhe tė pasur.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Prifti: (mė zė tė lartė) Se Ti je Perėndi mėshirues dhe njeridashės dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 31-07-2006 mė 23:25

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  15. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    LUTJA PER KATIKUMENĖT


    Dhiaku: Lutjuni Zotit, ju katikumenėt.

    Ne besimtarėt le tė lutemi pėr kalikumenėt.

    Qė t'i mėshirojė Zoti.

    Qė t'u mėsojė fjalėn e sė vėrtetės.

    Qė t'u zbulojė ungjillin e drejtėsisė.

    Qė t'i bashkojė me Kishėn e shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike.

    Shpėtoi, mėshiroi, pėrkrahi dhe ruaji, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Ju katikumenėt, kryet tuaj uljani Zotit.

    Urata e katikumenėve tė cilėn prifti e thotė pėrpara se tė hapet Andiminsi:

    Prifti: (me zė tė ulėt)[/COLOR] O Zot, Perėndia ynė, qė rri nė tė lartat dhe kqyr ata qė ndodhen poshtė, qė i dėrgove njerėzisė shpėtimin, Birin tėnd tė vetėmlindur dhe Perėndi, Zotin tonė Jisu Krisht, shtjer sytė mbi shėrbėtorėt e tu katikumenė, qė kanė ulur kryet pėrpara Teje, dhe nė kohėn e duhur bėji tė denjė pėr banjėn e rilindjes, pėr ndjesėn e mėkateve, dhe pėr rroben e mosprishjes; bashkoi me Kishėn tėnde tė shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike dbe numėroi bashkė me grigjėn tėnde tė zgjedhur.

    (me zė tė lartė) Qė dhe ata bashkė me ne tė lavdėrojnė emrin tėnd tė gjithėnderuar dhe madhėshtor, tė Atit, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Dhiaku: Sa jeni katikumenė, shkoni; ju katikumenėt, shkoni; sa jeni katikumenė, shkoni. Asnjė nga katikumenėt tė mos qėndrojė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2006 mė 00:50

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  17. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    B

    LITURGJIA E BESIMTARĖVE

    Dhiaku: Sa jeni besimtarėt.Pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Urata e parė e besimtarėve

    Prifti: (me zė tė ulėt) Tė falenderojmė, o Zot, Perėndi i Fuqive, qė na bėre tė denjė tė qėndrojmė dhe tani pėrpara altarit tėnd tė shenjtė dhe tė lypim gjunjazi dhembshuritė e Tua, pėr mėkatet tona dhe pėr fajet e popullit tė bėra nga padija. Prano, o Perėndi, lutjen tonė; bėj qė tė jemi tė denjė tė tė bėjmė lutje, dhe kėrkesa dhe therore tė pagjakshme pėr tėrė popullin tėnd; dhe ne qė na caktove nė kėtė shėrbesėn tėnde bėna tė aftė, me fuqinė e Shpirtit tėnd tė Shenjtė, qė pa faje dhe pengesa tė tė thėrresim me dėshminė e ndėrgjegjes sonė tė pastėr nė ēdo kohė dhe vend; nė mėnyrė qė pasi tė na dėgjosh, tė tregohesh i butė sipas mirėsisė sate tė shumtė.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd. Urtėsi.

    Prifti: (me zė tė lartė) Se Ty tė pėrket tėrė lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Dhiaku: Pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Urata e dytė e besimtarėve

    Prifti: (me zė tė ulėt) Pėrsėri dhe shumė herė tė biem ndėr kėmbė dhe tė lutemi, o i Mirė dhe njeridashės, qė, duke vėnė re lutjen tonė, tė pastrosh shpirtrat dhe trupat tanė nga ēdo ndyrėsi trupi dhe shpirti; dhe bėna tė qėndrojmė pėrpara altarit tėnd tė shenjtė, pa faj dhe pa dėnim. Dhuroju, o Perėndi, dhe atyre qė falen bashkė me ne pėrparim nė jetė, nė besė, dhe nė menēuri shpirtėrore; jepu qė tė tė adhurojnė gjithnjė me frikė dhe dashuri, dhe tė marrin pjesė nė misteret e T'ua tė shenjta, pa faj dhe pa dėnim, dhe tė tregohen tė denjė pėr mbretėrinė tėnde qiellore.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd. Urtėsi.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Prifti: (me zė tė lartė) Qė tė ruajtur gjithnjė prej fuqisė sate tė tė drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-07-2006 mė 22:29

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  19. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    HYRJA E MADHE

    Himni Keruvik

    Populli: Ne qė simbolizojmė mistikisht keruvimet, dhe i kėndojmė Trinisė jetėbėrėse himnin trishenjtor, le tė largojmė prej nesh tėrė kujdesin pėr jetėn;

    Nė kohėn psalet Himni Keruvik:

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Le t'i lutemi Zotit.

    Urata e Himnit Keruvik

    Prifti: (me zė tė ulėt) Asnjė nga ata qė janė lidhur me epshet dhe dėfrimet trupore nuk ėshtė i denjė tė vijė tek Ti, ose tė tė afrohet ose tė tė shėrbejė Ty, o mbret i lavdisė. Se tė shėrbyerit tek Ti ėshtė njė gjė e madhe dhe e frikshme edhe pėr fuqitė qiellore. Mirėpo nga njeridashja jote e patregueshme dhe e pamatshme u bėre njeri pa u ndryshuar, dhe ke qenė kryeprifti ynė, dhe si Zot i gjithėsisė na dorėzove shėrbesėn e shenjtė tė kėsaj Meshe dhe theroreje tė pagjakshme; se vetėm Ti, o Zot Perėndia ynė, i sundon qielloret dhe tė dheshmet, Ti qė rri mbi fronin keruvik, Zoti i serafimeve dhe mbret i Izraelit qė je i vetmi shenjt dhe qė prehesh ndėr shenjtorėt. Tė lutem pra, Ty, tė vetmit tė mirė dhe tė gatshėm pėr tė dėgjuar; shtjer sytė mbi mua shėrbėtorin tėnd mėkatar dhe tė padobishėm, dhe pastroma shpirtin dhe zemrėn nga ndėrgjegja e keqe, dhe bėmė tė zotin me fuqinė e Shpirtit tėnd tė Shenjtė, mua qė kam veshur hirin e priftėrisė, tė qėndroj pėrpara kėsaj Tryezės tėnde tė shenjtė, dhe t'i shėrbej flijimit tė Trupit tėnd tė shenjtė e tė pacėnuar dhe Gjakut tėnd tė nderuar. Se tek Ti vij duke ulur kryet dhe Ty tė lutem; mos e hiq fytyrėn tėnde nga unė, as mos mė pėrjashto nga rrethi i shėrbėtorėve tė Tu, po denjo tė tė blatohen kėto dhurata prej meje, shėrbėtorit tėnd mėkatar dhe tė padenjė. Se Ti je blatuesi dhe i blatuari, Ai qė pranon dhe qė jep vetveten, o Krisht Perėndia ynė, dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, bashkė me Atin tėnd pa fillim dhe Shpirtin tėnd tė tėrėshenjtė, tė mirė dhe jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.


    Dhe pas Uratės:

    Prifti: (me zė tė ulėt) Ne qė simbolizojmė mistikisht keruvimet, dhe i kėndojmė Trinisė jetėbėrėse himnin trishenjtor, le tė largojmė prej nesh tėrė kujdesin pėr jetėn (tri herė).

    Dhiaku: Qė mbretin e tė gjithave tė presim tė pasuar padukurisht prej rreshtave engjėllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia (tri herė).

    Prifti temjanis Tryezėn e Shenjtė, ikonat dhe popullin duke thėnė me zė tė ulėt:
    «Nė qė pamė ngjalljen e Krishtit...» dhe pastaj «Ejani tė falemi...» (tri herė) edhe Psalmin 50.

    Prifti dhe dhiaku kthehen nga populli duke thėnė:


    O vėllezėr, falmėni mua mėkatarin.

    O Perėndi, fali ata qė na urrejnė e na duan.

    (me zė tė ulėt) Ngreji, o Zot.

    (me zė tė ulėt) Me paqe ngrini duart tuaja nė tė shenjtat dhe bekoni Zotin.

    Pastaj prifti merr Dhiskun e shenjtė tė mbuluar dhe ia vendos me vėmendje dhe shpresėtari dhiakut mbi krye. Merr dhe prifti Potirin e shenjtė, gjithashtu tė mbuluar duke thėnė;

    U ngjit Zoti me brohoritje, Zoti me zė trumbete.

    Dhe bėhet Hyrja e Madhe.

    Prifti dhe dhiaku dalin nga dera veriore pėr Hyrjen e Madhe; pėrpara shkojnė fėmijė me Kryqin, gjashtėkrahėshet, llambadha tė ndezura dhe temjanicė. Duke shkuar mesit tė kishės, dhiaku thotė:


    Dhiaku: (me zė tė lartė) Tė gjithė ne, edhe tė gjithė tė krishterėt shpresėtarė orthodhoksė na kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti kur arrin nė mes tė kishės thotė:

    Prifti: Kryepiskopin (ose episkopin) tonė (Aksh), dhe gjithė vėllazėrinė tonė mė Krishtin, kombin tonė shpresėtar, udhėheqjen dhe ushtrinė e tij. Tė gjithė ata qė banojnė e ndodhen nė kėtė qytet: enoritėt, epitropėt, ndihmėtarėt, dhuruesit e kėsaj kishe tė shenjtė, si edhe tė gjithė ne qė marrim pjesė nė kėtė Meshė Hyjnore.

    Populli: Amin.

    Prifti:Ndėrtuesit e lumtur e tė gjithmonėkujtueshėm, rindėrtuesit dhe dhuruesit e kėsaj kishe tė shenjtė, ata qė ranė pėr fenė e pėr atdhenė dhe tė gjithė etėrit dhe vėllezėrit tanė qė kanė ndėrruar jetė me shpresė ngjalljeje dhe jetė tė pasosur, i kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė dhe nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Kur merr pjesė nė Meshė episkop ose kryeipiskop, nuk del nė Hyrjen e Madhe por qėndron pėrpara Derės sė Bukur pa mitėr dhe pret Dhuratat e ēmuara, ndėrsa dhiaku dhe prifti duke i dorėzuar me radhė, i pari Dhiskun dhe i dyti Potirin, thonė:

    Kryepriftėrinė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Psaltet: Amin.

    Duke hyrė nė Hierore, dhiaku i thotė priftit ose Kryepiskopit apo episkopit:

    Dhiaku: Priftėrinė (ose Kryepriftėrinė) tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Prifti ose Kryepiskopi apo episkopi thotė:

    Dhiakoninė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Qė mbretin e tė gjithave tė presim, tė pasuar padukurisht prej rreshtave engjėllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia.

    Duke vendosur Dhuratat e ēmuara mbi Tryezėn e Shenjtė:

    Prifti: Bujari Josif, si e zbriti prej drurit trupin tėnd tė pacėnuar, e mbėshtolli me pėlhurė tė pastėr dhe me aroma dhe e varrosi duke e vėnė nė njė varr tė ri.

    Dhiaku: Bėj tė mirė, o Zot.

    Prifti temjanis tė Shenjtat duke thėnė:

    Atėherė do tė sjellin viēa mbi altarin tėnd (tri herė).

    Dhe i thotė dhiakut:

    Prifti:Kujtomė, o vėlla dhe bashkėmeshėtar,

    Dhiaku: Priftėrinė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Lutu pėr mua, o zot i shenjtė.

    Prifti: Shpirti i Shenjtė do tė vijė mbi Ty dhe fuqia e tė Lartit do tė tė mbrojė.

    Dhiaku: Shpirti vetė do tė meshojė bashkė me ne tėrė ditėt e jetės sonė.

    Kujtomė, o zot i shenjtė.

    Prifti: Dhiakoninė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Dhiaku: Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-07-2006 mė 23:07

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  21. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    LUTJA E DHURATAVE TĖ SHENJTA

    Dhiaku: Le ta plotėsojmė lutjen tonė ndaj Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr Dhuratat e ēmuara tė paravėna, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr kėtė shtėpi tė shenjtė dhe pėr ata qė hyjnė brenda nė tė me besim, shpresėtari dhe frikė Perėndie, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Qė tė shpėtojmė prej ēdo hidhėrimi, zemėrimi, rreziku dhe nevoje, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Amin.

    Dhiaku: Ditėn tė tėrė, tė pėrsosur, tė shenjtė, me paqe dhe tė pamėkatshme, le t'ia lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Engjėll paqeje, udhėheqės besnik, ruajtės tė shpirtrave dhe tė trupave tanė, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Ndjesė dhe falje tė mėkatave dhe tė fajeve tona, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Tė mirat dhe tė dobishmet pėr shpirtrat tanė dhe paqe pėr botėn, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Qė tė kalojmė nė paqe dhe nė pendim jetėn qė na mbetet, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Mbarim tė krishterė tė jetės sonė, pa dhimbje, faqebardhė, me paqe dhe mbrojtje tė mirė pėrpara gjykatores sė frikshme tė Krishtit, le tė lypim.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Tė Tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari, bashkė me gjithė shenjtorėt duke kujtuar, veten tonė dhe njeri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'ia parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.


    Urata e Proskomidhisė:


    Prifti: (me zė tė ulėt) O Zot, Perėndi i tėrėfuqishėm, i vetmi i shenjtė, qė pret therore lavdėrimi prej atyre qė tė thėrresin me gjithė zemėr, prano dhe lutjet e ne mėkatarėve dhe shpjere nė altarin tėnd tė shenjtė; dhe bėna tė zotėt tė tė sjellim dhurata dhe therore shpirtėrore pėr mėkatet tona dhe pėr fajet e popullit tė bėra nga padija.

    Bėna tė denjė tė gjejmė hir pėrpara Teje qė tė bėhet mirėpritur prej Teje therori ynė, dhe Shpirti i mirė i hirit tėnd tė ngrerė tendėn mbi ne dhe mbi kėto dhurata qė ndodhen pėrpara dhe mbi tėrė popullin tėnd.

    (me zė tė lartė) Me pėrdėllimet e Birit tėnd tė vetėmlindur, me tė cilin je i bekuar, bashkė me Shpirtin tėnd tė tėrėshenjtė, tė mirė dhe jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti: Paqe nė tė gjithė.

    Populli: Dhe nė shpirtin tėnd.

    Dhiaku: Le tė duam njeri-tjetrin qė tė rrėfejmė me njė mendje,

    Populli: Atin e Birin edhe Shpirtin e Shenjtė, Trininė e njėqenshme e tė pandarė.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Do tė tė dua, o Zot, fuqia ime, Zoti ėshtė mbėshtetja ime, dhe streha ime, dhe shpėtimtari im.

    Dhiaku:(me zė tė lartė) Dyert! Dyert! me urtėsi, le tė vėmė re.


    Simboli i Besimit:


    Populli:

    I.- Besoj nė njė Perėndi, Atė tė tėrėfuqishėm, krijues tė qiellit dhe tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave dhe tė padukurave.

    II.- Dhe nė njė Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perėndisė, tė vetėmlindurin, qė lindi prej Atit pėrpara gjithė shekujve. Dritė prej drite, Perėndi tė vėrtetė, prej Perėndie tė vėrtetė, tė lindur, jo tė bėrė, qė ka tė qenėt njė me Atin, me anėn e tė cilit u bėnė tė gjitha.

    III.- Qė pėr ne njerėzit edhe pėr shpėtimin tonė, zbriti prej qiejve, dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė edhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri.

    IV.- Dhe u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat, dhe pėsoi e u varros.

    V.- Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve.

    VI.- Dhe u ngjit nė qiejt dhe rri nė tė djathtė tė Atit.

    VII.- Dhe do tė vijė pėrsėri me lavdi tė gjykojė tė gjallėt dhe tė vdekurit, mbretėria e tė cilit nuk do tė ketė mbarim.

    VIII.- Dhe nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve.

    IX.- Nė njė Kishė tė shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike.

    X.- Pohoj njė pagėzim pėr ndjesėn e mėkateve.

    XI.- Pres ngjalljen e tė vdekurve.

    XII.- Dhe jetėn e ardhshme tė amėshuar.


    Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-08-2006 mė 01:03

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  23. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    ANAFORA E SHENJTĖ

    Dhiaku: Le tė qėndrojmė mirė; le tė qėndrojmė me frikė; le tė kemi kujdes, qė ta blatojmė me paqe theroren e shenjtė.

    Populli: Mėshirė paqeje, therore lavdėrimi.

    Prifti: Hiri i Zotit tonė Jisu Krisht dhe dashuria e Perėndisė dhe Atit dhe pjesėmarrja e Shpirtit tė Shenjtė, qoftė me ju tė gjithė.

    Populli: Dhe nė shpirtin tėnd.

    Prifti: Le t'i ngremė lart zemrat.

    Populli: I kemi te Zoti.

    Prifti: Le ta falenderojmė Zotin.

    Populli: I ka hije dhe ėshtė e drejtė.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Tė ka hije dhe ėshtė e drejtė tė tė himnojmė, tė tė bekojmė, tė tė lavdėrojmė, tė tė falenderojmė, tė tė falemi nė ēdo vend tė zotėrimit tėnd. Se ti je Perėndi qė s'mund tė tė shprehim, qė s'mund tė tė kuptojmė; qė je i padukshėm, qė s'tė arrin mendja jonė, qė je gjithnjė, qė je i njėjti; Ti dhe Biri yt i vetėmlindur dhe Shpirti yt i Shenjtė. Ti nga e mosqena nė tė qenėt na solle; dhe kur ramė na ngrite pėrsėri; dhe nuk pushove sė bėri ēdo gjė, gjersa na shpure lart nė qiell dhe na fale mbretėrinė tėnde tė ardhshme. Pėr tė gjitha kėto tė falenderojmė, Ty dhe Birin tėnd tė vetėmlindur dhe Shpirtin tėnd tė Shenjtė, pėr tė gjitha ato qė dimė dhe ato qė s'dimė, pėr bamirėsitė e dukshme dhe tė padukshme qė na janė bėrė. Tė falenderojmė dhe pėr kėtė Liturgji, qė denjove ta pranosh nga duart tona, ndonėse qėndrojnė pranė Teje mijėra kryeengjėj dhe dhjetra mijėra engjėj, keruvimet dhe serafimet me gjashtė krahė, me shumė sy, qė qėndrojnė nė erė, qė fluturojnė,

    (me zė tė lartė) Himnin triumfal duke kėnduar, duke britur, duke thirrur dhe duke thėnė:

    Psaltėt ose Populli psalin Himnin triumfal:

    Populli: Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Savaoth, qielli e dheu janė plot me lavdinė tėnde: Hosana Ti nė mė tė lartat. I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit. Hosana Ti nė mė tė lartat.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Edhe ne, o Zot njeridashės, bashkė me kėto fuqi tė lumtura, thėrresim e themi: I shenjtė dhe i tėrėshenjtė je, Ti dhe Biri yt i vetėmlindur dhe Shpirti yt i Shenjtė. I shenjtė dhe i tėrėshenjtė je, dhe madhėshtore ėshtė lavdia jote; Ti qė e deshe botėn tėnde aq sa edhe Birin tėnd tė vetėmlindur e dhe, qė ēdo njeri qė beson tek ai tė mos humbasė por tė ketė jetė tė amėshuar; i cili si erdhi dhe plotėsoi gjithė misionin hyjnor pėr ne, natėn qė dorėzohej ose mė mirė dorėzonte veten e Tij pėr jetėn e botės, si mori bukėn nė duart e Tij tė shenjta, tė pacėnuara dhe tė papėrlyera, si falenderoi dhe e bekoi e shenjtėroi, e theu dhe ua dha nxėnėsve dhe Apostujve tė Tij tė shenjtė, duke thėnė:
    (me zė tė lartė) Merrni, hani, ky ėshtė trupi im, qė thyhet pėr ju, pėr ndjesėn e mėkateve.

    Populli: Amin.

    Prifti: (me zė tė ulėt) Gjithashtu dhe potirin pas darkės duke thėnė:

    (me zė tė lartė) Pini prej kėtij tė gjithė; ky ėshtė Gjaku im i Dhiatės sė Re, qė derdhet pėr ju dhe pėr shumė, pėr ndjesėn e mėkateve.

    Populli: Amin.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Duke kujtuar pra kėtė porosi shpėtimtare dhe gjithė sa janė bėrė pėr ne, Kryqin, Varrin, Ngjalljen e triditshme, tė Ngjiturit nė qiejt, tė ndenjurit nga e djathta, ardhjen e dytė dhe tė lavdėruar,

    (me zė tė lartė) Tė tuat nga tė tuat, Ty tė blatojmė nga tė gjitha dhe pėr tė gjitha.

    Populli: Tė himnojmė, tė bekojmė, Ty tė falenderojmė, o Zot, dhe tė lutemi, o Perėndia ynė.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Tė blatojmė edhe kėtė therore shpirtėrore e tė pagjakshme; dhe lypim prej Teje, tė lutemi e tė pėrulemi; dėrgo Shpirtin tėnd tė Shenjtė mbi ne; dhe mbi kėto Dhurata qė ndodhen pėrpara.

    Dhiaku:(me zė tė' ulėt) Beko, o Zot, Bukėn shenjtė.

    Prifti:(me zė tė nlėt) Dhe bėje kėtė Bukė Trup tė ēmuar tė Krishtit tėnd.

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Amin.

    Beko, o Zot, Potirin e shenjtė.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Dhe atė qė ėshtė nė kėtė Potir, bėje Gjak tė ēmuar tė Krishtit tėnd.

    Dhiaku:(me zė tė ulėt) Amin.

    Bekoi, o Zot, qė tė dyja.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Duke i ndryshuar me anėn e Shpirtit tėnd tė Shenjtė.

    Dhiaku:(me zė tė ulėt) Amin. Amin. Amin.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Qė tė bėhen pėr ata qė kungohen, pastrim shpirti, ndjesė mėkatesh, pjesėmarrje tė Shpirtit tėnd tė Shenjtė, pėrmbushje tė mbretėrisė sė qiejve, paraqitje pa drojtje pėrpara Teje, jo pėr gjykim a pėr dėnim. Gjithashtu po tė blatojmė kėtė theror shpirtėror edhe pėr ata qė janė prehur me besimin, stėrgjyshėt, etėrit, patrikėt, profetėt, asketėt dhe pėr ēdo shpirt tė drejtė qė ka ndėrruar jetė me besim.

    Prifti:(me zė tė lartė) Veēan pėr tė Tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn, Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari.

    Populli: Tė ka hije me tė vėrtetė tė tė lumturojmė Ty Hyjlindėsen, gjithmonė tė lumturėn dhe tė pėrmbikulluarėn dhe Mėmėn e Perėndisė tonė. Mė tė nderuarėn se keruvimet dhe mė tė lavdėruarėn pa krahasim se serafimet, qė pa u cėnuar linde Fjalėn Perėndi, me tė vėrtetė Hyjlindėsen, ty tė madhėrojmė.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Pėr profetin, pararendėsin dhe pagėzorin Shėn Joan; Apostujt e shenjtė, tė lavdėruar dhe tė dėgjuar; shenjtin (aksh tė ditės), kujtimin e tė cilit po bėjmė, dhe gjithė shenjtorėt e tu me lutjet e tė cilėve vėshtrona, o Perėndi. Dhe kujto gjithė ata qė kanė ndėrruar jetė me shpresė ngjalljeje pėr jetėn e amėshuar (dhe kujton kėtu emra tė vdekurish qė do). Dhe prehi, o Perėndia ynė, atje ku mbikqyr drita e fytyrės sate. Edhe tė lutemi, kujto, o Zot, ēdo episkopatė orthodhoksėsh qė pėrcaktojnė drejt fjalėn e sė vėrtetės sate, gjithė priftėrinė, dhiakonatėn mė Krishtin dhe ēdo rresht ieratik dhe monakal. Edhe tė blatojmė kėtė theror shpirtėror pėr botėn, pėr Kishėn e shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike, dhe pėr ata qė shkojnė jetėn me pastėrti dhe me nder.

    (me zė tė lartė) Mė parė kujto, o Zot, Kryepiskopin (ose episkopin) tonė (Aksh) tė cilin falua Kishave tė tua tė shenjta, me paqe, tė sigurt, tė nderuar, tė shėndetshėm, jetėgjatė dhe shpjegues tė drejtė tė sė vėrtetės sate.

    Dhiaku: Dhe ata qė ka cilido ndėr mend dhe tė gjithė e tė gjitha.

    Populli: Dhe tė gjithė e tė gjitha.

    Prifti:(me zė tė ulėt) Kujto, o Zot, qytetin nė tė cilin banojmė dhe ēdo qytet dhe vend, dhe ata qė banojnė nė to me besim. Kujto, o Zot, ata qė lundrojnė, qė udhėtojnė, tė sėmurėt, ata qė vuajnė, robėrit dhe shpėtimin e tyre. Kujto, o Zot, ata qė sjellin pemė dhe bėjnė punė tė mira nė Kishat e tua tė shenjta, dhe qė kujtojnė tė varfėrit dhe dėrgo mbi ne tė gjithė mėshirat e tua.

    (me zė tė lartė) Dhe jepna qė me njė gojė dhe me njė zemėr, tė lavdėrojmė dhe tė himnojmė emrin tėnd tė gjithėnderuar dhe madhėshtor, tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti: Dhe do te jenė mėshirat e Perėndisė sė madh dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht me ju tė gjithė.

    Populli: Dhe nė shpirtin tėnd.

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  25. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    PĖRGATITJE PĖR KUNGIMIN HYJNOR

    Dhiaku: Pasi kujtuam gjithė shenjtorėt, pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemj Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr dhuratat e ēmuara, qė u blatuan dhe u shenjtėruan, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Qė Perėndia ynė njeridashės, i cili i pranoi ato si aromė shpirtėrore nė altarin e Tij tė shenjtė, qiellor dhe tė kuptuar me anė tė mendjes, tė na dėrgojė si shpėrblim hirin hyjnor dhe dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė, le tė lutemi.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Qė tė shpėtojmė prej ēdo hidhėrimi, zemėrimi, rreziku dhe nevoje, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Ndėrkaq prifti thotė pa zė kėtė uratė pėrpara Tryezės sė shenjtė:

    Prifti: (me zė tė ulėt) Nė dorėn tėnde e lemė tėrė jetėn tonė dhe shpresėn, o Zot njeridashės, dhe lypim prej Teje, dhe tė lutemi e tė biem nė gjunjė; bėna tė denjė tė marrim pjesė me ndėrgjegje tė pastėr nė Misteret e tua qiellore e tė frikshme tė kėsaj Tryeze tė shenjtė dhe shpirtėrore pėr ndjesėn e mėkateve dhe pėr faljen e fajeve, pėr pjesėmarrjen e Shpirtit tė Shenjtė, pėr trashėgimin e mbretėrisė sė qiejve, pėr paraqitjen, pa drojtje pėrpara Teje, jo pėr t'u gjykuar ose dėnuar.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Ditėn tė tėrė tė pėrsosur, tė shenjtė, me paqe dhe tė pamėkatshme, le t'ia lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Engjėll paqeje, udhėheqės besnik, ruajtės tė shpirtrave dhe tė trupave tanė, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Ndjesė dhe falje tė mėkateve dhe tė fajeve tona, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Tė mirat dhe tė dobishmet pėr shpirtrat tanė dhe paqe pėr botėn, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Qė tė kalojmė nė paqe dhe nė pendim jetėn qė na mbetet, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Mbarim tė krishterė tė jetės sonė, pa dhimbje, faqebardhė, me paqe dhe mbrojtje tė mirė pėrpara gjykatores sė trembshme tė Krishtit, le tė lypim.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Duke lypur bashkimin e besės dhe pjesėmarrjen e Shpirtit tė Shenjtė, veten tonė dhe njeri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė le t'ia parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.

    Prifti: (me zė tė lartė) Dhe bėna tė denjė, o Zot, qė pa drojtje e pa dėnim tė guxojmė tė tė thėrresim Atė, Ty Perėndinė qiellor e tė themi:



    Lutja e Zotit

    Populli: Ati ynė qė je nė qiejt, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė dėshira jote, si nė qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukėn tonė tė pėrditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorėve tanė; dhe mos na shtjer nė ngasje, po shpėtona nga i ligu.

    Prifti: Se jotja ėshtė mbretėria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti: Paqe nė tė gjithė.

    Populli: Dhe nė shpirtin tėnd.

    Dhiaku: Kryet tanė le t'ia ulim Zotit.

    Populli: Ty, o Zot

    Prifti: (me zė tė ulėt) Tė falenderojmė, o Mbret i padukshėm, qė i krijove tė gjitha me fuqinė tėnde tė pamatur dhe qė i nxore tė gjitha nga e mosqena nė tė qenėt me mėshirėn tėnde tė shumtė; Ti o Zot, shtjer sytė nga qielli mbi ata qė kanė ulur kryet e tyre pėrpara Teje; se nuk i ulėn pėrpara mishit dhe gjakut, por pėrpara Teje, Perėndisė sė frikshėm. Ti pra, o Zot, kėto qė ndodhen pėrpara, rregulloi pėr tė mirėn e ne tė gjithėve, sipas nevojės sė veēantė tė secilit; lundro bashkė me lundruesit; udhėtarėt shoqėroi; shėroi tė sėmurėt, o mjek i shpirtrave dhe i trupave tanė.
    (me zė tė lartė) Me hirin dhe dhembshuritė dhe njeridashjen e Birit tėnd tė vetėmlindur, me tė cilin je i bekuar, bashkė me Shpirtin tėnd tė tėrėshenjtė dhe tė mirė e jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti: (me zė tė ulėt) Vėr re, o Zot Jisu Krisht, Perėndia ynė, nga banesa jote e shenjtė dhe nga froni i lavdisė sė mbretėrisė sate, dhe eja tė na shenjtėrosh, Ti qė rri lart bashkė me Atin dhe qė je kėtu padukurisht bashkė me ne. Dhe me dorėn tėnde tė fuqishme denjo tė na japėsh Trupin tėnd tė pacėnuar, dhe Gjakun tėnd tė ēmuar dhe me anėn tonė gjithė popullit.

    Dhiaku: (me zė tė lartė) Le tė vemė re.

    Prifti: (me zė tė lartė) Tė shenjtat, tė shenjtėve.

    Populli: Njė ėshtė Shenjt, njė ėshtė Zot, Jisu Krishti, pėr lavdi tė Perėndisė Atit. Amin.

    Dhe menjėherė kėndohet Qinonikoja.

    Populli: Lavdėrojeni Zotin prej qiejve, lavdėrojeni nė mė tė lartat. Aliluia.

    Dhiaku: Copėto, o zot, Bukėn e shenjtė.

    Prifti: Copėtohet dhe pjesėtohet Qengji i Perėndisė, i cili copėtohet dhe nuk pėrndahet, i cili hahet gjithnjė dhe nuk mbarohet kurrė, por shenjtėron ata qė kungohen.

    Dhiaku: Mbush, o zot, Potirin e shenjtė.

    Prifti: Mbushja e Potirit me Shpirt tė Shenjtė.

    Dhiaku: Amin. Beko, o zot, ujin e nxehtė.

    Prifti: E bekuar ėshtė nxehtėsia e shenjtorėve tė tu, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Dhiaku: Nxehtėsi e besės, plot me Shpirt tė Shenjtė. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-08-2006 mė 18:32

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  27. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Urata pėr Kungimin hyjnor

    Besoj, o Zot, dhe pohoj se Ti je me tė vėrtetė Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė, qė erdhe nė botė tė shpėtosh mėkatarėt, nga tė cilėt i pari jam unė. Gjithashtu besoj se ky ėshtė vetė Trupi yt i pacėnuar dhe ky ėshtė vetė Gjaku yt i ēmuar. Tė lutem pra, mėshiromė dhe falmi fajet, tė bėra me dashje dhe pa dashje, me fjalė, me punė, me dije dhe padije; dhe bėmė tė denjė qė tė marr pjesė pa dėnim nė Misteret e tua tė pacėnuara, pėr ndjesėn e mėkateve dhe pėr jetėn e amėshuar. Amin.

    Pastaj thotė kėto vargje:

    Ja tek po shkoj pėr Kungatėn hyjnore,
    O Krijues, mos mė digj me anėn e Kungates.
    Se Ti je zjarr qė djeg tė padenjėt.
    Por pastromė prej ēdo njolle.

    Dhe kėto tropare:

    Nė darkėn tėnde mistike, o Bir i Perėndisė, merrmė sot pjesėtar; se nuk do t'ua them armiqve tė tu misterin; nuk do tė tė jap tė puthur si Juda; por duke tė pohuar si kusari, thėrres: Kujtomė, o Zot, nė mbretėrinė tėnde.

    Pastaj prapė kėto vargje:

    O njeri, dridhu, duke parė Gjak hyjnizues;
    Se ėshtė thėngjill qė djeg tė padenjėt.
    Trupi i Perėndisė, dhe mė hyjnizon dhe mė ushqen,
    Shpirtin e hyjnizon dhe mendjen e ushqen ēuditėrisht.

    Dhe kėto tropare:

    Mė ngazėllove me mallin tėnd, o Krisht, dhe mė ndryshove me dashurinė tėnde hyjnore; po digji me zjarr tė palėndshėm mėkatet e mia dhe bėmė tė denjė tė ngopem me ėmbėlsinė tėnde, qė duke kėrcyer tė madhėroj, o i Mirė, tė dyja ardhjet e tua.

    Ndėr shkėlqimet e shenjtorėve tė tu si do tė hyj unė i padenji? Se nė guxofsha tė hyj bashkė nė nusėroren, rroba mė tregon se s'ėshtė e dasmės, dhe i lidhur do tė nxirrem jashtė prej engjėjve. Pastro, o Zot, ndotėsinė e shpirtit tim dhe shpėtomė si njeridashės.

    Pastaj kėtė uratė:

    O Zot njeridashės, Zoti Jisu Krisht, Perėndia im, tė mos jenė pėr dėnimin tim kėto tė Shenjtat mbasi jam i padenjė, por pėr pastrim dhe shenjtėrim tė shpirtit dhe tė trupit dhe pėr sigurim tė jetės dhe mbretėrisė sė ardhshme. Pėr mua ėshtė mirė t'i ngjitem Perėndisė dhe tė vė te Zoti shpresėn e shpėtimit tim.

    Dhe pėrsėri:

    Nė darkėn tėnde mistike, o Bir i Perėndisė, merrmė sot pjesėtar; se nuk do t'ua them armiqve tė tu misterin; nuk do tė tė jap tė puthur si Juda; por duke tė pohuar si kusari, thėrres: Kujtomė, o Zot, nė mbretėrinė tėnde.

    Pastaj prifti duke ardhur qė tė kungohet i thotė dhiakut ose priftėrinjve tė tjerė qė meshojnė sė bashku:

    O vėlla dhe bashkėmeshėtar, ndjemė mua priftin mėkatar.

    Dhiaku: Priftėrinė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Pastaj prifti thotė:

    Prifti: [b] O Perėndi, falmė mua mėkatarin dhe mėshiromė (tri herė).

    Ja tek vij te Krishti, mbret i pavdekshėm dhe Perėndia ynė. Trupi i ēmuar dhe i tėrėshenjtė i Zotit Perėndisė dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht mė jepet mua priftit tė padenjė (aksh) pėr ndjesėn e mėkateve tė mia dhe pėr jetėn e amėshuar.

    Dhe si kungohet thotė:

    Amin.

    Pastaj i thotė dhiakut:

    Prifti: Dhiak, afrohu.

    Dhiaku: Ja tek vij te Krishti, mbret i pavdekshėm dhe Perėndia ynė. Jepmė, o Zot, Trupin e ēmuar dhe tė shenjtė tė Zotit dhe Perėndisė dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht, mua dhiakut tė padenjė (aksh) pėr ndjesėn e mėkateve tė mia dhe pėr jetėn e amėshuar.

    Prifti: Tė jepet ty, dhiakut shpresėtar (aksh), Trupi i ēmuar dhe i shenjtė i Zotit dhe Perėndisė dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht, pėr ndjesėn e mėkateve tė tua dhe pėr jetėn e amėshuar.

    Pastaj prifti merr Potirin e shenjtė dhe thotė:

    Prifti: Gjithashtu mė jepet mua (aksh), priftit tė padenjė, Gjaku i ēmuar dhe i tėrėshenjtė i Zotit dhe Perėndisė dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht pėr ndjesė mėkatesh dhe jetė tė pasosur.

    Dhe kungohet tri herė, pa thėnė gjė e ngre Potirin lart pasi e puth dhe thotė:

    Prifti: Ky preku buzėt e mia, dhe Zoti do tė mė heqė gjithė paudhėsitė dhe do tė mė pastrojė nga mėkatet.

    Dhiak, afrohu pėrsėri.

    Dhiaku: Jepmė, o Zot, mua (aksh), dhiakut tė padenjė, Gjakun e ēmuar dhe tė Shpėtimtarit tonė, Jisu Krisht, pėr ndjesė mėkatesh dhe jetė tė pasosur.

    Prifti: Tė jepet ty (aksh) dhiakut shpresėtar, Gjaku i ēmuar dhe i tėrėshenjtė i Zotit dhe Perėndisė dhe Shpėtimtarit tonė, Jisu Krisht, pėr ndjesė tė mėkateve tė tua dhe pėr jetė tė pasosur. Amin.

    Pastaj prifti, duke ngritur Potirin lart, thotė:

    Ky preku buzėt e tua, dhe Zoti do tė shlyejė gjithė paudhėsitė e tua e do tė tė pastrojė nga mėkatet e tua.

    Dhiaku, duke rregulluar tė Shenjtat, thotė:

    Dhiaku: Ne qė pamė ngjalljen e Krishtit, le t'i falemi tė shenjtit Zotit Jisu, tė vetmit tė pamėkatshėm. Kryqit tėnd po i falemi, o Krisht, dhe ngjalljen tėnde tė shenjtė himnojmė dhe lavdėrojmė; se Ti je Perėndia ynė, veē Teje nuk njohim tjetėr, emrin tėnd pėrmendim. Ejani gjithė besimtarėt t'i falemi ngjalljes sė shenjtė tė Krishtit. Se ja tek erdhi me anėn e Kryqit gėzim nė tėrė botėn. Duke bekuar kurdoherė Zotin, himnojmė ngjalljen e Tij; se duke duruar Kryqin pėr ne, me vdekje vdekjen e zhduku.

    Ndriēohu, ndriēohu, o Jerusalem i ri, se lavdia e Zotit lindi pėrmbi ty. Vallėzo tani dhe ngazėllohu, o Sion, dhe ti, o Hyjlindėse e kulluar, dėfre me ngjalljen e Birit tėnd.

    O zėri yt i hyjshėm i dashur edhe fort i ėmbėl; se me tė vėrtetė u zotove tė jesh bashkė me ne gjer nė mbarim tė jetės, o Krisht; tė cilin zė duke e patur ne besimtarėt si spirancė shprese, ngazėllohemi.

    O Krisht, Pashkė e madhe dhe fort e hirshme, o urtėsi dhe Fjalė dhe fuqi e Perėndisė; jepna qė mė qartė tė marrim pjesė me ty nė ditėn e paperėnduar tė Mbretėrisė sate.

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  29. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    KUNGIMI I BESMTARĖVE

    Dhiaku: Me frikė Perėndie, besim dhe dashuri, afrohuni

    Dhe prifti bėn kungimin e besimtarėve.

    Prifti: Tė jepet Trupi dhe Gjaku i Zotit dhe Perėndisė, Shpėtimtarit tonė, Jisu Krisht, pėr ndjesė mėkatesh dhe jetė tė pasosur. Amin.

    Nė kohėn qė kungohen besimtarėt, psaltėt thonė me zė njė herė ose dhe mė shumė, sipas rastit, kėtė tropar:

    Nė darkėn tėnde mistike, o Bir i Perėndisė, merrmė sot pjesėtar; se nuk do t'ua them armiqve tė tu misterin; nuk do tė tė jap tė puthur si Juda; por duke tė pohuar si kusari, thėrres: Kujtomė, o Zot, nė mbretėrinė tėnde.

    Kurse gjatė periudhės sė Pashkės, psalin kėtė qė pason:

    Populli: Kungoni Trupin e Krishtit, shijoni prej burimit tė pavdekshėm.

    Prifti: (me zė tė lartė) O Perėndi, shpėto popullin tėnd dhe beko trashėgimin tėnd.

    Populli: Pamė dritėn e vėrtetė, morėm frymėn qiellore, gjetėm besimin e vėrtetė, duke iu falur Trinisė sė pandarė, se ajo na shpėtoi.

    Prifti, duke ngritur Potirin lart, thotė:

    Prifti: (me zė tė ulėt) I bekuar ėshtė Perėndia ynė,

    Kthehet pastaj nga populli duke thėnė:

    Prifti:(me zė tė lartė) Gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Psalti: Amin.

  30. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  31. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    FALENDERIM - PĖRLĖSHIM

    Dhiaku: Drejtė; pasi u kunguam me misteret hyjnore, tė shenjta, tė kulluara, tė pavdekshme, qiellore, jetėbėrėse dhe tė frikshme tė Krishtit, siē i meriton, le ta falenderojmė Zotin.

    Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Ditėn tė tėrė, tė pėrsosur, tė shenjtė, me paqe dhe tė pamėkatshme duke lypur, veten tonė dhe njeri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'ia parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.

    Prifti: (me zė tė ulėt) Tė falenderojmė, o Zot njeridashės, mirėbėrės i shpirtrave tanė, se edhe kėtė ditė na bėre tė denjė pėr misteret e tua qiellore dhe tė pavdekshme. Tregona rrugėn e drejtė, forcona ne tė gjithė me frikėn tėnde, ruajna jetėn, sigurona hapat; me uratat dhe lutjet e Hyjlindėses sė lavdėruar dhe gjithmonė Virgjėrės Mari dhe tė gjithė shenjtorėve tė Tu.

    (me zė tė lartė) Se Ti je shenjtėrimi ynė, dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti: Me paqe le tė shkojmė.

    Dhiaku: Le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė). Beko, o Zot i shenjtė.

    Prifti: O Zot, qė bekon ata qė tė bekojnė, dhe shenjtėron ata qė kanė besim mė ty, shpėto popullin tėnd dhe beko trashėgimin tėnd; ruaje tėrėsinė e Kishės sate, shenjtėro ata qė duan hijeshinė e shtėpisė sate. Ti shpėrblei ata me lavdi, me anėn e fuqisė sate hyjnore dhe mos na ler ne qė shpresojmė mė Ty. Fali paqe botės sate, kishave tė tua, priftėrinjve, udhėheqėsve tanė, ushtrisė dhe gjithė popullit tėnd. Se ēdo dhėnie e mirė dhe ēdo dhuratė e pėrsosur zbret qė lartazi prej Teje, Atit tė dritave; dhe ty ta drejtojmė lavdinė, falenderimin dhe adhurimin, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Emri i Zotit qoftė i bekuar qė tani e gjer nė jetė tė jetėve(tri herė).

    Prifti shkon nė Proskomidhi dhe thotė:

    Prifti: (me zė tė ulėt) O Krisht, Perėndia ynė, qė je ti vetė plotėsimi i ligjit dhe i profetėve, Ti qė pėrmbushe tėrė porosinė Atėrore, mbushi me gėzim dhe ngazėllim zemrat tona, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Dhiaku: Le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Prifti qėndron nė mes tė Derės sė Bukur, bekon popullin dnke thėnė:

    Prifti: Bekimi dhe mėshira e Zotit ardhtė mbi ju, me hirin e tij hyjnor dhe njeridashjen, gjithnjė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti: Lavdi mė Ty, o Perėndi, shpresa jonė, lavdi mė Ty.

    Populli: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Mėshiro, o Zot(tri herė).

    Beko, o Atė i shenjtė (ose Zot i shenjtė,nė qoftė se meshon episkop).

    Pastaj prifti bėn pėrlėshimin:

    Nė qoftė se ėshtė e diel e fillon kėshtu:


    Ai qė u ngjall prej sė vdekurish ...

    Po tė mos jetė e diel:

    Krishti, Perėndia ynė i vėrtetė, me ndėrmjetimet e Zonjės sonė tė pacėnuar, Hyjlindėses dhe gjithmonė Virgjėrės Mari; me fuqinė e Kryqit tė ēmuar dhe jetėbėrės, me mbrojtjet e Fuqive qiellore tė ēmuara dhe pa trup; tė nderuarit, tė lavdėruarit profet, pararendėsit dhe pagėzorit Joan; tė Apostujve tė shenjtė, tė lavdėruar dhe tė dėgjuar; tė Etėrve tanė ndėr shenjtorėt dhe mėsuesve tė mėdhenj ekumenikė dhe ierarkėve, Vasilit tė Madh, Grigor Theologut dhe Joan Gojartit; patrikėve tė Aleksandrisė Athanasit, Qirillit dhe Joan Pėrdėllimtarit; tė ēudibėrėsve, Shėn Kollit, Kryepiskopit tė Mirės sė Liqisė dhe Shėn Spiridhonit, episkopit tė Trimithundės, tė martirėve tė shenjtė, tė lavdėruar dhe mundės tė shkėlqyer; tė Etėrve tanė oshėnarė dhe hyjprurės; tė martirėve tė shenjtė, tė lavdėruar e tė mėdhenj Gjergj Tropeprurėsit, Dhimitėr Mirovlitit, Theodhor Tironit dhe Theodhor Stratilatit; tė ieromartirėve tė shenjtė dhe tė lavdėruar Harallamb dhe Elefter; tė Atit tonė ndėr shenjtorėt Joan Gojartit, kryepiskopit tė Konstandinopojės, tė shenjtit (Aksh tė kishės); tė hyjprindėrve tė shenjtė dhe tė drejtė Joaqim dhe Ana, tė shenjtit (aksh tė ditės) tė cilin po lusim sot, dhe gjithė Shenjtorėve tė tij, na mėshiroftė dhe na shpėtoftė si Perėndi i mirė, njeridashės dhe mėshirėplotė.

    Populli: Atė qė na bekon dhe na shenjtėron, o Zot, ruaje pėr shumė vjet.

    Prifti: Me uratat e Etėrve tanė tė shenjtė, o Zot Iisu Krisht Perėndi, mėshirona dhe shpėtona.

    Plaltėt: Amin.

    Prifti bekon shpresėtarėt duke thėnė:

    Prifti: Shėn Trinia le t'u ruajė juve tė gjithėve.

    Pas pėrlėshimit tė madh prifti ndan naforėn duke i thėnė secilit:

    Bekimi dhe mėshira e Zotit ardhtė mbi ju.

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  33. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    SHTESĖ

    FALENDERIM PAS KUNGIMIT HYJNOR


    Vargje nxitėse pėr falenderim:

    Si tė kungohesh me Dhuratat jetėdhėnėse dhe mistike, himno menjėherė, falėndero me tė madhe Perėndinė, duke thėnė me zemėr dhe shpirt: Lavdi mė Ty, o Perėndi, Lavdi mė Ty, o Perėndi, Lavdi mė Ty, o Perėndi.

    Dhe menjėherė kėtė uratė:

    Tė falenderoj, o Zot Perėndia im, se nuk mė le, mua mėkatarin, po mė bėre tė denjė tė jem pjesėtar i tė Shenjtave tė tua. Tė falenderoj se mė bėre tė denjė, mua tė padenjin, tė kungohem me dhuratat e tua tė kulluara dhe qiellore. Po, o Zot njeridashės, Ti qė pėr ne durove vdekje, u ngjalle dhe na fale kėto Mistere tė trembshme dhe jetėdhėnėse pėr tė mirėn dhe shenjtėrimin e shpirtrave dhe tė trupave tanė, bėj qė edhe pėr mua tė jenė kėto pėr shėrim shpirti dhe trupi, pėr dėbim tė ēdo gjėje kundėrshtare, pėr ndriēim tė syve tė zemrės sime, pastrim pėr fuqitė e mia shpirtėrore, pėr besė tė paturpėruar, pėr dashuri pa hipokrizi, pėr urtėsi tė plotė, pėr ruajtje tė porosive tė tua, pėr shtim tė hirit tėnd hyjnor dhe pėr bashkim nė mbretėrinė tėnde; qė, duke u ruajtur nė shenjtėrimin tėnd me anėn e kėtyre, tė kujtoj pėrgjithnjė hirin tėnd e tė mos rroj mė vetėm pėr vete, po pėr Ty, Zotin dhe mirėbėrėsin tim. Dhe kėshtu, kur tė le kėtė jetė me shpresėn e jetės sė amėshuar, tė arrij nė prehjen e pėrjetshme, ku ndihet papushim zėri i atyre qė kremtojnė dhe ėmbėlsia e pafund e atyre qė shikojnė bukurinė e patreguar tė Fytyrės sate. Se Ti je dėshira e vėrtetė dhe ngazėllimi i patreguar i atyre qė tė duan, o Krisht, Perėndia ynė, dhe Ty tė himnon pėr jetė tėrė krijesa. Amin.


    Uratė tjetėr e Shėn Vasilit:

    O Zoti Krisht Perėndi, Mbret i jetės dhe krijues i gjithėsisė, tė falenderoj pėr tė gjitha tė mirat qė mė ke dhėnė dhe pėr kungimin me Misteret e tua tė kulluara dhe jetėdhėnse. Tė lutem pra, o i mirė dhe njeridashės, ruajmė nėn mbulesėn tėnde dhe nėn hijen e krahėve tė tu; dhe bėmė qė gjer nė frymėn e fundit me mendje tė pastėr tė kungohem denjėsisht me tė Shenjtat e tua pėr ndjesė tė fajeve dhe pėr jetė tė pėrjetshme; se Ti je buka e jetės, burim i shenjtėrimit, dhėnės i tė mirave dhe Ty ta drejtojmė lavdinė bashkė me Atin e me Shpiritn e Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.


    Urata e Metafrastit:

    Gjithmonė mbulomė, mbromė dhe ruajmė
    Nga ēdo punė dhe fjalė qė shpirtin e dėmton.
    Pastromė, lamė dhe drejtomė,
    Ti qė me dashje mė dhe pėr ushqim Trupin tėnd,
    I cili ėshte zjarr dhe djeg ata qė e marrin padenjėsisht,
    Mos mė djegėsh dhe mua, o Krijuesi im,
    Po mė tepėr hyr nė pėrbėrjen e pjesėve tė mia
    Dhe nė gjithė nyjet, nė veshkat, nė zemrėn.
    Dhe digji gjembat e fajeve tė mia.
    Pastroma shpirtin, shenjtėroma mendjen,
    Forcomi nyjet dhe tė gjitha eshtrat;
    Ndriēomi tė pesė shqisat;
    Dhe tė gjithė trupin pėrshkoje me frikėn tėnde.
    Bėmė tė mirė, urtėsomė dhe ndriēomė,
    Dhe banor tė denjė tė Shpirtit tėnd tregomė,
    Jo banesė tė mėkatit, po banesė tė kungatės;
    Qė tė largohet nga unė si prej ndonjė zjarri
    Ēdo gjė e keqe dhe ēdo ves i lig.
    Dhe si ndėrmjetės po tė sjell tėrė shenjtorėt,
    Tė parėt e ushrive tė Engjėjve pa trup,
    Pararendės Shėn Joanin dhe Apostujt e urtė,
    Dhe Mėmėn e tėrėkulluar dhe tė gjithėnderuar,
    Lutjet e tė cilėve priti, o pėrdėllyes Krisht,
    Dhe mua shėrbėtorin tėnd tregomė bir tė dritės.
    Se Ti je vetė ndriēimi, Ti je shenjtėrimi
    I shpirtrave tanė, Ti je, o i Mirė,
    Dhe Ty, siē tė ka hije, si Perėndi dhe Zot,
    Lavdi po tė drejtojmė pėrditė e pėrgjithmonė.


    Uratė tjetėr:

    Trupi i yt i shenjtė, o Zot Jisu Krisht, Perėndia im, le tė bėhet pėr mua fitim i jetės sė pėrjetshme dhe Gjaku yt i ēmuar ndjesė fajesh; dhe kjo lutje falenderimi le tė mė bėhet gėzim, shėndet dhe ngazėllim. Ti bėmė tė denjė qė nė ardhjen tėnde tė dytė tė qėndroj nga e djathta e lavdisė sate, me ndėrmjetimet e Mėmės sate tė tėrėkulluar dhe tė gjithė Shenjtorėve tė tu. Amin.


    Urata pėr Hyjlindėsen e Tėrėshenjtė:

    O Zonjė Hyjlindėse e Tėrėshenjtė, drita e shpirtit tim tė errėsuar, shpresa, mbulesa, streha, ngushėllimi dhe gėzimi im, tė falenderoj qė mė bėre tė denjė mua tė padenjin tė bėhem pjesėtar i Trupit tė kulluar dhe i Gjakut tė ēmuar tė Birit tėnd. Ti, qė linde dritėn e vėrtetė, ndriēomi sytė e kuptimit tė zemrės; Ti, qė linde burimin e pavdekėsisė, ngjallmė mua tė vdekurin nga mėkati; o Mėmė e Perėndisė mėshiruese dhe pėrdėllimtare, mėshiromė dhe tregoje zemrėn time tė pėrulur dhe tė thyer, bėj qė tė jem me mendime tė pėrulura dhe jo robėruese. Ti bėmė tė denjė qė gjer nė mbarim tė jetės tė marr pa dėnim shenjtėrimin e Mistereve tė kulluara, pėr shėrim tė shpirtit e tė trupit. Dhe jepmė, o Zonjė, lot pendimi dhe rrėfimi qė tė tė lavdėroj e tė tė madhėroj gjithė ditėt e jetės sime, se e bekuar dhe e tėrėlavdėruar je nė jetė. Amin.

    Prifti thotė:

    Tani pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, o Zot, sipas fjalės sate, me paqe, se sytė e mi panė shpėtimin, tė cilin Ti e pėrgatite faqe gjithė popujve; dritė pėr ndriēimin e paganėve dhe pėr lavdi tė popullit tėnd Izrael.

    Pastaj Shenjt Perėndi:

    Shenjt Perėndi, Shenjt i fuqishėm, Shenjt i pavdekshėm, mėshirona (tri herė).

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Trini e Tėrėshenjtė, mėshirona; o Zot, falna mėkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhėsitė tona; o i Shenjtė, vėshtro dhe shėro sėmundjet tona, pėr emrin tėnd.

    Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Ati ynė qė je nė qiejt, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė dėshira jote, si nė qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukėn tonė tė pėrditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorėve tanė; dhe mos na shtjer nė ngasje, po shpėtona nga i ligu.

    Prifti: Se jotja ėshtė mbretėria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Pastaj thuhet pėrlėshorja e Shėn Joan Gojartit:

    Tingull T. IV: Hiri i gojės sate qė shkėlqeu si pishtar, ndriēoi gjithėsinė, i la botės thesare kundėr argjendashjes, na tregoi lartėsinė e pėrulėsisė. Por duke edukuar me fjalėt e tua, o Atė Joan Gojartė, lutju Fjalės, Krishtit Perėndisė, tė shpėtohen shpirtrat tanė.

    Prej qiejve more hirin hyjnor dhe me buzėt e tua i mėson tė gjithė t'i falen njė Perėndie nė Trini, o Joan Gojartė, oshėnar i tėrėlumtur. Tė lavdėrojmė siē meriton; sepse je mėsues qė sqaron gjėrat hyjnore.

    Mėshiro, o Zot (12 herė).

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Mė tė nderuarėn se keruvimet dhe mė tė lavdėruarėn pa krahasim se serafimet, qė pa u cėnuar linde Fjalėn Perėndi, me tė vėrtetė Hyjlindėsen, ty tė madhėrojmė.

    Dhe bėhet pėrlėshimi i vogėl.

  34. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

Tema tė Ngjashme

  1. Liturgjia e Fjalės sė Zotit
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 07:48
  2. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  3. 24 Prill: E Diela e Meshires Hyjnore
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 16:57
  4. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  5. Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •