Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Camet :perkujtim Dinjitoz I Eksodit Te Imponuar

    62 vjetori i genocidit grek ndaj cameve, u perkujtua me lule ne varreza, marshim dhe proteste.Karvani i 12.000 njerezve, marshoi dje drejt Qafe Botit dhe fshatit Klloq te Sarandes

    "Duam te na kthejne pronat dhe te trajtohemi si minoriteti grek ne Shqiperi, dhe si ai shqiptar ne Greqi, pa i ndryshuar kufijte" ishin fjalet qe zgjodhen dje ne proteste 12.000 camet pjesemarres. Te veshur me blusa te bardha me shenjen e deges se ullirit qe simbolizon paqen, kane kerkuar te kthehen ne trojet e tyre ne menyre paqesore.

    Ja cilat te Drejta Universale u jane shkelur cameve:

    Neni 15
    "Askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij".

    Neni 6
    "Njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast".

    Neni 3 i Konventes Evropiane
    "Askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive"

    Eglantina Nasi
    Nje perkujtim dinjitoz nga ana e popullates came ne Shqiperi, i eshte bere dje dites qe perkon me 62 vjetorin e debimit te tyre nga territoret e tyre etnike. Eksodi i imponuar dhunshem nga ana e shtetit grek, dje u kujtua me lule ne varreza, protesta dhe nje karvan i gjate prej 12.000 vetash qe marshoi drejt Qafes se Botes dhe fshatit Klloq.

    Qafa e Botes, ky vend ne kufi me Greqine, 62 vjet me pare u be nje porte hyrese per te gjithe ata qe u debuan dhunshem nga trojet e tyre etnike ne territorin qe i perket zyrtarisht shtetit grek. Por qe para vitit 1913, ka qene toke shqiptare. Por radha e gjate e mijera cameve marshoi me autobuza edhe drejt fshatit Klloq.

    Aty ka edhe nje varreze te madhe camesh, diten kur shkelen ne token shqiptare te debuar nga shtepite e tyre ne territorin grek. Pikerisht ne keto varreza, camet dje kane vene buqeta me lule ne perkujtim te dites se nemur. Nderkaq, ne tubimin e madh me shume pjesemarres, ne fjalen e tij, kryetari i shoqates "Cameria" Servet Mehmeti, do te kujtonte para te gjitheve genocidin e ushtruar nga popullata greke kunder asaj shqiptare.

    Sipas tij, ka ardhur koha qe institucionet nderkombetare qe mbrojne te drejtat e njeriut ne vendin tone, ta marrin parasysh ceshtjen came dhe te reagojne duke urdheruar venien ne vend te te drejtave te neperkembura te kesaj popullate.

    Kerkesat e njohura te cameve
    Kerkesa per kthimin e pronave qe zoterojne brenda territorit grek, ishte e para qe protestuesit e djeshem te tubuar ne kufirin grek, ngriten te paren. Nderkaq, ata permenden edhe farin e respektimit te te drejtave te tyre si nje komunitet i caktuar. "Duam te na kthejne pronat dhe te trajtohemi si minoriteti grek ne Shqiperi, dhe si ai shqiptar ne Greqi, pa i ndryshuar kufijte" ishin fjalet qe zgjodhen dje ne proteste 12.000 camet pjesemarres.

    Te veshur me bl8iusa te bardha me shenjen e deges se ullirit qe simbolizon paqen, kane kerkuar te kthehen ne trojet e tyre ne menyre paqesore. Mbeshtetes te ketij tubimi kane qene Shoqata "Cameria", Instituti i Studimeve "Cameria", te mbeshtetur nga Partia per Drejtesi dhe Integrim Evropian dhe Instituti i Studimeve "Cameria". Gjithe te tubuarit, me pankarta te duar, hodhen thirrjet e tyre per respektim te drejtash. Protesta zgjati rreth dy ore dhe me pas te gjithe u shperndane ne menyre paqesore.

    Cfare te drejtash Universale iu jane shkelur Cameve?
    Ceshtja came lindi si problem i mprehte ne marredheniet mes dy vendeve, Shqiperise dhe Greqise qe ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 dhe u perligj pas vendimeve te konferences se Ambasadoreve Londer 1913, ku Cameria u shkeput dhe iu dha Greqise. Si rezultat i spastrimit etnik (genocidit) qe u be ne 1944 1945 ne krahinen e Camerise u debuan 30.000 shqiptare myslimane te cilet gjeten strehe ne Republiken e Shqiperise nga ku jetojne edhe sot.

    Camet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e Greqise veriperendimore. Per greket kjo zone njihet si Threspotia, ndersa per shqiptaret si Cameria. Ne lidhje me ceshtjen came, jane shkelur disa te drejta Universale te Njeriut, si pershembull neni 6 ne te cilin thuhet se njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast.

    Apo neni 15 i Deklarates Universale te te drejtave te njeriut, ku thuhet se "askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij". Ndersa ne protokollin numer 4 te Konventes Europiane ne nenin 3 thuhet se "askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive" (ka ndodhur me popullsine came)".

    Absurdi, ende nje ligj lufte me Greqine
    Fakti me absurd eshte se mes dy vendeve tona, Shqiperi dhe Greqi, ende eshte ne fuqi ligji i Luftes, i cili u nenshkrua mes Greqise, Italise dhe Shqiperise ne vitin 1940. Ky ligj eshte i qellimshem dhe dashakeq me rastin e Shqiperise pasi vendi yne nuk ishte protagonist i luftes dhe ajo vete ka qene e pushtuar nga Italia.

    Megjithate, ligji i Luftes u la ne fuqi per Shqiperine, por kishte probleme me te drejtat e shqiptareve ne pergjithesi dhe te shqiptareve came. Ne fakt, sipas studiuesve, camet duhet te jene shtetas greke duke respektuar te drejtat nderkombetare te caktuara, pavaresisht se ne vitin 1953 iu eshte dhene shtetesia shqiptare ne menyre kolektive nga regjimi i atehershem socialist. Por mesa duket kesaj popullsie nuk iu hoq shtetesia greke dhe iu dha ajo shqiptare kolektivisht dhe pa kerkese nga ana e tyre per ta bere nje gje te tille.

    Perse kete ligj lufte, Greqia e shtrin edhe per popullsine came, kur ne fakt ajo ka qene ligjerisht greke, pra shtetas greke, megjithese me origjine shqiptare? Eshte thene publikisht ne parlament nga ish kryeministri Fatos Nano se me Greqine eshte hequr ligji i Luftes, edhe nga kryeministri aktual Sali Berisha eshte thene nje gje e tille. Por ende nuk eshte realizuar nje gje e tille. Nderkaq, ekzistenca ende e ketij ligji lufte, ben qe gjykatat greke te bazohen ne baze te tij, duke demtuar ne kete menyre komunitetin cam.

    Cfare permbante ligji i Luftes?
    Ne vitin 1941, shteti helen shpalli ligjin e Luftes me Shqiperine. Arsyeja per te marre kete vendim u be pushtimi qe i beri Italia, duke perdorur si baze Shqiperine. Qe nga ajo kohe e deri me tani, ligji nuk eshte shfuqizuar. Ai vazhdon te jete ne fuqi, megjithese dy vendet kane nenshkruar traktatin e paqes.

    Me 7 prill te vitit 2004, shoqeria 'Cameria' ne bashkepunim me disa deputete te legjislatures se kaluar, hartuan nje projekt rezolute drejtuar Parlamentit te Republikes se Greqise, Parlamentit Evropian, Kongresit Amerikan dhe parlamenteve te vendeve nenshkruese te Deklarates Universale. Ne kete projektrezolute kerkohej qe te gjitha institucionet te perdornin te gjithe autoritetin e tyre per korrigjimin e nje padrejtesie historike mbi popullsine e martirizuar came, ne respektimin e te drejtave te njeriut. Ky projekt u rrezua nga Kuvendi.

  2. #2
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    STATEMENT
    OF THE CHAMERIA HUMAN RIGHTS ASSOCIATION
    REGARDING CHAM GENOCIDE


    In remembrance of the victims of the act of genocide against the Albanian minority of Ēamėria / Thesprotia on 27 June 1944, the Chameria Human Rights Association in the U.S.A. once again calls upon the government of Mr. Karamanlis to work for the recognition and protection of the human rights of the native Ēam population who were forcibly and violently driven out of their homes by the fascist Greek bands of Napolon Zervas.

    The return home of the Ēam refugees who reside outside of their country of Greece would be an important humane act, which would honor Greece and the Greek people, as well as its ancient democratic tradition.

    The Ēam minority of Greece is presently the most forgotten and neglected minority in Europe. The new united Europe of the 21st Century should no longer tolerate the fact that one of the oldest ethnic groups in the continent continues to be discriminated upon and its individuals are denied the most fundamental human rights, which are at the core of the European identity and democratic values.

    The Ēamėria Association for Human Rights calls upon the European Commission and other bodies of the European Union, as well as upon the Council of Europe and the Organization for Security and Cooperation in Europe, to include as soon as possible in their agendas the just and speedy solution of the issue of human rights for the Ēam minority of Greece.

    We appeal to all Albanian-American religious institutions – regardless of their denomination - to remember the Ēam Genocide on June 27 with a prayer in remembrance of the victims and the resolute hope that the world will not see any more ethnic cleansing.


    Ahmet Giaffo,
    President


    Ju lutem mbani nje minute heshtje per viktimat e gjenocidit te popullit Ēam.
    Gjithe Te Mirat.
    ĒAM 24 KARAT

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    Shkruar nga Danel Cana-Botuar nė gazetėn EMIGRANTI
    - "NUK PĖRZIHET NĖ ĒĖSHTJE POLITIKE" - KREU I ORTODOKSISĖ!!!

    Kur bėhet fjalė pėr ēėshtjen Ēame,kreu i ortodoksisė,"udhėheqsi shpirtėror", "koka" e Autoqefalisė Shqiptare,deklaron se nuk pėrzihet nė politikė! ...duke mbrojtur njė ēėshtje politike.Kėshtu ėshtė.Nuk ka si tė jetė ndryshe pėr Autoqefalinė Shqiptare me kokė Greke! Kryesuesi i sotėm i Ortodoksisė Shqiptare z.Janullatos,shprehet se nuk mundet tė mbajė njė meshė pėrkujtimore pėr gjenocidin Ēam tė 1945,duke u justifikuar se ėshtė njė pėrzierje politike nė punėt e partisė dhe ai nuk e quan me vėnd tė pėrzihet me politikė! Shum i ēuditshėm ky qėndrim! Megjithėse jo i vetmi i kėtij lloji.Kėtė le ta mėsojnė ata qė mbėshtesin qėnien e kėtij personi akoma nė krye tė Autoqefalisė Shqiptare.Pėr mendimin e shėndoshė Shqiptar, Z. Janullatos duhet tė ishte shpallur me kohė "person i pa dėshiruar".Kur me mėnyrat e "futjes sė ujit nėn rrogoz" nxit pėrēarjen kombėtare,duke e ndarė kombin Shqiptar nė interesat mė madhore tė tij,katolikėt,bektashinjtė dhe myslimanėt nė njė front dhe ortodoksėt nė frontin tjetėr.Historikishtė populli Shqiptar qė nga koha e pėrhapjes sė ideve fetare,pamvarsishtė nga besimi personal, ēėshtjen kombėtare nuk e kanė barazuar me ēėshtjen fetare.Pėrēarjen gjithmonė ėshtė munduar tė fusin pėrfaqėsuesit e feve,njė nga kėto ėshtė edhe ai i fesė ortodokse,por ėshtė ky i sotmi, sepse ai qė krijoi Autoqefalinė, i madhi dhe i pa harruari Fan Stilian Noli,punoi pėr kombin dhe i la pasuri tė pa ēmueshme shpirtėrore,artistike,e kombėtare.Ja si thotė nė revistėn "Dielli e Flamuri",tė 2 dhjetorit 1910-tė:
    "Vetėm pra nė qoftė se u biem ndėr kėmbė,u apim tė tėra,u lutemi tė na presin nė pėqi tė tyre dhe tė na ndiejnė pėr lajthimet qė bėjtim duke u vajtur kundėr,vetėm ahere do merremi vesh me Grekėt.Ay qė do prova pėr kėto qė themi, le tė mundohet pak tė shikonjė si na jan sjellė gjer mė sotė dhe do na apė tė drejtė.Sa pėr avantat (fitimin.fėrngj.) i lė kėndonjėsit ti nėmėrojnė vetė."
    Kėto duhet tė shikojnė politikanėt dhe parlamentarėt e "heshtur".Pa pyeteni Z.Janullatos,sa mesha janė mbajtur nė vėndin e tij,tė kėsaj natyre?Edhe pėr popullin Palestinez,edhe pėr popullin Irakian,edhe pėr popullin Serb,edhe pėr popullin Qipriot, janė mbajtur mesha.Ēamėt nuk janė popull?Apo janė njė popull i pa dėshirueshėm pėr Z.Janullatos? Kjo ėshtė mos pėrzierje nė punė politike apo...ėshtė politikė e...pastėr?Politikanėt e kan zakon qė tė fshihen pas pasojave,por jo dhe fare si Struci! Megjithatė,mendimi im ėshtė ky;Mbajti apo nuk mbajti meshė, Z.Janullatos, ēėshtja ēame do dalė nė dritė.
    Ai pikėrishtė kėsaj drite i trėmbet ndaj kėrkon t'a mbaj nė errėsirė.Pastaj ortodoksia e Z.Janullatos i ka meshuar, i ka kėnduar, i ka mallkuar kur i pėrzuri dhe nuk ka si t'i kėndoj prapė tani! Pėr kėtė ka shum tė drejtė.Por harron se ėshtė nė Shqipėri dhe kėrkon tė bėhet "Shqiptar"!
    Po i kujtoj Z.Janullatos atė shprehjen e urtė "Njerzit duhet t'i trėmben Historisė, jo Perėndisė!" Kthejini sytė mbrapa Zotėrinj dhe shikojeni tė vėrtetėn nė sy.E di qė ėshtė e vėshtirė! E di qė ėshtė verbuese pėr disa!Por e di qė ėshtė edhe e pa shmangėshme.
    Pėrsėri njė pėrcaktim i mėnēur na thėrret; "Njerzit vijnė nė jetė pa dėshirėn e tyre! Vdesin pa dėshirėn e tyre! Lėrini tė jetojnė si kan dėshirė! "
    Kjo u drejtohet tė gjith atyre qė luajnė me fatet e njerėzve.

  4. #4

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Nėnė tė erdha nė Qafė Botė/ Tė solla lule dhe lot!

    Reportazh nga Laureta Petoshati

    Dhjetėra autobusė e makina, nga shumė qytete tė Shqipėrisė, madje dhe nga Kosova, ditėn e premte mė 27 qershor u nisėn drejt Sarandės pėr tė qėndruar mė pas nė Qafė Botė, nė marshimin e madh, si nė pelegrinazhin drejt Mekės, drejt vendit tė shenjtė ku prehen mijėra shpirtra. Njė diell pėrvėlues qė nuk ndali marshimin e rreth 3 mijė vetėve, tė bėnte tė mendoheshe se po kaq vapė, po kaq nxehtė sa pėlciste guri, ishte dhe 64 vjet mė parė kur Paramithia u spėrkat me gjakun e 400 e ca tė therurve dhe tė masakruarve, kryesisht pleq, gra e fėmijė nga dora gjakatare e fashistit Napolon Zerva dhe nga paramilitarėt e kryeministrit Metaxa. Kuptohet kjo makineri ushtarake e pamėshirshme ndaj kėtyre njerėzve tė pafajshėm, nuk e kishte pėr herė tė parė kėtė “kryevepėr” makabre. Greqia, ky shtet i themeluar me manipulimin e ndjenjės kombėtare shqiptare, i formuar nga luftėrat e suljotėve kundėr otomanėve me nė krye Marko Boēarin, mė vonė mė 1881 i rrėmbeu Shqipėrisė Thesalinė dhe pjesėn Jugore tė Epirit shqiptar, vrau, preu, zhduku sa mundi popullsi shqiptare dhe mė 1923 bėn shkėmbimin e popullsisė me Turqisė dhe Greqisė nė dėm tė shqiptarėve. Ndėrsa nė vitet 1944-1945 zhduku popullsinė myslimane shqiptare nė Ēamėri, bėri tė njėjtėn gjė qė bėri Hitleri me hebrenjtė, qė bėri Milosheviēi me shqiptarėt e Kosovės nė vitin 1999, por ndryshe dhe nga Hitleri, i detyron shqiptarėt tė zbrazin trojet e veta qė i kishin pasur qė kur zbriti dielli nė ato vise! Ashtu turma-turma, pėr ti shpėtuar spastrimit etnik ata u drejtuan drejt trungut amė nėpėrmjet Qafė Botės! Por shumė prej tyre vdiqėn jo vetėm nga plumbi, hekuri, pėrdhunimi, thika, por edhe nga uria, vapa, mė vonė dimri, sėmundjet dhe dėshpėrimi. Shumė prej tyre, me shpresėn pėr tu kthyer, erdhėn rreth 6 muaj vėrdallė Janjarit dhe Konispolit nė Klloqėr, sepse aty kishte dhe ujė pėr tu larė. Nė kohėn qė vetė Shqipėria ishte nė luftė dhe luftonte dhe vetė pėr mbijetesė, rreth 2500 vetė nga kjo popullsi nuk ia dolėn dot. Aty nė Klloqėr ėshtė njė varrezė masive. Njė varrezė qeniesh njerėzore qė vdiqėn vetėm pėr faktin se ishin shqiptarė dhe kjo racė nė Ēamėri duhej tė zhdukej. Kėsaj race pellazgo-ilire, qė banuan gjithė vargun Malor tė Pindit, pra Epirin dhe zemrėn e tij Ēamėrinė, qė koha nuk i zhduku dot as gjuhėn, as doket e as kulturėn, i trembej shteti grek dhe panhelenizmi i tij i mbuluar me mantelin e ortodoksisė, se ata ishin trima, tė zotė, punėtorė. Mirėpo Zervės i duhej toka e Ēamėrisė, dhe ajo tokė e begatė merrej vetėm me zhdukjen e shqiptarėve. Por shqiptarėt e Ēamėrisė nuk u zhdukėn, ata e kapėrcyen dhimbjen dhe tokėn e tė parėve e mbajtėn nė zemėr, u begatuan, u arsimuan dhe u shtuan. Ata tashmė janė njė armatė paqėsore, demokratike qė marshon nga erdhėn, qė marshon nga zanafilla.

    Nė Klloqėr lot dhe lule

    Tek Memoriali i Klloqerit vendosen kurora dhe tufa me lule. Janė Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Tahir Muhedini, Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Enver Kushi, zėvendės ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve zoti Ekrem Spahia, deputetėt Shpėtim Idrizi dhe Bujar Leskaj. Njė ceremoni e vogėl pėrkujtimore fillon me pėrshėndetjen e mirėseardhjes nga Kryetari i Shoqėrisė “Ēamėria” dega Sarandė, zoti Nuredin Ēapari, i cili thotė se “kėtu nė kėtė vend, 64 vjet mė parė janė vendosur tė prehen eshtrat e nėnave dhe baballarėve tanė, qė vdiqėn nga rraskapitja, kjo qė po bėjmė ne me kėtė sakrificė tė vogėl ėshtė njė nderim pėr ta.” Fjalėn e rastit e mbajti Kryetari i Shoqėrisė “Ēamėria” zoti Ardian Tana , i cili thotė se “jemi kėtu, tė gjithė bashkė, pėrfaqėsues tė komunitetit ēam nga e gjithė Shqipėria, miq dhe mbėshtetės tanė nga tė gjitha trevat mbarė-shqiptare pėr tė pėrkujtuar viktimat e gjenocidit shovinist grek. Jemi sot kėtu pėr vendosur lule dhe pėr tė derdhur lot, pėr tė shprehur dhimbjen tonė tė madhe pėr njerėzit qė kemi humbur, por njėkohėsisht prania jonė kėtu shpreh vendosmėrinė dhe besimin se ne pasardhėsit e atyre qė prehen kėtu jemi mė tė vendosur se kurrė pėr ta zgjidhur ēėshtjen ēame. Amaneti i tyre na jep forcė.” Fjala e zotit Ardian Tana u ndėrpre disa herė nga brohoritjet dhe thirrjet e fuqishme tė pjesėmarrėsve, qė hidhnin njėzėri parullat: “Ja tė vdesim, ja tė rrojmė/ Ēamėrinė do ta fitojmė.” apo e “Duam, e duam Ēamėrinė!” Mė tej zoti Tana i ftoi tė pranishmit tė mbanin njė minutė heshtje nė nderim kujtimit tė viktimave ēame tė gjenocidit grek. Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Enver Kushi tha se “vijmė kėtu tė nderojmė tė rėnėt tanė, plagėt dhe dhimbjen tonė, vijmė kėtu tė nderojmė kujtesėn tonė tragjike, vijmė kėtu tė nderojmė Ēamėrinė tonė, zonjėn tonė tė rėndė e tė bukur dhe hiret e saj. Vijmė kėtu, tė marrim dritė nga shpirti i atyre qė vdiqėn kėtu jo vetėm nga plagėt e terrorit zervist, por edhe nga uria, tė ftohtit, sėmundjet. Kjo ėshtė varrezė e kujtesės sonė, memorial i patjetėrsueshėm i dhimbjes ēame dhe tragjedisė sė saj. Ne nuk harrojmė. Harresat e tė vėrtetave historike, si tragjedia ēame, fshehja e krimit, apo alibitė e propagandave shovene greke nuk i shėrbejnė marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Opinioni i shėndoshė grek duhet tė njohė kėtė tė vėrtetė tė hidhur, duhet tė njohė gjenocidin e egėr, shpėrnguljen me dhunė tė njė popullsie tė pafajshme e paqėsore, sepse siē ka thėnė shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare se “Ēamėria nuk ėshtė njė fantazmė qė ngrihet pėr tė rrėzuar miqėsinė midis grekėve dhe shqiptarėve, pėrkundrazi kur popujt lehtėsojnė ndėrgjegjen e tyre nga pesha tė vjetra ata afrohen mė shumė dhe e duan mė shumė njėri-tjetrin.”

    Nė sytė e shumė tė pranishmėve shikoje lot. Shamibardhat e Ēamėrisė, nėnat ēame edhe pse tė thyera nė moshė nuk kishin munguar sė ardhuri, shtrėngonin duart e bijve, nipave dhe mbesave teksa u rrėshqisnin lotėt qė i fshinin me cepat e shamisė. Sytė e tyre flisnin pėr mė shumė se njė gjenocid. Si pėr ta pėrforcuar kėtė ide, Ahmet Mehmeti, Drejtor i Institutit “Ēamėria” thotė sė “ ne jemi mbledhur kėtu qė tė kujtojmė njė fakt historik : gjenocidin dhe shpėrnguljen me dhunė. Kėtė fakt, shteti grek deri tani nuk e ka pasur kurajėn ta njohė. Mirėpo tė gjitha zhvillimet tregojnė se vlera mė e lartė e qytetėrimit tė sotėm ėshtė mbrojtja e minoriteteve, ajo mbrojtje qė Greqia e ktheu dhe e mbron deri mė sot si njė antivlerė. Shteti grek qė bėn pjesė nė Bashkimin Europian sot ėshtė i turpėruar pėrpara opinionit botėror se bėn ēmos tė fshehė tė vėrtetėn, tė fshehė krimin. Nuk mund tė ketė marrėdhėnie tė vėrteta midis Shqipėrisė dhe Greqisė, nuk mund tė ketė normalitet brenda Bashkimit Europian nė se kjo e drejtė nuk shkon nė vend. Nuk mbulohet dielli me shoshė, e vėrteta do tė dalė, mė e bukura ėshtė se edhe vetė grekėt shkencėtarė e pranuan mė nė fund qė ka ndodhur gjenocid, ka ndodhur spastrim etnik, por nuk do kokėfortėsia e politikės greke, asaj politike qė nisi me “megalo-idhenė” dhe vazhdon me falsitetin e sotėm. Qeveria e sotme greke ėshtė po aq fajtore, po aq pėrgjegjėse sa ata qė e bėnė gjenocidin pėr 100 vjet rresht. Gjenocid ėshtė edhe qėndrimi i sotėm i qeverisė greke, por e drejta do shkojė nė vend, Ēamėria do fitojė!”

    Kryetari i PDI dega Fier zoti Asim Demo i cili tha se “kur erdha pėr herė tė parė kėtu nė kėto varreza, kur pashė kėtė vend tė parrethuar, ndjeva dhimbje dhe keqardhje. Dal kėtu pėr tė bėrė njė apel tek ju bashkėpatriotė ēamė, ata qė janė pėrfaqėsues tė qeverisė qė kėtu tė bėhet njė punė e cila ka kosto, pėr tė dalė nė dritė eshtrat e atyre qė mund tė dalin. Nė se nuk dalin komplet tė bėhet njė pėrmendore - memorial dhe tė shkruhen emrat e gjithė atyre qė janė tė shtrirė qė nga kufiri e deri afėr Sarandės. Ashtu si ka bėrė Izraeli pėr izraelitėt.” Tė gjithė ata qė vinin pėr herė tė parė tronditeshin nga dhimbja. Ato kėngė tė dėgjuar nga pleqtė si ajo qė thotė se “Mu ne trapi, trepe-trepe,/ Shkuan Salica me djepe/ Ca me djepe, ca pa djepe/ Unė e zeza ku do vete/ Shkuanė ēamėtė rrėmujė/ s’kish njeri qė tu jip ujė/ Gratė i mori lemeria,/ po shkojnė ka Shqipėria/ Mbeti shkretė Ēamėria”, dukeshin si tė rijetuara nė kėto momente lotėsh. Shumė veta shpėrndanin karamele, ushqime si pėr shpirt tė atyre qė ishin nė dhé aty nė Klloqėr. Sheme Telhai, njė grua e moshuar 76 vjeēe thotė se “jam si nė ėndėrr, mė duket se po shkoj nė vendin tim. Kam varrosur vajzėn e xhaxhait rrugėve dhe s’u kujtua njeri deri mė sot, ishte 18 vjeēe kur vdiq. I solla njė tufė lule. Po ē’i do lulet ajo?Lule pa varr, pa gjė. Duam tė vemi tė vdesim nė vendin tonė, ku kemi tė parėt tanė. I lutemi qeverisė shqiptare dhe asaj greke tė hapen rrugėt tė vemi tek vendi jonė.” Dhe tė gjithė pelegrinėt e kėtij marshimi tė shenjtė nisen drejt Qafė Botės, nė atė rrugė tė paasfaltuar ku ngrihet njė pluhur i kuq qė duket se me dendėsinė e tij kėrkon tė mbulojė dhimbjen, varret e shpėrndara gjithkund.

    Nė Qafė Botė, me fytyrė nga kufiri qė ndan Ēamėrinė nė dysh

    Nė Qafė Botė, vijnė njė e nga njė makinat dhe njerėzit dhe vapa ka nxitur gjinkallat drejt njė cinxėrime plot zhaurimė tė stėrzgjatur. Shumė veta kanė marrė dylbitė dhe vėshtrojnė drejt kufirit ku ndahet toka shqiptare me trojet shqiptare dhe pėr ironi tė fatit valėvitet njė flamur grek. Mė duket se aty nė majė, duke hedhur sytė atje ku ndan dhimbja dhe gjaku mė vjen njė fllad si ai qė pėrshkruan Elena Gjika ku flet pėr Ēamėrinė se “ nė gjirin e pyjeve shekullorė avullojnė mijėra parfume, qarkullon gjatė verės njė fllad i freskėt qė zbret nga majat me borė.” Aty vijnė njėra pas tjetrės nėnat ēame dhe disa vajza tė vogla tė veshura me tumane, pėr tė rikujtuar ritualin e gjysheve tė tyre kur u futėn kėtu nė gjysmėn tjetėr tė Ēamėrisė. Janė tė bukura, me ata sy bojė qielli e jeshilė si deti nė shumė stinė, aq sa tė kujtonin atė kėngėn e bukur ēame qė e kam dėgjuar nė fėmijėrinė time nga fqinjėt e mi : “Namin ka Berati/ Ēupa ka Filati/ Ēish na ka Filati brėnda/ Ka birbilė dhe thėllėza”. Shoh disa gra qė pėrqafojnė deputetin e Kuvendit tė Shqipėrisė, zotin Shpėtim Idrizi, i cili si djalė Margėlliēi i Ēamėrisė, u flet atyre me dialektin e krahinės sė tij. Bashkė me tė ėshtė dhe deputeti i Vlorės zoti Bujar Leskaj. Kur e pyet se cili ėshtė detyrimi i tij si deputet me origjinė nga Labėria pėr popullsinė ēame ai thotė se “pėr sa i pėrket faktit qė unė jam lab me origjinė ėshtė dyfish detyrimi qė si deputet i Vlorės, deputet i PD, unė tė marr pjesė nė ngjarje tė tilla, unė tė marr pjesė nė biseda qė zhvillohen pėr problemin e Ēamėrisė, unė tė marr fjalėn dhe tė ngre zėrin tim nė poltronin e lartė tė Parlamentit Shqiptar dhe mė gjerė. Unė mendoj se problemi i shoqėrisė shqiptare sot, nė kėto vite, nė veēanti mbas viteve ’90 ėshtė problemi i tė parit tė ēėshtjes kombėtare drejt e nė sy. Nė se politika shqiptare do ta shikojė ēėshtjen shqiptare drejt e nė sy , nė tėrėsinė e saj, tė inkuadruar nė tė gjithė ato detyrime, aspirata qė ka shteti shqiptar pėr tu integruar nė Bashkimin Europian pėr tė ndėrtuar partneritet dhe fqinjėsi tė mirė, por duke mos i harruar interesat e shqiptarėve, duke mos i harruar interesat kombėtare, ne tė gjithė si politika shqiptare ashtu dhe qytetarėt shqiptarė, historianėt shqiptarė, pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile kemi nevojė tė vijmė nė Qafė Botė, pėr tė kuptuar realitetin ashtu si ėshtė. Duke kuptuar realitetin ne do jemi mė optimistė, mė seriozė dhe mė integralė nė atė qė do tė kėrkojmė.”

    Aty nė Qafė Botė, nė vendin e ngritur si podium Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Enver Kushi, njėkohėsisht dhe shkrimtar reciton ca vargje:

    “Ēamėri e bukur nėnė/ po tė nis njė dorė hėnė/ dhe njė lot si gur tė rėndė!”

    Pas tij, e merr fjalėn Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Tahir Muhedini, i cili ndėrmjet tė tjerash tha se “ sot kemi ardhur pėr tė pėrkujtuar 64 vjetorin e masakrės, e gjenocidit grek tė bandave zerviste karshi popullsisė sė pafajshme ēame, e cila para 64 viteve mori rrugėn e mėrgimit nga krahina e Ēamėrisė, kaloi pikėn kufitare dhe erdhi nė Shqipėri, tek vėllezėrit dhe motrat e tyre, erdhėn tek bujaria shqiptare, por ju qė jeni kėtu, qė dikur keni qenė 5 vjeē, 10 vjeē, kemi ardhur pėr tė pėrkujtuar fėmijėrinė tuaj, ju e dini mė mirė atė vėshtirėsi tė madhe nė njė udhėtim tė gjatė, nė njė udhėtim tragjik ku rrugės humbėn jetėn shumė fėmijė, shumė baballarė, shumė nėna, shumė motra, shumė vėllezėr dhe sot vijmė kėtu, pėr arsye se juve qė keni ardhur kėtu 5 vjeē, 10 vjeē, shteti grek spekulon dhe thotė qė ju keni qenė bashkėpunėtorė tė fashizmit. Prandaj ka ardhur koha t’i bėjmė thirrje shtetit grek tė heq dorė nga spekulimet. Historianėt grekė para disa kohėsh i dhanė njė mėsim politikės sė shtetit grek, ku historianė tė shquar tė universitetit Arpathia deklaruan qė popullsia shqiptare ēame ėshtė njė popullsi e pafajshme, ndaj saj ėshtė ushtruar gjenocid dhe kjo popullsi nuk ėshtė bashkėpunėtore fashistėsh, por bashkėpunėtorė tė fashizmit kanė qenė qeveritarėt grekė.” Por si kundėrthėnie tė gėnjeshtrave tė politikės greke qė i bie tam-tameve tė kota, pėr gjoja bashkėpunim me gjermanėt, Ali Jakupi, njė ēam me banim nė Vlorė mbante nė dorė njė pankartė me fotografinė e xhaxhit tė tij Kasėm Jakupi, nga Kuēi i Gumenicės, ish partizan i angazhuar me batalionin “Ēamėria” nė radhėt e EAM-it grek. Nė fund tė vitit 1944 dhe nė fillim tė 1945 kur fituan tė djathtėt nė Greqi, Zerva dha urdhėr qė tė ēarmatoseshin. Pasi i ēarmatosi partizanėt ēamė, pa kaluar 1 km, forcat e Zervės i pushkatuan njėherėsh 7 djem nga Gropa e Kuēit, ndėrmjet tyre ishte dhe Kasėm Jakupi. Duhet thėnė se batalioni “Ēamėria” kishte mbi 600 djem nė forcat e EAM-it grek. Ēamėria i ka dhėnė luftės kundėr nazi-fashizmit djemtė e saj mė tė mirė si Thimjo Gogozoton, qė luftoi nė Spanjė, Ali Demin, Lame e Halim Mungėn, Halit Selmanin, Triumf Idrizi, Isuf Hoxha, Sami e Mehmet Bejdo, Veli Murto, Kaso Mako, Rait e Idriz Bajo, Hyso Hyseni, Dido Hasan Didati, Qemal Kuēuku, Nazmi Taho, Sejko Gėrbi, Elmaz Bejo Janjari, Zihni Shaqiri, Abedin Sejko, Veliko Rexho, Damin Koro, madje dhe motrat Ballkize e Gjylo Demi, bijat e patriotit Musa Demi nga Filati, tė dyja partizane dėshmore, etj. Mu aty nė Likojan, nė Qafė Botė, ngrihet dhe lapidari kushtuar 7 djemve dėshmorė tė Batalionit “Ēamėria” qė u vranė nė pėrpjekje me nazistėt gjermanė siē e thotė dhe kėnga : “Nuk harrohet ajo pritė/ pesėdhjetė e tetė ditė/ Qafės Botės, Likojanit,/ nė luftė kundėr gjermanit/ u derdh rrėke gjak i ēamit/ pa ju tundur istikamit.”

    Zėvendės ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe njėkohėsisht Kryetar i Partisė Lėvizja e Ilegalitetit, zoti Ekrem Spahia tha se “64 vjet mė parė gjenocidi grek tregoi fytyrėn e tij ndaj popullsisė sė pafajshme ēame, pra shqiptare. Si asnjėherė tjetėr, ne sot vijmė mė tė gėzuar nė kėtė ditė pėrkujtimore, sepse pak muaj mė parė dhe pikėrisht nė 17 shkurt tė vitit 2008, u shpall pavarėsia e Kosovės, ēka do tė thotė se ēėshtja kombėtare shqiptare ka marrė rrugė tė mbarė. Ne sikurse ishim tė unifikuar nė tė drejtėn e popullit shqiptar tė Kosovės, ashtu duhet tė jemi tė bashkuar edhe pėr tė drejtėn e popullsisė ēame, e cila ėshtė e nėpėrkėmbur pėr kaq vite.” Mė tej zoti Spahia tha se “ ne kemi kėrkuar qė ti jepet e drejta popullsisė ēame tė kthehet nė trojet e saj, ashtu si i kemi kėrkuar qeverisė greke tė dėmshpėrblejė tė gjitha vitet qė ka shfrytėzuar tokėn e popullsisė ēame dhe pronat e shqiptarėve. Ne duam qė parlamenti tė miratojė rezolutėn qė rrėzoi nė vitin 2004, sepse ėshtė njė e drejtė qė bazohet nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Ne nuk pajtohemi me qėndrimet e kryetarit tė Bashkisė sė Himarės dhe kemi reaguar fuqishėm sepse qarqe tė caktuara greke nuk janė qė ne tė kemi njė fqinjėsi tė mirė, por edhe qėndrimin e disa pushtetarėve qė folėn nė emėr tė qeverisė dhe tė shtetit shqiptar sigurisht qė nuk i mbėshtesim.” Zoti Spahia shprehu bindjen se ēėshtja ēame do tė fitojė, sepse ajo tashmė ėshtė ndėrkombėtarizuar, diskutohet nė Departamentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe nė Kancelaritė e Bashkimit Europian dhe ne njė ditė do tė festojmė sė bashku nė trojet tona nė Ēamėri.

    Aty nė Qafė Botė e merr fjalėn dhe deputeti Shpėtim Idrizi, i cili pasi pėrshėndeti tė pranishmit tha se “Dua tė flas edhe nė emėr tė deputetit Leskaj edhe nė emėr tė shumė deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt mė kanė kėrkuar tė flas edhe me zėrin e tyre. Sigurisht, qė ēdonjėri nga ne e ndjen kėtu lodhjen, vapėn, sepse ne erdhėm pikėrisht nga ajo varrezė masive, ku prehen pikėrisht tė parėt tanė, ku prehen ata qė bashkė me dashurinė e nėnės ne na dhanė dashurinė pėr Ēamėrinė. Mbas atyre homazheve qė tregojnė dramėn tonė njerėzore, dramėn e madhe ēame, ne jemi kėtu jo vetėm thjesht pėr tė bėrė homazhe , por ne jemi kėtu pėr tė kėrkuar tė drejtat tona, unė jam i bindur se nga ajo portė nga ku erdhėn kėtu tė parėt tanė ėshtė muri i fundit i Berlinit qė do rrėzuar nė mes tė Europės! Prania jonė kėtu, prania juaj kėtu tregon se ēėshtja ēame ėshtė njė ēėshtje e gjallė qė vlon tek ne dhe tek gjithė shqiptarėt!” mė tej Deputeti Idrizi tha se “unė dua tu kujtoj grekėve se ne mburremi edhe me Pirron e Epirit, mburremi edhe me Marko Boēarin, mburremi edhe me Xhavellėn, tė cilėt luftuan edhe pėr lirinė e Greqisė. Sigurisht ata luftuan dhe nuk menduan qė ne do tė kishim njė fat si ky i joni sot. Por unė jam i bindur qė ne jemi bijtė tuaj dhe bij tė atyre burrave dhe ēėshtjen ēame do ta ēojmė deri nė fund. Ka burra plot Ēamėria dhe kurrė s’kanė pėr ta harruar kėtė ēėshtje! Rroftė Ēamėria!” I duartrokitur fort dhe i pasuar nga thirrje tė fuqishme dhe nga valėvitjet e Flamurėve kombėtarė, i flamurit tė Republikės sė Kosovės dhe atij amerikan, ai vijon duke thėnė se “Unė kisha dy karafila, tė dyja pėr tė dy pjesėt e Ēamėrisė, njė pjesė qė ėshtė kėtu dhe njė pjesė qė ėshtė nė krahun tjetėr, por njė zotėri shumė i dashur mė dha njė tjetėr dhe unė me kėtė dua tė pėrmend pavarėsinė e Kosovės, dua ta pėrmend edhe pėr njė arsye shumė tė thjeshtė: ne ēamėt ashtu si ditėm tė jemi dinjitozė nė vuajtjen tonė, dimė tė jemi dinjitozė edhe nė kėrkimin e tė drejtave tona dhe ju them vėllezėr se tė drejtat tona janė tė drejta mbi tė cilat ėshtė e ndėrtuar bota demokratike!”

    Fjalimet mbaruan. Shihja nėna, baballarė me qirinj tė ndezur dhe me karafila nė duar qė i hidhnin aty nė gurėt e Qafė Botės. Njė nėnė ēame e dėgjoja tė fliste duke qarė e duke puthur gurėt tek thoshte : “Nanė tė ardhē nė Qafė Botė/ Nuk tė takova dot/ Kam pėr ty lule dhe lot!”. Ndėrsa njė nuse e re, qė mbante nė krahė fėmijėn, ndėrsa kthehej, mundohej ta vinte nė gjumė teksa i kėndonte njė kėngė tė vjetėr ninullash ēame: “Mė rafsh qingj e m’u bėfsh dash,/ me mustaqetė njė pash/ Mu bėfsh trim si Pirro-burri/ dhe si Markua ka Suli!” Gjithė ky udhėtim dhe kjo kėngė mė lanė bindjen se Ēamėria jeton, nė tė dy anėt dhe shumė shpejt ēamėt do tė kthehen nė trojet e tė parėve, aty ku kanė lindur kėngėt dhe legjendat e lavdishme qė e mbajnė gjallė kėtė pjesė martire tė kombit tim shqiptar.

    Reportazhi; Laureta Petoshati

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pelegrinėt ēamė pėrkujtojnė tė parėt e tyre

    Pelegrinėt ēamė pėrkujtojnė tė parėt e tyre

    Marshimi ka nisur nga qyteti i Sarandės dhe ka pėrfunduar nė Qafėbotė

    Rreth pesė mijė ēamė kanė
    pėrkujtuar dje tė parėt e
    tyre, viktima tė gjenocidit
    tė egėr shovinist. Nė
    pritje pėr tė nisur nata e tretė dhe
    e fundit e Festivalit tė Kėngės dhe
    Valles pėr Ēamėrinė, artistė dhe
    spektatorė tė saj janė kthyer nė
    pelegrinė. Me ta janė bashkuar
    edhe mijėra ēamė tė tjerė nga i
    gjithė vendi, pėr t‘iu bashkuar
    marshimit tradicional drejt varreve
    masive tė tė parėve, viktima
    tė gjenocidit zervist tė ushtruar
    mbi turmat e pafajshme. Ka qenė
    ora 11:30 e sė premtes, kur ky
    vargan ėshtė nisur nga qyteti i Sarandės,
    drejt fshatit Kllogjer dhe
    Qafėbotės. Me gjithė shiun qė
    vazhdonte tė binte, numri i pelegrinėve
    ka ardhur duke u shtuar,
    pasi pėrmes Livadhjasė vinin
    mijėra tė tjerė me autobusė.
    Shumė tė tjerė udhėtuan me autovetura
    pėrmes Butrintit, pėr t‘u
    takuar pėrtej Xarrės, nė fshatin
    Kllogjer, nė vendin ku gjenden
    varret masive tė ēamėve tė vdekur
    nga pėrndjekja dhe mundimet e
    rrugės, tė urisė e tė sėmundjeve.
    Targat e autobusėve nga zbrisnin
    njerėzit qė drejtoheshin pėr nė
    kėto varreza, flisnin vetė pėr
    "gjeografinė" e gjerė qė pėrfshin
    fjala "ēam". Mė sė shumti shihje
    targa nga Durrėsi, Tirana e Fieri,
    por edhe nga Elbasani, Lushnja e
    Vlora. Turma ka mbėrritur nė destinacion
    rreth orės 14:00, pranė
    varreve tė tė parėve, pa emra tė
    pėrveēėm njerėzish dhe mbishkrime
    tė veēanta. Por ato janė tashmė
    tė rrethuara e tė mbrojtura nga
    dėmtimet qė u kanoseshin, deri
    dhe nga ndėrtimet pa leje nė afėrsi
    tė tyre. Varret mbulohen nga
    kurora e nga buqeta dhe flaka e
    qirinjve tė ndezur krijon ndjesinė
    e njė pėrshpirtjeje tė mirorganizuar.
    Ēamėt drejtoheshin nga
    Adrian Tana, kryetar i shoqatės
    "Ēamėria", dhe Tahir Muhedini,
    kryetari i PDI-sė, i njohur nga tė
    gjithė ēamėt e pėrtej Ēamėrisė si
    autor i nismave tė mėdha nė
    mbrojtje tė ēėshtjes ēame. E dallueshme
    nė marshimin e sivjetshėm
    ka qenė politika. Sigurisht,
    jo nė fjalimet apo nė sloganet e
    lodhshme "votoni pėr X parti a pėr
    X numėr nė fletėn e votimit", por
    nė pjesėmarrjen dhe pėrfshirjen e
    jo pak prej atyre qė kanė zbritur nė
    pistėn e garės zgjedhore, e cila jeton
    orėt e fundit. Mes tyre ėshtė
    edhe kryesuesi i listės sė kandidatėve
    pėr deputetė tė PDI,
    Dashamir Tahiraj, i njohur nga Vlora
    nė Butrint e Konispol jo vetėm
    pėr biznesin e tij tė fuqishėm, por
    edhe si njeri qė "prish pasurinė pėr
    Ēamėrinė". Nga Kllogjeri pelegrinėt
    kanė hipur sėrish nė autobusė
    e autovetura dhe autokolona
    ka marrė rrugėn drejt Qafėbotės.
    Atje ku ėshtė njė varrezė masive,
    por qė nuk ka mbetur asgjė. Syri
    asgjė nuk sheh, qė t‘i pėrngjajė
    varrit apo varrezės. E megjithatė
    askush nuk ka mbetur pa e mėsuar
    se vendi ku kanė qenė varrosur tė
    parėt e tyre 65 vjet mė parė gjendet
    atje, tek ajo balta e kuqe, pranė ishpostės
    kufitare tė sistemit monist.
    Ata qė i kanė prirė marshimit tė
    ēamėve pėr nė Kllogjer, Qafėbotė e
    Konispol, kanė gjetur rastin t‘i
    bėjnė njė apel politikės shqiptare
    dhe asaj europiane, shtetit shqiptar,
    por edhe atij grek, qė ta zgjidhin
    nė mėnyrė ligjore, demokratike
    dhe tė hapur ēėshtjen ēame.
    Pas njė kafeje "ēamiko", qė do tė
    thotė me shumė sheqer, siē kanė
    shumė ėmbėlsi ata vetė, mijėra
    marshues kanė marrė rrugėn e
    kthimit. Mbrėmė, nata e tretė dhe
    e fundit e Festivalit tė Kėngės dhe
    Valles pėr Ēamėrinė, kishte mė
    shumė dhembshuri, mė tepėr zjarr
    e mė tepėr dritė.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Moj e bukura Ēamėri, motra pa liri!

    Moj e bukura Ēamėri, motra pa liri!

    Reportazh nga Laureta Petoshati

    Njė ditė para pėrkujtimit tė gjenocidit tė madh tė ēamėve, teksa shkonim me makinat kolona njėra pas tjetrės nė Delvinė, mbi majat e kodrave tė ulėta tė Ēamėrisė sė mbetur brenda trungut amė, shikonim se si shtriheshin shtjellat e mjegullės sė palėvizshme qė dukej se po dremiste bashkė me dremitjen e rėnkimin 65 vjeēar tė Ēamėrisė. Bashkė me njė grup intelektualėsh ēamė, aktivistė tė Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, parti e cila mbron tė drejtat e komunitetit ēam dhe ka pėr qėllim parėsor kthimin e kėtij komuniteti nė tokat e tij stėrgjyshore, ėshtė dhe zoti Sali Bollati –Kryetar i Lidhjes Ēame nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės sė bashku me familjarė tė tij. Makinat janė me targa tė qyteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė, por ka shumė qė kanė thjesht targėn : ĒAMĖRI, sikur ajo tė jetė njė shtet, apo vilajet mė vete ashtu siē ishte gjatė gjithė shekujve nė Epirin Ilirian. Pėr tė ndihmuar njė nga djemtė ēamė, kandidat i PDI, pėr nė parlamentin shqiptar, nga Italia ka ardhur Pr. Nedim Vlora, i cili thotė se “nuk mė interesojnė partitė politike as majtas, as djathtas, por problemi i Ēamėrisė ėshtė problem kombėtar. Pėrveē kėsaj kam dhe njė detyrim familjar. Ashtu si Veli Gėrra delegat i Ēamėrisė nė Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare nė Vlorė, erdhi dhe ndihmoi gjyshin tim Ismail Qemal bej –Vlorėn nė momentet mė tė vėshtira qė kalonte ai bashkė me atdheun, edhe unė po ndihmoj nipin e tij Dashamir Tahirin, i cili do tė pėrfaqėsojė nė Parlamentin Shqiptar komunitetin ēam tė Vlorės.” Tė dy miqtė, ai dhe zoti Bollati, teksa i “zbraznin” shpirtit njėri-tjetrit pėr mallin qė e merr njeriun pėr tokėn e tė parėve tė tij edhe kur nuk e ka parė kėtė tokė, tregonin se dheu ėshtė jo vetėm i shenjtė, por dhe tejet i dhembshur dhe sikur Zoti vetė tua kish dėgjuar kėtė ndjenjė hidhėrimi e malli, zbrazi tė nesėrmen gjithė qiejt me rrėketė e shiut. Qante gjithēka me shpirtin e tyre, qante fatin e Ēamėrisė me lotėt e grumbulluar pėr dhjetėra vite. Nė gjithė kėtė gjėmim deti e shfrime dallgėsh, dhjetėra autobusė u nisėn nga gjithė Shqipėria drejt Qafė Botės sikur ti ndillte njė avull i shndritshėm qė dilte nga toka e ēarė e Klloqerit ku ndodhet varreza masive e ēamėve tė pafajshėm, vdekur nė ato rrethina tė kėsaj kodre qė duket si Mali i Golgotės. “Po si nuk e kanė bėrė njė urė, kėtu, tek liqeni i Butrintit, po ngelėn me kėtė **** tė vogėl pėr gjithė kėto makina?!”- thoshte zoti Bollati qė nuk e duronte dot pritjen ndėrsa shkonim pėr nė Klloqėr e Zoti sikur t’i kish dėgjuar lutjet tona e kish pushuar shiun qė tashmė shkėlqente nė mijėra sumbulla rrėshqitėse nė degė pemėsh. Kurora e tufa me lule pėr ata njerėz tė pafajshėm qė askush nuk ua di eshtrat, por qė e mban dhimbjen e tyre si njė gur tė rėndė nė zemėr. “Ne nuk i kemi harruar njerėzit tanė, ata qė prehen kėtu, as tragjedinė tonė, ndaj vijmė kėtu pėr tė nderuar kujtimin e tyre dhe tė parėve tanė, qė u detyruan me dhunė tė linin trojet e tyre shumėshekullore dhe tė vdisnin rrugėve nga uria dhe stėrmundimi”-tha Kryetari i Shoqatės “Ēamėria” zoti Ardian Tana. Ndėrsa karvanėt e makinave tė zbukuruar me Flamuj Kombėtarė dhe ata festivė tė PDI shkonin drejt Qafė Botės, nė rrugėn e re qė ndriste nga shiu dhe asfalti, shoqėruar gjithė kohėn me zhurmėn zogjve dhe cinxėrve, shumė nuk arritėn tė futeshin dot nė gjithė rrugėn pėr nė Qafė Botė dhe shumė njerėz u detyruan tė bėnin goxha rrugė me kėmbė. Dukej ky udhėtim nė kėmbė si njė pelegrinazh dhe vendi i shenjtė ishte pjesa tjetėr e Ēamėrisė qė e ndante si me thikė njė kufi i detyruar nga Fuqitė e Mėdha. Ishte njė procesion njerėzor qė pėrbėhej nga pleq qė mezi mbaheshin nė kėmbė e deri tek fėmijė tė mbėshtjellė me shpėrgėnj. dhe himni i kėtij karvani ishte njė kėngė e vendosur nė njė altoparlant makine qė tė bėnte tė mendoheshe : “Ēamėri, moj Ēamėri / Na mbeti loti nė si.” Nė njė podium tė improvizuar afėr doganės sė Qafė Botės, ku rrinin pranė e pranė nė shtyllė flamuri shqiptar, ai grek dhe ai i komunitetit evropian folėn pėr kėtė ditė pėrkujtimore me shumė emocion shumė tė ftuar. “Ne nuk duam ndryshim kufijsh, por duam qė pėr komunitetin ēam tė zbatohen tė drejtat mė elementare njerėzore, qė janė : e drejta pėr tu kthyer nė trojet autoktone sė tė parėve, e drejta e rikthimit dhe e gėzimit tė pronės si dhe tė drejta tė tjera. Duam qė ashtu si ky flamur grek qėndron kėtu bashkė me tonin, ashtu edhe ai yni tė qėndrojė bashkė me atė grek nė Ēamėri. Pra, ne duam pėr komunitetin ēam tė gjitha ato tė drejta qė gėzon minoriteti grek nė Shqipėri”-tha Pr. Nedim Vlora. Nė fjalėn e tij zoti Sali Bollati, tha se komuniteti ēam pėrtej oqeanit Atlantik ėshtė i mirėorganizuar dhe se problemin ēam e kanė ēuar edhe nė Kongresin Amerikan.”Gjithė komuniteti shqiptaro-amerikan ėshtė i pėrfshirė tashmė nė zgjidhjen e ēėshtjes ēame. Nėpėrmjet kėtij komuniteti kjo ēėshtje po bėhet e njohur nė botė dhe ne do tė punojmė deri nė fund qė t’ia arrijmė synimit tonė : ikthimin nė Ēamėri.” Kėtė gjė e bėri tė ditur edhe zoti Tahir Muhedini Kryetar i PDI, i cili tha se “tashmė ēėshtja ēame do tė ngrihet fuqishėm edhe nė Parlamentin Shqiptar dhe do tė bėhen pėrpjekje tė pareshtura qė Rezoluta pėr Ēamėrinė tė miratohet nė parlamentin e ri shqiptar.”

    Ndėrsa dy vitet e tjera, qėkurse pat filluar marshimi ēam nė Qafė Botė, njerėzit vinin nė tubim pėr tė marrė pjesė edhe nė fjalimet e organizatorėve, kėtė vit ngaqė numri i ēamėve tė ardhur pėr pėrkujtimin e gjenocidit dhe nderimin e tė parėve tė tyre ishte tepėr i madh rreth 8 mijė vetė, atėherė ata shkuan grupe-grupe nė varrezėn masive tė Klloqerit dhe nė Qafė Botė. Siē diskutojnė me Prof. Nedim Vlorėn dhe publicistin e mirėnjohur ēam Arben Kondi, zotėrinjtė Ardian Tana e Dashamir Tahiri thonė se numri i komunitetit ēam qysh prej spastrimit etnik nė vitet 1944-1945 nga shovinistėt grekė, ėshtė rritur mjaft. Sot nė Shqipėri jetojnė njė ēerek milionė ēamė dhe vetėm nė qytetin e Vlorės ka rreth 40 mijė ēamė, tė gjithė kėta janė tė organizuar nė shoqatėn atdhetare-kulturore “Ēamėria” me qendėr nė Tiranė, e cila organizon aktivitetet nė pėrkujtim tė gjenocidit si dhe nė bashkėpunim me Unionin Artistik tė Kombit Shqiptar me President zotin Azgan Haklaj, edhe Festivalin e Kėngės dhe Valles Ēame tė zhvilluar pėr tre ditė nė Sarandė. Kėtė vit nė kėtė festival kanė ardhur 32 grupe folklorikė nga tė gjitha trojet tona etnike. Ēamėria ėshtė e gjallė, andej janė trojet kėtej ėshtė shpirti i saj, kėngėt, legjendat, baladat. Janė shumė grupe ēame kėtu nė Sarandė tė ardhur nga gjithė Shqipėria. Nga Saranda kemi Grupin e Gjashtės, Grupin e Markatit, Grupin e Sazeve tė Ninatit, nga Fieri kemi Grupin “Dodona” ndėrsa nga Vlora kemi dy ansamble tė mėdhenj folklorikė: “Krahu i Shqiponjės”dhe “Ēamėt e Vlorės”. Pjesa mė e madhe e kėngėve tradicionale ēame i kushtohen trimėrisė, nderit dhe heronjve qė luftuan pėr ēlirimin e Ēamėrisė si pjesė e dikurshme e Shqipėrisė. Kėngėt e grupeve ēame qė marrin pjesė nė festival janė tė shumėllojshme. I kanė fjalėt e tyre nė dialektin karakteristik ēam, si njė nėndegė e dialektit tė shqiptarėve toskė. Duhet thėnė se dialekti i tė rinjve sa vjen e zbehet sepse ata flasin gjuhėn e njėsuar. Ēamėt kėndojnė nė lloj tjetėr polifonie, tė ndryshme nga ajo labe, tė quajtur iso-polifoni ēame. Njė kryevepėr e iso-polifonisė ēame ėshtė kėnga e Ēelo Mezani-t, e pėrdorur nga Ansambli Folklorik Ēam “Krahu i Shqiponjės” nė njė nga pjesėt e tij koreografike. Koreografja Majlinda Halili, e cila ka origjinėn e saj nga Arpica-Ēamėri, u prin valltareve tė reja nė vallet e lashta ēame tė shoqėruara me gajde, por dhe ato qė shoqėrohen me klarinetė nė baladat ēame sipas gjurmėve tė valltares sė vjetėr Inajete Omeri, 75 vjeēares nga Arvenica, e cila kėrcen bashkė me fėmijėt dhe me Majlindėn njė valle tė lashtė dasmash ēame. Ēdo gjė ėshtė nė nivele tė larta artistike. Kėtu nuk ka vallėzime me kėrcitje, por vallėzime nazike nė majė tė gishtave. Po edhe djemtė e tė gjitha grupeve, qė nga Fabjo qė ėshtė 10 vjeē e deri tek mė tė rriturit e kanė njė njėsi matėse tė zotėsisė sė tyre. Ėshtė njė valle shumė e vrullshme, shumė burrėrore, shumė e pėrpiktė! Ėshtė Vallja e Osman Takės e quajtur: legjendė. Kjo valle i pėrket Osman Takės, njė shqiptar ēam, trim e fisnik, qė ka luftuar kundėr ushtrisė otomane. Kur Osman Taka u zu rob prej tyre ai i shpėtoi dėnimit me vdekje duke vallėzuar para ekzekutimit njė valle tė lashtė ēame, si dėshira e tij e fundit para vdekjes. Ushtarėt turq u mahnitėn nga lėvizjet e tij. Vallja e Osman Takės ėshtė njė valle ēame shumė e lashtė, ajo u pėrket ushtarėve tė Pirros sė Epirit rreth 2300 vjet mė parė, kur ata vallėzonin para se tė shkonin nė luftė. Ashtu siē e pat cituar vetė Pirro, ushtarėt e tij ishin “Bijtė e Shqipes“ kėshtu qė lėvizjet e tyre qoftė nė luftim, qoftė nė vallėzim, duhet tė kishin lėvizjet e krahėve tė shqiponjės nė fluturim. Emri “Bijtė e Shqipes“ u mbeti shqiptarėve deri nė ditėt e sotme, por nuk ėshtė mė ky emėr edhe pėr vallen, e cila mori emrin e Osman Takės nė shekullin e 19-tė. Personazhin e Osman Takės, kanė dėshirė ta luajnė shumė valltarė ēamė. Nė Ansamblin Folklorik Ēam “Krahu i Shqiponjės” , e luan solisti i ri shumė i talentuar Nafiz Gjyzeli. Vallen e quajtur “Xhamadani” , e luajnė solistė tė shumė grupeve. Tė mahnitin fėmijėt! Tė gjitha grupet kanė fėmijė nėn moshėn dhjetė vjeē, tė cilėt nuk kėrcejnė, por fluturojnė! Nė Festivalin e Kėngės dhe Valles Ēame marrin pjesė, krahas grupeve ēame dhe shumė tė ftuar tė tjerė. Kėtė vit dėgjuam nga grupi polifonik “Ēipini” i Vlorės disa kėngė labe qė i kushtoheshin Ēamėrisė tė kėnduara nga bilbilat e polifonisė si Tomorr Lelo, Nazif Ēela, Katina e Himarės, Goliku i Bėnēės, etj. Njė befasi e kėndshme, krahas kėngės sė kėngėtarit dibran Qerim Sula, ishte edhe prania e kėngėtarit Arif Vladi qė me kėngėn kushtuar Ēamėrisė e veēanėrisht me vargjet “Moj e bukur Ēamėri / Motra pa liri” siē e tha ai vetė, pėrcaktohet kryefjala e tė gjitha fjalėve qė flasin shqiptarėt sot. “Tė bashkohemi dhe tė kontribuojmė pėr kėtė ēėshtje tė madhe. Dje Kosova, sot Ēamėria.”- mė thotė ai, pasi e mbaron kėngėn qė do tė bėhet shumė shpejt e njohur nė tė gjitha trevat tona. Nuk mund ta besojė njeriu kur sheh dhe grupet e ardhura nga Vitia e Gjilani i Kosovės apo nga Shkupi, kur kėrcejnė valle bashkė me grupet ēame se tė gjithė jemi nga njė vend e kemi kaq shumė kostume e kaq shume folklor!

    Ansamblet ēame janė tė veshur me veshje karakteristike popullore tė vjetra tė Ēamėrisė. Vajzat spikasin me fustanet e tyre tė kadifenjta, nė ngjyrė vishnje tė errėt, tė punuara me grep apo qėndisma nė fund dhe nė jaka. Shamitė e tyre tė kokės kanė punime me rruaza, kur kanė xhamadanė ato kanė motive shumė tė bukura me lule. Tė gjithė djemtė kanė veshur fustanellat e famshme, tė bardha me rreth 300 kinda, kanė veshur gjithashtu bluzat e bardha me mėngėt e gjera tė qėndisura si dhe xhamadanin e qėndisur me ar apo argjend. Pjesė e kostumit tė burrave janė dhe qeleshja e bardhė e punuar me lesh si dhe opingat e lėkurta me xhufka tė kuqe sipėr. Nė raste tė veēanta, kur vallja e tyre i kushtohet trimėrisė, ata veshin gjoksoren zbukuruese prej argjendi si dhe kėllėfin e punuar me ar apo argjend, nė tė cilin mbajnė ndonjė nagant apo shpatė zbukuruese. Gjėja mė e rėndėsishme e kėtij marshimi dhe e kėtij festivali ėshtė qė ēamėt tė mos e harrojnė tė shkuarėn e tyre, dhe prindėrit tė pėrgatisin djemtė e vajzat e reja ēame tė kėrcejnė e kėndojnė kėngėt e tyre, tė njohin kulturėn, traditėn dhe historinė e Ēamėrisė, si dhe kthimin nė trojet e tyre nė Ēamėri, tek varret e stėrgjyshėrve tė tyre. Kjo pėr ta nuk ėshtė njė ėndėrr me syhapur, ėshtė njė ėndėrr si ajo e Martin Luter King : bazuar nė realitet, nė dhimbje, nė gjenocid, tek lotėt, mbi vallet dhe kėngėt, njė ėndėrr qė duket si shkėndija qė ndez zjarrin e njė ecjeje drejt Ēamėrisė.

    Nga Laureta Petoshati


    Per Renesancen ilire
    http://renesancailire.blogspot.com/2...a-pa-liri.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 03-07-2009 mė 20:35
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Tema tė Ngjashme

  1. Socialistėt e Internacionales nuk pranojnė zgjidhjen e imponuar pėr Kosovėn
    Nga teksaskosova nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 13:14
  2. Pėrkujtohet nė Sarandė dita e masakrės ndaj ēamėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •