Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Rrėfime largimesh nga vendlindja

    Ikja qe reaktive. Nė mirėkuptim tė plotė me shpirtin e cfilitur. Pėrmes njė mrrekullie tė bardhė e qetėsuese, tė mbushur plot me re tė pambukta, aeroplani fluturonte me shpejtėsi afro 1000 km nė orė. Po rikthehesha pėrfundimisht nė vendlindje. Prapa kisha lėnė njė jetė tė trazuar. Pėrpara gjeja njė Kosovė tė ēliruara e thuajse tė pavarur.
    Australinė unė e dua shume. Ėshtė vendi mė i mirė nė botė. Jam i bindur pėr kėtė, pasi kam kaluar plot 30 vjet tė jetės sime ketu. Shpinėn ja ktheva pėr shkak tė gruas. Jo mė kot thonė se ajo o ta nxin o ta zbardh jetėn. Me pak fjalė, mua jo vetėm ma nxiu, por ma sterosi fare. Po tė kisha patur njė familje tė mbarė, me siguri nuk do tė isha larguar nga ky vend i bekuar nga ligji e Zoti bashkė. Por fajin nuk ma ka askush, vese koka ime. Si njė dashnor i marrosur nė rininė time tė parė ,lidha jetėn me njė tė huaj. Pėr kėtė shkak edhe fėmijėt m’u tjetėrsuan.
    Ime shoqe ėshtė ose mė mirė tė them ishte serbe. U njohėm e u dashuruam nė vitin e fundit tė shkollės sė mesme nė Prishtinė ,pa mbushur ende 19 vjeē. Qemė tė dy moshatarė. Unė pata ardhur plot njė muaj mė parė nė jetė. Atėherė bashkim-vellazėrimi titist pat njohur bumin e tij mė tė madh. Nė mesin e viteve shtatėdhjetė vendosėm tė fejoheshim. Por, tė dy familjet tona nuk pranuan kurrėsesi. Na mohuan. Kėshtu u detyruam tė emigronim larg ,nė Australi. Nė shkollė kishim mėsuar edhe nga pak anglisht.
    Kuptohet, vitet e para tė emigrimit qenė tė vėshtira. Por ne ishim tė rinj e duke punuar fort arritėm ta pėrballonim jetėn. Punonim nė njė uzinė pėr prodhimin e hekurit, nė rrethinat e Sidneit. Kishte raste edhe me dy turne. Kur bėmė plot pese vjet nė Australi blemė edhe shtėpinė tonė. Fėmija e parė, djali na lindi nė fillim tė vitit 1981. Atėherė Beogradi pėrgjaku keq Kosovėn-Republikė. Pranvera e paharruar krisi pėr herė tė parė keq marrėdhėniet tona. Ishim nė kėndėvėshtrime krejt tė kundėrta pėrsa i takonte vlerėsimit tė atyre ngjarjeve. Pėr rrjedhojė grindjet u bėnė mė tė shpeshta. Arritėm deri atje sa ti thonim njėri-tjetrit shkja apo shqiftar. Kėtė kohė ime shoqe u bė veprimtare e njohur nė mbledhjet e shumta antishqiptare tė serbėve tė Sidneit. Kurse komuniteti ynė mbetej i vogėl, i paorganizuar e mbi tė gjitha i pėrēarė. Ndasitė partiake bėnin punėn e vet. Ballistėt mė njėanė, komunistėt nė anėn tjetėr qe veēse grindeshin e grindeshin papushim. Disa herė pata tentuar ta pengoja ,po gruaja jo vetėm qė nuk dėgjonte ,por pati raste qė merrte me vete edhe djalin. Kjo gjė jo vetėm qė mė acaronte keqas, por edhe mė shqetėsonte. Sherret morrėn pėrmasa tė mėdha. Cudi si nuk u ndamė atėherė. Ndoshta ngaqė ajo si edhe unė nuk kishim askėnd nė Sidnej apo nė Australi. Unė nuk doja kurrėsesi qė djali im tė mėkohej me frymėn serbe. Kjo nuk nėnkuptonte se isha ndonjė nacionalist i theksuar, por gjithėsesi nė drejtim tė rritjes sė fėmijėve mund tė gjendej njė e mesme. Pastaj ishte vetė jeta australiane qė do ti merrte natyrshėm fėmijėt tanė nėpėr hudhite e saj. Kjo mundėsi mua mė qetėsonte.
    Por ime shoqe nuk donte ta njihte kėtė realitet. Ajo djalin e quante serb. Vazhdimisht i fliste serbisht, paēka se edhe shqipen nuk e fliste keq. Ndėrkohė qė unė i flisja vetėm shqip.Por ,me kalimin e viteve, kur im bir zuri tė fliste, shprehej veēse serbisht. Shqipen arrinte ta kuptonte por nuk shprehej dot. Kjo gjė mė tensiononte mė tej aq sa ndonjėherė i flisja edhe ashpėrsisht. Ai dėneste si njė zog i trembur. Merret me mend lehtė se konfliktet tona tė brendshme u thelluan sė tepėrmi. Tashmė ato nuk mund tė quheshin mė krrisje, por ēarje tė thella. Situata u qetėsua diēka veēse atėherė kur djali filloi klasėn e parė nė sistemin arsimior australian. Shpejt ai nisi tė fliste njė anglishte tė shkėlqyer. Fatmirėsisht kjo bėri qė vetvetiu te shmangej disi prej gjuhės sė mėmės. Vija re se e donte shkollėn, se mėsonte mirė. Sikur m’u rikthye sėrish diēka qetėsia. Pėrsa i takonte gjuhės shqipe, tek im bir ajo konsistonte veēse tek ndonjė fjalė tepėr e pėrgjithshme si fjala vjen bukė, ujė, kripė apo ndonjė tjetėr. Pra po shndėrrohej plotėsisht nė njė material fosil.
    Vajza, pra fėmija e dytė na lindi nė mesin e vitit 1989 .Pikėrisht atėherė kur nė emėr tė mbrojtjes sė tė drejtave serbe ,gjatė festimit tė 600-vjetorit tė betejės sė Fushė-Kosovės kundra osmanėve (nė tė cilėn tok me ballkanasit e tjerė derdhėn gjakun edhe shqiptarėt), Sllobodan Millosheviēi ja hoqi barbarisht autonominė Kosovės. Pas kėsaj, pėr plot 10-vjet rresht, shqiptarėt njohėn njė diktaturė tė egėr qė kulmin e saj e pati nė pranverėn e vitit 1999. Sic dihet tashme boterisht ,kasapi i Ballkanit kreu njė genocid tipik hitlerian mbi popullsinė dėrmuese shqiptare nė Kosovė.
    Por edhe vajza porsi vellai i saj ,deri nė fillore gjuha e parė ju bė sėrbishtja. Shqipen pothuajse nuk e dinte fare. Anglishten e pėrvetėsoi vetėm kur u inkuadrua nė arsimin australian.
    Ngjarjet e viteve 89 e kėtej sollėn pėrsėri njė rėndim tė ndjeshėm nė marrėdhėniet tona bashkėshortore. Puna arriti deri atje saqė zėniet tona u bėnė tepėr shqetėsuese jo vetėm pėr fėmijėt, por edhe pėr komshinjtė tanė australianė. Pse ta fsheh, ata na kallėzuan nė polici. Por kulmin qe kur kėtij denoncimi ju bashkėngjit edhe ime shoqe. Ajo mė akuzoi se unė e kasha dhunuar. Sigurisht qė unė e mohova. Pikėrisht nė kėtė rast u bė fare e qartė se mes nesh gjithshka pat marrė fund. Fizikisht nuk u prangosa veē shpirtėrisht po. Pas kėsaj vendosa qė tė mos kthehesha mė nė shtėpi. Pėr disa javė rresht flija nė ndėrmarrje. Mungesa e fėmijėve po bėhej e paduruar. Rikthimi nuk lidhej me lutjet e gruas, por thjesht me lotėt e fėmijėve. Ishin ende tė parritur. Apo nuk mė shėmbėllente aq shumė vajza. Sikur tė mė kishte prerė kokėn. Bile edhe emrin (me lufte) ja pata vėnė si tė nėnės sime. Megjithatė emri nuk ndryshoi asgjė. Siē thashė rritja e saj u bė po e njėjtė si edhe e djalit.
    Duke qene se ime shoqe tanimė nuk shkonte mė nė punė, indoktrinimi i fėmijėve tė mi sa vinte e po bėhej mė i ndjeshėm. Nė mėnyrė tė veēantė kėtė e vija re te djali. Ai po shfaqte interes tė posaēėm ndaj librit. U lidh ngushtė me letėrsinė sllave tė botuar qoftė nė alfabetin cirilik e qoftė nė atė latin .Pak interesohej pėr letėrsinė angleze apo atė amerikane qė fare lehtė mund tė sigurohej nė Australi. Lexonte diēka edhe nga letėrsia australiane aq sa I imponohej nepermjet shkolles.
    Librat e Ivo Andriēit nuk i shqiste nga dora .Kishte raste kur me to edhe gdhihej. Madje nė kėtė kohė zuri tė hedhė nė letėr edhe vjershat e para ,tė cilat ja lexonte vetėm sė jėmės. Frymėzimin e gjente tek mitet serbe. Ndėrsa letėrsinė shqiptare nuk e njihte aspak sado qė jo pa qėllim i pata blerė tė gjitha librat e Kadaresė qė gjėndeshin nėpėr libraritė e Sidneit. Mes tyre kishte botime qė i kushtoheshin Kosovės. Novelėn “Qebaptorja e vjetėr” e lexoi me njė frymė njėsoj siē bėnte me librat e Andriēit. Fill pas kėsaj debatoi pėr herė tė parė me mua. Tha se populli serb ėshtė mė i qytetėruari, mė i kulturuari nė Ballkan e se Kosova nuk ishte gjė tjetėr veēse djep i Serbise. Mė therri nė zemėr ky debat. Nuk di ē’mė mbajti qė nuk e godita. Ndofta ngaqė djalit e po ashtu edhe vajzės nuk i kam vėnė dorė asnjėherė. Sidoqoftė indoktrinimi serb i tim biri pati marrė fund. Nuk zgjati shumė e pėrfundova i shtruar nga zemra nė spital. Atje lexova edhe njė histori tė Shqipėrisė nė anglisht, libėr tė cilin djali nuk e pati zėnė me dorė. Nė spital mė mbajtėn plot njė muaj.
    U grinjta, u thinja plotėsisht. Nė shtėpinė time po ndihesha gjithnjė e mė i huaj. Gruan e shihja dhe mė shihte si armik. Tamam nė kėtė kohė ktheva kokėn drejt vendlindjes. Mė kishte marrė malli shumė pėr tė. Kisha plot 21 vjet pa qėnė atje. Po ku tė shkoja? Babai mė pati bėrė hasha. Shumė vjet tė jetės sė tij, ai i pat shkuar burgjeve tė serbit. Lufta kish arritur pikun e saj. Theksoj se nuk jam ndonjė trim i madh pėr t’ju bashkuar rradhėve tė UēK-s, paēka se e adhuroja. Pas genocidit milosheviēian ju gjenda fare pranė bashkėkombasve tė mi, tė cilėt shteti australian i morri nė mbrojtje shėmbullore. Vizitat e shpeshta nė kampin e tyre krijuan acarim tė jashtėzakonshėm te gruaja. Si e marrė ajo shante e mallkonte pa prerė. Madje njė herė ndėrhyri edhe djali duke i thėnė se po e tepronte. Por ajo s’dėgjonte. Tamam kokė serbe.
    Shėndeti nuk po mė shkonte mirė. U shtrova pėr herė tė dytė nė spital. Pėrsėri njė muaj. Kėtė herė gruaja jo vetėm qė nuk erdhi vetė ,por pengoi edhe fėmijėt. Mė pikoi nė zemėr qė ata nuk erdhėn pėr tė mė vizituar. Marrazi nuk lejonte stabilizimin e plotė tė zemrės. Tok me daljen nga spitali dola pėrfundimisht edhe nga puna. Si njeri pa shpenzime tė mėdha ,fare lehtė mund tė jetoja vetėm me pėrkrahjen e shtetit. Pastaj kam puuar 20-vjet papushim. Mėnjanė kam vėnė diēka.
    Kulmi i marrėzisė arriti kur mora vesh se do tė fejohej djali. Me kapadajllėkun mė tė madh gruaja mė tha se ai do tė fejohej me njė vajzė serbe nga Nishi.
    - Eshte i vogel ,eshte femi… – reagova une.
    - Pėrse ėshtė i vogėl?! Pėrse ėshtė fėmijė,- turfulloi ajo. – Harrove veten ti? Edhe zotrote kur u fejove e u martove nuk ishe mė shumė se 20- vjeē. Edhe djali po kaq vjeē ėshtė si ti. Vajza ėshtė e mirė e prej njė familjeje po tė mirė. Pastaj do apo s’do ti djali do tė fejohet. Mė pas kur tė shkojnė nė Universitet le tė martohen. Ata tė dy nė njė shkollė do tė jenė.
    Fejesa e djalit u bė kur unė serish gjendesha i shtruar nė spital. Zemra nuk shkonte mirė. Kėtė herė mė mbajtėn plot dy muaj. Askush prej familjes sime nuk u duk pėr tė mė parė. Veē vajza qė e kisha pikė tė dobėt.
    Po ēmėndesha fare. Thashė se nuk jam ndonjė trim i madh, pėrndryshe vėrtet duhet ta kisha vrarė gruan. Veē tė tjerave ,fill pas fejesės sė djalit kish nisur tė mė brente krimbi i shqetėsimit pėr vajzėn .Sidoqė ajo ishte ende e pa rritur kisha frikė se mos gruaja ma lidhte perseri me ndonjė familje serbe. Prej saj tashmė pritej gjithshka. Bombardimet dhe hyrja e NATO-s nė Kosovė e patėn marrosur krejt.
    Pikėrisht nė kėtė kohė ndodhi mė e rėnda. Gjatė njė vizite tė krushqėve u grinda keqas me babanė e sė fejuarės sė tim biri. Nė tė vėrtetė ai ishte njė ēetnik i tėrbuar. Bile kishte marrė pjesė si officer reservist jo vetėm nė luftėn e Kroacisė, por edhe ne atė tė Bosnjes. Nė Australi, pat ardhur si refugjat, paēka se mundesh tė ishte edhe njė kriminel i kėrkuar lufte. Nuk la gjė tė zezė pa thėnė pėr NATO-n, pėr Bill Klintonin, Toni Blerin, Madalen Ollbrajtin e pėr UCK-nė. Bile nė jė cast na shau aq keq ne shqiptarėt sikur unė tė mos isha fare atje. M’u ngrit gjaku, m’u errėn sytė e dhoma m’u bė terr. Kupa qe mbushur. Vetiu u gjenda nė kėmbė e zura tė ulėrija. Aq rėndė kam sharė saqė ėshtė turp ti zė ato fjalė nė gojė. Dridhesha i tėri nga nevrikoja.
    Dhoma u zhyt nė njė heshtje tė thellė varri. Tė gjithė mė shihnin me sy tė shqyer. Gruaja qe bėrė dyll e verdhė nė fytyrė. Krushku i hutuar shihte drejt e nė sy tė shoqen e tij. Vajza qe mbledhur grusht nė ndenjėsen e saj tė vogėl. Heshtjen e varrit e theu veēse shpėrthima rėnkuese e nuses e cila pėr tė fshehur lotėt mbuloi fytyrėn me duar e pothuajse me vrap doli jashtė nė oborr. Pas i vajti im bir. Ndėrkohė krushku e mblodhi veten e qe ngritur nė kėmbė. I tha serbisht pėr tu ngritur tė shoqes e bėri drejt derės. Duke ikur ime shoqe i preu rrugėn dhe e ndali. Nė tė njėjtėn kohė duke vėshtruar nga unė u shpreh:
    - Shqiftar i ndyrė…
    Njė shtysė e ēuditshme, e jashtėzakonshme mė bėri tė lėvizja. U gjėnda ballė pėr ballė me tė. E godita aq fortė nė fytyrė sa qė ra si e kėputur nė krahėt e krushkut. Ishte e para herė dhe e fundit qė e godisja. Nuk morra vesh se ē’ndodhi mė tej veēse diēka nuk do e harroj deri sa tė rroj. Tek po dilja jashtė shtėpisė pashė vajzėn time pėr herė tė fundit. Qe mbledhur grusht nė ndėnjėsen e saj dhe lotonte nė heshtje. Ndjeva sėrish tė mė dridhej trupi. M’u duk si jetime. Tamam si ato fėmijėt e Kosovės pa nėnė e pa babė tė cilet i transmetonte televizioni australian. Ika. Humba nė terr. Nuk dija se ku po mė shpinin kėmbėt. S’pata mėndje tė mirrja as makinėn. Pas disa minutash mė sollėn nė vete dritat e forta tė njė klubi nate. Ktheva kokėn pas .Shtėpia ime pat humbur nė terr pėrgjithmonė.
    Shpejt u vendosa nė Melburn. Ndryshe nga Sidnei, nė kėtė qytet shqiptarėt janė mė tė shumtė. Zura sėrish punė nė njė uzinė hekuri. Emigrimi im i zgjati plot shtatė vjet. Nė vitin e gjashtė erdhi pėr tė me takuar vajza. Po bėnte njė shėtitje me klasėn nė Melburn. Ishte rritur e zbukuruar. Kur mė pėrqafoi e mu fut nė goks nuk i mbajta dot lotėt. Sikur po ndihesha unė fėmijė para saj. Nė mbrėmje e ēova nė “Crown”, nė njė nga vendet mė tė bukura tė qytetit. Kaluam njė darkė tė shkėlqyer. Tė nesėrmen nė mėngjez nuk vajta nė punė. E pėrcolla vajzėn deri nė stacionin e trenit, nė Flinder Strit. U ndamė. Lotėt e saj njomnin me dėnesė xhamin e dritares sė madhe.Aty per aty ndeza nje cigare .Pata harruar plotesisht rregullat e prera australiane. Nuk di nė do ta shoh mė bijėn time. Shpatull kėrrusur e i harkuar bėja drejt daljes. Per herete pare po endjeja veten si te plakur.Kete situate te trazuar nuk e pata perjetuar as edhe neper spitale.Kur dola jashtė nuk kuptova asgjė. Binte shi apo lotoja unė.
    Pas njė viti morra vesh se vajza qe fejuar. Me njė serb. Brenda ditės pėsova atakun e parė. Mė shtruan urgjentisht nė spital. Pasi dola nisa tė pėrgatisja ikjen time. Pėrse duhet tė vdisja si qen rrugėve tė huaja. Nė fund tė fundit kockat tė mė treteshin nė vendin tim.
    Ikja qe reaktive. Nė mirėkuptim tė plotė me zemrėn e cfilitur.

  2. #2
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Mosha
    36
    Postime
    705
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Pershendetje!
    (pasi qe keni publikuar kete histori tragjike, po marr guximin te shkruaj mendimin tim. Sigurisht, me qellim te mire)

    Jeta nganjehere eshte shume e poshter, po deri diku edhe vete ndikojme ne rrjedhat e saj. Kshtu qe cdohere gabimet te kthehen si bumerang dhe ne menyren qe nuk ta merr mendja. Me vjen keq per ty si shqiptar dhe si burre i moshuar,por mendoj se nuk te mbetet tjeter vecse te mundohesh te fillosh nje jete te re, dhe me e rendesishmja TE MESOSH NGA GABIMET, dhe ti keshillosh te rinjte (se besa ja kan fillu me te madhe me te huaj).

    Po sidoqofte mendoj se ke mundur te besh dicka me shume,sidomos me vajzen.

    Rrofsh
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,683
    Faleminderit
    2
    25 falenderime nė 22 postime
    Gjak i perzier jete e perzier , Kjo eshte nje mesim per te gjith ata qe nuk degjojne prinderit per te pakten te shtyjne vendimet e tyre ne nje kohe tjeter kur do jene me te pjekur.

    Megjithate une do te jepja nje keshille :

    Askush nuk duhet te jete me i rendesishem se jeta jote gje qe do te thote se cdo problem qe te bie gjate jetes duhet ta zgjidhesh duke mos demtuar veten si nga shendeti dhe probleme te tjera, pasi edhe femijet nuk i ndihmon dot kur nuk je me ne kete jete , pra ne radhe te pare mendo gjithmone per vete.

    Uroj qe te keni gjetur ekuilibrin e duhur i cili do tju beje mire edhe per shendetin .

    pergezimet e mia per shkrimin
    larguar forever

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2006
    Postime
    26
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    uffff sa kot per bes

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Faleminderit
    3
    12 falenderime nė 11 postime
    jete shume e hidhur, me vjen keq por uroj te gjesh paqen tani qe u ktheve ne atdhe, sepse ne shqiptarve vetem atje na prehet shpirti! te uroj me gjithe zemer te gjesh qetesine e munguar pas kaq vitesh!
    failure is not an option!

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,237
    Faleminderit
    3
    22 falenderime nė 22 postime
    skam cthem por shqipot ne ne emrigrim e kan prisdh muabetin
    Partizoni

  7. #7
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    thesprot-ēami,komplimente per shkrimin qe ke bere.Eshte shum i trazuar,e lexova te terin dhe me la teper pershtypje.Faleminderit qe e tregove ket ngjarje ne forumin shqiptar.Ja kalofsh sa me mire ne te ardhmen.

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 09:52
  2. Vendlindja
    Nga flurans ilia nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:48
  3. Rrėfime empirike me motive koherente
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 13:31
  4. Rrefime...
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-11-2005, 15:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •