Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1

    Përkujtohet në Sarandë dita e masakrës ndaj çamëve

    Me 27 Qershor perkujtohet genocidi grek kunder popullsise shqiptare te Camerise.

    Qe nga viti 1994 eshte shtuar dhe nje date me shume ne vargun e gjate te perkujtimeve dhe pervuajtjeve gjithshqiptare.
    Ne kete date perkujtohet me dhimbje genocidi dhe terrori grek kunder popullsise autoktone shqiptare te Camerise.
    Do te ishte nje detyrim dhe per anetaret e ketij forumi qe te shprehin ndjenjat e tyre lidhur me kete fakt historik, fakt qe nuk ka lejuar dhe nuk lejon perparimin e maredhenieve te dy shteteve dhe te dy popujve.
    Pavaresisht nga ajo se cfare thone politikanet, pavaresisht nga deshira e dy popujve tane per te jetuar ne paqe dhe miqesi, jane keto ngjarje qe ende nuk po e gjejne rrugen e zgjidhjes, qe e mbajne ende ne tension politiken greko-shqiptare dhe po ashtu mbajtjen e nje atmosfere mosbesimi ndermjet dy popujve.
    Ndaj shqiptareve ne Cameri dhe ne pjeset e tjera te jugut eshte ushtruar terror dhe dhune.
    Mijera shqiptare jane vrare dhe djegur, grabitur e dhunuar nga qeveria, ushtria dhe bandat greke.
    Kjo nuk duhet te harrohet kurre dhe nese shteti dhe populli grek mendon seriozisht ne marredheniet e fqinjesise se mire, atehere ata duhet qe menjehere te merren seriozisht me kete ceshtje.
    Ata duhet ta njohin genocidin kunder shqiptareve dhe mbi kete baze ata duhet se pari te kerkojne te falur publikisht dhe me pas te zgjidhin te gjitha problemet qe ekzistojne, ne respekt te ligjeve dhe konventave nderkombetare.
    Sot eshte koha me e mire qe greket te merren seriozisht me kete ceshtje sepse nese do te tentohet qe te injorohet, sic eshte bere deri tani, atehere e ardhmja europiane e te dy popujve do te jete jo shume premtuese.
    Faktori shqiptar, ne te gjitha aspektet, po forcohet nga dita ne dite dhe neser ai do te jete nje faktor shume i rendesishem.
    Askush te mos mendoje se varferia dhe gjendja e veshtire ekonomike do ti detyroje shqiptaret te harrojne masakrat dhe varret.

    Kete duhet ta marre ne konsiderate politika greke!
    Sa me heret aq me mire!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-06-2006
    Postime
    1

    Exclamation Përkujtohet në Sarandë dita e masakrës ndaj çamëve

    Neser ne Sarand zhvillohet njé manifestim, ne memorje tà gjenoçidit to popullsis çame dèbuar me fore nga trojet e tyre. Qereria Greke dhe mbas 60 vjetesh nuk lejon (turp!!) kthimin ne trojet e tyre. Kush munde to marrè pjese sepse eshte e rendesishme. Faleminderit.

  3. #3

    Përvjetori i masakrës, çamët marshojnë drejt kufirit me Greqinë

    Komuniteti çam ka zhvilluar dje në Sarandë një tubim në përkujtim të të vrarëve gjatë spastrimit etnik

    Përvjetori i masakrës, çamët marshojnë drejt kufirit me Greqinë

    Thoma Nika

    “Ne kërkojmë vetëm rikthimin në pronat tona si shtetas grekë me kombësi shqiptare”,- thanë përfaqësues të komunitetit çam

    Shteti grek përfundoi spastrimin etnik të Çamërisë 62 vite më parë duke vrarë mijëra shqiptarë të Çamërisë

    Sot marshohet drejt Qafëbotës ku do të vendosen qirinj e lule në kufi me Greqinë

    Komuniteti çam në Sarandë dhe çamë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur dje në një tubim në qytetin e Sarandës, në përkujtim të 27 qershorit të viti ’44, kur shteti grek kreu spastrimin përfundimtar etnik në Çamëri. Saranda ishte mbushur dje me çamë të mbërritur nga shumë qytete të Shqipërisë, nga përfaqësues të PDI- së, përfaqësues të shoqatës së Çamërisë dhe shumë përfaqësues të tjerë të shoqërisë. Ditën e sotme komuniteti çam dhe përfaqësuesit e tyre do të marshojnë në shenjë simbolike drejt Qafëbotës, në kufi me shtetin grek, ku do të vendosin qirinj dhe lule në përkujtim të mijëra të vrarëve 62 vite më parë. “Një fat edhe më të zi dhe dhimbje më të thellë kemi për 2900 të vrarët e 2400 të vdekurit nga uria gjatë dëbimit nga shtëpitë e tyre në Çamëri, pasi ata janë pa varre ku mund të vësh një lule a kurorë.” Me këtë argument ka nisur tubimi masiv i më shumë se 300 vetëve me origjinë dhe prejardhje çame nga i gjithë vendi, të mbledhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin e lojërave me dorë "Aleko Dajko" të qytetit të Sarandës. Së bashku kanë përkujtuar 27 qershorin e 62 viteve më parë, kur mbi popullsinë çame u ushtrua genocidi grek. Shoqata politiko-atdhetare "Çamëria" dhe Partia për Drejtësi e Integrim janë bërë iniciuese të takimit të djeshëm për të mos harruar genocidin e ushtruar, përndjekjen dhe gjakosjen që ka përjetuar popullsia çame në fundqershorin e vitit 1944. Hekuran Halili, kryetar i degës lokale të Sarandës për shoqatën "Çamëria" tha se “asaj që thuhet shpesh, se rruga e Shqipërisë për Europë kalon nga Shqipëria i duhet shtuar edhe se rruga e Greqisë për dinjitet kombëtar, për të drejta ligjore dhe njerëzore në Europën e Bashkuar, kalon edhe nga Shqipëria e Çamëria, nga njohja dhe zgjidhja e problemit çam.” Fjalëmbajtësit në këtë tubim kanë kërkuar kthimin në shtetin grek si shtetas grekë me kombësi shqiptare, pa ndryshim kufijsh në pronat e braktisura 62 vjet më parë, në respektim të plotë të shtetit, ligjit dhe shoqërisë greke. Ndërkohë që është shprehur besimi se kjo do të ndodhë si rrjedhojë e mendimit të ri të politikës dhe bashkëjetesës europiane. 27 qershori shënon në kalendarin ditëve të shumta tragjike të shqiptarëve spastrimin përfundimtar etnik të Çamërisë, dëbimin me dhunë të çamëve nga trojet e tyre. "Kujtojmë bashkësinë ndërkombtare se çështja çame mbetet një plagë e hapur dhe zgjidhja e saj do t'i shërbejë forcimit të demokracisë në rajon, marrëdhënieve të miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë",-u shpreh në tubim kryetari i PDI, Tahir Muhedini. Disa krijues e përshëndetën takimin duke sjellë frymëzime poetike nga drama e Çamërisë, ndërsa ansambli "Thesprotia", me artistë nga qyteti i Vlorës dhe Fierit, dha një koncert artistik për të pranishmit. Hotelet e Sarandës kanë qenë të hapura pa pagesë mbrëmë në shenjë solidariteti për mijëra njerëz të ardhur nga qytete e krahina të banuara në shumicë nga komuniteti çam, si Vlora, Elbasani, Shkodra, Shijaku, Durrësi, Tirana, Fieri, Lushnja, Rrogozhina, Kavaja etj. Sot pritet të marshohet drejt Qafëbotës, pikëtakimit kufitar me tokën greke, ku në mënyrë simbolike do të ndizen qirinj e do të vendosen lule në përkujtim të viktimave të genocidit grek mbi popullisnë çame, pasi varret masive të tyre janë përtej kufirit tonë shtetëror, ndërkohë që memoriali kushtuar kësaj date të historisë çame, ngrihet në qendër të qytetit të Konsipolit.

    25/06/2006

    Shekulli

  4. #4

    Marshimi ynë deri në centimetrin e fundit të kufirit

    Kryetari i shoqatës "Çamëria", Servet Mehmeti, flet për gazetën “Shekulli” pas tubimit në Sarandë

    “Marshimi ynë deri në centimetrin e fundit të kufirit”

    Th.Nika

    Kryetari i shoqatës "Çamëria", Servet Mehmeti, u shpreh dje për “Shekulli”-n se në Qafëbotë do të zhvillohet një ceremoni paqësore ku do të vendosen lule dhe qirinj, pasi në tokën greke, ku ndodhen varret masive të çamëve të vrarë, nuk u lejohet të hyjnë. Ai thotë se çështja çame duhet të marrë një zgjidhje sa më shpejt.

    Mendoni se ka ndryshuar diçka në vullnetin për zgjidhjen e çështjes çame?
    Po, ka disa reflektime. Në kuptimin që nuk ndihet më ashpërsia e mëparshme në trajtimin dhe pranimin e njohjes së problemit. Kjo, ndoshta falë edhe asaj se është kuptuar që ne e kërkojmë të na vijë zgjidhja vetëm në rrugë paqësore. Ura e miqësisë është me dy këmbë, nga të cilat një është minoriteti etnik grek, i pranishëm në vendin tonë dhe tjetra, që është zgjidhja e problemit çam.
    Çfarë mendoni se i takon Greqisë të bëjë?
    Duke qenë Greqia vend i komunitetit europian, i takon asaj në radhë të parë të korrigjojë pasojat e veprimeve të strukturave të asaj kohe. Është në nderin e shtetit, të politikës dhe shoqërisë greke ta marrë ajo nismën e zgjidhjes që ne kërkojmë, kuptohet, me shtetin shqiptar. Sa më shpejt të trajtohet e të vijë zgjidhja, aq më mirë është për të dy vendet, si dhe për miqësinë e vërtetë, duke dhënë provën e goditjes së nacionalizmave të vjetra.
    Nënshkrimin nga vendi ynë i marrëveshjes së stabilizim-asociimit e shikoni si një shans më shumë për të ecur më shpejt drejt zgjidhjes?
    Natyrisht, kjo pozicionon edhe bashkimin europian, me të cilin ne kemi tashmë një dokument me vlerën e kontratës. Ky kuadër ndihmon për pastrimin e padrejtësive që kanë mbetur deri sot. Një komunitet si ai europian që bashkon vendet anëtare dhe kandidate të tij, patjetër që duhet të thotë fjalën e vet.
    Ka një komunikim të drejtpërdrejtë sensibilizues dhe argumentues nga ana juaj me struktura të posaçme të tij?
    Ky komunikim është dendësuar dhe institucionalizuar nga shoqata, duke bërë jo vetëm qarje e kërkesa, por edhe duke argumentuar me dokumente historike të pakundërshueshme, ndaj të cilave shohim se po reflektohet.
    Me se lidhet është i lidhur 27 qershori, pse njihet ajo si data simbol e genocidit?
    27 qershori ka marrë miratimin ligjor të parlamentit shqiptar si datë simbol, si dita kombëtare e genocidit ndaj shqiptarëve çamë nga shovinizmi grek.
    Historikisht çfarë ka ngjarë atë ditë të '44-ës?
    Spastrimin etnik me anë të dhunës, masakrimeve dhe dëbimeve bandat e Zervës e nisën pikërisht më 27 qershor të 1944, në Paramithi, që ka qenë një masakër e tmerrshme.
    Sa janë të vrarët e asaj dite?
    Brenda dy ditësh janë vrarë mbi 600 vetë: fëmijë, gra, burra, pleq.
    Cila është arsyeja që nesër do t'i drejtoheni Qafëbotës dhe jo memorialit që ngrihet në Konispol?
    Tubimi ështlë shumë paqësor dhe sensibilizues. Atje do ndezim nga një qiri e nga një lule në centimetrin e fundit të kufirit shtetëror, me që nuk lejohemi të vemë kurora në varret masive në brendësi të tokës greke, në gjithë territorin grek të Çamërisë. Njëherësh një varr masiv gjendet edhe këtej kufirit, në Kllogjer, ku gjithashtu do të shkojmë për homazhe.

    25/06/2006
    Shekulli

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

  6. #6

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga Çamëria, trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve

    Dëbimi i çamëve nga Greqia, pas marrëveshjes së Zervës me gjermanët

    Denion Ndrenika

    "Do të dëshiroja të dija rreth kësaj eksperience unike, me pasojë dëbimin e çamëve në 1940-ën, (dhe) pamundësinë e tyre për t’u kthyer në Greqi për t’iu plotësuar kërkesa e tyre e drejtë për rikthimin e pronës". Me këto fjalë i është drejtuar më 20 qershor 2002, Chadëick R. Gore, Këshilltari i stafit të Komitetit amerikan të Helsinkit, përfaqësuesve grekë në lidhje me çështjen e pronave çame. Takimi u bë ndërsa një javë më vonë, më 27 qershor mbusheshin 59 vjet nga masakra e Paramithisë në Çamëri. Më tej Gore vijonte: "Do të dëshiroja të pyesja për një tjetër grup etnik, të cilit nuk mendoj se i kushtohet shumë vëmendje, çamët (do të dëshiroja të dija rreth)… kësaj eksperience unike me pasojë dëbimin e tyre në 1940-ën, (dhe) pamundësinë e tyre për t’u kthyer në Greqi për t’iu plotësuar kërkesa e tyre e drejtë për rikthimin e pronës. Do të dëshiroja të dija se çfarë mendon ndonjëri prej ju të treve në lidhje me këtë çështje, dhe nëse shikoni se mund të bëhet diçka për ta ndrequr’’. Sakaq, zbulimet britanike në dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame ishin kryer nga Napolon Zerva, komandanti i trupave të EDES-it, të cilët kishin bërë marrëveshje me Gjermaninë naziste që të merrnin kontrollin e Çamërisë sapo trupat hitleriane të largoheshin. Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke, Kouvras, më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailoviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22-të të ushtrisë gjermane. „Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga Çamëria, trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Një incident që ndodhi rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi reprezaljet e forcave të Zervës, të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia”, -thuhet në një raport britanik të majorit Palmer, zyrtar i misionit anglez në Shqipëri. Palmer kishte vëzhguar vetë terrenin në Greqinë e Veriut me misionin „Forca 399“, dhe ishte evidentuar edhe një fakt tjetër, ai mbi shifrën e dhënë (nga Palmer) për dëbimin e 1 930 shqiptarë çamë në atë që u quajt „Gjyqi i kolaboracionistëve“, të zhvilluar në 1945-1946, në Janinë, shifër e cila përkonte me dyshimin se 200 çamë ishin bashkëpunëtorë të pushtuesit. I njëjti major, Palmer, nga ana tjetër, dëshmonte me dokumentacion se 700 çamë kishin luftuar në radhët e partizanëve grekë të ELLAS-it. Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme, sado që ishin të qortueshme.

    Shekulli

  8. #8

    Camet :perkujtim Dinjitoz I Eksodit Te Imponuar

    CAMET :PERKUJTIM DINJITOZ I EKSODIT TE IMPONUAR

    62 vjetori i genocidit grek ndaj cameve, u perkujtua me lule ne varreza, marshim dhe proteste.Karvani i 3500 njerezve, marshoi dje drejt Qafe Botit dhe fshatit Klloq te Sarandes

    "Duam te na kthejne pronat dhe te trajtohemi si minoriteti grek ne Shqiperi, dhe si ai shqiptar ne Greqi, pa i ndryshuar kufijte" ishin fjalet qe zgjodhen dje ne proteste 3500 camet pjesemarres. Te veshur me blusa te bardha me shenjen e deges se ullirit qe simbolizon paqen, kane kerkuar te kthehen ne trojet e tyre ne menyre paqesore.

    Ja cilat te Drejta Universale u jane shkelur cameve:

    Neni 15
    "Askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij".

    Neni 6
    "Njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast".

    Neni 3 i Konventes Evropiane
    "Askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive"

    Eglantina Nasi

    Nje perkujtim dinjitoz nga ana e popullates came ne Shqiperi, i eshte bere dje dites qe perkon me 62 vjetorin e debimit te tyre nga territoret e tyre etnike. Eksodi i imponuar dhunshem nga ana e shtetit grek, dje u kujtua me lule ne varreza, protesta dhe nje karvan i gjate prej 3500 vetash qe marshoi drejt Qafes se Botes dhe fshatit Klloq.

    Qafa e Botes, ky vend ne kufi me Greqine, 62 vjet me pare u be nje porte hyrese per te gjithe ata qe u debuan dhunshem nga trojet e tyre etnike ne territorin qe i perket zyrtarisht shtetit grek. Por qe para vitit 1913, ka qene toke shqiptare. Por radha e gjate e mijera cameve marshoi me autobuza edhe drejt fshatit Klloq.

    Aty ka edhe nje varreze te madhe camesh, diten kur shkelen ne token shqiptare te debuar nga shtepite e tyre ne territorin grek. Pikerisht ne keto varreza, camet dje kane vene buqeta me lule ne perkujtim te dites se nemur. Nderkaq, ne tubimin e madh me shume pjesemarres, ne fjalen e tij, kryetari i shoqates "Cameria" Servet Mehmeti, do te kujtonte para te gjitheve genocidin e ushtruar nga popullata greke kunder asaj shqiptare.

    Sipas tij, ka ardhur koha qe institucionet nderkombetare qe mbrojne te drejtat e njeriut ne vendin tone, ta marrin parasysh ceshtjen came dhe te reagojne duke urdheruar venien ne vend te te drejtave te neperkembura te kesaj popullate.

    Kerkesat e njohura te cameve

    Kerkesa per kthimin e pronave qe zoterojne brenda territorit grek, ishte e para qe protestuesit e djeshem te tubuar ne kufirin grek, ngriten te paren. Nderkaq, ata permenden edhe farin e respektimit te te drejtave te tyre si nje komunitet i caktuar. "Duam te na kthejne pronat dhe te trajtohemi si minoriteti grek ne Shqiperi, dhe si ai shqiptar ne Greqi, pa i ndryshuar kufijte" ishin fjalet qe zgjodhen dje ne proteste 3500 camet pjesemarres.

    Te veshur me bluza te bardha me shenjen e deges se ullirit qe simbolizon paqen, kane kerkuar te kthehen ne trojet e tyre ne menyre paqesore. Mbeshtetes te ketij tubimi kane qene Shoqata "Cameria", Instituti i Studimeve "Cameria", te mbeshtetur nga Partia per Drejtesi dhe Integrim Evropian dhe Instituti i Studimeve "Cameria". Gjithe te tubuarit, me pankarta te duar, hodhen thirrjet e tyre per respektim te drejtash. Protesta zgjati rreth dy ore dhe me pas te gjithe u shperndane ne menyre paqesore.

    Cfare te drejtash Universale iu jane shkelur Cameve?

    Ceshtja came lindi si problem i mprehte ne marredheniet mes dy vendeve, Shqiperise dhe Greqise qe ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 dhe u perligj pas vendimeve te konferences se Ambasadoreve Londer 1913, ku Cameria u shkeput dhe iu dha Greqise. Si rezultat i spastrimit etnik (genocidit) qe u be ne 1944 1945 ne krahinen e Camerise u debuan 30.000 shqiptare myslimane te cilet gjeten strehe ne Republiken e Shqiperise nga ku jetojne edhe sot.

    Camet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e Greqise veriperendimore. Per greket kjo zone njihet si Threspotia, ndersa per shqiptaret si Cameria. Ne lidhje me ceshtjen came, jane shkelur disa te drejta Universale te Njeriut, si pershembull neni 6 ne te cilin thuhet se njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast.

    Apo neni 15 i Deklarates Universale te te drejtave te njeriut, ku thuhet se "askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij". Ndersa ne protokollin numer 4 te Konventes Europiane ne nenin 3 thuhet se "askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive" (ka ndodhur me popullsine came)".

    Absurdi, ende nje ligj lufte me Greqine

    Fakti me absurd eshte se mes dy vendeve tona, Shqiperi dhe Greqi, ende eshte ne fuqi ligji i Luftes, i cili u nenshkrua mes Greqise, Italise dhe Shqiperise ne vitin 1940. Ky ligj eshte i qellimshem dhe dashakeq me rastin e Shqiperise pasi vendi yne nuk ishte protagonist i luftes dhe ajo vete ka qene e pushtuar nga Italia.

    Megjithate, ligji i Luftes u la ne fuqi per Shqiperine, por kishte probleme me te drejtat e shqiptareve ne pergjithesi dhe te shqiptareve came. Ne fakt, sipas studiuesve, camet duhet te jene shtetas greke duke respektuar te drejtat nderkombetare te caktuara, pavaresisht se ne vitin 1953 iu eshte dhene shtetesia shqiptare ne menyre kolektive nga regjimi i atehershem socialist. Por mesa duket kesaj popullsie nuk iu hoq shtetesia greke dhe iu dha ajo shqiptare kolektivisht dhe pa kerkese nga ana e tyre per ta bere nje gje te tille.

    Perse kete ligj lufte, Greqia e shtrin edhe per popullsine came, kur ne fakt ajo ka qene ligjerisht greke, pra shtetas greke, megjithese me origjine shqiptare? Eshte thene publikisht ne parlament nga ish kryeministri Fatos Nano se me Greqine eshte hequr ligji i Luftes, edhe nga kryeministri aktual Sali Berisha eshte thene nje gje e tille. Por ende nuk eshte realizuar nje gje e tille. Nderkaq, ekzistenca ende e ketij ligji lufte, ben qe gjykatat greke te bazohen ne baze te tij, duke demtuar ne kete menyre komunitetin cam.

    Cfare permbante ligji i Luftes?

    Ne vitin 1941, shteti helen shpalli ligjin e Luftes me Shqiperine. Arsyeja per te marre kete vendim u be pushtimi qe i beri Italia, duke perdorur si baze Shqiperine. Qe nga ajo kohe e deri me tani, ligji nuk eshte shfuqizuar. Ai vazhdon te jete ne fuqi, megjithese dy vendet kane nenshkruar traktatin e paqes.

    Me 7 prill te vitit 2004, shoqeria 'Cameria' ne bashkepunim me disa deputete te legjislatures se kaluar, hartuan nje projekt rezolute drejtuar Parlamentit te Republikes se Greqise, Parlamentit Evropian, Kongresit Amerikan dhe parlamenteve te vendeve nenshkruese te Deklarates Universale. Ne kete projektrezolute kerkohej qe te gjitha institucionet te perdornin te gjithe autoritetin e tyre per korrigjimin e nje padrejtesie historike mbi popullsine e martirizuar came, ne respektimin e te drejtave te njeriut. Ky projekt u rrezua nga Kuvendi.

    26-06-2006
    Koha e Jone

  9. #9
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315

    Perkujtimore ne kufirin Jugor

    Qafë Botë- Organizatorët e tubimit të çamëve në kufirin grek dhe policia shqiptare kanë rënë dakord që homazhet të mos zhvilloheshin në vijën ndarëse të kufirit, por disa qindra metra në brendësi të territorit shqiptar. Kjo është bërë për të shmangur ndonjë incident dhe për të mos provokuar Greqinë. Qindra shqiptarë të Çamërisë u mblodhën dje ne Qafë Botë, në kufi me Greqinë, ku bënë homazhe dhe vendosën lule e qirinj, në përkujtim të të afërmëve të tyre të masakruar në vitin ’44. Organizatorët e tubimit në Qafëbotë thonë se kishin kërkuar edhe ceremonialin ta bënin më poshtë, në fushë. Por duke u vlerësuar më afër doganës greke të Qafëbotës dhe për të mos u "përkthyer" keq nga fqinjët, që janë në punë të tyre, policia vendosi që gjithë takimi të bëhej më në brendësi. Kjo u respektua, kështu u bë dhe çdo gjë shkoi mrekullisht mirë. Jo më pak se 50 autobusë dhe 500 automjete private udhëtuan drejt Qafëbotës. Me ta u bashkuan edhe qindra fshatarë nga krahina e Konispolit e komuna e Markatit, duke shënuar kështu tubimin paqësor më masiv të organizuar ndonjëherë kushtuar problemit çam. Djemtë që kishin në “t-shirtet” e tyre simbolin e paqes, një gjethe ulliri të dredhur në trajtën e gërmës "'Ç", që është edhe logo e partisë për drejtësi e integrim, u bënë si "vijat e bardha" për rregullsinë e ecurisë së organizimit. Shkallët e stadiumit të lojërave me dorë në Sarandë dy ditë më parë dhe gryka e Qafëbotës dje gjëmuan nga thirrjet "E duam Çamërinë". Të rinjtë e mbushur me energji rrezatonin entuziazëm sa thoshe se dje në duart e tyre ishin jo tapitë, por "çelësat" e pronave që kërkojnë, ndërkohë që gra e burra në pleqëri të thellë përloteshin duke qenë këtu si para pragjeve të shtëpive dhe ullinjve që lanë në Pargë, në Paramithi, në Filat e gjetkë. Duke folur me ta, merr vesh se ata nuk ngatërrrojnë shtetin e sotëm grek me atë që kanë bërë kundër tyre bandat e Zervës më 1944. Si folësit edhe dëgjuesit janë në një mendje kur thonë se në zgjidhjen e çështjes çame çon jo emocioni, por argumenti, jo urrejtja, por dialogu, jo heshtja, por sensibilizimi. Posterat që ngrihen lart nga duar që nuk arrijnë të duken për shkak të dendësisë së manifestuesve paqësorë, përcjellin mesazhe të shkruara në gjuhën shqipe, greke dhe atë angleze. "Një buqetë lule për varret e të parëve tanë", lexonte njera. "Çamëria është çelësi i miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë", tjetra. E kështu me radhë, të gjitha të "qëruara" nga bërtitjet e urrejtja dhe duke bërë ftesë për zgjidhje pronësore pa ndryshim kufijsh. Thelbi i kërkesave të çamëve është përmbledhur në njohjen e të drejtës së pronës mbi tokat, banesat dhe pasurinë tjetër, të regjistruar në kadastrën greke dhe në tapitë e çamëve. Ata duan që të fitojnë pronën, të fitojnë edhe shtetësinë greke duke qenë njëherësh shtetas shqiptarë e me kombësi shqiptare. E gjitha kjo është "shqip" nga lartësia e foltores, formuluar nga Servet Mehmeti në cilësinë e kryetarit të përgjithshëm të shoqatës "Çamëria", nga Tahir Muhedini, kryetar i PDI, që mendohet si parti e çamëve, e deri te ajo nxënësja vlonjate që me recitimin e saj vibrues rikrijoi tablo nga drama e dëbimit. Një grup fëmijësh të veshur në kostumet e hijshme popullore të krahinës së Çamërisë, të vendosura dorëpërdore me gjyshërit e gjyshet e tyre, u lejuan të venë tufa lulesh e të ndezin qirinj disa metra tej "gardhit" që nuk mund të kapërcehej nga të gjithë. Atë çast pamë të moshuar që riteve të vënies së luleve dhe ndezjes së qirinjve, i shtuan edhe puthjen e gurëve aty rrotull, duke i menduar ata si kryet e të parëve të shuar nën dëbimin masiv. Në fshatin e braktisur Kllogjer, konturet e ca varreve që nuk ekzistojnë më, u mbuluan nga kurora me mbishkrimin "Në kujtim të viktimave çame" dhe nga lulet plot ngjyra që mbanin në duart që u dridheshin nga emocioni fëmijëve e pleqëve.

    I moshuari: “Unë, dëshmitari i masakrave në Çamëri”

    "Edhe këtu në Kllogjer ka patur një varr masiv, -tregon Xhelo Zeqiri, poet i moshuar i ardhur nga Lushnja-se ç'mund t'i bënin ata dhjetëra burra, gra e fëmijë që vdiqën rrugës nga uria?". Ai thotë se ka ardhur vetë i tetë nga Lushnja. Thotë se ka qenë fëmijë 9-vjeçar më 44-ën dhe ka të fiksuara skenat e llahtarshme të ikjes. "Napolon Zerva e gënjeu myftiun e Paramithisë, Sali Afuzin,-tregon ai,- duke i lënë të kuptojë se asgjë e keqe nuk do t'i vinte. Por pikërisht në ditën e nisjes së genocidit, më 27 qershor, kaloi në satër në Vanar atë e 12 frymë nga fisi i tij". Pastaj flet për Pargën, ku mban mend se paniku i përhapur ishte edhe më i madh. Dhe të gjithave u vë një si kapak të florinjtë, kur thotë se në Qafëbotë ka ardhur për Çamërinë dhe jo për ato qindra rrënjë ullinj, qindra dynym tokë apo 120 koshere me bletë. Në takim me dëshmitarë të tjerë okularë të masakrës mësojmë se kujtesa e tyre ka të regjistruar epideminë dhe urinë e papërballueshme që pllakosi në ecje e sipër, që në vasilikua të Konispolit e deri në Kloogjer e Ksamil, ku janë shuar më shumë se 400 jetë njerëzish brenda një dite."Vetëm nga të shpërngulurit nga fshati i Volës së Arpicës,-sipas tyre,-kanë vdekur 104 vetë".
    SHEKULLI

  10. #10

    27 Qershor dita e Gjenocidit Cam

    Ne fillim nje perkujtim per gjithe ata qe u vrane u torturuan dhe u shpergulen nga tokat e tyre nga shovinizmi grek, i perjetshem kujtimi i tyre.

    Shpresoj qeveria jone te bej nje monument perkujtimi per keta ne tokat e tyre
    .

    27 Qershor dita e gjenocidit grek mbi popullsine came.

    Spastrimi etnik dhe debimet ne vitin 1944

    Spastrimi etnik ndaj popullsise çame ne mase nisi me 27 qershor 1944, duke çuar ne realizimin e planit grek per nje Çameri jashte Shqiperise.

    Masakrat e fundit fizike ndaj popullates çame datojne me vrasjet dhe therjet e burrave, grave, femijeve e pleqve ne Paramithi dhe vazhduan ne te gjithe krahinen, deri ne mars te vitit 1945, ku se fundi u shperngulen me dhune çamet musliman nga vatrat e tyre.

    Ky ishte akti me fatal per Çamerine, e cila e pagoi me humbjen e 10 % te popullsise se saj.

    Gjithashtu, pas veres pasoi nje fushate tjeter ne tetor te vitit 1944, e cila beri te plote spastrimin etnik te popullsise çame nga trojet e saj.

    Rezultatet e ketij spastrimi kane qene me te vertete tragjike.

    Vetem ne tragjedine e Filatit dhe te Paramithise, qe u zhvillua ne qershor dhe tetor te vitit 1944, rezultati ishte: 2000 te vrare, gra, femije, pleq dhe burra te paarmatosur, te masakruar ne menyren me ç’njerezore nga bandat zerviste.

    Ne fshatrat e Paramithise, Gardhites, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabiten 4949000 oke drithe, 2217500 oke tershere dhe elb, 361500 oke djathte, 457700 oke vaj ulliri, 12850 oke gjalpe, 27020 krere bageti te imta, 18500 oke duhan, 26800 oke oriz, 37000 oke bajame, 2500-3000 shtepi te djegura dhe deme te tjera te prones qe arrinin ne 84700 frs.

    E ndersa politika pertej kufijve ne te dy vendet nguron te zyrtarizoje dhe ta njohe çeshtjen çame, historia dhe dokumentat e arkivuara, hedhin drite per zbardhjen e shkaqeve dhe ate pjese faji, qe i’u mbivendos popullsise se krahines se Çamerise, duke i quajtur ata, bashkepunetor me forcat gjermane.

    Se pari, pas pushtimit te Greqise nga gjermanet, pritej qe çamet e kthyer nga internimi te hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qe kishin qene shkaktare te vuajtjeve te tyre, por ne te vertete ndodhi krejt ndryshe.

    Ata zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkarisht gjendjen e rende qe u krijua nga pushtuesit e rinj gjermane.

    Per kete qellim u organizuan dy mbledhje ne Koske dhe ne Spatar, ku njerez me ndikim ne krahine si, Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Cafuli, Jasin Sadiku dhe shume te tjere punuan me perkushtim per te krijuar atmosferen e mirekuptimit midis dy komuniteteve, atij grek dhe shqiptar.

    Per qarqet helene nuk ishte i pranueshem mirekuptimi dhe bashkeveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke.

    Per te nxitur perçarjen e tyre ata nxiten vrasjen e çameve me influence si, Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj.

    Por ajo qe i shqetesoi me shume atehere forcat shoviniste greke ishte ngritja e keshillave shqiptare ne te gjithe Çamerine.

    Ne mars te vitit 1943 u formua çeta e pare mikse, e cila bashkepunonoi me EAM-in. Madje edhe biografet e Zerves, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e çameve myslimane ne radhet e rezistences antifashiste greke, ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it.

    Historiani i lartpermendur thekson se çamet nxorren mbi 1000 luftetare. Popullsia çame filloi te organizohej ne luften kunder fashizmit ne dimrin e viteve 1942-1943, madje qe ne veren e vitit 1942 u krijua ne Filat grupi ilegal i rezistences antifashiste i perbere nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shume te tjere.

    Ata punuan ne rreze te kufirit te Shkalles se Zorjanit e me thelle per organizimin e rezistences, per krijimin e bazave te luftes, per popullarizimin e ideve te Kartes se Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe te drejten e vetevendosjes pas fitores mbi fashizmin.

    Ne shkurt te vitit 1943 u krijua çeta “ÇAMERIA” dhe pak me vone batalioni "ÇAMERIA", i cili zhvilloi ne shtator 1943 betejen e famshme te Konsipolit kunder gjermaneve, qe zgjati 55 dite.

    Ajo beteje u shqua per pjesemarrjen e gjere te popullsise se çamerise, te Delvines dhe te minoritetit, pa dallim kombesie e shtresash shoqerore.

    Ne mars te ketij viti u krijua formacioni i pare miks shqiptaro-grek, i cili luftoi me trimeri kunder gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun, ne Revani, ne Theojefira, ne Pleshavice, ne malin Kacidhjar e gjetke.

    Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem çame.

    Ky batalion hyri ne perberje te Regjimentit XV te Ushtrise Nacionalclirimtare Greke (EAM). Gjate luftimeve te tij ne rrugen Janine-Gumenice, Koske, Smarte e Lopes si dhe ne Mallun rane trimerisht deshmoret Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj.

    Gjithashtu, shume çame moren pjese ne Brigaden VI, VII, IX dhe XI te ushtrise greke. Edhe misioni britanik qe kreu hetime ne Çameri nuk e mohonte pjesemarrjen e çameve ne radhet e EAM-it.

    Ne kuadrin e bashkepunimit te popullit shqiptar dhe atij grek, u bene perpjekje per te vendosur ura lidhjeje ne linjen e atyre forcave qe udhehiqeshin nga Partite Komuniste.

    Per te realizuar synimet e tyre, nacionalistet çame bene perpjekje per t'u lidhur me Shtabin Aleat te Mesdheut, per te menjanuar rrezikun zervist per fatin e Çamerise.

    Nje qendrim te tille e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane.

    Sipas raporteve qe i kane ardhur te derguarit te posaçem te Rajhut, Nojbaherit, verenin gjermanet, "grupi nacionalist shqiptar po punon per t'ia aneksuar Çamerine, Shqiperise".

    Ne luften antifashiste popullsia shqiptare e Çamerise inkuadroi ne formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftetare, pa llogaritur qindra te tjere qe punonin ne terren, ku vetem ne radhet e ELAS-it dhane jeten 68 partizane çame.

    Tashme eshte e provuar se masakrat dhe debimin e dhunshem te popullsise shqiptare te Çamerise i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkepunetor i gjermaneve.

    Jolldiz Mitro

  11. #11
    Pozita gjeografike

    Çameria shtrihet ne pjesen Veriperendimore te Greqise, me nje sip. prej 10000 km2.

    Kjo krahine eshte jo vetem nje nga pjeset me pjellore te Greqise, por me pozicionin e saj strategjik, eshte dhe rruga me e shkurter e Greqise per ne Europe.

    Me portet e saj, Çameria ka qene ne kohera nje nga pjeset vitale te ekonomise greke per shkembimin e mallrave dhe produkteve me perendimin.

    Fale ketij pozicioni gjeografik, infrastruktures se saj, ajo i ka bere me kohe karshillek Egnatias romake, perfshi ketu edhe resurset e tjera ekonomike ne bujqesi, apo blegtori qe e kane bere token e Çamerise gjithmone edhe me te lakmueshme nga greket.

    Kjo krahine e Shqiperise vetem ne vitin 1912 i eshte aneksuar Greqise, si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha, ne te njejten menyre, sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe

  12. #12
    Komisioni Evropian i kthen përgjigje krerëve të Partisë Demokratike për Integrim. “E njohim çështjen çame dhe të konfiskimit të pronave”

    BE përgënjeshtron Greqinë

    Denion Ndrenika

    TIRANË- Evropianët konsiderojnë njohjen e çështjes çame, duke theksuar njëherit vlerësimin se ajo i përket thelbësisht marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke. Drejtuesit e Partisë Demokratike për Integrim, kryetari Tahir Muhedini dhe sekretari Amos Dojaka kanë marrë përgjigje pozitive nga Dirk Lange, funksionar i Komisionit Evropian, në të cilën thuhet se nga organi ekzekutiv i BE-s[ njihet çështja çame pas një kërkese të asaj force politike për ta marrë në konsideratë zgjidhjeje. “Dëshiroj t’u fal[nderoj për letrën dërguar komisionerit Frattini nga ju më 29 mars të këtij viti për çështjen e popullatës çame. Ashtu sikurse kemi njoftuar në letrën e 12 prillit të kaluar, kabineti i komisionerit Frattini, marrëdhëniet e Shqipërisë përfshihen në kompetencat e komisionerit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oli Rehn. Komisioneri Rehn më ngarkoi t’u përgjigjesha ju”, -thuhet në përgjigjen e Langes për zyrtarët e PDI-së, Muhedini dhe Dojaka. Në letër mandej vijohet të sqarohet pozicioni i evropianëve, ndonëse me rezerva për ta shpallur qartësisht spastrimin etnik të krahinës së Shqipërisë që iu dha Greqisë në Konferencën e Lozanës në vitin 1923, 10 vjet pasi e njëjta ishte bërë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) prej Fuqive të Mëdha. “Komisioni e njeh çështjen relative të popullatës çame dhe aq më shumë është i informuar për çështjet që i përkasin të drejtave të anëtarëve, në veçanti të drejtave të pronave të paluajtshme të konfiskuara në fund të Luftës Botërore (kuptohet Lufta II Botërore). Komisioni konsideron se kjo çështje është esencialisht e natyrës së marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë”, -thuhet në përgjigjen për krerët e Partisë Demokratike për Integrim. Vetëm pemë, ulli e vreshta kanë qenë rreth 600 mijë rrënjë në Çamëri, pa llogaritur vlerat monetare të grabitura, gjënë e gjallë e të tjera prona, përfshi shtëpi, troje, apo tokë buke. Ndonëse çështja është e këtij karakteri të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, në asnjë rast përgjigja nuk e lë atë jashtë vëmendjes së komisionerëve evropianë. “Megjithëkëtë, komisioni do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes zhvillimet e situatës dhe do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë një përparim të dialogut midis të dy vendeve derisa të gjendet një zgjidhje adekuate e kësaj çështjeje”, -thuhet në fund të përgjigjes së Langes për Muhedinin dhe Dojakën. Përgjigja është përballje me pretendimet e Athinës të bëra dy ditë më parë se çështja çame nuk ekziston, në fakt, qëndrimi i kahershëm i vendit kufitar.
    Në prag të fillimit të luftës italo-greke në vitet 1940-1941 qeveria greke kreu një fushatë masakrash e krimesh kundër popullsisë çame. Dy muaj para konfliktit të gjithë meshkujt çamë, nga mosha 16-17 vjeç, mbi 5 000 vetë, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të detit Egje. Midis tyre pati 350 viktima të masakruara, 400 të tjerë vdiqën më vonë nga torturat dhe uria. Më 27 qershor 1944, trupat greke të gjeneralit Napolon Zerva kryen masakrën e Paramithisë, ku vranë e masakruan 600 burra, gra e fëmijë. Spastrimi etnik në krahinën shqiptare të Çamërisë u shtri edhe në qendra të tjera si në Karbunarë, Dragon, Kardhiq, Margëlliç, Pargë, Filat, Spatar, Koskë. Masakrat kishin nisur më herët, të paktën që nga 1876, kur trupat greke pushtuan kryeqendrën e Çamërisë, Artën, për të mos thënë pas revolucionit grek të viteve 1820-1830, të drejtuar nga çamët në formacionet luftarake kundër turqve. Mandej, fushatat e spastrimeve të vazhdueshme etnike u “zyrtarizuan” me marrëveshjet e famshme turko-greke të këmbimit të popullatës myslimane me ortodokse pas vitit 1924 dhe me vendosjen e popullatës që vinte nga Turqia në krahinën etnike (Çamëria është rreh 6 000 kilometra katrorë dhe shtrihet përgjatë lumit të Artës në lindje) në trojet e çamëve, për të cilën referencë gjendet te qëndrimet e ish-kryeministrit Pangallos po në atë vite.

    28/06/2006
    KATEGORIA: Politike
    Shekulli

  13. #13
    Te shikojme ne 28 korrik 2006 do mar pjese Presidenti i Greqise e Ministra e Jashme ne mbledhjen e sillogjeve te 'vorio epirit' ne Janine.Ne po do tregoj se politika greke hapur eshte e lidhur me qarqet esktreme e shoviniste se pas skenes dihet.

    Shekulli

    MESAZHI I MUNGUAR I Z. KARAMANLIS

    Agron Alibali

    “Në emër të qeverisë dhe popullit grek u kërkoj ndjesë të gjithë individëve të minoritetit çam të larguar dhunshëm nga vatrat e tyre në Greqinë Veriperëndimore, si dhe pasardhësve të tyre. Në përputhje me kushtetutën dhe ligjet greke, si dhe me të drejtën ndërkombëtare, qeveria greke angazhohet plotësisht për të mundësuar kthimin e shpejtë të familjeve çame – këtyre shtetasve të Greqisë dhe qytetarëve të Evropës së Bashkuar - në vatrat e tyre, duke ndihmuar në integrimin e tyre në shoqërinë greke, si dhe duke mbrojtur të gjitha të drejtat e tyre themelore të njeriut”.
    Një deklarim i tillë i qeverisë së z. Karamanlis do të ishte një gjest i lartë, njerëzor e i guximshëm, në përputhje me traditën e lashtë demokratike greke si dhe me vlerat e njohura evropiane. Por fatkeqësisht, ende nga administratat greke mungon vullneti politik për të trajtuar dhe zgjidhur problemin e të drejtave të njeriut të pakicës çame. Greqia e sotme, si një vend demokratik dhe anëtar i BE-se dhe NATO-s, prapëseprapë ka treguar dhe vazhdon të paraqesë prirje dhe qëndrime që shkojnë ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet universale të të drejtave të njeriut, sidomos në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Për habi sahati i disa qarqeve të administratës dhe kishës greke ka mbetur ende në shekullin e XIX, më saktë në kohën e vdekur të Megali-Idhesë. Shembujt për të ilustruar këtë janë të shumtë, por mjafton që të ndalemi në deklaratën e ish-Ministrit të Jashtëm Milo që Greqia ende nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë [ABC, Tiranë, Nr. 38-39] apo në skandalin e fundit të përmendoreve të ushtarëve greke.
    Një tjetër shembull është mbledhja më 28 korrik 2006 në Janinë e të ashtuquajturave sillogje “vorioepirote” nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarja e konfirmuar në të e Presidentit Papulias, Kryeministrit Karamanlis dhe Ministreshës së Jashtme Micotaqis-Bakojani nënkupton mbështetjen e administratës së sotme të Athinës ndaj doktrinës famëkeqe të “vorioepirit.”
    Termi “vorioepir,”,i panjohur deri më 1913-ën, u shpik nga qeveria e z. Venizellos për të aneksuar Shqipërinë e Jugut dhe për të justifikuar gjenocidin e ushtruar kundër popullsisë së mbarë Toskërisë nga ana e administratës së të ashtuquajturit “Epir Autonom” më 1914-’15-ën, që s’ishte gjë tjetër veçse një krijesë kukull e Athinës. Doktrina politike e “vorioepirit” përbën sot variantin e fundit, por edhe më të errëtin, e nacional-shovinizmit grekomadh dhe pretendimeve territoriale absurde kundrejt Shqipërisë së Jugut.
    Pjesëmarrja e zyrtarëve të Athinës në mbledhjen e Janinës do të ishte një provokacion i rëndë kundrejt shtetit dhe kombit shqiptar, prandaj le të shpresojmë se arësyeja e ftohtë do të mbizotërojë përmbi kokat e nxehta të nacional-shovinizmit grek dhe mbështetësve të tyre në administratën e Athinës, në ushtri, shërbimin e fshehtë apo në Kishën ortodokse.
    Eshtë e domosdoshme që Greqia progresiste, evuropiane, shumetnike, shumëkulturore, shumëfetare të triumfojë ndaj forcave të errëta që aq shumë e dëmtojnë emrin, reputacionin dhe interesat e saj. Populli grek ka nxjerrë figura të shquara me të cilat nderohet një botë e tërë dhe nuk ka dyshim që nacional-shovinizmi i shfaqur sidomos në marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe në qëndrimin ndaj pakicës çame herët a vonë do të hidhen poshtë.
    Nga ana tjetër nuk mund të mos shprehim shqetësim ndaj prirjeve që vërehen në disa instanca të BE-së dhe OSBE-së për t’i marrë si të mirëqena qëndrimet nacional-shoviniste greke ndaj Shqipërisë, çka mund dhe duhet të neutralizohet me sukses prej diplomacisë shqiptare. Edhe heshtja e instancave të BE-së dhe OSBE-së ndaj të drejtave të minoritetit çam nuk mund të vazhdojë. Është mirë që memorandumi i PDI-së për problematikën e të drejtave të njeriut të minoritetit çam u mor në dorëzim nga ana e zyrës së z. Franko Frattini, por është e pakuptueshme që kjo iu përcoll për shqyrtim komisionerit të zgjerimit. Individët e minoritetit çam janë de facto shtetas të Republikës Greke dhe të Evuropës së Bashkuar. Ata e demonstruan edhe njëherë kulturën, humanizmin dhe frymën e tyre evropiane me përkujtimin masiv dhe aq të qytetëruar para varrezave të Kllogjerit dhe Fushës së Vasilikos më 25 qershor 2006. Zgjidhja e problemit të tyre është një çështje “e brendshme” e Evropës së Bashkuar. Ajo nuk mund të trajtohet si çështje “e jashtme” e BE-së me Shqipërinë, ose e shumta, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë.
    Po ashtu, do të ishte një nder, por edhe detyrim për Praninë e OSBE-së në Tiranë që më së fundi të angazhohej në zgjidhjen e çështjes së të drejtave të njeriut të pakicës çame.
    Ndërkohë, në vend të deklaratave shterpë të zëdhënësit të tij, z. Karamanlis ndofta mund të mësojë diçka nga qëndrimi më i fundit i kolegut të vet kanadez. Më 22 qershor 2006 kryeministri Stiven Harper shprehu botërisht “keqardhjen dhe ndjesën e thellë [në emër të qeverisë dhe kombit kanadez] ndaj veprimeve raciste të së kaluarës” që lidhen me trajtimin kundrejt rreth 15 000 kinezo-kanadezëve që ndërtuan hekurudhën e Paqësorit rreth viteve 1880, por të cilëve iu ndalua bashkimi familjar nëpërmjet imponimit të një takse krejt të pandershme emigrimi “për kokë”. Le të shpresojmë që mesazhi i qytetëruar dhe njerëzor i Kanadasë të ndiqet edhe nga z. Karamanlis në mënyrë që edhe qytetarët çamë evropianë të mund të kthehen një ditë në shtëpitë e tyre në Greqinë evropiane.

    29/06/2006
    KATEGORIA: Analiza

    Shekulli

  14. #14

    Athina zyrtare: Çështja çame nuk egziston

    Gazeta Shqiptare, Faqja 8 - POLITIKE Qershor 27, 2006

    Mbërrin përgjigjia zyrtare e qeverisë greke pas protestave të çamëve në Shqipëri
    Athina: Çështja çame nuk egziston; Antonaros: Kërkohen pasuritë inekzistente në Greqi
    Darina Tanushi
    redaksia@gazetashqiptare.com

    Greqia ka përsëritur qëndrimin e saj se“çështja çame nuk ekziston”. Sipas radios BBC, deklarata është bërë një ditë më parë nga zëdhënësi i qeverisë greke, Evangelos Antonaros. Sipas zëdhënësit, kjo çështje “është zgjidhur me një sërë ligjesh dhe vendimesh të Drejtësisë greke”.”Qëndrimi i shtetit grek është i njohur: Çështja e pasurive që shtrojnë disa, duke iu referuar disa argumenteve, është zgjidhur me një sërë ligjesh të shtetit dhe vendime të Drejtësisë greke. Për shtetin grek, nuk ekziston çështja e Çamërisë. Është një joçështje”, deklaroi zëdhënësi, i pyetur nga një gazetar vendas se “si i komenton provokimet e çamëve, të cilët kërkojnë dhe pretendojnë banesa dhe pasuri inekzistente në Greqi”. Një deklaratë e tillë nga shteti fqinj është përsëritur shpesh, që prej vitit 1999, kur ajo është diskutuar për herë të parë gjatë një vizite të ish-Kryeministrit Ilir Meta në Athinë. E që nga ky vit, qëndrimet greke kanë qenë të tilla që e kanë konsideruar çështjen çame të mbyllur.

    Shteti grek ka nxjerrë një ligj, që shtetëzon pronat që janë të braktisura më shumë se 20 vjet. Që në vitin 1940, shteti grek ka nxjerrë një vendim të tillë dhe ka shtetëzuar të gjitha pronat e çamëve. Vendimi më i fundit i një gjykate greke për pronat e këtij lloji, është dhënë në shkurt të këtij viti, kur Gjykata e Lartë greke i ka dhënë përfundimisht të drejtë shtetit helen që të shesë pronat e shtetasve grekë, por që kanë nënshtetësinë shqiptare. Në bazë të këtij vendimi, në shkurt të këtij viti, shtetit grek i lind e drejta të shtetëzojë dhe më pas të shesë ato prona, të cilat pronarët e tyre i kanë lënë të braktisura për një periudhë mbi 20-vjeçare. Vendimi i Gjykatës së Lartë greke, erdhi pas një vendimi të marrë më parë nga Gjykata e Selanikut, për shitjen nga shteti të pronës së një greku me nënshtetësi shqiptare.

    Protestat

    Deklarata e përsëritur e zëdhënësit të qeverisë greke, erdhi një ditë pas protestave në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, të pjesëtarëve të komunitetit çam. Ata u mblodhën në qytetin e Sarandës për të përkujtuar dëbimin e tyre me forcë 62 vjet më parë. Qindra qytetarë kërkuan zgjidhjen paqësore nga Greqia të çështjes çame, përmes një mitingu të zhvilluar në stadiumin e lojërave me dorë në këtë qytet. Një ditë më pas ata udhëtuan drejt kufirit jugor të Shqipërisë me Greqinë, në qytetin e Konispolit, ku zhvilluan gjithashtu një miting përkujtimor.

  15. #15

    ---------------- ------------------ ---------------------

    Shekulli, 29 Qershor 2006

    MESAZHI I MUNGUAR I Z. KARAMANLIS
    Agron Alibali

    “Në emër të qeverisë dhe popullit grek u kërkoj ndjesë të gjithë individëve të minoritetit çam të larguar dhunshëm nga vatrat e tyre në Greqinë Veriperëndimore, si dhe pasardhësve të tyre. Në përputhje me kushtetutën dhe ligjet greke, si dhe me të drejtën ndërkombëtare, qeveria greke angazhohet plotësisht për të mundësuar kthimin e shpejtë të familjeve çame – këtyre shtetasve të Greqisë dhe qytetarëve të Evropës së Bashkuar - në vatrat e tyre, duke ndihmuar në integrimin e tyre në shoqërinë greke, si dhe duke mbrojtur të gjitha të drejtat e tyre themelore të njeriut”.

    Një deklarim i tillë i qeverisë së z. Karamanlis do të ishte një gjest i lartë, njerëzor e i guximshëm, në përputhje me traditën e lashtë demokratike greke si dhe me vlerat e njohura evropiane. Por fatkeqësisht, ende nga administratat greke mungon vullneti politik për të trajtuar dhe zgjidhur problemin e të drejtave të njeriut të pakicës çame. Greqia e sotme, si një vend demokratik dhe anëtar i BE-se dhe NATO-s, prapëseprapë ka treguar dhe vazhdon të paraqesë prirje dhe qëndrime që shkojnë ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet universale të të drejtave të njeriut, sidomos në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Për habi sahati i disa qarqeve të administratës dhe kishës greke ka mbetur ende në shekullin e XIX, më saktë në kohën e vdekur të Megali-Idhesë. Shembujt për të ilustruar këtë janë të shumtë, por mjafton që të ndalemi në deklaratën e ish-Ministrit të Jashtëm Milo që Greqia ende nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë [ABC, Tiranë, Nr. 38-39] apo në skandalin e fundit të përmendoreve të ushtarëve greke.

    Një tjetër shembull është mbledhja më 28 korrik 2006 në Janinë e të ashtuquajturave sillogje “vorioepirote” nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarja e konfirmuar në të e Presidentit Papulias, Kryeministrit Karamanlis dhe Ministreshës së Jashtme Micotaqis-Bakojani nënkupton mbështetjen e administratës së sotme të Athinës ndaj doktrinës famëkeqe të “vorioepirit.”

    Termi “vorioepir,”,i panjohur deri më 1913-ën, u shpik nga qeveria e z. Venizellos për të aneksuar Shqipërinë e Jugut dhe për të justifikuar gjenocidin e ushtruar kundër popullsisë së mbarë Toskërisë nga ana e administratës së të ashtuquajturit “Epir Autonom” më 1914-’15-ën, që s’ishte gjë tjetër veçse një krijesë kukull e Athinës. Doktrina politike e “vorioepirit” përbën sot variantin e fundit, por edhe më të errëtin, e nacional-shovinizmit grekomadh dhe pretendimeve territoriale absurde kundrejt Shqipërisë së Jugut.

    Pjesëmarrja e zyrtarëve të Athinës në mbledhjen e Janinës do të ishte një provokacion i rëndë kundrejt shtetit dhe kombit shqiptar, prandaj le të shpresojmë se arësyeja e ftohtë do të mbizotërojë përmbi kokat e nxehta të nacional-shovinizmit grek dhe mbështetësve të tyre në administratën e Athinës, në ushtri, shërbimin e fshehtë apo në Kishën ortodokse.

    Eshtë e domosdoshme që Greqia progresiste, evuropiane, shumetnike, shumëkulturore, shumëfetare të triumfojë ndaj forcave të errëta që aq shumë e dëmtojnë emrin, reputacionin dhe interesat e saj. Populli grek ka nxjerrë figura të shquara me të cilat nderohet një botë e tërë dhe nuk ka dyshim që nacional-shovinizmi i shfaqur sidomos në marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe në qëndrimin ndaj pakicës çame herët a vonë do të hidhen poshtë.

    Nga ana tjetër nuk mund të mos shprehim shqetësim ndaj prirjeve që vërehen në disa instanca të BE-së dhe OSBE-së për t’i marrë si të mirëqena qëndrimet nacional-shoviniste greke ndaj Shqipërisë, çka mund dhe duhet të neutralizohet me sukses prej diplomacisë shqiptare. Edhe heshtja e instancave të BE-së dhe OSBE-së ndaj të drejtave të minoritetit çam nuk mund të vazhdojë. Është mirë që memorandumi i PDI-së për problematikën e të drejtave të njeriut të minoritetit çam u mor në dorëzim nga ana e zyrës së z. Franko Frattini, por është e pakuptueshme që kjo iu përcoll për shqyrtim komisionerit të zgjerimit. Individët e minoritetit çam janë de facto shtetas të Republikës Greke dhe të Evuropës së Bashkuar. Ata e demonstruan edhe njëherë kulturën, humanizmin dhe frymën e tyre evropiane me përkujtimin masiv dhe aq të qytetëruar para varrezave të Kllogjerit dhe Fushës së Vasilikos më 25 qershor 2006. Zgjidhja e problemit të tyre është një çështje “e brendshme” e Evropës së Bashkuar. Ajo nuk mund të trajtohet si çështje “e jashtme” e BE-së me Shqipërinë, ose e shumta, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë.

    Po ashtu, do të ishte një nder, por edhe detyrim për Praninë e OSBE-së në Tiranë që më së fundi të angazhohej në zgjidhjen e çështjes së të drejtave të njeriut të pakicës çame.

    Ndërkohë, në vend të deklaratave shterpë të zëdhënësit të tij, z. Karamanlis ndofta mund të mësojë diçka nga qëndrimi më i fundit i kolegut të vet kanadez. Më 22 qershor 2006 kryeministri Stiven Harper shprehu botërisht “keqardhjen dhe ndjesën e thellë [në emër të qeverisë dhe kombit kanadez] ndaj veprimeve raciste të së kaluarës” që lidhen me trajtimin kundrejt rreth 15 000 kinezo-kanadezëve që ndërtuan hekurudhën e Paqësorit rreth viteve 1880, por të cilëve iu ndalua bashkimi familjar nëpërmjet imponimit të një takse krejt të pandershme emigrimi “për kokë”. Le të shpresojmë që mesazhi i qytetëruar dhe njerëzor i Kanadasë të ndiqet edhe nga z. Karamanlis në mënyrë që edhe qytetarët çamë evropianë të mund të kthehen një ditë në shtëpitë e tyre në Greqinë evropiane.

    29/06/2006
    KATEGORIA: Analiza

  16. #16
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Grekët nuk janë të emancipuar si kanadezët apo popuj të tjerë të përparuar, por janë më anadollakë se vetë anadollakët... sigurisht janë ngatërruar në toponim, në vend të thonë "nuk egziston Vorio Epiri" thanë që nuk egziston "Çamëria"... mos u "merakosni, thjeshtë një lapsus i vogël grek... mmmm... tip kalë Troje.
    Popull racist, krenar si gjelat majë plehut... këta janë grekët.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2006
    Postime
    23

    Faji Kryesor Eshte tek Qeveria Jone

    Faji e ka qeveria jone
    qe ri si pula para dhelpres.
    Sot ne vitin 2006 behen gjera te
    tilla,racizmi grek eshte njelloj
    si ne mesjete,duhet te ngrihet
    ne kembe gjithe populli Shqiptar
    qe te perkrahe ceshtjen came
    dhe te flake tej cdo gje greke
    nga Shqiperia, Ne ne Europe
    do te shkojme vete pa tutelen
    e ketyre bizantineve.

    Me Nderime Dhe Respekt

    Pellazg Kanina

Tema të Ngjashme

  1. Grekët tregojnë... Çamët myslymanë të Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-02-2010, 16:15
  3. Një tezë greke: Problemi i çamëve myslimanë
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Reprezalja Greke dhe ndërkomtarizimi i çeshtjes Çame
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 00:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •