Pirro Dhima ka lindur në Tiranë më 13 tetor 1971. Ndjek shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasan. Fillon veprimtarinë e tij 11 vjeç (136 centimetra shtatlartësia) në skuadrën e peshëngritjes “Studenti”. Në fillim të 1986 regjistrohet në klubin “17 Nëntori” dhe debuton në nivel kombëtar në moshën 14 vjeç e 6 muaj në Turneun e të Rinjve “Qemal Stafa”, zhvilluar në Tiranë nga 22-25 pril 1986, në kategorinë 52-56 kg për pionierët, duke u renditur i dyti. Qysh atëherë, në Shqipëri, Dhima nis ngjitjen drejt një serie të panumurt triumfesh mbresëlënëse dhe rekordesh.
I shohim së bashku:
Tituj kombëtarë:
1. Kampion për pionierët më 1986 (Fier, 10-12 korrik): 52-56 kg (shkëputje, shtytje, dygarësh).
2. Kampion i të rinjve, 1986 (Elbasan, 18-19 nëntor): 56-60 kg në të tre ushtrimet.
3. Kampion i të rinjve, nëntor 1987 (Elbasan, 25-26 nëntor): 60-67.5 kg në të tre ushtrimet. Qysh nga ky çast dhe më mbas, Pirro Dhima, me lejën e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes edhe pse është i të rinjve, merr pjesë edhe në të gjitha garat e të rriturve.
4. Merr pjesë në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve për ekipet (Tiranë, 24-27 qershor 1988) dhe në kategorinë e tij (67.5-75 kg: tre ushtrimet) renditet i dyti mbas Muharrem Berishë, duke lënë mbrapa 24 vetë.
5. Kampion i të rinjve, nëntor 1988 (Elbasan, 12-13 nëntor): 75-82.5 kg në të tre ushtrimet.
6. Në Kupën e Republikës të të rriturve me ekipe (Durrës, 27-30 mars 1989) fiton vendin e parë në kategorinë 75-82.5 kg (në të tre ushtrimet) duke thyer rekordin kombëtar të të rriturve të Erlin Nikollës, vendsour qysh më 1984: 17 Nëntori i Dhimës fiton Kupën e Republikës.
7. Në Kampionatin Kombëtar vetjak (të rritur) (Tiranë, 10-12 korrik 1989), Dhima tejkalon gjithçka, dhe prej të rinjve vendos rekorde kombëtare edhe për të rritur në kategorinë 75-82.5 kg.
8. Në garat e peshëngritjes për Spartakiadën IV Kombëtare (Tiranë, 26-28 tetor 1989), Pirro Dhima fiton Medaljen e Artë në kategorinë 75-82.5 kg.
9. Më 2 shkurt 1990 mbërrin vendin e 5-të në referendumin popullor 10 Sportistët më të mirë 1989 të të dyhershmes në javë «Sporti popullor» drejtuar nga Besnik Dizdari.
10. Renditet i pari në Garën Kombëtare (Tiranë, 6-9 mars 1990) né kategorinë 82.5-90 kg (në të tre ushtrimet).
11. Më 12 prill 1990 Pirro Dhima (kategoria 82.5-90 kg) me 367 pikë fiton Kupën e FSHF, midis 22 peshëngritësve më të mirë të të gjitha peshave; i 2-ti Luan Shabani 366, i 3-ti Fatmir Bushi 359.
12. Renditet i pari në Garën Kombëtare (Tiranë, 26-28 qershor 1990) në kategorinë 82.5-90 kg (në të tre ushtrimet).
13. Më 12 shtator 1990, BFSSH i jep Pirro Dhimës titullin “Mjeshtër Sporti”.
14. Më 17 tetor 1990 Dhima merr pjesë vetëm me të rriturit.
15. Në Kampionatin Kombëtar ekipor (Durrës, 23-28 tetor 1990) Dhima diskuton garën e tij të parë vetëm si i rritur, duke fituar në kategorinë 82.5-90 kg (në tre ushtrimet); ekipi i tij “17 Nëntori”, fiton titullin kombëtar.
16. Kampionatit Kombëtar vetjak i të rriturve (Elbasan, 21-23 nëntor 1990) Dhima fiton titullin e tij të dytë të kampionit kombëtar në kategorinë 82.5-90 kg në të tre ushtrimet.
17. Më 4 janar 1991 zë vendin e tretë në referendumin popullor 10 Sportistët më të mirë 1990 nga e përdyherëjavëshmja «Sporti popuIlor» drejtuar nga Dizdari.
Pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare:
1. Pirro Dhima merr pjesë në Kampionatin IV Ballkanik të Rinjve (Selanik, 26-28 gusht 1988): renditet i 5-ti në kategorinë 75-82.5 kg; Shqipëria është Nënkampione, mbas Bullgarisë (grekët hedhin vështrimin te Dhima).
2. Dhima fiton medaljen e artë në kategorinë 67.5-75 kg nëTurneun e të Rinjve ne Selanik (29-30 tetor 1988).
3. Dhima fiton tri medalje të arta në Kampionatin V Ballkanik të të Rinjve (Kladovo, Jugoslavi, 21-23 korrik 1989) në të tre ushtrimet e kategorisë 75-82.5 kg (22 korrik); më 23 korrik Shqipëria e stërvitur prej Ferid Berberit dhe Hektor Shaqirit, është Kampione e Ballkanit.
4. Në Kampionatin e 62-të Botëror (të rritur) dhe në të Kampionatine 68-të Evropian (Athinë, 16-23 shtator 1989), juniori Dhima në kategorinë 75-82.5 kg renditet i 8-ti në Evropë dhe i 12-ti në botë, duke lënë mbara shumë të rritur dhe duke prëmirësuar rekordet kombëtare; Shqipëria e stërvitur nga Niko Bruneci dhe Zef Kovaçi, është 4-ta në Evropë dhe 13-ta në Botë, duke lënë mbrapa edhe SHBA-në.
5. Kupa e Evropës për kombet (Sofia, 16-17 dhjetor 1898) midis 6 shteteve më të fortë të Evropës (nuk ishte Greqia), Dhima renditet i 5-ti në kategorinë 75-82.5 kg; Shqipëria e stërvitur nga Buneci renditet e treta me 1211.60 pikë, i dyti BRSS me vetëm 5.31 pikë më tepër, e para është Bullgaria. Në këte çast, 18 vjeç dhe 65 ditësh, ai kishte vendosur 40 rekorde kombëtare për të rinjtë dhe 22 rekorde kombëtare të të rriturve.
6. Dhima fiton Medaljen e Artë në Turneun Ndërkombëtar “Tofalo Kakushi” (Athinë, 23-25 shkurt 1990) në kategorinë 82.5-90 kg.
7. Në Kampionatin e 69-të të Evropës për të rritur (Alborg, Danimarkë, 13-20 maj 1990), juniori Dhima në kategorinë 75-82.5 kg renditet i4-ti në Evropë; Shqipëria e stërvitur prej Bunecit dhe Kovaçit, i çudit të gjithë duke u renditur e 3-ta në Evrope. Mbas Bashkimit Sovjetik dhe Bullgarisë. Agron Haxhihysenit, Fatmir Bushit dhe Pirro Dhimës, Federata Kontinentale iu jep titullin Mjeshtër i Evropës në peshëngritje.
8. Dhima fiton tri medalje të arta në Kampionatin IV Ballkanik të të Rinjve (Korçë, 20-22 korrik 1989) në të tre ushtrimet e kategorisë 82.5-90 kg (22 korrik); më 22 korrik Shqipëria e stërvitur prej Berberit dhe Shaqirit rikonfirmohet Kampione e Ballkanit (Greqia është e fundit).
9. Kupa Ndërkombëtare në Turqi (Salaria, 21-23 shtator 1990); Dhima fiton tri medalje të arta në të tre ushtrimet e kategorisë 82.5-90 kg.
10. Kupa e Evropës për kombet (Antalia, Turqi, 1 dhjetor 1990) midis gjashtë Kombëtareve më të mira të Evropës (nuk është midis tyre Greqia): Pirro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi, të stërvitur nga Kovaçi e Berberi e çojnë Shqipërinë në vendin e dytë në Evropë, duke sanksionuar madhështin shqiptare; Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë mbas Bullgarisë.
Ruaj Lidhjet