Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 294
  1. #41
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Vampires that acts like humans who act like vampires

    Filmi "Interviste me vampirin"

    Boke e ca lidhje kishtje kjo me arsyetimin? Tek ajo qe the fillimi pram del Ishim partizane........ Pra fabrika prodhuse njifet i ruhet copyright-i . Per dhimen po flitet ndrrim KOMBESIE jo QYTETARIE. Pra snjifet mo hic per shqiptar vetem ne statistikat e tij thuhet qe ...Originally from ALBANIA...

    Mos ngatrro shiun me bresherin. shiu te lag ...Bresheri te lag me dhimje
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Po si ta dallojme nje shqiptar me "gjak shqiptari" nga shqiptari me "jo gjak shqiptari"?
    Burre te ben fjala e vene ne vend me vepra. Njihuni me fjalet, njihuni dhe me veprat dhe do ta keni shume te lehte per te bere dallimin duke pare se sa mire ballafaqohet fjalet qe dalin nga goja me vreprat e tyre.

    Edhe vete Zoti, krijesat e tij ka per ti gjykuar nga veprat.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------------------

    Pavaresisht nga ato qe ka thene ose ka bere Pirro Dhima (qe i njohim te gjithe), me shume doja te theksoja aktualitetin e thenies: "Guri i rende ne vendin e vet". N.q.s eshte pikerisht Pirro Dhima qe pas kaq vitesh kerkon te beje nje kthese te tille (shpresoj te sinqerte) atehere une arrij ne konkluzionin se nuk ka sesi emigracioni te mos na rrije ngushte te gjitheve. Pirro Dhima qe ne Greqi kapi qiellin me dore dhe u trajtua si hero, por qe ne Shqiperi njohu perbuzjen (me te drejte) e gjithe shqiptareve, kerkon origjinen e tij! Per mua dhe besoj per te gjithe ata qe jetojne jashte shtetit kjo eshte shume domethenese.

    -----------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  4. #44
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Bayo,

    fjala eshte per shqiptarin ne pergjithesi.

    Nga do ta dallojme kush eshte me shume e me pak shqiptar? Albo thote nga veprat. Dakord. Dmth kush ben me shume per memedheun eshte me shume shqiptar. Po cdo me thene "te besh me shume? Te luftosh? Te shkruash? te lavderosh? apo te shash?

    Albo thote nga prejardhja gjenetike. Do t'u shohim ADN secilit shqiptar? Ja e pame. Kush do na sherbeje si etalon per shqiptarizmin gjenetik dhe pastaj te bejme krahasimin me secilin nga ne?

    Albo po ashtu thote qe Himara eshte minoritet. Shqiptaret thone qe nuk eshte. Greket thone qe eshte. Mirepo greket thone qe i gjithe jugu eshte pjese e Greqise (Vorio Epir), pra do na dali qe eshte minoritet per ne ketu. Dhe si rrjedhim gjysma e shqiptareve na del greke, simbas arsyetimeve me te fundit qe behen ketu.

    Do ta dallojme nga feja? "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"?. Me sa dime nuk ka fe shqiptare. Pra nuk ka shqiptar me fe shqiptare,
    Jemi ndare ne myslimane e te krishtere. Greket thone qe shqiptaret e krishtere ortodoks jane greke, ne themi jo. Cfare na ben kjo me shume shqiptare?

    Do ta dallojme nga gjuha? Albo thote "Te jesh shtetas shqiptar, te flasesh shqip, nuk te fal automatikisht kombesi shqiptare."

    Atehere une do te pyes: Nga do ta dallojme shqiptarin e vertete nga jo i verteti? Ate me gjak shqiptari dhe jo shqiptari?
    .

  5. #45
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Albo ti diku me lart u shprehe "Ndertoje dhe do te vine" kur ju referove Pyrros Dimas per here te pare dhe me pas deklaron qe ai eshte Grek dhe ne Shqiperi do vije si turist.
    Dmth me sa e kam kuptuar une ti ke dashur te thuash qe hajt te ndertojme Shqiperine qe te vijne turista Greke?!
    Nuk te duken pak kontradiktore theniet e tua?
    timeo Danaos et dona ferentes

  6. #46
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Postuar më parë nga Bokerrima
    Bayo,

    Atehere une do te pyes: Nga do ta dallojme shqiptarin e vertete nga jo i verteti? Ate me gjak shqiptari dhe jo shqiptari?
    .



    - Nuk je Shqiptar nqs ti ose ndonje nga familjaret e tu ka qen anetar i Partise se Punes te Shqiperise .
    - Per me teper nuk je shqiptar nqs ti ose familja jote nuk eshte denuar ose internuar nga regjimi i Enver Hoxhes, se per se je denuar nuk ka rendesi , mjafton qe je denuar .
    - Po qe se je familje veteranesh harroje , je serbo-malazez.
    - Po qe se familja jote eshte vendosur ne Tirane midis viteve 45-90 , i perket njeres prej pakicave greke , maqedonase ose rumune .( ke te drejte te zgjedhesh ke te duash nga keto pakica) .
    - Po nuk i mbrojte me fanatizem idete Berishjane , nuk ke nivel intelektual , s merr vesh nga politika dhe s je Shqiptar .
    Shpresoj te mos hysh ne ndonje nga keto grupe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Taulant _NYC : 23-10-2003 më 15:15

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Nuk jam une qe shkruaj gjera kontradiktore, por jeni ju qe dyshoni gjithcka pasi ende nuk keni medituar dhe reflektuar mbi ate temen universale, cdo te thote te jesh shqiptar. Egziston nje teme ne kete forum ku edhe une kam shprehur mendim mbi kete.

    Ne asnje vend une nuk kam thene qe "Himara eshte minoritet", ate e keni thene ju vete me reagimet tuaja te provokimeve greke prej shqiptaresh te medhenj. Vete fakti qe ju reagoni ndaj provokimeve greke ne shtyp e ne media, hap nje debat historik, politik e shoqeror qe nuk duhet hapur, pasi nuk ka aspak vend per debat ketu. Kete debat greket duan ta ngrejne nga kuadri i mosmareveshjeve Shqiperi - Greqi dhe ti japin statusin e nje problemi nderkombetar te pazgjidhur.

    Une shqip e kam thene edhe e them, Himara ka qene, eshte dhe do te jete toke shqiptare, por kjo nuk do te thote qe te gjithe ata njerez qe jetojne ne Himare jane "shqiptare" pasi keshtu u pelqen ju te mendoni e gjykoni. Ne Himare dhe ne Jugun e Shqiperise jetojne minoritare greke, qe jane ne MINORANCE krahasimisht me shqiptaret. Ndryshimi midis qendrimit tim dhe tuaj eshte se une e njoh ekzistenden e minoritareve greke ne jug te vendit, dhe respektoj voten e tyre per ate force politike qe atyre u pelqen te votojne, kurse ju mohoni ekzistencen e ketij grupimi minoritaresh pasi sipas mendjes tuaj "keshtu i kunderviheni propagandes greke". Une u them, qe ky mohim i ekzistences se minoriteteve dhe kjo ndjenje e verber qe ju shtyn te shqiptarizoni me zorr edhe ata qe nuk jane shqiptare, nuk e ndihmon ceshtjen tone kombetare, perkundrazi, e demton ate ashtu edhe sic a ka demtuar deri me sot.

    Nuk ka vend ne kete forum per te hapur 'debat historik' nese Himara eshte toke shqiptare apo greke, pasi ky nuk eshte forumi grek, eshte forumi shqiptar. Shqiptaret nuk kane nevoje te bindin shqiptaret qe Himara eshte toke shqiptare, ashtu sic nuk kemi nevoje te na mesoje kush se tokat e epiroteve shqiptare, pasardhes se Gjergj Kastriotit shkojne deri ne Preveze qe sot eshte nen kontrollin grek.

    Ju zgjidhni te beheni pale e lojes qe greket me aq mjeshteri thurrin ne Athine e ne Tirane, duke luajtur me Himaren dhe me mendjet tuaja, une i injoroj keto provokime pasi e di qe reagimi me i vogel interpretohet si vertetim i pretendimeve greke, vetem ata qe kane dicka per te fshehur apo qe zihen ne faj, reagojne sic reagoni ju. Ky nuk ka qene as provokimi i pare dhe nuk do te jete as i fundit i grekerve ne Shqiperi, por ne nuk mund tia lejojme vetes qe te biem pre e ketyre provokimeve duke hequr vemendjen nga problemet madhore qe kalon vendi.

    Pirro Dhima nuk ka qene ndonjehere shqiptar, ai ka patur vetem nje shtetesi shqiptare dhe eshte me origjine greke. Une as nuk pres qe ai te sillet si shqiptar (ndryshe nga sportistet e tjere shqiptare ne Greqi) dhe as te tregoje ndonje dashuri e simpati te vecante per popullin dhe token ku lindi. Megjithate, ne prape jemi krenar qe Dhima ka arritur ate sukses qe ka arritur pasi ishte Shqiperia qe zbuloi e para talentin e tij, ishte Shqiperia qe i dha mundesine per te filluar ate karriere qe ai e kurorezoi ne Greqi. Sigurisht qe kushtet e Shqiperise ishin te tilla qe Dhima duhet te shkonte ne stervitje pasi hante buke me djath e me ullinj (sic ka treguar vete ne nje interviste ne 1994), por prape mund ta konsideronte veten te privilegjuar pasi Shqiperise asnjehere nuk i kane munguar dhe as nuk do ti mungojne talentet ne sportin e peshengritjes.

    Ai eshte i mirepritur te vizitoje Tiranen e mbare Shqiperine si turist grek dhe une nuk pres qe ai ta konsideroje ndonjehere Shqiperine Atdheun e tij. Dua vetem qe ai te tregoje respektin e duhur ndaj Shqiperise dhe shqiptareve pasi nuk i kemi ndonje borxh Pirro Dhimes apo kujtdo, eshte ai qe i ka borxh pak respekt ketij populli.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #48
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Albo
    Sic jam shprehur edhe ne temen e Manjanit, artistet/sportistet shqiptare qe sot e gjejne veten te nizamizuar nga Greqia, nuk e kane humbur as dashurine per vendin e tyre dhe as per njerezit qe kane lene pas, pasi po te hidhnin poshte Shqiperine, do te thote te hidhnin poshte gjysmen e jetes se tyre. Si gjithmone shtypi dhe propaganda greke i perdorin sportistet e suksesshem shqiptare si mjete propogandistike per te goditur moralisht dhe provokuar gjithe shqiptaret.

    Pirro Dhima nuk eshte engjell por as djall sic e pershkruajne disa. Ne kohen e duhur, ne momentin e duhur, te gjithe sportistet dhe te gjithe shqiptaret ne Perendim, do te lene pas jetet e tyre te suksesshme ne Perendim ne kembim te qetesise shpirterore ne Shqiperi.

    "Nese e nderton, ata do te vine..."

    Nuk eshte ky post aludim se Pirro Dhima eshte Shqiptar apo me bejne syte mua?
    timeo Danaos et dona ferentes

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Postuar më parë nga une jam Z...
    Nuk eshte ky post aludim se Pirro Dhima eshte Shqiptar apo me bejne syte mua?
    Manjani, Shabani, Xhelili, Goga e te tjere sportiste shqiptare ne Greqi nuk e kane jane ne te njejtat pozita me Pirro Dhimen. Dhima greqishten e ka gjuhe te nenes, keta greqishten e kane gjuhe te mjerkes.

    Nuk eshte se nuk kupton, problemi yt eshte se nuk deshiron te kuptosh.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #50
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Albo
    Nuk eshte se nuk kupton, problemi yt eshte se nuk deshiron te kuptosh.
    Lexo titullin e temes dhe beja edhe njehere kete pyetjen me larte vetvetes.
    Mua personalisht nuk me intereson shume kjo ceshtje pasi ja kam hequr vizen me kohe Dhimes e Ko. thjesht doja te dija qendrimin tuaj pasi me duket kontradiktor dhe i paqarte.
    Une perpiqem te kuptoj me aq sa kam mundesi pasi na ndan nje rrjet i gjate kabllor nga kompjuteri ne kompjuter dhe nuk kam mundesi te te "futem ne mendje" e te shkoqis se c'do te thuash pervec ketyre qe shkruan ketu.

    P.S jashte teme po edhe nje pyetje tjeter. Tani OrthoDoksise duhet ti referohemi OrthoDHoksi? E di qe do e marresh si provokim pasi me sa shoh ashtu i kapke te gjitha gjerat po thjesht per korrektesi ne postimet e mia te ardhshme.
    timeo Danaos et dona ferentes

  11. #51
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo pershendetje.
    Une e kuptoj pozicionin tuaj te "qengjit qe pi me dy mema" dhe nuk ka asgje negative per nje nje person qe formon nje strukture individuale, mjafton qe ajo te mos jete e demshme
    Himaren nuk e ka cilesuar asnje nga shqipetaret ketu ne forumin shqipetar si ceshtje te vecante ose sikur ju shpreheni vazhdimisht
    Une shqip e kam thene edhe e them, Himara ka qene, eshte dhe do te jete toke shqiptare, por kjo nuk do te thote qe te gjithe ata njerez qe jetojne ne Himare jane "shqiptare" pasi keshtu u pelqen ju te mendoni e gjykoni. Ne Himare dhe ne Jugun e Shqiperise jetojne minoritare greke, qe jane ne MINORANCE krahasimisht me shqiptaret
    Edhe te nje teme tjeter, ju me bindjet tuaja fikse enveriste, mbyllet nje teme qe po zhvillohej ne menyre normale dhe nuk e late temen te hapur, te diskutohej e gjithe permbajtja dhe te behej nje analize e pergjegjshme dhe e sinqerte por ju menduat se ne kete forum keni disa aderues naive qe "dergojne uje ne mullirin e xha Brahos".
    Ketu gabuat dhe akoma edhe ne kete teme vazhdoni ti bini kembanave te ideologjise suaj deri ne ate moment qe te ju mbushet mendja se edhe kjo teme duhet mbyllur.
    Mos kemi te bejme me iluzione ose me gabueshmerine e shumices?
    Himara per te gjithe forumsat eshte toke shqipetare duke vazhduar deri ne Arte por ajo qe i mundon ata(aderuesit e ketij forumi) eshte problematika minoritare e cila ngre flamurin e nje shteti te huaj ne Shqiperi pa pranine e flamurit shqipetar.
    Ketu ne kete forum ka edhe aderues qe jane emigrante ne Greqi dhe shpesh jane poshteruar por ka edhe aderus qe jane ne Greqi si emigrante por qe gezojne privilegje.
    Jepni mundesi vetes dhe anetareve te arrini qellimin final ate te respektit te reciprokte.
    Pirro Dhima kur u be kampion bote, duhej te kujtonte ate trajner shqipetar i cili i dha rrugen e fames boterore.
    Nuk eshte vetem Pirroja por aty ku jeton Pirro ka dhe Pirro te tjere(fatkeqesisht shqipetare).
    Le te vije ne Tirane e kudo, mireseardhjen nuk ja kemi mohuar asnjeriut deri me sot sepse tradita shqipetare e mikepritjes ka qene historike.
    Mbi veten time nuk le njeri te ngjitet.
    Mbi shpinen e shqipetareve nuk le njeri te vere kembet.
    Greqia, Greqi
    Shqiperia .Shqiperi
    Minoriteti, minoritet
    Rregullat rregulla
    Ligjet ligje
    Kushtetuta kushtetute.
    Mirembetci.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Albo lisi ka te drejte, nuk bere mire qe e mbylle temen. Ti mesa kuptoje une ke si detyre te ruash rregullat dhe nderhysh kur njerzit dalin nga tema ose perdorin fjalor te ulet, racist apo nxites urrejtie, po kur vjen per diskutime, ti ke te drejte aq sa ka cdo diskutues tjeter ketu dhe nuk eshte llogjike te nderhysh ne menyre brutale ashtu sic bere se diskutimi nuk po behej sipas perceptimit tend. Kjo mesa kuptoj une eshte nje handikap i ketij forumi dhe une mendoj se duhet nje asamble e perzgjedhur ku te votohet per mbyljen e temave apo dhe per ndeshkimin e anetareve qe thuejne rregullat.
    Ok, sa per Pirraqis Dimaqis, a e harruat qe erdhi vjet ne himare dhe bente propagande greku gjate zgjedhieve, plus gjera te tjera qe ka thene me perpara, e vene ate ne pozicionin e borxhliut me kombin qe e rriti dhe e beri kampion. Dimasi eshte mercenar, per ato drahmi te qelbura jo vetem qe mohoi veten, por dhe kaloi ne pozocione ofensive ndaj atij qe e rriti, dhe jame shume i sigurte qe ato i kane ngel ne fyt. Ka pas dhe te tjere hallexhinj qe kan nejt urt me zgjuarsi si manjani apo xhelili, po ky budalla mori superxhiro duke na dale me katolik se papa. Per kete gje meriton perbuzjen tone.
    Dua ta mbyll me parrullen e lavdishme te hedhur ne stadiumin Qemal Stafa 'Piro dimasi je tradhetar, ne jemi shqipetare'

    Shqiptari me zemer te kuqe

    Kroksi

  13. #53
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    ...Albo; veproi ndaj temes se Himares me variantin;...topi eshte i imi dhe penalltine do t'a gjuaj vete!!!
    edhe une, personalisht, u zhgenjeva kur u mbyll arbitrarisht ajo teme, shí kur pati filluar te behej interesante...

    nejse...jam i sigurte qe tema te tilla prape do na dalin ne shteg, sepse dihet ''fiksimi'' yne me greket!

  14. #54
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Të metat e Albos apo .....
    Së pari duke diferencuar shqiptarët apo duke u munduar që të përjashtoj sa më shumë shqiptar nga përkatësia e tyre kombëtare "shqiptar janë vetëm ata që kanë gjak shqiptar", "40 % e socialistëve janë pakica" e ndonjë ditë do të dali e të thotë se nuk ka më shqiptar.
    Së dyti, mbrojtja e Janullatosit në krye të KASHO.
    Këto qëndrime sikur e pati thënë edhe dikush tjetër këtu në forum që në këtë rast kishte plot të drejtë, janë qëndrime filogreke të mbuluara me bez kuqezi. Se a e bën këtë nga e meta destruktive që gjendet tek disa shqiptar e që ka qenë më e theksuar në kohët e shkuar por që fatmirësisht për ne është duke u zhdukur, apo nga që është ........

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  15. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Ndryshe nga ju, ndryshe nga gazetat qe propogandojne duke e khtyer Himaren ne "Palestinen shqiptare", Albo dhe forumi shqiptar nuk jane peshq apo vegla te propagandes se partise ne pushtet qe vete krijon incidentet, vete i ve dinamitin Himares, vete i lejon personat e padeshiruar te infiltrojne ne Himare, dhe pastaj vete i denoncon dhe dergon edhe nje qerre me simpatizante socialiste + gazetare nga Vlora e Tirana per te "cliruar" Himaren.

    Propaganda anti-shqiptare qe arrin deri atje sa ve ne medyshje sovranitetin e Himares duke hapur nje "debat historik" nuk eshte objektiv i ketij forumi. Mbase ju nuk e shikoni kete, por me kohen edhe ju do te mesoni ti shikoni gjerat sic jane dhe jo sic u propogandohen.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ketu po beheni te gjithe nacionaliste pa arsye. Pirro Dhima e meriton te kthehet ne Shqiperi kur te doje dhe eshte gje e mire qe njerezit (ne kete rast Pirro) reflektojne dhe i veshtrojne gjerat nen perspektiva te reja qe ti ofron koha, arsyeja si dhe evolimi si njeri. Pikerisht per kete arsye duhet qe perpara se ti sulemi Pirros si lukuni me formula te gatshme nacionaliste qe vijne era inorance, ta degjojme njehere tjetrin me vemendje.
    Edhe dicka tjeter, te gjithe si shqiptare qe jemi jemi te prirur per korruptim material (shihni shqiperine sot) dhe moral (shihni gjithe shqiptAret QE NDERROJNE EMRAT NE GREQI). Prandaj para se te ulerijme pse Pirroja pranoji kushtet me te mira ekonomike ne Greqi, vereni veten ne vendin e tij dhe do ta shihni qe nuk jeni me te vecante. E cte bente ai sipash jush, te kalbej gjithe jeten me groshet qe i jepnin per trajtim tek klubi 17 Nentori? ( e di mire kete se kur Pirroja ishte shtangist te tirana une isha ne atletike dhe hanim tek e njejta mense)

  17. #57
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Habitem se si merreni me nje garbage si Pirro Vrima.
    Po te doni te dini se kush eshte ai,mund te pyesni shqiptaret qe jetojne ne greqi,dhe ata ,do t'ju flasin me shume "perzemersi",per kete "hero"

    Pirro Vrima kurre nuk do mund te vije ne Shqiperi.
    Ai e di fare mire "mikpritjen" qe i rezervohet .
    Fjalet e tij jane thjeshte hipokrizi dhe asgje me shume.
    Disa ketu e mbrojne.
    Nuk surprizohem prej tyre..
    Disa prej atyre qe e mbrojne ,jane idhtare te ish mbretit ,i cili shiti Shqiperine dhe iku si hijene duke lene nje popull fukara dhe te pambrojtur.
    Si te tille jane te lumtur te mbrojne te shiturit.
    Hajde bye

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2003
    Vendndodhja
    ct usa
    Postime
    12
    me vjene keq qe hapni nje teme te tille ,se vetem kur degjoje per te me vjene per te pire me shume .nqs ndonjeri nga ju ka jetuar ne greqi dhe ka degjuar intervistata e tija sot nuk do gjente fjale qe ta shante ate .nuk mund te flase me shume se po te filloje do te me duhet te shkruaje nje liber te tere dhe do i ve si titull emrin e piros me shabaninqe ne asnje nga intervistat nuk permenden se nga vinin ,apo per leket qe humbi tek firmat ne shqiperi e ect ect............................................... .........................ect...... dhe sa per djeni keto jane dhe ne arshivat e tv grek.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------------

    Dakord jam me ty po ja qe e hapa une tani!

    --------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  20. #60
    No Limit Maska e Arbr|
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    n'pyll
    Postime
    82
    o ti qe ke hap temen ku i lexove kto vargje kaq te bukur?

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •