Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 294
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Tamam ashtu sic e tha sterolla eshte. Ai n.q.s. ka pasur ndonjefare respekti dhe nostalgjie per miqte e tij dhe qytetin e vendlindjes do te kishte ardhur njehere. Per mua eshte hera e pare qe e degjoj pirro dhimen te prononcohet per te kaluaren e tij ne shqiperi. Nuk e di se sa e vertete eshte po kur fitoi kupen e pare ai tha: "zito elas" qe do me thene rrofte greqia. Nejse dhe mund te jete muhabet i tipit "llaf nga pastrusja"

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anëtarësuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    Shoh se shume vete ketu genjehen lehte nga fjalet e Pirros.
    Per me teper shohe se shume pak veta kane udhetuar ne Himare dhe s'e njohim mire zonen.

    Himara eshte 100% Shqiptare. Ajo perbehet nga disa fshatra ku eshte edhe Piluri, dhe eshte pjese e fshatrave te bregut qe shkojne deri ne Kanine te Vlores, nga ishte edhe Ismail Qemal Vlora. Por Himara eshte nje vazhdim i popullsise se Kurveleshit e cila u lejua ne kohen e Turqve te mbante fene e krishtere si edhe Suliotet.

    Familja Dhima te cilen une e njoh pjesersiht flet Shqipe te kulluar, edhe nga pamja e jashtme nuk ngjajne me Greket te cilet jane te zeshket. Ajo s'ka te beje me fshtrat e Dropullit te cilat jane purro Greke. Sidoqofte Greqishtja eshte perdorur ne Himare sic eshte perdorur Italishtja ne Durres apo Vlore: per te pare televizionin, tregti apo emigrim.

    Pirro Dhima e ka shitur shtrenjt atdheun, por kjo s'eshte hera e pare dhe as e fundit per fat te keq qe nje dicka e tille ndodh., Himarojtet kane qene te famshem si mercenare dhe njerez shume te zotet ne te gjitha gjerat, keshtu qe ne qofte se Greket paguajne miliona, edhe ai i ka rene qylit. Me pare Himariotet dhe Suliotet paguheshin nga Venediku per te bere turbullira per Turqit derisa vuri rregull Ali Tepelena i cili donte te krijonte nje shtet kombetar per Shqiptaret.

    Sot Himara eshte shitur prape te Greket nga Partia Demokratike. Na ngelet te shopresojme se e shiten shtrenjte dhe jo badiava.

  3. #23
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    kush ka jetuar ne Hellas dhe ka degjuar ne TV ose lexuar ne gazeta, ''xhevahiret'' e Pirros;...hem! shume, shume do te qeshe me vete pas leximit te nje ''Interviste'' te tille...
    megjithate, ''njerezve, iu duhet zemeruar, per aq mend sa kane!''

    Rembrandt, apo kush tjeter? ka nje ''kryeveper pikture'' me titullin;...Kthimi i Djalit Plangeprishes!

    me sa duket, ky fenomen, paska qene i njohur, vite me pare, ne ''vendin e mullinjve''...


    per mendimin tim, personal, ky nuk eshte, vecse, nje PROVOKACION I NDYRE, sepse, sekuenca kur Pirro Dhima, ngriti flamurin grek me lot ne sy! ne Barcelone 1992, me thirrjen;...GIA TIN ELLADA! u pat kthye ne nje bicim rituali nacionalist ne Greqine e asaj kohe...


    KURRE!!! Pirro Dhima, nuk ka thene, as me te voglen fjale, per vendin qe e lind dhe e rriti, si ne te tere, gjate kohes qe u be ''SUPER I NJOHUR'' ne Hellas!


    a duhet te vije ne Tirane?...sot, presupozohet, se jemi ''Shoqeri e hapur'', pra, nuk mund t'ia mohojme kthimin askujt, qofte edhe ish-sportistit te klubit tek parku i XHA TOMIT, Pirro Dhima!

  4. #24
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E pare e punes atij Pirros ishalla nuk i ngelet ndonje "rikoshete padashje" kokes kur te veje ne Tirane, jo per gje po qenka bere edhe deputet grek (ja edhe kete s'e dija une, me shendet e bera ne kjo teme) dhe do na shkaktoje ndonje incident diplomatik.

    Kjo deklarate e tij ka disa alternativa te mundshme... Mund te shtyhet nga greket te permiresoje maredheniet me Shqiperine qe pastaj te na manipulojne ne menyre me "miqesore"... mund te kete degjuar qe Tirana eshte bere nje cike me" e bukur" se ne fillim te vitete '90 kur e la Shqiperine ai dhe eshte i shtyre thjesht nga kurioziteti... ose mund te jete penduar me verte per ato qe ka thene per Shqiperine... ose ndoshta e kane shtyre greket qe t'i thote ato gjera me tyten e pushkes ne gryke dhe tani do qe te shfajesohet. (Mua keto dy te fundit, sidomos ajo e parafundit, me duken 'petulla me uje'.)

    Pikaaa Pirros!
    Ato qe kam degjuar une se ka thene ai ne TV-te greke per Shqiperine dhe shqiptaret nuk lahen me llafe boshe ne nje interviste te vetme, biles as me deklarata te medha pro shqiptare ne ato TV-te greke, por me vepra... Le te ngreje zerin ne Greqi qe edhe "bashke-shqiptaret" emigrante te tij te trajtohen si njerez. Le te perpiqet te ule racizmin anti-shqiptar ne Greqi. Ai jo vetem kete qe s'mund ta beje por ne te kaluaren ka ndihmuar ne pro-racizmin anti-shqiptar te grekeve me vete deklaratat dhe mohimet qe ka bere ndaj Shqiperise.

    Me c'kam degjuar e lexuar une ketu ne internet te thone shqiptaret per Pirron, vetem kaq mund t'i them: Zoti e ruajte!

    Hajt ne Himare se ka shoket e vet dhe s'i ndodh gje, po ne Tirane e gjeti?

    P.S.: Atij lisit "shqiptar"...
    Po ti mor djale ne kjo teme e gjete te vjellesh antipatine tende per 25% te popullsise te "kombit ame" e te besh propagande anti-ortodokse? A te ben kush ty propagande anti-katolike/muslimane (cfaredo qe te jesh)? Turp te kesh!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #25
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fatkeqsisht me duhet te hyj edhe une ne arenen tuaj.Nuk u besova syve kur lexova intervisten e mesiperme.Sportisti Pirro Dhima,duke pare se boja e tij ne fushen e sportit po del jashte mode,kerkoka me intervista te tilla engjellore te na hedhe hi syve.Jo Zoti Pirro.Jo.Te jetova shume vite,te degjova shume deklarata,disa perpara syve te mi jasahte stdiumit olimpik ne athine.Jo vetem nuk te besoj por edhe te akuzoj,se kurre nuk te dogji malli per shqiptaret as per Shqiperine.Sesa grek je ne gjak nuk e di,por sado te isheduyhet te tregoje pak respekt per ato vitet qe kalove,e jo te beje deklarata te tipitZef Kovaci trajnerin e dikurshem ythua se e ke mik,po kurre nuk permende emrin e tij.Nuk do harroj kurre lotet e tua,pas fitores ne Barcelone,ne nje intervistene TV,kur kujtoje i trishtuar sesi shoferi i nje autobuzi dikur te kish thene ,dhe kujt mua qe kam ne deje gjakun helen.Po gjakun e babait zoti Pirro qe akoma nuk ka mesuar dy llafe greqisht,jo se nena e tij e flet me mire,e harrove.
    Per keto dhe shume te tjera,ke humbur respektin si njeri para syve te mi.Vleresoj talentin kampionin Dhima,po kurre personalitetin tend te mjere te vogel.
    Jam 1000% i bindur se nuk ka per te shkuar ne Shqiperi sic deklaroi,ndoshta pas shume vitesh .Kur jehona e bemave te tij te kete humbur mes horizonteve te qiellit blu,ngjyres se tij te dashur.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #26
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Pirro Dhima-sportist i shkelqyer, si njeri ka te drejte te thote dhe te ndieje c;te doje. Vec mos nenvleresoje aspak kapacitetin dhe intelektin e shqiptareve, sidomos emigranteve shqiptare qe e kane njohur nga afer ne Greqi. Pirroja e ka mohuar Shqiperine dhe dashurine qe ka pasur ndaj saj, jo se veshi ngjyrat e Greqise dhe ngriti flamurin grek ne piedestal, por sepse ne momente te caktuara te ketij 10 vjecari te fundit, ai nuk beri asgje konkrete qe te ndihmonte shqiptaret dhe aq me teper ata emigrante ne Greqi. I kujtoj Pirros se ai ishte personalitet jo vetem sportiv. Pirro Dhima heshti kur greket manifestonin kunder shqiptareve ne mbrojtje te Milloshevicit, heshti kur nxenesi shqiptar Odisea Cenaj diskriminohej nga bashkemoshataret e tij, heshti kur bashkeatdhetaret e tij akuzoheshin te gjithe neper televizionet greke si hajdute, vrases, tregtare droge etj.
    Nuk e ve ne dyshim aspak qe Pirroja mund te kete ndihmuar njerez. Por ate ndihme morale , nje qendrim pozitiv, nje fjale te ngrohte per shqiptaret emigrantet Pirroja nuk e beri dhe nuk e tha. Vecse heshti! Personalisht nuk e quaj tradhetar pse veshi fanelen greke , as pse ngriti flamurin grek... Ka qene dhe eshte e drejta e tij.E quaj indiferent dhe hipokrit , sepse heshti atehere kur ai duhet te shprehte me vepra ( lexo fjale) nje simpati per bashkepatriotet e tij. Sepse mbase kane abuzuar shume ne emrin e Pirro Dhimes, por Pirroja nuk beri asgje per ti ndaluar keto abuzime!
    "Who is John Galt?"

  7. #27
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Jo se kam shume per te shtuar sepse shumica jane thene, por megjithate per mendimin tim Pirro Dhima duhet te shkoje ne Shqiperi vetem per nje arsye:
    T'i thote nga afer ato qe jane thene ne kete interviste po qe se ka k...qe.
    Ato cfare ka bere e thene deri tani nuk te lene pershtypjen e nje njeriu qe ka nostalgji prej 12 vjetesh te kthehej ne Shqiperi. Kam qene ne Shqiperi ne ate kohe kur ai u be i famshem. Bile ne Greqi ai nuk u be i famshem sepse ngriti 357 kg, por sepse ishte i vetmi nga sportistet olimpike qe tha shprehjen " Ja tin Eladha". As greket e mirefillte nuk e thane dicka te tille. Menjehere pas kesaj erdhen titujt "kolonel", "deputet" etj.etj. si keto. Nuk ka asgje te keqe qe ai po perfiton prej atyre qe i ofrohen, kushdo do te bente te njejten gje. E keqja me Pirron qendron ne faktin qe ai nuk e ka kuptuar se kur je person publik cfaredo gje qe thua apo ben (ose nuk ben) regjistrohet.
    Qe nga viti 1992 (kur Pirrua mori fame) jane bere dy Olimpiada te tjera si dhe disa kampionate nderkombetare peshengritjeje. Asnje prej peshengritesve shqiptare nuk tha se eshte takuar me Pirro Dhimen, pra ky as ka marre mundimin t'i takoje "shoket" e tij shqiptare, e jo me tani pretendon se eshte abuzuar me emrin e tij. Nga te gjithe sportistet shqiptare qe tani perfaqesojne Greqine i vetmi qe eshte prononcuar hapur ne favor te shqiptareve ne nje rast ka qene Luan (Leonidha) Shabani. Gjithe te tjeret (Lorenc Koka, Agim Xhelili, Viktor Gjika, Mirela Manjani) kane qene pasive. Pirroja jo vetem qe nuk qendroi pasiv por doli kunder shqiptareve dhe bile sic tha e rrahu rojen e stadiumit te futbollit te skuadres "Olimpiakos" sepse e quajti shqiptar.(Emisioni i gazetarit Kostas Hardavelas).
    Sipas fjaleve te "Komisari"-t Himara eshte 100% shqiptare dhe e kane mesuar greqishten per pune tregetie sic kane mesuar shqiptaret e Durresit dhe Vlores italishten apo kosovaret serbishten. Une e besoj kete, por sipas Pirro Dhimes ne nje interviste dikur ne vitin 1994 ne mos gaboj, familja e tij ishte greke, personi qe ia ka mesuar greqishten ishte gjyshja, dhe ai dhe familja e tij persekutohej ne Tirane sepse ishin minoritare. (Kete interviste e kam degjuar vete ne TV). Si gjithmone...GJEPURA. Une jam vete gjysme minoritar dhe megjithese familja ime ishte disi e persekutuar nuk ishte per faktin se ishte minoritare. Per me teper qe Himara nuk ka fare ne folklorin e saj kenge, valle apo perralla greke qe te tregoje se greqishtja eshte folur me pare ne ate zone. Me sa di une nje nga perlat e polifonise labe "Thelleza qe shkel mbi vese" eshte kenduar nga grupi i Himares NE SHQIP. Te vetmet zona qe kishin kenge e valle ne greqisht ishin Dropulli dhe Vurgu, bile me to paraqiteshin ne festivalet folklorike. (Persekutim? Nuk besoj!)
    Nejse qe te mos zgjatemi kot, une them le te shkoje ne Shqiperi Pirroja dhe te beje nje debat te kulturuar me njerezit ne Vlore e ne Tirane, ku ata t'i bejne pyetje si keto qe behen ketu qe ai te mos kete fytyre t'u pergjigjet e pastaj te kthehet andej nga erdhi se mos i nderpresin dhe pensionin e kolonelit pa jo per gje.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Me duket se nuk po kuptoni. Vete Pirro Dhima e ka thene me pare, e ka thene edhe ne kete interviste, Atdheu i tij eshte Greqia. Pike! Ai nuk ka se si te shesi ate atdhe qe ai kurre nuk e ka patur pasi ka qene bujtes ne toke shqiptare. E kam thene dhe e perseris, shqiptar nuk behesh, lind i tille! Pike.

    Arsyeja perse shume prej jush nuk dini te beni dallimin midis shqiptareve dhe minoritareve, eshte pasoje e politikave 50 vjecare komuniste qe u fali nenshtetesi (e ne disa raste edhe kombesi) shqiptare gjithe minoritareve ne Shqiperi pasi nga keto minoritete dolen kontigjenti kryesor i veglave te rregjimit komunist.

    Une e pershendes Dhimen per nje gje, qe te pakten ka kurajon te thote qe eshte grek e jo shqiptar, pasi kemi plot njerez me pushtet ne Shqiperi e Kosove qe u perkasin pakicave vllahe, gorane, turke, greke, serbe, por e shesin veten si "shqiptare".

    Nese Dhima viziton Tiranen, ai do te jete thjeshte nje turist grek.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #29
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Aman mo Albo se pervec atyre qe jane me ndonje rrenje greke ka edhe nga ata shqiptare (ose me mire ne fillim te "90-ave ishin me te shumte) qe donin te hiqeshin si greke sepse ju dukej me "moderne"... Edhe Pirro Dhima ka pasur pak nga kjo lloj sindrome... nuk e di une sa perqind eshte ai grek dhe sa shqiptar, por qe nga kjo gje sadopak ka vuajtur.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #30
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky Pirro Dhima siç e thotë edhe kolombi është grek por që nëna e babai janë shqiptar, pra me një fjalë është shqiptar i shitur, apo shqiptar që e ka shitur nderin, e një nga gjërat më të çmueshme të njeriut përkatësinë kombëtare.
    Kthimi i tij në Shqipëri pa kërkuar falje për gjithë ato që ka bërë (duke bërë edhe kthim të plotë në identitet të tij kombëtar) por edhe nëse i bënë gjithë këto mvaret se a do tia falin shqiptarët, përndryshe mendoj se do ti vlente vetëm ndonjë njeriu tip drenicaku që patjetër ka edhe në viset tjera shqiptare për tia qëndisur në ballë ...

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #31
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anëtarësuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29

    Shqiperia e Shqiptareve, shqelm bytheve tradhetareve!

    ALBO,
    nuk kam qejf te bej debat me ty per disa arsye.

    Se pari e respektoj punen qe ben per ngritjen e forumit per te gjtihe Shqiptaret si dhe idete me vlere qe sjell ne te.

    Se dyti, mendoj se ti je larguar nga Shqiperia ne moshe te re dhe ndoshta s'ke mundur ta njohesh me mire. Shpresoj me kupton se nuk dua te te ofendoj ne asnje menyre por eshte normale qe njeriu te krijoje ide te gabuara kur eshte larg, se sic thote populli i mencem ShqiptarL: larg syrit larg zemres.

    Se treti : edhe une jam bere burre jasht vendit si i thone fjales, dhe edhe une nuk jam aq i sigurt ne ato qe di sa te ngre nje debat te madh per ti argumentuar ato, por mjaftohem ti shpreh idet e mia qofte edhe te gabuara, duke shpresuar se te tjeret do te mund te me ndihmojne te kuptoj me mire.

    Por per kete mesazhin e fundit me duket se ideja jote eshte e gabuar. Pirro Dhima nuk eshte Grek. Sic tha edhe njeri me gjak Grek me lart, babai i Pirro Dhimes s'flet Greqisht e eshte i lumtur te banoje ne vendin e te pareve te vet: Shqiperia!

    Vete Himara sic thashe me lart nuk eshte Greke dhe s'ka qene asnjehere, as para 10 vjetesh as para 1000 vjetesh as para 5 mije vjetesh e as para 1 milion vjetesh. As sot e as ka per te qene ndonjehere!!!!!

    Dhe nuk dua te flas me per kete gje se ate e vendos vetem nje gje, dhe une jam pacifist nga natyra!

    Kur shovinistet Grek donin te shkaterronin shtetin Shqiptar te sapolindur ne 1912 ata u ndaluan ne Himare nga populli Shqiptar. Lufta me ata terroriste vazhdoi per shume kohe por barbarizmit te tyre do ti vije fundi vetiu sepse eshte nje akt johuman, eshte nje akt shtazor.


    Se dyti, te lutem ti kerkosh falje popullsise Shqiptare me etnicitet Grek per epitetin qe u dhe si vegla te Enver Hoxhes. Hoxha vet ishte nje njeri pa repsekt per familjen e tij, i cili vrau burrin e motres qe e kishte mbajtur me buke, i cili s'kishte respekt per babain e vet dhe i cili ishte ne pergjithesi nje njeri i pamoralshem. Por duke thene se Hoxhen e sollen ne pushtet Greket ti nenvlereson luften e dhjtra mijera Shqiptare qe luftuan kunder okupimit fashist nazist, te cilet vuajten urine, torturat, kampet e perqendrimit, terrorin psikologjik te pushtuesve dhe ndihmesve te tyre te shitur. Fakti qe nje psikopat si Hoxha u be kryetar i qeverise eshte nje testament qe ne te ardhmen njerezit sociopath dhe te pameshirshem te mos lejohen me te marrin ne dore frenat e pushtetit dhe te lejojne te shesin ne pazar vendin e tyre, popullin Shqiptar por edhe familjet e tyre qe ngelen ne mes te 4 udheve.

    Mijera Grek vuajten ne burgjet e Hoxhes sepse ai debili, gomari, sociopathi, kishte nje frike patologjike nga Greqia.


    Por edhe nje gje: ti je nje djal i sinqert dhe e ke shpallur se emrin e familjes e ke PAPA. A e di ti se nga cila gjuhe vjen ky emer?

    Nuk dua te beje asnje spekulim, por Shqiptaret kane qene ne keto troje per 5 a 6 mije vjet, dhe kemi pasur rastin te kontaktojme shume kultura te ndryshme qe e kane pasuruar vendin e kulturen tone. Qindra mijera Shqiptare kane emra Turq, por s'do te thote se jane Turq. S'kemi pse sqarojme se nga vjen emri apo familja e njerit apo tjetrit. Ne vleresojme aktet: cfare ben ky apo ai politikan per interest e vendit, per mireqenien e popullit, per kushtet e emigranteve, per edukimin, per paqen, per Kosoven, per Maqedonine, Malin e Zi e te gjitha trevat Shqiptare.

    tung djema

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    tung komisaro, ka edhe goca ketu he...

    Ti mbeshtes te gjitha ca ke thene me lart, edhe do te shtoja dicka. Njof nje himariote qe pretendon te jete greke sepse greqishten ia ka mesuar e ema qe kur ka lindur, e bukura eshte se keta njerez ne dasma e morte kendojne e qajne ne shqip, per tu cuditur si e mbajne veten per greke.

    Sa per Piro Dhimen qefi me behet qe do te shkoje ne Shqiperi, atje do ta kuptoje me mire sa gabim ka bere qe e ka hedhur poshte deri tani dhe do e vrase ndergjegja akoma me shume, keto jane vetem shenjat e para.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Papa ... me sa di do te thote Baba ose bari dhe perdoret per Priftin e nje Kishe.

    Meqe populli priftit i thoshte Papu ose Papa dhe femijet e Priftit ose niperit merrnin si mbiemer statusin e gjyshit..pra Papa.

    Psh ne se nje Prift quhej Thoma i thoshin Papa Thomai ose Papa Mihali.
    Me vone kjo behej mbiemer per familjen e i thoshin nipit..Dhimiter Papamihali ose Kristaq Papathemiu..

    Le qe e shpjegon Albo vete kete.

    Dua te them se perkatesia fetare nuk percakton se dikush eshte me shum a me pak atdhetar.


    Sipas teorive te Baletes..Muslimo-albanezet kane bartur me se shumti ne Histori Shqiptarizmen. Me kte teori ai injoron deri diku meritat e figurave atdhetare me perkatesi fetare Katoliko-Ortodokse.

    Kjo sjell percarje e qef-ngelje e nuk na shpie ne shtigje te mira.

    Deri diku ne vitet 1750 kishim nje mungese te frymes Atdhetare gjithperfshirese. Pra qe Shqiptaret te ishin bashk qofte Jugoret e qofte Verioret..qofte Turqit (muslimanet) qofte Kaurret (te krishteret).

    Iluminizmi Europian ndricoi dhe ne hapsirat Ballkaniko-Aziatike ashtu sikurse dhe ne hapsirat Italo-arbereshe.

    Ne arbereshet e Italise kujtimi i koheve te Skenderbeut e i atdheut ruhej i gjalle dhe aty linden pishtaret e pare te Shqiptarizmes dhe kjo u shartua dhe me Shqiptarizmin e Klerit katolik dhe zbarkoi ne Brigjet e atdheut tone.

    Por dhe ne Stamboll bijt e shqipes nuk hanin vetem tollumba e nuk pinin vetem nargjile e caj ceiloni..
    Te shkolluarit tane qe ishin integruar ne Shoqerine e larte te Perandorise Osmane..duke pare se kudo leviznin popujt per clirim kombetar..filluan te kthjejne syte..nga Memedheu..

    Keto dy qendra Shqiptarie..pra Stambolli dhe Italia nje dizaj filluan kontaktet e shkembime Imeillash..

    U krijua pra nje Forum si tip Albasouli ne shekullin 18 midis shqipetareve te Italise e Turqise, Rumanise e Misirit..etj etj.

    Pa u zgjatur pra u formua nje klime mirkuptimi midis intelektualeve tone te atyre koheve pa dallim krahinash e idesh e sidomos me rendesi eshte dhe pa dallim Fesh.

    Kuptohet qe kjo plejade mbillte fare gruri ne Shkemb..
    Pse..
    Sepse populli qe jetonte ne trojet shqiptare ishte aq i prapambetur sa me pare hypje ne dimer ne mal te Tomorrit se te bindje nje Musliman se ai katoliku apo ortodoksi eshte Vllau yt e anasjelltas.

    Mirpo ATA Rilindasit nuk u gjunjezuan. Punuan me mish e me shpirt dhe sollen filozofine Kombetare e ato cka i gezojme sot.

    Nisur nga meritat e Rilindasve ne Shtetformimin tone dhe Qeverite Shqiptare te Viteve te Fundit kur bene ndarjen e Pasurive kombetare..e u kan dhene cdo Rilindasi nga nje M-ut te madh dhe cdo hajduti nga nje Trafik e tra dogane.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    31
    Nuk dua te perseris ato qe thane shume veta me lart per Himaren dhe Himariotet. Mjafton te lexosh cdo lloj historie pevec asj Greke qe te shohesh ata nuk jane Greke. Se si gjithe shqipetaret kudo kane ndryshuar krah ne luftra te ndryshme. Kane ndihmuar Stefan Dushanin te pushtoje Greqine ne mesjete por dhe kane luftuar me greket kunder Turqise nne revolucionin Grek. Ta quajme greke Himaren ia hame M**** Pirro Dhimes dhe tradhetise se tij. Kur gjithe bota ne historite e tyre i njeh si shqipetare, disa prej nesh i konsideron minoritet grek me duket paradoks.

    Pirro Dhima nqs do te vije ne Tirane kjo nuk do te thote se ai nuk eshte me tradhetar i Shqiperise. Te gjithe e dime se ato qe i ka nxjerre nga goja nuk mund t'i terheqe pas. Se sa eshte munduar per shqipetaret me mire se une e dijne ata rrefugjate ne Greqi dhe e thane shoket lart.

    Duhet shtruar pyetja pse i ra mendja Pirros te kthehet ne Tirane ne kete kohe. Jane dy pergjigje.

    1- Keto jane shenjat e para te pendimit. Se nje person sa me i vjeter behet aq me shume i kthehet dhembshuria. E ndoshta ai ndjen nje fare keqardhje per ate balte qe hodhi ne rinine e tij dhe vendin dhe njerezit qe kishin te benin me te. Por per mua kjo nuk qendron se po te kishte pasur nje stilograf me boje me gjak shqipetari ne venat e tij ai do t'i thoshte dy llafe ne kohen kur kosovaret u perzune nga shtepite e tyre. Gjithe bota ziente Greqia aleatja e Serbise bente protesta por donte te vinte dhe veton me vendim parlamenti per bombardimet e NATO-s. Ai erdhi keq Pirros per keto qe ndodhnin me shqipetaret.? Jo! Atehere nuk eshte kjo.

    2 - Ndoshta vjen si deputet pasi ai eshte dhe dputet i parlamentit grek. Apo ndoshta vjen si kolonel. Se ai ka grada ne ushtrine greke?! Kjo ka me shume mundesi pasi po vjen direkt pas ngritjes se flamurit grek ne zgjedhjet lokale. Noshta e konsideron veten si shpetimtar dhe djale i harruar i Himares.

    Se cfare je ti per mendimin tim paresor eshte se si mendon ti, si sillesh ti, si reagon ndaj ceshtjeve te ndryshme dje jo cfare gjuhe ke mundesi te flasesh ti. Ne kete rast Pirro Dhima pelqen te jete grek. A mund t,ia kthejme mendjen? Jo! Por per mendimin tim do te jete trdheti me e madhe se e tij nqs ndonje nga mediat do te nise t'i beje buje vizites se tij. Per mua eshte njesoj si e konsideron veten "Grek". Nuk kam respekt per Greket pasi ato nuk kane aspak respekt per mua dhe gjithe Shqipetaret.

    Une mendoj se fjala tradhetar ne fjalorin shqip ekziston vetem se ka pasur njerez si Pirro Dhima. Njerz te tille do kete gjithmone le te mos jemi prej atyre.

    Tu-ngjat-jeta tegjitheve. Cunave e gocave

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    31
    Dhe dicka shtese per Brarin.

    Pse nxehesh ti o vlla? Nuk eshte pune inati feje. Po nuk po kuptojme pse kisha ortodokse greke sundon akoma ne Tirane. Nuk e dijne ortodoksine ata shqipetaret por po presin vetem nga prifterinjte greke ta mesojne ate. Pse s'ndahet kisha ortodokse Shqipetare nga ajo Greke? E nisi ai prifti Shqipetar ne Elbasan dhe e nxorri direkt jashte ligjit ai greku i kishes se Tiranes pasi nuk ka bekimin e kishes Greke. Ku eshte kisha ortodokse e themeluar nga Noli?! Serbija e ka bere ate pune shekuj me pare. Nuk u erdhi mire Grekeve po e ndane ato. Po ne ps'e se ndajme atehere. Kjo do te qartesonte gjithcka. Ortodkset tane do t'i benin meshat vetem ne gjuhe shqipe dhe kur te flisnin greket nuk mund te pretendonin me per cdo ortodoks Shqipetar se eshte Grek.


    E mos shikjoni kish' e xhamia
    Se feja e Shqyptarit Asht' Shqyptaria

  16. #36
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Albo kur te kesh kohe na ndrico pak ne shumices se si te bejme dallimin midis minoritareve dhe Shqiptareve .

    Sa per sqarim , ata qe ne i quajme minoritare kryesisht te perqendruar ne zonen e dropullit kane ardhur aty per te punuar tokat e bejlereve SHqiptare ne kohen e Ali Pashes . Keta nuk kane asnje lidhje me Himariotet , te cilet jane banore autoktone te zones se Laberise dhe nuk jane te ardhur . Do te keshilloja te lexoje librin e Petro Markos " interviste me vetveten " nje fragment nga i cili po e kopjoj me poshte . Edhe ky grek eshte me duket .

    Pyetje : - Pasi fole per shkollat shqipe, pa me thuaj pse fshati juaj e
    humbi gjuhen, pse flet greqisht ?
    Pergjigje: - Kete do ta zgjidhin mire kompetentet : historionet,
    gjuhetaret.Une vete jam interesuar dhe kam qene shume kureshtar. Shume shoke
    me kane pyetur : Po ju, jeni shqiptare apo greke ? Te jesh i cdo kombesie
    nuk eshte turp, por une para disa vjetesh, kur isha ne fshat, dhe pasi
    kampistet (punetoret qe shkonin ne kampin e Dhermiut per te pushuar) me
    pyeten nese ishim shqipetare apo greke, u pergjigja me siguri : "Ne jemi
    shqipetare!" Me pyeten pastaj pse flisnim greqisht. Me sa munda, u thashe
    arsyet. Te nesermen provokova nje mbledhje te gjere ne fshat. U mbush oborri
    i shkolles me burra e gra. Menjeane ishin nxenesit dhe gjithe te rinjte, se
    e kishin merre vesh qe une do te flisja rreth temes : "jemi shqiptare apo
    greke?"
    Biseden e nisa pak a shume keshtu :
    - Duhet ta dime mire se c'jemi, c'kombesi kemi, se degjohen poshte e lart
    fjale se keta jane greke, keta nuk dine se c'jane! Pra fillojme : Ti, shoku
    Pavllo Beja, nga e ke origjinen?....
    - Familja jone, si gjithe Gjileku, jemi krutane. Erdhem ketu pas vdekjes se
    Skenderbeut.
    - Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinen e familjes sate ?
    - Ne vijme nga Terbaci. Ketu erdhen tre vellezer nga Terbaci. Dhe nga te tre
    vellezerit u shtuan lagjet Lizaj, Cacedhimitret dhe Trekot.
    - Po ju o Koste nga vini ?
    - Ne vijme nga Velca! Jemi Tavajt, - dhe qeshi. - Ju e keni degjuar ate
    breg-shkemb atje lart, qe quhet Trapeza ose Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontet,
    si ju nga Buajt. Aty tek Trapeza paguanin venecianet, prandaj quhet dhe sot
    e kesaj dite Kont-Tava ose Trapeza...
    Keshtu me rradhe te gjitha familjet thane se nga rridhnin. Na doli se vetem
    nje ishte i huaj : Josif Averbahu, me origjine cifute, nga Austria. Kjo
    eshte nje histori e cuditshme : Nje konsull i Austro-Hungarise, qe ishte ne
    Vlore, dashuroi nje fshataren tone qe mblidhte myshqe ne Llogara me shoqet e
    saj. Ky konsull shkonte ne Llogara per gjah. E pa kete vashez dhe u cmend
    pas saj. Erdhi ne Dhermi dhe e kerkoi per grua. I thane te nderronte fene.
    U be ortodoks dhe banor i fshatit....
    Pra c'jemi ne ? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen ?
    Une do te them ato qe di : Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mire
    shqipen se greqishten? Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta i
    themi ne shqip ? Sic duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim
    politik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne
    Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po
    dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i
    kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun.
    Erdhi koha qe himara u nda : Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere,
    kurse Himara e mbrendshme , Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u
    myslimanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe nuk e humben kurre
    lidhjet e gjakut dhe te fisit.

  17. #37
    raku
    i/e ftuar
    Himara eshte zone me minoritet grek....
    Ju qe e mohoni kete jeni ju qe e keni prejardhjen nga himara dhe nuk do e deshironit zonen tuaj te quhej me popullsi greke....
    Pirro Dhima e ka pranuar vete me gojen e tij qe eshte grek dhe qe nuk eshte shqiptar ....
    Une kam takuar personalisht shqiptare ketu ne amerike nga Himara qe identifikoheshin si grek dhe asqe e permendnin emrin shqiptar.....
    Ishin dy himariote qe une takova dhe flisnin shqip ne menyre perfekte por nuk e quanin veten shqiptar .....
    Himara ka qene me shekuj e banuar me greke....
    George tenet i cili eshte drejtor i CIA eshte himariot nga fshati i QEPAROS dhe e konsideron veten grek dhe ka mbrojtur e ka luftuar gjithmone per interesat e GREQISE dhe lobit grek......

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Komisar, i biri i Bimbashit te Gjirokastres, e ka pasur emrin Enver Hoxha, dhe zenia e nenes se tij Anese nga ushtaraku turk, ishte arsyeja perse Cerciz Topulli i dergoi njerez per ta vrare. Ne do me shume sqarime, fol me nje gjirokastrit te vjeter, dhe jo me ata te zbritur nga malet keto vitet e fundit. Kjo shpejgon satanizmin, perversitetin, bastarditetin e Hoxhes, jo vetem ndaj familjes se tij, jo vetem ndaj shoqeve dhe shokeve te femijerise, por edhe ndaj gjithe popullit shqiptar.

    Vetem nje bastard si ai mund te mbante me terror nje popull per 50 vjet dhe veglat qe perdori jane pikerisht minoritetet dhe pakicat kombetare. Shqiptaret e vertete nuk e kane ne gjak vellavrasjen, nuk e kane ne gjak tradhetine, nuk e kane ne gjak shkeljen e nderit, jane pakicat shqipefolese ato qe i kane sjelle gjemen atij populli dhe vazhdojne ti sjellin gjemen pasi keta jane njerez gjenetikisht per te ardhur keq. Edhe sot e kesaj dite, 40% e KPD-se socialiste perbehet nga pakicat kombetare ku mbisundojne vllahet, greket e pastaj vine turqit.

    Dallimet e medha ne sjellje te shqiptareve, qe verehen edhe ne kete forum dhe ne qendrimet qe mbahen, jane gjenetikisht te trasheguara, pasi jo te gjithe kane gjak shqiptari, packa se te gjithe flasin shqip dhe hiqen si patriote te medhenj. Ju kete mund ta quani qofte "rracizem", qofte obzervim, qofte gjepura, une e quaj nje te vertete te hidhur, qe cuditerisht, shume pak prej jush i kushtoni rendesine e duhur.

    Shqiptar eshte ai qe ka gjak shqiptari prandaj shqiptar nuk mund te behesh, lind i tille. Shpirti i Shqiptarit rrjedh ne gjakun e cdo shqiptari, nuk eshte thjeshte nje menyre te gjykuari, apo te menduari, eshte nje menyre te qeni, eshte nje trashegimi qe cdo shqiptar e trashegon nga rraca e vet e mocme shqiptare. Fatkeqesia me e madhe e komunizmit ishte pikerisht bastardimi i rraces shqiptare duke pushkatuar, persekutuar, internuar shqiptaret e vertete, e duke ngritur pakicat kombetare ne krye.

    Pa me thoni, si arriti nje minoritar nga Himara ne Tirane? Pa me thoni se kush kish privilegjin te jetonte ne Tirane ne vitet e komunizmit? Pa me thoni, kush jane ata qe sot na hiqen si "tironca" duke perbuzur familjet shqiptare te ardhura ne Tirane keto vitet e fundit? Nuk kam degjuar ndonje permetar apo dibran te krenohet qe e bene Tiranen se bashku me mbretin Zog nga fshat ne kryeqytet, por kam lexuar e degjuar plot "simpatizante te PS" (ish kontigjenti i PPSH dhe atij rregjimi) qe te tallin e perbuzin hapur "maloket" apo shqiptaret e ardhur rishtasi ne Tirane.

    Ajo qe me habit mua eshte mendjelehtesia me te cilin ju anashkaloni prejardhjen gjenetike te shtetasve shqiptare. Te jesh shtetas shqiptar, te flasesh shqip, nuk te fal automatikisht kombesi shqiptare. Pakicat kombetare jane pakica, une i respektoj si shtetas por nuk u ve bese per asgje, pasi nuk ndajne te njejtin kod moral dhe te njejten trashegimi kulturore me shqiptaret e vertete.

    Dhima nuk ka qene ndonjehere shqiptar, qe te behet sot shqiptar. Keshtu hiqni nga mendjet tuaja iluzionet se te gjithe minoritaret jane shqiptare apo sic u pelqen ti quani ju "shqiptare greqishtfoles". Pakicat jane pakica dhe kamuflimi i tyre ne rradhet e shqiptareve nuk e ndihmon ceshtjen tone kombetare, perkundrazi e demton ate. Nuk keni perse lodheni per ta kuptuar kete, mjafton ti hidhni nje sy atyre qe jane ne pushtet ne Shqiperi dhe historine qe ata kane shkruajtur ne keto 6 vjet. Historia qe kane shkruajtur Nanot, Gjinushet, Milot, Ramat ne keto 6 vjet ne pushtet flet volume te tera per prejardhjen e tyre gjenetike.

    Une respektoj 100fish nje minoritar qe e thote hapur qe eshte minoritar apo i perket X komuniteti, se sa shqiptaret e shtirur qe kujtojne se shqipja qe flasin e shkruajne mjafton per ti bere shqiptare.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  19. #39
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Un se kuptoj si e therrisni akoma Pirro Dhima, emri i tij eshte Pyrros Dimas. Sa per komentet kjo teme eshte stermunduar e osht bo tarbjet.

    Sa per komentet e Albos ku thot se ai akoma eshte krenar qe eshte shqiptar un ju kujtoj se krenarin e ka treguar kur kendohet himni grek me dore ne zemer.


    e tha toro diku me lart dhima jo vetem qe sju kundevu protestave pro serbe po as emigrantet si ka ndihmuar ndonjehere.

    Mbaj mend diku ne 1999 ndeshja Greqi-Shqiperi ne Qemal Stafa emigrante shqiptare nga Greqia te pranishem ne stadium bertisnin gjate gjithe ndeshjes
    Pirro Dhima o tradhtar
    ti do varur ne litar
    Kjo urrejtje e vet shqiptareve te greqise nuk eshte pa baza lind edhe zhvillohet diku. Fakti thot qe pirro dhima eshte anti-shqiptari me i dalluar i historise per vet faktin nacionalist qe dihet sa na duan greket beri zgjidhjen me te ulen Aleance me armikun


    Ps : Ate librin titullojeni "HOW TO LOSE NATIONALITY IN 10 DAYS"
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  20. #40
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    "Ajo qe me habit mua eshte mendjelehtesia me te cilin ju anashkaloni prejardhjen gjenetike te shtetasve shqiptare. Te jesh shtetas shqiptar, te flasesh shqip, nuk te fal automatikisht kombesi shqiptare. Pakicat kombetare jane pakica, une i respektoj si shtetas por nuk u ve bese per asgje, pasi nuk ndajne te njejtin kod moral dhe te njejten trashegimi kulturore me shqiptaret e vertete."

    Po si ta dallojme nje shqiptar me "gjak shqiptari" nga shqiptari me "jo gjak shqiptari"?

    Sec mu kujtua nje shprehje nga nje liber i Qamil Buxhelit : "Ishin partizane te veshur si partizane qe te dukeshin si gjermane te veshur si partizane".
    .

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •