Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Kroati 74-vjeçar, Oto Bariç, trajner i ri i kombëtares!

    Gjergji Stefa
    gj.stefa@gazetashqiptare.com

    Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund telenovelës disamujore të vendit bosh në drejtimin e përfaqësueses kuqezi, teksa ka vendosur dje në mënyrë zyrtare, që Oto Bariç të jetë ai që do të drejtojë skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Euro 2008-ës. Lajmi, i bërë i ditur nga më shumë se një burim konfidencial brenda Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ka gjetur edhe aprovimin e zëdhënësit për shtyp, Nurishmi: “Është e vërtetë, 99% ai është trajneri. Sigurisht që zyrtarizimi do të bëhet ditën e martë, në mbledhjen e radhës së komitetit”. Gjithçka e qartë. Kroati, i cili në të shkuarën ka drejtuar në mënyrë prestigjioze edhe përfaqësuesen e vendlindjes së tij, ka fituar balotazhin final me francezin Klod Le Rua, ndërkohë që gjermani Litbarksi nuk është marrë pothuaj fare parasysh nga kokat e futbollit shqiptar. Vetë Bariç, një 73- vjeçar me një të kaluar shumë të pasur në drejtimin e klubeve dhe përfaqësueseve, është shprehur 100 për qind i gatshëm që të bëjë më të mirën në atë që quhet teorikisht mundësia e tij e fundit për të drejtuar një skuadër. Ka kërkuar një shtëpi në Tiranë, ku do të qëndrojë së bashku me bashkëshorten dhe pritet që të përfitojë një kontratë, e cila shkon deri tek 400 mijë euro në edicion, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarët e tjerë teknikë të stafit të tij. Me një nënshtetësi austriake në xhep, Bariç është një ndër figurat më popullore në vendlindjen e tij, dhe duke iu referuar “CV”-së, pritet që të jetë më produktiv sesa paraardhësi kuqezi, Hans Peter Brigel. Tratativat me kroatin janë kryer në një kohë relativisht të gjatë dhe megjithëse nuk ka vizituar Tiranën, një takim kokë më kokë me presidentin Duka rreth 2 muaj më parë në Vjenë, i ka bërë palët të besojnë tek njëri- tjetri. FSHF-ja mund ta kishte zyrtarizuar me kohë emrin e Bariçit, por drejtuesit pritën një përgjigje përfundimtare nga Nevio Skala, italiani që pasi i tha ‘jo’ Shqipërisë, pritet të nënshkruajë për Poloninë e sapoeliminuar nga finalet e Botërorit. Bariç pritet që të mbërrijë javën e ardhshme në Tiranë dhe të parashtrojë platformën e tij, të paktën deri në ndeshjen e parë zyrtare kundër Bjellorusisë. Një gjë është e sigurt, nëse nuk ka grumbullime përpara gushtit, rreth 30 lojtarë kontigjentë të kësaj skuadre, do të jenë përpara kroatit në miqësoren që do të luhet në fund të verës.

    balkanweb

  2. #2
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Shume i vjeter ky Bariç, Megjithate me pelqen si trajner. Go Albania
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga GeNi_25
    Shume i vjeter ky Bariç, Megjithate me pelqen si trajner. Go Albania

    LooL, ti paske shume preferenca Nuk thua te jete i mire


    Shpresojme te beje ndonje gje me shume se te tjeret.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Zyrtarizohet, kroati Oto Baric trajneri i ri i kombetares shqiptare

    Ora 15:00
    Nga E.M


    TIRANE (27 Qershor )- Oto Bariç është trajneri I ri kombëtares shqiptare të futbollit. Kandidatura e kroatit është miratuar përfundimisht sot pas një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ish tekniku i përfaqësueses kroate dhe asaj austriake, ka fituar besimin e krerëve të futbollit shqiptar mes alternativave të tjera si Bertalan Bickei, Pier Litbarski apo Klod Lë Rua.

    Oto Bariç do të vijë ditët e ardhshme në Tiranë dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të eleminatoreve të Euro 2008, nga e cila do të përfitojë 300 mijë euro, ku 100 mijë do t’i jepen paradhënie. Ndryshe nga paraardhësi i tij Brigel, Bariç ka pranuar që gjatë periudhës që do të jetë trajner i Shqipërisë, të qëndrojë me banim në Tiranë për të parë më mirë futbollistët dhe kampionatin shqiptar.

    74 vjeçari ka qenë dakord gjithashtu që të ketë një staf shqiptar për të punuar gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që drejtimin e Shqipërisë e ka konsideruar si bastin për t’u fituar në fund të karrierës.(NEWS24/Balkanweb)

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Bariç në bankinë, 50 mijë euro në dorë

    28 Qershor 2006

    Gjergji Stefa
    gj.stefa@gazetashqiptare.com

    Një mbledhje maratonë, prej më shumë se 3 orësh në Federatën Shqiptare të Futbollit, vendosi t’i japë fund të vetmes klauzolë që mund ta mbante peng zyrtarizimin e kroatit Bariç në bankinën kuqezi. Kërkesa e 74- vjeçarit për të marrë në dorë një paradhënie prej 100 mijë eurosh, nga 300 mijë që do të përfitojë në edicion, u konsiderua vetëm pjesërisht nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që në përfundim vendosën që ish- trajneri i Kroacisë dhe Austrisë do të vishej kuqezi, dhe që në ditën e parë të punës do të përfitojë 50 mijë euro “free”. Akordi që ishte një punë e kryer që prej ditës së premte, mori konfirmimin edhe të presidentit Duka, i cili pas një kalvari të gjatë prej 3-4 muajsh, nxitoi rreth orës 13.00 të paradites së djeshme të dilte përpara mediave dhe publikisht të deklaronte: “Po, ne tani e kemi një trajner dhe ky është kroati Bariç. Do të vijë në Tiranë në javën e ardhshme për të firmosur”. Sinjale pozitive kanë mbërritur po dje edhe nga vetë kroati, i cili e sheh Shqipërinë si një happy-end të një karriere të shkëlqyer në Evropën qendrore. Sipas një anëtari të KE-së, mësohet se menjëherë pas mbledhjes të dyja palët (FSHF dhe Bariç) kanë kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike dhe minutat e bisedës kanë treguar qartë që “dashuria” sapo ka nisur. Njeriu, i cili si prioritet në këto muajt e fundit ka pasur ndjekjen e 10 kasetave të ndeshjes së skuadrës përfaqësuese, është shprehur pozitiv për grupin që presupozohet se do të punojë deri në fund të vitit 2007: “Çdo skuadër ka probleme, – ka thënë Bariç në bisedën konfidenciale me kokat e FSHF-së, – por e rëndësishme është që unë shoh se me këtë skuadër mund të bëhen gjëra shumë të mira”. Sa për rinovimin e një përfaqësuese me një mesatare moshe disi të plakur, Bariç mësohet të jetë shprehur evaziv, duke mos i mbyllur portat kuqezi askujt: “Duhet të gërshetojmë elementin e ri me eksperiencën”. Konfirmimi i kroatit në krye të përfaqësueses nuk ka qenë “një dashuri me shikim të parë” për drejtuesit e futbollit shqiptar. Të shtangur nga një “jo” e Brigelit përpara 2-3 muajve, puna për të gjetur zëvendësuesin e tij kaloi në sitë një sërë emrash interesantë dhe me një CV-i, të paktën në letër më e mirë se ajo e gjermanit paraardhës. “Fiksimi” i Dukës deri sa vendosi për Bariçin ka qenë ajo e Nevio Skalës, trajnerit italian i cili pasi pati takime shumë të ngrohta, madje edhe jo zyrtare me krerët e FSHF-së, vendosi të kërkonte 45 mijë euro në muaj, një shifër krejtësisht e papranueshme për buxhetin e futbollit shqiptar.

  6. #6
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Makinë, celular dhe një dhomë hoteli


    28 Qershor 2006



    Trajneri i përfaqësueses Oto Bariç, ka kërkuar tre elementë shumë të rëndësishëm për jetesën e tij në kryeqyteti, në thelb të domosdoshme këto për çdo trajner të përfaqësueses. Një dhomë hoteli do të vihet në dispozicion për gjithë edicionin për trajnerin kroat dhe bashkëshorten e tij (në fakt, mund të jetë një suitë) dhe nëse i referohesh kostos së lartë që mund të ketë një zgjidhje e tillë, atëherë shpenzimet ekstra të trajnerit janë shumë më të larta se imagjinohet. Dy kërkesa të tjera të rëndësishme për punën e tij, janë edhe një makinë në dispozicion (mendohet që të ketë edhe shofer) dhe sigurisht, edhe një numër celulari me një kosto impulsesh mujore non-stop. Trajneri kroat nuk do të qëndrojë në 365 ditët e vitit në Tiranë, por sigurisht që do të kalojë një pjesë të mirë sezoni futbollistik në vendin tonë. Bashkë me të pritet që një pjesë të madhe të kohës ta konsumojë në Shqipëri dhe bashkëshortja, por jo djali i tij që njihet si ndër arkitektët më të pasur të kryeqytetit austriak, Vjenë. Kroati Bariç, i cili ka dy vjet që nuk drejton një skuadër, pretendon që të përsërisë në tokën shqiptare të njëjtin sukses që ka pasur me dy klube të mëdha austriake, të cilat i nxori deri në finalet e Kupave të Evropës dhe përfaqësueseve të Austrisë dhe Kroacisë. Në fakt, një mbyllje e karrierës me sukses me një skuadër relativisht si Shqipëria, ka qenë edhe shtysa për të marrë timonin kuqezi pa një faturë ekonomike që do të përligjte karrierën dhe eksperiencën e tij. Në opinionin e përgjithshëm shqiptar ka pasur shumë skepticizëm për moshën e kroatit, por drejtuesit e futbollit janë justifikuar me faktin, që derisa një gjë e tillë nuk ka përbërë një problem për Kroacinë dy vjet më parë, atëherë përse duhet të ketë për Shqipërinë, mbetet për t’u verifikuar...

  7. #7
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Te shpresojme ....

  8. #8
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    Ansa informacion te rreme mbi Kombetaren tone.

    Sot po lexoja ne sitin e lajmeve ANSA.it qe eshte edhe nje nga angjesite me te rendesishme te lajmeve ne bote dhe aty ndodhej dhe lajmi mbi trajnerin e ri te Kombetares sone OTTO BARIC.

    Gjeja qe me beri te nervozohem ishte mohimi i meritave te Kombetares sone me dy rrjeshta.

    Tecnico preferito a diversi candidati, tra cui Nevio Scala (ANSA) - TIRANA 28 GIU - Il croato 74enne Otto Baric e' il nuovo ct della nazionale albanese di calcio. E' stato preferito a diversi candidati, tra cui Nevio Scala. Ad impedire l'accordo con Scala sarebbero stati alcuni aspetti finanziari. Il contratto con Baric, che sara' firmato la prossima settimana, durera' due anni. L'allenatore croato ricevera' un compenso di 300 mila euro. Baric si e' detto fiducioso sui risultati che conta di raggiungere con la nazionale, sempre ultima, nella sua storia, nei gironi eliminatori.
    Pas kesaj gjeje mora vendimin personal te reklamoj ne redaksine e ketij siti kete fakt .Nuk eshte mire qe sportdashes te huaj te keq informohen per Kombetaren tone dhe te kene komplet mendime dhe respekt tjeter mer Kuq e Zinjte tane.

    Ja dhe email imi:

    Salve.
    Oggi ho letto sul sitto Ansa.it un informazione per quando riguarda la Nazionale Albanese.

    Tecnico preferito a diversi candidati, tra cui Nevio Scala (ANSA) - TIRANA 28 GIU - Il croato 74enne Otto Baric e' il nuovo ct della nazionale albanese di calcio. E' stato preferito a diversi candidati, tra cui Nevio Scala. Ad impedire l'accordo con Scala sarebbero stati alcuni aspetti finanziari. Il contratto con Baric, che sara' firmato la prossima settimana, durera' due anni. L'allenatore croato ricevera' un compenso di 300 mila euro. Baric si e' detto fiducioso sui risultati che conta di raggiungere con la nazionale, sempre ultima, nella sua storia, nei gironi eliminatori.


    Non è vero che la nostra Nazionale è sempre stata ultima nei gironi per non dire che negli ultimi 20 anni non e stata più di due volte.

    Nel ultimo girone siamo stati clasificati come qunti con 13 punti, dopo aver battuta la Grecia per 2-1 a Tirana,battuta la Giorgia e Il Kazakistan.

    Nel nome dei tifozi Albanesi e tutti quelli che amano la nostra nazione.

    Distinti Saluti

  9. #9
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    O kacaku, kur thote te fundit nuk eshte se e thote ne menyre ofendimi po vetem ven ne dukje qe nuk kemi pretenduar ose rrezikuar per tu kualifikuar ndonje here!

    Dhe prandaj kane thene ashtu ato, ca ti bosh keshtu ndahen gjerat. Ose je i pari ose je i fundit!

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Hajt te shofin veten e vet iher ato, se e kan bo futbollin lesh e li, i kan fut gripin e pulave futbollit, masenej te flasin per te tjeret.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-06-2006
    Postime
    3

    a i ben pune kombetares shqiptare plakushi 74 vjecar, Oto Baric?

    Oto Baric, 74 vjec, eshte caktuar trajner i kombetares shqiptare. Sipas forumistave ketu, a eshte zgjidhje e drejte kjo e federates. A ia vlen t'i japesh 300 mije euro nje pensionisti, qe tani pret vetem vdekjen, ne nje kohe qe ne grupin tone kualifikues, ku bejne pjese Holanda, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Bjellorusia dhe Luksemburgu, nuk kemi as 0.1 per qind shanse kualifikimi. A do et ishte me mire qe kjo shume te investohej ne infrastrukture, per t'u krijuar mundesi talenteve te reja, qe te rriten si duhet dhe te zevendesojne plakushet e kombetares, duke filluar nga trajneri Oto Baric, per te vazhduar me lojtare te tjere, qe i kane kaluar te 32-tat, si Hasi, Tare, Lala, Murati, Bushi, etj.
    Dashuria eshte si shiu i vjeshtes, qe bie ngadale por qe i ben lumenjte te vershojne!

  12. #12
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anëtarësuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    mbase shuma e kontrates eshte pak e ekzgjeruar duke marre parasysh dhe shancet reale per kualifikim.
    ndoshta kesaj radhe do ishte me mire nje trajner shqiptar, me shume me pak shpenzime dhe qe mund ta kuptonte me mire situaten e kombetares.
    ska pse ti lejojme vetes luksin e nje trajneri te huaj kur shume mire mund te kishim shfrytezuar nje nga ata trajner qe deri para pak vitesh garonin te denje perballe gjermanise, finlandes, turqise etj etj.
    ska pse............
    all u need is love

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-06-2006
    Postime
    3

    Baric 400 mije euro, asnje objektiv per kombetaren

    74 vjecari Oto Baric ishte ne shtunen ne Tirane, ku ka nenshkruar kontraten 1 vjecare me drejtuesit e FSHF-se, sipas se ciles, ai bashke me ndihmesin e tij kroat do te marrin 400 mije euro per nje vit. Nderkohe, ne konferencen per shtyp pas nenshkrimit mes dy paleve, nuk eshte folur per asnje objektiv. Keshtu, i pyetur se cfare u premton tifozeve te zjarrte kuqezi, Baric eshte pergjigjur: Nuk kemi shanse per tu kualifikuar. Nuk mund ta premtoj kete. kam besim se do te bej dy hapa para....(?!). Pra, nuk ka marre persiper asnje lloj objektivi kroati 74 vjecar, duke vepruar si paraardhesi i tij, Brigel, i cili mori parate dhe iku, pa bere asgje ne krye te kombetares. Madje, duket se edhe kroati Baric nuk do te rrije ne Shqiperi, por do te vije dy-tri dite para ndeshjeve te kombetares. Pra, do ti marre qyl ato 400 mije euro, nje pension i majme ne pleqeri per te. Kur ka thene do te bej dy hapa para, mesa duket e ka pas fjalen se do te bej dy hapa para, drejt varrit, sepse aq i vjeter eshte, sa mezi rrinte ne kembe. Duhet ti shkoje dikush nga ata te federates mbrapa, me uturak ne dore. Ju anetare te nderuar te ketij forumi, si mendoni, a eshte e drejte kjo menyre bashkepunimi, pa objektiva dhe kushte kontraktuale. A eshte ne dem te kombetares sone kjo menyre drejtimi e FSHF-se, qe ne fakt nuk e njeh shteti dhe gjykata ia ka ngrire aktivitetin? jepni mendimin tuaj per kete ceshtje mjaft te prekshme per te gjithe, sepse kombetarja eshte krenaria jone.
    Dashuria eshte si shiu i vjeshtes, qe bie ngadale por qe i ben lumenjte te vershojne!

  14. #14
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Bariç: Do ta jap maksimumin për Shqipërinë
    Tiranë, 1 korrik - Kroati Oto Bariç ka nënshkruar sot në Tiranë kontratën e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit për drejtimin e kombëtares shqiptare në ciklin e kualifikimeve për Euro-2004.

    Menjëherë pas firmosjes së kontratës, 74-vjeçari, Bariç ka folur për herë të parë para gazetarëve si përzgjedhës i Shqipërisë. Bariç ka theksuar se ndjehet i lumtur që do të punojë për futbollin shqiptar dhe ka ritheksuar se tërë jetën e tij ia ka kushtuar futbollit. Bariç ka shprehur bindjen se nën drejtimin e tij Shqipëria do të arrijë të luajë futboll shumë më të mirë, edhe pse ka vlerësuar punën e bërë nga Brigeli. "Jam i bindur se do të bëjë shumë për këtë skuadër dhe do ta ngrisë në nivele më të larta. Në çdo detyrë që e kam marrë kam arritur maksimumin dhe shpresoj që një gjë të tillë do ta arrijë edhe me Sqhipërinë. Brigeli ka bërë disa hapa përpara me Shqipërinë, por unë jam i bindur se nën drejtimin tim Shqipëria do të bëjë edhe dy - tre hapa përpara", ka theksuar Bariç. Ai e ka vlerësuar grupin për eliminatoret e Euro-2008 si të vështirë, por ka thënë se do të punojë për të arritur rezultate të mira. "Do të jap maksimumin tim për ta çuar përpara këtë skuadër, edhe pse e kemi të qartë se Shqipëria ndodhet në një grup të vështirë me Holandën, Rumaninë e Bullgarinë. Mirëpo, synimi im është që Shqipëria të luaj mirë", ka nënvizuar strategu kroat. Bariç është shprehur se do të bashkëpunojë ngushtë edhe me përzgjedhësin e U-21 të Shqipërisë dhe se do të ndjek nga afër shumë ndeshje të kampionatit shqiptar, si dhe do të bisedojë me të gjithë lojtarët veq e veq, për të pasur një ide sa më të qartë për kombëtaren. "Do të krijojë një atmosferë shumë miqësore në skuadër, por njëherësh do të kërkojë punë dhe disiplinë në maksimum. Po ashtu do të vëzhgojë edhe futbollistët që luajnë jashtë Shqipërisë, duke mos përjashtuar edhe talentet e shumta që luajnë në Evropë, e që nuk janë ende pjesë e kombëtares", ka shtuar kroati. Zyrtarisht punën me kombëtaren shqiptare Oto Bariç do ta fillojë më 15 korrik.


    Ku e pe ti mer mjeshter qe erdhi pa objektiva. Ai premtoi qe do e permiresoje me shume skuadren, ama te premtoje kualifikimin kur ne ekip ke Hollanden, Rumunt edhe Bullgaret eshte tocllik.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  15. #15
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030


    Oto Maximun duket bukur me te kuqe.

    Austrian success
    The 74-year-old former Croatia coach will lead the team in their bid to qualify for UEFA EURO 2008™ from a group containing the Netherlands, Romania and Slovenia among others. "I have been around for 35 years as a coach, and won nine titles and seven cups in 18 years in Austria," said Barić, who coached six Austrian club sides before taking charge of the national team.

    'Steps forward'
    "I have also reached two European Club Cup finals, that's why they call me 'Otto Maximum'," he said. "I respect the work Briegel did here, but we will take more steps forward." Football Association of Albania president Armando Duka described Barić as the "most experienced and high profile" coach the country has ever had.

    Albanian home
    Unlike previous foreign coaches of Albania, Barić will live in Tirana and follow the domestic championship closely. He also pledged to work closely with the Under-21 squad to nurture the country’s young talent, having given Croatian stars such as Darijo Srna and Josip Šimunić their first caps in the senior side.

    ©uefa.com 1998-2006. All rights reserved.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bayern : 01-07-2006 më 17:29
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  16. #16
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030



    Ne Euro 2004 ishte ne krye te Kroacise.
    Si mendoni me gjithe shortin e veshtire a do jete ne gjendje Baric te beje me shume se gjermani Brigel?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  17. #17
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ce kan kryp ket pazar kta te FSHF-se. me 400mije euro duhej te blenin Baricin, me gjysen e skuadres se kroacise dhe ndonje vile te mire qe kan.

    Zgjedhje e gabuar. Kto para do ishte shume me mire ti merrte noj shqiptar si puna e demollarit and co. shum dobet.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ne fakt asnji trejner nuk mund ta njohi futbollin dhe lojtaret Shqiptare ... e vemja gje eshte qe zgjidhet e lojtarve nga nje trejner Shqiptar mund te jene te ndikuara nga miqesite e nga leku, ndersa nga nje i huaj jo!


    Ishalla, ishalla ben pune te mire ky, se si tifoz ne sa me mire dum me e pa skuadren!

  19. #19
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Mashtrusat e FSHF, po te dojshin sukses e impenjim te kishin marre trajner Lir Dajen qe kishte me iu dedikue punes me Kombetaren ma shume se Otto Maximus...

  20. #20
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Eh mire anej vetem dallavere ka .
    Erdhi Pierre Litbarski ne shqiperi ne nje takim me Duken koke me koke ju ofrua nje kontrate 18 mujore ku kishte si synim kualifikimin e shqiperise .

    I ftuar ne nje nga studiot e top-channel , litbarski u shpreh e si mund ta firmosja ate kontrate ku kerkohej ne nje kohe kaq te shkurter kualifikimi shqiperise me doemos , eshte qesharake , kur shqipria mesataren e lojtarve e ka 30 vjeç.
    Une Dukes ju shpreha qarte qe nuk jam ktu vetem per parate , por pasi kam nje miqesi te ngushte me Rudi Vaten dua te bej dicka te mire per futbollin shqiptar , dua qe te heq disa lojtar nga brezi i vjeter dhe ta fillojme me talentet e rinj qe besoj se jane te shumte , te marrin nje experience ne kualifikimet per euro 2008 qe te jene te gatçem te pretendojne per boterorin 2010 . Nuk behen gjerat tak fak siç i kerkoni ju shqiptaret.

    Ps.. persa i perket Bariç , ka nje CV eshte te larmishme por nuk e di sa seriozisht e ka marre kte post , ne nje moshe te tille 74 vjeç , me nje kontrate te cilen brigeli dhe shume te tjere e refuzuan , te mendon qe ka ardhur vetem per parate . Gjithsesi shpresojme qe te kete sukses.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 12:27
  2. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  3. Kroati Vinçetiç thote `A mund te luaj per Shqiperine?!`
    Nga panchovilla në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 13:05
  4. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •