leshai
(7/21/01 10:33:00 am)
Reply Ramiz Alia
--------------------------------------------------------------------------------
Une nuk perferoj te ashtuquajtunit te majte shqiptare. Per mendimit tim ata jane ekstremiste. Te majte per mua jane shumica e demokrateve dhe te djathte jane republikanet.
Sidoqofte, figura e Ramiz Alise me ka ba pershtypje per nji gja. ne kohen kur ai kishte mundesi dhe ishte i shtyme nga staffi i tij me mbajte shqipnine nen diktature, ai nuk u ba nji Nikollaj Caushesku, por dha doreheqje e ne kete menyre parandaloi nji gjakderdhje te madhe ne shqipni. Dihet se ne qofte se i do te ndigjonte staffin e tij, atehere ata do te bashin ate qe bane ne 1997 - 2000 kundershtare te vrame.

Kjo sjellje e tij asht ne akordance me sjelljen e tij te mapareshme kur ai ishte "disiplinue" nga Hoxha per tendenca perendimore ngaqe sic duket kishte thane se: "Shqipnise i duhet nji Dritare ne anen e Perendimit".

Personalisht une nuk e shof Aline si kriminel, por si Gorbacovi Shqiptar. Ndersa Gorbacovi more Cmimin Nobel, Alia u fut ne burg dhe u poshtnue. Njerezit harrojne se sa veshtire asht me i dhane fund nji diktature, ne vecanti kur populli asht cue ne kame me i dhane vendit flake - Alia a kaloi kete periudhe shqiptare pa gjakderdhje.
Si mendoni ju, a kishte Alia merite per tranzicionin paqesor nga komunizem ne demokraci apo jo?
Mos harroni se tranzicioni nga Demokraci ne Socializem ne 1997, e perseris, mori 2000 jete shqiptaresh dhe e coi vendin ne nji situate qe i duhen dekada me e marre vetin.

anton1as
(7/21/01 2:40:06 pm)
Reply Re: Ramiz Alia
--------------------------------------------------------------------------------

Ramiz Alia ka qene komisari i njeres prej brigatave partizane qe shkoi ne Kosove dhe "cliroi" Kosoven nga gjermanet duke ja dhuruar jugosllaveve.

Pikerisht se pau fundin e Causheskut nderroi taktike dhe gjith strategjija e veprimtarija e tij ka qene ruajtja e pushtetit komunist pa pase gjakderdhje,por jo ne popull por nder komuniste.

Ai eshte pergjegjes kryesor per vrasjet ne kufi ne fund te viteve 80,vrasje te cilat u lane ne harrese, por ne fakt do te ishin te mjaftueshme per nje denim te tij shembullor.

Shnet Anton!




leshai
(7/21/01 4:57:10 pm)
Reply alia
--------------------------------------------------------------------------------
Nuk e kuptoj se si e ke kaq te lehte me fajsue Aline e ne te njajten kohe duke mos dhane asnji fakt. Kur vdiq enveri, cdo shqiptar ka pase vetem nji deshire - pushteti me ra ne dore te alise, sepse ai (imazhi i tij ne popull) kishte shanset ma te medha me zbute diktaturen e me na clirue pak. Kur i erdhi rasti, ai ja hapi rrugen demokracise paqesisht

tirana
(7/22/01 6:05:00 am)
Reply Re: alia
--------------------------------------------------------------------------------
Per te gjykuar nje personazh,lypset te konsiderohet jo vetem nje veprim por gjithe skenari historik gjate te cilit ai militoi:

Meqenese diapazoni i kohes aktive te ketij individi eshte mjaft e gjere,po e filloj me zanafillen e saj:

-Gjate fillimit te Luftes Civile ne shqiperi,(1941-45)Alia ka marre pjese aktive ne te gjitha marreveshjet tradhetore dhe antishqiptare,perkrah kriminelit kombetar,me mizorit qe historia shqiptare ka njohur,Hoxha.Ne dokumentet antishqiptare te nenshkruara gjendet kudo firma e tij si komisar politik.
-Ne kundermesymjen e 1944-es drejt Jugosllavise(kundermesymje i thenēin pasi Gjermanet u larguan nga Erseka e jo nga Jugosllavia.Ramiz Alia,komandanti i kesaj brigade,eshte direkt fajtor per futjen e saj ne gracke,si pasoje e mosadaptimit te nje plani strategjik ushtarak dhe nje zbatimi symbyllurazi i direktivave te armikut nr.1 te shqiperise se asaj kohe,Miladin Popoviēit.
-Gjate 50 vjeteve diktature,ka marre pjese aktivisht ne shkaterrimin e ketij kombi,ekonomikisht,kulturor e social..........................................me ndoj qe ne kete etape nuk ka nevoje per komente.

-Ne vitin 1985,pas vdekjes fizike te kriminelit Hoxha,Alia vihet ne krye te shtetit me te varfer te Evropes.Duke injoruar situaten e veshtire ekonomike te popullit(jemi ne kohen e tallonit:2 pako gjalpe gjysem kile djathe,nje pule hungareze ne jave,250gr.mish te grire me gjysem kg.sallam etj.Pershkrime dhe kujtesa qe i quaj te nevojshme dhe i kam jetuar personalisht dhe kurre nuk kam per ti harruar)ne vend qe te ndermarre plane favorizuese ekonomike per permiresimin ekonomik,Alia vepron ne kete menyre:

Shpenzon nga buxheti shteteror miliona dollare per ngritjen e permendoreve per kriminelin,ndertimin e Piramides se ketij faraoni gjirokastrit me gjak bimbashiKjo eshte nje shuplake qe ky individ i jep ne kete kohe mizeries te cilen populli yne ishte duke kaluar ne ate kohe me barkun bosh.
Nuk permend ketu"Javen e Enverit gjate te ciles hiqte nga puna njerezit per te ndertuar "Yjet e Enverit" me tulla te kuqe te shkerrmoqura
Por me negativja eshte pjesemarrja ne internacionalen komuniste,pikerisht ne diten kur ajo nderron taktike dhe emer.Nje deshmitar okular me ka treguar te gjithe strategjine diabolike te kesaj internacionale,ne te cilen,Gorbaēovi nuk morri pjese.
Shkakton vrasje ne Shkoder e kudo ku perdhoseshin bustet e kriminelit Hoxha.

Por krimi me i madh i tij eshte DHENIA E URDHERIT TE QELLIMIT ME ARME ZJARRI KUNDER KRYENGRITESVE TE DHJETORITKy urdher iu transmetua shokut Hekuran Isai,i cili,gjate gjykimit te Alise,deponon si deshmitar ne gjyq duke pranuar te kete marre kete urdher nga Alia!!!

Alia pati 5 vjet ne dispozicion per te revolucionuar shqiperine.Gjate ketyre viteve,nuk beri asgje per te ndryshuar,madje denoi ēdo levizje liridashese Europiane,qe nga renia e Murit te Berlinit,deri tek vrasja e Causeskut.



brari
(7/22/01 10:03:46 am)
Reply Re: alia
--------------------------------------------------------------------------------

Sec ka bere Alia ne kohen e tije si president ose me pare si anetar i byros politike dhe sekretar i komitetit qendror te PPSH nuk di shume hollesi.

nji gje e di nga pleq te vjeter qe ne kohen e luftes nac-clirimtare ramiz Alia ka qene nji xero,nji kerkushi,thjesht nji puntor rinije qe shkruante ndonji trakt per ca partizan analfabet.
Pra Ai ska asnji merite ne lufte pra dhe asnji pergjegjsi per ngjarjet e Luftes.
Cdo gje qe thone disa eshte thjesht mos njohje ose pralla te dala viteve te fundit.

nji gje eshte e sigurte per mua,Qe Bolsheviket staliniste jugore nuk e kishin me sy te mire ardhjen e ramizit si i Pari shqiperise.
Nji gje e kam bindjen qe Ai zotesi te drejtoje Shtet nuk ka.
por nji gje jam i sigurte qe Ramiz Ailja eshte me i mire se Nano dhe se Arben Malaj ,spartak braho etj me shoke.

Ai mendoj une Duhet te punoje si keshilltare per ceshtje te Kosoves dhe politikes jashtmme ne cdo qeveri shqiptare pamvaresisht e kujt Partie eshte.

Ka disa Fusha qe ai i njef shum Mire.
Nuk eshte gjaksor.
Nuk eshte Trim.
Le ta haje nji "cop buke"..perderisa Po Ha Anastas Angjeli nji cop hajduto-spiun..
E Ramizi ndryshe nga gangot politik te sotem eshte atdhetar dhe kjo nuk mund ti mohoet.
Atdhetar blu ose i kuq nuk ka rendsi .shume.

anton1as
(7/22/01 4:53:44 pm)
Reply Re: alia
--------------------------------------------------------------------------------
"Nuk eshte gjaksor."

Po vrasjet ne kufi more miq?
Mire qe i vrisnin po kur terhiqnin zvarre te vdekurit te lidhur me zinxhire si dikur ne mesjete per ti shti frigen popullit.
Por ju kujtohet ai plaku 70 vjecar te u denua me vdekje ne Kukes se gjasme dote me i ba atentat Ramizit.

More miq kaq ju ka shkaterruar komunizmi sa keto gjera t“ju duken te natyrshme dhe te mos ju bejne pershtypje.

"E Ramizi ndryshe nga gangot politik te sotem eshte atdhetar dhe kjo nuk mund ti mohoet."


Po si more atdhetar sekretari i pare i PPSH.

More miq akoma nuk e keni qe qarte qe Ramiz Alija qe nga Lufta e Dyte e deri ne 1991 ka qene nga komisar e deri president.
Po te kishte qene atdhetar do te kishte vra veten kur komunistet lane Kosoven ne dore te serbise pasi e "clirune" dhe kjo ne vitin 1945.



Shnet Anton!





leshai
(7/22/01 5:39:52 pm)
Reply alia
--------------------------------------------------------------------------------
Bahet fjale per nji njeri "te huaj" ne mes nji klani. I vetem me inteligjencen e intuiten e tij te rralle ka arrite me dominue situaten. Por sidoqofte puna ai nuk ka pase mjaft fuqi me ba ate qe ka deshirue.

Pajtohem me ty se gjate luftes ai ka qene i ri - komisari ma i ri politik (19 vjec) dhe nuk ka pase fuqi. Shumica e komisareve e komandanteve te asaj kohe ishin coban, keshtu qe kuptohet se edukate e shkolla e tij i ka dhane perparesi, por jo fuqi.
Ai e ka pase ne dore me krijue nji gjakderdhje te madhe ne shqipni, por me urtesi e ka parandalue. Per derisa kundershtaret e tij ishin te mprojtun nba bolsheviket, ai nuk ka ba za. Kur erdhi koha qe bolsheviket rane, ai i dha popullit lirine sepse atehere ai e dinte se kozaket s'kishin ma fuqi ngaqe kishin humbe mbeshtetjen jo vetem te ruseve por edhe te femive tyne qe ishin rrite ne nji burg te rrethuem me tala me gjemba

anton1as
(7/23/01 2:16:35 am)
Reply Re: alia
--------------------------------------------------------------------------------
Mosha nuk te justifikon asgje dhe 19 vjec nuk asht i vogel.

More e dini ju se cfare do me thane komisar?

Lirine na e dhe Ramiz Alija.

Fjale te bukura po vdekjen kush ia dha Mikel Lares me shoke?

Mbas gjygjit te Causheskut detyra dhe qellimi i vetem i tij ka qene lenia e pushtetit pa pase gjak nder komunista.

Cfare inteligjense duhej perballe Lenka Cukut me fal?

Shnet Anton!

Belami
(7/23/01 12:27:14 pm)
Reply Biroja politike
--------------------------------------------------------------------------------
Ramiz Alia ka qene shume here me kriminel sesa Mehmet Shehu,qe padyshim mund te identifikohet me fjalen "kasap"
Alia,nder te paktet "besnik" te Enverit diti si ta fitoje besimin e tij.E kjo jo per suratin e tij te bukur,por per besnikerine qe i ofronte Enverit ne gjyqet politike qe Enveri u bente atyre qe u hante koken.Ata qe kane patur mundesine te shikojne "gjyqin " qe i beri Byroja Politike Kadri Hazbiut e kane fare te qarte fytyren e Alise kur pohonte Enverin pas cdo fjale.
Per mendimin tim Alia ka qene shtytesi i Enverit per elemininim e bashke-krimineleve te tij.Vetem keshtu Alise i hapej ruga per pushtet pas ngordhjes se Enverit.
Gjate nderimit te sistemeve nuk eshte aspak e vertete se Alia shmangu gjakderdhjen.Alia u mundua te dilte pa-lagur nga ato qe kishte bere.Megjithese ne shume raste u mundua te ndalonte Pluralizmin.
Smund te ndryshonte dot ky njeri na pak kohe,kujtojme se pak me pare kishte perfunduar "kongresin e vazhdimesise..."
Vrasjet ne kufi,te vraret ne Malin e Dajtit,masakra e Shkodres,vrasjet ne Kavaje jane vetem mbyllja e vepres kriminale te ketij njeriu.
Mbrojtja e Alise per mendimin tim ose vjen nga mos dija ose vjen nga naiviteti lokalist qe mund te kete ndonje.
Shkurt Alia eshte vetem nje pasues i denje i Enver Hoxhes,nje kriminel i ketij kallepi,asgje te mire nuk mund te gjesh tek ky njeri.

ReEdD
(7/23/01 5:45:28 pm)
Reply Re: Biroja politike
--------------------------------------------------------------------------------
Ramiz Alia nuk ka asgje me pak sesa Enver Hoxha.Te krahasosh ate me Gorbacovin eshte dicka absurde dhe jo normale.Gorbaciovi filloi reformat( te ashtuquajturen, perestrojke), sapo mori pushtetin, me 1985 dhe nuk priti as nje minute me shume sepse e kuptoi cfare rruge te gabuar kishte ndjekur BS.
Perkundrazi, Ramiz Alia, jo vetem qe nuk kreu ndryshime, por deklaroi qe, do te vazhdojme rrugen e ndritur te E.Hoxhes( kujtoni kongresin e 9-te te PPSH, ose kongresi i vazhdimesise, ose mitingjet e kryera neper Shqiperi ne 86).Megjithese Ai ishte i ndergjegjshem, per gjendjen katastrofale ku po kalonte Shqiperia, nuk mori asnje mase per te reformuar sadopak.
Dikush e justifikon me faktin qe ka qene i rrethuar nga konservatore dhe injorante.Po a nuk i kishte ne dore Ai ti zgjidhte se ke te kishte afer?Kur per konservatoret nuk pyeti Gorbacov, qe drejtonte nje shtet me 300milione banore dhe 16 republika te ndryshme, pse duhet te pyeste Alia.Nese, do ti fillonte reformat qe ne 85 ( cfare viti erdhi ministri gjerman?), vendi kurre nuk kishte per te shkuar ne ate gjendje, sic shkoi ne 90( me arratisje masive, ambasadat, rremujat, manifestimet, zgjedhjet apo formime qeverish teknike cdo vit).
Ramiz Alia u detyrua te leshoje pe, jo sepse donte Ai, por sepse u detyrua nga vullneti dhe deshira e popullit shqiptar per demokraci dhe pluralizem.Alia beri cmos qe ta ndaloje me cfare do lloj menyre apo mjeti levizjen popullore.Kujtoni masakrat e kufirit, zhdukjet ne Malin me gropa, dhuna dhe terrori i ushtruar ne Kavaje, ne plazhin e saj, ne Shkoder etj.
Pavaresisht nga mendimet personale qe mund te ket cdonjeri nga ne per Popen, Berishen, Pashkon, Kadarene dhe dhjetra apo qindra te tjere qe mund ti dije cdokush( nuk po i permend te gjithe sepse i njihni), te cilet ne nje menyre apo tjeter, me heret apo me vone, u bene nismetare te levizjeve dhe qe shpresonin tek Alia, e njihnin ate personalisht, asnje prej tyre, sot nuk thote qofte edhe nje fjale te mire per te.Te gjithe e paralelizojne me Hoxhen dhe thone qe nuk ka aspak ndryshim nga AI.

Torollaku
(7/24/01 12:00:50 am)
Reply Re: Ramiz Alia
--------------------------------------------------------------------------------
Te dashur miq,
Me vjen keq kur ne kete forum jemi te detyruar te diskutojme per figurat me te urryera te popullit shqiptar ne shekullin qe posa na kaloi.
Per sa i perket Ramiz Alise, figura e tij eshte e lidhur ngushte politikisht me VAZHDIMESINE e politikes merhumit Enver. Pikerisht per kete gje ai duhej te denohej per krime politike dhe per gjenocid ndaj popullit te vet. Gjithashtu po ju them se nga ana juridike shume akuza mund te ngriheshin kunder R.Alise dhe jo vetem atij, duke u bazuar ne faktin se ata kishin shkelur me kembe Kushtetuten e vitit 1976(nuk dua te kaloj tek ajo e 1946 se dhe ate e kane shkelur), te cilen vete ata e perpiluan dhe e vendosen.
Keshtu ne baze te kesaj Kushtetute:
1)Ndaloheshim denimet familjare per"faje" te nje personi te vetem. Me sa di une, internimet dhe burgosjet,ne pergjithesi
denime familjare jane bere dhe mbas 1976.Komisioni i internim debimeve ishte akoma fuqiplote deri ne 1987.
2)Ndalohej cdo lloj censurimi mbi shtypin dhe lejohej e drejta e fjales,gje qe vinte ne kundershtim me ligjin per agjitacion dhe propagande, i cili ishte jo konform me kushtetuten d.m.th. ishte i paligjshem!
3)Pushkatimet pa gjyq ne kufi dhe jo vetem atje kundra mijera shqiptareve(te zhdukurit e asaj kohe llogariten rreth 1200 persona, te cilet nuk figurojne as ne Greqi, as ne Jugosllavi)
4)Kushtetuta detyronte shtetin "popullor"(E.Hoxhen ,R.Aline dhe kelyshet e tyre) te garantonin mireqenien e popullit.Tollonat,racionet dhe kufizimi i ushqimeve dhe i gjithckaje vetem mireqenie nuk ishin.
5)Listat e tmerrit, te cilat i kishin hartuar kelyshet e H.Isait dhe qe R.Alia pa dyshim ishte ne dijeni te plote te tyre mbeshtetin faktin se ata kryenin gjenocid sistematik ndaj qytetareve te RPSSH(pika qe s'u bie).
Megjithese ekzistonin gjithe keto fakte ndaj tyre u drejtuan akuza qesharake(kontrabande kafeje Nexhmije Hoxha!!!).Ne vend qe te zhvillohej nje gjyq i ri Nyrembergu(ne Tirane kesaj rradhe) zhvilloheshin gjyqe qesharake ku keta legena qe na qeverisen 50 vjet talleshin me viktimat e tyre ose me kujtimin e viktimave te tyre.Ne vend qe te kryhej dekomunistizimi i vendit(sic u be denazifikimi i Gjermanise) u vune ne opozite(dhe ne pushtet erdhen kelyshe te tyre,Sali Berisha 30 vjet komunist!!!). Dhe qarkullonin me roje si atehere ashtu dhe me pas kur rane nga pushteti?!
Serbet jane kombi me bastard qe ekziston, por per nje gje u heq kapelen:Ate qe donte te krijonte Serbine e Madhe duke lare duart me gjak shqiptaresh, kroatesh, bosnjakesh, por edhe serbesh, sot e kane nxjerre para gjyqit . E kam fjalen per Milloshevicin. Ne ata qe na shiten atdheun, qe na degjeneruan kombin, qe futen vellavrajen, qe e lane popullin te uritur, i mbajme si lule ne filiqe.Qarkullojne akoma dhe sot me Benza dhe makina te blinduara, ndersa kelyshet e tyre jane akoma ne pushtet dhe i votojme me zell!
Mos valle per kete koke qe kemi, kjo feste na takon???????????

Juaji Torollaku.


anton1as
(7/24/01 3:01:38 am)
Reply Re: Ramiz Alia
--------------------------------------------------------------------------------
Te lumte dora se me ke kenaq dhe ke shkruajtur shume qarte.

Po si e ke mendimin per alternativen?

Ne kemi disa diskutime te hapura per kete ceshtje, mos perto shkruaj.

Shnet Anton!

burimuji
(7/24/01 8:05:37 am)
Reply Re.: R. Alia
--------------------------------------------------------------------------------
E bejem "beli" (theksi mbi i) ne shqiptaret me disa gjera qe nuk ia vlen sot per sot te shpenzohet koha e te nxirrent perfundime per figura te tilla si R. Alia, M. Shehu, e te tjere. Ata, e te tjere, kane qene bashkeluftetare te diktatorit Hoxha, i cili iu caktonte role te ndryshme ne oborrin e tij; nese ndonje do te tentonte te mendonte ndrysh nga Enveri, vete b/punetoret e tij do ti benin gropen, me nje sinjal te diktatorit. Me qe fjala eshte per R. Aline, ai vegjetoi e mbijetoi nen hijen e Enverit, dhe pavarsisht nga perrallat me mbret qe hapte Nexhi e Co, R. Alia ishte gjetja me e mire - nje vijues i diktatures me nje fytyre te re, brenda se ciles e njejta permbajtje, e njejta brendesi, deri edhe ritual, shtuar mistifikimin e hyjnizimin e diktatorit.

Nese do te trajtohet tranzicioni i Shqiperise per ne pas-komunizem, nuk ishte R. Alia qe e beri ate paqesor, por ishin fakte e faktore qe e bene ate dhe nje pjese te birose qe te benin nje kalim sa me te bute e me pa dhimbje per nomenklaturen per ne pas-diktature. Vetem nje gje te mendohet: Shqiperia, vend qe ishte shkeputur nga satelit i B. S. ne filloim te viteve '60, kishte lidhur aleance me Kinen, e kaloi ne izolacion te tmerrshem, shoqeruar me nje uri te padeklaruar tollonash, ishte i fundit vend qe permbysi diktaturen, e R. Alia paska merite per ate tranzicion. Jo. R. Alia shpetoi veten dhe b/punetoret e tij nga meria popullore, lehtesoi tranzaksionet financiare te birose, dhe tashme ka guximin, dhe me vjen cudi se si ka veshe dhe e degjojne te shese dengla, deri edhe patritizem ne televizor. Nuk mundet te behet atij krahasimi jo vetem me Gorbacovin, por as edhe me M. Bakallin e Kosoves.

Cila eshte trashegimia e R. Alise ne periudhen pas komuniste. Ai ka merite se shpetoi Partine e Punes, duke i nderruar emrin, i paraqiti nje program "euro-socialist" te qarte per te rimarre pushtetin me brezin e dyte te birose, dhe i dha nje ngjyre roze gjakosjes 50-vjecare qe i shkaktoi Shqiperise, rrenimit te metejshem ekonomik te saj, berjes e Shqiptarit te huaj ne ne trojet e veta, te pa prone ne dhe te vet, te pa nder ne familje te vet, e te tjera si keto.

Nga ana tjeter, si rjedhoje e urrejtjes se madhe popullore per ate regjim, R. Alia arriti te kishte ne opozite nje konglomerat te paforme e pa platforme te qarte politke sic qe Partia Demokratike, por edhe te tjera te "djathta".
Si mund te konsiderohet e djathte nje parti e cila kreu reforma si ajo agrare, ku toka, prona u shperndane pa marre parasysh pronarin e ligjshem, dhe u perdoren terma "ish" pronaret e ligjshem? Si mund te konsiderohet e djathte nje force politike, e cila masakroi me tej pronen ne Shqiperi? Kush din pak ekonomi e me pak politike, nuk e ka te veshtire te realizoje se institucioni i prones eshte baze percaktuese e nje sistemi.

Pa u zgjatur ne aspektin e brendshem, ne regjimin e e Partise Demokratike nuk pat edhe nje platforme te qarte kombetare. Si mund te spjegohet njohja e menjehershme, e nxituar e FYROM menjehere pas Rusise e Turqise, pa menduar njehere per fatin e Shqiptareve atje. si edhe rjedhojat ne rajon? Njohja e FYROM u be per te fituar pike ne aspektin nderkombetar, ne kurriz te ceshtjes kombetare. Si mund te spjegohen veprimet diletante e pa pergjegjesi me Greqine, ku qeverite pas-komuniste nuk ishin e nuk jane te zote te mbajne Shqipetaret ne Shqiperi, e nga ana tjeter injorohen fakte poshteruese historike si ajo e debomit te Cameve nga Cameria?

Shkurt, veprimtaria e R. Alise eshte per tu duartrokitur, se ri-organizoi dhe e kanalizoi mjaft mire, me shume pak dhimbje, tranzicionin e pushtetit tradicional komunist ne ate pas-komunist, duke iu paraqitur popullit edhe si reformator, mjerisht per te keqen e popullit. Ne pikpamje historike, Partia e Sotme Socialiste eshte parti konservatore, sepse ruan e zhvillon vlerat e te kaluares, kuptohet, asaj komuniste.

Arritja tjeter "madheshtore" e R. Alise eshte PD, PAD, PDR, etj. Cfare perfaqeson Partia Demokratike. Ende kjo parti bazohet mbi kundershtine popullore ndaj diktatures e ndaj pushtetit socialist. Alternativat qe ajo parti paraqet, e cfare eshte me me pasoja, edhe partite e tjera qe e quajne veten te djathta, jane vecse populiste, deri edhe socialiste. Por a garantohet prona, kthimi i saj jo tek ai qe e punon, por tek ai qe i takon, trashegon?
Perse u hesht ne menyre te paspjegueshme per ceshtjen kombetare ne fushaten elektorale, edhe kur sot, qe ajo eshte ne axhenden nderkombetare me shume se kurre. partia Demokratike mund ti vetequhet si te doje, per mendimin tim ajo nuk eshte e djathte. E djathta ende nuk ekziston institucionalisht ne Shqiperi, eshte per te ardhur shume keq.

R. Aline le ta degjoje kush te doje - kjo eshte nje nga avantazhet e demokracise ndaj diktatures qe ai mbrojti - por me mire do te ishte qe ne mos shfaqje pendese per cfare ka bere, te heshte te pakten. Ai mund te shkoje keshilltar i PS, Internacionales Socialiste e te Lidhjes socialiste Ballkanike, por jo te keshilloje shtetin Shqiptar. Nuk e di ne se socialistet qe e moren edhe per kater vjet pushtetin, do ta kene ne ndonje pozite keshilluese, perse jo, edhe ta zgjedhin si president vitin e ardhshem.




ulise33
(7/24/01 9:20:32 am)
Reply re.Ieshai
--------------------------------------------------------------------------------
Ne ishim vendi i fundit ne Europe qe dolem nga zgjedha komuniste dhe kjo edhe per "merite" te Ramiz Alise.Per mendimin tim Ramiz Alia ishte edhe me i keq se Enveri ne kohen e te cilit te pakten kishte per te ngrene ,por kur erdhi Ramiz Alia ,apo nga 81 kur hyri ne loje Ramizi, filluan tollonat dhe shume njerez vdiqen nga e pangrena.Personalisht ne familjen time vdiqen 2 veta, nga "canceri", qe sigurisht shfaqej nga e pangrena.Ka shume krime qe do doja t`i permendja per Ramizin...por nuk dua te zgjatem.Per nje gje jam i sigurte,ai ashtu si edhe Enveri kane qene spiune te Serbise.Per mendimin tim,, per Ramizin denimi me i rende.


tirana
(7/24/01 11:49:34 am)
Reply Re: re.Ieshai
--------------------------------------------------------------------------------
Ne fakt,Krimineli Alia eshte arkitekti i sundimit te ri komunist qe Internacionalja Socialiste(komuniste)pjestare te te ciles jane te gjitha pjellat e xhehnemit,te ashtuquajturit Socialiste,arkitektoi per vendin e shqipeve.

Nje gje te mire kishte Naltmadhnia se,kerkonte te kapte gjithmone koken e jo bishta si Nano pijaniku apo Mete kokemadhi

anton1as
(7/24/01 4:06:39 pm)
Reply Re: re.Ieshai
--------------------------------------------------------------------------------
"E djathta ende nuk ekziston institucionalisht ne Shqiperi, eshte per te ardhur shume keq."


I ke ra ne koke problemit.

A nuk mendoni se eshte koha per te ndihmuar ne krijimin e saj?



Shnet Anton!


burimuji
(7/24/01 9:44:08 pm)
Reply Si mund te filloje ndertimi i se djathtes
--------------------------------------------------------------------------------
Ne forum e me gjere une shoh mjaft autore me brum, nje pjese nga brenda, pjesa tjeter nga jashte Shqiperise.

Pike nisje per nje te djathte te institucionalizuar do te ishte nje platforme-program per te cilen aspirojne ata qe duan nje Shqiperi te vertet demokratike, me vlera shqiptare, me synime bashkekohore euro-integruese.

Programi-platforme duhet te mbeshtetet ne aspiratat shqiptare rilindase, te marre parasysht kushtet e sotme te nje Shqiperie te denigruar nga politikane e pushtetare per vete e jo per vendin; ai duhet te mbaje parasysh falimentimin dhe degjenerimin e opozites post-komuniste shqiptare, te dale mbi interesat ndasore, klanore, krahinore, fetare, etje, dhe te kete shtylla te saj pronen si te shenjte, familjen e shoqerine shqiptare, fene si nje nga bazat themelore ku mebshtetet morali, nacionalizmin duke respektuar pakicat dhe fqinjet, ngritjen e rolit te Shqiperise ne rajon per vete faktin se rezaton mbeshtetje per shqiptaret kudo qe te jene.

Programi-platforme duhet te jete i qarte ne pikpamje te formes se ardhshme qeverisese - monarki, republike - te marre parasysh traditat shqiptare, te jete konvergues, i hapet per tu pasuruar, i kuptueshem dhe i asimilueshem nga populli, i thjeshte per tu paraqitur si brenda ashtu dhe jashte opinionit shqiptar, i perqafueshem nga elita shqiptare, i zbatueshem me konsensus popullor, nje kontrate e vertete.

Ate mund ta hartojne si projekt disa nga eksponentet e ketij forumi, te shkembejme mendime, e mbasi te bihet ne ujdi per pikat kryesore, te kalohet ne hapat konkrete te aplikimit, ngritjes institucionale te nje te djathte te vertete, shpresedhenese per Shqiperine, dhe qytetaret e saj.





ReEdD
(7/25/01 12:51:15 am)
Reply Re: Si mund te filloje ndertimi i se djathtes
--------------------------------------------------------------------------------
Per Burimuji.
Jam dakort ne shumicen e gjerave apo argumenteve qe keni thene.Keni shume te drejte ne shume pika.Nje gje te tille, formimin e nje te djathte te vertete ne Shqiperi do ta doja me te vertete.
Keni te drejte kur thoni qe te djathtet principin e pare kane pronen.Por ne Shqiperi kjo gje eshte shkelur me te dyja kembet.Mentaliteti bujkrob-fshataresk qe ka shqiptari, e ka bere mjaft te veshtire, pothuaj te pamundur formimin e nje krahu te mirefillte te djathte. Sado qe te propagandosh kthimin e pronave tek pronaret e ligjshem, do te jete gati e pamundur qe te fitosh popullaritet. Kjo gje eshte e qarte, pasi shumices se shqiptareve, kjo gje nuk i leverdis.Hiq pak a shume veriun dhe jugun, pjesa e Shqiperise se mesme, e cila dikur pronaret e tokave i ka patur te numeruar, tani (Shqiperia e mesme) ka me teper se gjysmen e popullsise se Shqiperise qe jeton aty dhe qe do te ishte kategorikisht kundra atij projekti.PD kur miratoi ligjin per token, e kishte shume mire parasysh kete gje, prandaj edhe u ruajt, sepse po tua jepte token pronareve te para luftes, atehere do te humbte popullaritetin ne kete zone te Shqiperise, gje qe do te thote te zhdukesh si parti.

Me kalimin e viteve, gjerat ne Shqiperi kane ndryshuar.Shqiptaret gjate sistemit komunist kane fituar nje mentalitet te gabuar; kujtojne qe me teper para, ka nje, qe ka nje llogari bankare me 100mije$ dhe jo nje qe ka nje apartament, apo 100 metra katrore siperfaqe. Kjo ngaqe komunizmi e urrente pronen vetjake.Per fat te keq, kete mentalitet shqiptari e trashegon akoma.Prandaj nese nje force politike e djathte kerkon qe te marre pushtetin, te pakten per hir te diplomacise ( mos me e shpreh ate qe mendon), nuk duhet ta deklaroje publikisht ate gje.
Ne vend te kesaj, nje force e djathte duhet te sillet sipas konceptit modern dhe jo sipas atij antik.Dmth, te perkrahe, apo te jete mbeshtetesja politike dhe te mbroje interesat e biznesmeneve, tregtareve, afaristeve, bankiereve, industrialisteve. Te mos dali dhe te bertase per pune pensionesh apo ku ta di une, sepse nuk jemi Europe, ku 60% te popullsise eshte siper moshes 50 vjec ( Shqiperia ka numrin e pensionisteve me te vogel ne Europe ne raport me popullsine), por te propagandoje per favorizime qe duhet ti beje biznesit, tregtise, se si te krijoje nje klase te pasurish qe te kene ne dore industrine dhe tregtine shqiptare, ku te punesohet 80% e popullsise.Kjo klase, realisht duhet te jete klasa shoqerore qe te mbeshtese te djathten shqiptare.Por per fat te keq, apo per hir te absurditeteve qe ndodhin ne Shqiperi perdite, nje pjese e madhe e biznesmeneve, jane simpatizues dhe propagandues te se majtes, sepse ajo tani per tani po u krijon kushte ekspansioni ekonomik, ne menyre te paligjshme dhe ne rruge te tjera qe ne i dime.Prandaj, si fillim duhet te shkaterrohen interesat e ketyre pseudoindustrialistesh dhe pseudobiznesmenesh, dhe te krijohet klasa e biznesmeneve te ndershem, te cilet do te jene perkrahes te perhershem te se djathtes.Interesat e te pareve shkaterrohen duke shkaterruar edhe klasen politke qe i mbeshtet, ndersa interesat e te dyteve cdokush mund ti kuptoje mjaft mire.
Kjo eshte vetem persa i perket anes ekonomike ku duhet te mbeshtetet e djathta shqiptare.Per anet e tjera do te diskutojme ne vazhdim, mundesisht duke hapur tema te tjera, me specifike diskutimi.

anton1as
(7/25/01 2:41:01 am)
Reply Re: Si mund te filloje ndertimi i se djathtes
--------------------------------------------------------------------------------
Pikerisht kjo eshte tema me e rendesishme per ne , per mendimin tim.

Por ketu jemi jashte teme.

Keshtu une po hap nje diskutim te ri tek Shqiperija e Shqipetaret , ju lutem nisni dhe nje here keto mendime atje!

Shnet Anton!

leshai
(7/28/01 10:37:12 am)
Reply Re. Alia
--------------------------------------------------------------------------------
Ju falenderoj per informacionin dhe logjiken e shendoshe ne kete teme. Per qartesi, une jo vetem nuk jam socialist, por e Konsideroj PD si parti te majte dhe PS Te Majte Ekstreme.

nuk kam qene i qarte rreth alise, por duke u bazue ne informacionin nga mesazhet tuaja del se ai ishte nji kriminil ne mes kriminelesh.

Ndoshta gabimi im ne krahasimin e tij me Gorbacovin qendron ne faktin se ne vitin 1990 ne ishim ala ne kohen e Stalinit dhe Alia nuk bani ndonji reforme qe do te na conte ne drejt europes, por reformoi partine e vet komuniste duke i dhane asaj nji fytyre te re, e cila e bani partine ne fjale te pranueshme ne europe dhe ne mes shqiptareve.

Ideja e formimit te nji te djathte te vertete qe bazohet ne te djathtat perendomore ku Pluralizmi Politik e Marketi i Lire dominojne asht bash ajo qe shqipnia ka nevoje sot.

brari
(7/31/01 2:42:20 pm)
Reply beni nje te djathte
--------------------------------------------------------------------------------

Dhe me vini mua kryetar.
Une di me shume nga ju.
Jeni tipa "cakmake".
Mi lini mua gjerat e veshtira.

Torollaku
(7/31/01 8:21:39 pm)
Reply Re: beni nje te djathte
--------------------------------------------------------------------------------
E majta eshte shume e domosdoshme per te ecur perpara dhe me siguri vetem ne ....futboll.Per te tjerat e djathta eshte me se e mjaftueshme.Sidomos per ne politike!!!