Reagimi, pas replikave tė shkrimtarit me Rexhep Qosen. E monitorojmė qė nga marsi
Forumi Musliman i Shqipėrisė reagon ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, pėr shkrimet, qė sipas tyre janė urrejtjenxitėse. Forumi thotė se "sulmi qė ai bėn ndaj personave qė mendojnė se shqiptarėt i pėrkasin edhe qytetėrimit islamik, apo sulmet qė ai bėn ndaj kulturave dhe popujve tė kontinenteve tė tjerė, siē janė Afrika, Azia etj, pėrngjasojnė me sulmet raciste, qė nė Evropė janė dėgjuar vetėm gjatė epokės sė Rajhut tė Tretė". Forumi Musliman i Shqipėrisė deklaron se ka lexuar dhe monitoruar qė nga marsi i 2006, shkrimin e shkrimtarit Ismail Kadare ‘Identiteti Evropian i Shqiptarėve’, replikat e akademikut Rexhep Qosja dhe debatet qė janė hapur nė shtyp, mbi identitetin kombėtar tė shqiptarėve dhe rolin qė feja islame ka nė tė. Forumi pohon se ėshtė ndjerė i tronditur nga tonet raciste dhe urrejtjenxitėse, qė shkrimi i Kadaresė ka pėrēuar nė publikun shqiptar.
Sulmi
Eshtė parė me qortim nga grupi, sulmi qė sipas tyre Ismail Kadare ka bėrė kundėr anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike, ndaj pėrkatėsisė kulturore tė muslimanėve shqiptarė dhe pėrkatėsisė sė shqiptarėve nė qytetėrimin islam, qė Forumi thotė se janė teza qė trondisin dhe fyejnė muslimanėt tė cilėt jetojnė nė Ballkan. Tė rinjtė, qė reagojnė ndaj shkrimtarit thonė se njėanshmėria qė Kadare rrėfen nė shkrimin e tij, kur presupozon se shqiptarėt i pėrkasin vetėm kulturės evropiane, apo mė saktė vetėm asaj kristiane janė fyese. Pėr mė tepėr, deklaron Forumi Mysliman, sulmi qė Kadare bėn ndaj personave qė mendojnė se shqiptarėt i pėrkasin edhe qytetėrimit islamik, apo sulmet qė ai bėn ndaj kulturave dhe popujve tė kontinenteve tė tjerė, siē janė Afrika, Azia etj, pėrngjasojnė me sulmet raciste, qė nė Evropė janė dėgjuar vetėm gjatė epokės sė Rajhut tė Tretė.
Qortuesit e Kadaresė thonė se cilėsimet qė presupozojnė se shqiptarėt janė tė bardhė, se ata jetojnė nė zemėr tė Evropės, tė kujtojnė pėrcaktimet raciste tė nazistėve, kur kėta deklaronin se gjermanėt janė racė e bardhė ariane, superiorė, ndėrsa popujt e tjerė, si afrikanėt, aziatikėt, hebrejtė etj., trajtoheshin si inferiorė. Tepėr i ashpėr ndaj shkrimtarit, ėshtė Forumi, teksa deklaron se pėrngjasime naziste, nė shkrimet e tij vihen re edhe kur ai krahason kulturėn superiore tė bardhė tė katolicizmit latino – shqiptar, nė opozitė me atė orientale tė bejtexhizmit musliman shqiptar. Njė tjetėr kundėrshti e Forumit Mysliman, ėshtė dhe fakti qė sipas tyre, Kadare gabon dhe kur pohon se Perandoria Osmane, ka nėnshtruar shpirtėrisht shqiptarėt nėpėrmjet islamizimit. Por shtojnė ata, islamizimi i pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve, ėshtė faktori kryesor qė i ruajti ata nga asimilimi serb dhe grek.
Shkrimet
Forumi Musliman i Shqipėrisė, thotė se "ndėrsa sheh shkrimet qė inspirohen nga idetė raciste tė Kadaresė, me poezitė dhe rrėfimet e tė cilit mėsojnė fėmijėt tanė nėpėr shkolla, ndjehet i tronditur me urrejtjen, qė ky njeri inspiron kundėr kombit tonė". Forumi thotė se, Duke qėnė se mendimet e Ismail Kadaresė kanė nxitur njė fushatė sulmesh raciste, antishqiptare dhe antimuslimane, qė bien ndesh me parimet dhe liritė e tė drejtat e individit, Forumi i bėn thirrje tė gjithė hapėsirės intelektuale shqiptare, tė distancohet nga idetė urrejtjenxitėse qė Kadare predikon, duke kontribuar nė mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave mė tė mira, qė populli ynė trashėgon nga historia.
Maks Velo
Forumi, gjithashtu shpreh habi qė shkrimtari i madh pajtohet, gjithnjė sipas tyre me antishqiptarin Maks Velo, kur sulmon trashėgiminė kulturore tė qytetit tė Tiranės, apo mė saktė themeluesin e saj Sulejman Pashė Bargjinin. Forumi Musliman i Shqipėrisė mendon se, identiteti kulturor dhe fetar i shqiptarėve ėshtė pėrbėrės i formėsuar nėpėr rrjedhat e historisė multikulturore tė kombit tonė, duke marrė esencat mė tė mira, si tipare themelore tė identitetit tė tij dhe sulmi ndaj trashėgimisė fetare dhe kulturore tė popullit tonė, ėshtė sulm antishqiptar.
Disa nga deklaratat
Forumi Mysliman, nė deklaratė shprehet se "nė shkrimin e Kadaresė ka shpifje me doza tė mėdha. E kėtillė ėshtė edhe shpifja teologjike, qė Kadare bėn ndaj formės sė faljes sė muslimanėve shqiptarė, kur ndėr tė tjera thuhet se; (mbreti Zog ndaloi) ‘rreptėsisht rėnien nė gjunjė tė burrave, (gjatė faljes) dhe pėr mė tepėr, urdhėroi ‘Bashkėsinėė Islame, (qė tė) urdhėrojė myslimanėt shqiptarė, tė faleshin kėndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethėnė nė kėmbė!" Sipas tyre, idetė islamofobike tė Kadaresė edhe kundėr muslimanėve shqiptarė nė ish-Jugosllavi dhe nė Ballkan, duket sikur janė nė sinkron tė plotė, me tezat anti-shqiptare dhe anti-muslimane qė, miku i zotit Kadare, Maks Velo pėrmend nė shkrimin "Qoseizmi, ose teoria e urrejtjes”. botuar nė gazetėn Shekulli, mė 21 qershor 2006. Nė kėtė shkrim, Maks Velo ndėr tė tjera sulmon edhe vėllezėrit tanė shqiptarė nė Kosovė dhe Maqedoni, kur thotė: me Kosovėn dhe kosovarėt duhet tė jemi shumė mė tė kujdesshėm. Po tė zhvillohej njė referendum pėr bashkimin me Kosovėn, unė do tė votoja kundėr. Janė akoma primitivė dhe do tė na hapin probleme pa fund; le tė rrinė, tė rregullohen vetė njėherė"
Muaj mė parė reaguan ndaj presidentit Moisiu
Forumi Mysliman Shqiptar ka reaguar pak muaj mė parė dhe ndaj presidentit Alfred Moisiu, pas njė fjalimi tė mbajtur prej tij tė Oksford. Ata i kėrkuan presidentit qė tė kėrkojė falje myslimanėve, pasi ata ndjehen tė fyer nga qendrimi i tij nė Londėr. Presidenti pas publikimeve nė shtyp tė reagimeve tė Forumit, ka korigjuar deklarimin
Metropol
Krijoni Kontakt