Ketu do te gjeni nje shembull konfigurimi te nje filtruesi(firewall-i) te perdorshem per nje internet kafe.
Aktualisht ky eshte konfigurimi qe une perdor ne te gjithe internet kafet qe mirembaj. Ai perfshin NAT(ose MASQSUERADE, S-NAT, D-NAT sic quhen ne Linux) bllokim trafiku te padeshiruar dhe klasifikim te tij ne forme te thjeshte sipas prioriteteve te programeve me te perdorur.
Packa se konfigurimi ne fjale eshte per *BSD bashke me PF, llogjika mund te perkthehet ne menyre te njejte per IPTables te Linux. Kjo e fundit eshte e vlefshme dhe per Mikro$ik(qe perdor IPTable).
Nese ndonjeri do te beje perkthimin ne IPTable le ta postoje ketu. Gjithe perkthimi konsiston ne kalimin e rregullave specifike qe te jepen sipas opsioneve iptable. Kjo pasi shumica e rregullave perdorin quick qe afrohet me parimin e para fiton ne IPTable.
Me te mira.
Krijoni Kontakt