Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Si punojne Ambasadat Tona jashte?

    Kush ka mendime mbi punen e ambasadave tona jashte ne se do le te shkruaje ketu.
    .........

    Ne gazeten Shqiptare ka nji shkrim per Agim Fagun.
    ..........

    Nė katėr vjet diplomaci nė Britaninė e Madhe

    Fagu, ambasadori qė u hapi dyert emigrantėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu

    Ambasada shqiptare nė Londėr ka njė nga historitė mė tė rralla tė diplomacisė shqiptare nė botė. Ambasadorit Fagu i ėshtė dashur, qė pas gjashtė muajve qė diplomatėt shqiptarė me nė krye ish-ambasadorin Rudolf Marku, kishin kėrkuar azil politik, tė shkonte dhe tė hapte vetė derėn e pluhrosur tė zyrės sė tij.

    Kishte muaj tė tėrė qė nė atė rezidencė nuk kishte banuar njeri dhe pėrvec kėsaj, atij i duhej qė tė rregullonte imazhin diplomatik tė njeriut shqiptar.
    Kjo do tė ishte njė nga sfidat mė tė rėnda tė jėtės sė tij.

    Ai pasi thėrret, fillimisht tė gjithė shqiptarėt e pėrēarė tė Londrės, pa paragjykime partish e kthen rezidencėn e vogėl shqiptare nė shtėpi tė tė gjithė njerėzve qė kishin pėr nder ta quanin veten shqiptarė. Fillon tė shfaqet nė publik, tregon respektin real pėr Shqi-pėrinė dhe pėr Mbre-tėrinė e Bashkuar.

    Njihet nga afėr me hirėsinė e saj, mbretėreshėn Elisabet e cila jo vetėm e njeh, por pėrgjatė tė gjithė mandatit tė tij diplomatik e takon disa herė dhe e pyet pėr hollėsira pėr vendin vazhdimisht tė trazuar tė Ballkanit.

    Zoti Fagu e gjeti ambasdėn, nė njė ndėrtesė tė vjetėr dhe tepėr tė ngushtė nė afėrsi tė "Victoria station". Krahas ambicjes pėr tė paraqitur Shqipėrinė dhe shqiptarėt me dinjitet ai ndėrron godinėn e ambasadės nė njė ambient tė denjė pėr punė dhe mė me tepėr hapėsirė.

    Zyrat e reja tė zgjedhuara nga ai dhe stafi i ambasadės, gjenden ve-tėm 100 metra larg nga pallati mbretėror "Buckingham Palace".

    Nė kėto katėr vite pune tepėr intensive pėr zotin Fagu primare pėr tė ka qėnė krijimi i njė komuniteti shqipatr pa dallime, i njė komuniteti tė fortė pėr t'i shėrbyer shqiptarėve dhe interesave tė tyre.

    Padyshim njė vėnd tė veēantė gjatė kėtyre viteve pėr tė, ka pasur dhe ēėshtja e Kosovės. Ai ka ndarė tė gjitha ditėt e luftės opinionin e tij dhe ndihmėn diplomatike pėr ēėshtjen e Kosovės. Ai sė bashku me ish- pėrfaqėsuesin e UCK-sė nė Londėr, zotin Pleurat Seidiu, gjatė ditėve tė luftės u bėnė njerėzit mė tė intervistuar nga shtypi i Londrės, si dhe nga stacionet mė prestigjoze si BBC, dhe CCN duke dhėnė opinionin e vendit tė tyre rreth konfliktit.

    Personalisht qė nga Janari 1999, kur pėr herė tė parė kam takuar zotin ambasador, nė njė ceromoni pėrkujtimore tė zhvilluar nė Ilford Essex pėr nder tė Adem Jasharit, ne vazhdimisht jemi takuar si miq.

    Nė tė gjitha takimet qė kemi pasur sėbashku, unė si dhe qindra shqiptarė tė tjerė kam ndjerė ngrohtėsinė mikpritjen, thjeshtėsinė e njė njeriu pėr tė cilin ne emigrantėt shqiptarė nė Britaninė e Madhe kishim nevojė. Sa herė qė shkoja nė ambasadėn shqiptare mė dukej vetja sikur shkoja nė shtėpinė time nė Shqipėri.Dera e ambasdės ka qenė e hapur pėr kėdo qė ka pasur nevojė, nė ēdo kohė dhe kjo nuk ėshtė pak pėr ne emigrantėt nė Britaninė e Madhe.

    Zoti Fagu dhe i tėrė stafi i tij i ka trajtuar problemet e emigrantėvė me dinjitet dhe pėr kėtė ne shqiptarėt ne Britaninė e Madhe i kemi njė borxh , pėr tė gjithė jetėn. Sepse nė Londėr nuk ka ndodhur si nė disa ambasada tė tjera ku vellezėrit dhe motrat tanė emigrantė u ėshtė dukur vetja tė huaj ne ambasadėn e tyre dhe pėr tė marrė njė dokumet u ėshtė dashur tė presin me ditė tė tėra.

    Do t'i kujtoj me tepėr nostalgji bisedat me tė, se si Zoti Fagu shpesh herė i shqetsohej faktit se si shqiptarėt nė Londėr e etiketonin vetveten si shqiptarė tė Shqipėrisė dhe shqiptarė tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė ai ishte i shqetėsuar pėr fenomene negative nė rritje qė zėnė vėnd shpesh herė nė komunitetin tonė kėtu nė Britani.

    Ambasadori Fagu largohet nga Londra me njė mision tė ri diplomatik drejt Gjermanisė. Vendin e tij do ta zėvendėsojė Zoti Kastriot Robo.

    ............
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Niveli i Diplomacise Shqiptare

    Ju Ftoj te gjitheve ne kete teme te problematizohemi sado pak, duke u bazuar ne ate qe secili prej nesh keto vita ka vezhguar, per sa i perket nivelit te diplomacise shqiptare.

    Te gjithe jemi shqiptare dhe shume prej nesh ndodhen dhe larg atdheut. Do te ishte me vlere te sjellim secili prej nesh eksperiencen e tij kur ne nje toke te huaj kemba te shkel ne nje cope dhe qe esht "i yti", e kam fjalen per Ambasadat dhe Konsullatat Shqiptare. Por te pikon ne zemer kur e shikon se si jane katandisur, si sillen , etj.

    Sa e dobishme do te ishte hapja e nje akademie Diplomatike pikerisht ne Tirane? Pse gjithe te rinjte shqiptare qe duan te vazhdojne per Diplomaci (dhe s'jane pak) largohen per master dhe phd ne vende te tjera?

    Te gjitha keto mendime e probleme pra ju ftoj ti hedhim e diskutojme ne kete teme.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    enrush..a shikon qe kjo teme eshte hapur me pare . pra vazhdo aty diskutimet.

    moderatoro..

    po munde bashkoi kto temat mbi punen e ambasadave tona jashte e tema tjera te peraferta.


    ja nje shkrim ne SHEKULLI ku mes tjerash trajtohet dhe puna diplomatve tane..


    "Ishte akuzuar pėr trafik droge nė shtetin fqinj. Familjarėt kundėrshtojnė: U nis vetėm me njė ēantė ku kishte rrobat e tija


    Seri Meta, shqiptari qė vdiq nė burgun italian


    Nė familjen e 40-vjeēarit vlonjat qė, sipas policisė italiane, vdiq nė burg pas 3 muajsh grevė urie

    VLORĖ - Tė mėrkurėn e kaluar u kthye nga Italia trupi i pajetė i vlonjatit Seri Meta, i quajtur ndryshe Sotir Sotaj, rreth 40 vjeē, i cili vdiq nė burgun "San Nikola" tė Leēes. Sipas autoriteteve tė shtetit fqinj, shqiptari vdiq pas njė greve urie disamujore, si kundėrshtim ndaj akuzės sė ngritur nga policia italiane, qė e akuzonte atė pėr trafik droge. Vdekja e tij, qė pėr familjen mbetet enigmatike, ka hidhėruar gjithė pjesėtarėt e saj, gruan, tre vajzat, vėllezėrit dhe tė afėrmit e tjerė. Ai kishte ikur nė Itali nė qershor tė kėtij viti, sė bashku me njė grup klandestinėsh tė tjerė shqiptarė, por u kap nga policia italiane vetėm 2 km larg bregut tė detit me njė ēantė nė dorė, qė, sipas policisė italiane, kishte drogė (familjarėt thonė se kishte rroba). Policia italiane e akuzoi pėr trafik tė lėndėve narkotike dhe e dėrgoi nė burg, ndėrsa vlonjati Meta kėrkoi disa herė qė tė lirohej, pasi ishte i pafajshėm. Familjarėt e tij tregojnė se Seriu kishte shkuar nė Itali pėr shkaqe ekonomike, pasi donte tė punonte qė tė ushqente tri vajzat e tija. Autoritetet italiane deklaruan se shqiptari Sotir Sotaj (Seri Meta) vdiq nė burg, pasi qėndroi tre muaj nė grevė urie, duke mos pranuar kurrė fajėsinė pėr trafik droge. Familja e Seriut nuk e beson kėtė variant dhe shprehet shumė e shqetėsuar pėr kėtė mungesė tė theksuar humanizmi nga ana e italianėve."Ne kėrkojmė drejtėsi nga ana e shtetit shqiptar dhe atij italian, pasi nuk mund tė lihet njė njeri, qoftė edhe me faj tė rėndė, qė tė vdesė, ndėrkohė qė Seriu ishte krejt i pafajshėm",- thanė pėr gazetėn familjarėt e tij.


    Kush ishte Seri Meta?
    Agron Meta, vėllai i shqiptarit qė vdiq nė burgun italian, tregon pėr "Shekullin" se Seriu, dikur, nė kohėn e monizmit, kishte punuar nė kombinatin e konservave tė Vlorės (rreth 20 vjet). Pas ndryshimit tė sistemeve dhe hyrjes sė demokracisė, ai u largua nga puna, pasi kombinati u shpėrbė. I mbetur pa punė, tentoi disa herė tė shkonte si klandestin apo emigrant nė Itali, me synimin pėr tė punuar disa vjet, qė tė rregullonte ekonominė e shtėpisė sė tij dhe jetėn e tri vajzave. Tentativat pėr tė shkuar nė Itali pėr tė punuar kanė qenė tė pasuksesshme. "Ka shkuar disa herė. E kanė kapur dhe e kanė kthyer pėrsėri, derisa tentoi pėr herėn e fundit. Por mori burgun e pėrjetshėm",- thotė me dhembjes vėllai i Seriut. "Do t'i lutesha shtetit shqiptar dhe ambasadės shqiptare qė tė verė dorė mbi shqiptarėt, pasi vėllai im ishte krejt i pafajshėm. Unė nuk e besoj qė vėllai im tė ketė ndenjur tre muaj e gjysmė nė grevė urie, pasi nuk ka njeri nė botė qė tė rrijė jo mė shumė se 10 ditė nė grevė urie.
    Nėse vėllai im ishte i fajshėm, atėherė shteti italian duhet t'i jepte atė qė i takonte dhe nuk kishte pėrse ta linte tė vdiste",- thotė Agroni. Ai tregon se dy vėllezėrit e tjerė qė janė nė Itali dhe qė kanė 12 vjet qė punojnė dhe jetojnė atje, po kontaktojnė me avokatin e Seriut. "Avokatja e Seriut, me sa kemi dijeni, ėshtė shprehur se, po tė kishte qenė njė shtetas italian, nuk do ta kishin lėnė tė vdiste",- thotė Agroni. Seriu la jetimė tre vajzat e tija, tė cilat tani kanė mbetur pa tė ardhura dhe pa punė. "Vajzėn e madhe e ka nė shkollė. E mbanin me vėshtirėsi, vetėm e vetėm qė ajo tė vazhdonte shkollėn",- thotė Agroni. Tre vajzat e Seriut nuk do ta shohin mė babanė e tyre.

    Nė familjen Meta
    Shtėpia e tė ndjerit Seri Meta ose Sotir Sotaj, siē njihej nė Itali, gjendet nė lagjen "10 Korriku" tė qytetit tė Vlorės, pranė urės qė ndan kufirin me lagjen "Pavarėsia". Ėshtė njė shtėpi e thjeshtė njėkatėshe, si shumė tė tjera nė kėtė zonė. Gjatė kohės qė po bisedonim me vėllanė e tė ndjerit Seri Meta, nė dhomėn tjetėr, gratė vajtonin pėr humbjen e tij. Kur e pytėm Agronin pėr fėmijėt qė ka lėnė pas i ndjeri, ai na tha se ka lėnė tri vajza dhe njoftoi qė ato tė vinin pėrpara nesh. Vajza e madhe ishte 15 vjeēe, e dyta 9 vjeēe dhe e treta ende nuk kishte shkuar nė shkollė. Ato tani janė nėn kujdesin e nėnės sė tyre, Dallėndyshes, por edhe xhaxha Agronit, i cili shprehet se do tė sakrifikojė pėr tė ndarė bashkė atė qė u ndodhet. "I kėrkoj shtetit shqiptar qė tė ēojė nderin e vėllait tim nė vend. Nuk dua qė shteti tė vėrė dorėn nė zemėr, pasi nuk jemi bėrė pėr tė vėnė dorėn nė zemėr, por i kėrkoj tė gjejė tė drejtėn e vėllait tim, por edhe tė tė gjitha nėnave shqiptare, qė po u vdesin dhe po u mbyten djemtė",- thotė Agroni. Janė lindur dhe rritur nė lagjen "10 Korriku". Agroni thotė se edhe prindėrit e tij aty janė lindur dhe kanė jetuar prej vitesh, mes fukarallėkut, si tė gjithė shqiptarėt. "Dhe prapė nga fukarallėku nuk pamė njė ditė tė bardhė. Na iku njė njeri",- thotė mes dhembjes ai. "Dua tė di kush ma vrau vėllanė. E kisha nė burg tė gjallė, pa asnjė sėmundje, pa asnjė lloj motivi, pa asnjė lloj shqetėsimi dhe vėllai mė ka ardhur i vdekur nė moshėn 40-vjeēare",- thotė ai.
    Ilir Ruci

    Akuza pėr konsullatėn shqiptare
    Vėllezėrit e tjerė nė Itali, thotė Agroni, pas marrjes sė lajmit pėr vdekjen e Seriut, i janė drejtuar konsullatės shqiptare nė Bari, por konsullata shqiptare i sorollati lidhur me njė faks, qė kishte tė bėnte me lejen e varrimit apo pėr diēka tjetėr. Kur nusja e vėllait, vijon ai, nxori nga protofoli 100 euro dhe ia dha punonjėses sė konsullatės shqiptare, ajo u ngrit menjėherė nga karrigia dhe tha se faksi kishte mbėrritur, duke kryer mė pas veprimet e duhura. "Nuk duhet tė veprojė kėshtu shqiptari ndaj shqiptarit nė fatkeqėsi. Shteti shqiptar duhet ta shikojė kėtė problem tė punonjėses sė konsullatės shqiptare nė Bari, pasi nuk kishim dasmė, por vdekje. Ajo duhej tė kishte bėrė tė gjitha pėrpjekjet maksimale, pasi ishin shqiptarė, bashkėkombės tė saj nė fatkeqėsi",-u shpreh i revoltuar ai. Agroni, mes lotėve, tregon se nuk e di datėn e vėrtetė se kur ka vdekur i vėllai. "Njėri mė thotė se vdiq sot, tjetri thotė se vdiq dje. Dua tė di ēfarė bėri kjo konsullatė apo ambasada. A shkoi ajo dhe u interesua?"


    Ja pse mbante dhe emrin Sotir Sotaj
    Kur e pyet Agronin se pėrse Seriu mbante edhe emrin tjetėr Sotir Sotaj, Agroni thotė se, si tė gjithė shqiptarėt nė kėto kohė tė vėshtira, edhe vėllai im ėshtė paraqitur me njė emėr tjetėr dhe jo me emrin e tij tė vėrtetė. Kjo pėr arsye se, gjatė tentativave disaherėshe pėr tė kaluar nė Itali, vėllai ėshtė kapur dhe kthyer nga policia italiane, e cila kishte marrė tė gjitha tė dhėnat e identitetit tė tij. "Nė kėto kushte, ai u paraqit me emėr tjetėr, me synimin se kėtė herė do tė kalonte, por fati nuk deshi",- thotė ai. "Ndihemi shumė tė braktisur nga shteti shqiptar dhe kėrkojmė nga ky shtet tė gjendet e drejta e vėllait tim dhe t'i sigurohen fėmijėt, pasi ka tri vajza. Vėllai im u nis nė Itali pėr tė rregulluar gjendjen ekonomike tė familjes dhe nuk vajti pėr kontrabandė jashtė",- shprehet Agroni.


    Letra: "Pėr ēfarė akuzohem, dua gjykatėsin"
    Bashkėshortja e viktimės tregon se ka marrė njė letėr nga Seriu, pas 7-8 ditėsh nga nisja e tij nė Itali. "Mė njoftonte se e kishin kapur rreth 2 km larg bregut tė detit. E kishin pyetur se ku do tė shkonte dhe ai u kishte thėnė se punonte si murator dhe ishte baba i tre fėmijėve",- citon ajo fjalėt e bashkėshortit. Pas dy orėsh, sipas letrės, Seriu ėshtė dėrguar nė burg nė Brindisi, ku dhe i kanė kėrkuar tė firmoste njė fletarresti, tė cilėn ai nuk pranoi ta firmoste. Mė pas e kanė transferuar nė burgun e Leēes nga ku kemi siguruar njė letėr, tė cilėn ai ua drejtonte autoriteteve tė drejtėsisė italiane. Nė letėr shprehej shqetėsimi dhe habia pėr akuzėn qė i bėhej, ndėrsa kėrkonte njė gjykatės pėr kėtė. Nė kėtė letėr, e vogėl sa njė recetė mjeku, Seriu shkruante vetėm kėto fjalė: "Pėr ēfarė akuzohem, dua gjykatėsin, ēfarė janė gjithė kėto akuza". "E dija qė ndodhej nė burg dhe prisja nga dita nė ditė qė tė mė dėrgonte lajm. Por nuk mora. Mora vetėm lajmin e zi. Na thanė se kishte vdekur tė premten. Trupin na i sollėn pas 5 ditėsh, tė mėrkurėn ",- thotė Dallėndyshja mes lotėve .

    Nėse vėllai im ishte i fajshėm, atėherė ligji italian le ta dėnonte si tė gjithė tė tjerėt dhe jo ta linte tė vdiste nė qeli

    Familjarėt tregojnė: "Iku vetėm pėr punė"


    Tė afėrmit kėrkojnė tė gjendet e vėrteta mbi vdekjen misterioze nė burg tė Seri Metės

    VLORĖ- "Seriu u nis nė Itali vetėm pėr shkaqe ekonomike". Kėshtu kėmbėngulin familjarėt e Seri Metės, shqiptarit qė vdiq nė burgun italian, ku mbahej nėn akuzėn e trafikut tė drogės. Kėshtu thotė bashkėshortja e tij, Dallėndyshja, sė cilės tani i duhet tė rritė e vetme tri vajzat e saja. Kėshtu thotė dhe vėllai i tij, Agroni. Agroni thotė se nuk do ta lėrė nė mes kėtė punė. "Do t'i drejtohem presidentit tė Republikės, zotit Alfred Moisiu, kryeminisitrit Fatos Nano, ministrit tė Jashtėm, Ilir Meta, si dhe gjitha organizmave ndėrkombėtarė, qė mbrojnė tė drejtat e njeriut",- u shpreh kėmbėngulės ai.

    Rrėfimi i familjarėve
    Seriu u nis drejt Italisė me gomone, ashtu si tė gjithė klandestinėt e tjerė shqiptarė, thonė familjarėt. Ai u nis rreth orės 9.00 apo 10.00 tė natės, siē nisen klandestinėt hallexhinj pėr njė jetė mė tė mirė nė Itali. "Nuk mund tė them se me cilėn gomone u largua, pasi atėherė niseshin disa tė tilla, por mund tė them se ishin rreth 30 klandestinė",- thotė Agroni. Ai tregon se nuk morėn asnjė njoftim pėr mbėrritjen e vėllait nė Itali. Pas disa kohėsh, Seriu i dėrgoi njė letėr bashkėshortes sė tij, pėrmes sė cilės e njoftonte se e kishin kapur rreth 2 kilometra larg bregut tė detit. "Jam i pafajshėm. Edhe policėt italianė qė mė kapėn janė tė ndėrgjegjshėm qė mė kanė kapur fare bosh",- citon Agroni fjalėt e Seriut tė shkruara nė letėr. Seriu do tė shkonte tek dy vėllezėrit e tjerė, qė prej 12 vjetėsh janė nė emigracion, nė Itali. "Ai kishte njė garanci strehimi dhe pune dhe shpresonte se do tė bėhej me dokumente",- thotė Agroni. Sipas tij, akuzat e hedhura nga policia italiane nuk janė aspak tė vėrteta. Nė emėr tė familjarėve, ai i lutet shtetit shqiptar qė tė gjendet e drejta. "Vėllai im ishte i pafajshėm. Nėse vėllai im ishte i fajshėm, atėherė ligji italian le ta dėnonte si tė gjithė tė tjerėt. Ama do tė ishte i gjallė dhe do tė komunikoja me letra",- thotė Agroni. Ai dhe familjarėt e tij nuk besojnė se Seriu ka bėrė tre muaj grevė urie, pasi kjo gjė nuk mund tė pranohet. Agroni thotė se, pėrpara opinionit shqiptar dhe atij ndėrkombėtar, kėrkon tė gjendet e vėrteta mbi vdekjen misterioze tė Seriut. "Si ka mundėsi tė vdiste nė grevė urie vėllai im . Shteti italian nuk kishte mundėsi ta izolonte dhe t'i vendoste serumin? Ky shtet pėrse e la nė grevė urie deri nė momentin qė tė vdiste",- thotė ai. Agroni akuzon dhe shtetin shqiptar, ambasadėn shqiptare nė Romė, konsullatėn shqiptare nė Bari, pėr mungesė interesimi pėr fatin e vėllait tim dhe tė mijėra shqiptarėve qė po trajtohen si qytetarė tė dorės sė fundit, si qenie pa gjak. "Ne ndihemi tė braktisur nga shteti shqiptar, pasi konsullata shqiptare nė Bari nuk u interesua fare pėr jetėn e vėllait tim, por e la atė tė vdiste, kur ai thėrriste me tė madh se po flijohej fare kot dhe ishte krejt i pafajshėm",- shprehet i revoltuar Agroni. Ai thotė se familja e tij nuk do ta lerė kėtė punė me kaq. "Do t'i drejtohemi organizatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, nė Shqipėri dhe nė botė, pėr tė zbuluar tė vėrtetėn e vdekjes sė vėllait tonė.Vėllai im shkoi nė Itali pėr tė punuar, pėr tė rregulluar ekonominė e familjes. Kėrkoj tė di nga policia italiane, nga shteti italian, vėllanė tim e kapi me drogė apo e kapi bosh, ndėrkohė qė avokatja e tij ka thėnė se policia ka thėnė se ėshtė kapur vetėm me qeskėn e rrobave dhe asgjė tjetėr. Si mund tė akuzohet njė njeri pėr trafik droge, kur ky njeri ėshtė kapur rreth 2 km nga bregu i detit dhe fare bosh",- pėrfundon ai. Edhe bashkėshortja e Seriut kėrkon qė drejtėsia tė bėjė tė pamundurėn pėr tė zbuluar tė vėrtetėn. "Unė punoj vetė nė spitalin psikiatrik dhe i di mirė rregullat. Kur vjen njė i sėmurė, ne jemi tė detyruar ta lidhim dhe t'i japim ushqimin me pahir",- thotė ajo. Dallėndyshja, mes lotėve, thotė se donte qė Seriu tė ishte me frymė dhe tė thoshte diēka me gojėn e tij. Ajo thotė se tani i ka rėnė njė barrė e rėndė. Nė sytė e saj duket qartė dhembja pėr humbjen e bashkėshortit tė saj, babait tė tri vajzave nė rritje e sipėr. "I kėrkoj avokates sė tij qė tė zbardhė tė vėrtetėn. Nuk besoj qė burri im kishte qėndruar tre muaj nė grevė urie. Si ka mundėsi qė tė qėndrojė tre muaj nė grevė urie dhe autoritetet e burgut tė mos tregojnė asnjė pėrgjegjėsi",- pyet Dallėndyshja.



    Nė shtėpinė e tė ndjerit Seri Meta kishte dhe shumė njerėz tė tjerė tė afėrm tė tij qė ngushėllonin tė vėllanė, Agronin. Krushku i tij, Mino Mino, thotė se edhe sikur Seriu tė kishte qenė krimineli i vetes, ata nuk duhet ta kishin lėnė tė vdiste. "Pėr humanizėm, si shpirt njerėzor, ata duhet ta ndihmonin, ta ēonin nė spital apo t'i jepnin ushqim me pahir, pavarėsisht se ai mund tė rezistonte. Ka mjete pėr ta detyruar",- u shpreh ai. Ndėrkohė, kėtu ndėrhyn edhe njėherė Agroni. Ai i lutet dhe njėjherė shtetit tė interesohet pėr tė vėrtetėn dhe tė mbrojė shqiptarėt qė punojnė jashtė se po i marrin nėpėr kėmbė. "Kėrkoj tė drejtėn e vėllait tim",- pėrfundon mes dhembjes pėr vėllanė e humbur, Agron Meta.
    Ilir Ruci
    ............


    e more shoke vlonjater..
    kur iket me skaf..ska asnji borxh konsullata te merret me ty.


    gjynaf i shkreti...

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Me vjen keq por me duket se s'ke kuptuar thelbin...

    Brari,
    E shoh qe e paske te shpejte pergjigjen por desha te thoja dicka me teper ne lidhje me ato qe shkruajta dhe ato qe desha te prek.
    S'kam asgje me temen tuaj, perkundrazi eshte teper aktuale he problem i prekshem, por duhet te kuptosh qe une po flisja ne nje nivel me teper teorik sesa praktik apo gazetaresk per te qene me te sakte.
    Une desha te hapja nje teme qe s'egziston akoma ne forum dhe qe ka te beje me teper me disa aspekte te Diplomacise shqiptare te pafuqishme ne nivelin e marrdhenieve me vendet fqinje ne rajonin tone, por dhe me gjere. Me rolin qe diplomacia jone duhet te kete ne mbrojtje te interesave te shtetit shqiptar ne nje rajon ku diplomacite e shteteve te tjera jane shume me teper te perparuara (duhet ta pranojme) sesa niveli qesharak i diplomateve shqiptare. Sic mbrohet dhe perfaqesohet nje qytetar i thjeshte ne organet e nje shteti (parlament, etj) ashtu dhe shtetet perfaqesohen ne marrdheniet e tyre nderkombetare nga diplomatet , ata jane syte tane ne bote.

    Fakti qe ne Shqiperi s'ka akoma nje Akademi Diplomatike ne nje kohe kur ne shume vende te tjera (te rajonit, per te mos shkuar shume larg) ato kapin nje jetegjatesi dhe 100 vjecare ju thote gje? Shqiperia ka nevoje per ta, ne kemi nevoje per ta!

    Pres mendimet tuaja... per te vazhduar dhe une mendimet e mia Qe te mos e bej monolog
    Me Respekt, Enri
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ok Enri..tash ju kuptova.


    Pash nji shkrim ne Shekulli qe besoj eshte interesant per Temen.

    .................................................. .....

    Nje histori diplomacie


    Nga Artur Hadaj, historian

    Dy janė pikat mė tė skajshme qė e kufizojnė boshllėkun diplomatik 45 vjeēar midis Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės: 14 nėntori 1946, dita kur personeli diplomatik amerikan largohet me forcė, e nė mėnyrė poshtėruese, me njė rimorkiator nga Durrėsi, pėr te destrojeri amerikan qė i priste 10 milje larg bregdetit shqiptar; dhe 22 qershori 1991 rivendosja e marrėdhėnieve diplomatike kur kombi shqiptar e kishte marrė vrullin drejt lirisė dhe e mirėpriti Sekretarin e Shtetit tė ShBA, Xhejms Bejker, nė njė miting madhėshtor nė Tiranė ku valėvitej njė det me flamuj shqiptarė dhe amerikanė.
    Diplomaci inatēore(1945-1946)
    ShBA nuk e njohu regjimin e Enver Hoxhės, edhe pse ai i kishte dėrguar njė letėr personale Presidentit Ruzvelt, mė 5 gusht tė 1944 ku i kėrkonte qė Sh. B. A. ta njihte qeverinė provizore shqiptare. Njė kėrkesė tė ngjashme ai u kishte dėrguar gjithashtu Ēurēillit dhe Stalinit. Tre ishin argumentet kryesore qė pėrdorte Enver Hoxha nė letrėn e tij pėr t'i bindur Aleantėt: pėrfaqėsuesit e qeverisė shqiptare ishin zgjedhur nė mėnyrė demokratike; populli shqiptar nuk kishte ndonjė qeveri tjetėr as brenda dhe as jashtė vendit; dhe njohja e qeverisė provizore do t'i nxiste mė tej pėrpjekjet e shqiptarėve nė luftėn e tyre kundėr pushtuesit gjerman.
    Asokohe nė politikėn e tyre tė jashtme Shtetet e Bashkuara ndiqnin udhėzimet e presidentit Ruzvelt, nė fjalimin e tij tė mbajtur para Kongresit Amerikan, sipas tė cilave ata nuk mund tė njihnin asnjė qeveri provizore pa u siguruar mė parė se ajo nuk i pengonte tė drejtat dhe liritė e popullit tė vetė. Prandaj, Departamenti i Shtetit kishte udhėzuar komandatin e forcave tė Mesdheut, gjeneralin Kėrk, qė tė takohej me pėrfaqėsuesin e Shqipėrisė nė Bari dhe t'ia bėnte atij tė qartė se qeveria e SH. B. A. nuk planifikonte t'i kthente ndonjė pėrgjigje zyrtare letrės sė Enver Hoxhės. Gjenerali Kėrk duhej t'i thoshte pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė se Sh. B. A. nuk mund tė merrnin asnjė vendim pa e shqyrtuar mė parė gjendjen nė Shqipėri duke dėrguar njė mision jozyrtar verifikues, tė cilin ata ishin tė gatshėm ta nisnin sa mė parė nė Shqipėri.
    Mirėpo, Kongresi i Pėrmetit kishte miratuar tashmė disa resoluta tė cilat e ndalonin kthimin e Zogut nė Shqipėri, nuk njihnin qeveri tjetėr pėrveē asaj tė Beratit, dhe i anullonin tė gjitha marrėveshjet e bėra nga qeveria e Zogut me qeveritė e huaja, marrėveshje tė cilat ishin nė dėm tė popullit shqiptar. Kjo ishte bėrė nergut pėr t'i shfuqizuar traktatet e nėnshkruara midis Italisė dhe Shqipėrisė tė cilat e kishin kthyer Shqipėrinė nė njė shtet vasal.
    Por pikėrisht ky vendim do tė bėhej pengesa kryesore qė Shtetet e Bashkuara tė mos ta njihnin qeverinė provizore shqiptare. N. Kosta nė librin e tij me titull: 'Albania, a European Enigma' pėrshkruan orvajtjet e diplomacisė amerikane.
    Misioni verifikues amerikan qė erdhi nė Shqipėri drejtohej nga njė zyrtar me pėrvojė, Xhozef Xhejkobs, i njėjti diplomat, qė mė prill 1945 kishte marrė udhėzime rreth mėnyrės sė komunikimit me Enver Hoxhėn ose me ēdo pėrfaqėsues tjetėr tė qeverisė sė pėrkohshme shqiptare. Pjestarėt e misionit duhej tė bėnin njė studim tė gjendjes nė vend dhe tė analizonin qėndrimin e popullit ndaj qeverisė si dhe pėrcaktonin se sa ajo e pėrfaqėsonte popullin. Udhėzimet gjithashtu theksonin se anėtarėt e misionit nuk duhej tė flisnin ose tė vepronin nė mėnyrė tė atillė qė t'iu krijonin qeveritarėve shqiptarė mendimin se ata gėzonin mbėshtetjen e qeverisė amerikane, pėrkundrazi ata duhet tė linin pėrshtypjen se misioni kishte ardhur thjesht pėr njė punė rutinė qė shumė qeveri e bėjnė zakonisht nė vende tė ndryshme para se tė vendosin nėse do ta njohin ose jo qeverinė e vendit pėrkatės.
    Ditėn qė Misioni Xhejkobs mbėrriti nė Shqipėri mė 8 prill 1946, e gjithė Europa po festonte kapitullimin e Gjermanisė Naziste, fundin e natės sė zezė tė barbarizmit, burgjeve dhe urisė. Mjaftuan vetėm tre muaj pas ardhjes nė Shqipėri qė misioni t'i hartonte konluzionet e veta dhe pak mė vonė, mė 15 gusht 1945 t'i dėrgonte ato nė Uashington nė formėn e njė raporti sė bashku me njė listė me rekomandime. Raporti rekomandonte qė Sh. B. A. duhej ta njihnin qeverinė shqiptare sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, por gjithashtu theksonte se qeveria mė parė duhej tė bėnte zgjedhje tė lira dhe demokratike dhe duhej qė t'i akordonte personelit amerikan tė drejta konsullore dhe diplomatike. Raporti pėrmendte gjithashtu faktin se nė qoftė se Shtetet e Bashkuara nuk do tė vepronin nė kėshtu, Shqipėria do tė afrohej edhe mė shumė mė sovjetikėt dhe jugosllavėt. Raporti thoshte se qeveria gėzonte mbėshtetjen e shumicės sė popullit dhe se anėtarėt e saj ishin partriotė dhe dėshironin tė mirėn e vendit.
    Qeveria shqiptare e plotėsoi kėrkesėn e amerikanėve pėr zgjedhjet e lira, por disa ēėshtje tė tjera si statusi i ishullit tė Sazanit, kthimi i kriminelėve tė luftės, njohja e kufijve, dhe dhėnia e vizave pėr qeveritarėt shqiptarė qė tė informonin diasporėn rreth luftės dhe vuajtjeve tė shqiptarėve gjatė pushtimit, mbetėn ende pa pėrgjigje. Qeveria amerikane vendosi tė mos u japė viza anėtarėve tė qeverisė shqiptare, me pėrjashtim tė dy gazetarėve shqiptarė. Pėr ēėshtjen e kriminelėve tė luftės amerikanėt iu pėrgjigjėn se ata e njihnit tė drejtėn e popullit shqiptar pėr t'i gjykuar ata qė kishin kryer krime lufte por Amerika druhej se mos kjo mund tė pėrdorej si pretekst pėr tė zhdukur kundėrshtarė politikė. Kjo u pranuan nga qeveria shqiptare. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė kufijve shtetėrore, Sh. B. A. u shprehėn se ata ishin kundėr ēdo orvatjeje nga ana e shqiptarėve apo e fqinjėve tė tyre pėr t'i ndryshuar kufijtė e paraluftės.
    Nė tetor tė 1945-ės kryetari i misionit amerikan, Xhejkobs, udhėtoi pėr nė Londėr ku u takua me Xhejms Dan, zėvendės sekretar i shtetit pėr ēėshtjet europiane. Pas kėtij takimi, Dan i rekomandonte pėrsėri Departamentit tė Shtetit qė tė njihej sa mė shpejt qeveria shqiptare. Njė muaj mė vonė, mė 8 Nėntor 1945, qeveria e Sh. B. A. i dėrgoi njė letėr zyrtare Enver Hoxhės ku thuhej se Sh. B. A. ishin tė gatshme ta njihnin qeverinė shqiptare, veēse qeveria shqiptare duhej paraprakisht t'iu konfirmonte se asnjėra nga marrėveshjet tashmė tė miratuara midis dy shteteve nuk do tė shfuqizohej.
    Kur kjo letėr iu dorėzua Enver Hoxhės nga Harri Fulc, ish drejtori i shkollės sė mesme teknike tė Tiranės, Enver Hoxha tha se arkivat e shtetit shqiptar ishin djegur gjatė betejės pėr ēlirimin e Tiranės dhe se ai nuk mund tė merrte dot vendim pa i parė dhe pa u njohur me kėto marrėveshje.
    Nė 15 nėntor pėrfaqėsuesi i missionit amerikan njoftoi Enver Hoxhėn se Sh. B. A ishin tė gatshme t'i dėrgonin kopjet e tė gjitha marrėveshjeve por Shqipėria duhej tė zbatonte parimet dhe ligjet ndėrkombėtare dhe t'i njihte traktatet e nėnshkruara nga qeveritė paraardhėse.
    Por Shqipėria vazhdonte tė mbante tė njėjtin qėndrim. Mė parė njohjen e qeverisė shqiptare, pastaj diskutimin pėr marrėveshjet. Xhejkobs u takua pėrsėri me Enver Hoxhėn nė shkurt tė 1946, por ky i fundit theksoi edhe njė herė se Shqipėria kėrkonte prej ShBA njohje tė qeverisė para se tė mund tė flitej pėr marrėveshjet dhe statusin e Amerikės si kombi mė i privilegjuar. Para se tė nisej pėr nė Konferencėn e Paqes nė Paris Enver Hoxha u mundua t'i pėrmirėsonte sadopak marrėdheniet me ShBA duke i dėrguar njė letėr Xhejkobsit.
    Nė kėtė letėr ai thoshte se shumė prej traktateve tė nėshkruara nga regjimi i Zogut para 7 prillit 1939 ishin nė dėm tė Shqipėrisė. Megjithatė, shtonte ai, marrėveshjet midis Shqipėrisė dhe ShBA nuk ishin tė kėsaj natyre dhe se Shqipėria ishte e gatshme t'i njihte tė 11 marrėveshjet multilaterale. Pėrsa i pėrket 4 marrėveshjeve bilaterale tė nėnshkruara midis Shqipėrisė dhe ShBA ai thoshte se Shqipėria do tė ishte e gatshme tė bisedonte pėr to me ministrin amerikan nė Tiranė, pasi ai tė kishte paraqitur letrat kredenciale. Pėrsa i pėrket statusit tė kombit mė tė privilegjuar, taksave tė hyrjes pėr nėnshtetasit amerikanė nė Shqipėri dhe marrėveshjes pėr transfertat e parave, Enver Hoxha vendosi tė mos i pėrmendte ato.
    Shqipėria mollė sherri
    Shqipėria u bė arenė e ballafaqimit tė Luftės sė Ftohtė dhe e pėrpjekjeve jugosllave pėr ta shndėrruar atė nė njė republikė tė shtatė. Pasi Shqipėria u vetė-shpall Republikė Popullore mė 11 janar 1946, po atė muaj Bashkimi Sovjetik hapi legatėn e tij nė Tiranė. Veprimtaria anti-amerikane e miratur dhe e nxitur nga personeli jugosllav dhe ai sovjetik, shėrbeu pėr ta minuar mė tej punėn e misionin diplomatik amerikan. Rritja e veprimtarisė dhe qėndrimeve anti-amerikane nga ana e zyrtarėve shqiptarė bėri qė z. Xhekobs tė dėrgonte njė raport, ku thuhet se gjithēka qė bėn qeveria shqiptare drejtohet nga sovjetikėt dhe jugosllavėt dhe se ai dyshonte nėse shqiptarėt janė me tė vėrtetė tė interesuar qė tė lidhin marrėdhėnie diplomatike me ShBA.
    Ajo qė e bėn mė interesant kėtė episod ėshtė se ai pėrmendet edhe nė librin e Bardhė Jugosllav me titull, Marrėdhėniet Jugosllavo-Shqiptare 1939-1948, ku thuhet se 'miqtė e huaj' ndėrhynė te regjimi i Hoxhės qė tė mos pranohej kėrkesa e ShBA pėr statusin e kombit mė tė favorizuar. Vetėkuptohet qė kėta 'miq tė huaj' ishin jugosllavėt dhe sovjetikėt. Tani Shqipėria ndodhej para njė realiteti ku Beogradi nėpėrmjet njė varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me aksione tė pėrbashkėta, kishte hartuar njė program tė pabarabartė pėr unifikimin e ēmimeve dhe kishte filluar bisedimet pėr bashkimin doganor. Gjuha serbo-kroate ishte futur nė shkollė. Sipas planit jugosllav Shqipėria do tė ishte furnizuesja e saj me lėndė tė para dhe shumė shpejt ajo do tė bėhej republika e saj e shtatė.
    Pėveē ndėrhyrjeve tė lindjes, ftohja me amerikanėt erdhi edhe pėr vetė gabimet e perėndimit. Hedhja nga ajri e fletushkave dhe trakteve propagandistike tė Aleatėve gjatė LNĒ, nė gjuhėn greke dhe serbo-kroate, mbolli farėn e dyshimit se Aleatėt Perėndimorė kishin vendosur qė ta coptonin Shqipėrinė midis armiqėve tė saj tė vjetėr. Mė vonė ky dyshim u forcua akoma mė tepėr kur Sekretari i Shtetit, Xhorxh C. Marshall i pėrkrahu argumentat qė Shqipėria tė mos pėrfshihej nė diskutimin pėr Traktatin e Paqes me Gjermaninė sepse ajo zyrtarisht nuk i paskesh shpallur luftė Gjermanisė.
    Jo vetėm kaq, por Senati i ShBA miratoi 'Rezolutėn Pepper" nė 29 qershor 1946 pėr ēėshtjen e 'Epirit tė Veriut.' Enver Hoxha ngriti akuzėn nė Konferencėn e Paqes kundėr amerikanėve se ata kishin pranuar qė kjo ēėshtje tė futej nė rendin e ditės sė Konferencės. Njė gjė e tillė pėr Enver Hoxhėn ishte njėlloj sikur tė votoje kundėr Shqipėrisė. 'Gjeneral,' i drejtohet pėrfaqėsuesi amerikan Enver Hoxhės, cili do tė ishte reagimi i juaj, fjala vjen, sikur Shqipėria tė kėrkonte qė tė futej ēėshtja e Kosovės nė rendin e ditės sė Konferencės? A nuk do tė mendonit ju se tė paktėn ju gėzoni tė drejtėn qė pretendimi i juaj tė diskutohej dhe tė studjohej? I shtangur nga kjo analogji e papritur Enver Hoxha i pėrgjigjet se 'analogjia e juaj nuk qėndron sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonė Jugosllavisė, pėr Rajonin e Kosovės.'
    Nė janar tė 1946 Sh. B. A. votuan kundėr antarėsimit tė Shqipėrisė nė OKB. Njė letėr qė iu dėrgua Enver Hoxhės thoshte se megjithėse Sh. B. A. ishin pro anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB ata nuk mund ta miratonin kėtė antarėsim nė qoftė se qeveria shqiptare nuk i respektonte marrėveshjet me Amerikėn dhe nė qoftė se nuk merrte masa pėr ndalimin e keqtrajtimit tė misionit amerikan nė Tiranė.
    .................................................. .....

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Enri,

    nga sa di une sivjet ne Tirane eshte hapur si dege ajo e Shkencave Politike, ku nder to nderthuren e marredheniet diplomatike.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2002
    Vendndodhja
    rumani
    Postime
    6
    sipas mendimit tim, te gjitha concluzionet qe do te nxjerim nga kjo teme do te jene negative.
    perse: sepse, ne shqiptaret te gjithe, (studente, emigrante, etj.) jemi nje fare ambasadoresh ne vendet ku studiojme ose jetojme.
    ne prezamtojme shtetin tone nepermjet sjelljes dhe fakteve qe kryejme. sa me shume te fillojme te sillemi mire dhe te kryejme gjera pozitive aq me shume emri shqiperi do te kete nje kuptim me pozitiv.
    persa i perket, stafeve diplomatike qe jane ne misione diplomatike neper bote, te cilet jo vetem qe nuk jane te specializuar ne kete fushe por edhe nuk ju behet vone per nenshtetasit shqipetare qe kane ndonje hall.
    jam ne te njejtin mendim me enrin per hapjen e nje akademie diplomatike ne tirane, dhe jo ne rradhe te fundit dua te theksoj se fakulteti i shkentave politike ne tirane mund te pergatite diplomate shume te zote.
    ne si shtet vuajme per diplomate dhe politikane kariere
    duhet ta zhvillojme kete fushe



    miqesisht

    piter

  8. #8
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Vazhim...

    Diplomacia dhe linja e re Tirane-Moske
    Ish-ministri i Jashtem, Paskal Milo, vlereson levizjet e fundit te diplomacise shqiptare per forcimin e marredhenieve me Beogradin, Mosken dhe Pekinin

    Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta sapo ka perfunduar nje vizite zyrtare ne Moske. Nderkohe nje muaj me pare ai pati bisedime zyrtare me Beogradin, te vleresuara te suksesshme dhe pritet te vizitoje se shpejti Pekinin. Ne pozicionin e ish ministrit te Jashtem, si i komentoni levizjet e fundit te diplomacise shqiptare, qe synojne ridimensionimin e marredhenieve me ish-aleatet e dikurshme te Tiranes?

    Vizita e z. Meta ne Moske eshte e rendesishme dhe shenon nje vazhdimesi e koherence te politikes se jashtme te Shqiperise te viteve te fundit. Ne marredheniet me fuqite e medha, qe kane nje peshe ne arenen nderkombetare, si Rusia dhe Kina, eshte bere nje kthese ne krahasim me pese vitet e para te tranzicionit postkomunist, kur keto marredhenie shenuan nivelin me te ulet te ketyre 12 viteve te fundit. Gjithsesi vizita e z. Meta, me cilesine e ministrit te Puneve te Jashtme, nuk eshte e para vizite zyrtare e nje ministri te jashtem shqiptar, por e dyta. Personalisht kam qene dy here per vizite zyrtare ne Moske. Vizita e pare daton me 1997, i ftuar nga ish-ministri i Jashtem Evgjeni Primakov dhe e dyta ne qershor te vitit 2000, me ftese te ministrit aktual Igor Ivanov. Per fat te keq, ne vitet 2001-2002 marredheniet me Rusine pesuan renie, pasi Ministria e Jashtme nuk e vleresoi sa duhet raportin e marredhenieve me keto dy vende te medha. Prandaj, edhe vizitat paten nje ngadalesim, apo shtyrje. Madje edhe vizita e z. Meta ne Kine ishte parashikuar te zhvillohej ne gusht te ketij viti, menjehere pas inagurimit te qeverise, por u shty. Nderkohe qe nje shtyrje te vogel pati edhe vizita ne Moske. Si ish-minister i Puneve te Jashtme e vleresoj se tepermi viziten e z. Meta ne Moske. Qeveria shqiptare nuk ka patur dhe nuk duhet te kete medyshje, as paragjykime ne marredheniet me Rusine, pasi, sic e thashe, ajo eshte nje vend i madh, anetar i Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe nje vend specifikisht i vecante ne Evrope dhe bote. Se ciles do t'i vije duke iu rritur roli ne arenen nderkombetare dhe rajonin tone. Per te gjitha keto arsye, eshte mire qe nje vend si Shqiperia, i hapur ne politiken e jashtme dhe qe kerkon ta beje me dinamike ate, te kete parasysh faktoret e tille me peshe ne planin nderkombetar, duke u perpjekur te kete marredhenie sa me te zhvilluara me to ne te gjitha aspektet, politike, ekonomike etj. Por sidomos te perpiqet te neutralizoje efektet negative te politikes se nje fuqie te madhe, qe jo gjithnje mund te perputhet me interesat e kombit apo te Shqiperise. Nga kjo pikepamje, vizita e z. Meta mori vlera te vecanta, sepse po zhvillon me tej disa nga objektivat qe ka patur politika e jashtme e Shqiperise deri ne vitin 2001, sic jane nenshkrimi i disa marreveshjeve, te projektuara prej kohesh, dhe i Traktatit te Miqesise e Bashkepunimit me Rusine. Traktat i shtyre disa here ne kohen e qeverisjes se z. Berisha. Nuk u arrit, qe edhe Presidenti Meidani ta nenshkruante kete Traktat me ish-Presidentin Jelcin e me vone me Presidentin Putin. Ky Traktat, qe pritet te nenshkuhet ne pranveren e vitit 2003, do te shenoje nje nivel te larte te marredhenieve dhe besimit reciprok. I njejti vleresim vlen edhe per Beogradin.

    Cilat mendoni se jane problematikat, te cilave duhet t'u kushtoje vemendje diplomacia shqiptare ne marredheniet me keto vende?

    Besoj se problemi i pare dhe kryesor qe na mbetet ne marredheniet me keto vende eshte padyshim perqasja e ndryshme ndaj ceshtjes se Kosoves. Sic dihet, pozicionet jane disi te ndryshme. Nderkohe qe Rusia dhe Kina, si anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit te OKB, mbeshtesin zbatimin e rezolutes 1244, kete gje e ben edhe Serbia, e deklaron edhe Shqiperia. Por ajo qe i ndan keto vende eshte menyra e interpretimit. Shqiperia mund ta shikoje ndryshe te ardhmen e Kosoves dhe rruget qe te cojne atje, nderkohe qe Serbia ka nje perqasje tjeter dhe synon te krijoje rrethana, qe Kosoven ta shohe si nje me mentalitetet e se kaluares. Dhe ketu, ne keto ndryshime qendrimesh, duhet te qendroje dhe aftesia e diplomacise shqiptare, per te afruar sa te jete e mundur me shume qendrimet e dy fuqive te medha per te cilat po bejme fjale me qendrimet me realiste ne drejtim te statusit final te Kosoves. Pervec kesaj ceshtjeje, ne marredheniet mes dy vendeve tona ka shume probleme qe duhet te marrin perparesi, sic jane ato te bashkepunimit ekonomik. Ka shume rendesi, qe Shqiperia te hape tregun e vet per mallrat e lira dhe te nevojshme qe mund te vijne nga Rusia dhe Kina. Ka shume rendesi qe bashkepunimi teknik, shkencor dhe kulturor te pershpejtohet e te thellohet, pasi keto dy vende perfaqesojne vlera te medha te kultures e te tradites boterore, per te cilat te gjithe jane te interesuar. Tashme Shqiperia ka disa prioritete ne politiken e jashtme, pa i mohuar ato, mendoj se duhet te ngrihet niveli dhe te rritet intensiteti i marredhenieve edhe me Kinen dhe Rusine. Ne kete kontekst, vizitat e z. Meta duhen pergezuar dhe duhet qe ato te sjellin ne Shqiperi homologet e tij ne nje te ardhme te aferme. Ne kete menyre do te kemi nje proces te dyanshem bashkepunimi dhe te respektuar nga pikepamja protokollare.

    Cfare i sugjeron ish-ministri i Jashtem Milo, aktoreve te politikes se jashtme te Shqiperise ne marredheniet me keto vende?

    Politika e jashtme shqiptare duhet te mos te vuaje nga paragjykimet, perkundrazi te jete e cliruar prej tyre, e emancipuar dhe bashkekohore. Besoj se po ecet ne kete rruge, qe ajo te mos mbetet peng e disa ndenjave ekstreme nacionaliste, qe disa individe perpiqen t'i infiltrojne edhe ne politiken e jashtme te Shqiperise, ne emer te gjoja mbrojtjes se interesave kombetare. Tashme jetojme ne epoken e globalizmit e te integrimit dhe kjo filozofi integruese duhet te perfshije dhe politiken e jashtme. Beogradi pavaresisht se eshte ende ne nje proces te ngadalte transoformimi, nuk eshte ai i kohes se Milloshevicit dhe nuk do te mbetet i tille. Dhe nxitja nga jashte do ta beje Serbine, sigurisht me veshtiresi, nje vend demokratik, gradualisht do ta zhveshin nga sentimentet e vjetra nacionaliste, qe kane zene rrenje ne ndergjegje, kujtesen dhe traditen e serbeve. Nga kjo pikepamje, politika e jashtme shqiptare duhet te tregohet me e guximshme, jo vetem perkundrejt hapave qe duhet te hedhe, por per t'u ruajtur nga te ashtuquajturit patriote qe ndodhen me bollek ne Shqiperi e Kosove, te cilet po kritikojne hapat qe po hedh qeveria shqiptare ne marredheniet me Beogradin. Sigurisht nuk jam per te vrapuar me galop ne keto marredhenie, por duhen hedhur hapa te kujdesshem, te matur, por edhe te vendosura. Sepse Serbia eshte nje faktor ne Ballkan, qe nuk e zhvendosim dhe nuk mund ta nenvleresojme. Ashtu sikunder Shqiperia dhe shqiptaret jane bere nje faktor shume i rendesishem ne rajon per paqen dhe sigurine e tij.

    Rikthehemi tek ceshtja e Kosoves. Shefi i diplomacise ruse, Igor Ivanov, ne nje konference per shtyp me homologun Meta, duke iu referuar Kartes Kushtetuese per shtetin Serbi-Mali i Zi, deklaroi se per Kosoven nuk mund te vendose, as Serbia dhe as Mali i Zi. Mendoni se kjo deklarate mund te konsiderohet si nje terheqje e Moskes nga pozicioni i saj i vjeter?

    Deklarata e ministrit te Jashtem rus Ivanov eshte per t'u pershendetur, sepse shenon nje hap perpara pozitiv dhe realist ne vleresimin e situates ne rajon, vecanerisht ne lidhje me Kosoven, te diplomacise e politikes se jashtme te Rusise. Sigurisht ky qendrim nuk eshte vetem merite dhe vendim i ministrit te Jashtem Ivanov, per te cilin ruaj nje konsiderate te larte per kohen kur kemi bashkepunuar, por eshte nje qendrim zyrtar i Rusise, nje reflektim qe ajo i ka bere zhvillimeve ne rajonin tone dhe perspektives se zgjidhjes se problemeve delikate qe ekzistojne. Ne deklaraten e Ivanov jepet nje mesazh i nenkuptuar. Qe do te thote, se ceshtja e Kosoves nuk eshte me nje ceshtje e Serbise, por nje ceshtje me karakter nderkombetar. Vete Ivanov, nese nenkupton kete gje, ka plotesisht te drejte dhe ketu eshte ne gjysmen e rruges me pozicionin shqiptar dhe ate realist nderkombetar. Gjysma tjeter eshte marrja ne konsiderate e vullnetit te kosovareve, te cilet duhet dhe do ta shprehin nje dite kete vullnet. Zgjidhja e statusit final te Kosoves do te jete nje proces i dyanshem, ne dy kahje dhe me veprimin e dy faktoreve kryesore. Se pari, Kosova do te shkoje cdo dite e me shume drejt manifestimit te mevetesise, jo vetem nga pikepamja institucionale, por edhe nga ajo e te qenurit nje faktor me personalitet rajonal. Statusi final i Kosoves do te zgjidhet permes bashkeveprimit te faktorit te brendshem, pra shprehjes se vullnetit te njerezve te saj, me nje vendim te faktoreve nderkombetare. Qe mund te jete ose nje rezolute tjeter e Keshillit te Sigurimit, ose nje Konference Nderkombetare me pjesemarrjen e aktoreve te medhenj boterore, OKB dhe te aktoreve rajonale, per te vulosur statusin final te saj. I cili nuk besoj se do te mund te zgjidhet shpejt. Tani qe ka filluar te diskutohet ceshtja e statusit me shume nga OJQ dhe qarqe specialistesh evropiane dhe amerikane, ky proces nuk mund te ndalet. Eshte e rendesishme qe te filloje nje debat i hapur, jo per te ndikuar ne politike, por per te ndricuar politiken per te gjetur zgjidhjen me te mire.

    Doni te thoni se zgjidhja eshte ende larg ...

    Po. Personalisht besoj se statusi final i Kosoves do te jete nje proces, qe do te shkoje ne dy shina paralele. E para, drejt hedhjes se hapave integruese ne Evrope ne menyre specifike ne raport me vendet e tjera te rajonit, per shkak te ketij statusi per te cilin po flasim dhe se dyti, do te hedhe gjithnje e me teper hapat drejt nje pavaresie relative te kushtezuar qe do te gjeje zgjidhje gjithnje ne kuadrin e integrimit evropian te rajonit. Ky proces do te shkoje krah procesit te integrimit ne BE te Shqiperise dhe Serbise. Ne te ardhmen, ajo do te jete nje problem qe do te kondicionoje procesin e integrimit te ketyre vendeve ne BE. Pak a shume do te jete si ceshtja e Qipros. Sot Qipro po diskutohet te futet si entitet dhe shtet me vete ne BE. Do te vije koha, qe edhe per Kosoven do te mund te gjendet nje zgjidhje e tipit te Qipros, qe te mund te futet si entitet me vete ne BE. Duke krijuar nje "casus" ne marredheniet nderkombetare. Si perfundim, mendoj se integrimi i rajonit do te jape nje zgjidhje te vecante jashte Serbise edhe per Kosoven, ne nje te ardhme relativisht te larget.

    23/12/2002
    Enri
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #9
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Shefi i diplomacise shqiptare ne Prishtine.

    Shqiperi-Kosove, marreveshje e Tregtise se Lire ne 2003

    Shefi i diplomacise shqiptare Ilir Meta nenshkruan ne Prishtine memorandumin e mirekuptimit me kryeadministratorin Mikael Shtainer per fillimin e negociatave per marrveshjen e tregtise se lire. Shefi i UNMIK-ut vlereson vizitat e Metes ne Beograd dhe Moske. Dje takime edhe me Rugoven, Rexhepin dhe Thacin

    Ministri i Jashtem Ilir Meta zbriti dje pwr herw tw parw, pasi mori drejtimin e politikws sw jashtme, nw Prishtinw. Kryediplomati shqiptar dhe kryeadministratori i Kombeve tw Bashkuara nw Kosovw, Mikael Shtainer nenshkruan ne pranine e mediave memorandumin e mirekuptimit per fillimin e negociatave per nenshkrimin e marreveshjes se tregtise se lire mes Shqiperise dhe UNMIK-ut. Negociatat per kete marreveshje do te nisin ne fillimin e vitit 2003 per t'u nenshkruar brenda ketij viti. Ne konferencen e perbashket per shtyp, ministri Meta pasi vleresoi rendesine e takimit me shefin e UNMIK-ut u shpreh se ky vit ka qene mjaft i sukseshem per marredheniet ne mes te Shqiperise dhe Kosoves, duke nenvizuar nenshkrimin e disa marreveshjeve te rendesishme gjate kesaj periudhe, vecanerisht gjate viztes se Shtainerit ne Tirane. Sipas tij, nuk ka me pengesa ne qarkullimin e lire te shqiptareve dhe njekohesisht ne zhvillimin e bashkepunimit ekonomik, ku maksimalisht u vleresua memorandumi i mirekuptimit i nenshkruar ne Prishtine. "Dita e sotme, -tha Meta,- eshte nje ngjarje tjeter e shume e shenuar per marredhenet mes Shqiperise dhe Kosoves. Kjo deklarate mirekuptimi e nenshkruar sot per te filluar negociatat ne fillim te vitit te ardhshem per nenshkrimin e marreveshjes se tregestise se lire mes Kosoves e Shqiperise brenda vitit te ardhshem tregon qarte se edhe pengesat e fundit per marredhniet dhe bashkepunimin tragetar dhe ekonomik po bien". Nga ana e tij, ryeadministratori Shtainer u shpreh se qellimi i marreveshjes eshte eliminimi i barrierave ne tregetine e lire ne te gjitha vendet e rajonit. Ai kujtoi problemin e perbashket qe e kane Shqiperia dhe Kosova ne mungesen e energjise elektrike dhe u angazhua per nje zgjidhje te perbashket. Ai theksoi se "te dy palet do t'i drejtohen bashkesise nderkombetare, qe te marrim ndihme financiare per investim ne ndertimin e linjes transportuese te energjise elektrike prej 400 kilovatesh, qe do te beje te mundur shfrytezimin e perparesive te prodhimit te hidrocentraleve ne Shqiperi dhe termocentraleve ne Kosove. Nje vleresim te vecante dha shefi i diplomacise shqiptare per perpjekjet e Shtainer per zgjidhjen e problemit te Mitrovices. "Kthimi i shqiptareve ne Mitrovicen veriore, njekohesisht i serbeve ne pjesen tjeter te Kosoves, pra kthimi i qytetareve ne Kosove pa dallim etnik ne shtepite e tyre ne liri te plote, ne paqe dhe ne harmoni me njeri-tjetrin, do te jete nje nga arritjet me te rendesishme per afirmimin e metejshem te nje Kosove demokratike dhe Evropiane", theksoi Meta. Jo pa intereses kaloi vizitat qe Meta zhvilloi se fundi ne Beograd dhe Moske, te cilat Shtainer i vleresoi konstruktive dhe ne interes te rajonit. Gjithashtu Meta u takua me Presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Rexhepi dhe kryetarin e Partise Demokratike, Hashim Thaci. Per ministrin Meten kjo ishte vizita e pare ne Kosove qe prej vitti 2000. Kjo vizite behet vetem pak dite pasi eshte miratuar kushtetuta e shtetit Serbi-Mali i Zi, qe e perfshin Kosoven si pjese te Serbise, e kundershtuar nga kosovaret. Gjithashtu Meta zbriti ne Prishtine pas nje turi takimesh ne Beograd dhe Moske, ku nje nga temat kyce te bisedimeve ishte ceshtja e se ardhmes se Kosoves.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #10
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    KOSOVA NEPER EKUIVOKET E DIPLOMACISE SE TIRANES!!!

    Partitė e reja politike qė lindėn fill pas rėnies sė sistemit totalitar nė Shqipėri, vunė nė programet e tyre zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve. Pothuajse tė gjitha kėto programe, pėrmbanin nė vetvete kėrkesa qė edhe sot duken shumė larg. Nė kushtet e reja tė krijuara, vlerėsohet se kėrkesat e politikanėve shqiptarė po bėhen me kėmbė nė tokė, madje nganjėherė edhe me kėmbė nėn tokė. Ndėr politikanėt shqiptarė tė Kosovės, askush nuk ka nguruar tė shprehet, se pavarėsia e Kosovės ėshtė statusi mė optimal pėr tė stabilizuar rajonin e Ballkanit, pavarėsisht se kėrkesat nė kėtė drejtim, jepen nė mėnyra tė ndryshme. Partia e Rugovės, ka ruajtur qėndrimin e saj konstant se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja mė e mirė, duke nėnkuptuar edhe zgjidhje tė tjera mė tė buta, ndėrsa partitė e dala nga lufta, kėmbėngulin se pavarėsia e Kosovės, ėshtė e vetmja zgjidhje. Jashtė kėtij segmenti idesh dhe deklaratash tė hedhura prej kohėsh nė Kosovė, noton politika e Tiranės, e cila nė dy tre vitet e fundit, asnjėherė nuk ka patur guximin tė shprehet qartazi nė ligjėratė tė drejtė, qė ėshtė pėr pavarėsinė e Kosovės.
    Nė kushtet e njė protektorati ndėrkombėtar siē ėshtė Kosova sot (pas njė luftė pėr pavarėsi), tė gjithė faktorėt influentė, e kanė tė qartė qė aq e lehtė ėshtė t’i njihet asaj statusi i pavarėsisė, sa ē’ėshtė e vėshtirė tė mos i njihet ai. Ndonėse politikanėt shqiptarė tė Kosovės janė treguar tė duruar nė lidhje me kohėn e diskutimit tė statusit, kanė paralajmėruar se ēdo zgjidhje qė do tė kishte tė bėnte mė mospavarėsimin e kėsaj krahine, do tė bėhej shkas pėr konflikte tė reja. Nė kėtė linjė, deklarimet e kryeministrit Rexhepi, nuk janė thjesht kėrcėnime, po shprehje e njė realiteti tė fuqishėm qė ekziston sot nė Kosovė.
    Duke menduar mė tepėr pėr integrimin e saj nė BE, Tirana zyrtare (si e zėnė ngushtė), ka ardhur duke moderuar qėndrimin e saj, nė lidhje me statusin e ardhshėm tė Kosovės. Politika zyrtare e shtetit amė, ėshtė ruajtur vazhdimisht nga gjoja keqkuptimet e faktorit ndėrkombėtar. Lėvizjet e fundit tė diplomacisė shqiptare, ndėr tė cilat spikasin vizitat e kryediplomatit Meta nė Beograd, Moskė dhe Prishtinė, padyshim qė mund tė vlerėsohen si thyerje akujsh, tė krijuara nė marrėdhėniet dypalėshe. Nė Beograd pėrveēse pėr marrėveshjet ekonomike dypalėshe, ėshtė folur edhe pėr Kosovėn, tė cilėn kryediplomati shqiptar e ka vlerėsuar natyrshėm si njė ēėshtje qė nuk mund tė zgjidhet ndėrmjet Tiranės dhe Beogradit. Por vetėm kaq. Nė Moskė, Meta ka arritur tė shkėpusė qėndrimin e kryediplomatit rus, pėr mbėshtetjen e rezolutės 1244, pėrkundrejt pėrpjekjeve serbe pėr tė pėrfshirė nė preambulėn e tyre kushtetuese Kosovėn, si pjesė e territorit tė tyre. Ndėrsa nė njė vizitė tė para dy vjetėve nė Prishtinė, nė pozicionin e kryeministrit, Meta kishte deklaruar se pėr ēėshtjen e statusit, Shqipėria do tė respektonte vullnetin e popullit tė Kosovės, duke e nėnkuptuar pavarėsinė, por pa u shprehur nė ligjėratė tė drejtė. Sidoqoftė, qėndrimet e Metės duken mė tė avancuara, pėrkundrejt lėvizjeve tė kahershme tė kryeministrit tė sotėm Nano.
    Politika e Tiranės jo vetėm qė duhet tė shprehet hapur se ėshtė pėr pavarėsinė e Kosovės, por duhet tė japė edhe argumente tė besueshme se pėrse njė zgjidhje e tillė, do tė ishte e domosdoshme. Pavarėsia e Kosovės ėshtė tashmė njė nga opsionet e diskutuara nė politikėn ndėrkombėtare, veēanėrisht nė politikėn amerikane.
    Mosshprehja qartė nė ligjėratė tė drejtė e politikės sė Tiranės, rreth statusit pėrfundimtar tė Kosovės, le shtigje pėr ekuivoke tė tjera tė shtyra gjatė nė kohė, tė cilat do ta mbanin peng dhe vetė Shqipėrinė, drejt integrimit tė saj nė BE. Duke qenė shtet dhe duke patur mundėsitė mė tė mėdha, madje tė vetmet e kėtij lloji qė mund tė kenė shqiptarėt, Shqipėria ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė tyre, sa herė qė ėshtė fjala pėr argumente nė lidhje me Kosovėn. Qėndrimi i Shqipėrisė, duhej tė ishte pa ekuivoke edhe sikur tė ishte fjala pėr zgjidhje tė tjera ballkanike, qė nuk kanė tė bėjnė direkt me shqiptarėt. Kjo do tė kishte tė bėnte thjesht, me qėndrimin e njė shteti ballkanik ndaj njė zgjidhjeje tė rėndėsishme tė pėrmasave tė rajonit tė tij. Politika e inferioritetit ndaj faktorit ndėrkombėtar jo vetėm ndaj ēėshtjeve tė tilla tė rėndėsishme rajonale, por edhe kur ėshtė fjala pėr tė krijuar protokolle tė panevojshme, nuk do tė jetė dobiprurėse pėr tė shpejtuar procesin e integrimit tė vetė Shqipėrisė.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  11. #11
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Mbyllen ambasadat shqiptare ne Izrael e Slloveni

    Qeveria shqiptare do te mbylle se shpejti ambasadat e vendit tone ne Izrael dhe Slloveni. Kete e ka konfirmuar zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta ne mbledhjen e fundit te komisionit parlamentar te politikes se Jashtme. Meta nuk ka dhene shpjegime te detajuara per kete levizje, por mesohet se mbyllja e dy perfaqesive diplomatike ne Tel Aviv dhe ne Ljubjane do te realizohet per te kufizuar shpenzimet financiare te shtetit shqiptar. Izraeli dhe Sllovenia konsiderohen si vende te "dores se dyte" per diplomacine shqiptare pasi bashkepunimi dypalesh ne fusha te ndryshme nuk eshte intensiv. Keto dy vende do te mbulohen nga ambasadoret shqiptare ne shtetet fqinje. Fondet e parashikuara ne buxhetin e shtetit jane konsideruar te pamjaftueshme per te mbajtur mbi 30 ambasadat tona ne vendet e huaja dhe keshtu kreret e qeverise kane menduar qe te shkurtojne si fillim dy misione ne kuader te riorganizimit te sherbimit diplomatik shqiptar.

    Anetaret e komisionit te Jashtem parlamentar e kane mbeshtetur propozimin e Metes dhe kane deklaruar se diplomacia shqiptare duhet te jete me eficente duke u rritur cilesisht dhe shkurtuar "pjeset" e panevojshme. Komisioneret e Jashtem kane mbeshtetur idene e rritjes se pagave te ambasadoreve dhe punonjesve te tjere neper perfaqesite tona jashte shtetit. Sipas tyre, qe ky personel te perfaqesohet me dinjitet ne vendet ku eshte akredituar, duhet te paguhet mire. Aktualisht niveli i pagave te ambasadoreve shqiptare jashte vendit ndahet ne tre kategori sipas gjykimit per veshtiresine e punes. Pagat e ambasadoreve variojne nga 800-1000 dollare.

    Ne mbledhjen e fundit te komisionit te Jashtem parlamentar, Meta ka informuar se qeveria shqiptare deshiron te cele sa me shpejt nje konsullate ne Nee York te SHBA-ve per t'i ardhur ne ndihme shqiptareve te shumte qe jetojne ne zonen lindore te kontinentit te Amerikes. Ministria e Jashtme po diskuton gjithashtu nje plan per te hapur nje konsullate tjeter ne Greqi dhe Itali, ku stafi i vogel e ambasadave dhe konsullatave tona, e ka bere te veshtire komunikimin mes shqiptareve te shumte qe jetojne ne keto vende fqinje dhe shtetit shqiptar.

    Muajt e fundit diplomacia shqiptare ka rinovuar perfaqesuesit e saj ne shume ambasada. Qe nga koha kur Meta u zgjodh ne krye te ministrise se Jashtme, nje pjese e perfaqesive diplomatike ka ndryshuar drejtusit e saj, kjo edhe per faktin se shume prej tyre kishin mbaruar mandatin katervjecar. Gjate ketij viti eshte hapur perfaqesia shqiptare ne Beograd te Federates Jugosllave dhe Kopenhagen te Danimarkes. Ambasadat e vendeve fqinje shihen me me prioritet nga qeveria per faktin se ne Greqi, Maqedoni dhe Malin e Zi jetojne shume shqiptare, dhe per faktin se me keto vende ekzistojne marreveshje bashkepunimi ne fusha te ndryshme. Prioritare konsiderohen edhe ambasadat apo konsullatat shqiptare te akredituara ne vendet te tjera ku jetojne shqiptare, si Italia, SHBA-te, por edhe Anglia e Gjermania qe jne vende te rendesishme te Bashkimit Europian.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  12. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ndertesat e ambasadave, jo me me qira

    Qeveria shqiptare po harton nje plan per te ndryshuar strategjine e shpenzimeve financiare ne fushen ediplomacise. Shteti yne harxhon shuma te konsiderueshme cdo vit per sherbimin diplomatik dhe ndertimi i nje strategjie "kursimtare" eshte mese e nevojshme. Ambasadat tone ne vendet e huaja ne pergjithesi paguajne shuma qe variojne nga 3000 deri ne 7000 dollare ne muaj per qirate e zyrave qe ne me te shumten e rasteve gjenden ne vila disakateshe.

    Keshtu ministria e Jashtme ka menduar qe shteti yne t'i bleje keto vila dhe t'i kete nen pronesine e vet, ne menyre qe te mos harxhoje cdo vit qindra mijera dollare vetem per qira. Per blerjen e ketyre vilave apo zyrave te ambasadave tona do te kerkohet kredi bankare dhe ne kete menyre shteti yne do te paguaje jo me qiradhenesit, por kestet tek bankat qe do te huazojne shumat financiare. Kjo strategji pritet te rezultoje e sukseshme pasi pas shlyerjes se kredise nga qeveria shqiptare, ndertesat e ambasadave tona jashte vendit do te kthehen ne pronesi te shtetit shqiptar. Vendi yne ka mbi 30 perfaqesi diplomatike ne rang ambasadash dhe konsullatash ne te gjithe boten. Perfaqesite me shpenzime financiare me te larta jane ato te akredituara ne kontinentin amerikan dhe ne Europen Perendimore. Ne kuader te strategjise se re per shpenzimet financiare, ministria e Jashtme pritet te rrise me 10% pagat e te gjithe ambasadoreve, por pritet te ule fondet e parashikuara per shpenzime administrative, telefona, automjete, karburant, etj.

    Shteti yne harxhon disa milione dollare ne vit per sherbimin diplomatik, duke nisur qe nga qirate e zyrave dhe te banesave te personelit, shpenzimet e transportit, pritjet zyrtare qe organizohen nga perfaqesite cdo vit me rastin e festes Kombetare deri tek paisjet e zyrave dhe serviset e automjeteve.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  13. #13
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    “Mbi qendrimet e qeverise shqiptare per Ligjin grek te luftes...

    Qeveria shqiptare i ka kushtuar dhe do te vazhdoje t’i kushtoje nje
    vemendje te vecante marredhenieve me Greqine. Bashkepunimi me Greqine ka
    nje baze te thelle historike. Per mijra vjet shqiptaret dhe greket jetuan
    e ndertuan se bashku themelet e lashtesise ne kete Gadishull si dhe
    kontribuan se bashku edhe per ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave te
    civilizimit mbare europian. Si nje vend fqinje dhe si popuj fqinje
    historia na ka bere te ndajme se bashku periudha te veshtira dhe te
    ndritura, luftra dhe paqe, kriza dhe perparime, varferi dhe prosperitet,
    izolim dhe bashkepunim- por ne veshtrim te pergjithshem, shqiptaret dhe
    greket kane qene dhe mbeten dy popuj qe bashkejetojne ne miqesi te plote,
    faktore te rendesishem per paqe, stabilitet dhe zhvillim ne rajon. Keto
    marredhenie miqesore njerezore jane nje pasuri e cmuar mbi te cilen ne
    ndertojme politiken tone te fqinjesise se mire me Greqine per sot dhe per
    te ardhmen.

    Greqia eshte nje vend qe ka arritur prej vitesh te ndertoje nje shoqeri
    demokratike dhe nje zhvillim te gjithanshem ekonomik dhe kulturor. Pervoja
    e saj ka qene dhe mbetet me shume rendesi per vendin tone, sidomos ne
    fazen e tranzicionit qe po perjetojme. Ne kete kontekst ne vleresojme
    rolin dhe kontributin e madh qe Greqia i ka dhene vendit tone gjate
    tranzicionit, per reformat e brendshme, per forcimin dhe konsolidimin e
    demokracise, per funksionimin e institucioneve shqiptare.

    Trashegimia historike pozitive ne miqesine midis dy popujve e vendeve
    tona, vlerat e perbashketa qe kemi e qe i ndajme prej shekujsh,
    kontributet qe kemi dhene ne mbeshtetje te njeri- tjetrit ne periudha te
    veshtira, pervoja e bashkepunimit dhe e miqesise ne kohet qe jetojme si
    dhe interesat strategjike afatgjate qe kemi si dy fqinje nga me te vjetrit
    te rajonit tone perbejne baza te fuqishme e te qendrueshme ne marredheniet
    shqiptaro-greke.
    Keto baza nuk mund te cenohen edhe nga problemet e sfidat me te cilat, sic
    eshte e natyrshme, mund te ballafaqohen marredheniet tona per arsye te
    ndryshme.
    Sikunder edhe ne te kaluaren ne do te dijme qe, duke shtruar per zgjidhje
    gjithe problemet qe kemi midis Shqiperise dhe Greqise, te vazhdojme te
    ruajme e te zhvillojme vlerat e miqesise dhe te bashkepunimit tone pozitiv
    e te gjithanshem.

    Qeveria shqiptare eshte e pikpamjes se problemet qe trashegojme nga e
    kaluara ose qe lindin natyrshem ne rrugen tone te perbashket, kerkojne
    zgjidhje pikerisht per t’i kontribuar forcimit te miqesise dhe
    bashkepunimit te metejshem dypalesh, paqes e stabilitetit rajonal si dhe
    integrimeve europiane dhe euro-atlantike.

    Nje nga problemet e trasheguara ne marredheniet dypaleshe midis Shqiperise
    dhe Greqise eshte ekzistenca e Ligjit te Luftes qe Greqia mban me
    Shqiperine qysh nga fillimi I Luftes se Dyte Boterore. Dihet qe me 28
    tetor 1940, Italia fashiste, e cila e kishte pushtuar vendin tone nje vit
    me pare, sulmoi nga territori yne Greqine. Menjehere mbas ketij akti
    pushtues te Italise fashiste parlamenti grek, me 10 nentor 1940 miratoi
    Ligjin Nr. 2636 “Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin
    konservativ te pasurive armike”. Po ne te njejeten dite doli edhe Dekreti
    Mbreteror “Mbi caktimin si shtete armike”, ku Italia dhe Shqiperia u
    klasifikuan njelloj dhe u shpallen si armike ndaj Greqise. Ne prill 1941
    Greqia pushtohet nga Gjermania. Nderkohe Qeveria greke shfuqizon Dekretin
    Mbreteror te 10 nentorit 1940. Mbas tre vjetesh, ne 1944, ky Dekret
    risillet ne fuqi, por kete radhe ne te klasifikohet si shtet armik i
    Greqise vetem Shqiperia.

    Ne vitin 1947 Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomise kombetare Greke
    nxorren vendimin Nr. 14882/3574, mbi baze te te cilit pasurite e shtetasve
    shqiptare me origjine greke mund te perjashtohen nga sekuestro
    konservative, pasi konsideroheshin si greke te gjithe personat e besimit
    ortodoks qe banonin veri te Greqise.

    Ne vitin 1965 u miratua Ligji Nr. 4506 “Mbi ndalimin pa leje te posaqme te
    kryerjes se veprimeve juridike qe kane te bejne me pasurite ne Greqi te
    personave me origjine greke e banim ne Shqiperi”, qe eshte rrjedhoje dhe
    vazhdim juridik i Ligjit te Luftes me Shqiperine.

    Ne 27 Gusht 1987 zedhenesi I Qeverise Greke Sotiris deklaroi se Qeveria e
    venit te tij kishte vendosur t’I jepte fund ligjit te luftes me
    Shqiperine. Por ne Qershor te vitit 1999 rezultoi se ligji I Luftes me
    Shqiperine nuk ishte shfuqizuar.

    Sic shikohet, Ligji i Luftes, i nxjerre ne kohe historikisht te
    kapercyera, eshte pasuar edhe me nje sere Ligjesh, Dekretesh dhe
    Rregullash qe kane te bejne me trajtimin civil dhe te pasurive te
    qytetareve te Camerise, te cilet u perzune forcerisht per ne Shqiperi nga
    rrethanat e Luftes se Dyte Boterore.
    Ne Shqiperi ekziston nje komunitet i madh nga Cameria. Ka komunitete te
    tilla edhe Turqi, Evrope dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilet
    ne teresi bejne presion te natyrshem dhe perhere ne rritje mbi qeverine e
    shtetin tone per heqjen e Ligjit te Luftes nga Greqia dhe per te zgjidhur
    problemin e pasurive te cameve ne Greqi.

    Qeveria shqiptare e ka ne studim te vemendshem kete problem te trasheguar
    nga e kaluara historike midis dy vendeve tona. Ne nuk duam as te
    spekulojme politikisht mbi historine dhe as te historizojme ne menyre te
    panevojshme politiken. Qeveria shqiptare mendon se problemi themelor I
    cameve eshte parasegjithash problem I te drejtave te njeriut, civil dhe i
    pronave te tyre ne Greqi. Nga sa e kemi studiuar deri tani kete problem
    mendojme se nuk eshte I pazgjidhshem. Ka mjaft raste analoge ne historine
    boterore qe me mirekuptim e vullnet te plote, me rruge negociatash dhe
    instrumenta ligjore probleme te tilla jane zgjidhur ne menyra te
    pranueshme per palet.

    Para se gjithash une mendoj se ky eshte nje problem dypalesh dhe mund e
    duhet trajtuar si I tille, brenda kuadrit te marredhenieve bilaterale.

    Me angazhim te eksperteve ligjore e konsullore, me negociata te kujdesshme
    e te matura diplomatike, me mirekuptim te plote politik problemi i
    pronave te cameve mund te futet ne rrugen e nje zgjidhje te pranueshme.

    Gjithashtu, ne mendojme se e drejta nderkombetare pergjithesisht dhe ajo
    private posaqerisht, si dhe nje sere dokumentash te rendesishem ne te
    cilat jane pale edhe vete Greqia dhe Shqiperia, na krijojne plotesisht
    kuadrin e nevojshem ligjor dhe instrumentat perkates qe zgjidhja e
    problemit te pronave te cameve te behet ne perputhje te plote me to.

    Une mendoj gjithashtu se shtrimi e venia ne rruge te zgjidhjes se
    problemit te pronave dhe pasurive te cameve ne Greqi nuk ka asnje arsye qe
    te shnderrohet ne bumerang per bllokimin ose demtimin e marredhenieve te
    shkelqyera qe ekzistojne midis dy vendeve e popujve tane.

    Perkundrazi, ne mendojme se shtrimi dhe venia ne rruge te zgjidhjes se
    ketij problemi te trasheguar historik do t’I kontribuonte forcimit te
    metejshem te miqesise dhe bashkepunimit tone dypalesh, sepse do te hiqte
    nje problem, i cili here pas here vetem do te ndikoje mbi te dy qeverite e
    vendeve tona.

    Heqja e Ligjit te Luftes do te ishte hapi i pare qe do te fillonte
    procesin e lenies prapa te problemeve te se kaluares, si dhe fillimin e
    procesit te zgjidhjes se problemit te pronave te cameve ne Greqi.

    Heqja e ketij Ligji, per mendimin tone te kapercyer dhe absurd, eshte
    dashur bere me kohe.

    Nga pikpamja e te drejtes nderkombetare, si dy anetare te vjeter
    Organizates se Kombeve te Bashkuara, Shqiperia dhe Greqia kane obligim per
    te respektuar Nenin 2 /4 te Kartes “Mbi ndalimin e kercenimit ose te
    perdorimit te forces kundrejt integritetit territorial apo pavaresise
    politike te cdo vendi”.

    Ndersa nga pikpamja e obligimeve juridike dypaleshe, ne kemi firmosur dhe
    futur ne fuqi se bashku Traktatin e Miqesise dhe Bashkepunimit.

    Pra eshte shkelje e Kartes se Kombeve te Bashkuara qe vendet anetare te
    kercenojne njeri- tjetrin per pavaresine dhe integritetin territorial
    sikunder eshte absolutisht paradoks politiko-juridik qe midis dy vendeve
    te kete njeheresh edhe Ligj Lufte edhe Traktat Miqesie dhe Bashkepunimi.

    Heqja e Ligjit te Luftes do kishte shume elemente pozitive per rritjen e
    bashkepunimit dypalesh Shqiperi-Greqi, bashkepunim i cili do te
    reflektohej pozitivisht edhe me gjere.

    Ne e dime se rajoni yne eshte i ngarkuar me shume probleme te mprehta,
    nje pjese e te cileve jane trashegimi historike e se kaluares, nje pjese
    tjeter jane krijuar rishtazi kohet e fundit. Kane qene pikerisht keto
    probleme qe e kane destabilizuar here pas here Ballkanin dhe kane
    provokuar kriza, konflikte dhe luftra midis vendeve e popujve te tij.
    Fatmiresisht, Shqiperia, nuk eshte bere asnjehere pjese e krizave
    Ballkanike gjate viteve te fundit, por perkundrazi ka qene pjese e
    zgjidhjes se tyre, duke u shnderruar keshtu ne nje faktor i qendrueshem
    paqe e stabiliteti. Ne kete kontekst, te politikes sone rajonale
    plotesisht konstruktive dhe ne frymen e pergjithshme te ko-operimit, te
    integrimit dhe te globalizimit ne deshirojme te gjejme edhe zgjidhjen e
    problemeve te lartpermendura midis Shqiperise dhe Greqise.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    ANALIZA

    Ish-presidenti komenton njė deklaratė tė pasuesit tė tij nė Pallatin e Brigadave. Ja shembujt qė duhen ndjekur nga politika pragmatiste qė kanė bėrė tė tjerėt

    Si duhet tė jetė diplomacia shqiptare

    Orientimi me dinjitet i Tiranės mes poleve vendimmarrėse tė politikės ndėrkombėtare

    Pavarėsisht tė ndonjė deklarate,me nota tė ēuditshme, me "shpėrthim naiv" apo me "sforcim unipolar", nė vitet e fundit njė dukuri pozitive ėshtė dhe shfaqja e njė diplomacie normale, shumėpėrmasore e dinamike, qė merr parasysh deri dhe ndonjė "risk politik" nė mjedisin akoma tė kompleksuar shqiptar, nė ndryshim nga diplomacia e ndrojtjes dhe "peqelepe"-s, qė veē "fjalėve tė bukura" e premtimeve me tepricė, nuk mund tė ngjallte e tė ngjallė respektin, dinjitetin, autoritetin e partneritetin real
    Po tė analizohet me kujdes viti 2002 si viti i parė i plotė, pas ngjarjeve tragjike tė 11 Shtatorit 2001, mund tė nxirren disa pėrfundime nė perceptimin e kėsaj ardhshmėrie dhe pėr ndryshimet nė vazhdimėsi tė "skakierės" politike e diplomatike botėrore nė kuadrin e rendit tė ri ndėrkombėtar, qė ka "zhvendosur" pėrkohėsisht nga aktualiteti parimin uillsonian tė vetėvendosjes. Kėshtu, Rusia, p.sh., po "shfrytėzon" me zhdėrvjelltėsi luftėn antiterror pėr tė rritur "pikėt" nė fushėn e integrimit me Perėndimin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rexhep MEIDANI

    Disa ditė mė parė i pyetur nė telefon nga gazetari Ilir Babaramo pėr tė komentuar njė intervistė tė z.Moisiu, tė botuar diku, pėr hir tė institucionit, preferova tė pėrgjigjesha vetėm nė mėnyrė lakonike: "Uroj qė tė jetė njė keqkuptim. Uroj tė mos jetė e vėrtetė." Por njėkohėsisht i premtova kėtij gazetari se do tė pėrpiqesha pak mė vonė ta analizoja kėtė problem nė njė rrafsh mė tė gjėrė, natyrisht brenda hapėsirave tė njė shkrimi gazete, larg prirjeve e keqkuptimeve me emėr tė pėrveēėm. Nė kėtė premtim tė dhėnė pata parasysh dhe njė analizė paraprake qė kam bėrė nė Gusht tė vitit 2000, nė takimin me tė gjithė pėrfaqėsuesit e trupit diplomatik shqiptar nė Ministrinė e Jashtme…

    Interesat kombėtare dhe diplomacia shqiptare

    Nė kėtė takim, nėpėrmjet tė tjerash jam ndalur nė disa drejtime apo "boshte kryesore nė tė cilat duhet tė lėvizė politika e jashtme". Ndėr to kam veēuar, krahas proceseve integruese rajonale e ndėrkombėtare, boshtin kombėtar, "si mė tė rėndėsishmin nė punėn e diplomacisė shqiptare edhe nė tė ardhmen", por aspak me retorikė tė konsumuar apo deklarata gjoja "bombė", qė vetėm prishin punė kur dalin nga pėrfaqėsues tė institucioneve kryesore, por, pėrkundrazi, me depė-rtim kurajoz, diplomatik, elastik e tė pėrllogaritur mirė nė kancelaritė vendimmarrėse pėr tė gjitha ēėshtjet tona epėrsore. Tė tilla mbeten nė axhendėn diplomatike shqiptare ato ēėshtje qė lidhen me ecurinė reale tė proceseve vetėqeverisėse nė Kosovė dhe tė statusit pėrfundimtar tė saj, me rritjen e rolit shtetformues tė shqiptarėve nė Maqedoni, me fuqizimin demokratiko - institucional tė pjesėmarrjes e tė dėgjimit tė zėrit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, nė rajon e diasporė, etj., Po aq ngushtė lidhet me to edhe problematika e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me integrimin e Shqipėrisė nė strukturat globale dhe nė veēanti ato euroatlantike: NATO e BE, qė ndihmojnėė vetėintegrimin nėpėrmjet integrimit; me zhvillimin e gjithanshėm tė vendit nė rrafshin demokratiko-institucional dhe ekonomiko- shoqėror, nga vetė shqiptarėt dhe me mbėshtetjen e miqėve tonė. Por pėr kėtė nevojitet mė shumė menēuri, diplomaci, fleksibilitet e "agresivitet" nė vetė politikėn e jashtme shqiptare. Madje nė bazė tė vlerėsimit tė efektivitetit tė punės sė shėrbimit diplomatik duhet tė jetė e tė mbetet pragmatizmi, sipas tė cilit "rritja e vėllimit tė shkėmbimeve dhe e mbėshtetjes ekonomike do tė duhet tė mbetet parametri mė i mirė pėr kėtė vlerėsim", por dhe i intensifikimit, pa asnjė paragjykim, tė kontakteve e ndėrveprimit tė gjithanshėm me ēdo vend qė paraqet interes e konjukturė pėr zhvillimet tona . Nėn kėtė perspektivė mund tė pėrllogaritet dhe aspekti ekonomik e juridik nė punėn e ambasadave dhe misioneve tona, duke konsideruar dhe mundėsinė e pėrfaqėsimit tė specializuar me natyrė ekonomiko-juridike, veēanėrisht nė ato vende nė tė cilėt kemi njė emigracion tė shėnuarshėm, por dhe njė vėllim tė madh shkėmbimesh. Kjo, krahas rritjes sė mundėsisė sė informimit mbi ecurinė ekonomike e reformat legjislative nė Shqipėri, mund tė shėrbejė dhe pėr sigurimin e asistencės juridike e informacionit ekonomiko-juridik, nė funksion tė problemeve qė mund tė shfaqen nė procesin e legalizimit tė emigrantėve, tė shkėmbimeve, investimeve apo integrimit nė pėrgjithėsi, por dhe tė pėrshtatjes sė legjislacionit sipas standarteve ndėrkombėtare. Nga ana tjetėr, kjo rrit natyrshėm dhe cilėsinė e komunikimit politiko-diplomatik tė Shqipėrisė me botėn, komunikim qė "duhet tė jetė, jo vetėm me zemėr tė hapur, por edhe me mendje tė hapur, brenda parametrave demokratike, nisur thellėsisht nga interesat integruese e kombėtare, pėr tė cilat duhet tė jemi dhe "agresivė"", madje "nuk duhet lejuar qė tė abuzohet e pėrfitohet nė kurriz tė Shqipėrisė e shqiptarėve pėr shkak tė moderimit tė drejtė tė politikės shqiptare nė kuadrin rajonal".

    Me vlera tė pallogaritshme ėshtė dhe rritja e veprimtarisė politiko-kulturore e mediatiko-njohėse "nė funksion tė ruajtjes sė imazhit tė mirė tė Shqipėrisė tė krijuar gjatė krizės kosovare, imazh qė kohė pas kohe ėshtė kėrcėnuar dhe kėrcėnohet nga "rrebeshe" tė orkestruara nė dėm tė tij nė masmedia dhe botime tė ndryshme tė huaja". Pėr kėtė "duhen aktivizuar tė gjithė potencialet tona mė tė mira, mbėshtetja e miqve tė huaj tė ēdo sfere, por mė veēanėrisht potencialet e gjithanshme tė diasporės, pėr t'iu kundėrvėnė, nė mėnyrė tė studiuar dhe tė unifikuar, ēdo fushate antishqiptare, qė sipas analizės del se synon qė tė pengojė dhe tė vejė nė diskutim zhvillimet demokratike nė Kosovė, ecurinė institucionale tė zgjidhjes sė afėrt tė ēėshtjes sė saj dhe, pėr mė tepėr, tė zbeh rolin nė rritje, tėrėsisht emancipues e stabilizues, tė shqiptarėve nė rajon". Kjo, pa dyshim, kėrkon dhe njė pėrmirėsim tė punės pėrpunuese e analizuese tė informacionit nė Ministrinė e Jashtme, nė kuadėr tė intensifikimit tė kontakteve e tė informimit, nė tė dy kahet, njėkohėsisht: nga Shqipėria dhe nga pėrfaqėsitė tona. Por po aq vlerė ka dhe njė ndėrveprim mė i mirė me median shqiptare, por dhe atė botėrore, pavarėsisht vendit dhe hapėsirės qė ajo mbulon, gjithmonė nė shėrbim tė imazhit tė shqiptarit e tė Shqipėrisė nė botė, Kjo mund tė shėrbejė edhe si qartėsim e ndėrgjegjėsim i vetė medias shqiptare dhe rritjes sė pėrgjegjėsisė sė saj kombėtare, pavarėsisht se akoma "jo rrallė, organe tė ndryshme tė saj realizojnė atė qė quhet "vetėgėrryerje" shqiptare apo realizojnė "autogole", qė e dėmtojnė rėndė dhe vetė kėtė imazh"…

    Njė diplomaci e shėndetshme, pa paragjykime dhe pluripolare
    Pavarėsisht tė ndonjė deklarate, me nota tė ēuditshme, me "shpėrthim naiv" apo me "sforcim unipolar", nė vitet e fundit njė dukuri pozitive ėshtė dhe shfaqja e njė diplomacie normale, shumėpėrmasore e dinamike, qė merr parasysh deri dhe ndonjė "risk politik" nė mjedisin akoma tė kompleksuar shqiptar, nė ndryshim nga diplomacia e ndrojtjes dhe "peqelepe"-s, qė veē "fjalėve tė bukura" e premtimeve me tepricė, nuk mund tė ngjallte e tė ngjallė respektin, dinjitetin, autoritetin e partneritetin real. Po ashtu, po aq e rėndėsishme ėshtė dhe kurajua qė po ekspozohet gradualisht nė paraqitjen publike tė opsioneve tona, nė diskutimin transparent, prekjen e atakimin e tematikave deri vonė "tabu", pavarėsisht nga qėndrimi kundėrvėnės, ndoshta dhe diametralisht i kundėrt, i bashkėbiseduesve apo kancelarive pėrkatėse. Njė frymė e tillė duhet tė karakterizojė tė gjithė aksionin pragmatik diplomatiko-politik, me synim fuqizimin e mėtejshėm e tė gjithanshėm tė marrėdhėnieve tradicionale me SHBA, vendet e BE-sė e vendet e rajonit, por edhe rritjen e kontakteve e shkėmbimeve me Japoninė, Kinėn, Rusinė, etj.

    Por a ėshtė e mjaftueshme ajo qė ėshtė bėrė deri tani brenda njė konceptimi tėrėsor tė pragmatizmit politiko-diplomatik? A nuk duhet tė shqetėsohemi kur nė disa vende me vlera tė veēanta nuk kemi akoma pėrfaqėsim nė nivel ambasade? A nuk jemi tė vonuar, p.sh., me hapjen e njė ambasade tonėn nė Tokio kur njihet mjaft mirė fuqia ekonomike e Japonisė, vend ky antar i G7-ės dhe me autoritet tė veēantė nė skenėn botėrore e instrumentat mė tė rėndėsishėm globalė? Aq mė e vėshtirė bėhet pėrgjigja kur, pėr mė tepėr, bėhet fjalė pėr njė vend, i cili ka kontribuar me donacione shumė tė mėdha pėr stabilizimin dhe zhvillimin e Shqipėrisė e Kosovės, veēanėrisht gjatė krizės kosovare.

    Pavarėsisht pėrpjekjeve tė deritanishme pėr arritjen e kėtij objektivi nė mėnyrė tė dyanshme, ja vlen pėrshpejtimi deri i njėanshėm i kėtij procesi. Pra, tė mos kėnaqemi si deri mė sot vetėm me njė konsull nderi dhe mbulimin e marrėdhėnieve me Japoninė nėpėrmjet ambasadės sonė nė Pekin, ndėrkohė qė ne pėrfaqėsim nė nivel ambasadori rezident me karakter tė njėanshėm kemi dhe me vende tė tjera europiane si Spanja, Suedia, etj., madje dhe me Slloveninė!…

    Nė qoftė se specialistėt e prognozės nė Ministrinė e Jashtme do tė lexonin me "laps nė dorė" veprėn madhore bashkėkohore tė politologut dhe diplomatit tė shquar H.Kissinger, do tė duhej tė ndalonin e analizonin deri nė detajim atė pjesė tė mendimit tė tij parashikues, sipas tė cilit: "Nė nivelin e marrėdhėnieve ndėrmjet shteteve, rendi i ri do tė jetė mė tepėr si sistemi shtetėror europian i shekullit tė tetėmbėdhjetė dhe nėntėmbėdhjetė, sesa modelet e ngurta tė Luftės sė Ftohtė. Ai do tė ketė tė paktėn gjashtė fuqi tė mėdha-Shtetet e Bashkuara, Europėn, Kinėn, Japoninė, Rusinė dhe mbase Indinė- si dhe njė numėr tė madh shtetesh mesatarė dhe mė tė vegjėl. Nė tė njėjtėn kohė, marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr herė tė parė janė bėrė me tė vėrtetė globale. Komunikacionet janė tė menjėhershme, ekonomia botėrore funksionon njėkohėsisht nė tė gjithė kontinentet. Ka lindur njė varg i tėrė problemesh, qė mund tė trajtohen vetėm nė njė shkallė tė gjerė botėrore, siē janė pėrhapja bėrthamore, mjedisi, eksplozioni i popullsisė dhe ndėrvarėsia ekono-mike."

    ( Diplomacia, f.23-24).
    Edhe pak nga kėto rrjeshta tė cituara tė ndihmojnė pėr tė nxjerrė disa mėsime tė nevojshme nė zhdėrvjelltėsimin e diplomacisė shqiptare dhe pėr pėrgatitjen e saj nė mėnyrė mė tė kualifikuar ndaj njė orientimi tė drejtė nė rendin e ri ndėrkombėtar pluripolar qė po ravijėzohet. Duke vazhduar me njė intensitet mė tė lartė bashkėpunimin shumėplanesh me SHBA dhe vendet europiane, ja vlen tė studiohet mė tej, nė pėrputhje me parashikimin e Kissingerit, vijueshmėria e aksionit politiko-diplomatik dhe e bashkėpunimit me Kinėn, Japoninė, Rusinė e, pse jo, edhe me Indinė.

    Po tė analizohet me kujdes viti 2002 si viti i parė i plotė, pas ngjarjeve tragjike tė 11 Shtatorit 2001, mund tė nxirren disa pėrfundime nė perceptimin e kėsaj ardhshmėrie dhe pėr ndryshimet nė vazhdimėsi tė "skakierės" politike e diplomatike botėrore nė kuadrin e rendit tė ri ndėrkombėtar, qė ka "zhvendosur" pėrkohėsisht nga aktualiteti parimin uillsonian tė vetėvendosjes. Kėshtu, Rusia, p.sh., po "shfrytėzon" me zhdėrvjelltėsi luftėn antiterror pėr tė rritur "pikėt" nė fushėn e integrimit me Perėndimin. Ndėrkohė, ndaj Rusisė janė zbehur tashmė, pothuajse tėrėsisht, kritikat e ashpra pėr operacionet ushtarake ruse ndaj popullsisė civile nė Ēeēeni. Madje reagimi tepėr kėrcėnues i Kėshillit tė Europės ndaj Rusisė, kohė mė parė, mund tė konsiderohet tashmė si i mbuluar nga "harresa", apo, mė saktė, ėshtė pothuajse ridimensionuar nėn trysninė e propagandės politike e tė "diplomacisė kushtėzuese" ruse tė luftės kundėr terroristėve. Po nė kėtė mėnyrė po synohet tė justifikohen edhe nga Izraeli operacionet ushtarake ndaj popullsisė civile palestineze. Nga ana tjetėr, siē duket, njė situatė e tillė ka favorizuar mė tepėr Indinė ndaj Pakistanit me rastin e konfliktit tė Kashmirit.

    Pas ngjarjeve tė 11 Shtatorit edhe Kina pati pėrfitimet e saja, duke dalė pėrfundimisht nga lista e "armiqve", si konkuruese strategjike e Uashingtonit. Njė gjė e tillė kishte mbetur e pa rishqyrtuar qė pas mbarimit tė Luftės sė Ftohtė, nėn trysninė e segmentėve mė konservatorė qė ishin kundėr dhėnies sė Kinės tė statusit tė kombit mė tė favorizuar, kundėr antarsisė sė saj nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė (OBT) apo dhe kundėr vizitės sė presidentit Klinton nė Kinė. Pėrkundrazi sot Kina ėshtė njė aleat i Uashingtonit nė luftėn antiterror. Ajo ėshtė mbėshtetur nga Uashingtoni pėr antarsimin nė OBT, pėr Lojėrat Olimpike tė vitit 2008 nė Pekin, etj. Por nė mėnyrė mė tė veēantė Kina ka pėrfituar nga kjo klimė e re nė Uashington pėr t'u pėrqėndruar nė objektivin e saj themelor- rritjen ekonomike. Gjithashtu, me pėrjashtim tė ēėshtjes sė Taivanit. Kina nė pėrgjithėsi e ka mbėshtetur dhe e mbėshtet politikėn e jashtme tė SHBA-sė, sepse mbi tė gjitha kėrkon kohė pėr mė tepėr zhvillim nė pėrputhje me konsensusin e brendshėm politik tė arritur, nė favor tė reformave tė tregut, qė kanė prodhuar kėto vitet e fundit rezultate me tė vėrtetė impresionuese. Madje siē pohon dhe ekonomisti amerikan, Jeffrey Sachs, qė ka qenė konsulent pėr dhjetra vende nė zhvillim: "Kina ėshtė rasti i njė zhvillimi nga mė tė suksesshmit nė historinė e botės".

    Ndėrsa harta e re ekonomike e Azisė po rivizatohet me Kinėn nė qendėr, ka shanse qė nė perspektivėn e afėrt Japonia dhe Kina tė zhvillojnė midis tyre ekonomi krejtėsisht komplementare. Por problemet pėr Kinėn mbeten akoma me natyrė politike, si dhe me pranimin e integrimin e mėtejshėm tė saj nė botėn vendimmarrėse. Kjo e fundit varet jo vetėm nga Pekini, por nė mėnyrė mė kruēiale nga Uashingtoni.

    Njė analizė tjetėr prognozė mund tė rezultonte e dobishme dhe pėr rastin e Indisė, nė kuptimin e ridimensionimit tė vlerave e potencialeve konkrete tė saj. Vetėm nė kėtė mėnyrė, krahas partneritetit strategjik BE e SHBA, me njė hapje nė zgjėrim e karakter plurivalent, por peshė specifike tė ndryshueshme nė kohė e hapėsirė, ne mund tė pėrgatisim e zhvillojmė qė sot atė shtrat pragmatik tė njė diplomacie dinamike nė shėrbim tė qytetarit shqiptar, dinjitetit, lirisė dhe mirėqėnies sė tij.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Presidenti me i meshte ne historine tone kombetare, Prof. Mejdani, mundohet te "analizoje" dhe japi leksione pasardhesit te vet. Ndryshimi midis te dyve eshte si nata me diten, pasi Mejdani presidencen e ktheu ne nje insiticion inekzistent qe nuk iu degjua asnjehere zeri, dhe nuk ndermori asnjehere asnje inisiative qe te mund ta linte si legacy te karrieres se vet.

    Duke qene se nuk i mjaftuan 5 vjet si president per te bere dicka per shqiptaret, presidenti Mejdani kerkon qe te na i mesoje edhe presidentit gjeneral Mojsiu, qe eshte me mire "ta heqesh e mos ta keputesh", sic na mesonte Partia me shokun Ramiz e Hekuran.

    Perpara se te jesh president duhet te jesh BURRE. Ngritja e gjeneral Mojsiut si president i vendit u kujtoi shqiptareve se Shqiperia ka edhe nje presidence dhe nje president qe nuk hesht kur shkelen interesta e popullit dhe kombit shqiptar. Heshtja eshte per njerezit e meshte dhe karrieristet pa karriere.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Perpjekje per te "ndrequr" punen e Ambasades Shqiptare ne Athine.

    Zgjidhja e problemeve te shqiptareve ne Grei si dhe hapat e rendesishem te integrimit te Shqiperise ne BE jane dy nga prioritetet kryesore te ambasades shqiptare ne Athine. Vetem pak kohe emeruar ne detyren e perfaqesuesit te shtetit shqiptar ne Greqi, Ambasadori Bashkim Zeneli tha per "KJ" gjate dy diteve te para te ketij viti se po perqendrohet ne zgjidhjen e disa ceshtjeve ne ambasade, por edhe per konkretizim te marredhenieve mes dy vendeve. "Do te bashkepunojme me Greqine me mentalitet europian dhe jo me mentalitete te se kaluares. Koncepti yne i punes do te jete integrues, e jo perjashtues", tha ambasadori Zeneli per "KJ".

    Ndryshimet ne ambasade kane filluar te jene te dukshme, qofte ne ristrukturimin e perfaqesise sone diplomatike atje, por per me teper, lidhur me punen e zyres konsullore. Madje, ambasadori pohon se shume shpejt, shteti shqiptar do te bleje ambasaden ne Greqi. Jane perzgjedhur selite dhe pritet vetem vendimi i qeverise shqiptare.

    Shqiptaret ne Athine kane probleme te shumta dokumentacioni dhe jo rralle here kane hedhur akuza edhe ndaj administrates diplomatike shqiptare qe punon ne Athine per llogari te shtetit shqiptar. "Duke pare rradhet e gjata te te gjithe shqiptareve qe jetojne e punojne ne Greqi, kerkova mbeshtetjen dhe ndihmen e Ministrise se Jashtme shqiptare per zgjidhjen e tyre. Per te gjitha problemet, zgjidhja ishte ne shtimin e personelit per perfundimin ne kohe te procedurave te zyres konsullore. Me mbeshtetjen e Ministrit te Jashtem, u arrit nje gje e tille. Tashme per t'u ardhur ne ndihme te interesuarve, punojne dy linja konsullatash, duke reduktuar ne kete menyre kohen e pritjes ne rradhe", sqaron ambasadori Zeneli per "KJ". Gjendja eshte permiresuar disi, me ardhjen e ambasadorit te ri, i cili shpreson qe te ndryshoje opinionin per punen ne ambasade. Kjo do te ndihet edhe ne punen e diplomateve te zyres konsullore, te cilet, do te impenjohen me shume per t'u ardhur ne ndihme emigranteve. Ambasadori Zeneli sqaron se te gjitha keto do te zgjidhen me kohe, edhe tani, kur do te fillojne procedurat per pasaportat. Nderkohe, puna e pare e ambasadorit Zeneli ka qene insistimi qe qeveria greke te merrte vendimin per shtyrjen e afatit te legalizimit te dokumentave te shtetasve shqiptare me pune e banim ne Greqi. Vendimi u mor per te gjithe emigrantet, shqiptare dhe te kombesive te tjera qe jetojne ne Greqi dhe sot pritet te kaloje per miratim ne Parlamentin grek, duke e shtyre kete procedure nga 31 dhjetori i vitit te kaluar, ne 31 qershor te ketij viti.

    Por, nje pjese e mire e punes do te perqendrohet edhe ne marreveshjet mes dy vendeve. "Ka projekte te diskutuara mes dy paleve, por te panegociuara. Do te perpiqemi te jemi me konkret. Predispozicioni politik ekziston per te zgjidhur te gjitha keto ceshtje", shprehet ambasadori, i cili shton se ky do te jete nje prioritet. Ceshtja e patentave, te cilat nuk njihen nga shteti grek, e pensioneve dhe sigurimet qe shqiptaret paguajne ne Greqi si dhe e pasaportave, do te jete ne plan te pare. Por nuk mbeten pas edhe marredheniet ne planin diplomatik. "Vizita e Ministrit te Jashtem grek Papandreu eshte nje sinjal pozitiv per mbeshtetje, por edhe per bashkepunimin dypalesh. Ka edhe nje ftese te kryeministrit Nano per kryeministrin grek Simitis per te vizituar Shqiperine dhe po punojme edhe ne kete drejtim. Kryeministri grek po e shikon mundesine e vizites se tij ne Shqiperi", tha mbasadori Zeneli.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  17. #17
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Hmmmmm...!

    Duhet te kene te qarte disa gjera "zyrtaret diplomatike" te Shqiperise.
    E para e punes duhet te mesojne te ndryshojne mentalitetin me te cilin perpallojne problmete e qytetareve shqiptare qe, sic dihet, ne Greqi perbejne pjesen derrmuese te emigranteve ekonomike shqiptare. E kam fjalen per mentalitetin e rryshfeteve, i cili ka ngelur i pandryshuar. Qe te "mbarosh pune" ne Ambasaden tone ne kryeqytetin grek, duhet te japsh nga 50-500 Euro. Jo me shume se dy jave me pare isha vete prezent ne nje "dallavere" prane zyres se ambasades...
    Kete mentalitet kam frike se eshte i futur ne gjak , dhe sado qe te shohet numri i zyrtareve ne sherbim te publikut s'eshte bere absolutisht asgje ne drejtimin e korrupsionit.

    Nje gje tjeter qe duhet te kene parasysh zyrtaret tane diplomatike ne kryeqytetin grek eshte dhe fakti qe Shqiperia trajtohet diplomatikisht si nje vend i odres se trete (per te mos thene akoma me keq). Shteti grek ka kaluar ato vendime qe ai ka dashur ne marrdheniet dypaleshe. Te mos harrojme ketu Ceshtjen Came, per te cilen Kryeministri Grek vjet ne nje Interviste per shtypin e ka cilesuar si nje ceshtje ineksistente per Greqine, apo dhe Ligjin e Luftes qe egzistone paradoksalisht qysh nga Lufta e Dyte Boterore midis vendeve tona dhe qe vetem keto kohet e fundit u hoq me vendim te parlamentit grek. Me vjen me te vertete shume keq qe dilpomatet tane s'arrijne dot ti japin Shqiperise dinjitetin qe i perket !!!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  18. #18
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Aksi dilpomatik Beograd-Moske dhe roli i Shqiperise

    Beograd - Moske, Prishtina ne mes



    Ministri jashtem shqiptar Ilir Meta dhe homologu i tij rus Ivanov ne Moske

    "Po per ate punen e kornizes kushtetuese qe folem me pare, a do te deklarojme dicka?". Befas konferenca per shtyp e Ilir Metes dhe Igor Ivanovit, eshte nderprere nga nderhyrja thuajse pa takt e ketij te fundit. Ivanov i ka kujtuar homologut shqiptar se duhet te flasin per ate qe u kthye ndoshta ne thelbin e vizites se Ilir Metes ne Moske. Korniza kushtetuese Serbi-Mali i Zi, qe duhet te hyje ne fuqi ne date 31 janar 2003, ka gjetur dhe ne kryeqytetin e ftohte rus, vemendjen maksimale te ministrit te jashtem Ivanov. Po ai Ivanov i cili kur vizitonte Tiranen ne kulmin e konfliktit kosovar me 1999, si anetar i Trojkes, kercenonte ne Pallatin e Kongreseve per pershkallezimin e mundshem te konfliktit ne Kosove, per futje te trupave ruse, per nje Kosove perjetesisht jugosllave. Befas, ne kulm te dimrit rus, ne Moske gjerat fryne ndryshe. Korniza kushtetuese e lidhjes se re mes Serbise dhe Malit te Zi, e ngritur mbi rrenojat e Jugosllavise ka lene nje pozicion te paqarte juridik Kosoven. Statusi i saj perfundimtar ende nuk eshte percaktuar dhe nuk dihet se kur dhe si ai do te percaktohet. Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara e perkufizon Kosoven vetem si pjese te Jugosllavise - kjo edhe fale kembenguljeve dhe kercenimeve te Ivanovit ne lobingun paraprak ne Nju Jork. Ne mengjesin e 31 janarit 2003 kur termi Jugosllavi do te vdese edhe nga pikepamja juridike, si do te gdhihet Kosova? Nje veprim thuajse arbitrar i Beogradit, perfshiu edhe Kosoven ne projektin e kushtetuetshmerise se Jugosllavise se vdekur, duke ngjallur reagim te ashper te lidershipit shqiptar ne Prishtine, qe menjehere kercenoi me shpallje te pavaresise. Por nderkohe ne Beograd vazhdon saga e zgjedhjeve presidenciale. Koshtunica vazhdon perpjekjet per te qendruar ne skenen politike edhe pas 31 janarit, ndersa Gjingjic tenton ta perzere nga ekranet e serbeve te thjeshte. Momenti me i mire ndoshta per te perfituar dicka per Kosoven?

    Ndoshta edhe kjo ka qene pjese e thelbit te turit diplomatik te ministrit te jashtem shqiptar ne aksin sllav, Beograd - Moske. Ne nje levizje spektakolare dhe te papare ne politiken e jashtme shqiptare, Meta zgjodhi te braktise njehere e mire rrugen e diplomacise turistike te gjithe paraardhesve te tij, qe nuk lane vend te Amerikes, Azise dhe Amerikes Latine pa shkelur, por nuk tentuan qofte edhe njehere te shkelnin ne territorin e "minuar" sllav. Praktike turistike qe shkon prapa ne kohe, ndoshta qe ne kohen kur si minister i jashtem me 1946, ne Brijune te Kroacise, Enver Hoxha pyeti Titon se cdo te benin me Kosoven. Ndoshta rastesisht, edhe prej rrethanave, Kosova ishte serish vatra e nxehte e ketij turi te jashtezakonshem.

    Vizita e Ilir Metes ne Beograd ne fund te nentorit, ishte sprova e pare e perballjes me realitetin tjeter. Ndonese ne pozicione qartesisht ne ndryshme, ndonese publikisht per Kosoven u mbajt nje profil i ulet deklaratash, u njoftua per nje takim teper konstruktiv te ministrit te jashtem shqiptar me presidentin jugosllav Vojisllav Koshtunica. Burime zyrtare deklaruan se te dy politikanet ishin angazhuar per bashkepunim ne rritjen e sigurise dhe stabilitetit ne Ballkan, vecanerisht ne Kosove. Te dyja palet thuhet se me pas kane diskutuar sesi se bashku te luftojne krimin e organizuar dhe trafiqet ne rajon - dhe Kosove vecanerisht. Dy jave me vone Igor Ivanov, gjate mengjesit te punes me Ilir Meten, do te nxitonte te lavderonte levizjen e fundit te kryediplomatit te Tiranes. "Nje levizje e shkelqyer, celesi i sigurise dhe stabilitetit te Ballkanit, varet pikerisht nga raporti Tirane-Beograd. Jeni ne nje rruge te mbare", Ivanov i ka thene Metes, ndersa rrufisnin filxhanet e rralle prej porcelani, plot me caj te zi rus. Sigurisht pasi e falenderoi per bllokimin qe qeveria e Tiranes i beri ne kufi, dy funksionareve te larte cecene, qe Moska i mbante pergjegjes per aktin terrorist ne Teatrin e Operas se kryeqytetit rus.

    As nje jave nga takimi me Ivanov, Ilir Meta udheton te merkuren ne Prishtine, kete radhe i ftuar zyrtarisht nga kryeadminstratori Shtainer. Ky i fundit i sapokthyer nga Nju Jorku, ku thuhet se eshte diskutuar intensivisht ceshtja e statusit te Kosoves. Vetem dy jave me pare, zyrat e Pallatit te Qelqte u tronditen nga deklarata e kryeministrit Rexhepi - dhene TV KLAN - se "nese ceshtja e pavaresise nuk shqyrtohet brenda dy deri tre vjetesh, atehere ne Kosove rrezikon te shpertheje nje konflikt i ri". Qe mesa duket nuk i intereson me askujt. As Beogradit, qe ka problemet e veta, por as Moskes, qe ka boll pune me cecenet e saj. Amerika eshte teper e zene me Irakun dhe Aksin e se Keqes. E perse te rimerren me nje problem si Kosova, qe e quanin tashme te zgjidhur?

    Dy jave pas deklarates se Rexhepit, gjuha e rafinuar e kryediplomatit shqiptar, transmetoi mesazhin e thjeshte: "Futja ne kornizen kushtetuese Serbi Mali i Zi e Kosoves, ne menyre te njeanshme dhe pa marre parasysh vullnetin e popullit te Kosoves, eshte nje iniciative e nxituar dhe jodemokratike, me pasoja per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan". E pasuar nga deklarata historike e ministrit rus Ivanov: "Rusia mbeshtet cdo zgjidhje per statusin e Kosoves, qe respekton rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit".

    Te merkuren ne Kosove Meta duket se udheton me i qete se ne Beograd dhe Moske. Gjerat kane filluar te levizin, ruset kane moderuar qendrimin e ashper te dikurshem, ndoshta edhe Beogradi. Nuk dihet sesa detaje te tjera fsheh valixhja diplomatike e Ilir Metes, ne udhetimin e tij ne Prishtine. Ndoshta ai kurre nuk do te mund te flase lirshem se cfare i thane ne Beograd, apo per cka negocioi ne Moske. Veshtire qe te mesohen hollesi rreth nje telefonate te gjate te Ivanovit me Koshtunicen, lidhur me te ardhmen e Kosoves. Por eshte e sigurt se Bajram Rexhepi mund te ndjehet me i qete se profecia e tij, se paku do te shtyhet ne kohe.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  19. #19
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Presidenti Moisiu pershendet Ambasadoret shqiptare neper bote...!

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu nė pėrshėndetjen drejtuar dje nė mbrėmje tė githė ambasadorėve shqiptarė nė botė pėr fillimin e vitit 2003, u shpreh se ky vit do tė shėrbejė pėr arritjen e objektiva madhore tė shtetit shqiptar, si dhe pėr vazhdimin e reformave institucionale. “Unė kam kėnaqėsinė t’u konfirmoj se edhe viti 2003 ka nisur nė kėtė frymė, e cila do tė favorizojė normalitetin dhe angazhimin e pėrbashkėt tė tė gjithė faktorėve politikė dhe institucionalė pėr tė pėrmbushur objektivat tona madhore”,-i shkruan Moisiu ambasadorėve shqiptarė. Sipas tij, gjatė vitit 2003, “Shqipėria ka shumė punė pėr tė bėrė si nė planin e brendshėm, pėr tė avancuar me reformat institucionale, ashtu edhe nė planin e jashtėm, ku synojmė tė bėhemi njė faktor dhe partner i denjė bashkėpunimi me komunitetin ndėrkombėtar”. “Falenderimet e mia tė veēanta janė edhe pėr Ju, pėr rolin dhe pėr aktivitetin tuaj nė dobi tė zhvillimit pozitiv tė marrėdhėnieve dypalėshe. Ne u jemi mirėnjohės dhe ndihemi tė vendosur pėr tė punuar akoma mė shumė pėr tė bėrė realitet ėndrrėn evropiane tė shqiptarėve. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet pėr anėtarėsim nė NATO duke thelluar reformat nė ushtri dhe duke plotėsuar standardet e kėrkuara”,- thekson nė mesazhin e tij presidenti. Pėr kreun e shtetit gjatė vitit 2003, duhet tė punohet nė funksion tė realizimit tė objektivave prioritare, qė janė integrimi euroatlantik dhe bashkėpunimi rajonal, mbi bazėn e njė axhendė tė ngjeshur takimesh, vizitash dhe aktivitetesh, ku mund tė veēohet dėshira pėr tė ndarė me tė tjerėt vlerėn e madhe tė harmonisė dhe tė tolerancės fetare nė Shqipėri.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  20. #20
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Marrdheniet Shqiperi-Japoni

    Fjala e Zv/kryeministrit dhe Minister i Puneve te Jashtme, z Ilir Meta ne aktivitetin me teme: "Japonia nje partner i rendesishem per Shqiperine"

    Qeveria shqiptare e ka ndjere nga afer gjate dhjete viteve te fundit te
    tranzicionit ndihmen dhe bashkepunimin e Qeverise Japoneze. Kjo ndihme ka
    qene ne forme te financimeve te ndryshme "grant", te mbeshtetjes
    buxhetore, te financimit te projekteve bujqesore 2KR, te bashkefinancimeve
    se bashku me Banken Boterore, te dhenies se kredive te buta, te financimit
    falas te studimeve te ndryshme, te asistences teknike dhe te trajnimeve e
    kualifikimeve te burimeve tona njerezore ne fusha te ndryshme.



    Vlefta totale e kesaj ndihme, per te cilen eshte angazhuar Japonia deri
    tani dhe qe kap shifren e rreth 100 milione dollare amerikane, eshte e
    konsiderueshme dhe ka patur efektshmeri te larte ne fushat dhe sektoret ku
    ajo eshte perdorur.



    Efektshmeria e larte e perdorimit te ndihmes japoneze ne Shqiperi ka
    ardhur si rezultat i kujdesit te vecante te Qeverise shqiptare dhe te
    pushtetit vendor por edhe te angazhimit e ekzigjences te komuniteteve
    tona te biznesit privat per te permbushur profesionalisht projektet e
    financuara.



    Disa here Qeveria jone e ka analizuar ne proces ecurine e projekteve te
    financuara nga Japania me qellim qe te kontrollonte dhe njekohesisht te
    mbeshteste mbarevajtjen e tyre.



    Duke perfituar nga rasti, do te deshiroja tju beja te ditur se
    marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe Japonise jane ne nje rruge
    gjithmone e me te mbare.



    Brenda nje kohe te shkurter te historise se marredhenieve dypaleshe midis
    Shqiperise dhe Japonise eshte inicuar nje bashkepunim i gjithanshem
    politik, ekonomik, tregtar, teknik e teknologjik, kulturor, arsimor e
    shkencor.



    Mungesa e nje trashegimie te hershme ne marredheniet tona dypaleshe si dhe
    distanca gjeografike, tani po kapercehen ne saje te angazhimit te
    perbashket te te dy Qeverive tona si shprehese te vullnetit te te dy
    popujve tane.



    Shqiperia eshte ne nje proces transformimi te gjithanshem.
    Ne menyre te vecante ne po bejme reforma ekonomike per te realizuar
    plotesisht integrimin ne sistemin ekonomik europian e boteror.



    Duke patur parasysh pervojen e fituar deri tani, si dhe suksesin e
    projekteve si "2KR”, ne do te deshironim qe Japonia, si nje fuqi ekonomike
    boterore, te vijonte edhe me tej ne asistencen e saj te ēmuar jo vetem ne
    kete projekt por edhe ne projekte te tjera per ekonomine tone.



    Qeveria shqiptare do ti mbeshteste , siguronte dhe garantonte keto
    projekte me qellim qe te respektohen me ekzigjence dhe korrektese
    detyrimet qe rrjedhin nga marreveshjet e nenshkruara midis dy Qeverive..



    Projekte te tilla do te ishin te mirepritura edhe ne ato fusha ku ekonomia
    shqiptare eshte tronditur ne menyre te vazhdueshme dhe ketu e kam fjalen
    ne veēanti per energjitiken.



    I bazuar kryesisht ne burimet hidro dhe ne mungese te altemativave te
    tjera burimore energjitike, sistemi yne energjitik, ne prodhim dhe ne
    shperndarje eshte vjeteruar, amortizuar dhe nuk i pergjigjet kerkesave
    perhere ne rritje te zhvillimit te vendit dhe ne veēanti te ekonomise dhe
    te sektoreve private.



    Keshtu qe per Qeverine tone mbetet prioritet i rendesishem terheqja e
    investimeve te huaja ne fushen e energjitikes. Japonia si nje fuqi e
    konsiderueshme boterore, edhe ne kete fushe, do te ishte shume e
    mirepritur per te vijuar investimet dhe angazhimet e saj per modernizimin
    e sistemit tone hidroenergjitik, por edhe per te ofruar sisteme
    alternative, sikunder edhe per te futur tekonologji te reja per
    shperndarjen dhe kontrollin e shpenzimeve te energjise tek konsumatori.



    Nje pervoje shume te mire ne marredheniet tona dypaleshe kemi krijuar se
    bashku edhe ne projektet ne fushen e shendetesise.



    Per arsye qe dihen sistemi yne shendetesor sot po ballafaqohet me nevoja
    te medha teknike, teknologjike e shkencore.



    Spitali Pediatrik ne Tirane eshte bere model ne saje te ndihmes japoneze,
    ndihme e cila jo vetem ka sjelle teknike e teknologji moderne te niveleve
    europiane , por edhe ka pergatitur stafe te afta per ta perdorur dhe per
    ta mirembajtur kete aparature moderne shendetsore.



    Ne do te ishim shume mirenjohes qe kjo pervoje te vazhdonte te vijonte
    edhe ne qendra te tjera mjekesore dhe ne rrethet e ndryshme te vendit qe
    kane nevoje per sherbim mjekesor te nivelit te larte.



    Bashkepunimi shqiptaro-japonez ka dhene fryte te dobishme edhe ne
    financimet qe kemi realizuar permes buxhetit te shtetit.



    Ndihma japoneze dhene buxhetit eshte shfrytezuar me sukses ne disa sektore
    si ne transportin hekurudhor, ne agro-industri, ne procesin e
    privatizimit, ne specializime, trajnime e kualifikime te ndryshme.



    Ne te ardhmen do te deshironim te vijonim kete pervoje te sukseshme dhe
    shume te dobishme per ne.



    Duke i konsideruar marredheniet dypaleshe Shqiperi- Japoni si shume te
    rendesishme, Qeveria Shqiptare eshte plotesisht e angazhuar per te bere
    hapa konkrete me qellim qe keto marredhenie te zhvillohen me tej ne fushat
    e nisura si dhe te zgjerohen edhe ne fusha te tjera me leverdi reciproke.



    Pikerisht per keto arsye ne jemi te angazhuar, jo vetem per te paraqitur e
    nenshkruar disa marreveshje te rendesishme, vecanerisht ne fushen e
    bashkepunimit ekonomik dhe te nxitjes se investimeve, por edhe
    njekohesisht per te hapur brenda ketij viti Ambasaden e Republikes se
    Shqiperise ne ]aponi, me qellim hapjen e nje faze te re te bashkepunimit
    midis dy vendeve tona.



    Edhe njehere deshiroj te falenderoj Ambasadoren Matsubara, t’i uroj
    suksese gjate mandatit te saj si Ambasadore per Shqiperine dhe
    njekohesisht te uroj edhe pjesemarresit jo vetem per pranine por edhe per
    kontributin qe kane dhene per zbatimin me sukses te ketij projekti kaq te
    rendesishem per zhvillimin e bujqesise dhe agrobiznesit.



    Tirane, me 24 Janar 2003
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •