Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    India se shpejti Ambasade ne Tirane.

    India i propozon Shqiperise hapjen ne nje kohe te aferme te nje perfaqesie diplomatike te saj ne Tirane. Kerkesa i eshte bere ministrit te Jashtem Ilir Meta nga sekretari i Pergjithshem te Ministrise se Jashtme te Indise, Shashank. Gjate ketij takimi shefi i diplomacise shqiptare i ka shprehur diplomatit indian gadishmerine per te bashkepunuar me qeverine indiane, kryesisht ne aspektin ekonomik dhe te turizmit. Shashank ka vleresuar rolin e Shqiperise ne rajon dhe interesin e qeverise indiane per te patur kontakte me te ngushta me homologen shqiptare, vecanerisht ne fushen e teknologjise dhe informacionit. Ne takim eshte rene dakort qe se shpejti te nenshkruhen mes dy paleve disa marreveshje, si ajo e bashkepunimit ekonomik, marreveshja per mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve, per heqjen e vizave, per heqjen e taksimit te dyfishte dhe marreveshjen per bashkepunimin nen fushen e turizmit. Gjithashtu zyrtari indian e ka ftuar zyrtarisht ministrin Meta per te vizituar Indine. Po dje Shashank nenshkroi me homologun e tij shqiptar Roland Bimo protokollin e bashkepunimit mes dy ministrive. Protokolli perfshin konsultimet e perbashketa per ecurine e marreveshjeve dypaleshe, bashkepunim ne shfrytezimin e dokumentacionit dhe arkives ne marredheniet mes dy shteteve dhe per ceshtje me interes te perbashket ne nivelin diplomatik e konsullor.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #22
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Nenshkruhet « Protokolli nr.12 i Konventes Europiane per mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, per ndalimin e pergjithshem te diskriminimit »



    Ambasadori i Republikes se Shqiperise prane Keshillit te Europes,Shpetim
    Ēaushi, nenshkroi ditet e fundit ne emer te Qeverise Shqiptare,
    Protokollin nr.12 te Konventes Europiane per mbrojtjen e te Drejtave te
    Njeriut dhe Lirive Themelore, per ndalimin e pergjithshem te
    diskriminimit ».<p>

    Ky Protokoll siguron ndalimin e pergjithshem te diskriminimit. Protokolli
    12 garanton gezimin e cdo te drejte te sanksionuar me ligj, pa dallim per
    shkak te seksit, races, ngjyres, gjuhes, fese, pikepamjeve politike,
    origjines kombetare ose shoqerore, perkatesise ne nje minoritet, pasurise
    etj.<p>

    Ambasadori Ēaushi gjithashtu nenshkroi: “Protokollin nr.13 te Konventes
    Europiane per mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, per
    heqjen e denimit me vdekje ne te gjitha rrethanat ». Ky Protokoll
    parashikon heqjen e denimit me vdekje ne te gjitha rrethanat, perfshire
    edhe ne kohe lufte ose te kercenimit serioz per lufte. <p>

    Ai gjithashtu nenshkroi “Protokollin shtese te Konventes per krimin ne
    fushen e kibernetikes, per penalizimin e akteve me natyre raciste dhe
    ksenofobiste te kryera nepermjet sistemeve informatike”. Ky Protokoll
    zgjeron qellimin e Konventes per krimin ne fushen e kibernetikes, duke
    perfshire denimin e akteve me permbajtje raciste ose ksenofobe te kryera
    nepermjet sistemeve kompjuterike.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #23
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Si behesh "Ambasador"

    U miratuan dje kriteret qe duhet te plotesojne nenpunesit e sherbimit te jashtem ne perzgjedhjen per marrjen e grades "Ambasador". Parashikohet qe kjo grade te jepet me dekret te Presidentit, pas propozimit te Kryeministrit. Per t'u bere "Ambasador" kerkohet vjeteresi pune ne sherbimin e jashtem, mbi 15 vjet, stazh ne post drejtues, jo me pak se 10 vjet, punesim ne sherbimin e jashtem per 5 vitet e fundit ne vazhdimesi, dekretim jo me pak se 3 here dhe vleresim i aftesive profesionale dhe rezultateve te punes. Ne fazat e para, numri i diplomateve me graden "Ambasador" do te jete i kufizuar ne 5-6 vete. Vit pas viti ky numer do te stabilizohet ne 15.

    Marre nga "Korrieri"
    .

  4. #24
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Niveli i Dipllomacise Shqiptare eshte pertok dhe per faqe te zeze.
    Qe ta kuptoni keterovoni qe ti telefononi Ambasades Shqiptare ne shtetin ku ju jeni e jetoni, dhe do te shikoni qe nuk do tju pergjigjet njeri...........pale kur kerkone ndihme per nje problem tendin!!!!
    Ndryshe jane kriteret qe hedhin socjalistet ne shtyp, e ndryshe eshte realiteti i zgjedhjeve te ambazadorve.(per kete, shikoni Bushatin e Vatikanit se perse u zgjodhe Ambasador....qe ti zente vendin N.Lesi)
    E cfare te thuash me!!Pika qe si bije Dipllomacise Shqiptare me "dipllomacine"e saje, qe i ka dale kurizi nga perulesija dhe servilizmi

  5. #25
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    C'perfaqesonte Diplomacia Shqiptare e viteve '60-te

    Nga Prof.As.Dr.Elmas Leci / Cila ishte diplomacia e Shqiperise ne vitet 1960? Si diktohej ajo nga politika partiake? Si vleresohej diplomacia shqiptare nga shtetet e tjera? Si konsiderohej ajo ne Lindje, po ne Perendim? C'ishte partia per Ministrine e Jashtme? Cilat ishin ndryshimet ne periudhat 1960 dhe 1970? Cili eshte dallimi i "dy politikave" prolindore "sovjetike" dhe prolindore "kineze"?

    Natyrisht, jane shume pikepyetje, teresia e te cilave aq me shume pergjigjja e tyre, perben thelbin e diplomacise ne nje periudhe te historise se Shqiperise, ku ne fuqi kemi Partine Komuniste. Pra, ne Shqiperi nuk kishte pluralizem, ekzistonte vetem nje parti dhe kjo e sanksionuar me ligj. Ndonese ish-regjimi dukej i konsoliduar, vendi yne ne ate kohe (jemi ne vitet '60-te) jetonte nje epoke tronditjesh te medha. Se pari, jemi fill pas ngjarjeve antikomuniste ne disa vende evropiano-lindore. Ngjarjet ne Hungari u quajten kunderrevolucionare. Ishin ngjarje tronditese e makabre. Se dyti, rrjedhoje e ketyre ngjarjeve, apo fryma e ketyre ngjarjeve preku apo erdhi edhe ne Shqiperi. Permendim Konferencen e PP te Tiranes, e cila u quajt nje tentative kunderrevolucionare. Se treti, kemi tronditjen e madhe ne ish - Bashkimin Sovjetik. PKSH apo PPSH, qe drejtohej nga stalinisti Enver Hoxha, per ceshtje ideologjike, coi deri ne prishjen e marredhenieve me BS. Se katerti, marredheniet nderpartiake reflektoheshin deri ne marredheniet ndershteterore. Se pesti, ajo qe percaktonte gjithcka, ishte partia. Politika vihej ne plan te pare. Me kete slogan partiak qeverisej ne Shqiperi. Atij i nenshtroheshin te gjithe njerezit e institucionet. Partia ishte ne komande, partia - ishte qeveria, partia - ishte shteti.

    Nga ajo literature qe kemi trasheguar nga e kaluara komuniste, nga dokumentet arkivore dhe nga deshmite okulare te te huajve, qe kane shkruar per Shqiperine dhe marredheniet e saj nderkombetare ne periudhen ne fjale, rezulton se gjithcka ishte ne sherbim te politikes partiake komuniste. Po te kemi parasysh momentin e ngjarjeve ne ish-Bashkimin Sovjetik, qe prej vdekjes se Josif Stalinit, ish - diktatorit me te eger komunist te atij vendi, duket nje lloj liberalizimi, jo perendimor, perseri po komunist, por qe ishte dicka me i moderuar.

    Ne nentor 1960 ne Moske u zhvillua mbledhja e 81 partive komuniste e punetore. Shkuarja e Hoxhes ne Mbledhjen e Moskes, qe u mbajt ne nentor 1960, ishte udhetimi i tij i fundit publik jashte Shqiperise. Ate e shoqeronin Kryeministri Mehmet Shehu, shoku i tij i vjeter Hysni Kapo dhe Ramiz Alia. Ne mbledhjen e 81 partive me mendesite staliniste, Hoxha kundershtoi reformatoret komuniste dhe doli kunder Bashkimit Sovjetik dhe te tjereve. Ai i quajti ata revizioniste, sepse revizionuan, sipas tij, marksizem-leninizmin dhe i vuri ne nje plan edhe revizionistet -pra lindoret komuniste dhe perendimoret - imperialiste. Ishte momenti me oportun, qe Shqiperia te ndryshonte, t'i drejtohej Perendimit e te lidhej me te. Ishin kushtet me te favorshme per ta bere kete hap. Analizuar situatat ne pikepamje ushtarake e strategjike, momenti per t'u lidhur me Perendimin ishte nje shans i madh historik, sic konsiderohet, nje shans i humbur moslidhja me aleatet natyrale. Shtrohet pyetja: A e beri kete hap Enver Hoxha dhe, nese jo, perse nuk e beri?

    Enver Hoxha kishte ardhur ne pushtet nga krahu lindor. Ai vertet ne rini kishte qene ne Perendim, por pushteti e tjetersoi. Ai e pranon vete, qe ne fuqi e sollen sllavet e Beogradit dhe vetem me ta, pavaresisht nga prishjet, ai ruante pushtetin absolut. Ai ishte ne krye te nje partie te spektrit komunist, por me pushtet. Ne Perendim te tilla nuk kishte. Ai e dinte se lidhja me Perendimin, per vete menyren e qeverisjes ia hiqte pushtetin nga duart. Mund te behet kunderpyetja tjeter: Perse nuk ia hiqnin pushtetin Titos?! Edhe ky ishte komunist, por i lidhur me Perendimin. Analogjite nuk jane te sakta. Enver Hoxha kishte marre mbi vete shume me teper se Tito. Ishte betuar per stalinist deri ne pafundesi. Tito jo, perkundrazi e denoncoi Stalinin. Enveri u be antititist pas prishjes se Titos me Stalinin. Tito nuk u prish asnjehere me Perendimin. Enveri e nderpreu cdo gje me anglo-amerikanet qe me 1946. Tito gjithnje i forcoi marredheniet. Enveri iu perkushtua stalinizmit kur Tito e shqelmoi ate. Enveri nuk e kuptoi kohen dhe nuk e sakrifikoi pushtetin absolut per hir te progresit te shqiptareve.

    Politika e shtetit shqiptar, ishte e diktuar nga politika partiake e ne sherbim te ideologjise, i solli shume veshtiresi vendit. Shqiperia vinte nga skamja dhe mjerimi. Nga Perendimi ishte thuajse e izoluar, sepse kishte izoluar veten qe nga zgjedhjet e 1945-es, te cilat jane quajtur, me fakte e dokumente, zgjedhje antidemokratike qe nga pergatitja e tyre deri ne zhvillimin e tyre te plote.

    Qe nga viti 1949-1960 Shqiperia, shteti shqiptar, i lidhur me BS dhe me vendet e tjera te bllokut komunist, mori ndihma te rendesishme ne kredi, pajisje, makineri, asistence teknike e shkencore. Keto ndihma ndikuan per ta mbajtur ne kembe ekonomine e vendit dhe vete regjimin komunist ne Shqiperi. Po cfare perfaqesonte politika e jashtme e shtetit shqiptar ne ate periudhe? Para se t'i pergjigjem pyetjes po citoj disa tituj te artikujve te shkruara aso kohe ne shtypin e Tiranes zyrtare:

    "Shpifjet dhe presionet nuk na frikesojne, ne nuk gjunjezohemi", gazeta "Zeri i Popoullit".

    "Edhe pa Bazen e Vlores ne do te luftojme", gazeta "Bashkimi".

    "Te jemi vigjilente ndaj ambasadave te huaja", gazeta "Zeri i Popullit"

    "Prerja e marredhenieve me Shqiperine, akt armiqesor i Nikita Hrushovit", gazeta "Bashkimi"

    Keto dhe te tjere jane disa nga temat e referuara ne ate kohe, qe jo vetem jane kuptimplote, por tregojne qarte se nga se udhehiqej dhe drejtohej politika e shtetit shqiptar ne periudhen e viteve '60-te. Pa medyshje ato ishin direktivat mbi te cilat ndertohej puna dhe marredheniet e Shqiperise me boten.

    Ne ate periudhe ne Shqiperi, ose me mire ne diplomacine dhe politiken e udheheqjes moniste te partise shtet sundonte dogmatizmi, i cili ishte promotori i gjithe veprimtarise politike e diplomatike te Shqiperise. Ne vend te diplomacise efektive, partia e orientoi dhe i diktoi diplomacise shqiptare probleme te tjera, luften per shkaterrimin politik e ideologjik te revizionizmit sovjetik, madje kjo u paraqit detyre historikisht e domosdoshme.

    Nese ne kete periudhe kemi disa aleanca dhe marreveshje ne mes te BS dhe SHBA, perseri ne Shqiperi binin tam-tamet e politikes izolacioniste. "Te ngrihet ne nje shkalle me te larte lufta kunder imperializmit dhe revizionizmit" - ishte direktiva e PPSH-se, miratuar ne Kongresin e 5-te te partise.

    Duke filluar nga gjysma e dyte e viteve '60-te, marredheniet shqiptare u zhvilluan intensivisht vetem me Kinen. Shkembimet e shpeshta te delegacioneve te niveleve te larta partiake e shteterore u konkretizuan me nenshkrimin e nje vargu marreveshjesh ekonomike e kulturore, shkencore e teknike. Po me te tjeret? Me vendet evropianolindore, perjashtuar BS, marredheniet u mbajten ne nje nivel mesatar mbi bazen e kleringut, ndersa ato me Perendimin ishin ne nivel te ulet, mjaftoheshin me ndonje burse studentore apo ndonje veprimtari kulturore.

    Si vleresohej politika e jashtme e Shqiperise nga shtetet e tjera, si konsiderohej ajo ne Lindje dhe si shikohej ajo ne Perendim? Ne pergjigje te kesaj pyetje, pa shume komente mund te themi se ne vitet '60-te nuk kishte ndonje vleresim pozitiv. Pse-ja eshte e qarte. Shqiperia, edhe per arsyen e forte se ishte regjim komunist, lihej ne heshtje, lihej ne harrese. Konsideracionet lindore per politiken shqiptare ishin ato te "rebelimit" ndaj padronit. Ne veprimtarine konkrete ndodhte nje veprimtari "minimo" me Shqiperine. Ne Perendim politika shqiptare shikohej me indiference. U bene shume analiza ne ate kohe, si nga Departamenti i Jashtem i SHBA dhe i institucioneve nderkombetare dhe u arrit edhe ne disa konkluzione se Shqiperia vertet kundershton diktatin sovjetik, por ajo s'e mohon diktaturen e proletariatit, as se ishte me demokracine. Ajo mbetet ne sferen dhe nen diktatin ideologjik marksist-leninist, sepse Partia ishte gjithcka: Ajo udhehiqte, ajo drejtonte, ajo komandonte. Psh: ne mbledhjen e Byrose Politike te Komitetit Qendror te Partise se Punes te Shqiperise me 5 dhjetor 1961 u diskutua mbi prerjen e marredhenieve diplomatike ndermjet BS dhe shtetit shqiptar. Direktiva e asaj mbledhjeje ishte : Prerja e marredhenieve diplomatike me Shqiperine - akt armiqesor i BS". Ky ishte varianti i plote per zbatim dhe zbatohej plotesisht, donte apo nuk donte ndonje nga organizmat e politikes se jashtme. Ose ne vijim te ceshtjes, se c'ishte partia per shtetin e zbulon edhe ky pasazh i Enver Hoxhes: "Per cdo eventualitet duhet qe e gjithe partia, i gjithe populli, Ministria e Mbrojtjes Popullore dhe Ministria e Puneve te Brendshme, te forcojme vigjilencen, sepse nga grupi i Hrushovit, nga revizionistet jugosllave, shto edhe monarko-fashistet greke, mund te pritet cdo gje".

    Me Perendimin, vitet '60-te na gjeten pa marredhenie me SHBA, as me Angline dhe me te tjeret ne nivel te ulet. Me Bashkimin Sovjetik u prishem, me ato te Evropes Lindore, shkonte hopa-hopa. U forcua me Kinen, Vietnamin, Korene dhe vendet e tjera te Botes se Trete me regjime totalitare. Me vendet islamike apo te Amerikes Latine, ajo ishte vetem ne planin ideologjik, vetem me grupet apo partite e ashtuquajtura marksiste-leniniste. Prishja me aleatet ishte karakteristike e politikes shqiptare te periudhes komuniste. Thuhej dhe veprohej qe gjithcka do ndertohej "me forcat e veta". C'ishte ky term qe u paraqit dhe u be parim baze i ndertimit?! Ai mohonte gjithcka, mohonte aleatet, aleancat, pra ishte vetembyllja, me moton prodho dhe ha, gje qe vajti deri aty sa "prodho bar, ha bar", vetem mbro parimet absurde. Ne kete kendveshtrim, a kishte synime politika e jashtme?

    Politika e jashtme e asaj periudhe kishte disa synime, si: Lufte kunder imperializmit, kunder social-imperializmit e konsolidim i marredhenieve ideologjike ne aspektin e marredhenieve diplomatike e ekonomike. Synime te tjera nuk shohim e nuk gjejme ne asnje dokument, qofte shteteror, qofte partiak. Shqiperia, duke zhvilluar lufte ideologjike kunder Bashkimit Sovjetik, mbeshteti Kinen dhe te ashtuquajturat reformat e qendrimet e saj, si "revolucionin kulturor proletar" e te "drejtat e Kines ne OKB". Ne aspektin me te gjere, Shqiperia me politike "parimore" quante edhe propaganden qe bente per luften ne Vietnam, ate ne Kamboxhia, konfliktin e Lindjes se Mesme, apo ceshtjet e "Carmatimit berthamor e konvencional", "Sigurimin Evropian", etj. Ne te gjitha keto e per keto ceshtje, Partise se Punes se Shqiperise, qe i ishte mbushur mendja se ajo ishte "fener ndricues ne bote", jo vetem shfaqte pikepamjet e saj antikombetare, por gjithnje mendonte e kundershtonte sipas konceptit, se ne ate forme dobesohej imperializmi dhe socialimperializmi.

    Historia e marredhenieve me Kinen qe i perket kesaj periudhe, ne radhe te pare eshte historia e marredhenieve ne planin e kundervenies ndaj Bashkimit Sovjetik. Bashkimi Sovjetik me Kinen, ne ate periudhe hyne ne nje loje rivaliteti konjuktural. Kishte vdekur Stalini dhe Mao Ce Duni po trumbetohej si "timonieri i madh". Duke e quajtur veten si klasik i marksizem-leninizmit pas Stalinit, Mao Ce Duni i shikonte me skepticizem pasardhesit ne Bashkimin Sovjetik dhe nuk mund te pranonte, as nga radha se i perkiste kohes staliniane, as nga partia e populli afer miliardesh, qe udhehiqte, te "komandohej" nga Hrushovi, apo te tjeret pas tij. Ndaj Partia Komuniste Kineze u vu kunder politikes hrushoviane nen masken e ceshtjeve ideologjike.

    Duke qene kunder grupit te Hrushovit, ish-udheheqja komuniste shqiptare gjeti mbeshtetje te Kina. Atehere Shqiperia u kap pas dickaje, ndersa Kines i interesonte nje pike referimi ne Evrope. Politika shqiptare u perdor nga Kina si megafon, ndersa Kina u shfrytezua nga Shqiperia per kredi.

    Drejtimet e politikes se jashtme te Shqiperise dhe preferencat ne periudhen ne fjale, si konkluzion mund te permblidhen: Shqiperia ishte kunder politikes dhe marredhenieve diplomatike me SHBA, BS dhe me regjimet e tjera, qe ajo i quante fashiste dhe bente politike e kishte marredhenie diplomatike e te fushave te tjera kryesisht e vecanerisht me Kinen dhe me shtete te tjera lindore e perendimore, por kryesisht pa veprimtari ndershteterore.

    Cilat ishin perparesite dhe kufizimet ne marredheniet e Shqiperise me vendet e tjera?

    Ne dokumentet shteterore e partiake te periudhes thuhej se "Shqiperia perpiqej gjithnje per vendosjen e marredhenieve te drejta te interesit e te dobise reciproke, pa asnje perzjerje ne punet e brendshme, me te gjithe popujt e vendet". Shqiperia ne ate periudhe ishte vertet kunder vendosjes se marredhenieve me dy superfuqite imperialiste dhe me regjimet fashiste, por pati disa manovrime, ne ate periudhe, per zhvillimin dhe vendosjen e marredhenieve me fqinjet. Pervec Italise dhe Jugosllavise, me Greqine deri ne maj 1971 nuk kishim marredhenie diplomatike. Marredheniet diplomatike me Greqine ishin nje realitet i detyruar ne mes paleve. Per kete arritje, nga Shqiperia ishin bere perpjekje te shumta. Megjithkete Tirana zyrtare konsideronte armiq te gjitha shtetet, pa perjashtim. Kjo ishte nje politike cmendurie: T'i shpallesh te gjithe armiq!

    Ne vitin 1968 nisen edhe kontradiktat e para me Kinen. Ndonese ne epiqender ishte Amerika, Hoxha gjeti sebepin e propozimit te Cuen Lait. Kina, per interesat e saj kozmopolite e sipas praktikes megalomane, nepermjet Kryeministrit te saj Cu En Lai, kishte bere nje propozim per nje aleance ushtarake, pa dallime ideologjike Jugosllavi-Shqiperi-Rumani, me synimin per t'u bere balle sovjetikeve. Kete udheheqja shqiptare e trumbetoi me te madhe si shkelje flagrante e marksizem-leninizmit, e si luftenxitese.

    Gradualisht, divergjencat erdhen duke u shtuar, derisa Enver Hoxha e cilesoi Partine Komuniste Kineze, si parti revizioniste dhe Kinen si fuqi socialimperialiste. Ketyre sulmeve te Enver Hoxhes, udheheqja kineze iu pergjigj me prishjen e marredhenieve te ngushta shteterore.

    Si konkluzion, themi se diplomacia shqiptare e regjimit te Enver Hoxhes ishte nje diplomaci e ngurte, qe i solli Shqiperise shume deme ne arenen nderkombetare. Izolimi i plote i Shqiperise u inicua nga ajo politike e diplomaci dhe projektues e zbatues i nje diplomacie te tille ishte vete Enver Hoxha dhe klani i tij.

    * Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    ambasada shqiptare ketu ne amerike me dha pershtypje te mire.me ndihmuan shume dhe me kenaqesi.

  7. #27
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Puna e ambasadave tona jane per toke.
    Me kujtohet para nje viti desha te mirja ne telefone Ambasaden Shqiptare ne USA ....pasi u mundova per nje kohe te gjate nuk pergjigjej njeri ne telefone !!Mbase punonin ne ndonje restorant ose piceri.
    Eshte turp e faqja e zeze qe Perfaqsite Shqiptare jan ne kete gjendje te mjeruar

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37

    Re: Si punojne Ambasadat Tona jashte?

    Postuar mė parė nga erzeni
    Kush ka mendime mbi punen e ambasadave tona jashte ne se do le te shkruaje ketu.
    .........

    Ne gazeten Shqiptare ka nji shkrim per Agim Fagun.
    ..........

    Nė katėr vjet diplomaci nė Britaninė e Madhe

    Fagu, ambasadori qė u hapi dyert emigrantėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu

    Ambasada shqiptare nė Londėr ka njė nga historitė mė tė rralla tė diplomacisė shqiptare nė botė. Ambasadorit Fagu i ėshtė dashur, qė pas gjashtė muajve qė diplomatėt shqiptarė me nė krye ish-ambasadorin Rudolf Marku, kishin kėrkuar azil politik, tė shkonte dhe tė hapte vetė derėn e pluhrosur tė zyrės sė tij.

    kėtu nė Britani.

    Ambasadori Fagu largohet nga Londra me njė mision tė ri diplomatik drejt Gjermanisė. Vendin e tij do ta zėvendėsojė Zoti Kastriot Robo.

    ............
    O I nderuar gazetar,
    Rudolf Marku kurre nuk ka qene ambasador ne Britanin e Madhe, ka qene atashe kulturor. Ambasador ka qene Pavli Cesku.
    Sa per Fagun pervec fjaleve te mira ne mabiente kafenesh me shqiptaret sak bere asgje te ndritur.
    Fagu nuk ka bere asgje si diplomat per te ndikur ne forcimin e lidhjeve te Shqiperise me Britanine e Madhe pasi mentoret e tij ne Tirane edhe sikur te donte nuk e lejonin.
    Ne fund te fundit aq sa ka pase kapacitetin, si vihet faj. Ne britanine e madhe nuk duhen basketbolliste (per ironi ketu edhe baskebolli nuk eshte fare popullor), por duhen njohes te shkelqyer te diplomacise qe dine te hapin dyert e politikes. Mua personalisht me ka ardhur turp kur Fagu eshte prononcuar per luften e Kosoves, nr TV britanik ne vitin 99, pa piken e njohjes se problemeve, ja fuste kot me kot.
    Liridashes

  9. #29
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    pika diplomacise e atij kombi.Diplomat nje futbollist.Si te beje diplomaci Del Piero
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  10. #30
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Mbase ne shtetet e tjera mund te kete nje komunikim midis ambasades dhe shqiptareve, por ketu ne Greqi eshte jashtzakonisht nje ambasade korrupsioni. Aty kur do qe te pyesesh te thone prit radhen, dhe kur te vjen radha te thone nje fjale dhe ne qofte se ti e kundershton per dicka te bertasin dhe te kercenojne duke te thene qe do therras policine. Me perpara per te vulosur nje certifikate paguaje 10 000 dhrahmi dhe e nese doje qe te vulosje per gjithe familjen nuk te mirrnin para dhe kjo pagese vlente per nje vit. Ndersa tani per te vulosur duhet te paguash 30 euro (10000 dhrahmi) per c'do certifikate dhe do i paguash qe sa here vulos. Kur i mer ne telefon e lene telefonin hapur gjoja flasin dhe jane te zene dhe kur te pergjigjen te flasin me nje indiferentizem dhe pa kulture. Ndersa kur pyesim ne zyrat greke te sqarojne me mire dhe me qete. Per kete gje na vjen shume keq sepse tregojme vehten tone, kulturen tone, dashurine dhe respektin me njeri-tjetrin. Duke pare gjithe keto i huaji gjen rast dhe ben me keq se ai duke te thene <<ju i kini zyrat dhe punonjesit shqiptare dhe s'mbaroni pune te kenaqur>> Besoj se keto ambasada nuk jane per te sherbyer popullit tone por per te zhvatur popullin e gjore qe i nxjerr me djerse ato para. Eshte nje fatkeqesi e shqiptareve per kete gjendje, qe s'gjen mbrojtje as ne "shtepine e tij"

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •