India i propozon Shqiperise hapjen ne nje kohe te aferme te nje perfaqesie diplomatike te saj ne Tirane. Kerkesa i eshte bere ministrit te Jashtem Ilir Meta nga sekretari i Pergjithshem te Ministrise se Jashtme te Indise, Shashank. Gjate ketij takimi shefi i diplomacise shqiptare i ka shprehur diplomatit indian gadishmerine per te bashkepunuar me qeverine indiane, kryesisht ne aspektin ekonomik dhe te turizmit. Shashank ka vleresuar rolin e Shqiperise ne rajon dhe interesin e qeverise indiane per te patur kontakte me te ngushta me homologen shqiptare, vecanerisht ne fushen e teknologjise dhe informacionit. Ne takim eshte rene dakort qe se shpejti te nenshkruhen mes dy paleve disa marreveshje, si ajo e bashkepunimit ekonomik, marreveshja per mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve, per heqjen e vizave, per heqjen e taksimit te dyfishte dhe marreveshjen per bashkepunimin nen fushen e turizmit. Gjithashtu zyrtari indian e ka ftuar zyrtarisht ministrin Meta per te vizituar Indine. Po dje Shashank nenshkroi me homologun e tij shqiptar Roland Bimo protokollin e bashkepunimit mes dy ministrive. Protokolli perfshin konsultimet e perbashketa per ecurine e marreveshjeve dypaleshe, bashkepunim ne shfrytezimin e dokumentacionit dhe arkives ne marredheniet mes dy shteteve dhe per ceshtje me interes te perbashket ne nivelin diplomatik e konsullor.
Krijoni Kontakt