Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    SHBA, "dëshiron të mbyllë" Guantanamo-në.

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kanë trajtuar një varg çështjesh mbi të cilat kanë dallime të mëdha në samitin e tyre në Vienë. Mikëpritësit austriakë e kishin përdorur takimin për të bërë presion për një mbyllje të shpejtë pë burgun Guantanamo, ku qindra vetë janë mbajtur pa u gjykuar për deri në katër vjet.

    Presidenti Bush tha se ai kuptonte shqetësimet e evropianëve dhe se edhe ai dëshironte që qendra të mbyllej, por shtoi se shumë të ndaluar ishin vrasës gjakftohtë.Të dy palët u angazhuan se do të bënin përpjekje për një marrëveshje për tregëtinë botërore nga e cila do të përfitonin vendet më të varfra, dhe ranë dakort të rrisnin bashkëpunimin e tyre mbi sigurinë energjitike.
    Evropianët dhe amerikanët pranuan se mes tyre vazhdonin të kishin dallime, por i përshkruan ato si shenja të një marrëdhënie të shëndetshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Bush: Dua ta mbylli Guatanamon

    Vjenë /21.06/ 18:00

    Kryetari amerikan Xhorxh Bush theksoi se, dëshiron ta mbyllë qendrën për paraburgim të terroristëve në Gjirin e Guatanamos, por së pari duhet të gjindet mënyrë për t'i kthyer të arrestuarit në shtëpi.

    "Do të dëshiroja t'i japë fund Guatanamos", tha Bushi në pres-konferencën pas përfundimit të takimit ndërmjet SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në Vjenë.

    Megjithatë, Bushi theksoi se, disa nga të burgosurit do të gjukohen, meqë janë "vrasës gjakftohtë". "Ata do të vrasin dikë, nëse lihen në rrugë", komentoi kryetari, i cili shtoi se e kupton brengosjen evropiane rreth kampit të përqëndrimit në Kubë.

    Në pjesën filluese të samitit SHBA-BE, të dyja palët u dakorduan se pas një kohe të gjatë është e domosdoshme që t'i përtrijnë negociatat për liberalizimin e tregtisë botërore.

    Njëzet e pesë shtetet e BE-së, kërkojnë nga Uashingtoni që të ofrojë më shumë lëshime, veçmas në zbritjen e ndihmës shtetërore për fermerët amerikanë, para se të fillojë rundi i ri i negociatave në Organizatën Botërore Tregtare (OBT) nga fundi i qershorit në Gjenevë.

    Edhe BE-ja edhe SHBA-të, akuzohen se nuk angazhohen aq sa duhet për t'i hapur tregjet e tyre për prodhimet bujqësore, ndërsa nga ana e vetë, të dy gjigantët tregtar kërkojnë nga vendet kryesore në zhvillim, si India dhe Brazili, që t'i liberalizojnë sektorët e tyre industriale dhe shërbyese. /Makfaks
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Ai don te mbyll kete burge te vogel...sa per ti ja lare syte me uje te nxehte...
    por tash do te jete nje tjeter edhe me i madhe se ai,i guantnamo....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Assesi te mbyllet para se te izolohen edhe ca insekte vahabe te shkaperderdhur sikur krimbat neper peme.

  5. #5
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Si cdo gje tjeter qe dol nga goja e Bushit, ky eshte budallalliku i rradhes. Te burgosurit e Guantanamos nuk dalin dot ne gjygj se jane torturu aq shume qe cdo gje qe mund te thone nuk eshte e pranueshme para gjykates. Po te ishin me mend keta leaderat tane, do i kishin burgos neper burgjet e Europes lindore.
    NeverAgainVolunteerYourself

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Dosja e zezë e Amerikës në shkeljen e të drejtave themelore të njeriut

    Amerika burgun e Guantanamos e ka ndërtuar jashtë kufijve të shtetit të vet, me qëllim që të burgosurit t’i keqtrajtojë larg syve të gazetarëve dhe organizatave të ndryshme për të drejtat e njeriut. Këta të burgosur fatkëqij jetojnë nën kushtet themelore njerëzore, madje nuk kanë të drejtë as të kenë avokatë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre, kështu që këta privohen nga të drejtat themelore të njerëzimit. Keqtrajtimet dhe maltretimet fizike dhe shpirtërore në burgun e Guantanamos janë të tilla sa që ka patur shumë raste vetëvrasjesh nga ana e të burgosurve. Në raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe disa raporte tjera të organizatave për të drejtat e njeriut janë treguar disa mënyra të keqtrajtimit, si psh. varja e të burgosurit për këmbë me kokë teposhtë dhe mbajtja në këtë mënyrë për një kohë të gjatë, vënia e muzikës së shpejt dhe me zë shumë të lartë, derdhja e lëndëve acide në fytyrën e të burgosurit, mosdhënia për një kohë të gjatë për të ngrënë dhe pirë, fikja e cigares në veshët e të burgosurit, madje ka patur raste edhe të përdhunimit seksual ndaj të burgosurit. Të gjitha këto ndodhin kur në nenin e 7 të deklaratës botërore për të drejtat e njeriut thuhet: “Askush nuk mund të keqtrajtohet dhe të dëmtohet, madje nuk lejohet që dikush të sillet keq dhe me sjellje jo të hijshme ndaj një individ”.

    Ndoshta gjendja e të burgosurve të tjerë nëpër burgjet tjera jashtë Amerikës është edhe më e keqe. Ky shtet mban të burgosur persona të shumtë në mënyrë të fshehtë e të paligjshme nëpër shumë vende të botës, kurse asnjë organ i të drejtave të njeriut nuk ka informacione lidhur me identitetin e këtyre personave. Pas pushtimit të Afganistanit dhe Irakut janë publikuar disa lajme dhe raporte se ShBA ka hapur burgje të fshehta nëpër rajonet të ndryshme të këtyre dy shteteve. Me publikimin e keqtrajtimeve shtazarake ndaj të burgosurve irakianë në burgun Abu Gurejb nga ana e amerikanëve u bë e qartë sjellja jonjerëzore e gardianëve amerikanë me të burgosurit e tyre. Pas publikimit të kësaj marrëzie, presidenti Bush doli dhe tha: “ne nuk e pranojmë keqtrajtimin. Unë nuk kam urdhëruar dhe nuk kam për të urdhëruar për një gjë të këtillë. Vlerat e shtetit tonë janë të atilla, ku keqtrajtimi dhe maltretimi nuk bëjnë pjesë në shpirtin tonë”.

    Por trysnia e masës botërore dhe publikimi i argumenteve të shumta që dëshmonin për saktësinë e këtyre keqtrajtimeve arritën që Bushin ta detyrojnë të thotë: “Gabimi më i madh i ushtrisë amerikane në Irak ka qenë sjellja e keqe ndaj të burgosurve në Ebu Gurejb, kurse publikimi i pamjeve të këtilla tregonte qartë për gjendjen e palakmueshme të tyre dhe kjo për ne ka qenë shumë e vështirë”. Por përkundër pretendimeve të Xhorxh Bushit, gjatë gjykimit të ushtarëve të cilët kishin kryer akte të tilla u bë e ditur se autoritetet e larta amerikane kishin patur informacione për këto keqtrajtime, madje vet ata kishin nënshkruar urdhrin për një gjë të tillë.

    Kurse para disa muajve po ashtu u bë e ditur për marrëzinë tjetër të SHBA-së, pra për fluturimet e paligjshme të avionëve të CIA-s dhe burgjet e tyre të fshehta nëpër disa vende evropiane, kurse këto fluturime u quajtën “fluturimet e keqtrajtimit”. Sipas raportit të Këshillit Evropian, Amerika ka bërë përafërsisht 1000 fluturime, me anë të së cilave në Evropë i ka transferuar kundërshtarët e saj. Krerët e këtyre shteteve edhe pse në fillim tregoheshin se gjoja nuk dinin gjë për këto fluturime, por më vonë e bë e ditur se edhe ata kishin informacione për këto veprime joligjore dhe jonjerëzore.

    Fluturimet e keqtrajtimit në Evropë, ishin një pjesë e burgosjes dhe transferimit të kundërshtarëve të SHBA-së në shtete tjera me qëllim të keqtrajtimit të tyre. Edhe Vilijam Shulç, përgjegjës i seksionit të amnistisë ndërkombëtare amerikane në një konferencë për shtyp pas pyetje të shumta të gazetarëve u detyrua të deklarojë: “Amerika ka krijuar një përmbledhje të rrjeteve të burgjeve nëpër vende të ndryshme të botës, ku persona të shumtë mbahen të fshehur për një kohë të gjatë nëpër këto burgje, kurse ata mbahen aty pa pasur ndonjë dosje për terrorizëm. Aq sa kemi ne informacione bëhet e ditur se disa nga të burgosurit janë objekt i keqtrajtimeve, kurse disa prej tyre edhe mbyten”. Njëri nga këta të grabitur është edhe imami i qytetit të Milanos, i cili pasi u grabit nga Italia u dërgua në Egjipt ku edhe u keqtrajtua ashpër nga agjentët e CIA-s. Kurse viktima tjetër e agjentëve amerikanë është Memduh Habib, qytetar australian, të cilin e grabitën në Pakistan mandej e dërguan në Egjipt ku e maltretuan dhe më pastaj e transferuan në burgun e Guantanamosë. Por ai më në fund u lirua nga ky burg, sepse nuk u gjet asnjë dëshmi për ndonjë veprim terrorist.

    Në lidhje me keqtrajtimet dhe maltretimet psikike dhe trupore ndaj të burgosurve në burgjet e fshehtë amerikane janë botuar edhe informacion dhe raporte të ndryshme, të cilat tregon qartë dhe nuk lënë aspak vend për dyshim për shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e këtij shteti. Xhon Ziftun, avokat i lartë ndërkombëtarë dhe anëtar i Organizatës së mbrojtësve të të drejtave të njeriut në lidhje me këtë çështje thotë: “Të burgosurit në burgje hetohen gjatë një kohe të pacaktuar. Agjentët e CIA-s për t’i keqtrajtuar këta të burgosur përdorin metoda të zhvilluara apo siç quhem keqtrajtimet e lehta”. Duke u bazuar në këto dhëna shihet qartë shkelja dhe dhunimi i të drejtave themelore te njerëzve nëpër vende të ndryshme të botës nga ana e shtetit amerikan, kështu që, më në fund, Komiteti për ndalimin e keqtrajtimeve i OKB-së, para një kohe ka nxjerrë një deklaratë ku Amerikën e akuzon për shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive të njeriut, ku thotë: “Të gjithë të burgosurit që mbahen në vende sekrete, e sidomos të huajt që akuzohen për terrorizëm janë joligjorë, dhe po ashtu burgu Guantanamo patjetër duhet të mbyllet”.

    Dosja e zezë e Amerikës në shkeljen e të drejtave themelore të njeriut nuk shihet vetëm jashtë kufijve të saj, por edhe brenda ku të drejtat e qytetarëve amerikanë, e sidomos atyre me ngjyrë nuk merren parasysh fare. Andaj dhe për fund mund të themi se forca më e madhe në botë është edhe shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    mire do jete qe ta mbylli por nuk duhet ti leri te gjithe te lire pasi aty ka dhe vrases e njeres te cilet nuk e meritojne lirine

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Citim Postuar më parë nga Scorpions_King
    mire do jete qe ta mbylli por nuk duhet ti leri te gjithe te lire pasi aty ka dhe vrases e njeres te cilet nuk e meritojne lirine



    vetem njeri nga ata qindra te burgosur qe mbahen aty ne guantanamo eshte i akuzuar se eshte terrorist, eshte nga yemeni me duket, te tjeret mbahen kot

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e lordo
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    59
    hajde per hajr nashte pe mbyllin ma se gjynah ata njerez atje
    F.C. BARCELONA

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Grevë urie në burgun e Guantanamos


    Ushtria amerikane ka konfirmuar se disa të burgosur si të dyshuar për terrorizmëm në burgun e Gjirit Guantanamo, kanë hyrë në grevë urie. Në një deklaratë për shtyp thuhet se kishte shenja se të burgosurit po protestonin ndaj mbajtjes në burg. Ushtria amerikane tha se 52 të burgosur në Gjirin Guantanamo kishin hyrë në grevë urie. Kjo shifër përbën dhjetëpërqind të të burgosurve, shumë prej të cilëve mbahen në burg si të dyshuar për terrorizëm që prej tre vjetësh, pa dalë në gjyq. Ushtria tha se greva e urisë duket se bëhet si protestë ndaj vazhdimit të mbajtjes së tyre në burgun e Gjirit Guantanamo. Nga fundi i ditës së mërkurë, thuhet në dkelaratë, grevistët kishin refuzuar nëntë vakte ushqimi. Megjithatë një avokat që përfaqëson disa prej të burgosurve, i tha BBC-së se protestat në mjediset e burgut kishin nisur që nga fundi i qershorit. Ai tha se ato kishin marrë shkas nga zemërimi i të burgosurve për cilësinë e ujit të pijshëm, por pastaj grevistët kishin nisur të përmendnin mbajtjen në burg pa afat dhe kushtet johumane si shkaqe të protestës. Ushtria tha se grevistët do të vëzhgohen nga personeli mjekësor dhe atje ku kishte shenja klinike, ishin pranuar në spital.

  11. #11
    interesant Maska e arjel
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    11
    bush eshte nje bastard i mallkuar qe do vetem lufte

Tema të Ngjashme

  1. Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 11-11-2020, 06:04
  2. Situata në Irak
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  3. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  4. Një ish-pjesëtar i UÇK-së arrestohet në Guantanamo
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-12-2005, 23:48
  5. Fillojne ndegjimet per Guantanamo sot
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 17-09-2004, 11:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •