Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Nexhmija kritikoi Kadarenë që denoncoi intelektualët liberalë tek Enveri

    Kastriot Myftaraj

    Në kohën e sundimit të PPSH, e cila qe një parti staliniste, ekstremiste e majtë, si krimi më i rrezikshëm shihej gjithmonë ajo që në fjalorin komunist quhej si oportunizëm, ndryshe sektarizmi i djathtë, domethënë e përmbledhur në një term: zbutja e luftës së klasave.Ata që akuzoheshin si oportunistë dhe sektaristë të djathtë shiheshin si agjentë të imperializmit dhe njerëz që i qenë dorëzuar “reaksionit” dhe sit ë tillë eliminoheshin pa mëshirë. Kjo ka qenë arsyeja që njerëzit e hierarkisë komuniste, por edhe militantët e thjeshtë për të qenë në rregull me “vijën e partisë” merrnin pozicione ultraekstremiste të majta. Ultraekstremistët e majtë janë kritikuar, por gjithherë janë trajtuar me indulgjencë, si zelltarë të tepruar. Todi Lubonja në librin e vet “Nën peshën e dhunës” i përshkruan kështu ekstremistët e majtë në PPSH: “A ishin ortodoksë të vërtetë (fjala ’ortodoks’ këtu është në sensin e atij që pretendon se ndjek parimet e vërteta-K.M.) a rrufjanë të vërtetë që e kishin ngulur mirë në kokë se në Partinë tonë arkitekt i së cilës është Enver Hoxha nuk e kanë pësuar zakonisht sektarët, për këtë nuk di ç’ të them.

    Por duket e sigurt se këta nuhatnin dhe e ndjenin se ishte më mirë, që kurdoherë të mbanin nga e majta, se kështu ruanin bythët e tyre“. (Todi Lubonja: “Nën peshën e dhunës“, “Progresi“, Tiranë 1993, f. 143.) Ata që tregoheshin më të zellshëm në këtë linjë qenë njerëzit e Sigurimit të Shtetit, duke filluar nga krerët e tij. Duke pasur frikë se mos një ditë akuzoheshin për zbutje të luftës së klasave, ose “për të qenë brenda” për cdo të papritur të pakëndshem që mund të ndodhte, ata për të qenë të mbrojtur, përgatisnin dhe i propozonin Enver Hoxhës skema të terrorit masiv, përtej limiteve të enverizmit, të cilat Enver Hoxha i refuzonte, por kjo u jepte mundësi këtyre njerëzve që nesër, kur të jepej alarmi se vendin e kishte mbytur liberalizmi dhe qe zbutur lufta e klasave, sic ndodhi në vitin 1973, këta të mbroheshin duke thënë se ata e patën bërë të tyren. Natyrisht Enver Hoxha kur donte t’ i eliminonte, mund ta përdorte këtë zell të tepruar të tyre për t’ i akuzuar si sektaristë të majtë. Një gjë është e sigurt. Ironikisht, në disa raste Enver Hoxhës, diktatorit stalinist ekstremist, kryegjakatarit të regjimit gjakatar, i duhej të merrte pozitën e një lloj moderatori për të frenuar ultraekstremistët, që kërkonin ta çonin regjimin në polpotizëm, duke perpunuar skemat e terrorit masiv.

    Ismail Kadare, sajoi një skemë të tillë në versionin e romanit “Dimri i madh” që paraqiti për botim në 1975. Dokumenti nr. 8 për këtë roman në librin e Shaban Sinanit “Një dosje për Kadarenë” dhe dokumenti nr. 17 sipas rradhës së dokumenteve në libër, përmban redaktimet që iu bënë dorëshkrimit të variantit të ripunuar të romanit në zyrat e aparatit të Komitetit Qendror në vitin 1976. Ky dokument në librin e Shaban Sinanit sillet me këtë mbishkrim të këtij të fundit: «Fragment i romanit ‘Dimri i madh’, dorëshkrim i autorit dërguar shtëpisë botuese ‘Naim Frashëri’ dhe përcjellë nga kjo e fundit sektorit të shtypit të Komitetit Qendror të PPSH për mendim. Përfaqëson pjesën e shtuar të romanit, e cila në përfundim, nga autoritetet që e morën në dorë për vlerësim, pjesërisht iu refuzua, sepse ‘nuk kishte karakter përmirësues’.

    Kjo pjesë e dorëshkrimit nuk i është kthyer shtëpisë botuese, as autorit, sepse është trajtuar si akt administrative, për shkak të mbishkrimeve dhe anëshkrimeve të shumta të zyrtarëve që e kanë pasur në duar».(Shaban Sinani: «Një dosje për Kadarenë», «OMSCA-1», Tiranë 2005, f. 252) Një nga paragrafet e romanit për të cilët Shaban Sinani pretendon se është censuruar nga Komiteti Qendror është ky: «Epidemia frynte si një erë e ngrohtë mbi gjithë hapësirën e kampit të madh socialist. Revolucioni po zinte dhjamë. Mbi trupin dyzetvjeçar të Bashkimit Sovjetik po dilnin thinjat e perandorisë. Era që kishte përshkuar Moskën, Varshavën, Pragën, nuk kishte lënë pa prekur sado rrëshqitazi Tiranën. Ndihej prirja e rretheve liberale dhe burokratike për të krijuar kastë. Prej vitesh kishte qenë ngashnjimi i tyre i përbashkët. Në fillim mospërfillje për klasën punëtore, pas së cilës nuk pritej veçse kasaphana. Nga një pikëpamje kjo ishte vepër e thjeshtë: ata donin t’ i merrnin klasës punëtore atë që ia kishin marrë me shekuj të gjithë sundimtarët: mbivlerën. Pra, e gjithë kjo s’ ishte veçse vazhdim i epopesë së përgjakshme të mbivlerës.

    Përpara saj zbeheshin të gjitha sagat dhe iliadat: Mbivleriada! Me sa duket, mbasi të kalonte nëpër qindra barrikada lufte, fati i kishte ruajtur klasës punëtore edhe një luftë të fundit të tmerrshme: luftën me burokracinë e vet. Lufta e klasës punëtore me burokracinë në socializëm ishte tragjike, përderisa në këtë periudhë klasa punëtore kishte mundësi të pësonte disfatë». (Shaban Sinani: «Një dosje për Kadarenë», «OMSCA-1», Tiranë 2005, f. 261-262) Paragrafi i mësipërm është dhënë pothuajse i plotë në versionin e ribotuar të romanit (Ismail Kadare: “Dimri i madh”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1977, f. 428-429) me ndryshimin kryesor që tek fjalia «Ndihej prirja e rretheve liberale dhe burokratike për të krijuar kastë» është hequr fjala «liberale».

    Ky nuk është një censurim për të cilin Kadare duhet të krenohet sepse këtu ai i akuzon «liberalët», fjalë që në terminologjinë e regjimit komunist kishte kuptimin «properëndimor» sikur kanë bërë aleancë me burokracinë për të çuar klasën punëtore në kasaphanë (pra për të bërë terror masiv ndaj saj) dhe se sikur duan që të nxjerrin fitime duke e shfrytëzuar me dhunë e me gjak klasën punëtore. Dhe kur Kadare e bën këtë akuzë, ai nuk e shpjegon se si liberalët ngashnjeheshin për aleancë me burokratët, kur liberalët i urrenin burokratët. Shikoni pra sesi shprehet Ismail Kadare. Ai në romanin e vet me vetëdije i pati akuzuar liberalët sikur duan të formojnë kastë në aleancë me burokratët dhe sikur së bashku duan të nënshtrojnë me gjak klasën punëtore që t’ i marrin me dhunë e gjak klasës punëtore mbivlerën! Në fjalorin komunist këto qenë termat që përdoreshin për të akuzuar kapitalistët.

    Dhe Kadare e dinte mirë se njerëzit që akuzoheshin se donin të rrëmbenin me dhunë mbivlerën klasës punëtore, duke i derdhur gjakun, regjimi komunist i quante armiq dhe i dënonte me vdekje. Logjika është e thjeshtë: Atij që kërkon të derdhë gjak, i duhet derdhur gjaku. Kjo qe logjika me të cilën justifikohej terrori i kuq i bazuar në luftën e klasave. Shikoni se çfarë cinizmi dhe sadizmi të skajshëm ka pasur në mendimin e këtij njeriu: Liberal=kriminel, gjakësor! Këtu Kadare tregohet antiliberal dhe antiintelektual sa edhe oficeri më i egër i Sigurimit të Shtetit. Koncepti liberal=kriminel është një koncept ultrastalinist, madje me thënë të drejtën është një koncept metastalinist (tejstalinist), pasi tek ky koncept nuk arriti as vetë Stalini dhe as Enver Hoxha.

    Këtij koncepti iu afrua vetëm Pol Poti, i cili në vitin 1975 kur Kadare tashmë pati çuar për botim romanin, pati ardhë në pushtet në Kamboxhia, ku brenda katër viteve ushtroi një genocid të paparë, duke zhdukur një të katërtën e popullsisë dhe pjesën më të madhe të inteligjencës. Ismail Kadare pra kishte paraqitur në romanin e vet një koncept polpotist dhe fakti që ky koncept u kritikua dhe u censurua nga regjimi enverist nuk nderon Kadarenë, por paradoksalisht nderon...Enver Hoxhën, pasi kriticizmi i regjimit për këtë koncept të Kadaresë dhe vetë këtë të fundit shpreh diferencën midis polpotizmit (në anën e të cilit në këtë rast është Kadare) dhe enverizmit. Dhe dallimi mes polpotizmit dhe enverizmit është ai midis më të keqes dhe më pak të keqes. Dhe pasi i ka shpallur liberalët dhe burokratët si kriminelë gjakësorë Kadare, logjikisht, në paragrafin e mësipërm bën thirrje që klasa punëtore të ngrihet në luftë të armatosur dhe t’ i asgjesojë liberalët të cilët i ka shpallur si aleatë të burokratëve: «Me sa duket, mbasi të kalonte nëpër qindra barrikada lufte, fati i kishte ruajtur klasës punëtore edhe një luftë të fundit të tmerrshme: luftën me burokracinë e vet.

    Lufta e klasës punëtore me burokracinë në socializëm ishte tragjike, përderisa në këtë periudhë klasa punëtore kishte mundësi të pësonte disfatë». Sipas tablosë makabre që krijon Kadare, burokratët dhe aleatët e tyre liberalët duhen asgjesuar fizikisht, pasi ata patën kërkuar të derdhin gjakun e punëtorëve. Dhe ky qe një dëm që kërkonte shpagim gjaku. Derisa regjimi enverist e luftonte liberalizmin me burgosje, internime, dërgim në prodhim të intelektualëve, prerje të flokëve dhe çjerrje të pantallonave e fundeve të të rinjve e të rejave, ndërsa burokratizmin e luftonte me anë të së ashtuquajturit “qarkullim”, duke i çuar ata që etiketoheshin si burokratë në prodhim, në ndërmarrje, ose në fshat, Kadare kërkonte që kjo të bëhej duke i asgjesuar fizikisht liberalët dhe burokratët. Kjo ide e Kadaresë bëhej edhe më serioze dhe e rrezikshme për intelektualët shqiptarë me bindje liberale të asa kohe, për faktin se Kadare e shkrojti këtë gjë, në kohën kur vazhdonte fushata kundër liberalizmit e nisur që në vitin 1973, viktimë e parë e së cilës pati qenë miku i Kadaresë, Todi Lubonja.

    Kadare, me këtë ide i ofronte Enver Hoxhës një skemë shumë diabolike terrori masiv. Ismail Kadare e dinte se ky koncept i tij qe një apel për terror masiv në Shqipëri, në një shkallë të tillë që, duke konsideruar përmasat e vendeve përkatëse, as Stalini nuk e kishte kryer në Bashkimin Sovjetik. Regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë 47 viteve (1944-1991) shkaktoi vdekjen e 8000 kundërshtarëve politikë, prej të cilëve 6000 të ekzekutuar, 1000 të vrarë në rezistencën antikomuniste të pas vitit 1944 dhe 1000 të vdekur në burgje nga keqtrajtimet. Në rast se do të zbatohej formula e Kadaresë (liberal dhe burokrat=kriminel) atëhere duhej që regjimi komunist shqiptar të ekzekutonte dhjetëra mijë vetë të cilëve u vihej etiketa liberal ose burokrat, çka natyrisht që do të shoqërohej dhe me internimin e familjeve të tyre. Kështu që genocidi i regjimit të Enver Hoxhës do t’ i afrohej atij të Pol Potit dhe Shqipëria e viteve ‘70 dhe e viteve në vazhdim duhet që të ecte në genocid pari passu me Kamboxhian polpotiane, duke u bërë Kamboxhia në mes të Europës. Nëse do të zbatohej formula e Kadaresë atëhere numri i të ekzekutuarve (të vrarëve) nga regjimi komunist do të qe shumë herë më i lartë dhe numri i të internuarve, që gjatë 47 viteve arriti në 60 mijë vetë, do të qe gjithashtu shumë herë më i lartë.

    Ajo çka është edhe më mizore, Kadare e shtoi konceptin e aleancës kriminale të liberalëve me burokratët në versionin që çoi në botim, pasi në versionin e romanit të botuar në vitin 1973, ai ua pati atribuar vetëm burokratëve qëllimin e krijimit të një kaste kriminale. Ja se si shkruan Kadare në romanin «Dimri i vetmisë së madhe»: «Ndihej prirja e rretheve burokratike për të krijuar kastë. Kastë, tha ai me vete. Ngashnjimi i tyre i përbashkët». (Ismail Kadare: “Dimri i vetmisë së madhe”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1973, f. 358) Për të gjitha këto arsye paragrafi i censuruar i romanit të Kadaresë, ku kriminalizohen liberalët dhe intelektualët duhet vënë në pavionin e genocidit komunist në muze, si një traktat-apel për genocid masiv. Ja pra se ç’ qe maska që Kadare donte t’ i vinte Enver Hoxhës, maska e Pol Potit. Dhe për fat të mirë kjo maskë ia vrau fytyrën Enver Hoxhës. Prandaj, censurimi i këtij paragrafi është një gjë e drejtë. Me këtë paragraf Kadare po i ofronte një skemë gjaksore për terror masiv Sigurimit të Shtetit. Për fat të mirë kjo skemë e përbindshme e Kadaresë nuk u pranua. Ismail Kadare, në librin «Kohë barbare», që është një intervistë që ai i ka dhënë gazetarit Denis Fernandez Recatala, zhvillon këtë dialog me këtë gazetar. Denis Fernandes Recatala i thotë: “Disa shkrimtarë e kanë mbështetur regjimin…”(Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohë barbare», «Onufri», Tiranë 2004, f. 18). Ismail Kadare i përgjigjet kështu: “Nuk e mohoj. Ata kanë përhapur sloganët e Partisë. Kanë bashkëpunuar në fushatat kundër liberalëve, Perëndimit dhe dekadencës kapitaliste. Madje kanë përgëzuar krimet e kryera nga shteti… Ata u sollën pa diskutim si qen roje të regjimit. Por askush nuk i detyroi ta bënin këtë gjë”. (Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohë barbare», «Onufri», Tiranë 2004, f. 18).

    E pra, këtu na del se vetë Kadare ka bashkëpunuar në fushatat kundër liberalëve dhe është censuruar nga regjimi komunist vetëm për faktin se Kadare i propozonte regjimit enverian që të kalonte në polpotizëm, gjë që ky nuk e pranonte. Në këtë rast regjimi e refuzoi Kadarenë që iu ofrua në rolin e «qenit roje të regjimit» sepse ky qen roje këtë herë u tërbua krejt. Mbetet pyetja nëse Kadare, kur i bënte këto gjëra ka qenë, po të shprehem në termat e Todi Lubonjës komunist ortodoks apo “rrufjan”. Në 1976, kur Shqipëria dridhej nga terrori enverian, Ismail Kadare botoi librin-përmbledhje me poezi “Koha” ku është dhe poezia monstruoze dhe cinike “Terrori i bardhë”, që botohet me shënimin e autorit të vënë poshtë titullit “klasave të përmbysura”. Në ktë poezi thuhet: “Njerëzit pavarësisht nga klasat, buzëqeshin, Dhe duke buzëqeshur, unë shpesh ju kam parë.

    Por veç kur kam shkruar diçka që veçanërisht ju ka prekur, Mes zmaltit të dhëmbëve tuaj ka ndritur terrori i bardhë”. (Ismail Kadare: Vepra, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1981, vol. 1, f. 331) Kështu Kadare është i vetëdijshëm se ai urrehet nga viktimat e terrorit të kuq, të cilat ai i kishte prekur rëndë me shkrimet e veta, ai e di se urrehet nga nënat e djemve që janë shqyer nga qentë e kufirit të cilëve qen Kadare u ka bërë hymne, Kadare e di se urrehet nga ata dhe familjet e atyre që regjimi i quante burokratë dhe liberalë dhe që Kadare i përçmon si të deklasuar, komplotistë dhe kërkon që të eliminohen. Pra, Kadare, nuk kishte dilema, ai e pati zgjedhur anën e vet, duke hyrë në avanguardën e terrorizmit tëe kuq. Në një intervistë që Kadare i ka dhënë Denis Fernandez Recatala, ndër të tjera thotë, duke cituar një studiues francez: “A nuk shprehej pikërisht Lautremont-i që ‘Gjithë ujët e detit nuk do të mjaftonte për të fshirë një njollë gjaku intelektual”. (Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohë barbare», «Onufri», Tiranë 2004, f. 210) Kjo është e vërtetë sepse në krimet intelektuale nuk derdhet gjak autentik, por gjak virtual, “gjak” idesh, mendimi. Por, kur Kadare ua thotë këto gjëra perëndimorëve ai nuk kërkon ndjesë për “gjakun” intelektual që ka derdhur me librat e veta. Dhe idea e Kadare që unë e analizova në këtë shkrim është pikërisht një krim intelektual, që nuk mund të shlyhet.

    Sot.com.al
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Te madhe fantazi qe ka ky Kastrioti mor jahu ?Na dalka Kadareja me i zgjuari i botes.Gjithe keto i mendonte Nexhi ,Veri me gjithe gjakpiresit injorante qe i shoqeronin.Kadare c te mendonte me pare ,te shkruante me qindra libra e poezi apo te mendonte si te varroste gjithe intelektualet shqiptare.Jo per gje po qe te bente gjithe keto , te kamufluara aq bukur , do ti duheshin,vallahi,nja 150 vjet.
    Them une tani .......
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    KUR IKTE NGA SHQIPERIA TEDI PAPAVRAMI DHE ISMAIL KADARE,POR DONTE TE RIKTHEHEJ SADIK PREMTE

    Gazeta Shqiptare

    “Njëherë më zuri ngushtë”, vijon Arqile Semini, “Shtypi gjerman kishte shkruar për Nexhmije Hoxhën. Thoshte për të se ishte ajo që në të vërtetë e drejtonte vendin nëpërmjet Ramiz Alisë. Unë nuk iu përgjigja. Shmidti e kuptoi heshtjen time. As në informacionin e takimit për Tiranën nuk e vura këtë çështje. Radhës tjetër (takimet e rregullta i bënim çdo dy muaj) Shmidti vetëm sa tha se prapë kishin shkruar për Nexhmije Hoxhën dhe nuk kërkoi që unë të jepja ndonjë mendim. Megjithatë unë fola, duke formuluar një përgjigje evazive për pyetjen e takimit të mëparshëm. Pak a shumë i thashë se ajo kishte një ndikim të madh moral mbi Ramiz Alinë. Këtë radhë në informacionin për Tiranën e vura këtë çështje. Ambasadori hezitoi në fillim duke më thënë që ta hiqnim “çështjen e shoqes Nexhmije”, por unë ngula këmbë: Qendra duhej ta dinte të vërtetën se çfarë flitej në Perëndim për udhëheqjen tonë!”
    Davor Sosiç qe homologu i tij jugosllav. Ishin të një moshe, të dy patën studiuar në Paris, qe kroat dhe “burrë i shtruar, i çiltër, modest”. “Sosiçi më ka lënë kujtime të paharruara”, nënvizon Arqile Semini. Ambasada jugosllave dhe ajo shqiptare në kryeqytetin francez ndodheshin shumë afër njëra-tjetrës dhe të dy këshilltarët politikë të dy vendeve me tension të fortë e të vazhdueshëm me njëri-tjetrin takoheshin rregullisht çdo muaj, në fillim në ambasadat respektive, më pas në restorante me çmime të arsyeshme, sidomos në “Viktor Hygo”, i cili ndodhej pranë përfaqësisë sonë. “Ai shprehte simpati për shqiptarët dhe e njihte historinë tonë”, shënon me dashuri Semini”. “Davor Sosiç mbante lidhje me shqiptarë të Kosovës”, saktëson. “Jemi afër, fqinjë”, i thoshte diplomati jugosllav nga Kroacia, “jemi të detyruar të bashkëpunojmë”.
    Para largimit nga Shqipëria Sosiçi dha një pritje koktej në apartamentin e tij në Paris. Midis të ftuarve, rrëfen një episod në “Misioni i fundit”, ishte edhe një funksionar francez i Interpolit. E kishte gruan jugosllave dhe sapo Davor ia prezantoi u largua për t’i lënë qëllimisht vetëm. Pas një bisede të shkurtër, vetëm për vetëm në këmbë, në një cep të sallonit të vogël, duke folur për ndryshimet që kishin ndodhur në vendet e lindjes në Evropë, njeriu i shërbimeve të fshehta franceze i pati pohuar Arqile Seminit se “Me njerëz si Kadareja dhe ju, shpresoj që Shqipëria do ta gjej rrugën e saj”. Sigurisht diplomati shqiptar, pasi e largoi emrin e tij nga ai krahasim jo i merituar, e mori për mesazh shprehjen “Me njerëz si Kadareja...”. Kur ndodhi kjo bisedë ishte shtator 1990. Një muaj më vonë Ismail Kadare do të kërkonte strehim politik në Francë.
    Tek mbyll faqet e ngrohta për diplomatin jugosllav Semini shkruan me pikëllim se miku e kolegu i tij i dashur i larguar nga Parisi atë shtator vetëm një vit më pas, në 1991, tek pushonte në vilën e tij në bregdetin kroat, pati vdekur papritur nga zemra.
    Tek bisedonin për çështjen e Vorio Epirit, rrëfen autori në disa rreshta te “Misioni i fundit”, kolegu grek në një nga takimet i pati pohuar se në të vërtetë fijet e kësaj teze tërhiqeshin nga shovinistët e pasur grekë që ndodheshin në SHBA dhe se shqiptarët duhej ta kuptonin qeverinë e Athinës për faktin se kisha greke kishte influencë të madhe mbi shtetin dhe opinionin grek në përgjithësi, brenda dhe jashtë Greqisë.
    Kurse këshilltari politik i ambasadës turke në Paris, punonjës i vjetër i Ministrisë së Jashtme të Ankarasë, koleg me të cilin takohej e bisedonte shpenguar, i pati thënë njëherë me një të qeshur të gëzueshme se në institucionet kryesore të vendit të vet “Në çdo zyrë që të hysh ose nga çdo derë që të hapet do të dalë përpara një shqiptar”.

    Ismail Kadare
    Sipas Arqile Seminit mediat franceze rolin e Kadaresë në Paris e kishin përcaktuar si “Ambasadori më i mirë i Shqipërisë”. “Për ne që jetonim në Francë”, shkruan ai, “nuk ishte e vështirë të kuptonim atë që thuhej se në opinionin francez njiheshin dy personalitete të Tiranës: Enver Hoxha dhe Ismail Kadareja! Po me një ndryshim thelbësor midis tyre, i pari si “Sulltan i kuq”, i dyti si “shpresë për të ardhmen e Shqipërisë”.
    “Me Ismailin”, ngul këmbë ai, “bënim shpesh biseda “të rrezikshme” (apo të ndaluara) për gjithçka që kishte ndodhur në Shqipëri: për punën e fesë, të barazimit të pagave, të mbylljes së Shqipërisë, për tufëzimin e bagëtisë dhe për jetesën e Bllokut në Tiranë. Me neveri të madhe Ismaili fliste për “budallenjtë që mblodhi rreth vetes Enver Hoxha”. Unë ia kisha frikën, jo për vete, por për atë, se ishte inatçi e mos i shpëtonte goja të fliste kaq hapur edhe kur kthehej në Tiranë”.
    Në çfarë tregon për vitet e fundit 1989-90 e ndoshta edhe më parë, Arqile Semini tek “Misioni i fundit” pohon se “Me Ismailin kemi biseduar shpesh për gjendjen në Shqipëri. Ai më fliste me njëfarë entuziazmi kur shikonte shenja të zbutjes në politikën e brendshme dhe shpresonte se Ramiz Alia dhe Foto Çami do të bënin diçka. Pati një periudhë që sa herë që vinte në Paris nga Shqipëria, Ismaili më sillte ndonjë lajm të mirë. Shpresonte Ismaili, shpresoja edhe unë, se i besoja atij”.
    Nëpër këtë dinamikë për shpjegimin e figurës së shkrimtarit të shumënjohur këshilltari politik i ambasadës sonë në Paris, por edhe miku i tij i sinqertë, duke mos harruar të përshkruajë edhe zhgënjimin që Kadare pati nga mosveprimi i gjatë i Alisë, i hap vend të dukshëm ikjes së tij nga atdheu. “Kur e takova Ismailin në Paris, vura re një farë pezmatimi në çehren e tij. Nuk guxova të pyesja se çfarë kishte. Një parandjenjë fatale po më shkëpuste nga ai. Një parandjenjë e sigurt! Unë isha futur në valle për shkak të pozitës sime në ambasadë. Sinjalin e parë e mora nga Klod Dyrani, drejtori i “Fajarit”. Ishte fundi i gushtit 1990. Sekretarja e Dyranit, pa dhënë asnjë shpjegim, më tha se zoti Dyran kërkonte një takim urgjent me mua. E prita menjëherë. Ai e paraqiti fare thjeshtë çështjen: kërkonte vizën që të shkonte vetëm në Tiranë dhe sa më parë, sepse kështu kishte rënë dakord me Kadarenë. Unë i premtova që do të bëja çmos nga ana ime për t’ia plotësuar dëshirën. Në të Klod Dyrani dhe Zhak Atali ishin në listën që duhej të shkonin në Tiranë që para një viti. Ata nuk e realizuan këtë vizitë. Në raste të tilla unë isha i autorizuar nga Qendra që brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm mund t’u jepja vizë miqve francezë. Mirëpo ishim në gusht! Duhej të njoftoja Qendrën patjetër. Rashë në hall! E dija, se atje, në Komitetin për Marrëdhënie (me Jashtë), do ta stërzgjatnin këtë çështje. Përgjigja po vonohej. Dyrani merrte përditë në telefon. Së fundi atë ditë që i thashë të dërgonte sekretaren për të marrë vizën, akoma nuk kishte ardhur autorizimi nga Tirana. Pas dy javësh, ndërsa isha në aeroport për të pritur njerëz me porosi nga Tirana, u ndodha ballë për ballë me Klod Dyranin që kthehej nga Tirana. Pas tij vinte një vajzë e re, pak e ndrojtur. Dyrani më pyeti a e njihja dhe pa marrë përgjigje nga unë, më tha se ishte vajza e vogël e Ismail Kadaresë. Unë e shëmbëlleva menjëherë, megjithëse kisha shumë vite pa e parë. Pak kohë pas kësaj nga “Fajari” më njoftuan se do të vinte në Paris Ismaili me të shoqen (bëhej familja komplet, sepse vajza e madhe ishte aty për studime). Unë i thashë se, si zakonisht po i zija vend në hotelin e tij të preferuar. Sekretarja e Dyranit nuk më tha as po as jo! Kur vajta në hotel “Derbi” më thanë se tashmë vendet ishin rezervuar. Nuk e di përse atë ditë nuk u ndodha në aeroport kur arriti Ismaili? Prisja të nesërmen që të më merrte në telefon. Më mori një ditë më vonë, për një çështje ordinere. Nga zëri mu duk se nuk ishte i qetë. I thashë që të më lajmëronte vetë, kur të kishte kohë, të paktën për të pirë një kafe...Mirë! tha dhe me kaq u mbyll biseda ime e fundit me Ismail Kadarenë në Paris...”.
    “Dhe ja një pasdite”, vijon Arqile Semini dëshminë e tij të padyshimtë, “nga ditët e fundit të tetorit 1990, më merr në telefon nga ambasada shoku i shërbimit dhe më tha që të shkoja menjëherë atje. Më dorëzoi letrën, një zarf i madh, që e kishte prurë korrieri i “Fajarit” nga ana e Kadaresë. Unë i rashë në të dhe pa e hapur zarfin thashë me vete: “Si duket Ismaili na la opingat!” Në zyrë, nga kureshtja po më prisnin dy-tre diplomatë, që ishin ndodhur aty...Ishte letra që Ismail Kadareja ia drejtonte Ramiz Alisë, ku e njoftonte për vendimin që kishte marrë për të qëndruar me të gjithë familjen në Francë. Parandjenja fatale ishte realizuar!
    Gjeta mënyrën që të nesërmen letra t’i binte në dorë Reiz Maliles. Në Tiranë ishte hapur Konferenca Ballkanike. Dikush atje këtë rastësi e interpretoi si të bërë me qëllim nga Kadareja! Nuk vonoi reagimi i Tiranës. Një komunikatë e ashpër e ATSH-së shoqërohej me porosi nga Ministria e Jashtme që ajo të shpërndahej në të gjitha ambasadat e huaja, masmediat dhe në Ministrinë e Jashtme në Paris. Edhe në telegramin e mbyllur jepej e njëjta porosi me fjalë të prera. U ndodha ngushtë edhe nga fakti se komunikata e parë e ATSH-së ishte tepër bajate, e shkruar me nervozizëm. Ajo mbeti në zyrën time pa u shpërndarë, të paktën kopjet që mbajta për vete. Pak ditë më vonë shikoja me habi një kthesë në qëndrimin e Tiranës. Ministri vetë me telegram të mbyllur më udhëzonte me fjalë të matura se si ta trajtonim “çështjen Kadare”...”
    Në “Misioni i fundit” Arqile Semini shpjegon po ashtu se më pas Ministrisë së Jashtme i kishte propozuar të sipërmerrte një takim personal me Kadarenë, por i erdhi një përgjigje negative. Po ashtu edhe një homolog i një vendi perëndimor i qe afruar me ndihmën t’i organizonte privatisht një takim me shkrimtarin, madje kjo do të bëhej në shtëpinë e diplomatit të huaj në periferi të Parisit, por këtë gjë as ia shkroi Qendrës dhe as ra dakord me kolegun. As e kreu.

    Tedi Papavrami
    Në mes të dhjetorit 1985 në ambasadën italiane në Tiranë kishte hyrë familja Popaj, çka e kishte tronditur nga brenda regjimin, por edhe vënë në pozitë shumë të vështirë atë në opinionin publik ndërkombëtar. Pak javë më vonë, ndërsa kishte nisur viti 1986 dhe hyrë shkurti ndodhi edhe një ikje tjetër: Tedi Papavrami. “Ishte një ditë e zakonshme, aty nga ora nëntë e mëngjesit. Më mori në telefon ambasadori dhe me një zë pak të shqetësuar më tha që të zbrisja menjëherë poshtë në zyrën e tij...e gjeta në këmbë Maxhunin (ambasadorin) dhe sekretarin e parë të ambasadës (Eqerem Gaxhollin). Ata dukeshin te tronditur. Maxhuni me dha të lexoja letrën e Papavramëve, me të cilën shpjegonin arsyen përse kishin vendosur të qëndronin në Francë. Gjithë “sakrifica” e tyre justifikohej me dëshirën që t’i krijonin kushte optimale djalit të tyre të talentuar, Tedit, me një fjalë, mundësisë për të bërë karrierë. Pasi lexova letrën, unë desha t’i qetësoja shokët e mi, duke u thënë se “ishin gjëra që ndodhnin dhe se tani duhet të mendojmë si ta kapërcejmë situatën e krijuar!”
    Në vijim Arqile Semini rrëfen se iu desh ca kohë të merrej me “çështjen Papavrami”. “Bashkë me ambasadorin”, dëshmon, “shkuam në takim me të ëmën dhe Tedin çunak në Ministrinë e Jashtme. Takimi u bë në prani të avokatëve të familjes Papavrami. Ca kohë më vonë, me porosi nga Qendra, ndërmora një udhëtim me Ylli Qamiranin në drejtim të jug-perëndimit të Francës, ku shkova afër Bordosë, në një fshat ku ishte vendosur familja Papavrami. Por autoritetet lokale nuk më lejuan të takohesha me ta, bashkeqytetarët e mi, sigurisht me urdhër nga Parisi”.
    Po ashtu Semini, i kthjellët gjithnjë t’i çojë deri në fund e t’i kumtojë të qarta ngjarjet, idetë apo qëndrimet e tij, shkruan se “Për këtë çështje nga Ministria jonë e Jashtme erdhi një telegram i rreptë dhe që ngarkonte me përgjegjësi ambasadorin tonë, për mungesë vigjilence, sidomos që nuk kishim njoftuar me kohë ardhjen e befasishme në Paris të babait të Tedi Papavramit. Vura re se Maxhuni (ambasadori) po hezitonte për t’i kthyer një përgjigje Ministrisë. Unë ngula këmbë, që ai t’i përgjigjej menjëherë Ministrisë, se Tirana nuk na kishte pyetur fare kur i kishte dhënë vizën babait të Tedit dhe se ne e morëm vesh, qe ai kishte ardhur në Paris pothuajse “inkonjito”-sic na tha vete, gjoja për t’i bërë surprizë të shoqes, atëherë kur erdhi vetë në ambasadë. Më vonë, ne e sqaruam me vetë ministrin Reiz Malile, këtë çështje dhe ishte ky që na tha se edhe vete Ministria e Jashtme nuk dinte gjë për vizën e babait të Tedit. Vizën atij ia kishte nxjerrë Ministria e Brendshme. Pak më vonë, gjithashtu morëm vesh se kjo ëçshtje ishte diskutuar Lart në udhëheqje të Partisë dhe se punët ishin të ngatërruara, por së fundi çështja e vizës së babait të Tedit u la në heshtje. Kjo histori me familjen Papavrami, që u strehuan në Francë, si refugjatë politikë, na dukej si një sfidë e palës franceze, një lloj presioni për të nxitur hapjen e dëshiruar të Perëndimit për Shqipërinë. Ishte një konkluzion jo tepër i saktë dhe jo aq i qartë. Çeshtja “Popaj” dhe ajo “Papavrami”, a kishin lidhje me njëra-tjetrën?...Me mentalitetin e “vigjilencës revolucionare” mund të gjeje një lidhje logjike midis dy çështjeve. Kush mund ta dinte?! Megjithatë, unë nuk e vrava mendjen dhe aq shumë për të hyrë në analiza që më parë kërkonin disa elemente njohjeje nga fusha e zbulimeve, të cilën nuk e njihja. Sidoqoftë, unë dalloja një ndryshim thelbësor midis të dy çështjeve. Çështja e parë kishte vënë në provë forcën dhe vendosmërinë e principeve të “Murit të vetëizolimit”. Ndërsa tek çështja e dytë e Papavramëve, për shkak të implikimeve të familjeve të mëdha në Tiranë, më dukej se në këtë mes kishte njëfarë bashkëpunimi të heshtur midis palës shqiptare dhe franceze. Nuk arrija të kuptoja, se cili ishte pozicioni i vërtetë i Ramiz Alisë në këto çështje?...”
    Zhylien Rosh
    Zhylien Roshin, emri i të cilit shqiptarëve të dhjetë viteve të shkuara u kujton pronarin kryesor të gazetës tashmë të mbyllur “Korrieri”, Arqile Semini e ka peng. Në librin e tij i hap vend bisnesmenit francez me brengën që bashkëkombësit e tij të mos e harrojnë, “sepse mbetet një njohës dhe mik i vjetër i Shqipërisë”. Në “Misioni i fundit” ka shumë dëshmi të besueshme të këtij përkushtimi, mes tyre edhe një artikull që në 18 korrik 1991 Rosh e kishte botuar në gazetën “Le Monde”. Miku i vendit tonë qortonte atdheun e vet se “Franca nuk ka treguar as interesin më të vogël serioz për Shqipërinë”.
    Nostalgjia e Arqile Seminit për Zhyljen Rosh, të cilin e kishte njohur në shkurt 1986 në mjediset e një koncerti ku merrte pjesë edhe Tedi Papavrami, ka një sinqeritet prekës. Vëmendjen, por edhe dashurinë e veçantë për të, ia kishte shtuar qëndrimi i ftohtë dhe pothuaj diskriminues i një diplomati të ambasadës, atasheut tregtar. Ky nuk e kishte propozuar as si person që mund të ftohej në takimin dhe festimin jubilar të festave të fundnëntorit, status të padrejtë që vetë Semini, duke qenë numri dy i përfaqësisë sonë diplomatike dhe për një vit e gjysmë edhe titullari i saj, ia kishte përmbysur. I dha vendin e merituar në shenjë të një respekti të thellë.

    Sadik Premte
    “Mbaja lidhje të rregullta me shefin e shtypit të ambasadës greke, i cili e njihte Shqipërinë dhe shqiptarët”, tregon Arqile Semini një çast. Pastaj vazhdon “Befasisht një ditë tha se kishte miqësi me Sadik Premten. Unë nuk reagova”. Radhën tjetër tek të dy shkonin për të ngrënë drekën në lagjen “Kartie Laten”, ku në Paris ka shumë restorante greke, diplomati helen iu lut t’i plotësonte një kërkesë “Xhepit”, pseudonimi i luftës i Premtes. Dëshironte të vizitonte Shqipërinë. “I thashë hapur se kjo ishte e pamundur”, shkruan në libër Semini, “Tirana do ta refuzonte në mënyrë kategorike”. Por kolegu grek kishte nisur t’i shpjegonte se Sadik Premte tashmë ishte plak i sëmurë dhe në buzë të varrit dhe se lypte dhembshuri nga shteti i vet deri sa të shkonte në Vlorë, të përqafonte një mbesë që kishte atje dhe pastaj le të vdiste. “Këto fjalë me prekën”, pohon diplomati shqiptar, “dhe i shkruaja Tiranës. Përgjigja dihej: heshtje dhe mos e kruaj”.
    Më tej Arqile Semini nuk shkruan më për “Xhepin”, që në mospërputhje të plotë pikëpamjesh me Enver Hoxhën dhe i rrezikuar, u arratis nga atdheu në ditët kur ende Tirana nuk qe çliruar përfundimisht nga ushtria partizane. Diplomati shqiptar u kthye në Tiranë në 27 maj 1991, ndërsa Sadik Premte kishte ndërruar jetë në 7 prill. Më pak se tre javë më parë, në 20 shkurt, kishte lexuar gazetat franceze dhe parë në televizion si ishte bërë i pjerrët e pastaj qe shembur përdhe monumenti i Hoxhës. E mbylli jetën e tij 78 vjeçare në kryeqytetin francez, në një apartament të ngushtë dhomë e kuzhinës dhe pasi kishte vuajtur dy infarkte të miokardit.

    Ylli Polovina
    Tiranë më 2 shtator 2011
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn plaku per kte shkrimin me arqile seminin etj.
    gjera interesante.

    plaku..
    e kupton ti kte ceshtjen .. erdhi e bija e kadarese etjetj.. se pse permenden aty?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir zoti Plaku..

    meqe me kerkove sqarim ne mesazh privat po te sqaroj..

    Ne regjimin enverist.. ka pasur rregulla te shkruara e te pa shkruara..

    mosbesimi.. ishte ligji nr 1 i enverit..
    ai nuk besonte kerkend..

    nga ky ligj i pa shkruar i tiji buronin dhe ligje tjera te pa shkruara..

    njeri nga keta ishte..

    asnji shtetas i shqiperise.. nuk mund te dilte jashte.. ne se ne shqiperi nuk ishte si peng.. familja..

    si duhet kuptuar kjo..

    si tek bankat..

    nje banke i jep dikujt borxh.. pra kredi vetem ne se kredi-kerkuesi paraqet nje "peng".. pra nje objekt sigurie..
    psh don hasani me ble kerr..
    i duhen para..

    banka i thote.. kush je ti hasan djali?
    un jam hasani thot ky qe kam ne prone nje shtepi qe kushton 100 000 euro psh..
    silli letrat ketu i thon banka.. pra me bej mua thot banka pronar te shpise e un ti jap leket qe te duhen.. pra ti jap 50 000 euro vetem me kushtin qe shpija 100 000 euro behet e bankes..

    Kur mi kthen keto 50 000 plus rent..ta jap dhe tapin e shpise..

    ky eshte parimi i bankave..

    parimi i enverit ishte keshtu..

    hasani mund te dale jashte shqiperie vetem ne se ne shqiperi mbetet "pasuria" e hasanit..
    kush ishte pasuria e hasanit?

    jo shpia jo kerri jo frigoriferi apo lavatricja..
    joo..
    ishte femija i hasanit.. me gjith grua nene baba vella moter etj..

    Pra ti hasan do shkosh jashte per te kryer nji mision apo nji detyre shteti apo shkollim apo specializim.. vetem kur "pasuria" juaj qendron ketu brenda.. pra kur femija gruaja baba motra etj jan brenda kafazit tim..pra brenda territorit te telo-gjembezuar te shtetit shqiptar..
    pra ne se ti hasan e dredh andej..pra nuk vjen me apo flet dicka.. athere "pasuria" jote ketu brenda ndeshkohet rende.. pra familja jote denohet keq..psh burgosje e internime te renda..

    Ketij rregulli nuk i bente kerkush perjashtim..

    pra qe nga studenti apo punonjsi i ministrise qe nga marinaret e shoferet e eksportit.. e deri tek ambasadoret e ministrat apo antaret e byrose politike.. nuk mund te shkonin jashte ne se nuk mbetej familja brenda..

    pse behej kjo..

    qe ai qe dilte jashte te mos e shkonte ne mendje qe atje te kerkonte azil politik e te fliste kunder regjimit..
    kush guxon te beje dicka kur e di se kjo do shkaktoje tragjedi tek femija i tije apo nena gruaja motra e baba..?
    vetem te cmendurit ose idealistet e medhenj..

    Ky ligj i pa shpallur ishte "forca" e vertete e enverit..

    Pse shum te arratisur nga regjimi i enverit apo te ikur qemoti nga shqiperia detyroheshin ti lepiheshin ambasadave te Enverit?

    Sepse cdo i arratisur apo i ikur.. qemoti.. e kishte dike ne Shqiperi..

    Ne mos gruan kish femijen.. ne mos femijen kishte nenen.. ne mos nenen plake kishte te bijen apo baben apo fisin..
    Kjo eshte dhe arsye pse disa jan arratisur me kuc e mac..psh ne zonat kufitare shpesh ikej jo me 2-3 persona por me 20 30 40 persona.. qe regjmi te mos kish ke ndeshkonte..
    Me keto mjete pra detyronte regjimi qe ti bindeshin e ti rrrinin sus qe nga konispoli deri ne boston.. qe nga kopliku deri ne Melburn.. qe nga tirana deri ne Paris..
    Pra kryemetoda e nenshtrimit ka qene.. Guxo po deshe..un te ndeshkoj femijen..

    Po e sqaroj kte Plak i dashur dhe per ti dhene pergjigje "qeverisblu" i cili me pyeste nji dite se si mundi enveri ti nenshtroje te gjithe.. pra si ata brenda si ata jashte..

    Pikerisht me kte ligj ka lidhje dhe ceshtja e Kadarese kur eshte ne ankth..se kur po i vjen vajza..
    pra ai pret sa e bija te jet diku ne aeroplan.. ne ajer 10 mij metra lart larg grykave te topave te enverit..
    pra kadare pret ne ankth.. sa te bindet qe.. dhe e bija eshte larg ganxhave te sigurimit envero zylyftaro ramizo-ist.. e pastaj qe ai kadareja te guxoj te shpall vendimin qe ka ne koke..pra te shpalle..se eshte kunder rregjimit..

    aso kohe.. nuku ishte aq i forte kontrolli ..
    psh ne vitet 50 60 70 80 as qe mund te arrinte dikush ti kishte ne nji moment te gjithe familjen jashte shtetit..
    mirpo jemi ne fund te regjimit..pra dikund nga 90 ta.. kur kadare ja mbrrin atij casti..
    pra ai eshte ne france.. helena eshte ne france.. njera nga vajzat eshte ne france.. dhe i ka mbetur vajza tjeter..
    kte e kupton arqileja (atashe kulturor i shqiperise ne paris aso kohe) por dhe ai miku francez..prandaj i lutet per vize ambasades qe ai gjoja se po shkon per ceshtje kulturore kinematografike.. ne tirane.. e meqe njihet si mik me shqiperine.. e shfrytezon.. kte rast..plus situaten e turbullt ne tirane.. dhe merr me vete ne kthim nga tirana.. gresen.. te bijen e kadarese..
    pra vjen casti i shum pritur.. qe nje qytetar i shqiperise me ne fund ndodhet jashte gardhit..pra jasht kafazit enverist.. me krejt "pasurine"..pra me krejt te dashurit e tij.. helenen dhe dy vajzat..
    dhe..vetem mbas ketij casti.. pra kur sigurohet se ai me krejt familjen jane tashme ne token franceze.. KADARE SHPALL IKJEN:. pra ate qe aso kohe ishte bomba e madhe.. qe i ra regjimit..
    ti e mban mend besoj se si u trondit ato dite enveroizma e diaspores shqiptare.. sidomos lpk-ja..
    u terbuan..
    i mban mend besoj reagimet bombastike te atyre..
    pra jo kushdo qe nuk i di keto qe tregova mund te kuptoje ate kohe..

    Prandaj ne demokratet e vleresojme ate Kohe qe erdhi.. qe kushdo shqiptar i vetem apo me familje iken e vjen pa u trembur se cdo ti beje sigurimi..
    Kur them sigurimi dmth Partia..

    mirpo kete Fitore madheshtore nuk e kuptojne te huajt..
    e kulmi bejne sikur nuk e kuptojne kulisheria enveriste..

    po nejse..

    ..

    edhe i her pra..lavdi Azemit e Berishes..qe.. e sollen kte dite kur shqiptari leviz lirisht pa u trembur nga ndeshkimi..

    ..


    PLAK..

    aty flitet dhe per rastin papavrami..

    vertet qe djaloshi femije..papavrami TEDi iku me te jatin e te jemen..

    por shteti aso kohe ndeshkoj ata qe mbeten..

    Pra u ndeshkua Gjyshi e gjyshja e Tedit..
    Ata u muarren me dhune nga shpija e tyre ne tirane dhe u internuan diku neper gulage..
    aso kohe plaku ishte vertet shum plak dhe gjith tirana u trondit kur pan skenen se si i famshmi doktor i famshem.. me gjith gruan e tij plake u vidhisen.. perdhunshem.. e u cuan gulageve.. dhe mos gaboj dhe andej vdiqen..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-09-2011 më 03:20

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ju falenderoj per sqarimet Brari nerum, po ky cobo skenderi kush ashete mos jet dikush nga hito cakot?
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 14-09-2011 më 11:25
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443




    Çobo Skenderi: Pyetje Nexhmije Hoxhës
    E Hene, 12-09-2011, 07:07pm (GMT+1)

    Çobo SKENDERI

    PYETJE…NEXHMIJE HOXHËS

    Sa prindër pa fëmijë ke lënë ti?
    Sa fëmijë jetimë dhe pa çati?
    Sa motra pa vëllezër, sa?
    Sa burra pa motra e pa gra?
    Sa vatra shove që në mëngjes?
    Sa dashuri këpute në mes?
    Sa zemra nxive si shark?
    Sa jetë mbyte që në bark?
    Sa varre ke lënë pa emra?
    Sa meshkuj dhe sa femra?
    Sa helmove ditën dhe sa natën?
    Sa vocërrakëve ju kalle datën?
    Sa zhduke me të stisurit gjyqe?
    Sa minare dogje dhe sa kryqe?
    Sa për shokun Tito bëre kurbanë?
    Sa për Mao Ce Dun vëllanë?
    Sa për të Stalinit mustaqe?
    Sa për ahengje dhe sa për rraqe?
    Sa djem e vajza vure në litar?
    Sa mbyte në puse dhe sa në zjarr?
    Sa shokë të njohur në hell i poqe?
    Sa mikesha e sa shoqe?
    Sa punëtorë dhe sa fshatarë?
    Sa artistë dhe sa shkrimtarë?
    Sa ushtarë dhe gjeneralë?
    Sa bashkëkombas rrënjëdalë?
    Sa dete gjaku ti ke pirë?
    Sa ton flori ne na i ke fshirë?
    Sa vjet drejtove Shqipërinë?
    Sa si Helenë, e sa si Cian Çin?
    Sa zagarë pate rritur?
    Sa të blerë e sa të shitur?
    Për këto na fol,
    o zgjyrë e çdo zgjyre!
    O mënxyra e çdo mënxyre!!!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Lereni nje coftine qe nuk luane rol , pore kapeni kulshedrat e gjalla qe jane duke ja nxjerre Shqiperise faqen e zeze.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dhimiter Lala: Gjashte vitet e jetes sime ne burgun e Spacit

    Izaura Ndoj

    Vitet '70-te ishin vitet kur krijimtaria e artisteve shqiptare u gjet nen kontrollin e rrepte te censures. Per kete arsye, shume emra te njohur te kinematografise dhe letersise shqiptare u denuan per propagande dhe agjitacion ndaj "Partise". Mes emrave te nderuar te kineasteve shqiptare qe u censuruan, eshte edhe ai i operatorit Dhimiter Lala. Nje emer qe eshte i lidhur ngushte me themelimin e dy institucioneve te rendesishme te kultures dhe propagandes, Kinostudios "Shqiperia e re" dhe Televizionit Shqiptar. Arkivi Shteteror i Filmit ne 80-vjetorin e lindjes, paraqet historine e operatorit qe themeloi kinostudion "Shqiperia e re" dhe Televizionin Shqiptar ne nje takim organizuar mes miqsh dhe kineastesh. Me kete rast, u promovua edhe albumi fotografik kushtuar karrieres se tij te shkurter, te nderprere ne mes nga diktatura komuniste. Operatori Dhimiter Lala ka qene nder pionieret qe kane xhiruar metrat e pare te filmit shqiptar, nje vit pas themelimit te Kinostudios dhe nder te paret qe xhiruan ne TVSH, qe prej vitit 1971, vit kur nisen edhe transmetimet ditore te ketij televizioni. Karriera e tij ishte e suksesshme, deri ne mesin e viteve '70-te, kur filloi "gjuetia e shtrigave" ndaj intelektualeve dhe figurave te njohura te artit. Dhimiter Lala ishte viktime e atij sistemi, e atij mekanizmi qe shkaterronte cdo lloj vlere dhe qe provokonte, ndeshkonte e denonte te gjithe ata qe shkonin kunder rrymes, ata qe e kishin kuptuar me kohe falsitetin dhe deshtimin e atij regjimi diktatorial. Ne vitin 1976, ai u denua me 6 vjet burg per agjitacion dhe propagande. U keput ne mes endrra dhe rruga e tij drejt artit, u shkaterrua familja dhe per mese nje dekade, nisi udha e ferrit per artistin e pasionuar. Dhimiter Lala u lind ne vitin 1931, ne Pogradec. Ne fillim te viteve '50-te, filloi pune ne Kinostudio, si pergjegjes i kinemave te Tiranes. Ne vitin 1953, filloi pune si asistent-kameraman dhe me pas si kameraman. Ka xhiruar shume filma kronikale dhe dokumentare, dhe ne disa prej tyre ka punuar edhe si realizues. Puna e pare e tij ishte filmi i shkurter "Femijet e saj", ku punoi si asistent kameraman, bashke me Sokrat Mushen. Nga viti 1971 - 1974, ka punuar si kameraman prane Televizionit Shqiptar. Ne vitin 1975, burgoset per "agjitacion e propagande". Ne vitin 1957, eshte dekoruar me "Urdhrin e punes te klasit te trete" per filmin "Pusi 542" me regji te Ilo Pandos, dhe ne vitin 1969, me urdhrin "Naim Frasheri" te klasit te dyte, per filmin dokumentar "Dyluftim me flaket", si kameraman dhe realizues. Ka marre dhe disa urdhra e medalje te tjera. Pas burgut, me 1982 jeta e tij mori tjeter drejtim, ate te mbijeteses dhe pas viteve '90-te u perball me harresen dhe mungesen e vemendjes. Ai eshte krijues qe i ka dhene vlera ne kinemane shqiptare, kontribute te pamohueshme e te cmuara. Sot nuk gezon as pension te posacem qe i takon me ligj, pasi ka qene edhe artist i vleresuar, edhe i denuar politik, edhe veteran lufte. Jeton me kujtimet dhe brengat e se shkuares, duke pasur gjithmone nostalgji per Pogradecin, per Kinostudion, Televizionin dhe te gjithe miqte e shoket e tij qe e deshen e i deshi.

    Ne kuader te 80-vjetorit tuaj te lindjes, AQSHF-i organizoi kete aktivitet per te sjelle nga afer jeten tuaj si operator. Si ndjeheni?

    C'eshte e verteta, jo se cdo gje e kam harruar, por sot ato qe pashe ne ekran dhe miqte qe me nderuan ne kete aktivitet per sukseset qe kam arritur gjate viteve te rinise time, sigurisht qe eshte nje kenaqesi shume e madhe. Jam prekur shume kur shikoj filmat qe kam xhiruar ne fillimet e karrieres sime, dhe them me veten time, si eshte e mundur qe gjithe kete pune universale e kam pasqyruar me ane te aparatit tim te filmit.

    Ne kulmin e karrieres suaj u shkeputet per shkak te burgosjes ne burgun e Spacit, per "agjitacion dhe propagande"?

    Po, eshte e vertete. Ne shkollen e partise, Fiqerete Shehu deshi te me rehabilitonte, por une nuk pranova dhe per kete arsye me burgosen me 6 vjet ne Spac. Pas shtate muajsh hetuesi, hetuesi Fatos Trebeshina me kontaktoi dhe me tha se do te denohesha e do te shkoja ne nje kamp. Keto 6 vite burgim i realizova me nder, ku cdo dite punoja, deri ne vitin 1982, kur dola nga burgu. Pas daljes sime nga burgu, kam punuar tre vjet ne Uzinen Dajti, si punonjes ngarkim-shkarkimi, dhe ne vitin 1987, kam dale ne pension. Qe nga viti '87-te deri ne keto momente, kam qene ne pension.

    Keni ndonje peng te parealizuar ne jeten tuaj?

    Ne pergjithesi, te gjitha dokumentaret qe kam bere une, edhe pse kane qene te urdheruara nga drejtoria, ekzistojne edhe sot e kesaj dite. Krijimtaria ime nuk u fokusua vetem ne Shqiperi, por edhe ne Itali, Kine e shume vende te tjera, ku une kam realizuar dokumentare qe jane te arkivuara edhe sot. Ne te gjitha sferat e jetes qe ishin atehere, une i kam filmuar me aparatin tim. Gjate kesaj karriere nuk kam asnje peng.

    Ke pasur veshtiresi gjate viteve te komunizmit, duke ditur qe te realizoje nje dokumentar ne ate kohe duhej ta kishe mire me te gjithe drejtuesit?

    Me te gjithe udheheqesit e kam pasur punen mire, nuk kam pasur pengesa ne profesionin tim. Gjithmone kam qene nje djale i shkathet dhe e fokusoja mire punen e operatorit dhe detyren qe me jepnin. Nuk me ka shpetuar asnje moment qe ia vlente te filmohej.

    Ne kete kohe ju vjen ne mendje ndonje moment i vecante gjate punes tuaj?

    Mbaj mend qe ne inaugurimin e shtepise muze te "Luigj Gurakuqit" ishte nje takim i madh, ku ishin te ftuar shume personalitete. Ne ate kohe, erdhi ministri i Arsimit Thoma Daljani dhe preu shiritin e perurimit. Ne keto momente, une po takoja ca miq dhe na iku si pjese. I thashe regjisores se do ta rregulloj dhe ashtu ndodhi, pasi mbaroi aktiviteti iu afrova ministrit dhe i thashe qe ta priste dhe njehere shiritin, dhe ashtu ndodhi. Kjo ka qene nje situate e vecante per mua.

    --

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Brari i jati i Tedit Berti kishte miqesi me djemte e Enverit ....ata ja nxorren vizen ...
    gjyshi i Tedit donte qe nipi te studionte jasht .....
    Kur u larguan ata ne France ja prishen shtepine qe e kishin tek medreseja (shtepi private me baçe te madhe )e ndertuan pallate .....
    gjysherit i internuan ...nuk me kujtohet mire por me duket ne Lushnje ....(nuk jam e sigurt shume )
    gjyshja nje grua zonje jetonte dhe mbas demokracis i kam takuar ne 92 pak a shume ...
    filluan te ndertonin shtepin aty ku e kishin pasur por nuk ishte siperfaqa e dikurshme ..
    ndermjet dy pallateve ...
    Berti i plakur nga vitet me tha qe shtepia po i hante te gjith kursimet qe kishte mbledhur keto vite te emigracion ....
    Bo... gjith ajo shtepi .... mamaja i vdiq me vone ...nuk besoj te jetoj njeri atje tani...
    E njerzit mundoheshin te jetonin mire me pune , me merita ,me miqsira etjetj ...
    Tedi eshte perkthyesi i Kadares por keta njerez nuk ngjasojne per nga njerzilleku me Kadaren ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i mbaj mend ato dite.
    dhe shpin e tyre e mbaj mend karshi medresese..
    kurse nje mik me tregonte kur internuan pleqte e mjere..e e kish pare skenen e dhimbshme..

    ..

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 23:58
  3. Dritëro Agolli: Historitë e sherreve të mia me Ismail Kadarenë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •