Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove

    Historia e Kishes katolike shqiptare ne Kosove


    Isak Ahmeti


    1.

    Tradita kishtare iliro-shqiptare ne Kosove
    Te shkruash per historikun e Kishes katolike shqiptare ne Kosove, perkatesisht ne Dardani [1], domethene te shtetgtosh dhe te hulumtosh neper shekuj pjesen me te ndritshme, pjesen me te stuhishme te jetes sone kishtare dhe kombetare njekohesisht. Kete po e theksoj qe ne fillim per arsye se Kisha katolike shqiptare ne Kosove, si institucion i organizuar nder te paret ne Evrope, gjate shekujve ka ndikuar, kur e kur edhe ne menyre vendimtare, qe ta ruajme identitetin tone fetar, kulturor dhe kombetar. Le te perkujtojme se nga gjiri i kesaj Kishe kane dale edhe klerike e prelate te merituar kishtare, shkrimtaredhe veprimtare te medhenje qe kane luftura duke rrezikuar edhe jeten per t`u cliruar nga zgjedha e huaj (P. Budi, P. Bogdani, T. Raspasori, G. Krasniqi, Sh. Gjecovi, etj.), dhe per te ruajur identitetin fetar, kulturor dhe kombetar. Vete Hasi, Pjeter Budi, Andre, Lluke e Pjeter Bogdani, Gjon Nikolle Kazazi, Shtjefen Gjecovi, Dom Ndue Bytyci, Dr. Don Gasper Gjini dhe shume te Tjere, qe do t`i marrim ne shqyrtim ne nje kapitull te vecante, tregonse ata, si do te shprehej edhe E. Cabej [2], perfaqesojne nje lulezim te shenueshem te shkrimit e te literatures se Atdheut, pra edhe te Kosoves. Fakti qe keta nuk jane nje a dy, po perbejne nje varg burrash te pendes, na deshmon se ketu, pra edhe ne Kosove, edhe ne Shqiperi, nuk kemi te bejme me nje dukuri kulturore sporadike, por kemi te bejme me nje levizje mentore. Per keta njerez, sic eshte shprehur edhe albanologu me i madh i diteve tona, Eqrem Cabej [3], e per kohen ne te cilen jetuan, atdhe gjuhe e besim ishin nje trinom i pandare dhe ata luftuan duke rrezikuar edhe jeten, per ruajtjen e ketyre vlerave [4]. Eshte i madhe numri i atyre klerikeve dhe prelateve kishtare te Kishes katolike shqiptare te Kosoves qe nuk kane kursyer as jeten per t`i sherbyer Kishes shqiptare, per t`i sherbyer Kombit dhe kultures shqiptare ne pergjithesi. Klerike dhe prelate te Kosoves jo vetem qe perhapen fjalen e Krishtit ne shqipet, por kur e kur ata, si don Gjon Bisaku, Don shtjefen Kurti, dhe Don Luigj Gashi e ngriten e tyre te fuqishem, per te drejtat e shqiptareve, deri te Liga e Kombeve ne Gjeneve (5 maj 1930). E kontributi i Ate Lorenc Mazrekut, Don Anton Zogajt, Ate Pal Dodajt, Ate Klement Mirajt, Ate Bonaventure Gjecajt, Dom Mikel Tarabulluzi, Ate Luigj Palajt, dhe shume e shume te tjereve?
    Nga gjiri i kesaj Kishe ka dale, gjitheashtu, edhe figura e ndritur shqiptare e shekullit (XX), Nena Tereze, bartese e shume mirenjohjeve dhe dekoratave, cmimit Nobel per Paqe dhe tani se fundi edhe beatifikimi i saj.
    Kam theksuar edhe me pare se Dr. Dom Gasper Gjini [5], ka shkruar vepren monumentale Ipeshkvia Shkup-Prizren gjate shekujve [6]. Ne kete studim monografik, qe dalon prej tjereve nga mbareshtrimi dhe trajtimi shkencor i problemeve si dhe nga sintetizimi i te dhenave historike-arkivore-shkencore, ai ka paraqitur historine e dioqezes se Shkup-Prizrenit qe kape nje periudhe prej mbi 16 shekujve. Ndonese ky eshte studimi i pare qe ka nje vlere monumentale, per Kishen e Dradanise, perkatesisht te Kosoves ne vecanti dhe per historine kombetare ne pergjithesi, aty nuk e kemi te trajtuar edhe historine e Kishes katolike shqiptare te Kosoves te periudhes se re dhe me te re, vecmas ate te pas Koncilit te dyte te Vatikanit qe eshte poashtu e nje rendesie te vecante. Sepse edhe periudha e re dhe me e re e jetes se kesaj Kishe eshte e mbushur plot me akte heroike e sublime te martireve te Kishes, te Kombit, e te kultures shqiptare ne pergjithesi. Dhe mu per kete arsye mund te konstatojme me plote te drejte se istoria e Kosoves dhe jo vetem e Kosoves, por edhe e popullit shqiptar ne pergjithesi, mund te studiohet dhe te shkruhet ne menyre objektive dhe parimore vetem ne kontekst te Katolicizmit qe, sic thote edhe shen Pali, ai vete predikoi Ungjillin qe nga Jeruzalemi dhe rrotull deri n`Iliri [7]. Dhe ne nahi te Dardanise, perkatesisht ne Arkidioqesen e Prizrenit fene e Jezu Krishtit e ka perhapur vete Shen Matheu apostull [8]. Kete e ka pohuar edhe vete Farlati ne veprene tij te njohur “Illyricum sacrum”. Aty ai shkruan se Shen Matheu apostull e ka perhapur ne Cardani, perkatesisht ne Kosove, fene e Jezu Krishtit [9]. Qe atehere, prandaj, fillon ne nje menyre edhe istoria e Kishes katolike shqiptare edhe ne Kosove. Keto te dhena, por edhe shume te tjera qe dihen [10], na japin te drejte jo vetem mendojme, por edhe te konstatojme se Krishterimi ne Dradani, pra Kosoven e sotme (qe eshte teritor qendrore i Dardanise se dikurshme [11], eshte perhapur qe ne shekullin e pare, pas Krishtit. Mirepo jeta e kesaj Kishe ne shekujt e pare, por edhe me vone, ishte shume e veshtire dhe me plote rreziqe. Sepse ajo ishte e ndjekur, e salvuar. Per kete ka shkruar ne menyre rrenqethese edhe Shen Jeronimi, shkrimtar i shkelqyeshem me origjine shqiptare [12]. Ne Epistolae (Letrat), ai shkruan, pos te tjerash, edhe kete: “Me rrenqethet stati kure mendoj te tregoj per shkaterrimet ne kohen tone… Sa gra fisnike, sa virgjera kushtuar Zotit, sa njerez te lire dhe finike u dhunuan ne keto lufta! U moren rober ipeshkvinj, u vrane presbyter dhe rrembyes te tjere te ndryshem te kishes. U shkaterruan kishat. Prane ltereve te Krishtit u vendosen si ne grazhd kuajt. Kockat e martireve u nxoren nga varret. Kudo zi, kudo ofshe dhe hija e madhe e vdekjes…” [13].
    Ndonese bene jete te veshtire, jete martire, Kisha katolike shqiptare ne Kosove ishte e themeluar, e rregulluar dhe e organizuar mire, madje mjaft mire [14]. Ne kontekst me kete duhet te permendim edhe vitin 325, kur Konstatini i Madh, i nxitur nga vete Papa Liberi, thirri Koncilin e Nicese, ku moren pjese, pervec delegateve te Papes se Romes, edhe perfaqesuesit e Kishes se Dardanise (Kosoves). Dhe ne mesin e nenshkrimeve te delegateve te Papes, ghasim edhe nenshkrimin e ipshkvit te Dardanise “Dacus Dardaniae” [15]. Vete fakti se ne Koncilin e Nicese Dak Dardani merr pjese si metropolit i tere provinces, bashke me sufragane, si dhe menyra e nenshkrimit te tij ne krahasim me metropolitet e tjere [16], deshmon se territori kishtar dhe bashk me kete edhe kierarkia kishtare e Dradanise, ka qene themeluar edhe e rregulluar me heret sikur edhe ne viset tjera. Keshtu ka deshmuar, me nje varg argumentesh te pamohueshem, edhe studiuesi i rrale, Dr. Dom Gasper Gjini [17].
    Me kohe ne Dardani eshte rritur edhe numri i dioqezave. Per kete deshmon nje numer i madhe i dokumenteve kishtare [18]. Dhe kjo tregon se jeta fetare ne Dardani (Kosove) po gufante. Mirepo mbi rregullimin e mbrendshem te Kishes dardane jane ruajtur shume pak lajme nga shek. V. Ne kontekst me kete vlen te permendim edhe leterkembimet midis ipeshkvijve te Dradanise dhe Papes te Romes. Keshtu, per shembull, Papa Gelaziu, me 493, i drejton nje leter te posacme nje ipeshkvi te Dardanise, me c`rast e inkujaron qe te qendroje edhe me tej ne fene e vertete [19]. Nderkaq me 494 ipeshkvinjt e Dardanise i paten drejtuar nje leter Papes, Gelaziu, duke i premtuar se do te qendrojne konsekuente ne fene e vertete te Jezu Krishtit [20]. Edhe Papa, Simah, permes le trave te veta, qe kane gjitheashtu karakter institucional, inkurajonte, pos tjereve, edhe prelatet kishtare dhe mbare klerin e Dardanise per te qendruar besnike ndaj Kishes se Romes [21].
    Nga keto leterkembime midis Papes dhe ipeshkvinjve te Dardanise, leterkembime keto qe kane karakter baritor-institucional e kishtar, mesojme se Kisha e Dardanise (Kosoves) ishte mire e organizuar dhe se ajo qendronte konsekuente dhe besnike, n`ato kohe herezishe te shumta, ndaj Kishes se Romes.
    Historia e Kishes katolike shqiptare ne Kosove mund te veshtrohet, te studiohet vetem ne kontekst me ipshkvin e Scupit te lashte, te Justinianes se Pare (Justiana prima). Por vetem edhe ne kontekst me ipeshkvine e Shkup-Prizrenit, perkatesisht te Prizrenit. Ne kuader te ketyre dy dioqezave qe ndonjehere kishin perjetuar bashkimin personal ose kur e kur, per shkak te rrethanave politike, ishin “shuar” ose ishin riperterire, kishte qene e organizuar jeta kishtare ne keto hapesira. Dhe kontinuiteti kishtaro-administrativ i tyre nuk mund te kontestohet [22], ndonese pas termetit katastrofal te vitit 518 ne dokumentat kishtare nuk hasim ne lajme as per kishen as per ipeshvijt e qytetit te Scupit dhe te mbare Dradanise. Mirepo jeta kishtare vazhdon ne nje qender tjeter, ne Justiniana prima [23]. Dhe pse jo, kur dihet me saktesi se Justiniani (527-565) e ndertoi Justinianen e pare dhe e ngriti ate ne aspektin kishtar ne rang te argjipeshkvise dhe te mitopolise me te gjitha prerogativat. Ne fakt te gjithe njohesit e mire te kesaj problematike pajtohen njezeri se Justiniana prima eshte trashigimtare e ipeshkvise se Shkupit te lashte [24] qe qendroi besnike ndaj Papatin te Romes. Per kete unitet me Papatin e Romes deshmojne edhe Novellat X dhe CXXXI te Justinianit.
    Mirepo edhe Justiniana Prima, per shkak te dyndjeve te panderprera te popujve te ndryshem barbare dhe te sllaveve, nuk do te qendroje gjate. Dhe per here te fundit, me sa dihet deri me sot ajo permendet ne aktet kishtare ne vitin 602, kur Gjonin, argjipeshkvin e saj, perpiqet ta nderroje perandori Maurik (582-602). Kunder deshires autokratike te ketij perandori ishte angazhuar vete Papa i Romes, Gerguri i Madh. Kjo shihet qarte edhe nga korrespodenca e Papes, Gergurit te Madh, letrat e te cilit ishin adresura per Gjonin, argjipeshkvin e permendur, i cili, perkunder kundershtimit te perandorit Maurik, mbetet drejtues shpirteror i ketyre visive. Ky eshte njeherit edhe ipeshkvi i fundit qe permendet si argjipeshke i Justinianes se Pare [25].
    Dhe n`ate kohe, pas vitit 602, per Kishen katolike shqiptare te Dradanise (Kosoves), fillon nje kohe e veshtire, nje periudhe qe eshte quajtur me te drejte koha e erret [26], ndonese ne Koneilin e VII ekumenik, qe eshte mbajtur ne Nice me 787, marrin pjese, pos te tjereve, edhe ipeshkvinjt e Drdanise [27]. Dhe ky fakt deshmon se, ndonese ne kushte te veshtira, jeta kishtare ne keto hapesira ishte e organizuar mire, ndersa jeta pastorale i pershtatej kohes.
    Sa i perket dioqezes se Shkupit, ajo permendet ne mbarim te shekullit te IX. Ne nje dokument te shkruar ne gjuhen greke ne mesin e dioqezave te ndryshme permendet edhe selia e ipeshkvise se Shkupit, kurse ne fillim te shek. VIII e njohim emrin e nje ipeshkvie te saj. Ne fakt ky eshte njefare Marinus “episcopus… indignus sanctissmae Dei Genitricis de Scopia” (ipeshkev… i padenje i Shenjterueshmes Hylindese ne Shkup). Keshtu ai nenshkruhej ne letren e derguar Papes Inocentit III, 1204 [28]. Mirepo ky vit nuk mund te merret si “terminus post quem” i fillimit te kesaj dioqeze [29]. Nderkaq nga korrespondenca e Papes Inocentit III (1198-1216) mesojme mjaft per hierarkine kishtare te treves dardane [30]. Pervee dy arqipeshkvive, permenden ne keto letra edhe pese ipeshkvij sufragane si: Scopiensis (Shkupit), Nissiensis (I Nishit), Prisdiensisi (Prisrenensis, Prizrenit, Pristinensis –Prishtines I.A.) [31].


    2.

    Dioqeza e Shkupit dhe jeta kishtare ne kohen e sundimit te mbreterve serbe dhe ne kohen e dominimit turk
    Eshte theksuar me te drejte se Kisha katolike shqiptare e Dardanise (Kosoves) qe ne fillim te konstituimit te saj ishte zhvilluar nen ndikimet e ndryshme dhe te kunderta politike, kulturore dhe te riteve. Ajo eshte zhvilluar nen ndikimin e Romes, por edhe te Bizantit. Ndonese ne Mesjeten e hershme per kierarkine e Kishes shqiptare ne Kosove nuk kemi te dhena te mjaftueshme, gje qe eshte edhe e kuptueshme, pasi qe eshte fjala per periudhen e dyndjeve te barbareve dhe te sllaveve, prapeseprap ne kontinuitetin e saj prej koherave te meparshme, nuk mund te ndryshohet [32]. Dhe, perkuder peripetive te ndryshme historike, perkunder te perzierjes se perandoreve ne jeten e kishtare, perkunder pushtimit te ketyre visive nga barbaret dhe sllavet, Kisha katolike shqiptare e Kosoves, ka arritur t`i ruaje deri me sot, ndonese kohe pas kohe te cenuara, te gjitha ingerencat, te cilat i kishte pasur dikur Shkupi i lashte, Justiniana Prima, por edhe Ipeshkvia e Prizrenit. Dhe nga aperti kishtar, perkunder peripetive te ndryshme, kohe pas kohe edhe te nderprerjeve, te kushtezuara me situate politike, dioqeza e Prizrenit mbetet gjithnje ne jurisdiksionin e Papatit.
    C`eshte e verteta, jeta kishtare ne Kosove ne Kohen e sundimit te mbreterve serbe dhe te dominimit turk ishte shume e veshtire. Gjate kohes se sundimit te mbreterve serbe dhe te dominimit turk, Kisha katolike shqiptare e Kosoves kishte perjetuar nje Golgote te vertete. U ballafaqua edhe me apostazine e madhe (shek. XVI-XIX). E ballafaquar me rrezikun e islamizimit dhe ortodoksizmit skizmatik, Kisha katolike shqiptare e Kosoves detyrohet qe te struket neper male. Ligjet drakonike serbe si dhe ato turke kane lene gjurme te thella negative. Mirepo, perkunder kohes se sundimit te eger, ne keto treva kurre nuk u shua perfundimisht drita e fese katolike. Njemend shume kisha shqiptare te Kosoves u shendrruan ne kisha serbe ose xhami [33], mirepo vlera shpirterore dhe kulturore qe i krijoi kleri katolik shqiptar i ketyre aneve (qe nga Ate Pal Hasi e deri te Imzot Nike Prela etj.) kane mbetur si nje drite dhe zjarri, kane mbetur Kishe e gjalle e ketij trolli qe nuk shuhet.

    Dihet mirefilli se dioqeza [34] e Shkup-Prizrenit, perkatesisht e Prizrenit eshte sinonim e Kishes katolike shqiptare ne Kosove. Dhe mu per kete arsye po paraqes edhe disa te dhena relevante mbi dioqezen e Prizrenit, qe ishte bartese e aktiviteteve te rendesishme ne fushen kishtare, politike, kulturore, arsimore dhe kombetare, aktivitete keto qe, ndonese te ndjekura mizorisht dhe te perbuzura, kontribuan ne mase te konsiderueshme ne botimin e librave ne gjuhen shqipe, ne hapjen e shkollave shqipe etj. Duke ndikuar ne kete menyre drejtperdrejte ne kultivimin dhe pasurimin e identitetit tone fetar, kulturor e kombetar. Ne kontekst me kete le te perkujtojme edhe faktin se Kisha katolike shqiptare, vecmas ajo e ritit romak ne Shqiperi, ne shek. XIV-XV, ishte bere faktor i rendesishem ne ruajtjen e pavarsise dhe identitetit etnik shqiptar. Kjo Kishe, bashke me te edhe ajo e Prizrenit, perkatesisht e Kosoves, se bashku me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun ishin bere pararoje e qyteterimit te krishtere evropian. Sesht e tepert te theksohet se me kete rast Shqiperia ne shek. XV, pra edhe Kosova, ishte me shumicen e saj katolike romane, me dhjetera e dhjetera ipeshkvi dias prej te cilave, nderto edhe ajo e Prizrenit, kane nje histori sa te lavdishme poaq edhe te stuhishme, madje qe prej agimit te Krishterimit e deri ne ditet e sotme.
    Sa i perket, por, organizimit te Kishes katolike shqiptare ne Kosove, pervec asaj qe kam theksuar edhe me pare, ajo organizohej pre ipeshkvise katolike te Shkupit, e cila ne keto treva vepron qe nga fillet e krishterimit dhe prej ipeshkvise se Prizrenit. Kjo e fundit pas shkaterrimit ne kohen e dyndjeve barbareve dhe te ardhjes se sllaveve si duket i merr ingerencat juridike dhe titullore te Ipeshkvise se Justiniana Sekunda [35].
    Ne fakt edhe pse ipeshkvia e Prizrenit permendet ne dokumentet e Bazilit II (1020) si duket ka deshmi, ndonese ende hipotetike, se ajo permendet qe ne vitin 458, lidhur me Koncilin e Kalcedonit dhe qendrimeve ndaj tij. Ne letren derguar perandorit Leonit, ne mesin e ipeshkvinjve te tjere permendet edhe Pali, ipeshkev i Prinatenus (Paulus episcopus Prinatenus), qe kete disa prej sudiusve serioze, e identifikojne me Prizrenin, perkatesisht Prisrensis ne vitin 1096-1105. Pavaresisht nga kjo titullaret e kesaj ipeshkvie jane njohur gjate shekujve XI, XII e sidomos prej shek. XIII. Ne te vertete ne letren e Papes Inocentit IV, e dates 12.IV. 1253, ne mesin e sufraganeve te Ipeshkvise se Tivarit permendet edhe ipeshkvi i Prizrenit, kurse ne shek. XIV permenden tre ipeshkvinj, Dominikan Konrad (1313-1320), Bendikti (1335, 1338), Gjoni 1375) dhe ne fillim te shek. XV Dominicani Gjergj Panduzi (1404), pas te cilit gjate dy shekujve nuk permenden me ipeshkvinjt dhe ipeshkvia, megjithe qe Ipeshkvia si e tille nuk shuhet, sepse me 1618 permendet ipeshkvi Pjeter Katiqi [36]. Kuptohet se nderprerjet e vazhdimesise se titullareve te kesaj ipeshkvie (dioqeze) deshmojne qarte per veshtersite e shumta, por edhe per gjendjen e veshtire te shqiptareve katolike qe u gjenden nen sundimet e egra. Megjitheate Roma u ka bere vazhdimisht koncesione shqiptareve katolike ne pune te perdorimit te gjuhes popullore… edhe ne pune te hapjes se shkollave dhe vecmas te Kolegjeve shqipatre [37], qe kane dhene impulse te reja te jetes kishtare, kulturore dhe kombetare edhe ne treven e ipeshkvise se Prizrenit, te Kosoves.
    Kisha katolike shqiptare e Kosove, perkunder ngjarjeve te vrullshme politike, perkunder ndjekjeve nga ana e mbreterve serbe, sunduesve bizantine e despoteve te tjere, perkunder uzurpimit te Kishave katolike shqiptare nga ana e serbeve dhe myslimaneve [38], ka mbetur e gjalle nder keto troje duke dhene personalitete shume te shquara edhe per Kishen edhe per Kombin (Pjeter Bogdani, Tome Raspasani, Shtjefen Gjecovi, Gasper Krasniqi, Nena Terze, etj., etj.).
    Por vlene te theksohet me kete rast se Ipeshkvia e Prizrenit ripertrihet sidomos pas themelimit te Kongregates se Propaganda Fide (1622), kur edhe fillon rivendosja dhe riakntivizimi i klerit dhe Kishes katolike shqiptare ne Kosove. Me 12.II. 1618 ripertrihet Ipeshkvia e Prizrenit. Papa Pali i V per ipeshkv te kesaj Ipeshkvie emron Pjeter Katiqin. Mirepo me 1642 per ipeshkv te Ipeshkvise se Prizrenit emrohet Pjeter Mazreku, prizrenas, prelat ky shume i cmuar edhe nga Selia e Shenjte. Ne vitin 1651 Propaganda Fide e emroi Andre Bogdanin per ipeshkv te Ohrit, mirepo ne nderkohe i lejohet te qendroje ne Janjeve dhe ne Prishtine. Dhe ne mungesi te prelateve, Andre Bogdani, te cilit turqit ia kishin djegur shtepine e familjes, per shkak te aktiviteteve patriotike prej vitit 1666 nga ana e Propaganda Fides autorizohet qe t`i administroj te gjitha katedrat vakante ipeshkvore ne Serbi dhe ne Kosove, keshtu qe ne kohen e tij behet edhe bashkimi personal i arqipeshkvive te Ohrit, Shkupit dhe te Prizrenit. Ndersa arqipeshkvi e fundit e Ohrit, Franjo Soimiroviqi, kishte rezidencen ne Prizren. Mirepo pas nje marreveshje midis Andre Bogdanit dhe F. Soimiroviqit, Kongregata e emroi Andre Bogdanin per argjipeshkev te Shkupit, ndersa F. Soimiroviqin e transferoi ne seline e Ohrit [39]. Dhe qe nga koha e argjipeshkvit dhe martirit te Kombit, Andre Bogdanit e deri me sot dihen, madje pa shkeputje, titullaret e dioqeses se Shkup-Prizrenit, perkatesisht te Prizrenit [40], te cilet, kush me pak e kush me shume, kane kontribuar jo vetem ne ruajtjen e fese se te parve, por edhe ne zhvillimin dhe pasurimin e vlerave kulturore dhe shpirterore te frymes evropiane. Dhe jo rastesisht, prandaj Selia Shenjte per ipeshkev dhe arqipeshkev te Kishes katolike shqiptare gjithmone ka emruar shqiptare shume te arsimuar dhe me autoritet te madh sic sishin Pjeter Mazreku, Andre Bogdani, Pjeter Bogdani, Gjon Nikolle Kazazi, Mate Krasniqi, Pashk Trokshi, Lazer Mjeda, Andre Logoraci, Nike Prela, etj. Keta pishtare te Drites se Ungjillit, te arsimit kombetar dhe te kultures, ndonese ne rrethana te veshtira ender rreziqe te shumta, kane sherbyer, sic do te shprehej edhe F. S. Noli [41], pe t`i lidhur shqiptaret, per t`i bashkuar ata me Perendimin. Per keta njerez, siä do te shprehej edhe Cabej [42], e per kohen ne te cilen jetaun, atdhe, gjuhe e besim ishin trinom i pandare. Dhe lufta ata luftuan per ruajtjen e ketyre vlerave. Gjate jetes se tyre shohim ata te luftojne konsekuenetisht e me vullnet te pathyer ne lemin kishtar, politik, kulturor dhe patriotic. Te keto personalitete lufta per ruajtjen e fese se te parve dhe te gjuhes se bvendit, ne rrethanat e kohes, perbente, pra, nje njesi te pandare [43].
    Kisha katolike shqiptare e Kosoves, ndryshe nga ajo e Shqiperise, ka pasur nje ecje me te mire, me te favorshme. Ne fakt Kisha e Shkup-Prizrenit e deri me 1914 quhej arqipeshkvi. Mirepo prej vitit 1821 e deri me 1934 rezidenca ipeshkvnore ka qene ne Prizren, e pastaj kalon ne Shkup. Selia Shenjte, nderkaq, me aktin nr. CXXXIII nr. %53, dt. 2. X. 1969 beri serisht riorganizimin kishtar ne keto treva. Me kete akt u riperteri ipeshkvia e dikurshme e Prizrenit, keshtu qe e tere dioqeza quhet me emrin e ri: Ipeshkvia Shkup-Prizrenit, ndersa per komunitetin e katolikeve shqiptare emrohet per ipeshkev ndihmes “sedi datus” Nike Prela, intonizimi I te cilit behet ne Prizren me 6. I. 1970. Serisht me 1993, Selia Shenjte, pas shperberjes se ish-Jugosllavise, beri nje riorganizim kishtar ne keto treva. Emroi per ipeshkev rezidencial te Kosoves Imzot Nike Prelen (+), me rezidence ne Prizren, ndersa per vikar gjeneral Dom Ndue Gjergjin. Me ardhjen e Imzot Nike Preles, ne jeten e Kishes katolike shqiptare te Kosoves ndjehet nje gjalleri e dukshme si ne jeten shpirterore ashtu edhe ne veprimtarine e botimeve te ndryshme ne gjuhen shqipe, botime keto qe kane nje rendesi te madhe, jo vetem per historine e kishes, por edhe per historine e leterise shqipe.

    Ndersa ne nentor te vitit 1995, Selia Shenjte per ipeshkev te komunitetit katolike shqiptare te Kosoves emroi meshtarin dhe misionarin e merituar te ketyre aneve Dom Mark Sopin, shugurimi I te cilit per shkak te rrethanave te veshtira ne Kosove, u be ne Rome me 6. I. 1996. Ndryshim e statusit administrativ te Kishes katolike shqiptare ne Kosove ka pase edhe pas luftes se fundit dhe pas instalimit te administrates ndekombetare ne Kosove. Imzot Mark Sopi eshte trashegues i drejtperdrejte i Imzot Nike Preles dhe atyre prelateve te larte te Kishes katolike shqiptare te Kosoves qe, bashke me vendesit dhe me paresine e vendit kane mbrojtur me guxim interesat e popullit, lirine shpirterore dhe perparimin e gjithembarshem: AD MAIOREM DEI GLORIAM.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    KISHA KATOLIKE SHQIPTARE NĖ KOSOVĖ


    nga dr. Shan ZEFI




    Njė e vertetė historike qė s'mund tė mohohet

    Pėrhapja e krishterimit nė Kosovė, gjegjėsisht nė territorin e Ipeshkvisė Shkup-Prizren mund tė thuhet se zė fill qysh nė kohėn apostolike. Edhe pse mungojnė drejtėpėrdrejt burimet historike, arkeologjike..., megjithatė lypset tė kihet parasysh udhėtimet apostolike me predikimet e Shėn Palit apostull, veēanėrisht nėpėr qytete tė kėtyre anėve tė Evropės Juglindore pėrmes rrugėve tė njohura tė komunikacionit e tė tregtisė nė botėn ilire-romako-greke, siē ishin Heraklea, Linkestris, Nikea, Stobi, Scupi, Ulpiana... gjė qė dėshmon se krishterimi do tė ketė mundur t’i lėshojė rrėnjėt tashmė mė shekujt e parė. Ē’ėshtė e vėrteta, nė Koncilin Ekumenik tė Nicesė (Nicaenum 325) i gjejmė, mes tė tjerėve, edhe ipeshkvijtė e Dardanisė: Budin nga Stobi (Budius Stubiensis – tani Pusto Gradsko) dhe Dakėn e Dardanisė (Dacus Dardaniae), metropolit i provincave tė Dardanisė qė shtrihej nė atė epokė deri nė Naissus (Nishin e sotėm nė Serbi) dhe Veles (nė Maqdoni).

    Rrėnjėt qė nga Illyricum-i...

    Ky fakt dėshmon se organizimi kishtar i metropolites sė Dardanisė ishte i mirė, duke pasur metropolitin dhe ipeshkvijtė e saj e nė anėn tjetėr, mund tė thuhet se nė kėto pjesė tė Evropės krishterimi tė ketė pasur zanafillėn e vet qysh nė shekujt e parė, me gjasė si nė rivierat e Adriatikut shqiptar nė shkekullin e parė. Shėn Pali u shkruante me njė rast romakėve se e kishte pėrhapur krishterimin deri nė Illiricum (Rom 15, 19).
    Nga njė relacion i ipeshkvijve qė ia drejtojnė Papės Gjelasit (Gelasio 492) nėnshkruhen gjashtė ipeshkvi nga kėto anė. Kjo periudhė e Kishės me tė drejtė mund tė quhet si periudhė e artė. Selia e Prizrenit ishte tashmė e themeluar nė shek. V dhe nė atė epokė ishte sufragane e Durrėsit. Ky pohim vėrtetohet edhe nga njė fragment i njė relacioni tė ipeshkvijve tė provincave ilire apo tė Ilirisė, ku e hasim emrin e ipeshkvit tė Prizrenit “Paulus Prinatensis” Pas shkatėrrimit tė Justinianės sė dytė (“Justiniana Secunda”) qė ishte mė parė Ulpiana (7.5 km. nė juglindje tė Prishtinės) nga transmigrimet e barbarėve dhe me ardhjen e sllavėve, me gjasė selia ipeshkvore dhe titullarėt e saj transferohen nė Prizren. Ashtu si edhe qėndrat e tjera tė krishterimit nė Evropė, edhe nė Kishėn e vendit nė fjalė i kemi shenjtėrit e parė martirė qė kanė dhėnė jetė pėr dėshminė e Krishtit, si Shėn Flori e Shėn Lauri me shokėt e tyre (“plures socii”). Nė “Acta Santorum” pėrmendet edhe atdheu i tyre Dardania dhe vendi i martirizimit Ulpiana, kah gjysma e shekullit tė dytė ose edhe mė vonė, kah fundi i tė njėjtit shekull. Kjo dėshmi e kėtyre martirėve na lejon tė pėrfundojmė se krishterimi nė rajonet tona qe pėrhapur me gjasė nė shekullin e parė.
    Organizimi kishtar qė lulėzonte nė kėtė periudhė shpeshherė shkatėrrohej nga popujt apo fiset e ndryshme tė hunėve, gotėve, avarėve e, sidomos tė sllavėve, por edhe nga fatkeqėsitė natyrore, qė nė fakt kishte ndodhur njė dridhje (tėrmet) e tokės (518) dhe kishte rrėnuar jo vetėm Shkupin, por edhe 24 qytete tė Dardanisė.


    Tragjeditė qė filluan me dyndjen e sllavėve

    Me pushtimet e avarėve dhe dyndjet e sllavėve krishterimi nė kėto rajone ilire-shqiptare kishte pėsuar tragjeditė tė mėdha. Ē’ėshtė e vėrteta, organizimi kishtar duket tė ketė qenė krejtėsisht i shkatėrruar dhe pėr disa shekuj dioqezat (ipeshkvitė) e kėtyre anėve dardane nuk do tė figurojnė mė. Vetėm atėherė kur kėta popuj pushtues do tė fillojnė ta pėrqafonin krishterimin, duke jetuar nė zonat mė tė afėrta me grekė e nėn ndikimin e kulturės bizantine duket se kėta tė kenė qenė orientuar mė shumė kah Konstandinopoja, edhe pse nė kuptimin juridik vareshin nga Selia e Shenjtė. Nė vitin 732 perandori Leoni III Isaourico e bėri ndarjet e kėtyre rajoneve nga Roma (Selia Apostolike) dhe i nėnshtroi patrikanės sė Konstandinopojės, por populli shqiptar mbetet megjithatė besnik ndaj patrikanės sė Romės (Selisė sė Shenjtė).
    Periudha e dytė e kėsaj Kishe apo e krishterimit nė Ipeshkvinė e Prizrenit e karakterizon padyshim gjendja e pasigurt dhe e shkatėrrimeve, kėshtu qė iu nėnshtrohet dėshirave tė mbretėrve tė ndryshėm e tė huaj, veēanėrisht atyre bullgarė e serb, do tė thotė varėsisht se kush kishte mė shumė fat nėpėr luftėra. Nė kėtė periudhė tė errėsirės mesjetare pėrmenden megjithatė ipeshkvijtė e Shkupit, Ohrit, Manastirit, Strumicės, Lipjanit, e Prizrenit. Duket se ipeshkvijtė e kėtyre qendrave kishtare tė kenė qenė mė tepėr nėn ndikimin bizantin tė Konstandinopojės.
    Pėr arsye tė hapsirės nė vazhdim do ta kemi nė shqyrtim vetėm kėtė (selinė) tė fundit (Prizrenit). Nė Bullėn e Bazilit (1020) pėrmendet dioqeza e Prizrenit, qė nė atė epokė ishte nė juridiksionin e Ohrit (Ochrida), dhe tė dhėnat tjera mbi titullarėt e kėsaj selie na mungojnė deri mė sot. Nė kėtė shekull nuk kishte ende ndarje definitive mes Romės e Konstadinopojės, kėshtu qė s’mund tė flitet pėr njė provizion tė dyfishtė. Gjatė periudhės sė bashkimit (unionit) tė mbretit Kolojan me Selinė e Shenjtė pėrmendet ipeshkvi i Shkupit Marini (1204), mandej selia e ipeshkvive mbetej e zbrazėt pėr disa shekuj.
    Kah fundi i shek. XII dhe nė fillim tė shek. XIII (1197 – 1207) bizantinėt e kishin marrė Shkupin, Tivarin e Prizrenin dhe nė kėtė rast pėrmendet ipeshkėvi i kėsaj dioqeze tė fundit (Prizrenit) me emėr Abrahami, i cili me ipeshkvijtė tjerė tė provincės ia kishin drejtuar njė letėr Papės Inocentit III dhe nėnshkruhej si “humilis episcopus Sannctissimi epicopatus Prisdini Abrahami”. Nuk dihet se sa do t’i ketė zgjatur misioni i tij kanonik dhe se ēfarė do tė ketė ndodhur me tė, por dihet sigurisht se Prizreni bie nė duart e okupuesve (pushtuesve) serbė definitivisht mė 1214 / 16. Nga burimet e tjera mund tė kapet se ipeshkvi i Ohrit, Dhimitėr Hamatiani, nė vitin 1220 ia kishte dėrguar njė letėr protestuese ipeshkvit serb Savės, sepse ky prelat serb e kishte larguar ipeshkvin e Prizrenit, edhe pse ishte zgjedhur sipas normave tė parapara kanonike (supozohet tė ketė qenė me prejardhje greke) dhe zėvendėsohet me njė tjetėr serb. Prandaj qė nga atėherė selia e Ipeshkvisė sė Prizrenit duket tė ketė mbetur e zbrazėt pėr dy shekuj, e deri mė tash as qė kemi ndonjė burim tjetėr qė do tė fliste mbi titullarėt e tė njėjtes seli.
    Kėto janė, ndėr tė tjera edhe arsyet qė serbėt shpeshherė territorin e Kosovės e mbajnė si “djep i Serbisė sė vjetėr” e kohėn e fundit barazohej edhe me Tokėn e shenjtė – si “Jeruzalemi serb”..., por e vėrteta qėndron krejt ndryshe, sepse tė dhėnat historike, arkeologjike ... flasin nė favor tė popullit autokton shqiptar. Tė shohim nė vijim pse Kosova s’mund tė mbahet si dheu i serbėve?

    Kishat e para serbėt i ndėrtuan nė territorin e Rashkės

    Nė fakt, Kosovėn ata do ta pushtojnė pėr shumė vite dhe do ta nėnshtrojnė dy shekuj, duke filluar nga viti 1216 e deri mė 1450. Mė parė Kosova ishte nėn sundimin bullgar nga viti 850 e deri nė fillim tė shek. XI, ndėrsa perandorėt bizantinė dominojnė mbi kėtė territor tė Kosovės deri kah mbarimi i shek. XII, do tė thotė derisa nuk paraqitet nė skenė familja sunduese (pushtuese) serbe e Rashkės, qė do tė sundojnė pėr dy shekuj, e nga kjo familje sunduesi i parė qe Stefan Nemanja, i cili do tė arrijė ta zgjerojė territorin e vet nė tė gjitha drejtimet, si nė Diokle e nė Shqipėrinė Veriore, madje edhe nė verilindje nė Nish dhe nė vitin 1184/85 edhe disa rajone tė Kosovės. Vetėm nė fillim tė shek. XIII (1208) do ta okupojė Kosovėn Pėrendimore, por jo edhe zonat e Prizrenit. Mė 1216 e pushtojnė edhe Prizrenin dhe tashmė i tėrė teritori i Kosovės bėnte pjesė nė botėn e mbretėrisė serbe.
    Duhet tė thuhet se kishat e para serbe (qė i kanė propaganduar) aq shumė deri mė sot) do tė ndėrtohen nė territorin e Rashkės (nė veri tė Kosovės). Kėshtu p.sh., e kemi kishėn e Studenicės (Studenica) qė ndėrtohet nga Stefan Nemanja (ekziston edhe sot), mandej manastiri “Sv Djordje” afėr Novi Pazarit, manastiri i Zhicės (Zica), afėr Kralevės (Kraljevo) nė Serbinė qendrore qė ishte ndėrtuar nga sveti Sava si qendėr e Kishės ortodokse serbe. Vetėm atėherė kur nė shek. XIII Zhica (Zica) shkatėrrohet nga zjarri i njė ofensive tė tartarėve e tė kumanėve, atėherė selia e patriarkanės do tė transferohet nė Pejė nė pjesėn e Kosovės Perėndimore. Edhe manastiri i Milishevės (Milisevo) qė ka njė rėndėsi tė veēantė pėr Kishėn serbe apo pėr serbėt, menjėherė pas kėsaj tė Zhicės, do ta ndėrtojė Stefan I “Prvovenēani”, afėr zonės me kufirin e Bosnjės.
    Me kėto kisha e manastire serbe na imponohet njė ide e qartė dhe e saktė se djepi (e zemra) e Kishės ortodokse serbe gjendet, jo siē thuhet pa argumente shkencore nė territorin e Kosovės sė sotme, por pikėrisht ajo e ka zanafillėn e vet nė territorin e Serbisė. Do tė ishte e drejtė sikur tė thuhej se Patriarkana e Kishės serbe zhvendoset nė Kosovė pėr njė kohė, madje le tė thuhet edhe pėr njė kohė tė gjatė, por burimi i saj mbetet gjithėmonė mbrenda Serbisė.
    Me invazionin e pushtumin turk tė provincave shqiptare nė shek. XV, popullata e krishterė (katolike) pėsoi tragjedinė mė tė errėt nė historinė e sajė fetare e kombėtare qė zvarritet deri nė fillim tė kėtij shekulli e qė ka lėnė pasoja tė thella apo labile pėr krishterim: imponim i islamizimit tė dhunshėm (duke pėrfshirė edhe formėn tjetėr sipėrfaqėsore tė islamizmit – laramanizmin) nė dy tė tretat e popullatės shqiptare qė dikur lulėzonte; rrėnimin e tėrėsishėm tė mbi 30 ipeshkvive,mandej tė shumė abacive tė kuvendeve tė famshme benediktine, domenikane, baziliane, e franēeskane (vetėm kėta tė fundit disi do tė mbijetojnė), duke lėnė pas veti vetėm dėshmi arkeologjike tė gėrmadhave madhėshtore tė njė vitaliteti katolik nė Mesjetė.
    Jo vetėm ipeshkvitė e manastirėt do tė rrėnohen, por edhe shumė qytete e fshatra do tė shkretėrohen, ndėrsa popullata do t’i nėnshtrohet robėrisė sė gjatė osmane. Kush ia doli tė mbijetojė (nėse nuk iu ka nėnshtruar konvertimit nė islamizėm) pushtimet osmane detyrohet ta marrin udhėn e mėrgimit, nė Venedik, Sicili, Dalmaci, e mė kompakt nė Mbretėrinė e Napolit, ose do t’i rreken shkrepave tė larta malore, larg prej ēdo qytetėrimit, por mė tė lirė nė ruajtjen e fesė dhe kombit.
    Me shtypjet e forta e tė dhunshme qė i bėnin turqit mbi popullatėn e pambrojtur shqiptare, lindi edhe njė fenomen i rrallė nė botė – dukuria e laramanizmit qė edhe sot ka mbetur gjallė. Pra, nė periudhėn e shtypjeve tė rėnda osmane gjatė islamizmit ndėr shqiptarė vėrehen qė nga fillimi fenomene tė huaja tė sinkretizmit religjioz ose dukuria e laramanizmit (kriptokristianizmit) ose edhe nė shqipe shprehja simptomatike e laramanėve tė krishterė (katolikė e ortodoks) e qė ka mbetur ende nė jetė.
    Nga shumė burime tė botuara e nė dorėshkrime, veēanėrisht relacionet e redaktuara nga (argj)ipeshkvijtė e misionarėt, hedhin dritė tė mjaftueshme mbi gjendjen e gjithmbarshme religjioze e morale tė shqiptarėve gjatė pushtimit turk tė provincave kishtare. Mund tė thuhet se shqiptarėt e krishterė ishin tė shtyrė ta fshihnin jetėn e tyre tė jashtme tė krishterė, mirėpo, ndėrkohė, filloi degjenerimi i zakoneve, dokeve, bindjes fetare... Ndėrgjegja e tyre pėr shtrirje (simulim) u shua pothuajse krejtėsisht dhe lajmėrohet pėr herė tė parė fenomeni i apostazisė, ndėrsa mė vonė edhe ai i skizmės, qė po zvarritet me shekuj tek ne. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė ishte nė rrezik krishterimi tė zhduket pėrgjithmonė nga dheu shqiptar, por rrezikohej edhe gjuha, doket, kostumet... nga njė relacion e vitit 1584 qė ruhet nė Romė pėrmenden edhe qendrat e katolicizmit qė kishin mbijetuar shkatėrrimet dhe dhunėn osmane dhe ato ishin: Shkupi, Prishtina, Krushevci. Montenegro di Scopia, Trepēa, ndėrsa nga burimet tjera duhet tė shtohen edhe Prizreni, Peja dhe ndonjė vend tjetėr mė i vogėl.

    Njohja e vetvetes nė mijėvjeqarin e ri

    Periudha e tretė fillon kur themelohet Kongregata pėr Ungjillizimin e Popujve nė Romė (Propaganda Fide – 1622). Nė fakt nga kjo kohė e tutje e kemi njė pėrkujdesje tė veēantė qė i kushtohet diasporės dhe vendeve misionare, nė mesin e tė cilave bėnte pjesė Shqipėria etnike (Shqipėria, Kosova, Maqedonia, dhe Dioqeza e Tivarit). Papa Pali (Paulus – 1605 – 1621) e kishte emėruar tashmė njė ipeshkv me emėr Pjetėr Katiq (1618) nė selinė e Ipeshkvisė sė Prizrenit dhe mė 1624 do tė emėrohet ipeshkėv nė tė njėjten seli Pjetėr Mazareku, por vetėm pėr tre muaj, sepse do tė emėrohet argjipeshkėv i Tivarit. Si ipeshkėv i Prizrenit mbahet nė mend njė “fra Giovanni da Poseggha Bosnense”, qė me 1642 emėrohet ipeshkėv, por nuk kemi tė dhėna se a do tė ketė qenė shuguruar ipeshkėv meqenėse supozohet tė ketė qenė i vrarė nga turqit. Mė 1650 Papa Inocenti X (1644 – 1665) do tė emėrojė njė ipeshkėv tjetėr nė Prizren, e ky ishte Franjo Sojmiroviq, ndėrsa njė vit mė vonė, mė 1651 Kongregata pėr Ungjillėzimin e Popujve (Propaganda Fide) e emėron Andre Bogdanin argjipeshkv nė Ohėr, mirėpo sė shpejti do ta marrė selinė argjipeshkvore tė Shkupit, ndėrsa Franjo Sojmiroviqi vendoset nė selinė e Ohrit. Juridiksioni i Andre Bogdanit nė atė periudhė shtrihej nė territorin e Tivarit dhe nė tė gjitha rajonet e Serbisė. Nė kėtė kohė selia e Ipeshkvisė sė Prizrenit shuhet, ashtu qė nuk kemi titullarė tė saj, por me emėrimin e Pjetėr Bogdanit si argjipeshkv tė Shkupit ėshtė bėrė njė bashkim i dy ipeshkvive me njė territor kishtar. Deri nė vitin 1914 Ipeshkvia Scopiensis nuk i ngjitet Ipeshkvisė (katolike) tė Beogradit. E njejta seli mė 1969 (me dekretin 2 tetor nr. CXXXIII/n. 53) riorganizohet nė kėto rajone dhe denominohet Scopiensis – Prisrianensis (Shkup – Prizren) duke u shtrirė nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Sanxhakun verior (nė Serbi), por nė anėn tjetėr territori i Sanxhakut jugor i jepet Argjipeshkvisė sė Tivarit (Bari – Mali i Zi).
    Dhe sė fundi mund tė thuhet se Kisha Katolike te shqiptarėt nė Kosovė e kishte vazhdimsinė e saj historike, edhe pėrkundėr ca ndėrprerjeve tė shkurtėra apo tė gjata nė vazhdėn e shekujve tė krishterimit dhe ajo na mėson se prania e shqiptarėve nė Kosovė ka qenė gjithmonė e pėrhershme, ndėrsa Kisha ortodokse serbe dhunshėm (zh)vendoset nga Serbia nė Kosovė, pikėrisht siq nguliten mė vonė edhe turqit me xhamitė e tyre qė, sė bashku me serbėt, rrėnuan e pėrvetėsuan kishat tona shekullore.
    Njerėzimi sikur tė ishte mė i urtė dhe mė i menēur, historia jonė nuk do tė kishte qenė njė kronikė e zezė dhe e gjatė e krimeve. Nga ajo mėsohet pėr tė ardhmen, por pa hakmarrje. “Tempora mutantur et nos inillis” (kohėrat ndryshojnė e ne me to). (Ri)njohja e vetvetes nė mijėvjeqarin e ri, mendoj se do tė ishte e ardhmja e shqiptarėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 15-06-2006 mė 16:46

Tema tė Ngjashme

  1. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Mithat Frashėri pėr autoqefalinė
    Nga murik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •