Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    A eshte Turpnimi historik pėr Albin Kurtin

    KOSOVA PĖRPARA PĖRPLASJEVE
    Nga Ramush Tahiri
    Jun 15, 2006, 10:46

    Email'o
    Print'o



    Ramush Tahiri
    Asht thanė e po thuhet se viti 2006 asht viti i zgjidhjes sė ēashtjes kosovare. Kėte bile po e thotė edhe kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės, i emnuem prej Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkueme. Mirėpo ēfarė zgjidhje ka me qenė kjo. A ka me qenė zgjidhja qė ka me i kėnaqė shqiptarėt, apo serbėt, apo tė dy palėt apo ndėrkombėtarėt…?

    Krejt kjo asht e lidhun edhe me faktin se si kqyret Kosova, si problem shqiptar, si problem serb, si problem serbo-shqiptar apo si problem ndėrkombatar… apo krejt kėto bashkė. Poashtu asht fort e randėsishme se cili element nė kėt vjetin vendimtar konsiderohet se asht ma i randėsishmi dhe cili do tė mirret parasysh nė krahasim me elementat apo faktorėt e tjerė. Poashtu me cilat mjete e me cilat metoda asht parapa pėr me u zgjidhė ēashtja e Kosovės: njianshėm, me marrėveshje, me imponim, me mbėshtetje ndėrkombėtare, me gjysmbėshtetje apo me bojkotim ndėrkombėtar. Prap asht e randėsishme a shihet Kosova si ēashtje qytetare, si ēashtje kombėtare, e pėrzieme apo si ēashtje e pazgjidhun shqiptaro-serbe.

    Shtrohet sypozimi i paramenduem: nėse Serbia dhe Kosova mirren vesh ndėrmjet veti, dhe kjo marrėveshje prodhon stabilitet dhe paqė e qetėsi, atėherė a do ta pranonte kėte bashkėsia e faktori ndėrkombėtar, apo edhe ai do t’i kishte interesat e veta gjeopolitike, gjeostrategjike, politike, ekonomike apo interesat e ndikimet e tjera. Nė kėt lamsh asht edhe e randėsishme me u marrė vesh a konsiderohet Kosova si ēashtje e pazhgjidhun apo si problem i pazgjidhun…



    Turpnimi historik pėr Albin Kurtin



    Asht turp, asht marre pėr krejt Kosovėn, pėr intelektualėt, pėr shtresėn politike, pėr institucionet qė sot nė pėrvjetorin e ēlirimit tė Kosovės Albin Kurti dhe pjestarėt e lėvizjes “Vetėvendosja” ndodhen nė burg. Ironia asht se kur Albini ihte nė burgjet e Serbisė, Kosova protestonte dhe kėrkonte lirimin e tij, kur regjimi serb e liroi, Kosova dhe UNMIK-u po e fut nė burg. Albini e “Vetėvendosja” protestuen e protestojnė paqėsisht tue kėrkue largimin e UNMIK-t , tue kėrkue ndaljen e negociatave nė Vjenė, ndėrpremjen e procesit tė decentralizimit dhe tue kėrkue vetvendosjen e popullit tė Kosovės si tė drejtėn ma themelore me vendosė pėr fatin e pėr tė ardhmen e vet. Krejt kėto janė kėrkesa shumė normale dhe shumė tė drejta qė nuk e di se dikush mundet me i kundėrshtue e mos me u pajtue. Bllokada qė i banė aktivistėt e “Vetvendosjes” hymjes nė ndėrtesėn, dikur tė Ushtrisė Jugosllave, e sot e UNMIK-ut, nė qendėr tė Prishtinės, u thye me dhunė tė egėr nga Shėrbimi Policor i Kosovės, qė asht pjesė e policisė sė UNMIK-ut, dhe me arrestimin e me denimin e shpejtė me burgim dhetėditor tė ma shumė se pesėdhetė tė rijve e tė rejave kosovare. Kėto protesta krejt tė ligjshme, nga niveli i administratės ndėrkombėtare e kosovare u cilėsuen si veprime anmiqsore dhe kundėr pamvarsisė sė Kosovės. Policia po ta kishte marrė urdhnin ka mujt me e zhbllokue rrugėn dhe hymjen e me i nxjerrė protestuesit nė platonė e Pallatit tė Rinisė. Por, simbolika e veprimit tė dorės sė fortė tė shtetit tė dobtė ishte me i shpėrnda me dhunė dhe me i burgosė protestuesit… Veprim i kėtillė nuk u ba kur serbėt e katundeve tė Kosovės i bllokojshin rrugėt kryesore tė Kosovės, kur edhe i kallshin autobusėt e I maltretojshin udhėtarėt e kalimtarėt e rastit. Kėshtu policia e Kosovės dhe e UNMIK-ut e as autoritetet e pėrkohshme qeverisėse nuk vepruen kur serbėt qytetarė tė Kosovės me gurė e pėrzunė nga Mitrovica kryeministrin e Kosovės, Bajram Rexhepin. Kėshtu nuk vepruen as nuk veprojnė kur bllokohet Ura e Ibrit nga strukturat paraushtarake serbe, tė quejtuna Roja tė Urės. Kėshtu nuk po veprohet as tashti kur komunat e veriut tė Kosovės po e deklarojnė ndėrpremjen e tė gjitha marrėdhanieve me IPVQ-t dhe po i vnojnė rojat, forcat e veta e po kėrkojnė kthimin e policisė e strukturave ushtarake tė Serbisė. UNMIK-u e as Qeveria e Kosovės, as TMK-ja prej kah vjen Kryeministri, kurrė nuk e mundėsuen lėvizjen e lirshme tė kosovarėve shqiptarė nė nji tė tretėn e territorit tė Kosovės tash e shtatė vjetė… Presidentin Sejdiu e bojkotuen me turp dhe e fyen banorėt serbė tė enklavės sė Shterpcės, kur bashkė me Kryeadministratorin e Kosovės u bani nderė e i vizitoi si udhėheqėsi ma i naltė i vendit . Krejt kėto veprime tė serbėve tė Kosovės, tė nxituna botnisht prej Beogradi, po tolerohen dhe po durohen prej frigės se mundet me u ba ma keq dhe se gjendja mundet me dalė prej kontrollit. Ka tė drejtė Albini kur thotė se administrata ndėrkombėtare asht dasht me u vnue nė Serbi e jo nė Kosovė, sepse Serbija ka ba gjenocid e jo Kosova. Se Kosova asht ēashtje e zgjidhun keq e shqiptarėve e jo e serbėve, dhe se kriza asht ba sepse kundėr shqiptarėve bahej shtypja, gjenocidi dhe shpėrngulja prej trojeve tė veta etnike…

    Njohėsit e rrethanave dhe ekspertėt tana kėto veprime tė institucioneve kosovare dhe tė UNMIK-ut nuk i shohin si nji pėrjashtim, por veēse si nji rregull e vazhdimsi tė nji politike joparimore dhe tė padinjitetshme. Sot nė Kosovė ndėrtohen edhe me pare tė buxhetit tė Kosovės shpijat e shkatėrrueme tė serbėve, por deri tash nuk asht ndėrtue nga ky buxhet asnji shpi e shqiptarėve, as e nji dėshmori apo e ndonji familje tė masakrueme. Serbia edhe sot pėrzihet nė Kosovė me krejt strukturat e veta legale e jolegale, nė krejt institucionet e organet. Serbija nė tė gjitha tubimet ndėrkombėtare deklarohet se Kosova asht krahina e saj e jugut, se asht nėn sovranitetin e integritetin e saj, se e ka legjitimitetin e vazhdimin shtetnor tė Jugosllavisė… porse kjo Serbi deri me sot, shtatė vjet mbas Rezolutės 1244 tė KS tė OKBs nuk e ka ndėrtue asnji shtėpi, nuk e ka dhanė asnji dinar pėr rindėrtimin e asaj qė ushtria dhe policia serbe e kanė shkatėrrue nė Kosovė. Serbia nuk e ka kompenzue asnji familje, asnji fėmi jetim tė Kosovės qė ia vranė nanėn, babėn, vllaun, motrėn apo krejt anėtarėt e familjes … qė n’ate kohė konsideroheshin e ishin qytetarė tė Jugosllavisė, ndėrsa sot po nė bazė tė kėsaj Rezolute, Serbijai i konsideron qytetarė tė vet. Nuk ka kush qė e detyron Serbinė t’i kthejė kufomat e shqiptarėve, fėmi e pleqė, burra e gra tė vramė nė Kosovė e tė dėrguem me iu humbėt gjurmėt nė Serbi. Nuk ka kush qė e shtin me i ba hulumtimet pėr djegien e kufomave tė civilėve shqiptarė tė Kosovės nė Maēkaticė tė Serbisė…

    Asht nji paradoks. Sot ka ma shumė shqiptarė tė burgosun nė numėr dhe ma shumė tė denuem me vite burgu nė Kosovė, pėr ngjarjet e marsit 2004, sesa ka serbė tė denuem nė numėr apo nė kohėzgjatje me burg pėr krejt masakrat, vrasjet, dhunimet, djegijet qė u banė nė Kosovė. Kėto vepra kriminale nuk ishin tė vogla, mbi dymbėdhetė mijė tė vramė, mbi njėzet mijė femna tė dhunueme, mbi tridhetė mijė tė plagosun, mbi tre mijė tė zhdukun, mbi 130 mijė shpija tė shkatėrrueme e tė djeguna, fabrikat e shkatėrrueme e tė vjedhuna…

    Tue i dijtė krejt kėto, asht jasht mendjes sė shėndosh qė po kėrkohet prej shqiptarėve me ba kompromise, qė po kėrkohet me ba decentralizim, qė po kėrkohet me u krijue komuna tė reja me shumicė etnike serbe edhe nė ato vende ku as krajli e as Milosevic’i nuk kanė mujt me i krijue apo nuk u ka ra nė mend me i krijue, qė serbėve lokalė tė Kosovės me ju dhanė nėn administrim me llojet e ndryshme tė autonomisė rreth 30 pėrqind tė territorit tė Kosovės.

    Asht e ēuditshme si kanė ndrrue gjanat. Mentaliteti qė dikur e kundėrshtonte ministrin kosovar se qysh ka mujt me u takue me kolegun e tij serb, “a thue je ti prej Gjakove”, tue i pasė ndėrmend masakrat e kidnapimet nė Gjakovė, tash premton e arsyeton tetėqind hektarė tokė pėr Manastirin e Deēanit qė nga pronat private tė shqiptarėve duhet me u ba zonė e mbrojtun. Asht e habitshme qė popullsia shumicė e Kosovės ashtu si tash e gati njiqind vjet, prap po bahet e po mbetet peng i popullsisė pakicė. Serbėt edhe atėhere edhe tash shfrytėzohen kundėr interesave tė popullit shumicė. Edhe atėhere edhe tash shfrytėzohen si dorė e zgjatun dhe si intrument i politikave tė regjimeve serbe. Jemi ba si nė kohėn e konsujve serbė kur mjaftonte nji shpifje e denoncim i tyne e shqiptarit nga autoritetet turke i vnohej konopi nė fyt, e vnohej nė trekambsh ditėn e pazarit.

    Anomali asht sesi delegacioni i Kosovės pranon me u ba zonė e mbrojtun kulturore historike nji monument i ndėrtuem nė vitin 1953 nė Gazimestan, e nuk pranon tė bahet zonė e mbrojtun nji monument i ndėrtuem pesėqind vjet pėrpara si asht Tyrbja e Sulltan Muratit, e ndėrtueme nė vitin 1453. Nuk asht ēudi qė delegacioni i Kosovės me mentalitetin e historianėve tanė me propozue ndoshta edhe me e rrxue Tyrben, se asht e nji sulltani pushtues, e me ia lshue vendin mitit serb tė tradhtisė sė Kosovės. Pėrnjimend edhe ashtu janė shumė afėr monumenti serb (Aleksandar Deroko, 1953) me Turben e Muratit. Ekspertėt e delegacionit kosovar propozojnė bile pesėdhetė metra zonė tė mbrojtun pėr monumentet serbe, thojnė asht e parapame me norma ndėrkombėtare, por nuk propozojnė pėr xhamitė, qė iu kanė futė rrugėn deri nė temele, si asht Xhamia e Bajazitit nė Qendėr tė Prishtinės, e ndėrtueme menjihere mbasė Betejės sė Kosovės apo Xhamia e Mbretit, ku thuhej se ruhet guri i Lazarit nė tė cilin turqit ia kishin shkurtue kryet, mbasi ishte dorėzue, por qė ma vonė trupin ia kishin dorėzue serbve, tė cilėn mujtėn edhe gjashtėqind vjet ma vonė me e shetitė nėpėr Kosovė, nė lėvizjen e tyne tė “ndodhjes sė popullit”.



    Loja me Vjenėn mundet me pasė pasoja



    Asht thanė dhe asht vėrtetue se dokumentet me tė cilat delegacioni i Kosovės po shkon nė bisedimet e Vjenės, nė origjinal bahen nė gjuhen angleze, e mandej vetėm pėrkthehen. Nėse dikush banė vėrejtje, duhet krahasue me versionin anglisht. Ekipi i Unitetit e din kete. Kjo zatėn edhe vlenė pėr ēdo dokument tjetėr edhe pėr ligjet e miratueme nga Kuvendi i Kosovės. Nėse ka mospajtime nė tekstet, versioni anglisht dominon, apo asht bazė. Delegacioni i Kosovės pa e pyet Kuvendin e Kosovės, edhepse kjo asht e drejtė ekskluzive e tij, i propozon komunat e reja me shumicė etnike serbe. Bile tue i marrė edhe ndryshue edhe territoret e komunave ekzistuese pa i pyet kuvendet e tyne komunale, dhe pa i pyet banorėt lokalė apo pronarėt e tokave. Si nė rastin e Manastirit tė Deēanit. Fodullėku dhe mospėrfillja e dinjitetit qytetar dhe kombėtar asht ba normė e sjelljes dhe e veprimit tė kėtyne pėrfaqsuesve tė popullit apo tė institucioneve. Nuk propozohet vetėm ndrrim administrativ i territorit, por edhe kompetenca tė reja tė fushėveprimit tė komunave qė sot asnji komunė e Kosovės, por as vet Kosova nuk i ka nė fushėn e ekonomisė, kredive tė jashtme, donacioneve, e tė mos pėrmendim policinė e gjyqėsinė. Krejt kėto duhet me u zbatue dhe me pasė garanci dhe mbikqyrje ndėrkombėtare. Tue pa udhėn e pakrye, tash Grupi Politik Strategjik i Kosovės deklaron se ata nuk kanė kompetencė dhe autorizim nėnshkrimin e dokumentit tė bisedimeve, por kėte do ta bajė si thojnė “ekipi i elefantve”, tue mendue nė delegacionin e nivelit ma tė naltė institucional tė Kosovės. Por, nuk kanė kallzue pse e kanė zgjedhė fjalėn ‘elefant’, pėr mend, trashsi, ngathtėsi apo pėr sjellje. Derisa delegacioni serb nuk lėshon pe dhe nuk bisedon e as nuk prezenton kurgja qė asht jasht interesave tė tyne, delegacioni i Kosovės asht dorėshlirė dhe propozon asi zgjidhje, tė cilat nuk e din a mujnė me i kalue e aprovue nė Kuvendin e Kosovės. Duket se shpresojnė se kėto zgjidhje tė tyne qė asnjihere nuk i prezentojnė nė detale nė publik apo nė Kuvend, nga frika e daljes sė sekretit pėrpara kohe, ato do t’i imponon faktori ndėrkombėtar dhe kėshtu do t’i lajnė duert pėrpara popullit, i cili ka respekt dhe falendėrim pėr bashkėsinė ndėrkombėtare qė e shpėtoi prej gjenocidit serb dhe qė i kthyen nėpėr shpijat e veta dhe e ēliruen Kosovėn. Populli kėtyne nuk iu idhnohet, edhepse zgjidhjet nuk janė tė favorshm edhe me to nuk pajtohet.

    Kosova dhe minsitria pėrkatėse e themelueme veē pėr kėt punė nuk e ban reformėn e pėrgjithshme tė pushtetit lokal dhe as ndamjen e re territorialo-administrative tė Kosovės. Nuk e ban si nevojė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės e tash po bajnė gara me e ba si nevojė tė serbėve tė Kosovės. Tė cilėve, nga pesė komunat qė i kanė, po dojnė me iu dhanė edhe pesė tė tjera me territor qė kur nuk e kanė pasė, qė sė bashku me monumentet kulturore historike dhe me vendet e shejta tė mbrojtuna tė tyne, do t’i bajnė llojin e mbrojtun nė Kosovė. Tė paprekshėm dhe qė nuk i japin llogari askujt dhe qė nuk respektojnė asnjė ligj apo obligim qytetar tė Kosovės, jo vetėm nė taksa dhe nė pagim tė shėrbimve qė edhe ashtu nuk i kanė pėrmbush edhe pėrpara. Dikujt nga delegacioni i Kosovės i ka ra ndėrmend dhe publikisht thotė se serbėt duhet ta kenė komunėn e tyne urbane nė vend qė serbėt tė kthehen me jetue nė Prishtinė e qytetet e tjera tė Kosovės dhe kėte e thojnė sikur Zveēani, Novobėrda, Leposavic nuk qenkan qendra urbane, por tash po u dashka me iu ndėrtue qendren e re urbane nė Graēanicė, me iu ba komunė gjysėn e Lipjanit apo Mitrovicėn e Veriut…

    Lėshimi pe dhe joparimor, gjithmonė ka dhanė kundėrefekt. Ka ngjall kundėrshti. Kundrimi e kushtėzimi i pamvarsisė sė Kosovės me autonominė e decentralizimin ma pėrpara tė Kosovės, pa u ba edhe regjistrimi i popullsisė e pėr tė cilin fakt u shtyen edhe zgjedhjet lokale, asht qasje qė nuk ofron zgjidhje. Gjithashtu pikėnisja nė zgjidhje nga dy entitete tue i lanė anash tė tjerėt apo tue e shmangė pikėnisjen qytetare gjithashtu prodhon destabilizim… Kjo qasje edhe i ka trimnue serbet e veriut tė Kosovės qė ta shpallin mosndėgjueshmėninė institucionale dhe territoriale karshi institucioneve tė Kosovės dhe vet zgjidhjes sė statusit tė saj. Kėrcnimet me shpėrngulje masive tė serbėve, nėse Kosova bahet e pamvarun, tash janė ba publike. Organizimet e strukturave paralele nė komunat e nė enklavat serbe, qė janė pjesė e pashkėputun nė strukturat e kierarkisė sė Serbisė, tash janė praktikė e etablueme dhe krejt normale. Edhe si struktura edhe si financim. Shtet nė shtet, si ekstraterritorialitet tė lidhun direkt me Serbinė, pėr dallim me veprimin paralel shqiptar nė Kosovė nė vitet tetėdheta qė nuk ishte i lidhun me Shqipninė…



    UNMIK-u ka dėshtue plotėsisht. Nuk mund tė ketė referenca pozitive pėr ndonji mision tė ngjashėm kudo tjetėr nė botė. Pėrjashto kėtu fazėn e rindėrtimit. UNMIK-u si duket edhe e ka tolerue organizimin paralel tė serbėve nė Kosovė. Nuk ka qenė i interesuem as me pengue E ka tolerue edhe mospjesėmarrjen nė institucione, tue e nxitė edhe marrjen e pagave tė deputetėve dhe beneficionet e tjera. Sistemi i vlerave tė dyfishta apo me thanė ma mirė tė pėrmbysuna nė Kosovė, asht institucionalizue. UNMIK-u i ka pengue tė gjitha veprimet e shumicės edhe nėse ato janė marrė nė institucione dhe nė mėnyrė demokratike. Edhepse nuk asht nė mandatin e tij, ai ka mbėshtet edhe ndryshimin e kufijve tė Kosovės, nė dam tė saj e nė dobi tė Maqedonisė.



    Si dikur nė Kroaci, Kosova do tė pėrballet me kryengritjen serbe nė veriun e saj. Me rrezikim tė ndamjes etnike pėr lumin Ibėr. Edhe kėtu vlejnė standardet e dyfishta dhe nuk do tė lejohet simetria me Luginėn e Preshevės, qė rrezikohet me shpėrngulje humane tė popullsisė. Pėr decentralizimin simetrik nė Kosovė e nė Preshevė, nė Sanxhak apo nė Vojvodinė, nė kritere tė njejta dhe nė kompetenca tė njejta as qė mund tė bahet fjalė.

    Kosova po i zhvillon bisedimet sikur kėtu kurrė mos me u pas ba lufta. Kėto bisedime ndoshta do tė kishin pasė nji logjikė sikur tė ishin ba nė vitin 1986, por kurrsesi jo tash nė vitin 2006. Kohnat janė tjera. Pasojat janė tjera. Zgjidhjet janė tjera.

    Institucionet e Kosovės duhet me e kthye dinjitetin e vet, me dalė faqebardhė pėrpara popullit dhe pėrpara historisė.

    Hap i parė duhet me kanė lirimi i Albin Kurtit dhe djemve e vashave kosovare prej burgut. Dhe me iu kėrkue publikisht falje pėr kėtė veprim institucional tė ultė, kundėrhistorik dhe kundėr tė ardhmes sė Kosovės.
    by gazetajava.com

    Albin Kurti,ne te mire apo ne te keqe te Kosoves???

    ju kisha luture te diskotojm se bashkur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Irfan : 15-06-2006 mė 08:32
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Albin Kurti,ne te mire apo ne te keqe te Kosoves???
    Ēėshtja e Statusit tė Kosovės dhe tė gjitha problemet qė ngėrthen nė vete kjo ēėshtje nuk e kanė zanafillėn nė 1999 kur u vendos administrata Ndėrkombėtare nė Kosovė, ky problem ėshtė i kahmotshėm, qė kur mbahet mend emri Kosovė. Tė gjithė ne, kush mė tepėr e kush mė pak, e njohim historinė e Kosovės dhe dėshtimin e plotė tė shqiptarėve pėr pavarėsim tė Kosovės. Nėse sjellim nė kujtesė tė kaluarėn jo tė largėt tė Kosovės dhe trazirat qė i pėrjetuan nga serbėt deri nė momentin e ndėrhyrjes sė NATOs, nuk do tė kishte vend pėr dilema nėse "Albin Kurti vepron nė tė mirė apo nė tė keqe tė Kosovės"! Ky zotėriu mos gabofsha kėrkon largimin e UNMIK-ut nga Kosova?!! Nė vend tė pėrgjigjes, unė do tė parashtroja njė pyetje: Ku ishte Albin Kurti nė kohėn kur serbi i deportoi gjsmėn e Kosovės nė Maqedoni, Shqipėri e Mal tė Zi? Vallė nė kėtė mėnyrė synon ta bėj Kosovėn tė pavarur? Apo ndoshta synimi i tij ėshtė qė Kosova tė mbetet pjesė e Serbisė pėrgjithmonė, sepse, ky njeri dhe lėvizja e tij nuk kanė kurrfarė fuqie pėr tė bėrė "vetėvendosje"!

  3. #3
    Une po habitem pak si eshte e mundur qe dikush ketu pa pasur informacion te plote diskuton se pari, dhe se dyti si i lejon vetes te beje komente per gjera qe nuk ka njohur te plote.

    Se pari Albin Kurti nuk ka pasur mundesine te ndaloj largimin e shqiptareve ne 1999, se pari sepse serbet e futen ne burg bashke me shume te tjere, mirepo ishte Kurti dhe Demaqi qe nuk pranuan marreveshjen e Rambujes, ne baze te se ciles eshte sot Unmiku ne Kosove.

    Albini ishte dhe vazhdon te jete ne rruge ose ne burg, ne kohen kur Kosoves po i caktohet fati nga keto monologje ne Vjene. Them monologje sepse askush perveq shqiptareve atje spo ben propozime e leshime.

    Nese te kerkosh Vetevendosje dhe Liri per Kosoven eshte gabim atehere ky eshte i vetmi gabim qe ka bere gjithmone Albin Kurti, mirepo te gjithe ata qe kete e konsiderojne gabim nuk konsideroj se do te duhej te diskutonin ne nje vend qe quhet forum Shqiptar.

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po mire sipas jush dhe Albinit si duhet te zgjidhet ceshtja e Ksoves?
    Kosova kaloi ne disa faza deri sa erdhi ketu ku eshte sot.Nuk ka qene kurre ndonjehere ne historine shqiptare nje Kosove kaq prane zgjidhjes perfundimtare,dhe me kaq perkrahje nderkombetare.Nuk mund te hedhim poshte sakrificat e popullit shqiptar qe nga Idriz Seferi,Shaban Palluzha e deri te Adem Jashari,por nuk mund te mohojme rolin vendimtar te komunitetit nderkombetar.
    Albin Kurti i ngjan me shume anarkisteve te viteve 1968,si puna e Lionel Jospin-it dhe Edi Rames te 2006.Kosova ka qeveri,ka opozite,ka polici,ka nje ushtri ne formin e siper,dhe keto u arriten me ndihmen e nderkombetareve.C'kerkon Albini?
    Konflikt te hapur me bashkesine nderkombetare,pikerisht tani qe ceshtja po shkon drejt zgjidhjes perfundimtare?

  5. #5
    Une nuk mendoj pikerisht si Albin Kurti, prandaj sakte nuk munde te ju them cfare kerkon, mirepo nga ato qe shihen me nje kend me ndryshe gjerat jane siq thote ai ne shume fusha.

    Nese per nje moment largojme perden qe kane shkaktuar gjith keta aktoret qe pershkruajte me lart si kinse pozit opozit unmik e plot kesi, verejme se ne fakt ketu po luhet nje loje mjaft e pa qarte per Kosoven.

    Marreveshja e Rambujes dhe kjo ketu kane ngjashemeri te medha dhe sigurisht edhe rezultatet do ti kene te ngjashme. Te mos filloj me rend ti perserit, vetem qendrimi jo serioz i Beogradit ndaj negociatave duke derguar atje njerez pa kompetenca per ndryshime, dhe qendrimi i tyre i ngurte ( asnje leshim deri sot ska bere beogradi nga deklararimi i pare, nderkaq pas cdo takimi tregohem per zemergjeresi te pales kosovare). Si dhe loja e Beogradit me Rusine ne keshillin e Sigurimit ne te cilin do te caktohet fati i Kosoves tregojne per skenar te njejte me Rambujene. Ne Vjene nuk kane shkruar shqiptaret te pyeten dicka apo te merren vesh dicka, por atje kane shkuar qe te dalin ne pah mos marreveshjet dhe ne fund keshilli i sigurimit te thote fjalen e tij qe per neve asnjehere nuk ka qene e kenaqshme.

    Sa i perket unmikut mos i perzieni me bashkesine nderkomebetare. ata jane me teper nje grumbull burakratesh qe bejne si ju do qejfi siq munde te marresh shembull se asnjeri nga administratoret e deri tashem nuk ka ndjekur nje politik te njejte disa me teper si pro serb si hakerup e disa kinse me teper pro shqiptar si Petersen. kjo eshte loja e policit te keq dhe policit te mire. Megjithate te gjithe keta nuk ben tjeter pos leshime te serbise. I pari marreveshjen Hakerup Qoviq, i dyti 800 hektaret e shqiptareve i fali manastirit te Deqanit duke i hapur rruge ne kete menyre te fitojne te gjitha kishat tjera ne kosove te cilave tani me ju thone serbe edhe zyrtarisht. Ne fillim dukej sikur po bisedohet per status ne fakt dolen shume tema, si decentralizimi apo legjitimimi i enklavave serbe dhe trashegimia kulturore apo vjedhja e kultures nga serbia.

    Ne Fund them se bashkesia nderkomebetare siq munde ta shihni nuk deshiron probleme dhe asaj nuk i intereson cfare statusi ka kosova per derisa ajeshte ne lufte apo konflikt si quhet. Nese qytetaret e Kosoves nuk vetedijsohen te kerkojne masivisht referendum siq pati te drejte te kete Mali i Zi nje marreveshje e re hiq e favorshme munde te pasoj se shpejti. Kujto Deklaraten e para disa diteve te kreut te Rusise se marreveshje te imponuar nuk guxon te kete kunder serbise.

    p.s Bashkesia nderkomebetare per neve, nuk eshte UNMIKU por ajo eshte Amerika dhe per fat te keq si zakonisht ajo e zene me pune te tjera tani

    Me Respekt

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Irfan
    Asht turp, asht marre pėr krejt Kosovėn, pėr intelektualėt, pėr shtresėn politike, pėr institucionet qė sot nė pėrvjetorin e ēlirimit tė Kosovės Albin Kurti dhe pjestarėt e lėvizjes “Vetėvendosja” ndodhen nė burg.

    Albini a po tregohet trim me dal neper rruget e Kosoves e me ba protesta.Ateher?

    Kur te dali ne rruge,
    duhet dit se e pret dajaku, e besa e pret edhe burgu.

    Ēka ka ketu tashti per tu ankue?

Tema tė Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Universiteti i Tetovės kurorėzoi njė 10-vjeēar historik
    Nga Studenti-Te nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 15:59
  4. Zhvillimi historik i diftongjeve tė shqipes
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •