Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Antarsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    A eshte Turpnimi historik pr Albin Kurtin

    KOSOVA PRPARA PRPLASJEVE
    Nga Ramush Tahiri
    Jun 15, 2006, 10:46

    Email'o
    Print'o



    Ramush Tahiri
    Asht than e po thuhet se viti 2006 asht viti i zgjidhjes s ashtjes kosovare. Kte bile po e thot edhe kryeadministratori ndrkombtar i Kosovs, i emnuem prej Sekretarit t Prgjithshm t Kombeve t Bashkueme. Mirpo far zgjidhje ka me qen kjo. A ka me qen zgjidhja q ka me i knaq shqiptart, apo serbt, apo t dy palt apo ndrkombtart…?

    Krejt kjo asht e lidhun edhe me faktin se si kqyret Kosova, si problem shqiptar, si problem serb, si problem serbo-shqiptar apo si problem ndrkombatar… apo krejt kto bashk. Poashtu asht fort e randsishme se cili element n kt vjetin vendimtar konsiderohet se asht ma i randsishmi dhe cili do t mirret parasysh n krahasim me elementat apo faktort e tjer. Poashtu me cilat mjete e me cilat metoda asht parapa pr me u zgjidh ashtja e Kosovs: njianshm, me marrveshje, me imponim, me mbshtetje ndrkombtare, me gjysmbshtetje apo me bojkotim ndrkombtar. Prap asht e randsishme a shihet Kosova si ashtje qytetare, si ashtje kombtare, e przieme apo si ashtje e pazgjidhun shqiptaro-serbe.

    Shtrohet sypozimi i paramenduem: nse Serbia dhe Kosova mirren vesh ndrmjet veti, dhe kjo marrveshje prodhon stabilitet dhe paq e qetsi, ather a do ta pranonte kte bashksia e faktori ndrkombtar, apo edhe ai do t’i kishte interesat e veta gjeopolitike, gjeostrategjike, politike, ekonomike apo interesat e ndikimet e tjera. N kt lamsh asht edhe e randsishme me u marr vesh a konsiderohet Kosova si ashtje e pazhgjidhun apo si problem i pazgjidhun…



    Turpnimi historik pr Albin Kurtin



    Asht turp, asht marre pr krejt Kosovn, pr intelektualt, pr shtresn politike, pr institucionet q sot n prvjetorin e lirimit t Kosovs Albin Kurti dhe pjestart e lvizjes “Vetvendosja” ndodhen n burg. Ironia asht se kur Albini ihte n burgjet e Serbis, Kosova protestonte dhe krkonte lirimin e tij, kur regjimi serb e liroi, Kosova dhe UNMIK-u po e fut n burg. Albini e “Vetvendosja” protestuen e protestojn paqsisht tue krkue largimin e UNMIK-t , tue krkue ndaljen e negociatave n Vjen, ndrpremjen e procesit t decentralizimit dhe tue krkue vetvendosjen e popullit t Kosovs si t drejtn ma themelore me vendos pr fatin e pr t ardhmen e vet. Krejt kto jan krkesa shum normale dhe shum t drejta q nuk e di se dikush mundet me i kundrshtue e mos me u pajtue. Bllokada q i ban aktivistt e “Vetvendosjes” hymjes n ndrtesn, dikur t Ushtris Jugosllave, e sot e UNMIK-ut, n qendr t Prishtins, u thye me dhun t egr nga Shrbimi Policor i Kosovs, q asht pjes e policis s UNMIK-ut, dhe me arrestimin e me denimin e shpejt me burgim dhetditor t ma shum se pesdhet t rijve e t rejave kosovare. Kto protesta krejt t ligjshme, nga niveli i administrats ndrkombtare e kosovare u cilsuen si veprime anmiqsore dhe kundr pamvarsis s Kosovs. Policia po ta kishte marr urdhnin ka mujt me e zhbllokue rrugn dhe hymjen e me i nxjerr protestuesit n platon e Pallatit t Rinis. Por, simbolika e veprimit t dors s fort t shtetit t dobt ishte me i shprnda me dhun dhe me i burgos protestuesit… Veprim i ktill nuk u ba kur serbt e katundeve t Kosovs i bllokojshin rrugt kryesore t Kosovs, kur edhe i kallshin autobust e I maltretojshin udhtart e kalimtart e rastit. Kshtu policia e Kosovs dhe e UNMIK-ut e as autoritetet e prkohshme qeverisse nuk vepruen kur serbt qytetar t Kosovs me gur e przun nga Mitrovica kryeministrin e Kosovs, Bajram Rexhepin. Kshtu nuk vepruen as nuk veprojn kur bllokohet Ura e Ibrit nga strukturat paraushtarake serbe, t quejtuna Roja t Urs. Kshtu nuk po veprohet as tashti kur komunat e veriut t Kosovs po e deklarojn ndrpremjen e t gjitha marrdhanieve me IPVQ-t dhe po i vnojn rojat, forcat e veta e po krkojn kthimin e policis e strukturave ushtarake t Serbis. UNMIK-u e as Qeveria e Kosovs, as TMK-ja prej kah vjen Kryeministri, kurr nuk e mundsuen lvizjen e lirshme t kosovarve shqiptar n nji t tretn e territorit t Kosovs tash e shtat vjet… Presidentin Sejdiu e bojkotuen me turp dhe e fyen banort serb t enklavs s Shterpcs, kur bashk me Kryeadministratorin e Kosovs u bani nder e i vizitoi si udhheqsi ma i nalt i vendit . Krejt kto veprime t serbve t Kosovs, t nxituna botnisht prej Beogradi, po tolerohen dhe po durohen prej frigs se mundet me u ba ma keq dhe se gjendja mundet me dal prej kontrollit. Ka t drejt Albini kur thot se administrata ndrkombtare asht dasht me u vnue n Serbi e jo n Kosov, sepse Serbija ka ba gjenocid e jo Kosova. Se Kosova asht ashtje e zgjidhun keq e shqiptarve e jo e serbve, dhe se kriza asht ba sepse kundr shqiptarve bahej shtypja, gjenocidi dhe shprngulja prej trojeve t veta etnike…

    Njohsit e rrethanave dhe ekspertt tana kto veprime t institucioneve kosovare dhe t UNMIK-ut nuk i shohin si nji prjashtim, por vese si nji rregull e vazhdimsi t nji politike joparimore dhe t padinjitetshme. Sot n Kosov ndrtohen edhe me pare t buxhetit t Kosovs shpijat e shkatrrueme t serbve, por deri tash nuk asht ndrtue nga ky buxhet asnji shpi e shqiptarve, as e nji dshmori apo e ndonji familje t masakrueme. Serbia edhe sot przihet n Kosov me krejt strukturat e veta legale e jolegale, n krejt institucionet e organet. Serbija n t gjitha tubimet ndrkombtare deklarohet se Kosova asht krahina e saj e jugut, se asht nn sovranitetin e integritetin e saj, se e ka legjitimitetin e vazhdimin shtetnor t Jugosllavis… porse kjo Serbi deri me sot, shtat vjet mbas Rezoluts 1244 t KS t OKBs nuk e ka ndrtue asnji shtpi, nuk e ka dhan asnji dinar pr rindrtimin e asaj q ushtria dhe policia serbe e kan shkatrrue n Kosov. Serbia nuk e ka kompenzue asnji familje, asnji fmi jetim t Kosovs q ia vran nann, babn, vllaun, motrn apo krejt antart e familjes … q n’ate koh konsideroheshin e ishin qytetar t Jugosllavis, ndrsa sot po n baz t ksaj Rezolute, Serbijai i konsideron qytetar t vet. Nuk ka kush q e detyron Serbin t’i kthej kufomat e shqiptarve, fmi e pleq, burra e gra t vram n Kosov e t drguem me iu humbt gjurmt n Serbi. Nuk ka kush q e shtin me i ba hulumtimet pr djegien e kufomave t civilve shqiptar t Kosovs n Makatic t Serbis…

    Asht nji paradoks. Sot ka ma shum shqiptar t burgosun n numr dhe ma shum t denuem me vite burgu n Kosov, pr ngjarjet e marsit 2004, sesa ka serb t denuem n numr apo n kohzgjatje me burg pr krejt masakrat, vrasjet, dhunimet, djegijet q u ban n Kosov. Kto vepra kriminale nuk ishin t vogla, mbi dymbdhet mij t vram, mbi njzet mij femna t dhunueme, mbi tridhet mij t plagosun, mbi tre mij t zhdukun, mbi 130 mij shpija t shkatrrueme e t djeguna, fabrikat e shkatrrueme e t vjedhuna…

    Tue i dijt krejt kto, asht jasht mendjes s shndosh q po krkohet prej shqiptarve me ba kompromise, q po krkohet me ba decentralizim, q po krkohet me u krijue komuna t reja me shumic etnike serbe edhe n ato vende ku as krajli e as Milosevic’i nuk kan mujt me i krijue apo nuk u ka ra n mend me i krijue, q serbve lokal t Kosovs me ju dhan nn administrim me llojet e ndryshme t autonomis rreth 30 prqind t territorit t Kosovs.

    Asht e uditshme si kan ndrrue gjanat. Mentaliteti q dikur e kundrshtonte ministrin kosovar se qysh ka mujt me u takue me kolegun e tij serb, “a thue je ti prej Gjakove”, tue i pas ndrmend masakrat e kidnapimet n Gjakov, tash premton e arsyeton tetqind hektar tok pr Manastirin e Deanit q nga pronat private t shqiptarve duhet me u ba zon e mbrojtun. Asht e habitshme q popullsia shumic e Kosovs ashtu si tash e gati njiqind vjet, prap po bahet e po mbetet peng i popullsis pakic. Serbt edhe athere edhe tash shfrytzohen kundr interesave t popullit shumic. Edhe athere edhe tash shfrytzohen si dor e zgjatun dhe si intrument i politikave t regjimeve serbe. Jemi ba si n kohn e konsujve serb kur mjaftonte nji shpifje e denoncim i tyne e shqiptarit nga autoritetet turke i vnohej konopi n fyt, e vnohej n trekambsh ditn e pazarit.

    Anomali asht sesi delegacioni i Kosovs pranon me u ba zon e mbrojtun kulturore historike nji monument i ndrtuem n vitin 1953 n Gazimestan, e nuk pranon t bahet zon e mbrojtun nji monument i ndrtuem pesqind vjet prpara si asht Tyrbja e Sulltan Muratit, e ndrtueme n vitin 1453. Nuk asht udi q delegacioni i Kosovs me mentalitetin e historianve tan me propozue ndoshta edhe me e rrxue Tyrben, se asht e nji sulltani pushtues, e me ia lshue vendin mitit serb t tradhtis s Kosovs. Prnjimend edhe ashtu jan shum afr monumenti serb (Aleksandar Deroko, 1953) me Turben e Muratit. Ekspertt e delegacionit kosovar propozojn bile pesdhet metra zon t mbrojtun pr monumentet serbe, thojn asht e parapame me norma ndrkombtare, por nuk propozojn pr xhamit, q iu kan fut rrugn deri n temele, si asht Xhamia e Bajazitit n Qendr t Prishtins, e ndrtueme menjihere mbas Betejs s Kosovs apo Xhamia e Mbretit, ku thuhej se ruhet guri i Lazarit n t cilin turqit ia kishin shkurtue kryet, mbasi ishte dorzue, por q ma von trupin ia kishin dorzue serbve, t ciln mujtn edhe gjashtqind vjet ma von me e shetit npr Kosov, n lvizjen e tyne t “ndodhjes s popullit”.



    Loja me Vjenn mundet me pas pasoja



    Asht than dhe asht vrtetue se dokumentet me t cilat delegacioni i Kosovs po shkon n bisedimet e Vjens, n origjinal bahen n gjuhen angleze, e mandej vetm prkthehen. Nse dikush ban vrejtje, duhet krahasue me versionin anglisht. Ekipi i Unitetit e din kete. Kjo zatn edhe vlen pr do dokument tjetr edhe pr ligjet e miratueme nga Kuvendi i Kosovs. Nse ka mospajtime n tekstet, versioni anglisht dominon, apo asht baz. Delegacioni i Kosovs pa e pyet Kuvendin e Kosovs, edhepse kjo asht e drejt ekskluzive e tij, i propozon komunat e reja me shumic etnike serbe. Bile tue i marr edhe ndryshue edhe territoret e komunave ekzistuese pa i pyet kuvendet e tyne komunale, dhe pa i pyet banort lokal apo pronart e tokave. Si n rastin e Manastirit t Deanit. Fodullku dhe mosprfillja e dinjitetit qytetar dhe kombtar asht ba norm e sjelljes dhe e veprimit t ktyne prfaqsuesve t popullit apo t institucioneve. Nuk propozohet vetm ndrrim administrativ i territorit, por edhe kompetenca t reja t fushveprimit t komunave q sot asnji komun e Kosovs, por as vet Kosova nuk i ka n fushn e ekonomis, kredive t jashtme, donacioneve, e t mos prmendim policin e gjyqsin. Krejt kto duhet me u zbatue dhe me pas garanci dhe mbikqyrje ndrkombtare. Tue pa udhn e pakrye, tash Grupi Politik Strategjik i Kosovs deklaron se ata nuk kan kompetenc dhe autorizim nnshkrimin e dokumentit t bisedimeve, por kte do ta baj si thojn “ekipi i elefantve”, tue mendue n delegacionin e nivelit ma t nalt institucional t Kosovs. Por, nuk kan kallzue pse e kan zgjedh fjaln ‘elefant’, pr mend, trashsi, ngathtsi apo pr sjellje. Derisa delegacioni serb nuk lshon pe dhe nuk bisedon e as nuk prezenton kurgja q asht jasht interesave t tyne, delegacioni i Kosovs asht dorshlir dhe propozon asi zgjidhje, t cilat nuk e din a mujn me i kalue e aprovue n Kuvendin e Kosovs. Duket se shpresojn se kto zgjidhje t tyne q asnjihere nuk i prezentojn n detale n publik apo n Kuvend, nga frika e daljes s sekretit prpara kohe, ato do t’i imponon faktori ndrkombtar dhe kshtu do t’i lajn duert prpara popullit, i cili ka respekt dhe falendrim pr bashksin ndrkombtare q e shptoi prej gjenocidit serb dhe q i kthyen npr shpijat e veta dhe e liruen Kosovn. Populli ktyne nuk iu idhnohet, edhepse zgjidhjet nuk jan t favorshm edhe me to nuk pajtohet.

    Kosova dhe minsitria prkatse e themelueme ve pr kt pun nuk e ban reformn e prgjithshme t pushtetit lokal dhe as ndamjen e re territorialo-administrative t Kosovs. Nuk e ban si nevoj t gjith qytetarve t Kosovs e tash po bajn gara me e ba si nevoj t serbve t Kosovs. T cilve, nga pes komunat q i kan, po dojn me iu dhan edhe pes t tjera me territor q kur nuk e kan pas, q s bashku me monumentet kulturore historike dhe me vendet e shejta t mbrojtuna t tyne, do t’i bajn llojin e mbrojtun n Kosov. T paprekshm dhe q nuk i japin llogari askujt dhe q nuk respektojn asnj ligj apo obligim qytetar t Kosovs, jo vetm n taksa dhe n pagim t shrbimve q edhe ashtu nuk i kan prmbush edhe prpara. Dikujt nga delegacioni i Kosovs i ka ra ndrmend dhe publikisht thot se serbt duhet ta ken komunn e tyne urbane n vend q serbt t kthehen me jetue n Prishtin e qytetet e tjera t Kosovs dhe kte e thojn sikur Zveani, Novobrda, Leposavic nuk qenkan qendra urbane, por tash po u dashka me iu ndrtue qendren e re urbane n Graanic, me iu ba komun gjysn e Lipjanit apo Mitrovicn e Veriut…

    Lshimi pe dhe joparimor, gjithmon ka dhan kundrefekt. Ka ngjall kundrshti. Kundrimi e kushtzimi i pamvarsis s Kosovs me autonomin e decentralizimin ma prpara t Kosovs, pa u ba edhe regjistrimi i popullsis e pr t cilin fakt u shtyen edhe zgjedhjet lokale, asht qasje q nuk ofron zgjidhje. Gjithashtu piknisja n zgjidhje nga dy entitete tue i lan anash t tjert apo tue e shmang piknisjen qytetare gjithashtu prodhon destabilizim… Kjo qasje edhe i ka trimnue serbet e veriut t Kosovs q ta shpallin mosndgjueshmnin institucionale dhe territoriale karshi institucioneve t Kosovs dhe vet zgjidhjes s statusit t saj. Krcnimet me shprngulje masive t serbve, nse Kosova bahet e pamvarun, tash jan ba publike. Organizimet e strukturave paralele n komunat e n enklavat serbe, q jan pjes e pashkputun n strukturat e kierarkis s Serbis, tash jan praktik e etablueme dhe krejt normale. Edhe si struktura edhe si financim. Shtet n shtet, si ekstraterritorialitet t lidhun direkt me Serbin, pr dallim me veprimin paralel shqiptar n Kosov n vitet tetdheta q nuk ishte i lidhun me Shqipnin…



    UNMIK-u ka dshtue plotsisht. Nuk mund t ket referenca pozitive pr ndonji mision t ngjashm kudo tjetr n bot. Prjashto ktu fazn e rindrtimit. UNMIK-u si duket edhe e ka tolerue organizimin paralel t serbve n Kosov. Nuk ka qen i interesuem as me pengue E ka tolerue edhe mospjesmarrjen n institucione, tue e nxit edhe marrjen e pagave t deputetve dhe beneficionet e tjera. Sistemi i vlerave t dyfishta apo me than ma mir t prmbysuna n Kosov, asht institucionalizue. UNMIK-u i ka pengue t gjitha veprimet e shumics edhe nse ato jan marr n institucione dhe n mnyr demokratike. Edhepse nuk asht n mandatin e tij, ai ka mbshtet edhe ndryshimin e kufijve t Kosovs, n dam t saj e n dobi t Maqedonis.



    Si dikur n Kroaci, Kosova do t prballet me kryengritjen serbe n veriun e saj. Me rrezikim t ndamjes etnike pr lumin Ibr. Edhe ktu vlejn standardet e dyfishta dhe nuk do t lejohet simetria me Luginn e Preshevs, q rrezikohet me shprngulje humane t popullsis. Pr decentralizimin simetrik n Kosov e n Preshev, n Sanxhak apo n Vojvodin, n kritere t njejta dhe n kompetenca t njejta as q mund t bahet fjal.

    Kosova po i zhvillon bisedimet sikur ktu kurr mos me u pas ba lufta. Kto bisedime ndoshta do t kishin pas nji logjik sikur t ishin ba n vitin 1986, por kurrsesi jo tash n vitin 2006. Kohnat jan tjera. Pasojat jan tjera. Zgjidhjet jan tjera.

    Institucionet e Kosovs duhet me e kthye dinjitetin e vet, me dal faqebardh prpara popullit dhe prpara historis.

    Hap i par duhet me kan lirimi i Albin Kurtit dhe djemve e vashave kosovare prej burgut. Dhe me iu krkue publikisht falje pr kt veprim institucional t ult, kundrhistorik dhe kundr t ardhmes s Kosovs.
    by gazetajava.com

    Albin Kurti,ne te mire apo ne te keqe te Kosoves???

    ju kisha luture te diskotojm se bashkur
    Ndryshuar pr her t fundit nga Irfan : 15-06-2006 m 08:32
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    In God I trust Maska e fjollat
    Antarsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes s hitlerit
    Postime
    1,085
    Albin Kurti,ne te mire apo ne te keqe te Kosoves???
    shtja e Statusit t Kosovs dhe t gjitha problemet q ngrthen n vete kjo shtje nuk e kan zanafilln n 1999 kur u vendos administrata Ndrkombtare n Kosov, ky problem sht i kahmotshm, q kur mbahet mend emri Kosov. T gjith ne, kush m tepr e kush m pak, e njohim historin e Kosovs dhe dshtimin e plot t shqiptarve pr pavarsim t Kosovs. Nse sjellim n kujtes t kaluarn jo t largt t Kosovs dhe trazirat q i prjetuan nga serbt deri n momentin e ndrhyrjes s NATOs, nuk do t kishte vend pr dilema nse "Albin Kurti vepron n t mir apo n t keqe t Kosovs"! Ky zotriu mos gabofsha krkon largimin e UNMIK-ut nga Kosova?!! N vend t prgjigjes, un do t parashtroja nj pyetje: Ku ishte Albin Kurti n kohn kur serbi i deportoi gjsmn e Kosovs n Maqedoni, Shqipri e Mal t Zi? Vall n kt mnyr synon ta bj Kosovn t pavarur? Apo ndoshta synimi i tij sht q Kosova t mbetet pjes e Serbis prgjithmon, sepse, ky njeri dhe lvizja e tij nuk kan kurrfar fuqie pr t br "vetvendosje"!

  3. #3
    Une po habitem pak si eshte e mundur qe dikush ketu pa pasur informacion te plote diskuton se pari, dhe se dyti si i lejon vetes te beje komente per gjera qe nuk ka njohur te plote.

    Se pari Albin Kurti nuk ka pasur mundesine te ndaloj largimin e shqiptareve ne 1999, se pari sepse serbet e futen ne burg bashke me shume te tjere, mirepo ishte Kurti dhe Demaqi qe nuk pranuan marreveshjen e Rambujes, ne baze te se ciles eshte sot Unmiku ne Kosove.

    Albini ishte dhe vazhdon te jete ne rruge ose ne burg, ne kohen kur Kosoves po i caktohet fati nga keto monologje ne Vjene. Them monologje sepse askush perveq shqiptareve atje spo ben propozime e leshime.

    Nese te kerkosh Vetevendosje dhe Liri per Kosoven eshte gabim atehere ky eshte i vetmi gabim qe ka bere gjithmone Albin Kurti, mirepo te gjithe ata qe kete e konsiderojne gabim nuk konsideroj se do te duhej te diskutonin ne nje vend qe quhet forum Shqiptar.

  4. #4
    Peace and love
    Antarsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,895
    Po mire sipas jush dhe Albinit si duhet te zgjidhet ceshtja e Ksoves?
    Kosova kaloi ne disa faza deri sa erdhi ketu ku eshte sot.Nuk ka qene kurre ndonjehere ne historine shqiptare nje Kosove kaq prane zgjidhjes perfundimtare,dhe me kaq perkrahje nderkombetare.Nuk mund te hedhim poshte sakrificat e popullit shqiptar qe nga Idriz Seferi,Shaban Palluzha e deri te Adem Jashari,por nuk mund te mohojme rolin vendimtar te komunitetit nderkombetar.
    Albin Kurti i ngjan me shume anarkisteve te viteve 1968,si puna e Lionel Jospin-it dhe Edi Rames te 2006.Kosova ka qeveri,ka opozite,ka polici,ka nje ushtri ne formin e siper,dhe keto u arriten me ndihmen e nderkombetareve.C'kerkon Albini?
    Konflikt te hapur me bashkesine nderkombetare,pikerisht tani qe ceshtja po shkon drejt zgjidhjes perfundimtare?

  5. #5
    Une nuk mendoj pikerisht si Albin Kurti, prandaj sakte nuk munde te ju them cfare kerkon, mirepo nga ato qe shihen me nje kend me ndryshe gjerat jane siq thote ai ne shume fusha.

    Nese per nje moment largojme perden qe kane shkaktuar gjith keta aktoret qe pershkruajte me lart si kinse pozit opozit unmik e plot kesi, verejme se ne fakt ketu po luhet nje loje mjaft e pa qarte per Kosoven.

    Marreveshja e Rambujes dhe kjo ketu kane ngjashemeri te medha dhe sigurisht edhe rezultatet do ti kene te ngjashme. Te mos filloj me rend ti perserit, vetem qendrimi jo serioz i Beogradit ndaj negociatave duke derguar atje njerez pa kompetenca per ndryshime, dhe qendrimi i tyre i ngurte ( asnje leshim deri sot ska bere beogradi nga deklararimi i pare, nderkaq pas cdo takimi tregohem per zemergjeresi te pales kosovare). Si dhe loja e Beogradit me Rusine ne keshillin e Sigurimit ne te cilin do te caktohet fati i Kosoves tregojne per skenar te njejte me Rambujene. Ne Vjene nuk kane shkruar shqiptaret te pyeten dicka apo te merren vesh dicka, por atje kane shkuar qe te dalin ne pah mos marreveshjet dhe ne fund keshilli i sigurimit te thote fjalen e tij qe per neve asnjehere nuk ka qene e kenaqshme.

    Sa i perket unmikut mos i perzieni me bashkesine nderkomebetare. ata jane me teper nje grumbull burakratesh qe bejne si ju do qejfi siq munde te marresh shembull se asnjeri nga administratoret e deri tashem nuk ka ndjekur nje politik te njejte disa me teper si pro serb si hakerup e disa kinse me teper pro shqiptar si Petersen. kjo eshte loja e policit te keq dhe policit te mire. Megjithate te gjithe keta nuk ben tjeter pos leshime te serbise. I pari marreveshjen Hakerup Qoviq, i dyti 800 hektaret e shqiptareve i fali manastirit te Deqanit duke i hapur rruge ne kete menyre te fitojne te gjitha kishat tjera ne kosove te cilave tani me ju thone serbe edhe zyrtarisht. Ne fillim dukej sikur po bisedohet per status ne fakt dolen shume tema, si decentralizimi apo legjitimimi i enklavave serbe dhe trashegimia kulturore apo vjedhja e kultures nga serbia.

    Ne Fund them se bashkesia nderkomebetare siq munde ta shihni nuk deshiron probleme dhe asaj nuk i intereson cfare statusi ka kosova per derisa ajeshte ne lufte apo konflikt si quhet. Nese qytetaret e Kosoves nuk vetedijsohen te kerkojne masivisht referendum siq pati te drejte te kete Mali i Zi nje marreveshje e re hiq e favorshme munde te pasoj se shpejti. Kujto Deklaraten e para disa diteve te kreut te Rusise se marreveshje te imponuar nuk guxon te kete kunder serbise.

    p.s Bashkesia nderkomebetare per neve, nuk eshte UNMIKU por ajo eshte Amerika dhe per fat te keq si zakonisht ajo e zene me pune te tjera tani

    Me Respekt

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Antarsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar m par nga Irfan
    Asht turp, asht marre pr krejt Kosovn, pr intelektualt, pr shtresn politike, pr institucionet q sot n prvjetorin e lirimit t Kosovs Albin Kurti dhe pjestart e lvizjes Vetvendosja ndodhen n burg.

    Albini a po tregohet trim me dal neper rruget e Kosoves e me ba protesta.Ateher?

    Kur te dali ne rruge,
    duhet dit se e pret dajaku, e besa e pret edhe burgu.

    ka ka ketu tashti per tu ankue?

Tema t Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI n forumin Historia botrore
    Prgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS n forumin Toleranca fetare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Universiteti i Tetovs kurorzoi nj 10-vjear historik
    Nga Studenti-Te n forumin Mentori akademik
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 15:59
  4. Zhvillimi historik i diftongjeve t shqipes
    Nga Fiori n forumin Gjuha shqipe
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •