Stuhia e Meteoreve Leonid shkaktohet kur Toka perplaset me re te perbera nga mbeturina te vogla te kometes 55/P Tempel-Tuttle. Keto dite Toka eshte duke u drejtuar drejt dy reve te tilla dhe llogaritjet tregojne se ajo do te perplaset me to ne 19 Nentor,2002.

Reja e pare do te shkaktoje shi meteoresh mbi Europe. Pamje do te jete shume e bukur, sidomos ne zonat jo shume te qyteteruara ku ky spektakel yjesh nuk do te shqetesohet nga dritat e qytetit. Hena sipas parashikimeve do jete ne kupe te qiellit ne kete zone, gjate renjes se meteoreve dhe kjo do ndikoje disi ne zbehjen e ketij shiu yjesh, megjithate njerzit do te kene mundesine te shikojne te bien nga qielli rreth 500-1000 Leonids ne ore.

Toka do te perplaset me rene e dyte, gjashte ore pas te pares (rreth ores 5:30 te mengjesit EST), dhe do shkaktoje nje shi akoma me te madh mbi Ameriken e Veriut. Ata qe jetojne ne SH.B.A do kene mundesine te shikojne rreth 2000 Leonids ne ore dhe kjo favorizohet dhe nga hena e cila do jete duke u rrotulluar ne pjesen tjeter te globit.

Pjesa tjeter e botes do kete mundesi te shikoje meteore gjate kesaj dite por jo aq shume sa Europa dhe Amerika e Veriut.


(per me shume informacion rreth ketij shiu, kontrolloni faqet e NASA-s ne internet)