Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Onufrin, vetmitar
Pafnuci, murg nė Egjiptin e shekullit V, duke dashur tė takojė vetmitarėt, pėr ta njohur nga afėr jetėn e tyre, pėr tė cilėn flitej aq shumė nė atė kohė e nė atė zonė, u nis drejt shkretėtirės nė kėrkim tė tyre. Pas 21 ditėsh, u ul tė pushonte pėrdhe, i lodhur e i kėputur. Papritmas pa para vetes njė figurė njerėzore tė tmerrshme, mbuluar prej koke ndėr kėmbė nga flokėt e gjatė e nga disa gjethe.
Kjo mėnyrė pėr tė mbuluar trupin ishte e zakonshme pėr vetmitarėt, tė cilėt qenė mėsuar tė rrinin fare vetėm, pa i parė kush tjetėr, veē engjėjve. E prandaj kishin hequr dorė nga veshjet, tė cilat shkretėtira i shkatėrronte shpejt. E nė sa vijonin atė mėnyrė jetese, larg ēdo vendi tė banuar, nuk e kishin tė lehtė t zevendėsonin me veshje tė tjera.
Nė fillim Pafnuci u tmerrua e deshi tė ikte me vrap, por figura njerėzore i foli e iu lut tė rrinte. Atėherė e kuptoi se kishte gjetur pikėrisht atė qė kėrkonte: njė vetmitar. Si u bėnė miq, nisėn ti tregonin njėri-tjetrit gjithēka. Vetmitari i tregoi Pafnucit se quhej Onufėr e se jetonte qė prej 70 vjetėsh nė shkretėtirė, pa parė kurrė frymė njeriu. Ushqehej me barishte e pushonte shpellash. Nė fillim kishte jetuar nė njė manastir tė Tebaides nė Ermopolis, sė bashku me njėqind murgjėr tė tjerė. Por, duke dėshėruar tė ndjekė shembullin e Shėn Gjon Pagėzuesit e tė Elisė Profet, kishte lėnė manastirin e i ishte kushtuar jetės oshėnare. Si kishte hyrė nė zonėn e jeremive me pak ushqim nė trastė, ishte takuar nė njė shpellė me njė vetmitar tjetėr, tė cilit i qe lutur ta mėsonte si ta jetonte kėtė jetė kaq tė jashtzakonshme. E ai ia kishte plotėsuar dėshirėn. E kishte ēuar nė njė oazė, ku kishte ndenjur me tė 30 ditė e pastaj e kishte lėnė vetėm, duke u kthyer nė shpellėn e vet. Njė herė nė vit i bėnte njė vizitė pėr ta ngushėlluar. Gjatė njėrės nga kėto vizita, sapo kishte arritur, qe pėrkulur pėr ta pėrshėndetur e, papritur, qe shtrirė pėrdhe pa frymė. Ai e pati varrosur nė njė vend pranė shpellės ku strehohej.
Onufri i tregoi pastaj Pafnucit si i pėrshtatej ndryshimit tė stinėve e si e ndihmonte njė engjull, qė i sillte ushqimin e Kungimin Shenjt, mrekulli tė cilėn mė pas e pa edhe vetmitari i ri. Vijuan kėshtu bisedat, deri njė ditė kur Onufri e porositi tė largohej nga ai vend, tė kthehej nė Egjipt e tė tregonte ēka kishte parė. Si kreu sė foluri e bekoi e dha shpirt. Pafnuci e mbuloi me njė copė tė mantelit tė vet dhe e varrosi nė njė plasė shkėmbi. Pra se tė nisej, njė tėrmet e shkatėrroi shpellėn ku kishte jetuar Onufri, duke treguar se vullneti i Zotit ishte qė nė atė vend tė mos jetonte mė asnjė vertmitar.
Atėherė Pafnuci u nis e, nė vijim tė jetės sė tij si murg, shkroi Jetėn e Shėn Onufrit nė tė cilėn pohon se jeta vetmitare nė shkretėtirė, ėshtė mė e pėrkryera pėr njeriun e se Shėn Onufri vdiq mė 11 qershor. Sidoqoftė, Kisha e kremton mė 12 qershor. Kulti i Shenjtit u pėrhap nė tė gjitha vendet e Azisė sė Vogėl e tė Egjpitit, nė sa figura e tij, me flokėt e gjatė e gjethet nė vend tė petkut, vijon ti frymėzojė artistėt.
Ruaj Lidhjet