Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut

    Nga Pirro Prifti

    Mezi presim të shohim gërr-mërr-istat e ardhur nga të tërë anët e Shqipërisë.Që nga gërxhet e Tepelenës e deri në bjeshkët e copëtuara nga sopatat e Pukës e të Malësisë së Madhe, që nga rrugët gropa- gropa të Fierit “socialist“ e deri në Tiranën ku gëlojnë ylberistët dhe karafillakët tashmë që kanë mbushur moshën e pensionit, e deri nga të gjitha anët e Shqipërisë të cilën e shamë dhe e kritikuam sepse komunizmi i mbushi me bunkerë e tani me të njëjtën çimento e hekur duke zënë tokat e bukës, duke bllokuar kanalet e shkarkimit të ujërave për të ndërtuar pa respektuar as din as imam, zbresin me ngut ashtu si dhe para disa viteve kur mezi prisnin të futeshin në pallatin e kongresit të PPSH-së për të dëgjuar e për tu matufepsur nga zëri hipnotizues i udhëheqësit, ashtu dhe sot në këtë qershor plot lagështirë si pelenat e lagura të kalamajve të ftohur nga pa kujdesia e grave të reja që e kanë mendjen të dalin me kërthizë përjashta për tu parë nga të tjerët, po këta kongresmenë të nderuar e të kollarisur shkojnë kokë ulur duke kruar hundën lehtë dhe duke parë vëngër rrugën e gjerë e të asfaltuar se mos papritur u vjen ish udhëheqësi i 1998/2005, udhëheqësi anarko-sindikalist i majtë famë-fryri Nano..

    Të dalë në opozitë tashmë, këta kongresmenë kokë ulur vazhdojnë të mbajnë njërën dorë në xhep e cila numëron fshehurazi paratë e fituara në kohën kur ishin në pushtet dhe kërkojnë me sy herë pas here si, kur janë ulur dhe pinë ndonjë teke raki qyl nga admiruesit e rastësishëm ashtu dhe kur të ulur në karriget plastike të pallatit të kongreseve pëshpërisin dhe grinden se kush ishte arsyeja e humbjes së 3 korrikut duke sharë ata që votuan para disa muajsh me qejf udhëheqësin e ri, më tepër për gjatësinë e tij që u kujtonte trupin e bëshëm të komandantit të dikurshëm por gjithashtu duke kujtuar me mall shkurtabiqin që i bëri me para për 8 vite sidomos pasi u martua për së dyti. Në këtë kongres të gërr mërr-it sallaksat e politikës shqiptare do të brohorasin edhe një herë për fitoret e arritura në vitet e pushtetit gjatë së cilës Shqipëria jonë eci ashtu zvarrë zvarrë edhe nja dy milimetra përpara drejt integrimit në Evropë, por vrapoi më hapa të mëdha drejt batakut të amoralitetit, informalitetit, korrusionit, hapjes së vendit duke lënë atë pa dyer, dritare e kufijë, aq sa tek ne mund të vijë kush të dojë e të, kalojë tranzit emigrantë, të dërgojë tranzit drogë e prostituta, ngreje lapidar pa i marrë leje askujt për varret e të rënëve të huaj që në fakt nuk kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë, por për lavdinë e çdo shteti që kaluar rastësisht mbi këtë vend.

    Sa për kujtesë të dashur kongresmenë, ky është vendi i mrekullueshëm i shqiponjave me dy kokë të cilat në fakt janë larguar me kohë diku për në Mal të Zi (por jo të zeza) apo në Rusi e Serbi aty ku e ndjejnë veten më komode. Sipas thashethemeve Shqiponjat e rralla me dy kokë janë larguar për arsye të veçanta dhe thonë se nuk mund të rrimë në një vend që politikanët ateistët dhe myslimanët duke buzëqeshur me vete valëvitin flamurin e kaurrit, dhe se nuk kanë parë deri tani asnjë politikan nacionalist, atdhetar, apo flamurtar që të kujtojë e të mbrojë fitoret e mundimshme të arritura. Njëra nga kokat e Shqiponjës dy krenare (ajo e djathta) thotë që shqiptarët mund ta mbajnë imazhin tonë ndoshta në zemrën e tyre kur janë esëll, të pa droguar dhe të pa korruptuar sepse në rast të kundërt gjendja e rëndë do të vazhdojë edhe më dhe nuk do të jetë e largët dita kur jugu i Shqipërisë papritur do të zgjohet me një flamur tjetër mbi krye, e do tu iki nga dora vetëm për shkak të mungesës totale të nacionalizmit dhe se unë vazhdoj Shqiponja e mërzitur, nuk mund të ngrihem krenare para varreve të tjetër kujt shpirtrat e të cilëve nuk kanë asgjë të përbashkët me kombin tonë.

    Shqiponja me dy kokë u largua duke më thënë që ka akoma shpresë që në këtë kongres të sallaksave të indinjuar nga humbja e papritur duke ua lënë në dorë pushtetin djathtamanëve ashtu si dopjo gjashtën tha: Edhe sikur një fill i kuq flamuri nacionalist shqiptar të valëvitet, unë përsëri do të parapëlqej të valëvitem dhe të endem krenare në trojet e shqiptarëve nga veriu në jug, por se do të pikëllohesha deri në marrëzi nëse si opozitarët e Kongresit të majtë ashtu dhe pushtetarët e të djathtës do të vazhdonin të mbanin qëndrim anemik dhe plot lëshime ndaj fqinjëve por dhe ndaj varrezave, sepse çdo lëshim për hir të parave të fituara me korrupsion apo për hir të favoreve të tjera (luga e çorbës që gëlltisim ne shqiptaret sa here që na kruhen organe të ndryshme trupore!?) do të kishte pasoja katastrofike për shqiptarët sepse integrimi me gjysmën e Shqipërisë, ndërsa gjysma tjetër do të jetë e përlarë nga fqinjët do të kullojë gjak e lot si dhe tokat e mëparshme që mezi po vihen ne vend fal Anglo-amerikanëve.

    Gërr Mërri në Kongres të lavdishëm le të vazhdojë sa të dojë, dhe le të ngërthehen sallakët e vjetër me të rinjtë për të mirën e kombit por duhet të bëjnë kujdes se ka ardhur koha të largohen nga gërr mërri i luftës së klasave dhe të zgjidhen drejtues të mirë dhe jo nga zgjedhjet dhe emërimet pa kritere, por të bazohen tek profesionalizmi dhe jo tek seksi, të mbështetën tek eksperienca e militantëve dhe jo tek përvoja se si mund t’ia futësh tjetrit deri në rrëzë, të mbështeten tek përvoja pozitive e Partisë dhe jo tek përvoja e skafistëve dhe e tutorëve të xhengijeve (e cila nuk është e pakët). Integrimi për në Evropë na pret krahë hapur ashtu si zoçkat që presin tu japë bukë prindi, dhe të mos e ngatërrojmë pritjen e duruar të Evropës me pritjen se kur do të vine paratë e fshehura diku jashtë vendit, mos ngatërroni majtistë të dashur dëshirën e Evropës për të na futur në familjen e saj të madhe me dëshirat që kemi ne për të bashkëjetuar me sa më shumë gra që mundemi, dhe as me dëshirat që kanë politikanët për t’i mbajtur ushkurët e brekëve zgjidhur për raste të veçanta, se raste të veçanta ka plot, vetëm se pasojat e qejfit me para, shqiptarët e thjeshtë po i shohin cdo ditë me, zgjatjen e tranzicionit, papunësinë, korrupsionin, kurvërinë e paparë, klanet mafioze, amoralitetin social të komunitetiteve në Shqipëri, të cilat, të dashur dhe të nderuar kongresmenë të së majtës i kemi dhurata nga ju.

    Megjithatë është më e hijshme që t-ju urojmë një për një Kongres që të ketë dobi për Shqipërinë sesa për politikanë të veçantë qofshin ata anarko-sindikalistë apo ylberitë prej të cilëve nuk mund të presësh më shumë sesa ndonjë kazino të re apo ndonjë martesë të pataksur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ja skandalet e Kongresit

    Kongresi i Partisë Socialiste ka shënuar një sërë skandalesh që e vënë në dyshim edhe miratimin e draftit për ndryshimet në statut. Rama ka bërë të ditur dje se Kongresi miratoi draftin që parashikonte ndryshimet në Statut, por burimet nga selia rozë e vënë në dyshim procesin e votimit. Burimet konfirmojnë se nga 566 delagatë me të drejtë vote në Kongres, në momentin e votimit kanë qenë rreth 200-250 prej tyre, çka bie ndesh me deklaratën e kreut të PS-së Edi Rama, i cili deklaroi se është votuar me shumicë votash. Nga këta 566 delegatë, 40 janë të larguar drejt LSI-së, tre kanë vdekur dhe duke llogaritur edhe 11 votat kundër dhe tre abstenimedel se gjysma e delagatëve të PS-së me të drejtë vote nuk dihet se ku ka shkuar vota e tyre, kanë votuar apo jo. Në këtë mënyrë duket se drafti nuk ka kaluar me shumicë votash sikundër deklaroi dje Rama. Ajo që u vu re dje është se për herë të parë në historinë e Kongreseve të PS-së procesi i votimit është bërë i hapur, ku delegatët thjesht kanë ngritur dorën nëse ishin pro apo kundër. Në krahasim me të gjithë Kongreset e tjerë për herë të parë nuk është lejuar të flasë as kreu i FRESSH-it, Gjergj Koja dhe as kryetarja e Forumit të gruas Majlinda Keta. Në Kongresin e djeshëm nuk janë lejuar të flasin as krerët e partive të majta dhe as sekretarët e PS-së gjë që nuk ka ndodhur më parë në Kongreset e kaluara.

    Ajo që është vënë re dje është se më tepër, është folur në gjuhë të huaja se në gjuhën shqipe. Një tjetër element është që disa Televizone kryesore censuruan thirrjet dhe pamjet e mbështetësve të Nanos në Kongres. Ndërsa burimet nga selia rozë konfirmojnë se PS-ja i ka përballuar shpenzimet e Kongresit me fonde që kanë ardhur nga Bashkia e Tiranës. Nga vëzhgimet u vu re në momentin kur Rama ka përshëndetur Metën në mënyrë të veçantë salla ka fishkëllyer në shenjë proteste. Por duket se edhe ata që kanë dashur të dalin hapur ndaj ish-kryetarit të tyre Fatos Nano nuk e kanë kaluar kaq lehtë. Këta të fundit kanë konfimruar për gazetën “SOT” se janë rrahur dhe kërcënuar nga Edi Rama për të mos brohoritur pro Nanos në Kongres. Ndërkohë që për organizimin e Kongresit, Rama ka vënë në lëvizje edhe artisten e njohur Rudina Magjistari e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizim në drejtimin e Kongresit. Ndërkohë burimet nga PS konfimojnë se një pjesë e madhe e atyre që kanë brohoritur në mbështetje të Edi Ramës kanë qenë aktivistë të lëvizjes MJAFT.

    Platforma

    Për të arritur deri në ndryshimin e statutit, Ramës i është dashur të përballët shpesh me zyrtarët e lartë të PS-së të cilët nuk kanë pranuar lehtë ndryshimet. Fillimisht me statutin e një pjestari në qeverinë e Fatos Nanos, Rama ka hedhur idenë e legalizimit të fraksioneve në parti, ide kjo që është rrëzuar në mënyrë të bujshme në Kongresin e vitit 1996 kur Fatos Nano ishte në burg. Atë vit u propozua që Servet Pëllumbi të zgjidhej nënkryetari i PS-së me të drejta të plota si vet kryetari. Në këtë Kongres, janë kristalizuar për herë të parë edhe zërat kundër në Partinë Socialiste. Për këtë arsye në Kongresin e 2003, Rama ka kërkuar legalizimin e zërave kundër, ide kjo që u përvijua edhe në Kongresin e pesë majit. Por ajo që është më e çuditshme, është se në ndryshimin e miratuar dje, legalizimi i fraksioneve nuk parashikohet asgjëkundi dhe një pjesë e delegatëve e kanë konsideruar këtë si një vendosje e Edi Ramës sot, në kundërshtim me Edi Ramën tre vjet më parë. Duket se e vetmja arritje tij me ndryshimet e miratuara dje në statut është hapësira që u jepet grave në parti, aplikimi i parimit “një anëtar një votë”, heqja e disa barrierave për të konkuruar në poste të larta të PS-së, liberalizimin e hyrjes në parti etj. Me ndryshimet e bëra, Rama duket se është kujdesur që të forcojë pozitat e tij si kryetar i PS-së duke parashikuar edhe mundësitë se kur është i detyruar të japë dorëheqjen , penalizimin e zërave kundër përmes Komisionit të Disiplinës etj.

    Batutat e Ramës

    1-E patë sesi u katandis i gjori kryeministër pardje?

    Shkoi inauguroi një rrugë lagjeje të nisur e të bitisur nga Bashkia e Tiranës. S’ka faj i gjori plak, hyri vera dhe asnjë investim nuk duket në horizont. Kështu si e ka nisur në vjeshtë do të përurojë Kullën e Sahatit.

    2-Rinia ka një krizë modelesh, të rinjve tanë u mungojnë pikat e referimit në këtë vend. Si mund të jetë ndryshe në fakt kur kalimi nga ekranet e huaja tek ekranet shqiptare është për ta kalimi nga magjia e Majkëll Xhordanit tek piskamat e Sali Berishës apo nga sensualiteti i Britni Spirs tek epopeja e Lufter Xhuvelit?

    3-Kryeministrin tonë plak duhet ta përcjellim në shtëpi pa e lënë të rrjedhë krejtësisht në krye të detyrës.

    4-Ne do e kthejmë trupën e cirkut të Sali Berishës aty ku e ka vendin. Në opozitë, bashkë me kllounin Xhuvel e me tërë prestigjatorët, akrobatët dhe balerinët që u kanë ardhur shqiptarëve në majë të hundës pa mbushur ende vitin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kongresi i PS përfundoi me miratimin e të gjitha ndryshimeve në statut. Ndryshimet u miratuan me 488 delegatë

    Lind PS-ja e Edi Ramës

    Hiqet stazhi i partisë dhe KPD, 50% e forumeve gra e vajza. Kryetari, me “Një anëtar, një votë”

    Denion Ndrenika


    TIRANE - Kongresi i Partisë Socialiste përfundoi me miratimin e të gjitha ndryshimeve në statutin e partisë. Ndryshimet u miratuan me 488 delegatë pro, 11 kundër dhe 4 abstenime. Paketa e re sanksion plotësisht parimin e zgjedhjes së kryetarit me parimin ”Një anëtar, një votë”, pra me votim të të gjithë anëtarësisë dhe po kështu se kryetari largohet nga detyra nëse humbet zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, duke iu referuar mandatit kushtetues që i përket vitit 2009. Në më pak se një orë delegatët të kongresit të Partisë Socialiste miratuan ndryshimet dhe përmirësimet në statut, duke i hapur rrugën asaj që kryetari Edi Rama dhe drejtuesit e rinj të pas 3 korrikut 2005 e quajnë strategjia e reformimit, riorganizimit dhe ristrukturimit për të synuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe për t’i hapur rrugën procesit të parakohshëm për deputetë. 488 delegatë votuan pro, 11 kundër dhe 4 abstenuan, ndërsa kongresi në pjesën e parë, të filluar në orën 11.00, kishte përshëndetjet e të ftuarve dhe fjalën e kryetarit. Kryetari Rama paraqiti analizën në 245 ditë që nga zgjedhja në detyrë, duke dëshmuar vështirësitë me të cilat është ndeshur, përfshi mosbesuesit për këtë ndryshim të madh, siç e quajti ai.

    Partia Socialiste thotë se synimi për të ardhur në pushtet mbështetet tek e drejta që ka e majta me numër të madh votash më 3 korrikun e shkuar, pavarësisht se humbi zgjedhjet, për shkak të atyre praktikave që Rama i vlerëson si të padenja. Ndonëse hera-herës u dëgjuan thirrje të dëshpëruara nga mbështetësit e ish-kryetarit Fatos Nano, askush nuk dha nisma konkrete për të hedhur poshtë ndryshimet statusore. Paketa e re sanksion plotësisht parimin e zgjedhjes së kryetarit me parimin ”Një anëtar, një votë”, pra me votim të të gjithë anëtarësisë dhe po kështu se kryetari largohet nga detyra nëse humbet zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, duke iu referuar mandatit kushtetues që i përket vitit 2009. Rama tha në kongres së Shqipëria e re dhe moderne nuk mund të ndërtohet pa një Parti Socialiste të re dhe moderne dhe se demokratizimi i kësaj force është marrëveshja, siç u shpreh, që kërkon elektorati nga kjo parti. Përshëndetje të tjera u bënë nga Jorgo Papandreu, kryetari i Internacionales Socialiste dhe i socialistëve grekë të PASOK-ut dhe udhëheqës të tjerë të së majtës, përfshi Hanss Svobodën, kryetar i deputetëve socialistë në parlamentin evropian si dhe Pol Nyrup Rasmunsenin, president i Partisë Socialiste Evropiane, PSE apo Kasinon e qeverisësve majtistë të Italisë. Kongresi u përshëndet nga Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së dhe Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, gjatë fjalës së të cilëve salla brohoriste për Kosovën.

    Statuti

    Ndryshimet përçojnë plotësisht frymën e re të një partie që kërkon të dalë nga e shkuara e saj, ndërsa përkujtuan gjithashtu dje 15-vjetorin e ndryshimit të emrit nga PPSH në Kongresin e 10 qershorit 1991. Ndryshimet dhe përmirësimet janë risi në marrëdhëniet me emigrantët, duke i bërë ata pjesë të vendimmarrjes, në raportet e përfaqësimit me kuotat fikse të grave në forume dhe për më tepër të një përcaktimi deri në 50 për qind të tyre në Asamblenë Kombëtare të PS-së, emri i ri i të vjetrit Komitet të Përgjithshëm Drejtues.

    Paketa sanksionon posaçërisht frymën e re më shumë se sa emërtesat apo ndryshimet teknike, që së bashku shkojnë drejt përqendrimit të veprimtarisë partiake te qytetarët, tek anëtarësia, te shtetasit, te votuesit e për rrjedhojë, në rikthimin në pushtet për të rrëzuar atë që kryetari Rama e vlerëson si qeveri e paaftë e një kryeministri të paaftë. Për kryetarin Rama, vëmendja ka qenë e plotë ndaj të gjitha kritikave, ndërsa shtoi gjithashtu se “pa pikë dyshimi ka ende shumë për të bërë deri në artikulimin e plotë të një organizimi e drejtimi të ri”. Por, për Ramën, nuk mund të ketë dakordësi “që në këtë periudhë kyçe për të ardhmen partia ka gabuar pasi, sipas disave, “është marrë më shumë me vetveten sesa me kundërshtarin politik”. “Por ajo që shqiptarët duan, në radhë të parë, të dinë prej nesh është se kush jemi ne sot, pas të pabërave që pararendën 3 korrikun, dhe se çfarë jemi ne të aftë të bëjmë me pushtetin nëse na e besojnë përsëri. Humbja në jetën e një partie mund të vlejë për të projektuar fitoret e ardhshme. Por humbja mund edhe të prodhojë humbje të tjera nëse nuk reflektohet mbi shkaqet e saj dhe nuk punohet për një projekt të ri politik, që fillon nga vetvetja për eliminimin e këtyre shkaqeve. Nuk ka rikthim me fitore, pa një reflektim të madh”, -ka thënë Rama.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    NDRYSHIMET NË STATUT

    FRESSH dhe FGSSH, si organizime në përbërje të PSSH-së, janë përkatësisht anëtarë të Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY) dhe të Internacionales Socialiste të Gruas.
    Anëtari i partisë shpreh vullnetin drejtpërdrejt ose me delegim.
    Stema e PSSH-së është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër, në qendër vendoset simboli i partisë, poshtë të cilit shkruhet Partia e Socialistëve evropianë, ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale të bardha “PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 1991”.
    Flamuri i PSSH-së është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes.
    PSSH-ja ka himnin e saj.
    Iniciativa personale në emër të Partisë, duhet të jetë në përputhje me programin, statutin e PSSH-së dhe me vendimin kolegjial të marrë.
    Anëtar i PSSH-së mund të jetë çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë pa dallim kombësie, race, gjinie, gjendje ekonomike, shtrese shoqërore dhe bindje fetare, i cili:

     Ka mbushur moshën 16 vjeç;

    Anëtar i PSSH-së mund të jetë gjithashtu :
    • Çdo shtetas shqiptar jashtë atdheut, atje ku PSSH-ja ka të ngritura dhe funksionojnë strukturat e saj;
    • Çdo shtetas i huaj me banim në Shqipëri;
    të cilët plotësojnë kushtet e mësipërme.
    7.3. Pranimi anëtar i PSSH-së bëhet individualisht dhe sipas kërkesës personale. Kandidati për anëtar partie plotëson me shkrim formularin e anëtarësimit në parti.

    Pajisja me formular dhe administrimi i tij pas plotësimit nga kandidati, bëhet nga drejtuesit e OS, të KZ dhe të KD të PS të rrethit/bashkisë.
    Data e dorëzimit të formularit të plotësuar nga kandidati në OS ose KZ ose KD të PS të rrethit/bashkisë, është data e pranimit të tij në parti.
    Formulari i anëtarit të partisë depozitohet në KD të PS të rrethit. Anëtari i partisë brenda 15 ditëve regjistrohet njëkohësisht në listën e OS, regjistrin e partisë të rrethit/bashkisë dhe regjistrin kombëtar të partisë.
    Anëtarësia në parti pezullohet prej ndërprerjes së përkohshme, largimit dhe çregjistrimit.

    OS bën heqjen e përkohshme nga lista të anëtarit të partisë. Nëse kushtet ndryshojnë, OS me kërkesën e të interesuarit bën menjëherë përfshirjen e tij në listën e anëtarësisë.

    Anëtari i partisë fshihet nga lista e anëtarësisë së OS, regjistri i anëtarësisë së rrethit/bashkisë dhe regjistri kombëtar i partisë.

    • nuk paguan kuotizacionin e anëtarësisë për më shumë se 3 muaj;
    • kandidon si i pavarur ose për forcat e tjera politike ose kontribuon në favor të tyre në fushatat zgjedhore;
    • nuk merr pjesë në votime partiake dhe elektorale pa arsye të përligjura;
    merren këto masa disiplinore:
    a- vërejtje;
    b- heqje e të drejtës së votës në proceset zgjedhore në parti deri në 1 vit;
    9.5. Vendimin për masë disiplinore ndaj anëtarit të partisë që ka kryer shkeljet e parashikuara në pikën 9.4. e merr:
    • organizata socialiste përkatëse;
    • kryesia e partisë e rrethit/bashkisë;
    • Kryesia e PSSH.

    9.6. Procedura për masë disiplinore mund të iniciohet nga anëtari i partisë, OS, KZ dhe forumet vendore e qendrore të partisë. Kërkesa për fillimin e procedurës disiplinore ndaj anëtarit të partisë që ka kryer shkelje paraqitet me shkrim.
    9.7. Shqyrtimi i kërkesës fillon jo më vonë se 15 ditë nga marrja në dorëzim e saj. Vendimi disiplinor bëhet i njohur për anëtarin e partisë ndaj të cilit është marrë masë.
    9.8. Heqja e masës disiplinore është e drejtë e organit që e ka dhënë. Ajo bëhet me kërkesë të anëtarit të partisë pas një afati kohor prej të paktën 6 muaj.
    Ripranimi në parti mund të bëhet vetëm pas përmbushjes së një afati kohor prej të paktën 1 vit nga data e marrjes së vendimit të çregjistrimit.
    10.1. Përkrahës i PSSH-së dhe i organizatave të FRESSH dhe FGSSH që veprojnë brenda saj, është çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë që pranon dhe mbështet programin dhe veprimtarinë politike të PSSH-së. Përkrahës i PSSH-së mund të jetë edhe çdo shtetas i huaj me banim në Shqipëri.
    10.2. Përkrahësi i PSSH-së ka të drejtë:

    • të marrë pjesë në debatet për probleme të ndryshme në parti.
    KPD-ja e PSSH-së përcakton modalitetet për pjesëmarrjen e përkrahësve të partisë në votimet për probleme të ndryshme në parti.
    10.3. Përkrahësi i partisë pajiset me kartën “Përkrahës i PSSH-së”. Kartën e përkrahësit të PSSH e jep kryetari i partisë i rrethit/bashkisë, sipas kërkesës së të interesuarit dhe rekomandimit të OS, të FRES dhe të FGS.
    11.1. Organizata socialiste:
    • formohet nga jo më pak se 5 anëtarë partie në fshat dhe jo më pak se 10 anëtarë partie në qytet. 1/3 e anëtarëve të OS janë shoqe. Në rastet kur nuk plotësohet numri i nevojshëm i anëtarëve të partisë për krijimin e organizatës socialiste, ngrihet grupi i anëtarëve të partisë socialiste, i cili zgjedh një sekretar dhe mban lidhje drejtpërdrejt me KZ ose KD përkatëse;
    • ngrihet sipas vendbanimit në bazë fshati, lagjeje ose grupi banesash në qytet me synim jo më pak se një organizatë socialiste për një qendër votimi;
    • Ngrihet edhe sipas moshës, tematikës dhe profesioneve;
    Organizata socialiste harton listën e përkrahësve të partisë në territorin e QV që mbulon. Përkrahësit e partisë marrin pjesë si të ftuar në mbledhjet e hapura dhe në veprimtaritë e tjera politike të partisë.

    11.2. Organizata e partisë i zhvillon zgjedhjet një herë në 2 vjet. Për drejtimin e veprimtarisë së përditshme zgjedh kryetarin dhe një ose dy sekretarë. Ajo zgjedh nga përbërja e anëtarëve të saj delegatët për në konferencën e Partisë dhe anëtarët e KZ. 1/3 e delegatëve të konferencës së PS të rrethit/bashkisë janë shoqe.
    11.3. Organizata socialiste ka këto detyra kryesore:
    • siguron në mënyrë të vazhdueshme informacion për çështje të rëndësishme sociale e politike, në territorin ku vepron dhe ua përcjell strukturave drejtuese të partisë;
    • siguron pjesëmarrjen e anëtarëve në proceset zgjedhore sipas parimit një anëtar një votë.
    • propozon një kandidaturë për kryetar të partisë të rrethit/bashkisë, dhe kandidatë për anëtarë të forumeve drejtuese të partisë në nivel vendor dhe për përfaqësues në organet e qeverisjes vendore.
    12.1. Këshilli zonal bashkërendon veprimtarinë e bashkësisë së organizatave socialiste në njësitë e qeverisjes vendore.
    12.2. Këshilli zonal:
    • ngrihet mbi bazën e njësive të qeverisjes vendore dhe të njësive bashkiake, përveç rasteve kur partia është e organizuar dhe funksionon sipas ndarjes në nivel rrethi dhe bashkie. Komiteti Drejtues i PS të bashkisë mban lidhje drejtpërdrejt me organizatat socialiste të bashkisë;
    • administron kandidaturat për kryetar të partisë të rrethit dhe përfaqësues të partisë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të ardhura nga OS dhe ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë. Kandidaturat e propozuara dërgohen në KD të PS të rrethit;
    • administron kandidaturat për delegatë të Kongresit të Partisë sipas propozimeve të OS dhe normës së përfaqësimit të miratuar nga KPD.
    12.4. Zgjedhjet në këshillin zonal bëhen një herë në 2 vjet. Për drejtimin e veprimtarisë së tij, KZ zgjedh kryetarin dhe një ose dy sekretarë.
    Mandati i drejtuesve të këshillit zonal ndërpritet kur rezultati i zgjedhjeve në njësinë e qeverisjes vendore ku vepron ai, është humbës ose më i ulët se sa në zgjedhjet e mëparshme.
    13.1. Konferenca e Partisë është organi më i lartë vendimmarrës i PS në rreth/bashki.

    Kryetari i Partisë, deputetët me vendbanim në zonën përkatëse, kryetari i bashkisë, kryetarët e komunave, kryetari i qarkut, kur janë anëtarë partie janë drejtpërdrejt delegatë të konferencës.
    13.3. Konferenca e Partisë administron kandidaturat për kryetar të partisë.
    Konferenca e Partisë e rrethit zgjedh kryetarin e partisë.
    Zgjedhja e kryetarit të partisë së bashkisë, në rrethet ku partia është e organizuar dhe funksionon në nivel rrethi dhe bashkie, bëhet sipas parimit një anëtar një votë.

    Konferenca e partisë e bashkisë cakton datën e zhvillimit të votimit sipas parimit një anëtar një votë për zgjedhjen e kryetarit të partisë të bashkisë.
    Kandidaturat për kryetar dhe sekretarë të KD të rrethit/bashkisë duhet të plotësojnë si kriter jo më pak se 6 muaj anëtarësi në parti.
    Kandidaturat për anëtarë të KZ, antarë të KD dhe kryetar të PS të rrethit/ bashkisë, duhet të kenë vendbanim ligjor dhe të bëjnë jetën e partisë prej jo më pak se 6 muaj brenda territorit ku vepron organi drejtues vendor i partisë.
    13.4. Mandati i kryetarit të partisë së rrethit/bashkisë është 3 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe:

    • kur jep dorëheqjen;
    • kur humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesën e 1/3 së anëtarëve ose të forumit që e ka zgjedhur.
    Në rast se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme dhe për qeverisjen vendore në rrethin ose bashkinë ku drejton është humbës dhe më i ulët se në zgjedhjet përkatëse paraardhëse, kryetari i PS të rrethit/bashkisë i nënshtrohet votëbesimit.

    13.5. Konferenca e Partisë zgjedh KD, sipas normës së vendosur nga KPD-ja.
    Kryetari i partisë, kryetarët e këshillave zonalë, deputetët me vendbanim në zonën përkatëse, kryetari i bashkisë, kryetarët e komunave kur janë anëtarë partie, kryetarja e FGS dhe kryetari i FRES janë drejtpërdrejt anëtarë të KD .
    Numri i anëtarëve të KD-së që hyjnë drejtpërdrejt (pa zgjedhje nga konferenca) nuk duhet të përbëjë më shumë se 1/3 e anëtarësisë së KD.
    Anëtarët që hyjnë drejtpërdrejt në përbërje të KD, nuk përfshihen në listat e votimit në konferencën zgjedhore.
    FRESSH-i përfaqësohet në organet drejtuese të partisë në nivel vendor në përputhje me përqindjen që zë anëtarësia e tij në raport me anëtarësinë e partisë të rrethit/bashkisë.

    Shoqet përbëjnë jo më pak se 50 për qind të anëtarësisë së KD të rrethit/bashkisë që votohet nga konferenca.
    Votimi për kandidaturat shoqe në konferencat zgjedhore bëhet me listë të veçantë.

    Konferenca e partisë zgjedh delegatët për në kongresin e partisë. 1/3 e delegatëve të Kongresit janë shoqe. Ajo propozon nga anëtarë të partisë brenda ose jashtë rrethit/bashkisë, kandidatë për anëtarë të KPD të PSSH.
    13.8. Kompetencat e Komitetit Drejtues:
    13.9 Kryesia e Komitetit Drejtues:
    • Propozon kandidaturat për anëtarë të KZPRR, KZPB, të cilat i dërgon për miratim në KZP;
    • Zgjedh financierin dhe komisionin e revizorëve.
    13.10. Kryetari i Partisë i rrethit/bashkisë ka këto kompetenca kryesore:
    • është përgjegjësi kryesor politik i partisë në shkallë rrethi/bashkie;
    • bashkërendon dhe përgjigjet për aktivitetin politik, organizativ dhe elektoral të strukturave dhe forumeve të partisë të rrethit/bashkisë;
    • bashkërendon punën e sekretarëve dhe ndjek veprimtarinë e tyre;
    • ndjek aktivitetin e përditshëm të strukturave të partisë;
    • drejton kryesinë dhe KD-në të partisë të rrethit/bashkisë;
    • përgatit programe dhe projektvendime, të cilat i shtron për diskutim e miratim në kryesinë dhe KD-në e PS-së së rrethit/bashkisë;
    • organizon çdo muaj takime me kryetarët e organizatave socialiste dhe KZ dhe analizon
    punën e tyre në zbatim të vendimeve të organeve qendrore dhe vendore të partisë;
    • raporton për veprimtarinë e tij në strukturat e forumet vendore të partisë, në KPD dhe Kryesinë e PSSH.
    Kongresi i Jashtëzakonshëm thirret me vendim të KPD të PSSH jo më vonë se 2 muaj nga data e marrjes së vendimit.
    Kongresi i Partisë, përveç atij zgjedhor, si rregull mblidhet 1 herë në vit.
    Mbledhja e Kongresit dhe rendi i ditës lajmërohen 45 ditë më parë.
    14.3. Norma e përfaqësimit me delegatë në Kongresin e PSSH vendoset nga KPD.

    Të drejtën e përfaqësimit me delegatë në Kongres e gëzojnë edhe strukturat e partisë jashtë atdheut, si dhe sindikatat dhe shoqatat pranë partisë, sipas një norme të veçantë përfaqësimi të miratuar nga KPD-ja.
    Mandati i delegatit të Kongresit është 4 vjet.
    14.4. Kryetari i PSSH-së, anëtarët e partisë që kanë pasur mandat të kryetarit të Partisë, të presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit si dhe anëtarët e KPD-së, deputetët socialistë anëtarë partie, kryetari i KGS-së dhe KZP-së, kryetarët e PS-së së rretheve/ bashkive, kryetarët e bashkive e komunave, prefektët, kryetarët e qarqeve anëtarë partie, kryetari i FRESSH-it, kryetarja e FGSSH-së, përfaqësuesit e strukturave të partisë jashtë atdheut dhe të sindikatave e shoqatave, janë drejtpërdrejt delegatë të Kongresit të Partisë.

    Anëtarët e KGS-së, të KZP, kryefinancieri, kryetari i KQR përfshihen në listat e votimit të konferencave për zgjedhjen e delegatëve. Në rast se nuk zgjidhen delegatë, marrin pjesë në Kongres pa të drejtë vote.
    Në Kongresin e Partisë marrin pjesë si të ftuar, deputetët, prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve, kryetarët e bashkive e të komunave, kryetarët e këshillave të bashkive e komunave, përfaqësues të partisë socialiste jo anëtarë partie .
    14.5. Kryetari i PSSH-së zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë të anëtarësisë së partisë sipas parimit një anëtar një votë.
    Përfaqësia e kongresit administron kandidaturat për Kryetar të PSSH, shoqëruar me kërkesat për kandidim dhe platformat për drejtimin e partisë të paraqitura prej tyre.

    Kandidatët për kryetar të PSSH-së duhet të kenë të paktën një mandat përfaqësimi politik si të zgjedhur në organet drejtuese qendrore të PSSH-së.
    Kandidatët për kryetar të PSSH-së paraqesin në kongres platformat e tyre. Kongresi vendos datën e zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi, jo më vonë se dy muaj nga data e zhvillimit të Kongresit.

    14.6. Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet para kohe kur:

    • jep dorëheqjen;
    • partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative;
    • humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë.
    Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë (KZP).
    14.7 Kongresi zgjedh me votim të fshehtë dhe kandidatura alternative KPD, Sekretarin e Përgjithshëm, Komisionin e Garancive Statusore (KGS) dhe Komisionin e Zgjedhjeve të Partisë (KZP).
    Kandidatët për sekretar të përgjithshëm duhet të plotësojnë kriteret sipas nenit 14.5. të Statutit.
    Kongresi përcakton numrin e anëtarëve të KPD-së.
    Kryetari i PSSH-së, anëtarët e partisë që kanë pasur mandat të kryetarit të Partisë, të presidentit të Republikës, të kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit, si dhe kryetari i FRESSH-it, kryetarja e FGSSH-së, deputetët anëtarë partie, kryetarët e PS të rretheve/bashkive janë drejtpërdrejt anëtarë të KPD-së.
    Numri i anëtarëve që hyjnë drejtpërdrejt nuk duhet të përbëjë mbi 40 përqind të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të KPD-së.
    Anëtarët e KPD-së që hyjnë drejtpërdrejt në përbërje të tij nuk përfshihen në listat e votimit për t’u zgjedhur në Kongres.
    Anëtarët e KPD-së, të KGS-së, të KZP-së përfshihen në listat përkatëse të votimit për t’u zgjedhur në Kongres.
    Shoqet përbëjnë jo më pak se 50% për qind të listës së kandidaturave për anëtarë të KPDs-ë që zgjidhen nga kongresi. Votimi për kandidaturat shoqe bëhet me listë të veçantë.

    KOMITETI I PËRGJITHSHËM DREJTUES

    Kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant, KPD-ja mblidhet brenda 15 ditëve dhe thërret brenda 30 ditëve Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të kongresit.
    • Vendos për numrin e anëtarëve të kryesisë së PSSH dhe përcakton me udhëzim të veçantë numrin e anëtarëve të KD-së dhe të kryesive të PS-së të rretheve/bashkive sipas kategorive të tyre;
    14.9. Kryesia e PSSH:
    kur e vlerëson të nevojshme mbledh Aktivin Kombëtar të PSSH-së;
    • vendos për organigramën dhe strukturën e aparatit politik dhe administrativ të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, të institucioneve të tjera qendrore të Partisë dhe të Komiteteve Drejtues të partisë në rreth/bashki;
    • miraton kandidaturat për kryetar të partisë të rrethit/bashkisë të propozuara nga strukturat vendore dhe mund të propozojë kandidaturë shtesë për kryetar të Partisë për rrethin/bashkinë;
    • zgjedh Kryefinancierin dhe Komisionin Qendror të Revizorëve;
    • analizon veprimtarinë e organeve të shtypit dhe të mjeteve të tjera për informimin publik të Partisë dhe merr masat përkatëse në zbatim të nenit 24.1 të Statutit;
    • përpunon politikën e përmirësimit të strukturave drejtuese të Partisë dhe aftësimin e të zgjedhurve në to;
    • miraton programet e reformave në fusha të caktuara në zbatim të përparësive politiko-qeverisëse të PSSH.
    4.10. Kryetari i PSSH dhe kompetencat kryesore të tij :
    është drejtuesi më i lartë politik i partisë;
    • propozon në Kryesi masa të veçanta në zbatim të Programit dhe Statutit të Partisë;
    • thërret dhe drejton mbledhjen e Kryesisë;
    14.11. Sekretari i Përgjithshëm ka këto kompetenca kryesore:
    • koordinon funksionimin e veprimtarisë së KPD-së dhe të komisioneve të përhershme pranë tij;
    17.1. Komisioni i Garancive Statusore (KGS) është strukturë përgjegjëse, i cili vendos për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin dhe interpretimin e statutit të PSSH-ës, të vendimeve dhe rregulloreve të forumeve të partisë në zbatim të tij.
    17.2. KGS-ja përbëhet nga 11 anëtarë. Anëtarët e partisë kandidatë për t’u zgjedhur në KGS në momentin e zgjedhjes duhet të kenë të paktën 3 vjet anëtarësi në parti. Anëtarët e KGS nuk mund të jenë njëkohësisht edhe anëtarë të forumeve qendrore të partisë.
    Mandati i Komisionit të Garancive Statusore zgjat 4 vjet.
    18. ZGJEDHJA NDËRMJET INDIVIDËVE KANDIDATË
    18.5. Në procesin zgjedhor të drejtimit, të përfaqësimit dhe të vendimmarrjes së partisë në të gjitha nivelet zbatohet parimi i shmangies së konfliktit të interesave dhe të konfliktit nepotik. Modalitetet për shmangien e konfliktit të interesave dhe të konfliktit nepotik në përfaqësim përcaktohen nga KPD-ja me rregullore të veçantë.
    18.7. Zgjedhjet konsiderohen të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se gjysma e anëtarëve të mbledhjes zgjedhore ose e anëtarësisë së partisë në votimin e drejtpërdrejtë.
    I zgjedhur konsiderohet kandidati që ka marrë më shumë vota, por jo më pak se 50 për qind plus një të votave të vlefshme.
    Zgjedhja e kandidatëve në listat shumemërore që paraqiten për votim në forumet vendore e qendrore të partisë bëhet me shumicë të thjeshtë të votave.
    18.8. Plotësimi i vendeve vakant në forumet drejtuese vendore bëhet nga KD-ja përkatëse me votim të fshehtë sipas propozimeve të miratuara nga kryesia e PS-së së rrethit/ bashkisë.
    Plotësimi i vendeve vakant në forumet qendrore të PSSH, KGS dhe KZP bëhet nga KPD me votim të fshehtë sipas propozimeve të miratuara nga Kryesia e PSSH.
    18.9. Modalitetet dhe kriteret e përzgjedhjes për përfaqësimin politik të partisë në organet e pushtetit legjislativ dhe ato të qeverisjes vendore përcaktohen me vendim të posaçëm të KPD, rast pas rasti.
    19. KOMISIONI I ZGJEDHJEVE I PARTISË (KZP)
    19.1. Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë (KZP) është struktura qendrore përgjegjëse për përgatitjen, organizimin dhe mbikëqyrjen e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një votë.
    19.2. Në nivel rrethi/bashkie ngrihet Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë i Rrethit (KZPRR), i bashkisë (KZPB), ndërsa për çdo vend votimi ngrihet Komisioni i Vendvotimit (KVV).
    19.3. KZP-ja përbëhet nga 7 anëtarë, KZPRR e KZPB përbëhen nga 5 anëtarë, kurse KVV përbëhen nga 3 anëtarë.
    19.4. Mandati i anëtarit të KZP-së është 4 vjet, ndërsa i anëtarëve të KZPRR , KZPB dhe KVV është 2 vjet.
    19.5. Funksionimi dhe kompetencat e KZP-së, KZPRR-së, KZPB-së dhe KVV-së përcaktohen në Kodin e Zgjedhjeve të PSSH-së, i cili miratohet nga KPD-ja e PSSH-së.
    20. REFERENDUMI
    20.1. Për probleme që prekin parimet themelore programore dhe statusore të PSSH-së zhvillohet referendum në parti.
    21. VOTËBESIMI
    21.2. Mocioni i mosbesimit ndaj drejtuesve të partisë në nivel vendor iniciohet në rastet kur provohet se :
    • në veprimtarinë e tij ka shkelje të rënda të statutit të partisë;
    • ndaj tij fillon çështje penale;
    • kur humbet në zgjedhjet për pushtetin vendor dhe ato të përgjithshme;
    Drejtuesit e partisë në të gjitha nivelet mund të kërkojnë votëbesim nga zgjedhësit e tyre.
    22. FORUMI I RINISË EUROSOCIALISTE TË SHQIPËRISË (FRESSH)
    22.1. FRESSH-i është organizëm politik brenda strukturave të PSSH, i cili bashkon të rinj e të reja anëtarë dhe përkrahës të PSSH të moshës nga 16- 29 vjeç.
    22.4. Kryesia e PS-së së rrethit/bashkisë miraton kandidaturat për kryetar të Forumit Rinor Eurosocialist të rrethit/bashkisë sipas propozimeve të ardhura nga organet drejtuese përkatëse të tij.
    Kryesia e PSSH-së miraton kandidaturat për kryetar të FRESSH-it, sipas propozimeve të ardhura nga organet drejtuese të FRESSH.
    23. FORUMI I GRUAS SOCIALISTE TË SHQIPËRISË (FGSSH)
    23.1. Forumi i Gruas Socialiste të Shqipërisë (FGSSH) është organizim brenda strukturave të PSSH-së që bashkon gratë anëtare dhe përkrahëse të PSSH-së.
    23.2. Programi dhe veprimtaria e FGSSH-së mbështetet në Programin, Statutin dhe veprimtarinë e PSSH-së.
    23.3. FGSSH-ja ka objektiv kryesor realizimin e shanseve të barabarta për gruan në të gjithë fushat e veprimtarisë, në veçanti në sigurimin e raporteve të barabarta në përfaqësimin politik midis grave dhe burrave.
    23.4. Kandidaturat për kryetare të FGS-së të rretheve/bashkive miratohen nga kryesitë e PS-së së rretheve/bashkive sipas propozimeve të ardhura nga organet drejtuese të FGS-së përkatëse.
    Kandidaturat për kryetare të FGSSH-së miratohen nga kryesia e PSSH-së sipas propozimeve të ardhura nga organet drejtuese të FGSSH.
    28. PËRDORIMI I BURIMEVE FINANCIARE E MATERIALE DHE KONTROLLI I TYRE
    28.6. Përdorimi i burimeve të paligjshme për financimin e veprimtarisë së partisë ose në emër të saj dhe përdorimi për qëllime personale i burimeve materiale dhe financiare të partisë është i papajtueshëm me normat morale dhe organizative të PSSH-së.
    Sipas shkallës së përgjegjësisë për shkeljen e kësaj disipline, ndaj anëtarit të partisë merren këto masa:
    • zhdëmtim i arkës së partisë;
    • çregjistrim nga partia;
    • denoncim pranë organeve të drejtësise
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660

    Kongresi Socialist, Qershor 2006

    I ka mbyllur me sukses punimet Kongresi Socialist, me nje zhvillim qe njehere e pergjthmone i ka ndare rruget mes te vjetres (Nanos), dhe te rese (Rames). Jane zhgenjyer te gjithe shpirtliget qe donin nje rikthim te Nanos qe ta akuzonin akoma PS per punizem apo lidhje me krimin. Me Ramen PS eshte pretendente serioze per pushtet, por edhe tregon orientiimin e saj pro-liberal dhe pro se ardhmes. Rama apelon tek cdo i ri shqipar qe eshte i lodhur nga mosndryshimi dhe letargjia, dhe Rama eshte prototip i politikanit perendimor.


    Edi Rama dolli për Fatos Nanon-udhëhoqi 15 vjet
    Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Shqiptare, Edi Rama në shenjë respekti ka ngritur një dolli për atë që udhëhoqi dhe drejtoi për 15 vite me rradhë këtë parti, Fatos Nanon. Kryetari Rama ka improvizuar një podium- buqetë me gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për procesin e transformimit të partisë, Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Moikom Zeqo, Gramoz Ruci dhe Maqo Lakrori. Ndërkohë në festën e lindjes së Partisë Socialiste kanë qenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e partive të majta, e gjithë Lëvizja Socialiste për Integrim, Rexhep Meidani, deputeti Spiro Peci, kryetari demokristian Nard Ndoka dhe përfaqësues të tjerë politikë. Kryetari i PSSH Edi Rama u shpreh: "Nuk besoj se i hyj kujt në hak nëse koincidencën e ditlindjes së Partisë Socialiste me ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian e marr subjektivisht si një rastësi domethënëse për ne socialistët.

    Nuk besoj se them ndonjë të vërtetë lehtësisht të diskutueshme nëse nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e shoh të lidhur me rolin vendimtar të Partisë Socialiste në mbrojtjen me sakrifica të mëdha të demokracisë kur ishte në opozitë dhe në ndërtimin me mund jo të vogël të ngrehinës së brishtë të shtetit shqiptar mbi gërrmadhat e nëntë vjetëve më parë.

    Nuk besoj as që e teproj po të shpreh, pikërisht sot, bindjen se integrimi europian i Shqipërisë është një mision i yni, i Partisë Socialiste dhe i aleatëve tanë, me të cilët na lidh jo vetëm një histori e përbashkët, por edhe një këndvështrim i përbashkët mbi rrugën ku kalon e ardhmja. Sot Kryeministri i Shqipërisë preu shiritin e një rruge të shtruar nga ne, socialistët dhe progresistët. Padyshim këtë rrugë nuk e kemi shtruar për vete po për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët. Dhe sot ndjehemi krenarë për kontributin tonë të pazëvendësueshëm në një proces që vetëm ka filluar. Në emër të këtij procesi që vazhdon i urojmë edhe kundërshtarët tanë politikë për këtë arritje, për të cilën ata dhanë një kontribut modest 10 muajt e fundit, packa se u bënë pengesë e jo shtysë për vite e vite me rradhë. Por gëzimi i ditës së sotme, nuk na pengon të shohim qartësisht qoftë nevojën për reformat e sakrificat e mëdha që nënkupton për Shqipërinë procesi në vazhdim dhe qoftë domosdoshmërinë që këtë proces ta marrim një orë e më parë në dorë. Për të mos lejuar që duart e paafta që drejtojnë sot vendin tonë ta kthejnë këtë proces në një aventurë me kosto të lartë, për të mos lejuar që dhjetra mijëra të moshuar të tjerë të vdesin pa parë një ditë të bardhë dhe dhjetra mijëra të rinj të tjerë të ikin pa pasur shansin ta shohin ëndrrën e jetës në atdheun e tyre, për të mos lejuar që hendeku mes nesh e të tjerëve në rrugëtimin e Familjes Europiane të thellohet përditë. Do të doja që në këtë vit të pesëmbëdhjetë të jetës së Partisë Socialiste të Shqipërisë t’u përulesha me mirënjohje e respekt të thellë të gjithë atyre që dhanë cfarë mundën për familjen tonë politike e që sot nuk janë më në jetë. Duke u premtuar se kjo parti do të ruajë e kultivojë ëndrrat, virtytet e vlerat për të cilat ata u bënë pjesë e shpirtit dhe trupit të saj. Do të doja gjithashtu të falenderoja nga zemra të gjithë ata që vijojnë t’i japin kësaj partie sa munden kudo ku janë, në qytet apo fshat, në Shqipëri apo jashtë saj, i bindur se nuk do të rreshtin ta bëjnë këtë deri kur të kenë frymë. Duke u premtuar se kjo parti do të jetë përditë e më e tyrja në funksion të një Shqipërie më të mirë, më të drejtë e më solidare. Do të doja të falenderoja edhe të gjithë ata shqiptarë që në këta 15 vjet kanë votuar qoftë edhe një herë për Partinë Socialiste, të cilët sot janë të gjithë, pa përjashtim nxitës të reflektimit e të transformimit tonë në kërkim të besimit të tyre. Duke u premtuar se kjo parti do të gjejë zemrat e mendjet e tyre për të mos i harruar më asnjëherë. Do të doja të falenderoja të gjithë miqtë e partnerët tanë euroatlantikë, pa ndihmën, inkurajimin dhe mbështetjen e drejtëpërdrejtë të të cilëve kjo parti nuk do të ishte dot kurrësesi lokomotiva e ndryshimeve demokratike e ekonomike të 15 vjetëve të fundit dhe s’mund të jetë kurrësesi lokomotiva e integrimit europian të Shqipërisë. Duke u premtuar se ne nuk do të bëjmë gabime të vjetra. Do të doja ciltërsisht të falenderoja edhe kundërshtarët tanë, pa të cilët ne nuk do të ishim dot të gjendje të kuptonim as nevojën e madhe të Shqipërisë për një Parti Socialiste të fortë dhe as nevojën e patjetërsueshme për të një solidaritet të fortë brenda tërë familjes së madhe të së majtës. Duke ju premtuar se kjo familje e shumicës do të jetë shpejt e gatshme për të rimarrë në dorë fatet e vendit". Do më lejoni që duke e mbyllur këtë ceremoni të shkurtër përsa i takon fjalëve të rastit, të ngre një dolli, unë nuk e pi alkoolin, por ja vlen që të ngre një dolli për të gjithë ju dhe për atë që e udhëhoqi Partinë Socialiste për 15 vjet.

    Servet Pëllumbi

    Në historinë 15 vjecare të PS-së ndër tiparet e saj kryesore do të vecoja aftësinë e saj për të reformuar vetveten. Edhe pse me ritme jo të njëjta në vite PS ka ecur me hapin e kohës, duke u bërë një nga protagonistet kryesore të transformimeve demokratike në Shqipëri, të gjithëve na vjen mirë që ky 15 vjetor përputhet në kohë me nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit. Është një gëzim i madh për të gjithë ne. në këtë shtart dy ditë më parë kongresi nuk e kishte të vështirë ti hapte rugën një stadi të ri hapjeje modernizimi dhe pjekjeje të PS-së. të gjithë duhet të jemi protagonistë të këtij procesi të ri që do ta cojë më tej reformimine PS-së, rinovimin e saj dhe shpreh bindjen se është në të mirë të këtij procesi që kryetari ynë shoku Edi e ka hapin e gjatë. Faleminderi dhe gëzuar festën.

    Moikom Zeqo

    Në kalendarin historik të Shqipërisë historia politike ka një hapësirë të shkurtër. Flas për historinë demokratike të Shqipërisë . për shumë shekuj kjo histori demokratike ka munguar. Në shekullin e 20-të, kjo histori politike ka qenë me paradokset e veta. Mund të them që para 15 vjetësh me themelimin e PS-së kemi një datat më të rëndëisshme të kulturës politike në gjithë kalendarin historik të Shqipërisë. Meqënëse partitë janë me alternativa mund të themi që PS ëhstë një alternativë dhe në pluralizëm ka edhe alternativa të tjera, por ne jemi të bindur që alternativa e kësaj partie ëhstë më dekomratikja dhe ka një karakter konceptual dhe një optimizëm konceptual për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kam besim të madh që PS do të emancipohet, sepse emancipimi ëhstë një kusht i domosdoshëm, është një kusht jetik. Do të fitojë zgjedhjet lokale dhe më vonë do të bëjë rolin e caktuar historik që i përket në Shqipëri.

    Maqo Lakrori

    Ne prej vitesh jemi nisur në një udhë të gjatë dhe të vështirë, e cila kërkon vullnet, qëndrueshmëri në ato bindje, të cilat u shërbejnë interesave të shumicës. Kemi ende shumë rrugë për të bërë. Ju ftoj që të vazhdojmë së bashku

    Gramoz Ruçi

    16 vjetorin e partisë me fitore në zgjehdjet e pushtetit vendor, 17 vjetorin me Partinë Socialiste në Qeverisje

    Namik Dokle

    Më duket se sntëpisë sonë i vumë tjegulla të kuqe megjithë këto fjalime të bukura dhe kashtë mbi tjegulla nuk kemi pse vëmë më. Por ta ruajmë këtë shtëpi se është shtëpia jonë e përbashkët dhe është shtëpia ku të gjithë shqiptarët gjejnë ngrohtësi dhe dritë. Historia e një partie nuk ka të bëjë me ditën e krijimit, është i rëndësishëm por historia e PS ka të bëjë me një luftë opozitare gjatë viteve 92 kur opozita ishte e dhunuar dhe kur kishte liderin e saj në burg dhe kur i mohoheshin të drejtat dhe ky ka qenë lajmotivi politik.

    12 Qershor ‘91, PSSH nis reformimin e saj

    Tiranë- Një thirrje për rinovim, një katarsis i vërtetë dhe një frymë e re ndryshoi historinë për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Ajo që në Kongresin e 10 të PPSH, në 12 Qershor të vitit 1991 nisi me ndryshimin e emrit, në fakt u shndërrua në një revolucion. Largimi i emrave të byrosë së vjetër të partisë së Punës ishte vetëm fillimi, kurse më pas nisi rrugë një proces i tërë reformimi, i denjë për një forcë të madhe politike të cilën edhe kundërshtari i saj e cilëson si një nga partitë më moderne. Një ndryshim që në vite mbajti firmën e Gramoz Rucit, por edhe emrave të tjerë të revolucionit si Xhevat Lloshi, Moikom Zeqo, Fatos Nano, Ethem Ruka, Gramoz Ruci, Servet Pëllumbi, Maqo Lakrori dhe të tjerë. "Para nesh qëndron detyra e vështirë të kurorëzojmë një ripërtëritje të gjithanshme të Partisë në të gjitha drejtimet e saj" ishte motoja e fillimit të lëvizjes, që shkruhet me gërma të mëdha si motoja që do të udhëhiqte rrugën e gjatë të kapërcimit të sfidave dhe vështirësive, në emër të krijimit të një force progresiste në reformim të vazhdueshëm. Nëse 12 Qershori i vitit 1991 mund të cilësohet si nisja e revolucionit, 10 Qershori i vitit 2006 mund të quhet pa dyshim kulmi i kësaj ripërtëritjeje. Gjithë delegatët e pranishëm në kongresin e vitit 91 miratuan pa asnjë votë kundër për ndryshimin e emrit të partisë si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe votën e tyre "pro" për cdo nismë në shërbim të ndryshimit të imazhit të kësaj force politike, të ecjes përpara të saj duke thithur dhe përshtatur cdo frymë të re dhe për të bërë të sajën të gjitha vrrullet e kohës që kërkonin prej saj formë dhe standarte të tjera, shumë më të përmirësuara.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Shqiptare, Edi Rama në shenjë respekti ka ngritur një dolli për atë që udhëhoqi dhe drejtoi për 15 vite me rradhë këtë parti, Fatos Nanon. ...
    Gjithë delegatët e pranishëm në kongresin e vitit 91 miratuan pa asnjë votë kundër për ndryshimin e emrit të partisë.
    Pra ne '91 s'kishim te bajme me nji parti te re, por me ate te vjetren qe vecse nderron emnin sic bajne edhe hajdutet e kriminelet ordinere kur nderrojne pasaportat e marrin identitetit te ri per mos me u kape prej policise.
    Pervjetori i XV asht ai i emnit, por jo i partise.
    Bashke me dolline per udheheqesin e 15 vjeteve i shkon edhe dollia per ate te 40 vjeteve. Ç'jane keto femije qe i vjen turp nga i ati?! Apo mos e mbajne vedin tashti per kopila?

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Ujku qimen e ndrron, por zakonin se harron.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Pra ne '91 s'kishim te bajme me nji parti te re, por me ate te vjetren qe vecse nderron emnin sic bajne edhe hajdutet e kriminelet ordinere kur nderrojne pasaportat e marrin identitetit te ri per mos me u kape prej policise.
    Pervjetori i XV asht ai i emnit, por jo i partise.
    Bashke me dolline per udheheqesin e 15 vjeteve i shkon edhe dollia per ate te 40 vjeteve. Ç'jane keto femije qe i vjen turp nga i ati?! Apo mos e mbajne vedin tashti per kopila?

    Ja ke fut kot dhe ke lene shpirtngushtesine te te flase para arsyes. Nese do te jetosh ne te kaluaren dhe ne delir vazhdo fol per vitin 91, nese do te shikosh realitetin ai tregon se sa ka avancuar PS si parti politike dhe cfare lideri vizionar ka sot.

    Mjaft fole sikur je tek kafja xhafes.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    E majta e vertete: Majko,Meta,Ermelinda Meksi dhe Sokol Nako ishin dje ne Bruksel dhe duartrokisnin Berishen kur hodhi firmen e MSA.

    Ne te njejten kohe Rama, si brigadier komunaleje, ju rrinte 5-6 puntoreve mbi koke teksa hidhnin 2 karroca asfalt te rruga "Dervish Pash Gallofi"

    P.s.

    Ska faj i shkreti, pasi kane filluar t`ja fusin sekseret.
    Edvinit i japin rryshfet per 1200m rruge, kurse Tenderi eshte bere ne te vertete per nje rruge 1201m.

  10. #10
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Ja ke fut kot dhe ke lene shpirtngushtesine te te flase para arsyes. Nese do te jetosh ne te kaluaren dhe ne delir vazhdo fol per vitin 91, nese do te shikosh realitetin ai tregon se sa ka avancuar PS si parti politike dhe cfare lideri vizionar ka sot.

    Mjaft fole sikur je tek kafja xhafes.

    Deri para pak kohesh, pra per rreth 15 vjet kjo parti u udhehoq nga ish kryeministri i fundit komunist Nano dhe nga ish ministri i brendshem i fundit i komunizmit Gramoz Ruci! Kjo ka ndonje domethenje per ty Lunesta apo nuk kishe lindur akoma ne ato vite ?

    Sa per liderin vizionar ku i sheh ato vizionet e tij ? Ai akoma nuk po forcon dot karrigen e tij aq te lekundshme nga lukunia e kolegeve te te lartpermendurve e ti na flet per vizionin e tij ....Rama yt eshte thjeshte nje sharlatan aguridhe qe po i del kallaji cdo dite e me shume, nje mashtrues pensionistesh prostatike dhe koha do e tregoje shume shpejt se sa demagog eshte! Ka mbetur akoma ne stilin e batutave qe tregonin studentet kur benin zborin ne Droi te Mamurasit ne ate epoken kuqaloshe me 5 cepa.


    ps. Cfare do behesh kur te rritesh ti Lunesta ? lol
    gone with the wind...

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Sigurisht qe Rama akoma nuk e ka konsoliduar akoma pushtetin e tij 100% sepse ai nuk eshte i atille, pra njeri autoritar dhe druvar si Saliu qe ja ka mbledh te gjitheve ne partine e vet aqsa edhe vet stalini do ta kishte zili. Rama udheheq permes ideve dhe vizionit, jo nepermes dhunes dukagjinase qe aplikohet rendom sallave te Pd (e mbani mend si ja thyen kembet Dylber Vrionit lokasit e sales kur Vrioni i shkrete tha te verteten?)

    Mua kjo me pelqen tek PS, stili i hapur dhe toleranca ndaj mendimit kunder, e jo gjepurat qe sajoni ju forumeve. Rama eshte e ardhmja e te majtes shqiptare, doni apo nuk doni ju dhe sera juaj e vjeter. Rama perfaqeson PS si partia me e madhe opozitare me vota, e jo zarat si puna e Nakos qe nuk perfaqesojne dot as mehallen e vet. Normal tani qe sala si inatci tipik verior nuk mund ta ftonte Ramen ne Bruksel sepse nuk e ka aq miresi ne shpirt dhe i duket sikur i bie nuri balozit.

    Sa per ata driteshkurter qe e konsiderojne qendimin e Rames prane kanaleve te komunales turp skam cte them. Se ka te tille kaushe qe percmojne punen ndaj edhe nuk ecen para Shqiperia sot.

    Vazhdoni akoma permendni vitin 91 dhe jepini kurajo patetike vetes. Eshte viti 2006 dhe 70% e rinise se Tiranes voton per Ramen, ky eshte realiteti e jo deliret tuaja te vitit 91. Do ta shikoni sa aguridhe eshte Rama kur te rizgjidhet kryetar i Bashkise se Tiranes per here te trete. Filloni prape per vitin 91 atehere nese ju lehteson pak..

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Ja ke fut kot dhe ke lene shpirtngushtesine te te flase para arsyes. Nese do te jetosh ne te kaluaren dhe ne delir vazhdo fol per vitin 91, nese do te shikosh realitetin ai tregon se sa ka avancuar PS si parti politike dhe cfare lideri vizionar ka sot.

    Mjaft fole sikur je tek kafja xhafes.
    Viti '91 asht citue prej shkrimit te postuem prej teje!!!

    Shpirtngushtesia asht e jueja qe mbeshtetni nji grup qe e ka masakrue kte popull tash 60 vjet, qe s'ju ban pershtypje krimi mbi te pafajshem. Keni akoma ne krye ministrin e brendshem komunist. Grusht mblidheni per me i shpetue prej burgut pjellen e tij me gen krimineli.

    Ne te kaluemen jetoni ju qe mbeshtetni nji grup mafjozokriminel gjyseshekullor (s'po e quej force politike) e s'jeni te zote me u shkepute. PS asht e kaluemja e idhet e jona.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Aha Nuk Kane Gje Ne Terezi Keta Me Ate Basketbollistin
    Eshte Tamam Si E Tha ( I Pakapshem ) Ujku Qimen E Nderron Por Zakonin Se Harron

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Viti '91 asht citue prej shkrimit te postuem prej teje!!!

    Shpirtngushtesia asht e jueja qe mbeshtetni nji grup qe e ka masakrue kte popull tash 60 vjet, qe s'ju ban pershtypje krimi mbi te pafajshem. Keni akoma ne krye ministrin e brendshem komunist. Grusht mblidheni per me i shpetue prej burgut pjellen e tij me gen krimineli.

    Ne te kaluemen jetoni ju qe mbeshtetni nji grup mafjozokriminel gjyseshekullor (s'po e quej force politike) e s'jeni te zote me u shkepute. PS asht e kaluemja e idhet e jona.

    Me duket se po ben debat me vetveten dhe nuk po te le urrejtja per sistemin komunist qe ta shohesh realitetin ne sy. Sipas kesaj qe thua ti i bie qe asnje njeri mos te besoje me tek e majta meqe duhet te mbajme pergjegjesi per gabimet qe kane bere komunistet. Jo nuk shkon ashtu. Une per vete kam moshe te re dhe nuk mbaj asnje pergjegjesi, nuk mbroj krimet e sistemit te kaluar por kjo sdo te thote qe te mos perqafoj bindjet e majta. Problemi yt eshte se akoma flet me mllef shekullor dhe nuk e kupton se do apo nuk do ti ka njerez te cilet i terheq ideali i majte ashtu sic ka njerez qer i terheq ideali i djathte. Kjo eshte A-ja e demokracise, konkurrimi i idesve. Por mos u perpiq kot te diskreditosh cdo perpjekje te brezit te ri majtist vetem sepse ti ke akoma urrejtje per te kaluaren sepse keshtu argumenti humb cdo logjike.

    A ka akoma probleme ne PS? Sigurisht qe ka. Duhen larguar akoma figura te vjetra te PS qe e mbajne ate pezull me idete e tyre inkoherente. Por te pakten ne jemi te vetedijshem per problemet qe kemi, jemi te hapur dhe synojme ti ndreqim ato permes influksit te brezit te ri dhe ideve te reja. Keto me bejne edhe mua te besoj se e ardhmja eshte pozitive per PS. Juve akoma perpiqeni te ba beni ne te rinjve te na vishni ndjenjen e e fajit per te na diskurajuar. Kjo sdo te ndodhe dhe vete PS eshte kthyer ne parti debati dhe idesh konstruktive, perkunder forteses se hekurt qe njihet si PD apo garnizoni i tiranes ku cdo mendim kunder ndershkohet me dhune.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    nuk ja vlen te flasesh fare per te majten shiko ke ka ne krye nje here pastaj mendohu

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po Edi Rama eshte arsyeja qe kemi shprese se po te qe per Nanon PS ishte ne batak. Rama eshte me i ri, energjik, vizionar, punetor, vete puna ne bashkine e Tiranes ka treguar sa eficent eshte ne pune dhe per kete banoret e tiranes e kane shperblyer dy here me mandat. Ju qe flsini ketu as qe jeni fare nga Tirana dhe flisni vetem me mllef, kurse une e di mire si ka qene Tirana kur pushtetin e kishin rrumpallat e tropojes.

    Hajdeni e ankohuni tek banoret e Tiranes te cilet do ja japin voten Rames per here te trete.

  17. #17
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    [QUOTE=Lunesta]Po Edi Rama eshte arsyeja qe kemi shprese se po te qe per Nanon PS ishte ne batak.QUOTE]

    Atehere beju me racionale ne ato qe thua dhe jepi kohe Rames te tregoje se sa i zoti eshte te reformoje PS(ish komuniste) dhe "kongresmenet" e saj tani qe u zgjodh ne krye te asaj force politike qe akoma shqiptareve te ndershem u kujton KOLEREN E KUQE TE KOMUNIZMIT...Deri tani ka bere vec demagogun e paskrupullt duke predikuar shume vizione dhe ide, por pa treguar menyren se si do mund te realizoheshin keto ide nga turma e majte elektorale...

    shenim: transfuzion turme nuk mund te behet, por as import i saj.Do kavardiset me te njejten turme te paraardhesit te tij te diskretituar Nano

    Flas per Ramen si kryetar partie dhe jo per Ramen kryebashkiak qe (edhe pse ne menyrat me te dyshimta te mundshme te klientelizmit dhe korrupsionit dhe vjedhjes ne bashkepunim me mafien e ndertimit dhe te ndertuesve ) beri nje pune qe per hir te se vertetes une nuk mund te mos e vleresoj ne permiresimin e fytyres se Tiranes, pavaresisht nga menyra aspak transparente ( ne syte e taksapaguesit) me te cilen u arrit.
    gone with the wind...

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    u zgjodh ne krye te asaj force politike qe akoma shqiptareve te ndershem u kujton KOLEREN E KUQE TE KOMUNIZMIT...


    Kjo shprehje ketu siper eshte shume percarese pasi ne menyre indirekte implikon qe nese je shqiptar i ndershem nuk mund te jesh socialist dhe anasjelltas, vetem te pandershmit jane te majte...

    Kjo nuk eshte e vertete. Cfaj kam une per ato qe mund te kene kulandrisur njerez te tjere qe vetem me emer kane pretenduar te jene te majte? Per mua e majta eshte barazi shansesh, mbrojtje e te varferve, sistem edukimi i barabarte dhe pjeserisht i subvencionuar nga shteti, nje sistem social qe mbron te pamundurit dhe shtresat shume te varfera, nje sistem shendetesor qe i ofrohet cdo shtetasi pavaresisht nga kapaciteti financiar, mbrojtja e minoriteteve, pamundesia per denim me vdekje dhe per armembajtje legale, mundesia per abort legal te femres, mundesia per euthanazi legale, ndarje te shtetit nga feja etj etj. Keto me bejne mua te majte e jo sajesat tuaja.

    Sa per Ramen, ai eshte ne rruge te mbare. E ka mobilizuar fort bazen, e ka vene cdo njeri ne mendime e reflektime se perse jemi socialiste, po e pastron pak nga pak partine nga mbetjet e Nanos dhe nepotizmat e tij, dhe do shkoje me tej me keto reforma dalengadale. Krahasojeni PS dhe debatin qe vlon ne te me mocalin e PD ku flet vetem baca kryetar dhe te tjeret degjojne si pula.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Cfaj kam une per ato qe mund te kene kulandrisur njerez te tjere qe vetem me emer kane pretenduar te jene te majte?
    Gabimi yt asht se, pre e propagandes, ngaterron PS me te majten. PS asht nji grup te pandershmish ne lufte per pushtet e pike! Antaret jane veglat per me realizue qellimin. C'hyjne ato bindjet tueja te majta ne nji PS mafje?

    Politika e majte e PS me kryetarin e ri ka qene:
    -Bamja qesharake e antareve te kacavjerrun ne betonin e Zogut te Zi.
    -Roli idiot me bilbila ne parlament.
    KAQ!

    Mandej hajde e fol per ideale.
    Per politiken "e majte" sa qe ne pushtet s'po flas.

    Rrofte PS e majte, qe s'asht as e majte e as e djathte...e s'asht as parti!

  20. #20
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    u zgjodh ne krye te asaj force politike qe akoma shqiptareve te ndershem u kujton KOLEREN E KUQE TE KOMUNIZMIT...


    Kjo shprehje ketu siper eshte shume percarese pasi ne menyre indirekte implikon qe nese je shqiptar i ndershem nuk mund te jesh socialist dhe anasjelltas, vetem te pandershmit jane te majte...
    Ndoshta bej gabim qe vazhdoj debatoj akoma, pasi i shmangesh padashje thelbit te asaj qe shkruaj une me lart. lexo dhe mos harro:

    Cdo shqiptar qe i thurr akoma lavde hapurazi apo fshehurazi, direkt apo indirekt, me dashje apo padashje (a mund t'i thuren lavde padashje nje kucedre?)diktatures mbart te gjitha tiparet qe mbolli diktatura te Njeriu i Ri i Komunizmit, kryesisht tiparet e servilizmit, frikes dhe pandershmerise...
    le te behen burra te ndershem socialistet e ndershem (dhe ka plot te tille) dhe le te distancohen nje here e mire nga mbeturinat e komunizmit si Gramoz Rucet me kompani qe akoma po i drejtojne!

    Keto fjale sigurisht nuk jane per ty, pasi ti je akoma e re dhe nuk di shume gjera nga e kaluara e turpshme dhe vellavrasese e komunizmit...Komunizmi e mbjell percarjen pasi e ka ne themel te ideologjise se vet dhe kupola drejtuese e 15 vjeteve te PS eshte sic ta thashe me lart ne postimet e mesiperme: E inkriminuar direkt ose indirekt ne te shkuaren komuniste te Shqiperise. Edhe ata qe duken me te moderuar jane pinjollet e baballareve te tyre dhe kjo qe te them nuk eshte aspak nje shprehje e luftes se klasave, por shprehje e nje realiteti: ata nuk shkeputen kollaj nga ajo epoke qe i beri te privilegjuar baballaret e tyre dhe ata vete "zengjinet" e kuq te pothuajsedemokracise shqiptare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 14-06-2006 më 15:21
    gone with the wind...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  2. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  3. “homo socialisticus” - Arti i Realizmit Socialist
    Nga Eni në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 16:35
  4. Ndryshime rrënjësore tek besimet Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 07:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •