Te nderuar tifoza,
me vjen shum keq humbja e Nuri Seferit, por me besoni se ndonje tjeter bokser nuk kishte mujt me qendru as tri raunda ne gjendjen e Nuriut si ishte (i operuar dy javė me parė ne dorė edhe ne gjoks, pa stervitje dhe i lodhur pas ndeshjes 12 raunda kunder popovit).
(Nuriu ishte bindshem ma i mir kunder popovit por ja mohuan fitoren ne rusi)
Nuriu nuk bėri sparring para ndeshjes se tij se ishte me lendime dhe nuk donte te rrezikonte ket ndeshje teper te rendėsishme dhe mbeti habitur se nuk kishte fuqi (forcė) ne ket ditė.
Ndeshjet e fundit te tij te rėnda sidomos kunder Popovite bėrėn te veten dhe trupi Nuriut ishte teper i lodhur per nje ndeshje te till me 10 raunda, por Nuriu luftoj si nje shqiptar i vertet pėr hirė te tifozave qe moren rrugen per ta shikuar atė.
Kisha nderin te rri pranė Nuriut (patriotit te vertet shqiptar) gjat kesaj fundjave.
Kamė rrespekt te jashtzakonshem per ket djalosh.
Nuri Seferi pas nje muaj qe boksoj kunder Popovit u ndesh pas dy operimeve ne dorė ( 11.05.2006)dhe ne gjoks kunder Muamer Hukiq(Marco Huck).
Aj ket ndeshje nuk e kishte pranuar nese kishte pas nje ndihmė financjare dhe profesioniste.
Nuriu ishte para disa viteve ne Hamburg dhe e pyeti Luan Krasniqin te ndihmonte per te bė nje marrveshje me klubin Universum ku ishte edhe Luani, por aj nuk ja bėri ket nder dhe as qe u lodh te bente diqka per Nuriun.
Edhe nje shqiptar tjeter Artur Drinaj nga Shkodra shpresonte ndihmen e Luanit por as Arturit nuk ju pergjigj.
Keto raste i di edhe ma heret por nuk i bera publik, por tani pasi pashė nje zemer shqiptar te vertet nuk mujta me mbajt ne zemer.
Ju faliminderoj te gjithė tifozave qe e mbėshtesin Nuri Seferin
CENI_DE
Krijoni Kontakt