Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Roman i ri i Kadares

    Marrre nga RD.
    ..............................

    NJĖ ARRATISJE TJETĖR E KADARESĖ

    - romani mė i ri "Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut" -

    Diku, nė njė shkrim tė Ismail Kadaresė, autori kujton se herėt, nė rininė e vet ka dashur tė arratisej, gjė qė e kishte biseduar me mikut tė vet, poetin Dhori Qiriazi, gati tė harruar nė qytetin mė tė skajshėm nė jug tė vendit, nė kufi me Greqinė. Diktatura ishte nė kulmin e natės, nė mesnatėn e vet tė tmerrshme. Dhe vėrtet, ende pa rėnė diktatura, Ismail Kadare kėrkon strehim politik nė Francė. Akt ky qė tronditi vendin, qė pėrshpejtoi rėnien e totalitarizmit mė mizor nė tė gjithė perandorinė komuniste, nė kėshtjellėn tonė kafkiane. Dhe nė demonstratat e para qė bėmė, krahas Flamurit kombėtar dhe flamurėve tė Evropės e SHBA-ve, krahas pankartave pėr demokracinė, mbanin ndėr duar dhe portretin e shkrimtarit tonė mė tė madh, tė Ismail Kadaresė.

    Nė fakt ai me veprėn e vet ishte arratisur nga diktatura dhe tėrėsisht nga Realizmi Socialist, ishte bėrė pjesė e lirisė dhe e pėrparimit tė mbarė njerėzimit, e majave tė artit tė tij mė tė lartė, ndėrkohė, mė shumė se kushdo, kishte bėrė tė njohur nė botė atdheun, fatin e tij, fuqinė shpirtėrore, ėndrrėn…

    Njė roman i ri nga Kadareja! Nė kėtė fillim shekulli e mijėvjeēari! Natyrisht qė ėshtė njė ngjarje pėr kulturėn tonė. Dhe lexuesi i mėsuar me tė, i formuar prej tij qė tė mendojė ndryshe, tė guxojė ndryshe, mbi tė gjitha tė emocionohet po aq bukur siē emocionohen lexuesit me shkrimtarėt e tyre nė Paris, Romė, Moskė, Tokio a Nju-Jork, vėrsulet ta marrė sa mė parė librin e ri, ta lexojė pėr gjithė natėn dhe mundėsisht tė gjejė njė shok tė nesėrmen qė tė flasė pėr tė, ta diskutojė. I lumtur si lexues kur vazhdon tė mos zhgėnjehet.

    Dhe vėrtet romani i porsadalė "Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut", (botim i "Onufri"-t), aq sa ē’ėshtė nė vazhdėn e vargmaleve tė veprave tė Kadaresė, po aq ėshtė dhe e veēantė, prek njė temė tė re, dhe atė tė arratisjeve, kur njerėzit iknin dhe vriteshin nė kufi, ankthėrues i tėri, me tė papritura, ta mban frymėn pezull, madhėshti dhe grotesk njėkohėsisht, humor tė zi dhe tragjizėm, realizėm magjik ballkanas, shqiptar e ndėrkohė universal, portrete tė njėpasnjėshėm, bėma me njė domethėnie tė rėndė, qė nga ato tė rrugės e deri te zyra e diktatorit, nga njė repart ushtarak nė Sarandė e deri nė Trojėn e lashtė, dialogje tė gjalla, tė ndryshueshėm sipas personazheve, qė nga fjalėt e rėndomta tė prostitutave e spiuneve deri te deliri i ministrave qė do tė pushkatohen e mė pėrtej, mė thellė, te epi virgjilian i "Eneidės" dhe i koreve antike, pastaj fantazma tė shekspirta, imazhe, dashuri drithėronjėse, skena lakuriqėsie, homoseksualitet, krime, krimi i madh shtetėror, parodia e krimit, gjaku teatror i pėrzierė me gjakun e vėrtetė tė njė kohe, triller, modernitet, ndėshkime, nga qė askush nuk duhet tė luaj me jetėn, po sidomos me vdekjen e mbi tė gjitha kur ėshtė e tjetrit, e panatyrshme, vrasje, e shkaktuar nga misteret e tė gjitha kėto e tė tjera nė 247 faqe, tė shkruara shkėlqyer, me stilin e pėrjetshėm kadarean, ku gjuha, po dhe leksiku i saj pėrbėjnė njė pasuri mė vete.

    Tė duket sikur zbulove njė tjetėr arratisje tė Kadaresė, nga ato tė beftat, tė mrekullueshmet. Dhe si e tillė, ajo mbart me vete dhe tė paqartėn si njė truk artistik, si njė vlerė. Je ti qė do tė bėsh pėrpjekje qė tė rroket e parrokshmja.

    Kur mbyll faqen e fundit tė romanit, ai rinis brenda teje, torturues, nė formėn e mendimeve tė zymta, sepse tė ka hapur njė bosh shpelle, ēfarė ka brenda errėsira e saj, ē’qėnie monstruoze, kėrcėnuese apo veē ajrin e rėndė dhe rrjedhėn e turbullt tė ngjarjeve qė u humbėn duke u bėrė baltė dhe gjak? Ndėrkaq ti ke kuptuar mundimin e madh tė gjėrave pėr tė mbetur vetevete. Njeriu nė luftė me njerėzit. Nėpėr shekuj. Pėr tė qenė mė njerėz tė gjithė.

    Visar Zhiti



    Intermexo e fshehtė

    1. Kori i hijeve



    Ne mund tė jemi gjithēka, veē njė gjė nuk jemi: ajo qė kujtoni ju.

    Qė jemi tė vdekur, kjo ngjan e natyrshme. Eshtė gjėja mė e vjetėr nė kėtė botė. Ajo qė ėshtė e re dhe e veēantė, ėshtė se ne s’kemi mbėrritur kurrė kėtu si tė gjallė. Qysh kur erdhėm, vargan i gjatė refugjatėsh, ne s’kemi qenė veē pjellė e vdekjes. Njė regėtim i saj, njė dritėsim pasqyre i ardhur nga njė tjetėr pasqyrė e ftohtė.

    Ne s’kemi dalė kurrė nga Troja. Ne kemi mbetur tė gjithė atje, tė rėnė kruspull, ku na ka zėnė hera, rrėzė muresh e portash, tė nxirė nga bloza dhe gjaku, nėn klithma ushtarėsh grekė, qė bėzanin njėri-tjetrit nėpėr terr.

    Na merrni pėr trojanė tė ikur. S’ka patur kurrė tė tillė. Askush nuk ka dalė nga Troja. Madje as mendimi.

    Por ju na tėrhiqni me ēdo kusht. S’na lini tė qetė atje ku kemi rėnė. Na jepni lėvizje, na detyroni tė braktisim eshtrat tona e tė marrim udhėt, pėr tė mbushur kėtė qytet tė huaj me dėnesėn qė duhej tė ishte e jona e qė, nė tė vėrtetė, s’ėshtė veē rrokavaji juaj.

    Na keni vėnė tė qajmė pėr ju, thua se s’na ka mjaftuar vaji ynė. Na shtyni tė shfaqemi nėpėr skena theatrosh, na gdhendni nė mermer, ndonėse nuk na i keni parė kurrė fytyrat.

    Nė s’keni mėshirė, lodhje a s’ndjeni ndonjė herė?



    2. Hektori



    Midis bisedave tė turistėve pėrherė e mė shpesh pėrmendet emri im, e sidomos ai i sime shoqeje. Sa herė qė qėndrojnė pėrballė mbeturinave tė skenės, do tė gjendet dikush qė do tė pyesė: ėshtė e vėrtetė qė njė tragjedi pėr Andromakėn do tė luhet kėtu?

    Kurse ajo, besnike dhe e pėrkushtuar si pėrherė ndaj meje, pret qė nė skenė tė shohė fatin tim, domethėnė zvarritjen time. Unė s’di tjetėr njeri, jeta e tė cilit tė jetė tkurrur e dendėsuar nė njė ndodhi tė vetme, siē mė ka ndodhur mua me atė zvarritje. Ende sot, pas mijėra vjetėsh, jam i sigurtė se kur ma pėrmendin emrin Hektor, aty pėr aty, para se tė mendojnė tjetėr gjė, nė trurin e tyre sajohet vetėtimthi rendja ime tri herė rresht rreth mureve tė Trojės dhe pastaj zvarrisja e trupit tim.

    Ime shoqe, ajo qė nuk e ka parė kurrė ikjen time prej Akilit, por qė e ka parė me sy atė heqje rrėshqanthi, pret ta shikojė prapė, kėtė herė jo nga ledhet e Trojės, por nga shkallinat e theatrit.

    Unė e di se kur bie nata, ijet e saj tė ngrohta dhe fundin e barkut ia pėrkėdhel tjetėr kush. Por ditėn, te shkallinat, ajo bėhet prapė gruaja ime, me po ato lot si atėherė, dhe me shallin e zi tė vejushės.

    Nga kjo ndodhi e fundit, e cila e ka gėlltitur krejt pjesėn tjetėr tė jetės sime, gjysma e saj e parė, rendja ime pėrpara Akilit, ėshtė krejtėsisht mashtrim. Eshtė aq e gėnjeshtėrt, sa ē’ėshtė e vėrtetė, ajme, pjesa e dytė: heqja branė e trupit tim.

    Unė kurrė nuk jam sprapsur nga frika pėrpara Akilit e aq mė pak kam rendur tri herė radhazi rreth mureve tė Trojės. Po tė ndodhte kjo, po tė ndodhte pra kjo gjėmė, qė princi dhe heroi i parė i Ilionit t’ia mbathte si lepur pėrpara kundėrshtarit, Troja s’do tė kishte mė as zemėr, as arsye tė vazhdonte qėndresėn.

    Gjthēka mund tė ndodhte, veē kėsaj. Unė pra nuk u sprapsa e, aq mė pak, renda. U rrėzova, ajme, qysh nė goditjen e parė nga heshta e mizorit. Dhe gjithė ai vrap pėrpara muresh, ajo ikje me tmerr, hija e tim vėllai, Dejfobit, qė mė zgjati njė heshtė tjetėr, kur heshta ime ra, tė gjithė kėto nuk ishin veē pjellė e makthit tim, ndėrsa jepja shpirt.

    Isha ende gjallė, kur ai u pėrkul pėr tė mė shpuar nyjėn sipėr thembrės, me njė gremē tė hekurt. Mė lidhi kėshtu pas qerres sė tij dhe nisi tė mė hiqte zvarrė. Kurrė s’e kisha menduar qė jeta ime do tė mbaronte kėshtu. Pluhuri i zi qė ngrinin flokėt e mi, mė binte mbi fytyrė. Muret e Trojės, qiellin, gjithēka tjetėr e shihja kryengulthi. S’dija ē’mė therte mė fort: e qara e trojanėve tek mė shihnin ashtu tė rrėzuar, apo brohoritja e grekėve. Tri herė m’u duk se po ngrihesha tė ndeshesha prapė me mizorin dhe tė tri herėt e kuptova se s’isha veēse njė trup qė po e zvarritnin. Dhe kėshtu vazhdoi gjersa dhashė shpirt.



    3. Kommos. Vaj i pėrbashkėt

    me turistėt



    Thonė e ē’nuk thonė nė kėtė botė qė nuk resht fjalėsh e ernash. Thonė qė s’ka patur Trojė e qė Troja s’paskėsh qenė veē njė Kundėrgreqi e fshehur brenda Greqisė. Njė ankth qė duhej nxjerrė e qė ata, pėr ta gjetur e pėr ta shkulur, u nisėn kinse larg.

    Ne jemi hije tė ftohta dhe gjykimin ashtu e kemi, prej hijesh. Nėse s’ka patur Trojė pėr grekėt, aq mė pak ka patur Greqi pėr ne. Atėherė kush na mbyti atė natė tė tmerrshme: vetvetja, ankthi ynė i pafund?

    Ju flisni e flisni mbarė e mbrapsht, turmė turistėsh, ferri ynė i fundit. Nėse s’dini ē’thoni, na lini tė qetė nė humnerėn tonė. Shpenzoni shpirtin tuaj, nėse s’bėni dot pa dehashpirt e vaj.

    Pėr ju ne s’jemi veē njė shtėrzim zbrazėtish. Pamje pasqyrash shterpa qė pjellin njėra– tjetrėn pa mundim. Troja pa rrethim. Greqipatrojė. Hektor qė rend si dezertor. Zi pa Andromakė e Andromakė pa zi.

    Nė s’dini ē’thoni, lėreni tė folurėn. Vajtimi ndaj ėshtė shpikur, pėr njė rast si ky. Kur nuk flet dot siē duhet, kjo do tė thotė se duhet tė qash. Kur nuk flet dot siē duhet, kjo do tė thotė se duhet tė qash. E nėse nuk e njihni tė folurėn e parė tė botės, pra nėse s’dini tė qani, ju qė kėrkoni tė pushtoni yjet, atėherė ejani t’ua mėsojmė ne. Ejani si dikur nė kommos, tė qajmė bashkarisht, oji, oji.





    Diktatori dhe ministri i tij*

    Dera u hap mė nė fund. Sekretari po i bėnte shenjė tė hynte. Ministri nuk i ndiente mė kėmbėt. Dera ngjante sikur avitej vetė. Njė grimė arriti tė mendonte se krusma ishte aq e padurueshme, saqė nė fund tė pavetėdijes as vetė s’e dinte se kė do tė zgjidhte: dytsin apo tė zotin.

    Duhej tė ishte te mesi i zyrės, kur u bind se ishte pėrnjėmend ai. E ndiqte tek afrohej, me ca sy tė zbrazėt, tejet tė pikėlluar. I bėri shenjė tė ulej. Ministrit iu morėn kėmbėt. Tek ai vend qė tregonte dora e tjetrit, nuk kishte ndenjėse. Mos e humb, i tha vetes ministri. Dihej qė sytė e tjetrit ishin dobėsuar krej kohėt e fundit. E gjeti vetė ndenjėsen dhe me kujdes e afroi pėrballė. Tani u bind pėrfundimisht se ishte ai, ndonėse pa vėshtrimin e vet. E gėzonin tė tjerėt buzėqeshjen e tij: kalamajtė, akademikėt e rrjedhur, kurse ai, ministri, duhej tė duronte zbrazėtirėn.

    - Tė kam thirrur, siē mund ta marrėsh me mend, pėr punėn e arratisjeve, - foli ngadalshėm. E kishte zėrin ende tė ngrohtė, si mė parė, veē te fjala e fundit u duk se iu hollua e iu ngjir. Ministrit i theri nė zemėr. Tjetri vazhdonte tė shihte diēka sipėr tryezės. – Siē del nga raportet, ato po shtohen.

    Ministri bėri "po" me krye, por tjetri e kishte ballin tė ulur. Njė kohė tė gjatė qėndroi ashtu. Kur e ngriti kokėn, fytyrėn e kishte edhe mė tė helmuar se mė parė. Ministri mendoi se do tė duronte mė lehtė shfryrjen e tij, se sa atė brengė.

    - Ne do t’i ndalim ato – tha me zė tė mbytur. – Ne jemi aty pėr t’u bėrė gardh, qoftė edhe me trupat tanė.

    I erdhi turp nė ēast pėr ato fjalė, qė u ngjanin vjershave tė kėqija. Pėrpara kipcit, atje te Pallati i Pionierėve edhe mund tė thuheshin, por jo pėrpara tij. Pėr fat, u duk se tjetri nuk i kishte dėgjuar. Ia kishte ngulur sytė e mėdhenj ngjyrė kafe tė errėt, si t’i thoshte: e kupton, o njeri, o ministėr, se sa i helmuar jam?

    Ministri kishte dėshirė tė klithte: si mund tė jesh i brengosur ti, qė me njė buzėqeshje na ngjall tė gjithėve?

    Mendja i shkoi prapė te Pallati, atje ku rrotull dytsit akademikėt e shkalluar ulėrinin tani nga hareja, bashkė me kalamajtė.

    Ai qė mund t’i jepte gėzim gjithė Komitetit Qendror, gjithė vendit, si tė mos mundte tė pėrdorte njė grimė nga ai gaz pėr veten e vet?

    Njė valė pėrdėllimi, qė ministri gjithėsesi pėrpiqej ta sprapste nė ēaste tė tilla, arriti ta kapullonte. Me sa dukej, helmin njeriu mund ta pėrdorte ndaj vetes, por gėzimin kurrsesi.

    Ministri mezi e pėrballonte vėshtrimin e tjetrit.

    - Dėgjomė tani, - tha me zė tė ulėt, si t’i hapte njė tė fshehtė. – E bėjnė pėr tė mė mėrzitur mua.

    Ministri shtangu. Pėrpara se tė kapte gjer nė fund kuptimin e fjalėve, kuptoi qė kjo ishte njė e folur e ēuditshme, qė ndoshta pėr herė tė parė pėrdorej nė kėtė ndėrtesė. Ndaj dhe mezi depėrtohej.

    Tjetri e dinte, me sa dukej. E la njė copė herė ashtu, pastaj ia pėrsėriti frazėn. Nė kohėn e ministrit katrahura nuk po shtrohej dot: sprapseshin fraza, parrulla e fjalė me tė cilat ishin mėsuar prej vitesh nėpėr mbledhje e pleniume, midis flamurėve e muzikės kremtore; pėr t’i lėnė vendin njė fjale tė pėrjashtuar qyshkur: "mėrzi". Nė asnjė tekst tė Marksit, madje as tė Engelsit, nuk i kujtohej ta kishte ndeshur kurrė. Vejushė e pėrzishme, ajo shfaqej mu nė mes tė festės, e huaj e gjithė pezm.

    Ministrit iu duk se diēka mund tė kapte, por tmerri nuk e linte. E ndjeu se me ngut duhej tė bėnte njė zgjedhje: tė shtirej naiv ose tė rrezikohej, duke e pranuar se e kuptonte. E ndjente se s’ishte mirė kur udhėheqėsi tė besonte njė tė fshehtė. Por t’i shmangej asaj ishte mė keq.

    Aty pėr aty ai vendosi tė parėn. Truri, si i ēliruar nga ngėrēi, po i qartėsohej. Natyrisht qė e bėnin pėr ta mėrzitur. Madje mė keq: pėr ta fyer pabesisht... Tė tjerėt, njė popull i tėrė, ishin tė lumtur qė jetonin nėn njė qiell me tė. Vinin nga anė e anės, nga Brazili, nga Suedia, nga Bregu i Fildishtė, veē pėr njė takim me tė... Kurse ata kėrkonin ta fyenin: s’duam tė jemi nė njė vend me ty. Dhe iknin nga sytė-kėmbėt, nėpėr dėborėn e bjeshkėve, midis qenve dhe ujėrave. Rri vetėm si kukudh.

    Gjėmė e zezė, tha me vete ministri.

    Deshi t’i thoshte: pėrse e ēante kryet pėr ca halabakė, por iu kujtua se nė listat e fundit tė tė ikurve ishin tre studentė dhe njė violinist i Theatrit tė Operas. T’i thoshte ndoshta se kishte gjithfarė arsyesh qė njerėzit arratiseshin: grindje vetjake, keqkuptime nė punė, smirė artistėsh, si nė rastin e fundit, por prapė nuk guxoi.

    Tjetri e kishte marrė mbi vete shkakun e ikjes dhe askush, veē atij vetė, s’mund ta ndreqte atė. Ikin nga unė...

    Ministrin po e mbyste pėrdėllimi. Shefi i madh vazhdonte tė heshtte i pikėlluar. E kishte marrė mbi vete gjithēka, si shenjtorėt dikur, dhe tani vuante. Kishte 22 vjet qė ishte mbyllur nė kėtė vend, ftesat i vinin nga gjithkund, por ai i kthente mbrapsht. Kurse ata s’dinin veē t’u turreshin kufijve.

    Ministri tundi kryet pėr tė sajuar njė "jo", por me fjalė nuk mundi tė thoshtė asgjė. Ai grumbullim faji dhe vreri, te njė njeri i vetėm, e bėnte tė vėshtirė ēdo arsyetim.

    - I provuan tė gjitha, - foli mė nė fund tjetri, me zė tė lodhur. Vazhdoi tė fliste, por e folura iu mjegullua, siē i kishte ndodhur herėn e fundit, nė mbledhjen e Byrosė Politike. Ministri pėrpiqej t’i jepte njė trajtė tė qartė nė mendjen e tij. Pasi kishin provuar gjithēka: pėrbetimet, vrasjen me helm tė ngadalshėm, shpifjet, etj., kishin gjetur mėnyrėn e fundit pėr t’u hakmarrė kundėr tij. Me brengė tė ngadaltė, me thyerje zemre.

    Nė sytė e tij trishtimi po ia linte vendin njė mėrie tė ftohėt. Ministrit iu kujtua se nė kallėzimin kundėr njė shkrimtari, kishte ndeshur thėnien se pėr njė lajthitje fatale tė natyrės, sasia e mėrisė, e parashikuar pėr njė jetė treqindvjeēare, si ajo e korbit, i ishte dhėnė gabimisht njeriut. Nė shtėpitė e vjetra gjirokastrite, sipas atyre qė kishte dėgjuar kallėzuesi, gjendeshin mėri tė tilla.

    - Ja kėshtu, - tha mė nė fund, duke vėshtruar prapė ministrin. – Gjė nuk lanė pa bėrė.

    - Juve... juve ju marr-shin tė keqen atje ku venė... nė fund tė ujit, - tha ministri.

    Aty pėr aty e kuptoi se fjalėt e tij ishin gjithashtu tė pazakonshme nė atė ndėrtesė, por me vete mendoi: tė dilte ku tė dilte.

    Sytė e tjetrit u zbutėn. Pastaj, pėr herė tė parė Udhėheqėsi buzėqeshi. Ministri pati dėshirėn t’i binte nė gjunjė. Prej kėtij shpirti ikni, o horra, shfryu me vete. Dale, pa do mė shihni.

    Me gojėn qė i merrej nga mallėngjimi, i tha fjalė, qė nė kushte tė tjera nuk do t’ia thoshte, ose qė ndoshta do t’ia thoshte vetėm dytsit. Disa prej tyre pėr shembull, ato se si ai do t’i kapte horrat kudo qė tė fshiheshin, gjer nė fund tė detit, po tė ishte nevoja, e ndjente aty pėr aty qė s’kishin fort kuptim, megjithatė kjo nuk ia preu vrullin. Tjetri dėgjonte, madje dy–tri herė tundi kryet.

    - Tė kuptova, - tha me zė tė ulėt. – Tani mė thuaj ē’nevoja ke pėr tė gjitha kėto. A tė mjaftojnė njerėzit, mjetet?

    - Tė gjitha i kemi, s’kėrkojmė asgjė. Veē ju tė flini i qetė.

    - Me njerėz si ty, unė fle i qetė.

    - Ju faleminderit pėr besimin. Do tė bėj ēmos qė ta meritoj... Shokėt janė tė gjithė atje... I kam lėnė nė mbledhje. Veē pėr atė e vrasim mendjen ditė e natė.

    Ministri e ndjente qė po fliste pak si tepėr, megjithatė dehja i vazhdonte. I foli pėr masat e ngutshme, pėr radarėt, pėr idetė e reja, si ajo puna e zvarritjes sė trupave.

    - Atė punėn e kufomave e kam dėgjuar dhe njė herė tjetėr, - e ndėrpreu ai. – S’ėshtė ndonjė ide e re. Eshtė e vjetėr sa bota.

    Ministri u ngatėrrua.

    - Ka mendime tė ndryshme... Si ėshtė mė mirė... Tė tregojė shteti dhėmbėt apo... ndoshta ju...

    - Eshtė histori e vjetėr ajo, - vazhdoi tjetri mendueshėm.

    - Besoj e ke lexuar "Iliadėn" e grekėve. Atje, nė mos gaboj tregohet pėr zvarritjen e njė kufome dhe pėr njerėzit qė bėjnė sehir. S’mė kujtohet ē’pėrshtypje iu bėn ajo pamje. Po ti vendose vetė.

    Ai pa orėn dhe ministri e kuptoi se duhej tė largohej.

    * Nėntitull i redaksisė
    ..............................................
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Nje arratisje tjeter e Kadarese

    Duke qene se sipas dates tema e Erzenit (ishte hapur me pare se tema jote) kaloi ne krye, kete tenden po e fshij, per te mos patur te njejten teme dy here.
    muzg i heshtur

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    do te vras!!!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ket librin ka ca dite e pashe. E ka perkthyer ne frengjisht Tedi Papavrami, botim (si perhere) i Fayard. Me thene te drejten pata tundimin (gjate disa ēasteve) ta blej, por e tejkalova ket deshire kalimtare e "emigrante" (patriotike). Pse?
    Kadareja eshte nje shkrimtar ELEGANT, teper Elegant, kjo e ben kontemporan dhe modern. Per ket aresye ai qe ne fillim "u peshkua" nga francezet, mjeshterit e elegances. Qe te me kuptoni, imagjinoni nje njeri elegant ne veshje e shtat.
    Takimin e pare pamja e tij te mahnit nga finesa, hekurosja, ftohtesia, xhentilesa, sperdredhja e gjesteve dhe mimikes, qe vetem ai eshte i afte ti beje.
    Heren e dyte pak me pak, ti fillon e ve re se ai eshte lindur i tille, ai eshte i njejte, te gjitha oret e dites, nga mengjesi deri ne darke, perkryerja e tij eshte e gurte, stabel. Ajo eshte gjithnje e tille, e pandryshueshme, e paevolueshme. Mnjf e VDEKUR, PA JETE, VETEM SIPERFAQSORE, STILISTIKE.
    Kjo do te thote, qe Kadarene mjafton ti lexosh nje liber, ja ke lexuar te gjithe, ai eshte MONOTON, KONTEMPORAN, SHKRIMTAR PROFESIONIST.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    .."Une do te vras"
    "Ti do te vrasesh"
    "Ai do te vrase"
    Ke do te vrasim??????????
    muzg i heshtur

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ke do te vras?
    drerin...!
    Ke do te vrasesh?
    Macen?!!
    ato..do te vrasin
    macen dhe drerin bashke!
    Ah ato po te dine te na vrasin
    ,.....si tia bej te te perqaf edhe nje here pare se te te vrasin
    se te me vrasin
    se te na vrasin...
    smack!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    C'eshte kjo overture vrasjesh ketu, ku te gjithe do duhej ta kendonit simfonine e puthjeve?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Sharmi diskret i nje romani - nga Virgjil Muci

    Ne menyre te panatyrshme do ta nisja leximin e romanit me te fundit te Ismail Kadarese persembrapthi; thene me shkoqur, nga pjesa e pasme e kopertines, ku botuesi, pasi ka "fluturuar" nga nje kontinent ne tjetrin, ka perzgjedhur me teper sqime e renditur aq sa mund t'i lejonte hapesira ne dispozicion (nuk e di pse te krijohet ndjesia se sikur te kish pasur mundesi do ta kish vazhduar ate ditiramb me zell te pashterrur gjer ne pafundesi), ajken e mendimit kritik bashkekohor, te cilet ngjajne sikur therrasin ne kor: "Jepjani cmimin Nobel, Kadarese!" Per te shmangur cdo keqkuptim dhe akuze te paqene, jam i shtrenguar t'i bashkangjitem qysh ne krye dollise zengjirur te kritikeve te permendur, deri ne castin kur ahengut te perbotshem i vjen fundi dhe me ngut i futesh leximit te librit.

    Ne nje tablo ku absurdi eshte ngjyra qe mbizoteron dhe lexuesi e ka te veshtire te shquaje se ku sos irealja dhe ze fill realja, Kadare portretizon me stilin e vet te njohur nje galeri personazhesh te larmishem, ku spikasin aspiranti per aktor dhe personazhi kryesor i tragjedise, Lul Mazreku dhe kurva part time e kontraktuar prej Sigurimit te Shtetit, Vjollca Morina. Pas tyre hyjne e dalin nga skena e kesaj tragjedie moderne (e cila, per ironi te fatit e te rrethanave, zhvillohet ne vendndodhjen e nje qyteti antik, ne amfiteatrin e te cilit qemoti jane luajtur tragjedite e famshme greke), nje sere personazhesh te dores se dyte e te trete: sigurimsa, arratises, kurva profesioniste, ushtare, udheheqes te larte te regjimit, turiste te huaj e vendas, qe ne nje menyre ose nje tjeter, sherbejne hem si personazhe hem si spektatore te drames se madhe te nje populli, autor dhe regjisor i se ciles eshte shteti diktatorial. Ndaj jo pa qellim, shkrimtari e nderton romanin si dekorin e madh te nje teatri antik, ku ashtu si ne nje pjese teatrale personazhi kryesor hyn e del nga skena, i shoqeruar nga pjesa tjeter e personazheve, qe shembellejne me se shumti si kor ne nje tragjedi antike. Edhe pse autori nuk na e thote, ngjarjet lypset te zhvillohen diku aty nga vitet tetedhjete, tema e parapelqyer e Kadarese ne keto dhjete vitet e fundit. Por ajo cka te bie ne sy, madje jo vetem ne kete veper, eshte fakti se shkrimtari komunikon me dy regjistra me lexuesin, ku i pari i takon lexuesit te huaj, ndersa i dyti i "perkthyer" ne shqip eshte per lexuesin e kesaj ane te kufirit, gje qe, pa dashjen e autorit, shkon e merr nje tingellime falsetto-je. Njeriu antiskeme i letrave shqipe, ne kete roman ngjan sikur ka rene viktime e pasionit per te demonizuar te keqen, duke u rrekur ta katranose sa me fort qe te jete e mundur. Kesodore, nje pjese e personazheve, vecanerisht te ashquajturit "te keqinj" ngjajne disi naive dhe marredheniet e tyre me personazhet e tjere banalizohen e behen kaq siperfaqesore sa te kujtojne antagonizmin pervdekje te personazheve ne nje shfaqje teatri kukullash, ku, tek e fundit, e mira triumfon ngahere mbi te keqen. Gjithsesi, lypset thene se, Kadare eshte dhe mbetet nje mjeshter i inskenimit te situatave te papritura dhe i suspense-t, gje qe te shtyn ta lexosh librin me endje deri ne faqen e fundit. Skena e vrasjes misterioze te Lul Mazrekut tejkalon cdo hamendje, qofte edhe ato te lexuesit me me fantazi. Si ne pak vepra te meparshme te tijat, te "Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut", Kadare, shpalos dimensionin e nje autori tragjik, duke e bere ate vijuesin me te natyrshem te vepres se tragjikeve te medhenj te antikitetit, sot e gjithe diten.

    Dhe se fundi, ma do mendja se do te ishte ne nderin profesional te botuesit, sidomos kur eshte fjala per nje autor si Kadarea, te bente nje pune me te kujdesshme qortuese, per te shmangur lajthitjet e aty-ketushme, qe te lene shijen e nje qimeje ne qiellze, kur je duke ngrene nje gjelle te shijshme.

    (marre nga revista Klan)
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Kete liber ma derguan nga Shqiperia dhe sapo e mbarova se lexuari. Nese ndonje nga ju te usa-s apo dhe Kanada-se do ishte i/e interesuar ta lexonte, me kontaktoni ne privat dhe ua dergoj une (vetem me kusht qe te ma dergoni mbrapsht, si dhe te lini firmen tuaj ne liber)

    Kuqja.

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    kuqe, po talle ate....? (lol)
    po sikur te jem jo e interesuar por kurioze ta lexoj une psh, vertete do ma postoje, apo i ke thene keto qe ke thene per te na bere kurth pergjigjeje.
    Me thuaj ta nis adresen dhe ma posto... jam ne ato te bashkuarat qe percajne boten (lol)
    pershendetje
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ti e ke adresen time... do te te nis dhe ndonje "ndihme" kur te te kthej librin, qe te mbuloje dhe postimin e pare

  11. #11
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hen'Ri pse moj e ke edhe ti (librin dmth)
    e dergove porosine e pare ?
    Poezine e kam fjalen!
    Ti e di se porosite i kam (ke) poezi (lol)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Re: Sharmi diskret i nje romani - nga Virgjil Muci

    Postuar mė parė nga Kuqalashja

    Nese ndonje nga ju te usa-s apo dhe Kanada-se do ishte i/e interesuar ta lexonte....



    hihihi, ate Kanadane kastile e shtova se e mora me mend qe do dilje ne skene ti e e Kanadase ("ndihmen" mos e zi ne goje se s'e dergoj fare pastaj)

    Po e bejme keshtu, ne fillim po ia dergoj mackes dhe asaj 'maces' tjeter qe ka afer....., ajo le te ta dergoje ty e e ti ma kthe pasi ta kesh qarkulluar nga te te doje qejfi.


    Kuqja altruiste

  13. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tema e Erzenit dhe Drerit u bashkuan pasi benin fjale per te njejtin artikull. Kur hapni tema kontrolloni ne fillim qe ato tema nuk jane hapur me pare per te mos krijuar rremuje.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Kuqalashe .. shume bukur komenton ti.

    Shkruaj ndonje tregim ose novel..psh nga vitet ne Tirane..

    Suksese !
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Xeno, kur lexon postimet ketu, cilen ane i kthen kompjuterit....ate te pasmen?: )

    Dashamiresisht, miqesisht (lol)

    Kuqja

    P.S. Une jam rritur ne Jorgucat, s'mund te shkruaj dot per Tiranen kur ate s'e kam pare asnjehere :-)

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Kuqalashe, shkruaj per Jorgucatin pra ose Vriserane.
    Pse nuk bejne dashuri e Romanca andej nga juve?
    Me kto tema shkruaj nji novele.
    Psh nje djale Musliman do nje vajze ortodokse dhe familjet vlojne nga halli.
    Babai i muslimanit nuk thot gje i ziu por te familja ortodokse behet nami..
    Sa konservator jane ata..te tmershem..
    Por ne fund triumfon dashuria dhe djali vendos te behet ortodoks. Ai shkon te papu ne qishe e behet Spiro ose Mihal.
    Belaja nuk mbaron sepse fshati zien nga fjalet. Ata thone se vertet Nazmiu u be i krishtere por ai na qenkish bere Synet qe i vogel. Dramaciteti rritet e etj etj.
    Vazhdoje ti Novelen se talent ke.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  17. #17
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    dikush me siper e para shume kohe thote; kur i ke lexuar nje liber Kadare e ke lexuar te terin!!!
    me kete menyre te menduari do na duhej qe pas asaj dite te famshme kur kemi shijuar per here te pare kenaqesine qe na jep femra, ''alla sojshe nuk na e lejon forumi'', ...
    c'ka jemi ne kete bote, jemi viktima te kenaqesise, e cila eshte si shtate ngjyrat e drites; e shumellojshme e nje nga keto eshte edhe leximi, sepse perndryshe kthehemi ne statuja mermeri...

    shnet

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •