Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Arkitektura e Shpirti

    Duke ec me Lotin qė ka vetėm njė Sy
    dhe Syrin qė ka njė deti Lot,
    duke ec pėrmes teori komplotėsh, shpėrndarės mjerimi
    ata qė vjedhin Nėnėn nė Cicė
    e me Cicė fėmiu nis Jetėn,
    duke ec mbi kombin e revoltės
    pėrtypur thellė recitalet politike
    theva kodin e jetės
    Idealiste
    pėr tė jetuar tash i lirė
    Unė vetėm me malin
    e Mal ėshtė vetvetja ime
    mbrenda arkitekturės shpirtėrore
    edhe njiherė i mashtruar
    mbas rrezeve tė Diellit !

  2. #2
    NJĖ MINUTĖ HESHTJE

    Mbreme isha ne sheshin "Skenderbe"
    me i ftohte se vete shpatullat e tij
    pashe arkivole duke shperndare testamente politike
    qe here ecinin si breshka here vraponin si kuajt
    njeri kishe nxjerre gjuhen i ardhur nga jugu
    tjetrin e kishin nisur drejt veriut
    vendtakim kishin mjegullen
    krejt pas shpines se Atdheut

    Mbreme nuk i besoja jetes
    per kete i thashe edhe Skenderbeut
    se keto unaza te arkivoleve do te kalonin
    e do te martonin edhe pishtaret
    matane shtegut qe ende ruante bujarine

    Mbreme isha i fundit ne radhe
    duke pritur te shoh Art
    por artistet ishin ne greve
    me shkronjat ne krah
    nuk donin t'ua linin as derrasat
    atyre qe ua groponin teatrin
    donin te vdisnin per artin

  3. #3
    PO DESHĖT

    Po deshėt tė takoheni me mua
    ngjituni shkallėve
    brinjėve tė mi

    Po deshėt tė groponi hijen time
    zbritni shkallėve
    parmakeve tė zi
    thyer brinjeve tė mi

    Po deshėt shkallėt
    hiqni parmaket
    se tė dyja nuk janė tė njėjta
    se tė dyja nuk janė njė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Spirituoziii : 11-06-2006 mė 08:05

  4. #4
    POETI GUR

    Ēdo dite mbaj gurė
    thyej gurė
    barti gurė

    Ēdo ditė eci gur
    shkeli gurė
    e gurėt i kam sipėri ēdo ditė

    Mė shihni
    ēdo ditė gdhend gurė
    e prapė me guri nė qafė
    mė tha poeti Gur*

  5. #5
    VARGU

    Ulu vargu iM i pėrjetshėm
    ti nė baltėn e Kosovės
    unė nė baltėn e Evropės
    ti andej
    unė kėndej
    dhe qė qėndisim jetėn e irnosur
    flakė
    nė unazėn e njėzet e njė
    qė ka nisur tė mė lakojė kurrizin

  6. #6
    VARGU IM

    Varg o barg o varg nomadė
    qė lėviz e nuk ke prehje
    qė ecėn e nuk bėn hap
    qė rri ndalur edhe kur ecėn

    Varg o krushk i pa dėgjuar
    buzė ndezur dhe i tharė
    mysafir i leckosur salloneve solemne
    kur Diellit do i ulesh kėmbėkryq

    Varg o varg o varg nomadė
    pushuar shpesh nė Via Egnatia
    kthema kujtesėn
    dhe bėma varg
    mė nuk po tė mbaj mend varg

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Je shum i mir ne vargje te pergezoj spirituozi

    integro_fat@hotmail.com

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  3. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  4. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 18:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •