Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime

    Andoni i Madh - nga Athanasi i Madh

    Botohet me bekimin e Fortlumturisė sė Tij,
    Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė,
    +Anastasit





    ANDONI I MADH




    Nga ATHANASI I MADH




    Pėrktheu: Teodor Bendo

    © Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    Titulli i origjinalit: "O Megas Andonios"
    Kopertina e parė: Shėn Andoni, ikonė nė kishėn "Shėn Maria" e tė huajve, Korfuz.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (21-01-2015)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime

    KAPITULLI I

    PĖRPJEKJET E PARA

    Andoni lindi nė Egjipt, nė njė familje aristokratėsh, nga ku trashėgoi njė pasuri tė madhe. Prindėrit ishin tė krishterė, kėshtu qė edhe ai mori njė edukatė tė krishterė. Vitet e fėmijėrisė Andoni i kaloi pranė prindėrve, tė cilėt u kujdesėn ta rrisnin larg njerėzve, larg botės.
    Kur u rrit, ai nuk donte tė shkonte nė shkollė. Andoni i shmangej nė tė gjitha mėnyrat shoqėrimit me moshatarėt e tij. Dėshira e tij ishte qė "tė jetonte brenda shtėpisė sė tij si i huaj" ashtu si ėshtė shkruar pėr Jakovin.
    Sigurisht, ai shkonte shpesh nė kishė. Andoni nuk i pėrbuzte tė tjerėt. Ndėrsa rritej e shfaqte hapur nėnshtrimin e tij ndaj prindėrve dhe duke dėgjuar me vėmendje Shkrimet e Shenjta, mbyllte thellė nė zemėr thesarin qė buronte prej tyre. Gjithashtu nuk i shqetėsonte prindėrit pėr gjellė tė shijshme e lukse tė tjera. Ai nuk kėrkonte kėnaqėsi nė gjėrat materiale dhe mjaftohej me ato qė i ofronin. Andoni nuk kėrkonte kurrė gjėra tė tepėrta. Pas vdekjes sė prindėrve ai mbeti vetėm me motrėn e tij tė vogėl. Kur mori pėrsipėr tė kujdesej vetė pėr shtėpinė dhe motrėn e tij ishte 20 vjeē.
    Nuk kishin kaluar as gjashtė muaj nga vdekja e prindėrve dhe njė ditė, kur po shkonte nė katedrale, ai po pėrpiqej tė kuptonte se si apostujt braktisėn ēdo gjė dhe ndoqėn Shpėtimtarin. Andoni mundohej tė njihte shkakun qė i shtynte tė krishterėt e parė tė shisnin pasuritė e tyre dhe t'i vendosnin paratė nė kėmbėt e apostujve. Shpresa e tyre pėr tė fituar shpėtimin dhe Mbretėrinė Qiellore ishte shumė e madhe.
    Ndėrsa po mendonte kėto gjėra, hyri nė kishė. Dhe kur ai u fut brenda po lexonin pjesė nga Ungjilli kur Zoti i thotė tė pasurit: "shit gjithēka qė ke dhe jepua tė varfėrve dhe do tė kesh thesar nė qiell, pastaj eja dhe mė ndiq" (Lluk. 18:22). Andoni i quajti mendimet e tij si ndriēim nga Perėndia. Atij iu duk se ai lexim ia qartėsoi ato. Sapo doli nga kisha, u fali fshatarėve tė gjitha pronat e patundshme qė i kishte marrė si trashėgim nga gjyshėrit. Ato ishin tridhjetė hektarė tokė pjellore tė kultivuara me kujdes dhe shumė tė begata.
    Kėshtu asnjė njeri nuk do ta bezdiste atė dhe motrėn e tij tė vogėl.
    Pjesėn tjetėr tė pasurisė, qė ishin gjėra tė luajtshme, pasi e shiti, ua shpėrndau tė varfėrve, duke lėnė pak gjė vetėm pėr tė motrėn.
    Njė herė tjetėr, kur dėgjoi pėrsėri nė kishė Zotin qė thotė "Mos u shqetėsoni pėr tė nesėrmen", nuk mundi mė tė durojė. Doli jashtė dhe u ndau tė varfėrve edhe atė pak gjė qė i kishte ngelur. Motrėn e tij ua besoi disa virgjėreshave tė shenjta dhe tė urta nė Partenona(1), pėr ta rritur dhe edukuar. Vetė filloi tė jetojė si asket brenda oborrit tė shtėpisė sė tij me vetėmohim, duke duruar me kėmbėngulje dhe duke dhunuar pėrditė veten e tij. Nė Egjipt nuk kishte nė atė periudhė manastire tė organizuara. Nuk dihej nėse ekzistonin murgj thellė nė shkretėtirė. Njerėzit qė dėshironin t'i pėrkushtoheshin botės sė tyre tė brendshme, bėnin njė jetė tė vetmuar jo larg atdheut tė tyre.
    Nė fshatin ngjitur ndodhej njė plak qė bėnte jetė asketi qysh kur ishte i ri.
    Andoni, kur e pa asketin ndieu njė zili pėr jetėn e tij tė bukur. Kėshtu vendosi tė jetojė larg shtėpisė sė tij.
    Jashtė dilte vetėm kur dėgjonte se diku ekzistonte njė njeri shpirtėror. Shkonte pėr ta takuar dhe ashtu si bėn bleta e urtė ai kthehej nė vendin e tij vetėm pasi kishte marrė njė ndihmė dhe fuqi nė rrugėn e virtytit.
    Tashmė Andoni e kishte vendosur njėherė e pėrgjithmonė: tė mos kthehej mė nė pronat e prindėrve. Ai nuk donte tė kujtonte mė tė afėrmit, por pėrpiqej tė kishte dėshirėn dhe pėrkujdesjen e tij tė pėrqendruar, pėr tė arritur njė asketizėm shumė tė fortė.
    Kryente punė tė ndryshme krahu, sepse kishte dėgjuar se "Ai qė nuk punon, tė mos hajė". Nga frytet e punės sė tij, njė pjesė e pėrdorte pėr bukėn e gojės, ndėrsa tjetrėn ua jepte tė varfėrve. Madje lutej vazhdimisht, sepse e kishte dėgjuar apostullin tė thotė "Lutuni pa pushim".
    Andoni lexonte librat e shenjtė me njė pėrqendrim aq tė madh, sa nuk i shpėtonte asgjė nga ato qė shkruheshin. Mendjen e kishte gjithmonė tė kthjellėt. Ai flinte nė tokė.
    Aq i madh ishte zelli i tij, saqė kur dėgjonte tė flitej pėr ndonjė eremit, shkonte menjėherė pėr ta parė dhe pėr tė mėsuar nga kėshillat dhe jeta e tij.
    Tek njė i bėnte pėrshtypje butėsia, kurse tek tjetri zemėrgjėrėsia. Por tek tė gjithė vinte re dashurinė pėr Zotin dhe dashurinė midis tyre.
    Kėshtu i mbushur pėrplot me fuqi shpirtėrore, kthehej nė qelėn e tij. Aty pėrpiqej qė t'i zbatonte tek vetja tė gjitha ato qė kishte mėsuar. Ai nuk hahej me fjalė me asnjė prej vėllezėrve tė tij. Dėshironte vetėm tė mos renditej i dyti nė ushtrimin e virtyteve. Ai luftonte pėr virtytet nė njė mėnyrė tė tillė, qė askush nuk mėrzitej. Pėrkundrazi, tė gjithė gėzoheshin pėr kėtė rivalitet.
    Tė gjithė burrat e virtytshėm tė fshatit me tė cilėt shoqėrohej, kur e shikonin tė jetonte njė jetė kaq tė lartė e quanin mik tė Perėndisė.
    Disa e donin si birin e tyre dhe tė tjerėt si vėlla. Por djalli smirėzi nuk e duronte dot njė dėshirė tė tillė nė shpirtin e atij djali tė ri.
    Ai filloi ta luftojė duke pėrdorur tė gjitha mjetet qė ka pėr tė shkatėrruar njerėzit.
    Filloi tė luftojė pėr ta larguar nga asketizmi. Nė kokė i fuste mendime qė i kujtonin pronat, pėrgjegjėsinė e tij pėr motrėn, lidhjet e tij farefisnore, argjenddashjen, lavdidashjen, kėnaqėsinė qė sjellin ushqimet dhe lehtėsirat e tjera tė botės. Nė fund fare i vuri nė mendje mendime pėr t'i kujtuar monopatin e vėshtirė tė virtytit dhe mundimet e mėdha qė nevojiten pėr ta fituar atė.
    Madje i pėshpėriste gėnjeshtra pėr dobėsitė e trupit. Herė tė tjera djalli i thoshte se koha qė jetojmė kėtu nė tokė ėshtė shumė e gjatė. I ligu e pa vogėlsinė e shpirtit tė tij pėrballė dėshirės sė fortė tė Andonit. Kur vuri re besimin e tij tė fortė si graniti ta shkatėrronte dhe ta shembte me qėndrueshmėri, vendosi ta sulmojė pėrsėri. Kėsaj here vendosi tė pėrdorė shumė dinakėri dhe forcė.
    Djalli filloi tė bėnte shumė zhurmė. Ai e trazonte me aq shumė mėnyra Andonin saqė tė gjithė e kuptuan, se midis tyre po bėhej njė luftė e madhe. Madje filloi ta sulmojė duke u bazuar nė luftėn trupore tė rinisė pėr ta shembur pėrfundimisht. Djalli lėvdohet pėr dinakėrinė, sepse kėto janė kurthet e para dhe mė tinzare tė tij. Madje djalli i sillte nė kokė mendime tė turpshme, por ai i largonte me anėn e fuqisė sė lutjes.
    I ligu e guduliste, por Andoni i skuqur nga turpi e mbėshtillte trupin e tij me besim, lutje dhe kreshmė. Djalli vazhdonte tė kėmbėngulte dhe merrte natėn pamjen e gruas. Ai imitoi ēdo lloj mėnyre tė mundshme vetėm pėr ta mashtruar Andonin.
    Por Andoni sillte ndėr mend prejardhjen aq tė lartė dhe fisnike tė shpirtit dhe shuante thėngjijtė e ndezur tė mashtrimit djallėzor.
    Por pėrsėri i ligu nuk pushonte sė kujtuari kėnaqėsitė trupore dhe shijen e tyre pėr ta tunduar. Andoni mėrzitej dhe nxehej ndėrsa mendonte kėrcėnimin e zjarrit dhe tė krimbit tė dhembjes.
    Duke i zmbrapsur sulmet, ai ecte mes tyre i patundur nė dėshirėn e tij.
    Tė gjitha kėto bėheshin pėr turpin e madh tė djallit. Armiku qė donte tė bėhej i barabartė me Perėndinė, binte aq poshtė, saqė bėhej objekt talljeje nga njė djalosh i ri.
    Ai qė krenohej me mburrje, se ishte zot i mishit dhe i gjakut, po mundej nga njė njeri i veshur me mish.
    Zoti ishte me tė vėrtetė ndihmėsi i tij. Zoti qė veshi trupin tonė pėr ne, i fali Andonit fitoren ndaj djallit, saqė ēdo luftėtar mund tė thotė kur fiton: "Jo unė, o Zot, por hiri i Perėndisė qė ėshtė nė mua".
    Nė fund pėrbindėshi mendor e pa qartė se nuk mundej dot ta mposhtte tė riun nė kėtė mėnyrė. Djalli e shikonte veten tė dėbuar larg zemrės sė Andonit. Prandaj vendosi tė luajė njė tjetėr rreng, akoma mė tinzar se i pari: duke kėrcėllitur dhėmbėt dhe i ēmendur nga tėrbimi, iu shfaq ashtu si ėshtė nė shpirt edhe nė pamje, si njė fėmijė i zi.
    U shtir gjoja sikur ra nė kėmbėt e Andonit i mundur dhe i pafuqishėm pėr ta tunduar me mendime. Duke pėrdorur zė njeriu filloi tė thotė:
    "Talla shumė vetė dhe pjesėn mė tė madhe tė tyre e shkatėrrova. Por tani u bėra i pafuqishėm, sepse ja ku u pėrplasa sipėr teje dhe mundimeve tė tua. Mė munde ashtu si ndodhi edhe me shumė asketė tė tjerė."
    Andoni e pyeti se cili ishte ai qė po thoshte ato fjalė. Djalli lėshoi ca britma tė vajtueshme dhe histerike:
    "Unė jam shoku i kurvėrisė. Unė mora pėrsipėr tė ngre kurthet qė tė robėrojnė tek ajo. Unė u sjell tė rinjve ngacmimet pėrkėdhelėse. Mė quajnė fryma e kurvėrisė.
    Shumė njerėz qė donin tė jetonin me dėlirėsi, i kam hedhur nė greminėn e mashtrimit! Sa shumė veta kam bindur duke i mashtruar me pėrkėdheljet e mia!
    Unė jam ai qė profeti e akuzon duke thėnė: 'Fryma e kurvėrisė, ju mashtroi'.
    Sepse unė i shkatėrrova ata me anėn e fuqisė sime. Unė jam ai qė tė ngacmova shumė herė. Por ti mė shkatėrrove, nuk kam mė fuqi".
    Andoni, pasi lavdėroi Zotin, mori guxim kundėr tij dhe i tha:
    "Je i denjė vetėm pėr t'u pėrbuzur, je i errėt nė mendje dhe i pafuqishėm si fėmijė. Nuk mė pėlqen tė merrem mė gjatė me ty. Zoti ėshtė ndihma ime dhe unė do t'i shikoj triumfues armiqtė e mi" (Psalmi 118/7).
    Djalli sapo dėgjoi kėto fjalė, u zhduk sakaq. Pushoi sė bėrtituri dhe nuk guxoi ta prekte mė tė riun.


    * * *


    Kjo ishte fitorja e parė qė korri Andoni kundėr djallit. Ose mė saktė ishte njė fitore e Shpėtimtarit, qė u arrit me anėn e Andonit. Pra "e dėnoi mėkatin nė mish, qė tė pėrmbushet drejtėsia e ligjit nė ne qė nuk ecim sipas mishit, po sipas frymės" (Rom 8/3-4).
    Megjithėkėtė Andoni nuk e la asnjėherė betejėn e tij edhe pse demoni ishte mundur nė kėtė pėrpjekje. Ai vazhdonte tė kujdesej gjithnjė e mė shumė. Po as armiku nuk pushoi sė ngrituri kurthe edhe pse kishte pėsuar disfatė. Djalli vinte vėrdallė si luani dhe gjuante rastin e volitshėm pėr ta sulmuar.
    Andoni, i cili kishte mėsuar nga Shkrimet se kurthet e djallit janė tė pafundme, bėnte njė ushtrim shpirtėror akoma edhe mė tė ashpėr.
    Ai mendonte se meqenėse djalli nuk ia doli dot ta mashtronte shpirtin e tij me anėn e kėnaqėsisė trupore, do tė gjente njė tjetėr rreng tinzar pėr ta luftuar. Sepse demoni ndien njė kėnaqėsi shumė tė fortė nė mėkate. Kėshtu pra Andoni e mundonte trupin e tij nė ēdo gjė dhe e bėnte skllav tė Zotit duke qenė i kujdesshėm se mos rrėzohej pėr shkak tė tij. Ai mendoi nė kėtė kohė ta aftėsojė veten me ushtrime tė tjera mė tė ashpra.
    Ishin tė shumtė ata njerėz qė e admironin pėr vullnetin e tij. Me tė vėrtetė, ai e duronte lehtė mundimin. Zelli qė ishte rritur pėr shumė vjet brenda shpirtit tė tij, e bėnte tė lehtė fitimin e virtytit dhe tė zakonit tė mirė. Prandaj, ai tregonte njė dėshirė tė madhe edhe atėherė kur i shfaqeshin raste jo shumė tė rėndėsishme.
    Andoni bėnte shpesh agripni, qėndronte gjithė natėn pa gjumė dhe kėtė e praktikonte vazhdimisht. Njerėzit e tjerė e shikonin kėtė asketizėm me shumė admirim. Ai hante vetėm njė herė nė ditė pas perėndimit tė diellit. Ndodhte qė tė hante njė herė nė dy ditė dhe shumė herė edhe nė katėr. Ushqimi i tij ishte bukė me kripė dhe nuk pinte asgjė tjetėr pėrveē ujit. Ėshtė e tepėrt tė flasim kėtu pėr mish apo pėr gjėra tė tjera si vera, ushqimet e zgjedhura etj. Njė jetė tė tillė nuk mund ta gjeje dot as tek asketėt e tjerė tė famshėm. Pėr tė fjetur i mjaftonte njė rrogoz, edhe pse gjatė pjesės mė tė madhe tė kohės flinte pėrtokė. Nuk pranonte kurrsesi tė lyhej me vaj duke thėnė se tė rinjtė qė ushtrohen nė virtyt, nuk duhet tė pranojnė gjėra, qė e bėjnė trupin tė dobėt dhe delikat. Ata duhet ta familjarizojnė atė me mundimet duke sjellė ndėr mend fjalėt e apostullit: "Sepse kur jam i dobėt, atėherė jam i fortė"(2).
    "Sepse atėherė fuqizohet shpirti, - na thoshte, - kur dobėsohen fuqitė trupore." Dhe ishte me tė vėrtetė shumė i admirueshėm ky mendim i tij, sepse ai nuk llogariste kohėn qė nevojitej pėr fitimin e virtytit. Nuk mendonte pėr braktisjen e botės, por vlerėsonte vetėm dėshirėn e shpirtit dhe vullnetin e njeriut.
    Ai nuk e kujtonte kurrė tė shkuarėn, por ēdo ditė e re shėnonte fillimin e asketizmit tė tij.
    Ai gjente forca gjithmonė tė pėrtėritura nė rrugėn e virtytit e nė zhvillimin e shpirtit, ashtu si na thotė edhe apostull Pavli "duke harruar ato qė kam bėrė pas dhe duke u prirur drejt atyre qė kam pėrpara"(3). Gjithashtu kujtonte gjithmonė profetin Ilia qė na thotė: "Jeton Perėndia para tė cilit unė po dal sot".
    Kur ai thoshte "sot", nuk kishte ndėr mend tė shkuarėn, por pėrpiqej qė ta paraqiste ēdo ditė si fillimin e asketizmit. Ai luftonte pėr ta shfaqur veten nė sytė e Perėndisė ashtu si duhet, domethėnė tė pastėr nė zemėr dhe tė gatshėm pėr t'iu bindur vullnetit tė Tij.
    Gjithashtu thoshte se njė asket duhet tė mėsojė shumė nga jeta e profetit Ilia dhe se duhet ta imitojė gjithmonė nė jetėn e tij si nė pasqyrė.
    Andoni, duke e gjykuar veten e tij nė kėtė mėnyrė, shkoi nė njė varrezė qė ndodhej larg fshatit. Porositi njė tė njohurin e tij t'i sjellė pak bukė dhe hyri nė njė varr. Pasi mbylli derėn e varrit miku u largua e kėshtu Andoni mbeti vetėm.
    Por armiku nuk mund tė duronte dot njė gjendje tė tillė. Ai kishte frikė se, duke parė shembullin e Andonit, do tė vinin nė shkretėtirė asketė tė tjerė. Djalli erdhi njė natė me shumė demonė. Ata e rrahėn aq keq Andonin saqė ai nuk mund tė ēohej dot mė kėmbė prej plagėve. Ai tha se dhembjet ishin aq shumė tė forta, saqė asnjė goditje e bėrė nga njerėzit nuk mund tė shkaktojė njė dhembje tė tillė.
    Por Zoti nuk i braktis ata qė shpresojnė tek Ai.
    Me anėn e Pėrkujdesjes Hyjnore, miku i tij arriti aty ditėn tjetėr pėr t'i sjellė bukė.
    Kur hapi derėn e pa nė tokė dhe iu duk se kishte vdekur. E mori nė krahė dhe e ēoi tek kisha e fshatit.
    Aty erdhėn shumė miq dhe tė afėrm tė tij. Ata qėndronin nė njė mėnyrė tė tillė sikur ai tė kishte vdekur. Por nė mes tė natės, Andoni u ngrit pasi erdhi nė vete. I pa tė gjithė qė po flinin. Vetėm miku i tij ishte zgjuar. Ia bėri me shenjė tė afrohej dhe i tha ta ēonte pėrsėri nė varrin ku kishte qenė, por pa i zgjuar tė tjerėt.
    Miku i tij e ēoi nė varr ashtu si donte ai vetė dhe u largua pasi e mbylli mirė derėn.
    Pėr shkak tė plagėve, Andoni nuk mundej dot tė lutej mė kėmbė, prandaj lutej i shtrirė.
    Pasi mbaroi lutjen thirri me zė tė lartė:
    "Kėtu jam unė, Andoni. Nuk mė frikėsojnė plagėt qė mė dhatė. Madje jo tė mė plagosni, por edhe tė mė vrisni fare, asgjė nuk do tė mė ndajė nga dashuria e Krishtit".
    Pastaj psalte: "Edhe sikur njė ushtri tė dilte para meje, zemra ime nuk do tė kishte frikė"(4).
    Kėto gjėra ndiente asketi nė shpirtin e tij tė vuajtur. Djalli zemėrlig u drobit pėr faktin se Andoni edhe pse i plagosur, u kthye nė varrin ku ndodhej mė parė.
    Ai mblodhi qentė e tij dhe duke pėlcitur nga inati u tha:
    "E patė qė nuk mundėm ta pengonim as me frymėn e kurvėrisė dhe as me dhembjet qė i shkaktuam. Pėrkundrazi ai ėshtė bėrė akoma dhe mė moskokėēarės ndaj nesh. Prandaj do tė gjejmė njė mėnyrė tjetėr pėr ta goditur".
    Pėr djallin ėshtė shumė e lehtė tė marrė pamje tė ndryshme qė tė na bėjė tė mėkatojmė.
    Njėherė, ndėrsa nata kishte mbuluar gjithė tokėn, demonėt nisėn tė bėjnė njė zhurmė shumė tė madhe. Dukej se vėrtet po binte njė tėrmet i fortė, sikur binin muret e shtėpisė. Andoni pa tė hynin nė qelė demonė nga tė katėr anėt, tė shndėrruar nė kafshė dhe zvarranikė. I gjithė vendi u mbush me luanė, tigra, leopardė, arinj, buaj, gjarpėrinj, nepėrka, akrepė dhe ujqėr. Ēdo specie kishte edhe njė tėrbim pėr ta sulmuar sipas fuqisė.
    Luani ulėrinte duke dashur tė sulej, demi me brirėt gatitej tė godiste, gjarpri, edhe pse zvarritej, nuk mundej ta kafshonte.
    Tė gjitha ato qė ishin shfaqur para tij dėshironin ta shkatėrronin.
    Andoni ndjeu nė tė gjithė trupin dhembje tė padurueshme. Por ai nuk provonte kurrfarė frike e nuk mbyllte as sytė para kėsaj pamje.
    Rėnkonte prej dhembjeve, por nuk pushonte sė qėndruari zgjuar mendėrisht dhe sė talluri me demonėt duke u thėnė:
    "Po tė kishit fuqi, do tė mjaftonte njė nga ju pėr tė mė vrarė. Por meqė Zoti ju shkatėrroi, po pėrpiqeni tė mė mundni gjoja me turmėn e madhe. Si shenjė dobėsie juaja, po shoh se keni marrė pamjen e kafshėve, kaq poshtė keni rėnė.
    Nė qoftė se keni mundėsinė pėr tė fituar fuqi mbi mua, mos humbni kohė. Suluni. Por nė qoftė se nuk mundeni tė bėni gjė, pėrse bėni kaq shumė zhurmė? Vula qė na mbron ne, ėshtė besimi ynė tek Zoti".
    Pasi pėrdorėn tė gjitha mėnyrat pėr ta mposhtur, kur panė se dėshtuan, tė inatosur filluan tė kėrcėllitnin dhėmbėt. Duke dashur tė poshtėronin Andonin, ata ishin tallur me veten e tyre.
    Zoti, nuk e harroi edhe ne kėtė rast, por e pa betejėn e tij dhe i erdhi sakaq nė ndihmė.
    Andoni ngriti sytė lart dhe pa ēatinė e shtėpisė sė tij tė hapur. Nga qielli hyri brenda njė rreze drite.
    Demonėt u zhdukėn pėrnjėherė. Dhembjet e shkaktuara prej tyre pushuan dhe Andoni e pa shtėpinė e tij sėrish tė rregullt dhe tė pacėnuar.
    Andoni u mallėngjye nga ndihma qė i dha Perėndia nė atė ēast tė vėshtirė dhe psherėtiu i lehtėsuar prej dhembjeve.
    Ai filloi t'i lutej Zotit dhe vegimi vazhdoi. Andoni nxori nga goja kėto fjalė:
    "Ku ishe? Pėrse nuk erdhe qysh nė fillim pėr tė lehtėsuar dhembjet e mia?".
    Pas pak u dėgjua njė zė qė i tha:
    "Andon, kėtu isha, por po ndiqja se si do tė vazhdonte beteja. Meqė nuk u pėrkule, por vazhdove tė ndeshesh, unė kėtej e tutje do tė jem ndihmėsi yt dhe do tė bėj qė emri yt tė dėgjohet nė gjithė botėn".
    Andoni, kur dėgjoi kėto fjalė, u skuq dhe filloi tė lutet. E ndiente se i ishte dhuruar njė forcė akoma dhe mė e madhe. Trupin e ndiente tė gjallėruar dhe tė fortė.
    Atėherė ishte tridhjetepesėvjeē.
    Ditėn tjetėr doli jashtė nga varri. Tashmė ndiente njė dėshirė mė tė zjarrtė pėr tė kryer detyrat ndaj Perėndisė. Pastaj u kthye tek jeronti i tij i mėparshėm dhe e luti tė qėndronte pranė tij. Po meqė ai nuk e pranoi pėr shkak tė moshės sė tij dhe pėr faktin se nė atė kohė nuk ekzistonte ky zakon, Andoni u rikthye nė malin e tij. Armiku, duke parė kėtė zell tė ri tė tij pėr tė pėrparuar, u inatos shumė. Duke dashur ta pengonte, filloi ta tundojė pėrsėri. Nė rrugė i ligu i tregoi Andonit njė disk tė madh tė argjendtė. Por ai duke kuptuar marifetet dhe kurthet e djallit, qėndroi e nisi ta qortojė duke e parė armikun tė qėndronte mbi disk.
    "Si u gjend ky disk kėtu nė shkretėtirė, nė njė vend ku rrallė kalojnė karvane apo udhėtarė tė vetmuar?! Edhe po t'u ketė rėnė nga kafshėt, ata duhet ta shikonin, sepse nuk ėshtė i vogėl pėr tė mos u vėnė re.
    Por, edhe ai qė e humbi, do tė kthehej prapa dhe do ta gjente me siguri. Nuk ka dyshim se ky ėshtė njė nga marifetet
    e shumta tė tė ligut" - tha Andoni me vete. Pastaj e qortoi tė ligun dhe i tha nė fytyrė: "Nuk do tė mė pengosh, o djall me kėtė kurth. U shkatėrroftė disku me gjithė ty e ata qė tė ngjajnė!" Kur Andoni tha kėto fjalė, djalli sakaq u zhduk.


    * * *


    Njėherė tjetėr, kur po shėtiste, nė mes tė rrugės pa njė pirg me florinj.
    Andoni nuk na e zbuloi se kjo ishte njė nga marifetet e zakonshme tė tė ligut, apo njė provė e vėnė para tij nga njė fuqi e sipėrme pėr tė ushtruar akoma dhe mė shumė atletin. Perėndia donte t'i tregonte tė ligut se Andoni nuk interesohej pėr para dhe pėr gjėra tė tjera tė kėsaj bote.
    Ai pa me admirim pirgun e madh tė floririt, e kapėrceu dhe u largua pa e kthyer mė kokėn pas. Madje ecte aq shpejt, sa pas pak kohe ai vend humbi fare prej syve tė tij.
    Duke shtuar gjithnjė e mė tepėr dėshirėn e tij pėr ushtrime shpirtėrore, u ngjit nė mal. Ai erdhi rrotull dhe gjeti njė kullė vrojtimi tė braktisur nga njerėzit dhe nga koha. Ajo ishte e mbushur plot e pėrplot me gjarpėrinj. Vendosi tė qėndronte aty. Zvarranikėt ikėn menjėherė, sikur t'i ndiqte zjarri. Zuri hyrjen e kullės dhe mori furnizime me bukė pėr gjashtė muaj. Ai veproi si etėrit e tjerė tė Thebaidės, buka e tė cilėve nuk prishet as pėr njė vit. Andoni qėndronte i vetėm nė qelėn e tij dhe nuk dilte kurrė. Ai nuk shkonte nė vende tė tjera dhe nuk takonte vizitorėt qė vinin pėr tė.
    Kėshtu kaloi shumė kohė me asketizėm. Vetėm dy herė nė vit pranonte bukė nė qelėn e tij dhe gjatė gjithė kohės kreshmonte.
    Andoni nuk pranonte as miqtė e tij. Ata qėndronin jashtė dhe pėrpiqeshin tė flisnin me tė. Dėgjonin brenda nė kullė njė zhurmė tė madhe, njėsoj sikur aty tė ndodheshin turma njerėzish qė thėrritnin, goditnin, shtynin apo lėshonin klithma dhembjeje:
    "Largohu nga ky vend! Ēfarė tė lidh ty me shkretėtirėn? Nuk mund tė durosh dot planet tona tinėzare."
    Kėto fjalė dilnin shpesh nga qela dhe ishin tė kapshme pėr veshėt e tė gjithėve.
    Nė fillim njerėzit qė prisnin pėr ta takuar, menduan se nė qelė kishin hyrė fshehtazi njerėz tė tjerė me anėn e njė shkalle. Por kur disa vėshtruan nga tė ēarat e mureve u habitėn tej mase. Brenda nuk kishte njerėz. Atėherė e kuptuan se ishin demonėt qė thėrritnin si njerėz tė frikėsuar nga Andoni.
    Andoni u kushtonte mė shumė vėmendje njerėzve kureshtarė sesa demonėve qė bėrtisnin.
    Nė fund iu afrua hyrjes dhe u tha njerėzve tė largoheshin prej aty. Ai i mėsoi tė mos frikėsoheshin prej fantazmave, qė u paraqet djalli pėr t'i mashtruar.
    "Vėllezėr, vulosni veten tuaj me shenjėn e kryqit dhe largohuni duke pasur guxim. Lėrini demonėt tė tallin veten e tyre", - u thoshte vizitorėve qė dėgjonin zhurmėn e madhe.
    Kėshtu njerėzit u larguan tė mbrojtur nga Kryqi i Shenjtė. Andoni hyri nė thellėsi tė qelės pa u cėnuar fare nga demonėt.
    Ai nuk ndiente lodhje pėr shkak tė luftės qė bėnte. Vegimet qiellore dhe fakti qė njihte mirė dobėsinė e demonėve, e lehtėsonin prej dhembjeve dhe i shtonin dėshirėn pėr tė vazhduar pėrpjekjen e tij.
    Miqtė e tij, kur vinin pėr ta takuar, mendonin se do ta gjenin tė vdekur. Ata ngeleshin tė habitur kur e dėgjonin tė psalte.
    "Le tė ēohet Perėndia dhe u shpėrndafshin armiqtė e Tij dhe ata qė urrejnė le tė ikin prej faqes sė Tij. Le tė davariten ashtu si davaritet tymi, le tė shkrihen ashtu si shkrihet qiriu para zjarrit, kėshtu le tė humbasin mėkatarėt nga faqja e Perėndisė"(5) dhe "Tė gjitha kombet mė rrethuan, por nė emėr tė Zotit unė i mposhta"(6).


    * * *


    Nė kėtė mėnyrė Andoni vendosi tė dalė prej izolimit.
    Kaluan shumė vjet. Tė njohurit e tij u habitėn kur e panė, sepse ai nuk kishte ndryshuar fare.
    Nė trupin e tij nuk dukeshin shenja tė kreshmėve dhe tė betejave me demonėt. Ai ishte i njėjti njeri, qė ata kishin njohur mė parė. Mėrzitja dhe trishtimi nuk kishin ndryshuar asnjė anė tė karakterit tė tij. Andoni nuk u gėzua kur pa aq shumė njerėz dhe as kur e pėrqafonin miqtė.
    Ai ruante njė ekuilibėr tė pacėnuar duke iu nėnshtruar logjikės dhe jetonte gjendjen e tij tė natyrshme.
    Zoti e pėrdori dhe shėroi shumė tė sėmurė qė ndodheshin aty. Kurse disa tė tjerė i pastroi prej demonėve. Ai i fali Andonit fjalė tė hirshme dhe kėshtu ngushėlloi shumė tė hidhėruar. Disa qė kishin armiqėsi midis tyre i pajtoi dhe ata u qetėsuan.
    Andoni u dha tė gjithė tė pranishmėve kėtė mesazh: "Mos pėlqeni asgjė tjetėr mė shumė nė kėtė botė sesa dashurinė pėr Krishtin".
    Me bisedat dhe kėshillat e tij, u sugjeroi atyre tė mendonin gjėrat qiellore dhe njeridashjen e Perėndisė, tė cilėn na e shfaqi ne njerėzve "Ai qė nuk e kurseu Birin e vet, por e dha pėr tė gjithė ne"(7) dhe i bindi shumė njerėz tė zgjedhin jetėn murgėrore.
    Kėshtu u themeluan nė mal manastiret e para. Shkretėtira u bė shoqėria e murgjve, tė cilėt braktisėn pasuritė dhe e shkruan emrin e tyre nė atdheun qiellor.
    Njėherė Andonit i duhej me ēdo kusht tė kalonte kanalin e Arsenoitit pėr tė vizituar vėllezėrit. Lumi ishte plot me krokodilė. U lut dhe hipi nė varkė. Kėshtu kaloi lumin sė bashku me shokėt e tij pa pėsuar asgjė. Kur u kthye nė manastir, ai vazhdoi tė njėjtat pėrpjekje asketike. Bisedonte me ata qė ishin bėrė murgj dhe ua shtonte zellin. Ndėrsa pjesėn tjetėr e shtynte tė dashurohej pas asketizmit.
    Nė kėtė mėnyrė, pas disa vjetėsh, u ndėrtuan shumė manastire. Andoni ishte ati i tyre shpirtėror.



    1. Manastir grash, ku jetonin virgjėresha
    2. 2 Kor. 12/10
    3. Filip. 3/13-14
    4. Psalm. 26/3
    5. Ps. 67/2-3
    6. Ps. 118/10
    7. Rom. 8/32
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-06-2006 mė 02:23

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    KAPITULLI II

    FJALA E KRIPUR E SHENJTORIT

    Njė ditė doli jashtė derės sė qelės sė tij. Murgjit qė kishin ardhur aty pėr ta vizituar, e lutėn qė tė t'u thoshte me gojėn e tij fjalė shpirtėrore. Ai filloi tė flasė nė gjuhėn egjiptiane:
    "Shkrimet e Shenjta janė tė mjaftueshme pėr tė na mėsuar. Por duhet tė kemi parasysh diēka: tė kėshillojmė njėri-tjetrin pėr tė pėrparuar nė besim dhe t'i japim guxim tė tjerėve me anėn e fjalėve. Ju, etėrve tuaj, duhet t'u drejtoheni si fėmijė dhe t'u thoni ato qė doni. Edhe unė po ju flas si mė plaku atė ēka mė mėsoi pėrvoja ime.
    Sė pari, asnjėherė nuk duhet t'u shkojė nė mendje mendimi pėr t'u tėrhequr nga jeta murgėrore. Nuk duhet tė mposhteni nga mundimet dhe vuajtjet e shumta. Mos thoni kurrė: "Ja, ne jetuam kaq shumė vite si asketė'. Ēdo ditė ta jetoni njėlloj, sikur tė niseshit nga fillimi. Mendoni:
    "Le tė rritet entuziazmi qė ndodhet brenda nesh. Jeta njerėzore ėshtė e shkurtėr nė krahasim me pėrjetėsinė. Edhe sikur tė mbledhim tė gjitha vitet tona, pėrsėri ato janė njė kokėrrizė rėre para jetės sė pėrjetshme. Nė botė ēdo gjė shitet nė pėrputhje me vlerėn e vet dhe shkėmbehet nė mėnyrė tė barabartė me diēka tjetėr. Por, ne mund ta blejmė premtimin e jetės sė pėrjetshme me njė ēmim fare tė lirė. Kėtė na e dėshmon Shkrimi i Shenjtė. Mosha jonė mesatare arrin deri nė shtatėdhjetė vjet, ka qė arrijnė dhe tetėdhjetė, por, ditėt qė vijnė pas janė mundim dhe dhembje, se vjen dobėsia dhe do tė vuajmė".
    Nė qoftė se ne kemi tetėdhjetė apo njėqind vjet qė jetojmė nė asketizėm, nė jetėn e pėrjetshme nuk do tė jetojmė kaq, por me mijėra vite.
    Edhe pse jetojmė kėtu nė tokė, ne nuk pėrpiqemi tė fitojmė gjėrat e kėsaj bote. Premtimet tona plotėsohen nė qiej ashtu si na tha vetė Perėndia. Nė vend tė trupit tė prishur qė lėmė, marrim atė tė paprishur.
    Prandaj le tė mos mendojmė, o bij tė dashur, se kemi bėrė ndonjė gjė tė madhe nė keto vite. Nuk duhet tė themi se kemi shumė kohė nė asketizėm.
    Apostull Pavli na thotė: "Mendoj se vuajtjet e kohės sė tashme nuk ia vlejnė tė barazohen me lavdinė qė do tė zbulohet tek ne"(8).
    Madje nuk duhet tė shtiremi se gjoja i mohuam gjėrat e botės, kur kthejmė shikimin tonė nga ajo. Sepse edhe e gjithė toka ėshtė shumė e vogėl nė krahasim me qiellin.
    Por, edhe sikur tė kishim nė pushtetin tonė tė gjithė dheun dhe po tė mohonim mbarė gjėrat e tokės, pėrsėri ky veprim i yni nuk mund tė barazohej me Mbretėrinė e Qiejve. Sepse, ai qė ka njė dhrahmi dhe e flak tutje pėr tė fituar njėqind dhrahmi tė arta, e bėn kėtė gjė me gjithė qejf. Njėlloj edhe ai qė ka gjithė botėn nė sundim, e mohon lehtė pėr hir tė premtimeve mė tė larta. Ky njeri lė pak dhe fiton njėqindfish.
    Pėrderisa e gjithė bota nuk ka vlerė sa qielli, ai qė lė pak hektarė tokė ėshtė njėlloj sikur nuk braktis asgjė. Edhe sikur tė braktisė pasuri, shtėpi dhe prona, prapė nuk duhet tė mburret se bėri diēka tė madhe apo tė bjerė nė dėshpėrim dhe dhembje.
    Gjithashtu le tė mendojmė se, edhe pse nuk braktisėm asgjė pėr hir tė asketizmit, mė vonė do tė braktisim edhe gjėra tė cilat as nuk i duam, sipas fjalės sė Kishtarit.
    Pėrse pra tė mos i braktisim pėr hir tė virtytit qė tė fitojmė kėshtu Mbretėrinė e Qiejve?
    Pėr kėtė arsye, etja pėr tė fituar tė mira nė kėtė botė tė mos pushtojė asnjėrin prej jush kėtu.
    Sepse ēfarė leverdie kemi nė qoftė se fitojmė gjėra qė nuk mund t'i ngrejmė kur do tė largohemi nga kjo botė? Pėrse vallė nuk pėrpiqemi tė fitojmė ato gjėra qė mund t'i mbajmė, siē janė urtėsia, drejtėsia, pastėrtia, burrėria, dashuria dhembshuria pėr tė varfrit, besimi nė Krishtin, butėsia dhe mikpritja?
    Po t'i fitojmė ato kėtu, do t'i gjejmė pėrsėri nė Parajsė. Ato do tė bėjnė gati vendin tonė nė tokėn e tė urtėve.
    Pra, le tė jemi tė bindur pėr kėtė tė vėrtetė. Nga ky moment le tė vendosim tė mos jetojmė mė me mospėrfillje. Madje le tė mendojmė se jemi vetėm shėrbėtorė tė Zotit dhe se duhet t'i shėrbejmė Zotėrisė tonė.
    Ne nuk duhet tė guxojmė tė themi, se punuam dje dhe sot nuk punojmė. Nuk duhet tė ndalojmė punėn duke e matur mundimin tonė me ēfarė bėmė nė tė kaluarėn.
    Ungjilli na thotė se, shėrbėtori tregon nė ēdo kohė tė njėjtin zell, me qėllim qė t'i pėlqejė Zotėrisė nė ēdo kohė.
    Ne duhet tė bėjmė tė njėjtėn gjė dhe le tė ndjekim shembullin e shėrbėtorit. Duhet ta dimė mirė se po tė jemi indiferentė, Zoti nuk do tė na falė pėr hir tė viteve tė shkuara. Aq mė shumė do tė zemėrohet me ne.
    Edhe nė rastin e Iezekielit ndodhi e njėjta gjė. Tė njėjtin pėsim hoqi edhe Juda, i cili humbi pėr njė natė mundimet e kohės sė shkuar.
    Pra, le tė qėndrojmė tė fortė nė jetėn asketike dhe tė mos dėshpėrohemi dhe ta braktisim. Zoti ėshtė bashkėpunėtori ynė sipas asaj qė ėshtė shkruar nė Shkrimin e Shenjtė "Tė gjitha bashkėpunojnė pėr tė mirėn e atyre qė e duan Perėndinė"(9).
    Kurse pėr sa i pėrket largimit nga zakoni i pakujdesisė pėr shpirtin, duhet tė kujtojmė gjithmonė vargun e shkruar nga apostull Pavli: "Pėrditė vdes"(10).
    Sepse ne duhet tė dimė se nuk do tė mėkatojmė nėse ēdo ditė do ta jetojmė si njerėz qė kanė vdekur. Madje le tė mendojmė se kjo mbrėmje ėshtė e fundit pėr ne. Nesėr nuk do ta shohim dritėn e diellit e nuk do tė ēohemi. Koha e jetės sonė ėshtė diēka e panjohur dhe ēdo ditė vihet nė lėvizje prej Pėrkujdesjes Hyjnore.
    Nuk do tė mėkatojmė dhe as do tė mendojmė gjėra materiale nėse do tė jetojmė kėshtu ēdo ditė tė jetės sonė. Nuk do tė kemi armiqėsi me njerėzit e as do tė vėmė thesare tė kota kėtu nė tokė. Do tė jemi njerėz qė nuk bazohen tek asnjė e mirė materiale. Duke jetuar me pritjen e vdekjes, do t'i falim tė gjithė njerėzit. Brenda nesh nuk do tė ushqejmė asnjė lloj dėshire pėr femrat. Shpirtin tonė nuk do ta ndyjė asnjė lloj dėshire tjetėr, e ne do t'i pėrbuzim ato si gjėra qė kalojnė shpejt. Tė gjitha kėto do t'i arrijmė duke pasur njė etje pėr tė luftuar nė jetėn shpirtėrore dhe duke mbajtur tė gjallė kujtimin e ditės sė gjykimit. Sepse e shkatėrrojnė dhe shpėrbėjnė ėmbėlsinė e kėnaqėsisė, provat dhe vuajtjet e ndryshme qė kalojmė. Frika qė provojmė pėr shkak tė tyre e ngre shpirtin peshė, i cili nganjėherė anohet e rrezikon tė bjerė.
    Le tė vazhdojmė tė ecim pėrpara dhe tė fitojmė ato qė janė para nesh. Ne u nisėm dhe u bėmė udhėtarė nė rrugėn e virtytit. Asnjė nga ne le tė mos imitojė gruan e Lotit dhe tė kthehet prapa pėr tė parė.
    Pėr tė qėnė mė tė qartė, vetė Zoti u tha nxėnėsve tė tij: "Kush vė dorėn e tij mbi parmėndė, dhe vėshtron prapa, nuk ėshtė i denjė pėr Mbretėrinė e Qiejve"(11).
    Fjala "vėshtron prapa" ėshtė mjaft e qartė. Ajo na tregon se ai qė e kthen kokėn, kthehet nė gjėrat e botės dhe nė mentalitetin e saj, gjėra qė mė parė i braktisi.
    Por ju, nuk duhet tė keni frikė pėr virtytin dhe mos u ēuditni pėr shkak tė emrit tė tij.
    Sepse virtyti nuk ndodhet larg nesh. Ai nuk ekziston jashtė vetes sonė.
    Virtyti arrihet dhe fitohet brenda nesh. Ne vetėm duhet ta dėshirojmė njė gjė tė tillė.
    Po tė shohim njerėzit e tjerė, ata qė adhurojnė idhujt, vėmė re se emigrojnė nė vende tė tjera dhe kapėrcejnė dete vetėm pėr tė mėsuar gjėra tė reja dhe shkenca tė panjohura. Por ne, pėr tė fituar Mbretėrinė e Qiejve, nuk na kėrkohet tė shkojmė nė vende tė tjera dhe tė kalojmė dete.
    Zoti na tha qartė qysh nė fillim se: "Mbretėria e Perėndisė ėshtė brenda jush".
    Pra, virtyti ka nevojė vetėm pėr dėshirėn tonė. Ai gjendet brenda nesh, dhe arritja e tij varet nga vetja jonė.
    Pėr njeriun, virtyti ėshtė diēka e natyrshme. Ka mbetur ēdo gjė ashtu siē u bė qė nė fillim. Atėherė ēdo gjė u bė mirė dhe me shumė saktėsi.
    Prandaj, Jisui i Naviut u thoshte bijve tė Izraelit: "Drejtoni zemrėn tuaj drejt Perėndisė Izrael" dhe Joani: "Bėni rrugėt e Atij tė drejta"(12).
    Ėshtė diēka shumė e natyrshme pėr njė shpirt tė jetė i drejtė. Kjo ėshtė gjendja e tij e zakonshme. Por, kur kjo gjendje ndryshon dhe shpirti anon nga prirje jo tė natyrshme e shtrembėrohet, kemi njė gjendje qė quhet ligėsia e shpirtit.
    Sepse jemi brenda hapėsirės sė virtytit dhe nė rrezen e tij nė qoftė se anojmė nė gjendjen e parė ashtu si u krijuam. Por ia vlen tė gjykohemi dhe tė dėnohemi kur fillojmė tė mendojmė tė kėqija si njerėz shpirtkazmė.
    Do tė ishte mjaft e vėshtirė, nėse gjithēka qė ka lidhje me virtytin do tė varej prej faktorėve tė jashtėm. Pėrderisa ne morėm nga vetė Zoti njė porosi tė madhe, le ta ruajmė veten tonė tė pastėr prej ēdo lloj mendimi tė lig. Duhet tė punojmė, qė kur tė vijė Zoti, ta njohė krijesėn e Tij duke e gjetur ashtu si e krijoi.
    Qė zemėrimi tė mos vendosė tiraninė e tij tė egėr mbi ne, duhet tė pėrpiqemi dhe tė luftojmė. Nuk duhet tė lejojmė as dėshirat e kėqija tė na pushtojnė zemrėn. Sepse nė Shkrimin e Shenjtė ėshtė shkruar: "Zemėrimi i njeriut nuk punon drejtėsinė e Perėndisė" dhe "Dėshirimi si tė mbarset, pjell faj edhe faji si tė bėhet, pjell vdekje".
    "Do tė ndodhemi gjithmonė zgjuar nėse jetojmė kėshtu dhe ēdonjė duhet tė ruajė si rojė zemrėn e tij", - ashtu si ėshtė shkruar nė Shkrimin e Shenjtė.
    Sepse armiq kemi demonėt e ligj dhe tinėzarė, tė cilėt janė tė frikshėm dhe shkaktarė tė ēdo lloj tė keqeje. Duhet tė luftojmė kundėr tyre me tė gjitha forcat ashtu si na mėsoi apostull Pavli: "tė luftojmė jo kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr urdhrave, kundėr pushteteve, kundėr mbretėrive tė errėsirės sė kėsaj jete, kundėr frymėrave tė liga nė qiellorėt"(13). Ata, kur ndodhen larg nesh, bėjnė njė zhurmė tė madhe pėr tė na trembur sipėr kokės sonė. Po tė shohim midis tyre, ka pėrēarje dhe ndarje, tė cilat janė shumė serioze. Nė biseda tė tjera, mund tė flasim me shumė hollėsi rreth shumėllojshmėrisė sė tyre dhe natyrės pėrkatėse. Tani pėr tani na intereson tė mėsojmė rreth planeve dinake tė tyre, qė ata na vėnė si grackė nė udhėn tonė.
    Pikė sė pari demonėt edhe pse janė ata qė janė, nuk ishin kėshtu qė nė fillim. Sepse Perėndia nuk krijoi asgjė tė keqe. Sigurisht ata u krijuan tė mirė. Por filluan tė zvarriten dhe tė vijnė vėrdallė nė tokė, pasi ranė poshtė nga kjo dituri e lartė hyjnore. Ata i mashtruan idhujtarėt me anėn e fantazisė dhe miteve tė ndryshme. Demonėt bėjnė gjithēka tė shtyrė nga smira pėr tė na penguar ne tė krishterėve tė ngjitemi aty, prej nga u rrėzuan ata.
    E gjithė pėrpjekja e tyre ka si qėllim tė na pengojė ne, qė tė vazhdojmė ngritjen tonė shpirtėrore drejt qiejve. Njė njeri arrin tė kuptojė e tė njohė gjithēka qė ka tė bėjė me ata, vetėm pasi tė ketė marrė dhuratėn e dallimit tė sė keqes dhe tė sė mirės. Do tė kuptojmė me qartėsi se cilėt janė mė pak tė kėqij dhe cilėt janė mė tė ligj.
    Do tė shohim cilat janė punėt e tyre tė veēanta. Si do tė mundim dhe t'i dėbojmė larg shpirtit tonė. Marifetet e tyre janė tė panumėrta. Apostull Pavli na e shfaq shumė qartė kėtė fakt dhe e di nga pėrvoja kur shkruan nė letrat e tij: "Jemi nė dijeni edhe pėr mendimet e tyre"(14).
    Ne kemi si detyrė tė ndihmojmė njėri-tjetrin pėr tė ndrequr gabimet falė pėrvojės dhe luftės qė bėmė e nė saje tė tundimeve me tė cilat na goditėn demonėt.
    Do t'ju flas tani si babai fėmijėve tė tij, meqenėse kam pėrvojė vetjake nga kjo luftė me demonėt. Ata pėrpiqen t'u prishin punė tė krishterėve dhe u ngrehin kurthe kur shohin se ata e nė veēanti murgjit punojnė e pėrparojnė. Kurthet e tyre janė mendimet e kėqija.
    Ne nuk duhet tė kemi frikė, sepse mashtrimet e tyre largohen menjėherė kur ne lutemi, kreshmojmė dhe kur besimin tek Zoti e kemi tė palėkundur.
    Megjithėse ata munden, kjo gjė nuk do tė thotė se e ndalojnė luftėn e tyre kundėr tė krishterėve. Fillojnė prapė tė ngrejnė kurthe dhe vėnė nė zbatim plane mė tinėzare. Ligėsia e tyre ėshtė mė e madhe se mė parė.
    Ata godasin pėrsėri me mėnyra tė tjera. Pėrpiqen tė na trembin duke na shfaqur pamje me anėn e fantazisė. Nė qoftė se shohin se nuk arritėn dot tė na joshin e tė na zhysin nė llum me anėn e ndonjė kėnaqėsie tė ndyrė, shndėrrohen dhe marrin pamje tė ndryshme. Herė bėhen si gra dhe herė si zvarranikė apo bisha tė frikshme. Shndėrrohen edhe nė ushtri tė mėdha, tė gatshme pėr tė shkatėrruar ēdo gjė qė u del pėrpara.
    Por kėto vizione zhduken shpejt, sepse nuk janė gjė. Prandaj tė mos kemi frikė e tė mos tėrhiqemi para kėtyre fantazive tė ēmendura.
    Pėr mė tepėr ne kemi si ndihmė tė madhe nė kėtė luftė besimin tek Zoti dhe shenjėn e kryqit.
    Demonėt janė tė guximshėm dhe nuk ngurrojnė nė asnjė lloj pune. Ata pėrpiqen tė hyjnė tinėzisht nė shpirt prej njė dere tjetėr, nėse kėto marifete nuk dolėn tė suksesshme.
    Ata nisin tė shtiren se gjoja shohin pėrtej gjėrave dhe se parashikojnė ato ēka do tė ngjasin mė vonė. Demonėt arrijnė deri nė majė tė ēatisė dhe me gjėrėsinė e tyre mbulojnė tėrė dhomėn duke dashur tė shfaqen tė mėdhenj. Ata duan tė mashtrojnė besimtarėt qė nuk munden t'i hedhin poshtė me mendime tė kėqija. Prandaj pėrdorin ēmenduritė e fantazisė.
    Por, kur shohin se shpirti ėshtė i siguruar mirė me besimin dhe shpresėn e mendjes kthehen te kryetari i tyre. Andoni thoshte se shpeshherė demonėt shfaqen tė tillė ashtu si Zoti i shfaqi Jobit djallin duke i thėnė:
    "Sytė e tij janė si shkėlqimi i mėngjesit. Nga goja e tij dalin flakė zjarri qė tė djegin dhe shpėrthejnė shkėndija. Nga vrimat e hundės del tym i njėjtė me atė tė qymyrit(15). Kryetari i demonėve paraqitet i tillė qė tė na tmerrojė. Ai nxjerr nga goja fjalė tė mėdha qė u ngjajnė fjalėve tė Zotit kur i foli Jobit: 'Ai e konsideronte hekurin si kashtė dhe bronzin si njė copė dru tė ngrėnė prej krimbave. Ai e bėn humnerėn tė ziejė si njė tenxhere dhe detin e shndėrron nė njė moēal'. Pastaj merr vargjet e profetit Isaia dhe thotė: 'Dora ime ka kapur si njė ēerdhe zogjsh gjithė botėn mbarė dhe tė gjitha pasuritė e saj. Demonėt premtojnė dhe gėzohen pėr kėto gjėra duke u mburrur dhe dėshirojnė tė mashtrojnė Perėndi-dashėsit"(16).
    Por ne besimtarėt nuk duhet tė frikėsohemi fare. Nuk duhet tė dėgjojmė zėrin e Djallit. Ai nuk thotė kurrė tė vėrtetėn dhe vetėm gėnjen. Duhet tė dimė vėllezėr, se Zoti ynė e poshtėroi duke e mundur njėherė e mirė. Prandaj ai flet tė tilla gjėra, sepse nuk ka kurrfarė fuqie.
    Madje ėshtė e caktuar qė ai sė bashku me shokėt e tij tė shtypet nga ne tė krishterėt si akrep apo si gjarpėr.
    Jeta jonė kėtu nė tokė kalon duke luftuar me tė ligun. Kjo ėshtė prova mė e mirė pėr tė njohur tė vėrtetėn. Sepse djalli nuk mundet dot tė na pengojė as nė ushtrimin tonė. Ai gėnjen kur premton se do tė zhdukte detin prej faqes sė dheut. Madje nuk mund tė mė pengojė as mua qė flas. Ai gėnjen nė ēdo gjė dhe tė mos kemi frikė nga vizionet e tij imagjinare tė rreme. Prandaj nuk duhet t'i kushtojmė kurrfarė rėndėsie, sepse drita qė shfaqet nė vizionet nuk ėshtė aspak njė dritė e vėrtetė. Ajo ėshtė flaka e pėrgatitur pėr ata nė ferr. Ata i tundojnė njerėzit me gjėrat qė do tė heqin vetė nė ferr, pėr t'i trembur. Padyshim demonėt shfaqen realisht, por nuk rrinė pėr njė kohė tė gjatė kėshtu. Ata nuk kanė cėnuar asnjė nga njerėzit besimtarė. Demonėt janė tė ngjashėm me zjarrin qė do t'i presė nė ferr.
    Tė gjitha pėrpjekjet e tyre janė tė kota dhe dėshtojnė me hirin e Krishtit. Prandaj edhe ne nė kėtė rast nuk duhet tė na pushtojė frika.
    Demonėt marrin pamje tė ndryshme si dinakė qė janė. Ata shndėrrohen nė gjėra tė ndryshme.
    Shumė herė ata shtiren, gjoja psalin dhe kujtojnė vargje nga Shkrimi i Shenjtė.
    Shpesh ndodh qė ata tė pėrsėrisin me ne ato qė lexojmė, njėlloj sikur tė dėgjohej njė jehonė.
    Herė tė tjera na ēojnė pėr lutje, ndėrsa ne ndodhemi nė gjumė. Qė tė na pengojnė tė flemė, ata e pėrsėrisin kėtė gjė vazhdimisht.
    Ka raste qė ata marrin pamjen e murgjve tė ndryshėm. Fillojnė tė flasin nė mėnyrė shpirtėrore qė tė mashtrojnė ata qė dėgjojnė. Pastaj, nėse arrijnė tė kenė sukses, marrin me vete ata qė mashtrojnė.
    Nuk duhet t'u kushtojmė rėndėsi kėshillave tė tyre. Ata na thonė tė mos flemė fare apo tė mos hamė. Ata i bėjnė kėto gjėra me njė qėllim tė vetėm: tė dėshpėrojnė murgjit e tė thonė gjoja mė pas se i gjithė asketizmi i tyre ishte njė gjė e kotė.
    Me faktin se gjoja jeta murgėrore na qenka diēka e kotė, ata duan t'i trullosin njerėzit. Demonėt dėshirojnė t'u ngulitin nė mendje se kjo gjė ėshtė e lodhshme. Ata pengojnė ata njerėz, qė i lufton vetė jeta e tyre. Profeti i dėrguar nga Zoti vajton pėr ata duke u thėnė:
    "Mjerė ata qė u japin tė pijnė tė afėrmve tė tyre helm derisa t'i trullosin"(17).
    Sepse veprimet dhe fjalėt e tyre tė kthejnė prej rrugės sė mirė tė virtytit.
    Zoti i pengonte dhe i qortonte ata kur pohonin "Ti je Biri i Perėndisė" edhe pse thoshin tė vėrtetėn. Sepse ekzistonte rreziku qė sė bashku me tė vėrtetėn ata tė mbillnin ligėsinė e tyre. Zoti e bėri kėtė gjė pėr tė na dhėnė shembullin se nuk duhet t'u kushtojmė kujdes demonėve edhe nė qoftė se na flasin pėr gjėra tė vėrteta.
    Ndėrsa ne kemi Shkrimin e Shenjtė, mendoj se ėshtė e padrejtė qė tė marrim mėsime nga i ligu. Ai nuk qėndroi nė vendin ku ishte, por bėri tė tjera gjėra nė vend tė atyre qė duhet tė bėnte. Zoti, kur flet me anėn e vargjeve, e ndalon tė flasė pikėrisht pėr kėtė arsye. Por tė pabesit Perėndia i thotė: "Ēfarė tė drejte ke ti tė pėrmendėsh Ligjet e mia dhe tė mbash nė gojė dhiatėn time?"(18).
    Demonėt shtiren dhe krijojnė turbullira. Ata flasin dhe bėjnė gjithēka pėr t'i mashtruar besimtarėt.
    Qeshin, tallen si budallenj dhe godasin. Por nėse nuk u jep rėndėsi, atėherė nisin tė qajnė dhe vajtojnė sepse janė tė mundur.
    Zoti si Perėndi u vuri tė gjithė demonėve njė fre. Ne, duke njohur shembullin e shenjtorėve, le t'u rezistojmė njėlloj si ata dhe le tė imitojmė burrėrinė e tyre. Duke parė ligėsinė e demonėve shenjtorėt thoshin: "Sa kohė qė i pabesi rri para meje, kam qėndruar i heshtur dhe i qetė, i jam pėrmbajtur pikėrisht sė mirės"(19) dhe pėrsėri "Po, jam si njė i shurdhėr qė nuk dėgjon dhe njė memec qė nuk e hap gojėn. Po, jam si njė njeri qė nuk dėgjon dhe qė nuk mund tė pėrgjigjet me gojėn e tij"(20).
    Ata janė tė huaj, prandaj nuk duhet t'i dėgjojmė.
    Madje edhe sikur tė na ēojnė pėr t'u lutur dhe tė na flasin pėr tė kreshmuar, nuk duhet t'i dėgjojmė. Sytė tanė t'i pėrqendrojmė tek qėllimi i asketizmės e tė mos mashtrohemi prej atyre qė ēdo gjė e bėjnė me dinakėri.
    Edhe nė qoftė se duket se ata po vijnė me inat tė madh pėr tė luftuar apo na kėrcėnojnė, pėrsėri nuk duhet tė frikėsohemi. Nuk munden tė na bėjnė ndonjė tė keqe pėrveē faktit qė na kėrcėnojnė.
    Deri kėtu ju fola shkurtimisht rreth atyre. Tani jam gati t'ju flas mė gjatė dhe mė me hollėsi. Kujtimi i kėtyre gjėrave ėshtė i dobishėm pėr shpėtimin tonė.
    Fuqia e djallit ra me ardhjen e Zotit tonė nė tokė. Por, edhe pse ai u mund dhe ėshtė i pafuqishėm, si tiran qė ėshtė, nuk rri dot pa kryer tė ligėn. Vazhdon ende tė kėrcėnojė me fjalė. Secili nga ne duke u menduar rreth kėtij fakti mundet t'i urrejė demonėt. Ne do tė mundeshim t'u shmangeshim dhe tė fshiheshim prej tyre vetėm nėse ata do tė kishin njė trup tė ngjashėm me trupin tonė. Ata do tė na dėmtonin vetėm nė rast se do tė na gjenin.
    Por ata munden tė hyjnė nė shtėpinė tonė dhe nėse dyert janė tė mbyllura, pėrderisa nuk kanė trup material. Madje ata dhe kryetari i tyre jetojnė tė ndarė nė ajėr. Janė tė mbushur plot me dėshira tė kėqija dhe tė gatshėm pėr tė bėrė tė liga, ashtu si tha Shpėtimtari ynė "ai ishte vrasės qė nga fillimi"(21).
    Megjithatė jetojmė e jo vetėm jetojmė, por edhe e luftojmė tė ligun.
    Ēdo ditė qė kalon, bindemi mė shumė se demonėt nuk kanė asnjė lloj fuqie. Por sigurisht, ata nuk i pengon vendi pėr tė bėrė tė ligėn. Pėr tė na hidhėruar, nuk na konsiderojnė si miq tė tyre.
    Nuk janė mirėdashės, dhe duan qė ne tė mos ndreqemi. Madje janė shumė dinakė dhe nuk u intereson gjė tjetėr pėrveēse shkatėrrimit tonė.
    Por nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse kėrcėnojnė meqė nuk kanė fuqi. Nuk do tė vononin shumė pėr tė bėrė keq nėse do ta kishin kėtė mundėsi.
    Ata, meqenėse kanė shumė dėshirė pėr tė bėrė keq, do tė vepronin rrufeshėm.
    Ja pra, ne po flasim nė kėtė takim kundėr tyre. Ata e dinė mirė se kur ne pėrparojmė nė jetėn shpirtėrore, munden dhe u humbet ēdo lloj e drejte. Por po tė kishin fuqi, nuk do tė linin tė jetonte asnjė tė krishterė, "Mėkatari ka urrejtje tė madhe pėr besimin tek Perėndia"(22).
    Por ata nuk bėjnė gjė pėrveēse plagosin veten e tyre. E dimė se janė tė pafuqishėm dhe nuk realizohet asgjė prej kėrcėnimeve qė thonė. Le ta mendojmė edhe kėtė me qėllim qė tė mos trembemi.
    Po tė kishin fuqi, nuk do tė krijonin pamje fantastike. Ata nuk do tė gjenin me mijėra marifete duke ndėrruar vazhdimisht formė.
    Do tė mjaftonte vetėm njė prej tyre pėr tė bėrė tė keqen. Madje nuk vonon tė ushtrojė pushtetin ai qė e ka nė dorė atė. Nuk ka nevojė tė pėrdorė njė i fortė fantazma apo tė frikėsojė me anėn e thirrjes sė turmave tė egėrsuara. Nė qoftė se ka pushtet, ai vepron sipas vullnetit tė tij.
    Por demonėt luajnė njėlloj si nė teatėr meqė nuk kanė fuqi. Ata marrin forma tė ndryshme dhe frikėsojnė fėmijėt me fantazma dhe gjėra tė tjera.
    Pėr tė gjitha kėto, mendoj se duhet t'i pėrbuzim e se janė tė denjė pėr kėtė gjė.
    Sepse engjėlli i dėrguar nga Perėndia kundėr asirianėve nuk kishte nevojė tė pėrdorte zhurma, skena fantazmash apo goditje dhe britma. Por e pėrdori pushtetin e tij me qetėsi duke vrarė menjėherė njėqind e tetėdhjetė e pesė mijė njerėz.
    Ndėrsa demonėt janė shumė tė dobėt. Por vazhdojnė tė na trembin me fantazma.
    Mundet qė dikush nga ju tė analizojė jetėn e Jobit dhe tė thotė me vete: "O Zot, pėrse Jobi vuajti kaq shumė?!"
    Le ta dijė mirė se nuk ishte djalli ai qė torturonte Jobin. Perėndia ishte Ai qė e dorėzoi tek djalli pėr ta provuar. Meqenėse djalli nuk mundte t'i bėnte Jobit ndonjė tė ligė, ai i kėrkoi lejė Perėndisė. Vetėm kėshtu e luftoi Jobin. Ja pra, edhe njė tjetėr provė pėr dobėsinė e armikut. Ai, pėrballė njė njeriu tė vetėm tė virtytshėm, nuk mundi tė vinte nė jetė planin e tij.
    Po ta kishte vetė ne dorė kėtė mundėsi, nuk do tė kėrkonte lejė.
    Kjo kėrkesė qė ai i bėri Zotit jo vetėm njė herė, por edhe pėr herė tė dytė, na tregon qartė dobėsinė dhe sėmundjen e
    tij.
    Por as kafshėt e Jobit nuk do tė pėsonin gjė pa lejėn e Zotit. Pra ėshtė shumė i natyrshėm fakti qė ai nuk mundej dot t'i bėnte gjė Jobit. Madje nuk pati pushtet as mbi tufėn e derrave, sepse ashtu si na thotė Ungjilli "Luti Zotin duke i thėnė: lejona ne tė futemi tek ajo tufė derrash"(23).
    Por nėse demonėt nuk kanė fuqi as mbi derrat, nuk mund tė mendohet se kanė mbi njerėzit qė u krijuan sipas "ikonės sė Perėndisė" .
    Pra, ne duhet tė kemi frikė vetėm Perėndinė. Ndėrsa demonėt, mė mirė tė mos i llogarisim fare. Nuk duhet tė ndiejmė asnjė lloj frike prej tyre. Pėr sa kohė qė ata bėjnė punėrat e tyre, ne duhet tė fuqizojmė luftėn tonė kundėr tyre. Jeta e mirė dhe besimi nė Perėndinė janė armė shumė tė fuqishme kundėr demonėve.
    Demonėt kanė shumė frikė kreshmėn, agripninė e asketėve, lutjen, butėsinė, qetėsinė, varfėrinė, mungesėn e lavdidashjes, pėrulėsinė, lėmoshėn, mospatjen inat dhe mbi tė gjitha shpresėtarinė ndaj Zotit. Prandaj bėjnė ēdo gjė qė kanė nė dorė, qė tė mos ekzistojnė ata qė i mundin. E dinė fare mirė se sa shumė hir u dha Shpėtimtari besimtarėve "Ja ju dhashė pushtet tė shkelni pėrmbi gjarpėrinj, akrepa dhe mbi ēdo pushtet tė armikut"(24).


    * * *


    Asnjė tė mos besojė nėse fillojnė dhe thonė ato qė do tė ndodhin sė afėrmi.
    Shumė herė na sjellin lajme pėr gjėra qė kanė ndodhur, mė shpejt se sa vėllezėrit, qė vijnė tek ne pėr tė na lajmėruar.
    Ėshtė shumė e vėrtetė qė vijnė pėr vizita. Kėtė nuk e bėjnė prej dėshirės sė madhe pėr tė na ndihmuar, por tė na detyrojnė tė besojmė nė profecitė e tyre demoniake.
    Pastaj i shkatėrrojnė njerėzit qė i bindin pėr t'u besuar vizioneve tė tyre. Prandaj duhet tė mos u kushtojmė vėmendje dhe t'i dėbojmė kur fillojnė tė flasin, sepse nuk kemi nevojė pėr ata. Ēfarė gjėje tė habitshme kanė, pėrderisa ata mund tė shohin si qenie tė patrup udhėtarė dhe vijnė pastaj tė na lajmėrojnė tė parėt?
    Edhe njė kalorės mund tė vijė tė na sjellė njė lajm para atij qė ecėn mė kėmbė. Prandaj, nuk ėshtė pėr t'u ēuditur pėr kėtė fakt kaq tė rėndomtė.
    Por nuk paranjohin asgjė nga ato qė nuk ndodhėn. Perėndia vetėm njeh gjithēka para se ajo tė lindė.
    Kurse demonėt sapo shohin diēka, vijnė si hajdutėt tė parėt dhe e transmetojnė tek tė tjerėt.
    Bisedėn dhe kėtė mbledhje qė po bėjmė, ata kushedi se sa vetave do t'ua zbulojnė para se t'ua bėjmė tė njohur vetė tė tjerėve.
    Kėtė gjė edhe njė fėmijė qė rend mė tepėr se njė udhėtar i thyer nė moshė, mund ta bėjė fare lehtė.
    Kjo qė them ka kėtė kuptim: "Nėse njė njeri mendon tė niset nga Thebaida apo njė qytet tjetėr, demonėt do ta marrin vesh se ai do tė niset para se tė lėvizė. Para se ky njeri tė mbėrrijė nė vendin pėr ku ishte nisur, demonėt vrapojnė dhe lajmėrojnė tė parėt. Me tė vėrtetė udhėtari arrin pas disa ditėsh. Por demonėt nuk mundėn tė pėrgėnjeshtronin dot lajmin kur udhėtarėt u kthyen e ndėrruan mendje, para se tė arrinin nė qytet".
    Nė tė njėjtėn mėnyrė shpesh thonė njė mal me llafe pėr ujėrat e lumit. Nė viset e Etiopisė bien shumė rreshje. Ata e dinė se lumi fryhet prej tyre, dhe paralajmėrojnė pėrmbytjen para se uji tė vijė nė Egjipt.
    Kėtė gjė edhe njerėzit do tė ishin nė gjendje ta parathonin. Le tė kujtojmė kėtu rojėn qė Davidi e kishte vendosur nė njė vend tė lartė pėr tė parė se ēfarė bėhej nė shtetin e tij. Ky njeri nuk thoshte pėrpara tė tjerėve gjėrat qė ende nuk kishin ndodhur, por lajmėronte ato qė ishin kryer gjatė rrugės.
    Edhe demonėt preferojnė tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Ata u japin njoftime tė tjereve vetėm pėr t'i mashtruar. Por nėse Pėrkujdesja Hyjnore mendon diēka tjetėr pėr ujėrat e lumit, apo pėr udhėtarėt, sepse ėshtė nė fuqinė e saj, atėherė demonėt thanė gėnjeshtra dhe ata qė i dėgjuan, u mashtruan. Pėr kėtė arsye u ngritėn vendet ku hidhnin fall idhujtarėt. Nė kėtė mėnyrė u mashtruan njerėzit nė kohėrat e shkuara prej demonėve.
    Por tani mashtrimit i erdhi fundi. Sepse erdhi Zoti qė i shkatėrroi ata, sė bashku me ligėsinė e tyre.
    Ata vetė nuk njohin asgjė. Ata shohin si hajdutėt gjėra tek tė tjerėt dhe i shtrembėrojnė.
    Madje ata mendojnė vetėm zhvillimin e gjėrave. Nuk e dinė se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen.
    Prandaj asnjė njeri nuk duhet t'i admirojė edhe nėse e gjejnė ndonjėherė tė vėrtetėn. Sepse edhe mjekėt kur shohin tek njė njeri simptomat e njė sėmundjeje kur kanė pėrvojė, shumė herė flasin pėr zhvillimin e saj duke gjykuar saktė.
    Kapitenėt e anijeve dhe bujqit, tė mėsuar me vėzhgimin e kushteve atmosferike, parathonė ardhjen e njė moti tė keq apo tė mirė.
    Asnjė nuk mund tė thotė se ata i bėjnė kėto parashikime me anėn e Ndriēimit Hyjnor. Ne e dimė se kjo gjė bėhet nė saje tė pėrvojės dhe ushtrimit pėr njė kohė tė gjatė.
    Kėshtu asnjė njeri tė mos i admirojė demonėt qė bėjnė tė njėjtėn gjė duke renditur arsyetime tė pafund.
    Sepse ēfarė vlere kanė kėto gjėra pėr ata qė i dėgjojnė, domethėnė tė njohin disa ditė para ato qė do tė ngjajnė mė
    pas?
    Apo ēfarė dobie na sjell nxitimi ynė tė mėsojnė disa gjėra edhe nė qoftė se djalli i njeh ato me tė vėrtetė?
    Kjo gjė nuk na afron me virtytin dhe nuk ėshtė aspak shenjė e njė karakteri tė mirė.
    Asnjė prej nesh nuk gjykohet nga Perėndia, pse nuk i paranjohu ngjarjet dhe gjėrat. Asnjė nuk lumėrohet, se i mėsoi dhe i njohu.
    Ēdonjėri do tė gjykohet nė kėtė gjė.
    "Domethėnė, nėse mbajti besimin e tij dhe ruajti porositė e Perėndisė".
    Nuk duhet tė pėrkujdesemi dhe tė mos lodhemi pėr kėto, domethėnė qė tė parathemi gjėra qė do tė ndodhin. Le t'i pėlqejmė Perėndisė me jetėn tonė tė kujdesshme.
    Duhet tė lutemi, jo duke i kėrkuar Perėndisė paranjohjen e gjėrave tė ardhshme dhe as pagėn e asketizmit tonė, por le tė jetė Perėndia bashkėpunėtori ynė nė fitoren kundėr djallit. Le tė pastrojmė mendjen tonė vazhdimisht, nėse ndodh qė Ai tė na falė hirin e parashikimit.
    Sepse unė besoj, se shpirti i pastėr kudo qė ndodhet, kur bėhet pėrtejshikues, shikon mė shumė dhe mė tepėr se sa demonėt. Ai ka Zotin qė i zbulon gjithēka. I tillė ishte shpirti i Eliseut kur shikonte ngjarjet nė lidhje me Jeseun.


    * * *

    Kur demonėt vijnė natėn pranė jush pėr tė folur pėr gjėrat e ardhshme apo pėr t'u thėnė se ne jemi shenjtorė, ata gėnjejnė pėr t'ju mashtruar.
    Edhe po tė lavdėrojnė asketizmin tuaj dhe ju thurrin himne, pėrsėri mos i dėgjoni.
    Mos i dėgjoni edhe mos i mirėprisni. Vulosni veten tuaj dhe shtėpinė me shenjėn e Kryqit dhe lutuni.
    Atėherė do t'i shikoni tė zhduken. Ata janė zemėrvegjėl dhe e kanė shumė frikė kryqin e Zotit, sepse Zoti i shkatėrroi pikėrisht me kėtė shenjė.
    Mos kini frikė, mos ngrini prej tmerrit edhe nėse kėmbėngulin mė tej me pafytyrėsi dhe vallėzojnė. Mos u gėnjeni kur t'ju shfaqin skena fantastike, duke u paraqitur se gjoja janė tė mirė.
    Eshtė e lehtė pėr njė njeri tė kuptojė praninė e tė mirėve ose tė ligjve, Perėndia u dhuron njerėzve kėtė dhuratė pėr hir tė dashurisė sė Tij.
    E dimė se kur tė drejtėt na shfaqen, prania nuk krijon turbullim. Ata nuk thėrresin dhe nuk ngrenė zėrin. Kjo gjė ndodh me qetėsi. Shpirti e ndien menjėherė kėtė prani dhe mbushet i gjithi me guxim, ngazėllim dhe gėzim.
    Zoti ėshtė gėzimi ynė dhe fuqia e Perėndisė Atė ėshtė me ne. Mendimet gjatė kėtyre vegimeve vazhdojnė tė mbeten tė qeta dhe tė paturbulluara.
    Njeriu mund tė shohė edhe engjėjt nė ato ēaste. Shpirti i tij ndriēohet prej dritės sė Perėndisė. Brenda shpirtit ndizen flakė dėshirat pėr gjėrat hyjnore, qė kanė lidhje me jetėn e ardhshme dhe njeriu dėshiron tė bashkohet me shenjtorėt nė qoftė se do tė kishte mundėsi tė ndiqte ata.
    Shenjtorėt me mirėsinė e tyre zbojnė larg frikėn prej shpirtrave tė besimtarėve qė frikėsohen gjatė kėtyre vegimeve. Ata veprojnė njėlloj si Gabrieli veproi me Zaharian. Ata i ngjajnė engjėllit, qė u shfaq para grave miroprurėse dhe engjėllit qė u tha barinjve "Mos kini frikė"(25). Kjo frikė buron nga vetėdija e pranisė sė gjėrave qiellore, dhe jo prej dobėsisė sė shpirtit.
    E tillė ėshtė pra prania e shenjtorėve. Nė kundėrshtim me sa thamė, sulmi dhe pamja qė paraqitet nė mendjen tonė gjatė vizioneve demoniake ėshtė e mbushur plot me zhurma, britma e me tinguj tė frikshėm. Prej kėtyre shkaktohet ligėshtia e shpirtit, turbullimi dhe pėshtjellimi i mendimeve, melankolia, urrejtja kundėr murgjve, pėrbuzja, hidhėrimi, kujtimi i tė afėrmėve dhe frika e vdekjes. Pastaj kėtė gjendje e pasojnė dėshirimet e liga, indiferenca pėr virtytin dhe karakteri i paqėndrueshėm.
    Nė qoftė se kjo frikė largohet pėrnjėherė nga shpirti juaj kur shikoni vegime dhe vendin e saj e zė ngazėllimi dhe hareja e shpirtit, zelli i zjarrtė pėr gjėra shpirtėrore e fuqi tė reja, paqja e mendimeve, burrėria dhe dashuria pėr Perėndinė, atėherė keni kurajė. Lutuni. Sepse gėzimi dhe gjendja e mirė e shpirtit tregojnė shenjtėrinė e asaj ore. Kėshtu ngazėllohej Abrahami kur pa Zotin. Joani "kėrceu prej gėzimit"(26) nė barkun e nėnės sė tij kur dėgjoi zėrin e Hyjlindėses Mari.
    Dijeni mirė se u ėshtė paraqitur pamja e demonėve tė ligj kur ndieni kėrcėnimin e vdekjes. Ata qė duan tė ngjallin frikė me zhurma e pamje tė llahtarshme janė demonėt e shkatėrrimit.


    * * *


    Madje ėshtė mirė ta dini edhe kėtė gjė. Kur shpirti qėndron pėr njė kohė tė gjatė nė frikė, atėherė armiqtė kanė zėnė vend dhe nuk largohen. Sepse demonėt nuk mundėn dot ta nxjerrin frikėn larg prej shpirtit, si bėri Kryeengjėlli Gabriel me Marinė e Zaharian dhe engjėlli tek gratė miroprurėse brenda varrit tė Zotit.
    Demonėt, kur shohin njerėz qė tremben, i shpeshtojnė vegimet e tyre, qė t'i tmerrojnė akoma mė tepėr.
    Pastaj fillojnė tė tallen dhe u thonė njerėzve qė kanė pushtuar: "Tani bini nė gjunjė dhe na nderoni".
    Nė kėtė mėnyrė mashtruan idhujtarėt dhe kėshtu u konsideruan gjoja si Perėndi para tyre.
    Por Zoti nuk na la ne qė tė mashtrohemi prej djallit. Ai e qortoi, kur djalli e tundoi Atė vetė nė shkretėtirė dhe i tha: "Shporru Satan, sepse ėshtė shkruar: 'Adhuro Zotin, Perėndinė tėnd dhe shėrbeji Atij".
    Prandaj duhet tė pėrbuzim djallin sa mė shumė qė mundemi pėr hir tė kėtyre gjėrave. Sepse, Zoti pėr ne tha ato fjalė qė demonėt tė dėrrmohen duke dėgjuar fjalė tė tilla nė emrin e Zotit, i Cili i qortoi nė kėtė mėnyrė.
    Nuk duhet tė lavdėrohet gjithashtu njė njeri, as atėherė kur dėbon demonė. Nuk duhet tė mbajė kryet lart, as pėr shėrimet qė bėn. Madje nuk duhet tė admirojmė atė qė ka fuqinė tė nxjerrė demonė dhe tė poshtėrojmė atė qė nuk e ka njė gjė tė tillė.
    Le tė kėrkojmė tė mėsojmė mirė jetėn asketike tė tė tjerėve ose ta imitojmė dhe tė dėshirojmė me zell ta arrijmė.
    Bėrja e mrekullive nuk ėshtė diēka qė varet prej nesh. Kjo ėshtė punė e Shpėtimtarit qė u tha nxėnėsve tė tij: "Mos u gėzoni po t'ju nėnshtrohen frymėrat, por gėzohuni mė shumė se emrat tuaj janė shkruar nė qiell"(27).
    Fakti qė emrat tuaj janė shkruar nė qiell, ėshtė dėshmi e virtytit dhe e jetės suaj.
    Por, dhurata e dėbimit tė demonėve ėshtė nė duart e Shpėtimtarit, i Cili e dhuron aty ku Ai dėshiron.
    Ai u pėrgjigjet atyre qė mburren pėr mrekullitė dhe jo pėr virtytin dhe qė thonė: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam nė emrin tėnd? A nuk i dėbuam demonėt nė emrin tėnd? A nuk kemi bėrė shumė vepra tė fuqishme nė emrin tėnd?"(28) me kėto fjalė: "Me tė vėrtetė unė nuk ju kam parė".
    Duhet tė lutemi me shpirt qė tė fitojmė hirin e dallimit tė frymėrave dhe si ėshtė shkruar: "tė mos i besojmė ēdo lloj fryme"(29).
    Doja pra tė mjaftohesha vetėm me kėto qė sapo thashė dhe tė heshtja. Por vendosa t'ju tregoj edhe diēka tjetėr, qė tė mos mendoni se ju flas me shtirje dhe hipokrizi. Gjėrat qė ju tregoj i kam prej pėrvojės dhe jetės sime. Edhe pse mund tė dukem si i pamend, dua t'ju flas pėr tė gjitha marifetet e tė ligut. Zoti qė mė dėgjon, e njeh mirė drejtėsinė e zemrės sime. Ai e di se po ju flas pėr t'ju nxitur nė udhėn e virtytit dhe jo tė mburrem para jush pėr arritjet tė mia. Pra po ju flas pėr hir tė dashurisė qė kam pėr ju.
    Sa herė mė lavdėruan demonėt dhe unė i mallkova nė emrin e Zotit. Me dhjetėra herė mė parafolėn pėr pėrmbytjet qė shkaktonte Nili dhe unė u thashė: "Pėrse ju intereson kjo juve. Mos u merrni me kėto punė".
    Njėherė erdhėn dhe mė rrethuan nga tė katėr anėt si ushtarė tė armatosur.
    Njėherė tjetėr, e mbushėn vendin ku rrija plot me gjarpėrinj dhe kafshė tė egra. Por unė psala: "Disa kanė besim te qerret, tė tjerėt te kuajt, por ne do tė kujtojmė emrin e Zotit Perėndisė tonė".
    Kėshtu ata u mundėn prej Zotit me anėn e lutjes. Njė herė tjetėr erdhėn nė errėsirėn e natės duke marrė pamje fantazmash dhe thoshin: "Andon, kemi ardhur pėr tė tė ndriēuar".
    Por unė i mbylla sytė dhe lutesha, kurse drita e rreme u zhduk pėmjėherė.
    Pas disa muajsh ata erdhėn pėrsėri tek unė dhe filluan tė flasin me vargje tė Shkrimit tė Shenjtė. Unė nuk dėgjoja si njė i shurdhėr.
    Njėherė tjetėr, kur unė isha duke u lutur, ata bėnė njė tėrmet nė tė gjithė manastirin.
    Pastaj erdhėn pėrsėri duke fishkėllyer dhe bėrė zhurmė. Por, kur mė panė tė psalja dhe tė lutesha i shtrirė, filluan menjėherė tė qajnė dhe tė vajtojnė. Ishin dėrrmuar komplet dhe nuk u mbetej mė pikė fuqie. Unė lavdėrova Zotin, qė pėruli guximin dhe inatin e tyre.
    Njėherė m'u shfaq njė demon dhe guxoi tė mė thoshte: "Unė jam fuqia e Perėndisė. Unė jam Pėrkujdesja Hyjnore. Ēfarė, dėshiron tė tė fal?".
    Unė thirra atėherė kundėr tij, duke shqiptuar emrin e Zotit dhe u pėrpoqa ta godas. Mua m'u duk se e godita. Ai u zhduk pėrnjėherė sė bashku me tė gjithė demonėt qė kishte pranė. Njėherė erdhi me pamje murgu dhe ndėrsa unė isha duke kreshmuar, ai duke mbajtur bukė nė dorė gjoja pėr tė mirėn time, mė kėshillonte: "Ha dhe boll u mundove kaq shumė. Edhe ti njeri je dhe mund tė sėmuresh".
    Unė e kuptova marifetin e tij dhe u ēova pėr t'u lutur. Ai nuk duroi dhe u zhduk menjėherė. Ai mė shfaqi shumė herė ar tė gėnjeshtėrt nė shkretėtirė, qė unė tė zgjatja dorėn dhe tė merrja. Por unė psalja kundėr tij dhe ai zhdukej.
    Demonėt mė plagosėn shumė herė, por unė thosha: "Kush do tė na ndajė nga dashuria e Krishtit"(30). Ata ndoshta plagoseshin midis tyre. Sigurisht nuk isha unė ai qė i dėrrmoja, por Zoti qė thotė: "Pashė satananė tė binte prej qiellit si vetėtimė".
    Unė, bijtė e mi, kujtoj vargun e Apostullit qė thotė: "I ktheva pėrmbi veten time" qė tė mėsoni edhe ju tė mos ligėshtoheni para engjėjve djallėzorė.


    * * *


    Meqenėse duke ju treguar kėto gjėra u bėra jo i urtė, pranojini edhe kėto qė do t'ju them qė tė jeni tė sigurt dhe tė mos keni frikė. Besomėni, sepse nuk ju gėnjej.
    Njėherė dikush trokiti te dera e manastirit.
    Unė dola jashtė dhe pashė njė njeri tė gjatė dhe tė hollė.
    -Cili je ti?
    - Unė jam satanai, - u pėrgjigj.
    - Pėr ēfarė arsye ndodhesh kėtu? - e pyeta unė pastaj.
    - Pėrse mė akuzojnė pa tė drejtė tė krishterėt dhe murgjit? - pyeti ai. - Pėrse mė mallkojnė ēdo orė dhe ēast pa pushim?
    - Po ti, pėrse nuk i lė tė qetė? - i thashė unė.
    - Nuk jam unė ai qė i ngacmoj, - u pėrgjigj ai, - ata bien vetė nė ngasje dhe tundime. Unė tani nuk kam mė fuqi. Nuk kam mė asnjė qytet nėn pushtetin tim, sepse kudo ka tė krishterė madje edhe shkretėtira u mbush plot me murgj. Le tė shikojnė veten e tyre dhe tė mos mė akuzojnė mė pa tė drejtė.
    Atėherė duke admiruar Hirin e Zotit thashė: "Edhe pse je gjithmonė gėnjeshtar dhe nuk flet kurrė tė vėrtetėn, me atė qė the tani, zbulove pa dashje tė vėrtetėn. Sepse Krishti me ardhjen e Tij tė mori tė gjithė fuqinė. Ai pasi tė mundi, tė zhveshi nė tė gjitha gjėrat".
    Ai u zhduk menjėherė sapo dėgjoi emrin e Shpėtimtarit, sepse nuk mundej dot ta duronte zjarrin e Tij. Pėrderisa djalli e pohon vetė se ėshtė i pafuqishėm, ne duhet ta poshtėrojmė dhe tė mos i kushtojmė kurrfarė rėndėsie atij dhe demonėve tė tij.
    Armiku me qentė e tij bėn kėto ligėsi qė ju thashė mė parė. Ne, pra, qė mėsuam dobėsinė e tyre mund t'i injorojmė shumė lehtė.
    Nuk duhet tė mashtrohemi pėr shkak tė luftės sė demonėve dhe tė themi: "Ndoshta unė nuk e duroj dot kėtė barrė. Ah, se mos vjen demoni dhe mė mposht. Mos vallė shfaqet papritmas dhe mė tmerron".
    Le tė mos ruajmė mendime tė tilla nė mendje. Nuk duhet tė dėshpėrohemi aq sa dukemi si tė humbur. Pėrkundrazi duhet tė shfaqemi tė gėzuar dhe tė guximshėm, njėlloj sikur tė jemi tė shpėtuar.
    Le tė mendojmė se Zoti ėshtė me ne, "Ai qė shkatėrroi dhe dėrrmoi pushtetin e demonėve".
    Gjithmonė tė mendojmė se armiqtė e shpirtit tonė nuk munden tė na bėjnė dėm pėrderisa Zoti ėshtė bashkė me ne.
    Armiqtė sillen dhe veprojnė me ne sipas gjendjes ku ne ndodhemi. Ata shfaqen me pamje fantazmash brenda mendimeve qė gjejnė brenda nesh.
    Ata shfrytėzojnė me sukses gjendjen e shpirtit tonė nė rast se na shohin tė ligėshtuar dhe tė frikėsuar. Ata e shtojnė tek ne ligėshtimin akoma mė tepėr, nė rast se ne kemi frikė dhe paniku mbizotėron nė shpirtin tonė.
    Demonėt do tė largohen tė turpėruar, nėse shohin se ne gėzohemi gjithmonė nė Zotin dhe mendojmė tė mirat e ardhshme. Ata do tė ikin larg, nėse mendojmė se shpirti ynė i pėrket Zotit. Nėse mendimi ynė qėndron nė Pėrkujdesjen Hyjnore dhe nėse jemi tė bindur se djalli nuk mund t'i bėjė keq njė tė krishteri besimtar, atėherė jemi nė rrugė tė drejtė.
    Prandaj u largua armiku prej Jobit, sepse e pa tė rrethuar nga mendimet e mira.
    Le tė mendojmė gjithmonė gjėrat e Zotit dhe le tė gėzohet shpirti ynė me shpresėn e mbėshtetur te Ai. Nė qoftė se duam tė pėrbuzim armikun, atėherė do tė shohim tė gjitha marifetet e tė ligut tė shpėrndahen si tymi para nesh. Djalli do tė zhduket dhe nuk do tė na pėrndjekė me ligėsi.
    Sepse, si ju thashė, demonėt janė shumė frikacakė dhe presin zjarrin e pėrgatitur pėr ata, ferrin, me shumė frikė.
    Por le ta keni edhe kėtė provė qė tė jeni tė sigurt dhe tė qetė. Tė mos keni frikė kur ju shfaqet njė vegim, por pyetni me guxim, pavarėsisht se ēfarė gjėje ėshtė ajo qė ju paraqitet: "Cili je ti dhe prej nga vjen?"
    Shenjtorėt japin njoftime nėse ėshtė njė vizion shenjtorėsh dhe ata do tė ndryshojnė frikėn tėnde nė gėzim.
    Po nėse ėshtė diēka djallėzore, i ligu tėrhiqet menjėherė, kur sheh fuqinė e shpirtit tėnd. Ėshtė njė provė guximi fakti qė ju pyesni me kurajė gjatė kėtyre gjendjeve: "Cili je dhe prej nga vjen"?
    Jisui i Naviut mėsoi duke pyetur se ēfarė ishte ai vegim qė iu shfaq(31).
    Armiku nuk mundi dot t'i shpėtonte vėmendjes sė Danielit qė pyeti tė mėsonte pėr vegimin(32).



    9. Rom. 8/28
    10. Kor. 15/31
    11. Luk. 9/62
    12. Math. 3/3
    13. Efes 6/12
    14. 2/Kor. 5/11
    15. Job. 10-12
    16. Prof. Isaia 10/17
    17. Abakum2/15
    18. Psalm. 49/16
    19. Psalm. 38 2-3
    20. Psalm. 37 13-14
    21. Jn. 8/44
    22. Dituria e Sirakut 1,25
    23. Math. 8/31
    24. Luk. 10,19
    25. Zan. 18/1
    26. Luk. 1,41-42
    27. Luk. 10-20
    28. Math.7/22-23
    29. 1 Jn. 4.1
    30. Rom. 8/35
    31. Joseu 5.13-14
    32. Daniel 10
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-06-2006 mė 02:24

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    KAPITULLI III

    "I ĒUDITSHĖM ĖSHTĖ PERĖNDIA NĖ SHENJTORĖT E TIJ"


    * * *

    Ata qė e dėgjonin ishin shumė tė entuziazmuar sa kohė qė Andoni u fliste.
    Tek disa rritej dashuria pėr virtytin, disave u largohej dembelizmi dhe tė tjerėve u zhdukej egoizmi. Tė gjithė aty ishin tė bindur pėr t'iu shmangur marifeteve tė tė ligut.
    Njėkohėsisht e admironin hirin e madh qė Zoti i kishte falur Andonit pėr tė dalluar frymėrat.
    Manastiret sipėr nė ato male, ishin si tenda tė mbushura me kore hyjnore. Psalnin dhe studionin Shkrimet e Shenjta. Kreshmonin dhe luteshin me ngazėllim tė vėrtetė, tė cilin ua falte shpresa pėr tė mirat e ardhshme. Pėrpiqeshin tė falnin lėmoshė dhe tė jetonin midis tyre nė njė harmoni tė vėrtetė.
    Sepse aty nuk kishte asnjė njeri i cili tė ishte i padrejtė, nuk ishte bėrė njė padrejtėsi dhe nuk kishte asnjė kėrcėnim tagrambledhėsi.
    Aty ekzistonte njė numėr murgjish qė kishte vetėm njė mendim: "Si tė pėrparonin nė lutje". Dikush, nėse shikonte manastiret, do tė thoshte: "Oh sa tė mira janė shtėpitė e tua Jakov, tendat e tua Izrael".
    Shenjtori qėndronte i vetmuar nė manastirin e tij dhe e rriste ushtrimin e tij shpirtėror.
    Pėrditė psherėtinte, kur kujtonte atdheun qiellor. Kur studionte jetėn e pėrkohshme tė botės, mendimin e kishte gjithnjė nė Parajsė.
    I vinte turp kur duhet tė hante apo tė flinte dhe kur kryente nevojat e tjera tė trupit, duke menduar se shpirti nuk ka fare nevojė pėr kėtė, meqenėse ėshtė i palėndshėm.
    Kujtonte gjithmonė ushqimin shpirtėror, kur ulej ndonjėherė me murgjit e tjerė pėr tė ngrėnė. E linte ushqimin dhe ikte larg tyre duke menduar se ishte e turpshme ta shihnin tė tjerėt duke ngrėnė. Sigurisht ai hante i vetėm aq sa pėr tė mbajtur trupin, por shpesh edhe me vėllezėr. Natyrisht ai ngurronte shumė pėr njė gjė tė tillė, por merrte guxim kur mendonte pėr dobinė shpirtėrore tė vėllezėrve tė tij. Ai thoshte se tė gjitha fuqitė tona duhet t'ia vemė nė dispozicion shpirtit dhe jo trupit.
    Natyrisht, duhet t'i shėrbejmė trupit pėr pak kohė. Por gjithė fitimin tonė duhet ta gjejmė nė pėrkujdesjen tonė pėr gjėrat shpirtėrore nė dobitė e shpirtit. Kjo duhet bėrė, qė shpirti tė mos tėrhiqet zvarrė prej trupit, por pėrkundrazi tė jetė ai qė do ta qeverisė trupin. Kėtė gjė duan tė na thonė fjalėt e Zotit: "Edhe ju mos kėrkoni se ē'tė hani apo ē'tė pini; as mos jini me dy mendje, sepse tė gjitha kėto i kėrkojnė kombet e botės edhe Ati juaj e di se keni nevojė pėr kėtė. Po kėrkoni mbretėrinė e Perėndisė, edhe kėto tė gjitha do t'ju shtohenjuve"(33).
    Pak kohė mė vonė, Kishėn e goditi njė persekutim i madh, qė ndodhi nė kohėn e Maksimilianit.
    Kur shenjtorėt martirė ēoheshin nė Aleksandri, Andoni doli nga manastiri i tij dhe i ndiqte duke thėnė: "Le tė shkojmė edhe ne, tė pėrpiqemi njėlloj sikur u thirrėm pėr t'u martirizuar ose le t'i pasojmė luftėtarėt, duke i ndihmuar nė nevojat e tyre".
    Ai kishte dėshirė pėr t'u martirizuar. Por meqė nuk donte tė dorėzohej vetė, ndihmonte tė burgosurit e krishterė nė minierat e hekurit dhe nė burgje.
    Andoni pėrpiqej me njė interesim tė jashtėzakonshėm t'u jepte kurajė besimtarėve qė gjykoheshin nė gjyq. Pasi jepej vendimi pėr martirizim, i merrte dhe i kėshillonte qė tė duronin deri nė fund.
    Gjykatėsi, duke parė guximin e Andonit dhe tė shokėve tė tij, vendosi tė mos lejohej asnjė murg tė paraqitej nė gjyq. Ai urdhėroi tė mos qėndronte asnjė prej tyre nė qytet.
    Tė gjithė tė tjerėt menduan si tė fshiheshin nė atė ditė. Por Andoni nuk ndihej aspak i shqetėsuar. Ai lau madje pallton e tij dhe qėndroi nė njė vend tė lartė qė ta shikonte qeveritari mirė. Tė gjithė ndjenė admirim pėr kėtė guxim tė Andonit. Ai qėndronte i patrembur aty, ndėrkohė qė kalonin qeveritari dhe shpura e tij, duke u treguar tė gjithėve dėshirėn e lartė shpirtėrore qė kemi ne tė krishterėt.
    Sepse ai dėshironte vetė tė martirizohej, siē u thashė mė parė, por u hidhėrua mjaft meqė nuk ia arriti diēkaje tė tillė.
    Zoti e ruajti pėr ne, pėr tė na mėsuar jetėn asketike, tė cilėn ai e mėsoi vetė, duke studiuar Shkrimet e Shenjta.
    Shumė veta u pėrpoqėn ta imitonin me zell kur panė shkallėn e lartė asketike tė jetės sė tij.
    Ai u shėrbente pandėrprerė pohuesve tė besimit dhe mundohej pėr nevojat e tyre.
    Kur persekutimi i gjatė mori fund dhe Kryepiskopi i lumur i Aleksandrisė, Petroja, u largua pėr te Zoti me anėn e njė vdekjeje martire, Andoni u kthye pėrsėri nė shkretėtirėn e tij.
    Jetonte aty ēdo ditė si martir i ndėrgjegjes, si luftėtar i betejave tė besimit.
    Filloi tė bėjė asketizėm akoma mė tė ashpėr dhe tė fortė. Ėshtė e vėrtetė se ai kreshmonte gjithmonė dhe mbante njė rrobė leshi tė ashpėr pėrbrenda dhe jashtė prej lėkure. Kėtė rrobė e veshi deri nė fund tė jetės.
    Nuk e lagte fytyrėn pėr t'u pastruar dhe nuk i lante fare kėmbėt. Ai nuk i fuste as nė ujė kot, pa qenė nevoja ta bėnte njė gjė tė tillė.
    Asnjė njeri nuk e pa tė zhveshur trupin e tij dhe as tė zhvishet para syve tė tė tjerėve, pėrveēse nė varrim pas vdekjes.
    Kur u largua, dėshiroi tė mbetej i vetėm pėr njė kohė tė gjatė dhe nuk pranoi tė takojė asnjė vizitor.
    Por aty erdhi njė oficer shumė i lartė i oborrit, i quajtur Maksimilian dhe donte ta vizitonte. Ai kishte sjellė me vete shumė njerėz dhe e kishte vajzėn e tij tė demonizuar.
    Shenjtori nuk pranonte t'i hapte derėn e qelės sė tij. Maksimiliani qėndroi shumė kohė duke trokitur nė derėn e tij, duke e lutur tė dilte jashtė e tė lutej pėr vajzėn e tij.
    Duke ulur pak kryet, ai tha:
    "Njeriu im, pėrse po thėrret kaq fort? Edhe unė jam njeri njėlloj si ti. Nė qoftė se i beson Krishtit qė unė besoj, shko dhe sipas besimit tėnd, lutu dhe do tė realizohet ajo qė ti do".
    Oficeri besoi menjėherė dhe pasi e luti Krishtin, u kthye me vajzėn e pastruar nga demonėt.
    Zoti bėri edhe shumė mrekulli tė tjera nėpėrmjet shenjtorit sipas fjalės qė na thotė: "Kėrkoni dhe do t'ju jepet juve"(34).
    Shumė tė sėmurė qėndronin pranė derės sė tij. Ngaqė nuk mundeshin ta takonin flinin aty dhe nė mėngjes gdhiheshin tė shėruar.
    Ai, duke parė se ishin shumė ata qė e shqetėsonin dhe qė nuk e linin tė jetonte njė jetė asketike u tremb. Mendoi se mos humbiste pėr shkak tė kryelartėsisė apo se mos tė tjerėt e konsideronin mė lart se nga ishte nė tė vėrtetė, pėr shkak tė ēudive qė Zoti kryente, duke e pėrdorur si instrumentin e vet.
    Pėr arsye tė kėtyre qė thashė, vendosi tė ngjitej nė Thebaidėn e sipėrme, aty ku nuk e njihte njeri.
    Mori bukė pėr vėllezėrit dhe qėndroi nė breg tė lumit, duke pritur tė vijė ndonjė anije qė tė hipte brenda dhe tė kalonte lumin.
    Ndėrkohė qė po mendonte kėto gjėra, dėgjoi njė zė qė i foli nga lart:
    - Andon, ku po shkon dhe pėrse?
    Ai pa u tronditur fare, meqė ishte njė gjė e zakontė ta thėrritnin kėshtu, sapo e dėgjoi pyetjen u pėrgjigj:
    - Dua tė shkoj nė Thebaidėn e sipėrme, meqenėse nuk mė lė bota tė jetoj nė qetėsi. Kėtu njerėzit mė kėrkojnė gjėra qė kapėrcejnė fuqinė time dhe bezdisem jashtė mase.
    Zėri u pėrgjigj:
    - Njėlloj do tė jetė pėr ty. Do tė kesh mundime mė tė mėdha edhe nė qoftė se ti shkon nė Thebaidėn e sipėrme apo nė fushat e poshtme ku kullotin lopėt. Mė mirė ngjitu dhe shko thellė nė shkretėtirė, nėse dėshiron tė qetėsohesh me tė vėrtetė.
    - Tregomė rrugėn, sepse unė nuk e di ku ndodhet ky vend, - tha Andoni.
    Zėri i tregoi menjėherė disa arabė qė kishin ndėr mend tė udhėtonin nė atė rrugė.
    Andoni u nis t'i takojė dhe kur u afrua i luti tė udhėtojė sė bashku me ata nė shkretėtirė. Eci sė bashku me ta edhe tri ditė e tri netė dhe arriti mė nė fund nė njė mal tė lartė (35).
    Nė kėmbė tė malit kishte njė burim me ujė tė kulluar, tė ftohtė dhe shumė tė ėmbėl. Pak mė tutje malit, shtrihej njė fushė qė kishte ndonjė hurmė tė egėr aty-kėtu.
    Andoni e dashuroi kėtė vend njėlloj sikur ta kishte prurė vetė Perėndia aty, sepse ishte zona qė Zėri i kishte treguar, nė brigjet e lumit.
    Nė fillim pranoi tė merrte bukė nga udhėtarėt me tė cilėt erdhi dhe qėndroi vetėm pa pasur pranė njerėz tė tjerė. Prej asaj kohe, ai vend u bė pėr Andonin shtėpia e tij e vėrtetė.
    Arabėt, duke parė dėshirėn e Andonit i sillnin me gjithė qejf bukė duke kaluar andej enkas.
    Ai kishte aty dhe njė ngushėllim tė vogėl. Shpesh gjente ushqim nga palmat e egra.
    Vėllezėrit, kur mėsuan banesėn e re tė Andonit filluan tė pėrkujdeseshin pėr atė si fėmijė tė vėrtetė dhe i dėrgonin bukė vazhdimisht.
    Andoni u hidhėrua kur pa se disa murgj po lodheshin shumė, vetėm pėr t'i dėrguar atij ushqim. U mendua dhe e gjeti se ēfarė duhej bėrė.
    Luti disa nga ata qė vinin pėr tė vizituar t'i sillnin njė kazmė, njė sopatė dhe pak grurė.
    Kur ia sollėn ai gjeti njė copė tokė mjaft tė pėrshtatshme nė faqe tė malit. E punoi dhe e mbolli. Aty pranė kishte ujė tė bollshėm. Ai nxirrte kėshtu bukėn e tij duke punuar. Andoni gėzohej pėr vetė faktin se nuk u bėhej barrė tė tjerėve.
    Pak kohė mė vonė ai mendoi tė mbillte edhe perime pėr t'ua ofruar vizitorėve tė shumtė dhe udhėtarėve tė rastit, tė ēlodheshin pak nga mundimi i udhėtimit aq tė lodhshėm.
    Nė fillim, kafshėt e egra qė vinin aty pėr tė pirė ujė i bėnin shumė dėm farėrave qė mbillte Andoni. Ai kapi njė nga ato kafshė tė egra dhe i tha njėlloj sikur tė fliste me tė gjitha bashkė:
    "Pėrse mė bėni kaq shumė dėm? Unė nuk ju shkaktoj asnjė tė keqe. Largohuni! Po ju urdhėroj nė emrin e Zotit, tė mos shkelni mė nė kėtė vend".
    Kafshėt nuk u afruan mė tek kopshti i Andonit njėlloj sikur tė ishin tė frikėsuara prej kėrcėnimit tė tij.
    Ai jetonte si eremit nė atė mal duke u ushtruar ēdo ditė nė lutje dhe nė asketizėm.
    Vėllezėrit qė i shėrbenin e lutin t'i sillnin aty pak vaj, perime tė thata dhe ullinj, sepse vitet kishin kaluar dhe ai ishte plakur.
    Mėnyrėn e jetesės sė tij dhe betejat e tij tė panumėrta jo kundėr mishit dhe gjakut siē shkruan Shkrimi i Shenjtė, por me armiqtė tanė, demonėt i mėsuam prej vizitorėve qė shkonin shpesh pėr ta vizituar.
    Aty dėgjoheshin zhurma e britma ējerrrėse dhe kėrcėllitje armėsh, njėlloj si nė beteja.
    Natėn, shumė veta shikonin malin tė mbushur plot me kafshė tė egra dhe Andonin duke luftuar kundėr tyre. Ai u jepte kurajė atyre qė vinin pėr ta takuar, i ulur nė gjunjė dhe duke iu lutur Zotit.
    Me tė vėrtetė ishte diēka madhėshtore ta shikoje atė tė jetonte i vetėm duke mos pasur frikė demonėt dhe kafshėt e egra e zvarranikėt qė gjendeshin me shumicė nė ato vende. Ai i pranonte tė gjitha kėto sulme i paturbulluar nė mendje dhe nė shpirt duke vėrtetuar vargun qė thotė: "Ai qė ka besim tek Zoti, ėshtė si mali i Sionit"(36).
    Demonėt egėrsoheshin dhe iknin, ndėrsa kafshėt duke qėndruar pranė tij zbuteshin.
    Djalli duke parė Andonin egėrsohej dhe kėrcėllinte dhėmbėt i inatosur.
    Por, qėndronte i palėkundur nė luftėn e tij duke marrė guxim dhe ngushėllim nga Zoti. Ai nuk shqetėsohej nga sulmet dhe marifetet e tė ligut.
    Njė natė, ndėrsa Andoni po lutej, Satanai i dėrgoi kafshėt e egra. Tė gjitha hienat e shkretėtirės dolėn atė natė prej strofullave tė tyre dhe e rrethuan malin ku ai ndodhej. Secila nga ato nxirrte pėrjashta gjuhėn dhe e kėrcėnonte pėr ta kafshuar.
    Ai i kuptoi marifetet e tė ligut dhe u tha tė gjithave: "Nė qoftė se ju keni marrė pushtet pėr tė mė sulmuar, jam i gatshėm pėr tė qenė ushqimi juaj, por nė qoftė se ju dėrguan demonėt, mos ngulni kėmbė kot, largohuni mė mirė, sepse jam shėrbėtor i Krishtit".
    Ato u larguan menjėherė kur dėgjuan fjalėt e Andonit.


    * * *

    Pas disa ditėsh, ndėrsa ai po punonte, sepse pėrkujdesej edhe pėr t'u lodhur, dikush erdhi te dera e shtėpisė. Ai i tėrhoqi litarin e radhės nga punėdorja e tij.
    Andoni thurte shporta, qė ua jepte vizitorėve tė tij si shpėrblim pėr gjėrat qė i sillnin.
    Kur u ēua, pa njė bishė qė i ngjante me njeriun deri nė brez, kurse kėmbėt i kishte si tė gomarit.
    Andoni bėri vetėm shenjėn e kryqit dhe tha: "Jam shėrbėtor i Krishtit. Nė qoftė se je i dėrguar kundėr meje, ja ku jam".
    Atėherė bisha dhe demonėt u larguan me aq shumė nxitim, saqė egėrsira ra pėrdhe dhe ngjante si e ngordhur.
    Vdekja e tij ishte njė disfatė pėr demonėt.
    Armiqtė e tij bėnin ēdo gjė qė kishin nė dorė vetėm pėr ta dėbuar larg shkretėtirės, por nuk e arrinin dot. Njė ditė zbriti pėr tė shkuar nė njė manastir ku e kishin ftuar vėllezėrit. Ai mori rrugėn sė bashku me murgjit dhe vizitorėt qė kishin ardhur.
    Nė rrugė nuk kishte asnjė burim, prandaj ngarkuan njė gamile me bukė dhe ujė prej tė vetmit burim qė ndodhej nė malin ku banonte Shėn Andoni.
    Por, kur po u mbaroheshin ushqimet filluan tė ndihen me tė vėrtetė keq. Pėrreth kishte pllakosur njė vapė e padurueshme. Filluan tė kėrkonin nė ato vende njė oaz, por ishte e kotė, nuk gjetėn asgjė. Njė ēast nuk mundėn tė lėviznin dot prej vendit, ranė nė tokė tė dėshpėruar dhe e lanė gamilen tė ikte.
    Jeronti, kur e pa se ishin nė rrezik, u hidhėrua thellė dhe psherėtiu. Shkoi pak mė larg vendit ku ndodheshin dhe u lut. Njė burim me ujė tė kristaltė doli nė vendin ku ndodheshin bashkudhėtarėt e tij. Andoni iu afrua dhe ata shuan etjen e tyre. Mbushėn kacekėt prej lėkure dhe morėn furnizim pėr udhėn e mbetur. Pastaj dolėn pėr tė kėrkuar gamilen dhe e gjetėn jo larg vendit ku ndodheshin, meqenėse litari i saj ishte penguar nė njė gur. E kapėn, e sollėn pranė burimit dhe i dhanė ujė. Pastaj i ngarkuan kacekėt dhe vazhduan rrugėn tė sigurt.
    Andonin e pėrqafonin tė gjithė kur arriti nė mansatiret jashtė shkretėtirės, sepse e donin si babanė e tyre.
    Ai duke pasur ushqim shpirtėror nga shkretėtira i furnizonte tė gjithė dhe u jepte kurajė.
    Nė ato male nuk mungonte dashuria, gėzimi dhe zelli qė kishin murgjit pėr tė pėrparuar nė rrugėn e virtytit si edhe dashuria midis tyre.
    Andoni u gėzua kur pa me sytė e tij gjithė atė zell. Pėr mė tepėr u gėzua kur takoi motrėn e tij, e cila ishte plakur nė ato vende duke jetuar virgjėreshė. Ajo ishte igumenia e shumė murgeshave.
    Andoni u ngjit pėrsėri nė mal. Nga ajo kohė nė malin e tij vinin shumė veta. Madje aty vinin edhe tė sėmurė, gjė shumė e vėshtirė pėr ata. Ai u jepte kėtė kėshillė murgjve qė vinin pėr ta vizituar: "Tė besoni tek Perėndia dhe ta doni".
    I porosiste tė ruheshin prej mendimeve tė kėqija, kėnaqėsive trupore dhe si ėshtė shkruar nė Shkrimet u thoshte: "Mos u mashtroni nga tė ngopurit e barkut"(37).
    I kėshillonte tė shmangnin lavdidashjen dhe tė luteshin pa pushim. I mėsonte tė psalnin para se tė flinin dhe tė mėsonin pėrmendsh vargje tė Shkrimeve.
    Ai u thoshte tė kujtonin veprat e Shenjtorėve, qė shpirti i tyre duke qenė i hapur ndaj porosive hyjnore, tė pėrshtatej me zellin e tyre.
    Madje i kėshillonte tė studionin vazhdimisht vargun e Apostullit qė thotė: "Dielli tė mos perėndojė mbi zemėrimin
    i tuaj"(38)
    "Ne besojmė se nuk duhet tė perėndojė jo vetėm mbi zemėrimin tuaj, por edhe mbi ēdo mėkat tjetėr.
    Sepse ėshtė e mirė dhe e nevojshme qė dielli tė mos na akuzojė pėr tė kėqijat e ditės dhe as hėna pėr ato tė natės. Ėshtė mirė pra qė tė kujtoni vargun e Apostullit, qė thotė: "pranoni veten tuaj" dhe "veten tuaj gjykoni"(39).
    Ēdo ditė pra, secili nga ne duhet t'i kėrkojė llogari vetes pėr punėt qė kryen.
    Nė qoftė se ke mėkatuar, pusho sė mėkatuari. Nė qoftė se jo, mos u mburr pėr kėtė, por vazhdo tė pėrparosh nė virtyt. Mos bini pas gjykimit dhe neglizhencės. Mos e shfajėsoni veten tuaj dhe duroni si thotė Shėn Pavli: "gjersa tė vijė Zoti, i Cili do tė nxjerrė nė dritė tė fshehurat e errėsirės"(40). Sepse ne shpesh harrojmė ato qė bėjmė. Ne natyrisht nuk i dimė, por Zoti i di tė gjitha. Le t'i japim Atij gjykimin e drejtė, tė vuajmė pėr njėri-tjetrin "duke mbajtur barrėt e njėri-tjetrit"(41) Le tė pėrpiqemi tė plotėsojmė veten tonė, duke e shqyrtuar ēdo ditė atė. Kjo rojė e pėrhershme me veten tonė do tė na ruajė prej mėkatit.
    Secili nga ne le tė shkruajė dhe tė mbajė shėnim gjendjet e shpirtit tė tij, njėlloj sikur ta bėjė kėtė pėr t'ua treguar tė tjerėve.
    Besomėni, do tė pushojmė sė bėri mėkate, meqė do tė kemi turp t'ua tregojmė tė tjerėve dhe nuk do tė ruajmė nė vetvete asgjė tė keqe.
    Sepse cili dėshiron tė duket kur bėn mėkat?
    Apo cili nuk gėnjen pasi mėkaton, sepse nuk do qė tė tjerėt ta marrin vesh?
    Nė qoftė se shkruajmė mendimet tona njėlloj sikur t'i themi ato midis nesh, do tė ruhemi mė mirė prej tyre. Do tė ndiejmė turp, njėlloj sikur tė mėkatonim duke parė njėri-tjetrin, se mos i mėsonin njerėzit e tjerė.
    Shkrimet tona t'i shohim gjithmonė njėlloj sikur tė lexonim para gjithė vėllezėrve tanė.
    Kėshtu mos mendojmė gjėra tė kėqija e tė turpshme. Le tė skuqemi pėr kėtė e tė turpėrohemi njėlloj sikur ato qė shkruam i lexuan tė gjithė tė njohurit tanė.
    Nė kėtė mėnyrė mundemi ta nėnshtrojmė trupin, t'i pėlqejmė Zotit dhe tė shtypim e tė shkatėrrojmė marifetet e djallit.
    Kėto porosi u jepte atyre qė e takonin. Andoni ndiente dhembshuri pėr tė sėmurėt dhe lutej me gjithė zemėr pėr ata. Nė shumė raste Zoti e dėgjonte. Por ai nuk ndiente krenari kur lutja e tij dėgjohej dhe as nuk ankohej kur Zoti nuk u kthente pėrgjigje lutjeve tė tij.
    Andoni lavdėronte Zotin dhe i kėshillonte njerėzit tė kishin durim. Ai i mėsonte tė besonin se shėrimi i tyre nuk kishte fare lidhje me atė dhe me ndonjė njeri tjetėr. Andoni u thoshte se kjo ishte dhuratė e Perėndisė.
    Ata qė shėroheshin, mėsonin nga Andoni tė falėnderonin Perėndinė.
    Njė njeri i quajtur Fronton, i cili e kishte prejardhjen nga pallati perandorak, vuante nga njė sėmundje e frikshme. Ai hante gjuhėn e tij me dhėmbė dhe donte ti nxirrte sytė vetes. Ai erdhi nė mal dhe i kėrkoi Andonit tė lutej pėr shėrimin e tij.
    Andoni pasi u lut i tha:
    - Shko dhe do tė shėrohesh.
    Por meqė i sėmuri nuk pranonte dhe qėndronte aty pėr ditė tė tėra, ai i tha:
    - Nuk mund tė shėrohesh dot pėr sa kohė do tė qėndrosh kėtu. Shko nė Egjipt dhe do tė bėhesh mirė sapo tė arrish aty.
    Frontoni i besoi dhe u largua. Sipas fjalės sė Andonit, sapo ai pa Egjiptin sė largu, ndjeu se u shėrua. Ai u shėrua duke i besuar kėshillės sė Andonit, qė mėsoi pėr shėrimin e tij nga vetė Zoti kur ndodhej nė lutje.
    Njė vajzė nga Boisiri i Tripolit, kishte njė sėmundje tė tmerrshme dhe tė shėmtuar. Lotėt, papastėrtitė e hundės dhe lėngjet e veshėve, sapo binin poshtė, shndėrroheshin menjėherė nė krimba. Madje trupi dhe sytė e saj ishin tė paralizuar nė njė mėnyrė jo tė natyrshme. Kur prindėrit e saj mėsuan se disa murgj po shkonin nė Egjipt pėr tė takuar Andonin, vendosėn tė shkonin aty sė bashku me vajzėn e tyre. Ata ia besuan shėrimin e saj Zotit qė shėroi edhe gruan me hemoragji.
    Murgjit pranuan tė bėnin rrugėn sė bashku.
    Prindėrit qėndruan me vajzėn e tyre larg malit, kurse murgjit vazhduan rrugėn e tyre pėr tė shkuar te qela e Andonit. Ai u foli vetė i pari kur ata donin t'i flisnin pėr virgjėreshėn. U tregoi pėr sėmundjen e vajzės dhe i shoqėroi nė rrugė. Pastaj, kur murgjit e lutėn tė pranonte edhe prindėrit e vajzės nė qelė, ai u pėrgjigj:
    - Shkoni dhe do ta gjeni shėndoshė e mirė, nėse ajo nuk ka vdekur akoma. Nuk ėshtė punė qė mė takon, tė vijė ajo tek unė. Shėrimi i saj ėshtė vepėr e Perėndisė, i Cili fal pėrdėllimin e Tij nė ēdo vend ku ka njerėz qė E lutin. Zoti e pranoi lutjen e saj pėr ta shėruar. Ndėrsa mua mė shfaqi njeridashjen e Tij e mė vėrtetoi se do ta shėrojė edhe nė qoftė se vajza do tė rrijė aty ku ėshtė.
    Mrekullia ndodhi dhe kur murgjit dolėn jashtė, gjetėn vajzėn tė shėruar dhe prindėrit shumė tė gėzuar.
    Dy vėllezėr shkuan njėherė pėr ta takuar.
    Nė rrugė u mungoi uji. Njėri vdiq, kurse tjetri ishte gati pėr tė vdekur.
    Meqė nuk po ecte dot, ra pėrdhe nė tokė dhe po priste t'i vinte vdekja.
    Andoni thirri dy murgj qė ndodheshin nė mal dhe u tha me nxitim:
    - Merrni njė shtambė me ujė dhe shkoni nė rrugėn qė tė ēon nė Egjipt. Njė njeri ėshtė gati pėr tė dhėnė shpirt, ndėrsa vėllai i tij vdiq pak mė parė. Prandaj vraponi ta gjeni gjallė dhe ta shpėtoni. Kėtė gjė ma shfaqi tani Perėndia, ndėrsa isha duke u lutur.
    Murgjit shkuan dhe e gjetėn tė vdekurin dhe e varrosėn. Tjetrin e sollėn nė vete me ujė dhe e ēuan te jeronti (largėsia e rrugės ishte gjysmė dite).
    Nė qoftė se ndonjė do tė mėsojė se pėrse Andoni nuk foli para se tė vdiste vėllai tjetėr, nuk ka tė drejtė tė skandalizohet. Sepse gjykimi i vdekjes nuk i pėrket Andonit, por Perėndisė. Ai gjykoi nė kėtė mėnyrė pėr shpirtin e vėllait dhe ia zbuloi Andonit.
    Gjėja qė tė ēudit mė tepėr nė rastin e Andonit ėshtė kjo:
    Ai ndėrsa jetonte nė mal, e mbante mendjen zgjuar dhe Zoti i zbuloi ato gjėra qė po ndodhnin diku larg. Njė ditė, kur po lutej, ngriti sytė nga qielli dhe pa njė shpirt duke fluturuar. Engjėjt po e prisnin shpirtin me gėzim.
    Andoni i habitur pėr shkak tė atij gėzimi aq tė madh dhe duke lumėruar ato kore, pyeti se ēfarė ishte ai vegim. Dėgjoi njė zė qė i tha se ai ishte shpirti i Amunit, murgut qė jetoi nė Nitri me njė jetė asketike. Largėsia midis malit dhe Nitrisė ėshtė trembėdhjetė ditė mė kėmbė.
    Ata qė ishin pranė Andonit panė admirimin e tij dhe pyetėn se ēfarė po ndodhte.
    Dėgjuan prej gojės sė tij se kishte vdekur Amuni, i cili ishte mjaft i njohur aty, pėr shkak se vinte shpesh pėr tė vizituar Andonin. Ishin bėrė mrekulli tė shumta prej Amunit, njė nga tė cilat ėshtė kjo:
    Njėherė duhet tė kalonte lumin e quajtur Liko. Atėherė lumi ishte fryrė prej rreshjeve qė kishin vėrshuar. Amuni e luti shoqėruesin e tij, Theodhorin, qė tė largohej mė tej qė tė mos e shikonte tė zhveshur. Ndėrkohė qė ishte duke menduar se ēfarė tė bėnte, u gjend papritur nė anėn tjetėr. Theodhori qė ishte njė njeri besimtar, kur u afrua pa se ai nuk ishte lagur fare dhe e pyeti i habitur se si kishte ndodhur. Por Amuni e shikonte dhe nuk donte t'i pėrgjigjej. Theodhori nuk e linte, por e mbante nga kėmbėt dhe i thoshte se nuk do ta linte pa i treguar se ēfarė kishte ngjarė.
    Amuni duke parė kėmbėnguljen e Theodhorit i tregoi, pasi mori mė parė premtime se nuk do t'i thoshte gjė njeriu, para se tė vdiste ai.
    Ai i tregoi se kaloi nė bregun matanė duke kaluar mbi ujėra, kėshtu shkoi nė anėn tjetėr pa prekur ujin, gjė e cila ėshtė e mundur tė bėhet vetėm nga Zoti dhe nga njerėzit qė u jep fuqi Ai, si nė rastin e apostull Pjetrit.
    Theodhori e rrėfeu ngjarjen pasi vdiq Amuni. Murgjit, tė cilėve Andoni u tregoi vdekjen e Amunit, mbajtėn shėnim datėn. Ata u njoftuan pėr vdekjen pas tridhjetė ditėsh. Mėsuan se ai kishte vdekur pikėrisht ditėn qė u kishte thėnė Andoni se kishte parė shpirtin e tij tė fluturonte nė qiell.
    Tė gjithė u ēuditėn shumė pėr shkak tė kėsaj gjėje dhe pastėrtisė sė shpirtit tė Andonit. Ai u njoftua se ēfarė po ndodhte nė njė vend qė ndodhej trembėdhjetė ditė larg dhe pa shpirtin e Amunit tė fluturonte nė qiell.
    Njė aristokrat qė quhej Arkelao, e luti Andonin tė lutej pėr njė virgjėreshė. Emri i saj ishte Polikratia dhe vajza e kishte prejardhjen nga Laodicea. Ajo vuante shumė nga stomaku dhe ndiente dhembje nė ijė, pėr shkak tė asketizmit. Pėrveē kėsaj i dhembte gjithė trupi. Andoni filloi tė lutej pėr atė, ndėrsa Arkelau mbajti shėnim ditėn e lutjes.
    Kur u kthye nė Laodicea, e gjeti virgjėreshėn tė shėruar. Kėrkoi tė mėsojė se si ajo ishte shėruar. Pastaj nxori letrėn ku kishte shėnuar ditėn kur ishte lutur Andoni. Kur mėsoi shėrimin e vajzės u tregoi tė gjithėve letrėn me shkrimin e tij.
    Tė gjithė u ēuditėn kur mėsuan se Zoti i pushoi dhembjet e Polikratias, ditėn kur po lutej Andoni e po i pėrgjėrohej mirėsisė sė Perėndisė pėr virgjėreshėn.
    Shumė herė ai u tregonte njerėzve njė muaj para, se kush do tė vinte edhe shkakun e vizitės.
    Disa vinin vetėm pėr ta parė, disa pėr t'u shėruar, kurse tė tjerėt, sepse vuanin nga demonėt.
    Asnjė njeri nuk e quante njė dėm tė madh mundimin dhe lodhjen e rrugės, sepse ēdo njeri ndiente njė siguri tė madhe kur kthehej.
    Jeronti duke pasur hirin parashikues, i luste qė tė mos e admironin pėr kėtė gjė, por ta kuptonin se kėto kryheshin me anė tė fuqisė sė Perėndisė dhe ta lavdėronin edhe pse jemi njerėz. Ai na dha dhurata nė pėrputhje me fuqinė tonė, qė ne ta njohim.
    Njėherė tjetėr zbriti nė manastiret jashtė malit tė tij. Nė anijen ku hipi, i kėrkuan tė lutej sė bashku, por ai u tha se mbante njė erė tė keqe, tė cilėn e ndiente vetėm ai.
    Udhėtarėt i thanė se ndoshta ajo erė vinte prej peshqve dhe kadeve qė ishin ngarkuar nė anije. Por ai u pėrgjigj se nuk vinte aspak erė e kėtij lloji. Ndėrkohė qė Andoni po fliste kėto fjalė, njė i ri i demonizuar doli nga hambari dhe filloi tė nxjerrė klithma. Andoni e qortoi nė emrin e Zotit, demoni u largua dhe i riu e ndjeu veten shumė tė fortė.
    Tė gjithė e kuptuan se era e keqe vinte nga demoni, qė fshihej tek ai djalė i ri.
    Njė herė tjetėr, njė aristokrat arriti nė mal pėr ta vizituar. Demoni qė ai kishte brenda, ishte aq i fuqishėm, saqė nuk e dinte se ēfarė po bėnte nė ato momente, se ku po shkonte dhe madje hante jashtėqitjet e tij.
    Njerėzit e afėrm tė tij i kėrkuan Andonit tė lutej pėr shėrimin e djalit. Andoni u lut dhe bėri agripni gjithė natėn duke qėndruar pranė tij.
    Njė mėngjes, djali i demonizuar iu sul Andonit.
    Andoni u tha shoqėruesve tė tij, meqė ata u zemėruan:
    - Mos u nxehni me tė riun, sepse kėto gjėra nuk i bėn ai, por demoni qė ėshtė brenda tij. Ai u inatos shumė kur u urdhėrua dhe u qortua tė shkojė nė vende pa ujė e tė thata prandaj u soll kėshtu. Lavdėroni Zotin, sepse fakti qė demoni u sul kundėr meje tregon se ai doli nga djali.
    I riu e ndjeu veten e tij tė shėndoshė, sapo Andoni mbaroi kėto fjalė.
    Erdhi nė vete, e njohu vendin ku ndodhej dhe e puthi jerontin, duke falėnderuar Perėndinė.


    * * *


    Murgjit tregojnė pėr shumė mrekulli tė tjera. Midis tyre ekziston njė bindje e pėrbashkėt, se tė gjitha kėto u kryen prej Andonit. Por ato nuk janė aq shumė tė ēuditshme sa kėto qė do t'ju them tani.
    Njėherė u ul pėr tė ngrėnė, pasi mė parė kishte bėrė orėn e nėntė tė lutjes. E ndjeu veten tė rrėmbehej mendėrisht. Gjėja e ēuditshme ishte se ndėrsa ndodhej lart, ndiente se gjendej jashtė vetes sė tij. Atij i dukej se po e ēonin diku sipėr nė ajėr. Pastaj pa disa demonė tė frikėsuar, tė cilėt po pėrpiqeshin dhe donin tė pengonin ecjen e tij pėr nė qiell. Engjėjt qė e shoqėronin haheshin me fjalė me demonėt, tė cilėt i kėrkonin llogari Andonit pėr pėrgjegjėsitė.
    Engjėjt i penguan qė ata tė merrnin jetėn e tij dhe tė bėnin njė pėrmbledhje tė dobėsisė sė saj nė favor tė tyre, duke u thėnė: "Zoti i fshiu tė gjitha mėkatet e tij nga lindja deri sa u bė murg dhe i dha premtimet murgėrore".
    Rruga para tij u hap, edhe pse demonėt nuk pushonin sė bėri akuza dhe gjykime rreth jetės sė tij. Pastaj pa veten qė u kthye nė gjendjen e mėparshme dhe tė qėndronte aty ku ndodhej mė parė.
    Ai harroi tė hajė darkė dhe kaloi gjithė natėn nė lutje e vajtime. Ēuditej jashtė mase se sa e vėshtirė ėshtė rruga qė tė ēon nė shpėtim, se sa shumė janė armiqtė me tė cilėt duhet tė luftojmė. Iu kujtua se kėtė donte tė na thoshte apostulli me vargjet e Shkrimit tė Shenjtė: "pas udhėtarit tė pushtetit tė erės"(42).
    Pushteti i armikut qėndron nė faktin se ai lufton, ngacmon dhe kėrkon tė pengojė tė gjithė ata qė duan tė shkojnė drejt qiellit. Apostulli na kėshilloi nė lidhje me kėtė duke thėnė: "Prandaj merrni me vete tė gjithė armėt e Perėndisė qė tė mundni tė rezistoni nė ditė tė keqe"(43) qė tė mos mundet tė flasė armiku kundėr nesh fjalė tė kėqija.
    Ne qė e provuam kėtė pėrvojė, themi sė bashku me apostullin: "me trupin ose jashtė tij Perėndia e di"(44).
    Pavli u rrėmbye deri nė qiellin e tretė dhe dėgjoi fjalė qė nuk shprehen me mendjen njerėzore. Andoni e pa veten e tij qė arriti nė qiell dhe u pėrpoq derisa u ēlirua. Shenjtori kishte edhe kėtė hir.
    Kur po qėndronte njėherė nė mal dhe kishte dyshime pėr njė ēėshtje, iu shfaq njė vegim nga Providenca Hyjnore me lutje.
    I lumuri, ashtu si ėshtė shkruar, ishte i mėsuar nga Perėndia. Njėherė, kur po bisedonte me disa vizitorė pėr gjendjen e shpirtit dhe pėr vendin qė ėshtė pėrgatitur pėr ta pas vdekjes, njė engjėll iu shfaq dhe i tha:
    - Andon, ēohu tė dalėsh jashtė dhe tė shohėsh. - Kur doli jashtė, e dinte se ēfarė do tė ndodhte, pa dikė tė gjatė, tė shėmtuar dhe tė frikshėm.
    Ai qėndronte mė kėmbė dhe koka i arrinte deri te retė. Pa edhe disa tė tjerė, tė cilėt po ngjiteshin lart njėlloj sikur kishin krahė.
    I pari i shtriu duart dhe nuk i linte njerėzit e tjerė qė tė kalonin. Por disa e kalonin pa u prekur fare prej krahėve tė tij dhe shpėtonin prej ēdo rreziku. I gjati kėrcėllinte dhėmbėt pėr kėta, kurse pėr ata qė rrėzoheshin, gėzohej jashtė mase.
    Njė zė i tha Andonit:
    - Pėrpiqu t'i kuptosh ato qė po shikon.
    Aty u hapėn sytė e shpirtit dhe pa se ai vegim ishte kalimi i shpirtrave pėr nė qiell dhe ai i gjati, ishte armiku qė ka smirė besimtarėt.
    Njerėzit qė i pati skllevėr tė tij nė kėtė jetė i mbante dhe u mbyllte rrugėn.
    Ata qė nuk e ndoqėn, nuk u mbyllte dot rrugėn, sepse ata kalonin pa pengesa.
    Kėto gjėra nuk i tregonte me dashje, por shkak bėhej gjithnjė kėrkesa e bijve tė tij shpirtėrorė pėr tė mėsuar rreth jetės sė tij, si edhe fakti qė ai ishte kredhur mė tepėr nė lutje gjatė kėsaj kohe.
    Ai nuk mund t'i mbante fshehur kėto gjėra si njė baba i mirė qė ishte.
    Besonte se pėrderisa ndėrgjegjja e tij ishte e pastėr, tregimet nga jeta e tij do tė ishin tė dobishme pėr ata qė vazhdonin jetėn murgėrore dhe qė njihnin frutin e ėmbėl tė jetės asketike. Andoni na thoshte se vegimet vijnė shpesh si ngushėllim pėr mundimet tona.
    Andoni ishte njė njeri tek i cili e keqja nuk kishte fare vend dhe ishte njė shpirt i pėrulur. Pėr kėtė arsye ruante me saktėsi tė gjitha kanonet e Kishės dhe donte qė prifti tė nderohej dhe respektohej mė shumė se vetja e tij. Nuk i vinte turp tė pėrulej dhe tė kėrkonte bekimin e priftėrinjve dhe dhjakėve.
    Nė qoftė se vinte njė dhjak pėr t'u kėshilluar, ai i thoshte fjalėt shpirtėrore, por ama e luste tė ulej nė vendin e tij.
    Shumė herė pyeste pėr tė mėsuar diēka nga vizitorėt dhe nuk kishte turp tė merrte mėsime prej tė tjerėve.
    Ai pohonte vetė se kishte njė dobi tė madhe nėse njė njeri i tregonte pėr njė gjė tė dobishme.
    Fytyra e tij kishte shumė hir dhe ishte i denjė pėr t'u admiruar.
    Ai mori prej Shpėtimtarit edhe kėtė dhuratė: "Nėse gjendej i rrethuar prej murgjve, njė njeri qė vinte pėr ta vizituar e njihte prej pamjes sė tij cili ishte dhe vraponte pėr t'iu afruar".
    Andoni nuk shquhej prej njerėzve tė tjerė as nė shtat dhe as nė gjėra tė tjera, por gjėja qė e dallonte ishte sjellja dhe pastėrtia e shpirtit tė tij.
    Meqė bota e shpirtit tė tij ishte paqėsore shqisat e trupit i kishte tė patrazuara.
    Prej gėzimit tė madh, fytyra dhe shpirti i tij ishin vazhdimisht tė qeshur. Prandaj njeriu mund tė kuptojė lehtė gjendjen e shpirtit tė dikujt, prej lėvizjeve qė ai bėn sipas asaj qė ėshtė shkruar: "Zemra e gėzuar e bėn fytyrėn tė shkėlqejė, kurse hidhėrimi e errėson".
    Jakovi nė kėtė mėnyrė e kuptoi Isakun qė mendonte keq kundėr tij dhe u tha grave: "Fytyra e babait tonė nuk ėshtė si dje dhe pardje".
    Po kėshtu edhe Samueli e njohu Davidin, sytė e tė cilit ishin tė gėzuar dhe fytyrėn e kishte tė qeshur.
    Ai nuk turbullohej asnjėherė, sepse zemrėn e kishte tė qetė dhe kurrė nuk ngrysej nė fytyrė, sepse zemra e tij ishte gjithmonė e gėzuar.
    Pėr sa i takon gjėrave tė besimit, ndiente admirim. Ai ishte i mbushur plot me shpresėtari. Nuk pati kurrė marrėdhėnie me heretikėt e Meletit, sepse e njihte qysh prej fillimit ligėsinė dhe me manikenėt apo heretikė tė tjerė.
    Ai fliste me ata nė masėn e duhur, aq sa pėr t'i kthyer nė besim dhe pėr t'u dhėnė kėshilla.
    Ai vetė u thoshte dhe i kėshillonte tė tjerėt se shoqėrimi ynė me ta dėmton dhe i bėn keq shpirtit.
    Andoni ndiente njė neveri tė thellė pėr herezinė e Ariosit dhe i kėshillonte tė mos kenė besim dhe as kontakte me ta.
    Njėherė disa pasues tė Ariosit shkuan pėr t'i bėrė vizitė. Ai, kur mėsoi pėr doktrinėn e tyre i dėboi prej malit duke u thėnė se fjalėt e Ariosit janė mė tė hidhura se edhe helmi i gjarprit.
    Njėherė nxėnėsit e Ariosit shpifėn se Andoni kishte rėnė dakord me ata. Ai u zemėrua dhe u inatos kundėr tyre. Pastaj, meqė e lutėn episkopėt dhe vėllezėrit, zbriti nė Aleksandri dhe i dėnoi arianitėt duke u thėnė se ata janė herezia mė e keqe, pararendėsit e antikrishtit.
    Ai i mėsonte popullit se "Biri i Perėndisė nuk ėshtė krijesė e Perėndisė dhe nuk u krijua prej hiēit, por, ėshtė Fjala e Pėrjetshme dhe Dituria, i njėqenshėm me Atin. Prandaj ėshtė njė fyerje dhe mungesė e madhe shpresėtarie tė pohojė njė njeri se Biri nuk ishte gjithmonė me Atin.
    Sepse Fjala ėshtė e pafillim dhe ka ekzistuar gjithmonė bashkė me Atin.
    Prandaj nuk duhet tė keni asnjė lloj lidhjeje me nxėnėsit e Ariosit.
    Sepse: "Ēfarė afėrsie ka drita me terrin?"(45).
    Sepse ju jeni tė krishterė shpresėtarė, kurse ata qė thonė se Biri i Perėndisė ėshtė krijesė, nuk kanė asnjė ndryshim me idhujtarėt pėrderisa adhurojnė krijesėn nė vend tė Perėndisė Krijues.
    Dijeni se tė gjitha krijesat zemėrohen kundėr tyre, sepse heretikėt e rreshtojnė Krijuesin dhe Zotin e tė gjithave me gjėrat qė ka krijuar".
    Tė gjithė njerėzit gėzoheshin shumė kur dėgjonin Andonin tė dėnonte herezitė qė kundėrshtojnė dhe luftojnė Krishtin. Banorėt e qytetit vraponin pėr tė parė Andonin. Madje edhe idhujtarėt dhe tė ashtuquajturit priftėrinjtė e tyre, vinin nė kishė duke thėnė:
    "- Ju lutemi, duam tė shohim njeriun e Perėndisė,"- sepse kėshtu e quanin.
    Zoti shėroi aty shumė tė demonizuar dhe tė ēmendur me ndėrmjetimin e tij.
    Shumė idhujtarė besonin se po tė preknin pak jerontin, shėroheshin.
    Nė shumė pak ditė u bėnė aq shumė tė krishterė, aq sa mund tė shikoje gjatė gjithė vitit. Pas pak kohe shumė veta donin ta shkėputnin prej turmave, duke menduar se njerėzit e shumtė e shqetėsonin. Por Andoni u tha se kjo gjė nuk i bėnte pėrshtypje, dhe ata nuk ishin aq shumė sa demonėt me tė cilėt luftonte pėrditė nė mal.
    Kur Andoni u largua prej qytetit dhe ne po e shoqėronim te dera e qytetit doli njė grua e cila filloi tė thėrrasė:
    - Ndalo! Ndalo, o njeri i Perėndisė. Vajza ime ėshtė skllavėruar prej demonėve dhe vuan shumė. Tė lutem ndalo, sepse kam frikė se do tė mė ndodhė diēka duke vrapuar kaq shumė.
    Jeronti, sapo e dėgjoi vendosi tė ndalojė, pėrderisa edhe ne e lutėm pėr njė gjė tė tillė.
    Kur gruaja po na afrohej, vajza e saj u pėrplas nė tokė, por me lutjen e Shėn Andonit dhe thirrjen e emrit tė Zotit, ajo u ēua mė kėmbė shėndoshė e mirė. Demoni i papastėr kishte dalė jashtė saj.
    Nėna e saj bekonte Perėndinė dhe tė gjithė lavdėronin dhe falėnderonin Perėndinė.
    Edhe Andoni vetė ishte shumė i gėzuar kur po kthehej nė malin dhe nė shtėpinė e tij.



    33. Luk. 12,29-31
    34. Luk. 11.9
    35. Ky mal ndodhet 50-60 km larg Detit tė Kuq dhe quhej Kolzim. Tani quhet "Mali i Shėn Andonit"
    36. Ps. 125/1
    37. Fjalėt e Urta
    38. Efes. 4/26
    39. 2 Kor. 13/5
    40. 1 Kor. 4/5
    41. Gal. 6/2
    42. Efes. 2/1-2
    43. Efes. 6/13
    44. 2 Kor. 12/3
    45. Kor. 6/14

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    KAPITULLI IV

    FILOZOFĖT PĖRBALLĖ TĖ DITURIT

    Andoni ishte njė njeri i urtė. Edhe pse nuk kishte mėsuar nė shkolla, ishte njė njeri i ditur dhe i zgjuar. Njėherė dy vizitorė, tė cilėt ishin filozofė, erdhėn nė mal pėr ta takuar dhe donin qė ta ngacmonin. Ai ndodhej nė atė moment larg shtėpisė sė tij, sipėr nė mal.
    Ai i lexoi pėrbrenda ata tė dy dhe u tha me anėn e njė pėrkthyesi:
    - Pėrse u lodhėt kaq shumė, o filozofė, tė vini kėtu dhe tė shihni njė njeri tė pamend?
    Ata u pėrgjigjėn se nuk ishte aspak i pamend, por ishte shumė i zgjuar dhe i ditur.
    - Nė qoftė se erdhėt pėr tė parė njė tė pamend, mundi qė ju bėtė ėshtė i kotė. Por, nė qoftė se besoni se jam i ditur, duhet pra tė bėheni si unė, sepse duhet tė imitoni gjithmonė tė mirėn.
    Nėse unė do tė vija tek ju, sigurisht qė do tė bėhesha i ngjashėm me ju. Por pėrderisa ju erdhėt tek unė, mė imitoni, sepse jam i krishterė.
    Filozofėt u larguan shumė tė habitur kur panė se edhe demonėt e kishin frikė Andonin.
    Njėherė tjetėr erdhėn pėrsėri disa filozofė nė tė njėjtin vend, vetėm sa pėr t'u tallur me atė, pėr faktin se nuk kishte shkollė, dhe ai i pyeti:
    - Me tė vėrtetė ēfarė thoni? Cila prej tė dyjave ka ekzistuar mė parė mendja apo shkrimi? Mendja ėshtė shkaku i shkronjave apo shkronjat janė shkaku i mendjes?
    Kur ata i thanė se mendja ekziston pėrpara tė tjerave dhe se ėshtė ajo qė gjen shkronjat, Andoni u pėrgjigj:
    - Njeriu qė ka mendje tė fortė nuk ka nevojė pėr shumė. Kėto fjalė i ēuditėn shumė filozofėt dhe ata qė ndodheshin
    aty.
    Ata u larguan duke ndjerė admirimin pėr atė burrė tė thjeshtė, tek i cili shikonin aq shumė urtėsi. Filozofėt habiteshin, se Andoni nuk ishte kthyer nė njeri tė egėr edhe pse jetonte nėpėr male. Pėrkundrazi ai ishte shumė i hapur dhe shumė i dashur me tė gjithė.
    Fjala e tij ishte plot urtėsi. Asnjė nuk e urrente dhe tė gjithė qė vinin pėr ta parė, mbusheshin me gėzim.
    Njėherė erdhėn disa veta, qė i konsideronin idhujtarėt si njerėz tė ditur dhe e pyetėn pėr Krishtin dhe pėr besimin nė Atė.
    Por ata filluan tė nxirrnin argumente rreth predikimit tė Kryqit tė Nderuar, duke dashur tė talleshin. Andoni, duke vajtuar pėr paditurinė e tyre, u tha me anėn e njė pėrkthyesi:
    - Ēfarė gjėje ėshtė mė e mirė tė rrėfejė njeriu, Kryqin apo t'u ofrojė tė ashtuquajturve perėndi qė ju adhuroni, kurvėrira dhe zhvirgjėrime fėmijėsh?
    Sepse ajo qė themi ne, ėshtė provė burrėrie dhe fisnikėrie dhe njė vetėdije se e kemi pėrbuzur vdekjen, ndėrsa tuajat janė pasione kurvėrie.
    Pastaj a ka gjė tjetėr mė tė lartė se sa tė pohosh se Fjala e Perėndisė nuk ndryshoi, por i njėjti person pėr shpėtimin e njerėzve mori trup njerėzor qė tė hyjnizojė njerėzit me trupėzimin e tij pėr njeriun?
    Apo vallė mendoni se ėshtė urtėsi ta krahasosh Perėndinė me kafshė dhe copa druri?
    Kėto janė hyjnitė tuaja. Ju e ndani shpirtin prej qiellit dhe thoni se, meqė gjoja shpirti u mashtrua, ai ra nga harku qiellor brenda nė njė trup njerėzor. Por do tė ishte mirė tė binte vetėm nė trupa njerėzorė dhe jo nė katėrkėmbėsha dhe zvarranikė...
    Besimi ynė thotė se Krishti u shfaq nė tokė pėr shpėtimin e njerėzve. Kurse ju mashtroheni, sepse flisni pėr njė shpirt tė palindur.
    Ne besojmė nė fuqinė dhe njeridashjen e Pėrkujdesjes Hyjnore, si rrjedhim kjo gjė nuk ėshtė e pamundur pėr Perėndinė.
    Ju, duke thėnė se shpirti ėshtė ikonė e mendjes, pėrsėri gaboheni dhe tregoni pėrralla kur thoni se gjoja shpirti ndryshon. Dilni nė pėrfundimin se meqė ndryshon ai, tė njėjtėn gjė pėson edhe mendja.
    Ēfarė ėshtė ikona, i tillė duhet tė jetė edhe ai tė cilit i pėrket ikona.
    Kur besoni gjėra tė tilla pėr mendjen, ta dini se blasfemoni Atin e mendjes.
    Pėr sa i pėrket kryqit, a keni ndonjė gjė mė me vlerė pėr tė treguar. Ėshtė mė mirė qė njė njeri tė durojė kryqin qė i pėrgatitėn njerėzit e pabesė apo tė rrėfejė pėrralla tė gėnjeshtėrta pėr Osiridin dhe Isidėn, pėr marifetet dinake tė Tifonit dhe ikjen e Kronosit, pėr vėllavrasjen dhe atėvrasjet e panumėrta.
    Flas kėshtu, sepse kėto gjėra themelojnė diturinė tuaj. Por, si ėshtė e mundur qė nuk admironi Ngjalljen pėrderisa talleni me kryqin.
    Pėrse nuk flisni, pėrderisa zini nė gojė kryqin, pėr tė vdekurit qė u ngjallėn, pėr ulokėt qė ecėn, pėr tė verbrit qė morėn dritėn e syve. Pėrse nuk flisni pėr lebrozėt qė u shėruan prej lebrės, pėr ecjen mbi det dhe pėr shenjat e tjera tė cilat na tregojnė se Krishti nuk ishte vetėm njeri, por ėshtė edhe Perėndi. Mė duket se ju duke mos lexuar me kujdes Shkrimet e Shenjta qė ne kemi, i bėni njė padrejtėsi tė madhe vetes suaj.
    Lexoni edhe shikoni se tė gjitha ato qė bėri Krishti janė prova tė qarta se Ai ėshtė Perėndia qė erdhi nė botė pėr shpėtimin e njerėzve.
    Na flisni edhe ju pėr gjėrat tuaja.
    Ēarė do tė na thoni pėr kafshėt e palogjikshme dhe pėr egėrsinė e tyre?
    Nė qoftė se dėshironi tė thoni se i tregoni kėto gjėra si pėrralla dhe e shpjegoni krijimin e botės me rrėmbimin e Persefonit, zjarrin me invaliditetin e Efesit, ajrin me Herėn, diellin me Apollonin, Hėnėn me Artemisėn dhe detin me Poseidonin, nuk e nderoni aspak Perėndinė. Ju adhuroni krijesėn nė vend tė Krijuesit. Nėse me kėto kuptoni bukurinė e natyrės, atėherė ju adhuroni krijesat duke u dhėnė atyre nderimin qė i takon Perėndisė, Krijuesit. Sepse ju nderimin qė i pėrket arkitektit qė ndėrtoi shtėpinė ia jepni shtėpisė qė ai ndėrtoi. Apo ėshtė njėlloj sikur ushtarit t'i japėsh nderimin e gjeneralit.
    A mund tė gjeni argumente bindėse pėr tė tallur predikimin e lartė tė Kryqit dhe fuqinė e tij?


    * * *


    Ata kthyen kokėn andej-kėtej tė ēuditur jashtė mase. Andoni buzėqeshi dhe vazhdoi t'u thotė nėpėrmjet pėrkthyesit:
    - Kėto gjėra bėhen tė njohura kur i sheh vetėm njė herė.
    Por, meqė ju pėrdorni vetėm argumente provė dhe pėrdorni artin e arsyetimit, dėshironi qė edhe ne ta adhurojmė Perėndinė duke u mbėshtetur vetėm nė logjikėn e thatė.
    Prandaj mė mirė tė na flisni ju tė parėt. Mė thoni si mundet njė njeri ta njohė Perėndinė? Ēfarė nevojitet, prova logjike apo energji besimi?
    Cili ėshtė mė i vjetėr brenda shpirtit tė njeriut, besimi apo argumentet e logjikės?
    Kur ata u pėrgjigjėn se mė i vjetėr ishte besimi dhe se brenda tij gjendet dija e vėrtetė, Andoni tha:
    - Mirė e thatė, sepse besimi buron prej dėshirės dhe thellėsisė sė shpirtit, ndėrsa dialektika vjen nga arsyetimet teknike. Kėshtu provat dhe argumentet logjike janė tė tepėrta tek ata qė ekziston energjia e besimit. Atė qė ne e mendojmė me ndihmėn e besimit, ju pėrpiqeni ta lidhni me logjikėn. Shumė herė nuk mundni dot ta shprehni atė qė ne mendojmė.
    Kėshtu energjia e besimit ėshtė mė e mirė dhe mė e sigurt sesa arsyetimet tuaja prej sofisti.
    Ne tė krishterėt, misterin e jetės dhe tė shpėtimit tonė e mbėshtesim jo nė fjalė filozofėsh, por nė fuqinė e besimit qė na fal Perėndia nėpėrmjet Jisu Krishtit. Pėr t'ju vėrtetuar kėtė po ju tregoj njė fakt mė se tė vėrtetė: Ja ne nuk kemi mėsuar nė shkolla dhe nuk dimė tė lexojmė, megjithatė besojmė nė Perėndinė dhe nė Pėrkujdesjen e Tij Hyjnore pėr gjithė krijesėn. Besimi ynė ėshtė shumė aktiv. Shikoni!
    Ne e mbėshtesim besimin tonė nė Krishtin, kurse ju nė arsyetimet e sofistėve. Fantazmave tė idhujve tuaj u bie vlera ēdo ditė, kurse besimi ynė po shtrihet kudo. Ju nuk mundeni tė bindni njerėzit me anėn e sofizmave tuaja qė tė kthehen prej Krishtėrimit nė idhujtari.
    Ne, duke predikuar kudo besimin e krishterė, zbulojmė mashtrimin tuaj dhe njerėzit mėsojnė tė gjithė se Krishti ėshtė Perėndi dhe Biri i Perėndisė.
    Ju me anėn e retorikės suaj nuk mundeni ta pengoni besimin nė Krishtin. Kurse ne me anėn e besimit, mundim demonėt qė ju i nderoni si perėndi. Kudo ku bėhet shenja e Kryqit, arti juaj magjik nuk ka vlerė dhe ligėsia djallėzore nuk gjen vend pėr tė vepruar. Thoni, ku janė shortaret dhe faltoret tuaja? Ku kanė humbur kėngėt magjike tė Egjiptit? Ku janė fantazmat e magjistarėve? Kur u zhdukėn kėto gjėra dhe sa kohė ka qė nuk po gjenden. A nuk ka ndodhur kjo prej kohės qė u shfaq Krishti nė botė?
    Mos vallė duhet tė pėrqeshim kryqin apo ato gjėra qė u shkatėrruan prej Atij?
    Sepse edhe kjo ėshtė njė gjė e denjė pėr t'u lavdėruar.
    Idhujt tuaj nuk u pėrndoqėn asnjėherė, megjithatė kishat tona lulėzojnė dhe shumohen mė tepėr sesa tuajat. Tė gjitha festat dhe panairet qė bėni ju po zbehen pėr nga rėndėsia ēdo ditė e mė shumė. Kurse besimi nė Krishtin dhe doktrina jonė edhe pse tallen prej jush dhe persekutohen shumė herė edhe prej mbretėrve, u pėrhapėn nė tė gjithė botėn.
    Kur shkėlqeu dituria e vėrtetė e Perėndisė?
    Kur ėshtė shfaqur mė parė njė shkallė kaq e lartė virtyti dhe urtėsie?
    Apo kur ėshtė pėrbuzur mė shumė se sa kur u ngrit Kryqi i Krishtit?
    Prandaj askush nuk ka dyshim pėr kėtė gjė. Duke parė martirėt, ne e pėrēmojmė vdekjen pėr hir tė Krishtit, duke parė tė virgjėrit e Kishės sonė qė ruajnė trupat e tyre tė pastėr dhe tė panjollė pėr dashurinė e Krishtit, ne pėrbuzim kurvėrinė.
    Kėto gjėra besoj se janė mjaft pėr tė pohuar, se besimi i krishterė ėshtė i vetmi i vėrtetė, me tė cilin njė njeri mundet tė adhurojė Perėndinė.
    Megjithė kėto ju nuk besoni, por doni qė t'ua shfaqim besimin tonė me anėn e arsyetimeve.
    Ashtu si na porositi mėsuesi ynė "tė lėēiturit tonė nuk u bė me fjalė diturie, njeriu qė mbush mendjen" dhe ne e shfaqim tė vėrtetėn duke i bindur njerėzit me besimin qė tejkalon ēdo lloj argumenti logjik.
    Ja tani kanė ardhur disa tė demonizuar. Ata kishin ardhur pėr t'u shėruar nga Andoni, sepse mundoheshin prej demonėve. Andoni i vuri tė rrinin nė mes dhe u tha filozofėve:
    - Pastrojini ju me argumentet e logjikės suaj apo nė ēfarėdolloj arti ose magjie qė doni, duke thirrur demonėt nė ndihmė. Nė qoftė se nuk mundeni, pohoni se jeni mundur dhe do tė shihni fuqinė e kryqit tė Zotit.
    Sapo mbaroi sė thėni kėto fjalė, bėri shenjėn e kryqit mbi tė demonizuarit dy - tri herė.
    Njerėzit u shėruan dhe lavdėruan Perėndinė me lot. Ata u ēuan menjėherė tė urtėsuar dhe lavdėruan Perėndinė. Tė ashtuquajturit filozofė mbeten jashtė mase tė habitur para asaj mrekullie qė panė me sytė e tyre. Atėhere Andoni u tha:
    - Pėrse habiteni? Nuk i bėjmė ne kėto mrekulli, por ėshtė Krishti qė i kryen, duke na pėrdorur ne si instrumente tė tij. Besoni edhe ju dhe do ta shikoni se nuk ka art fjalėsh tek ne, por besim qė shfaqet me dashuri. Nė qoftė se keni edhe ju besim tek Krishti, nuk do tė keni nevojė mė pėr argumente, por do tė mendoni se mjafton vetėm besimi.
    Kėshtu foli Andoni dhe filozofėt, duke ndjerė admirim pėr atė qė u tha, ikėn, pasi e puthėn duke pohuar se kishin pėrfituar shumė prej tij.

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    KAPITULLI V

    SHENJTORI NDRIĒON, SHĖRON DHE PROFETIZON

    Fama e Andonit arriti deri nė pallatet e mbretėrve. Kur Konstandini mbret dhe bijtė e tij, Konstandi dhe Konstasi, mėsuan rreth jetės sė Andonit, i shkruan sikur ta kishin baba dhe e lutnin t'u pėrgjigjej. Por ai nuk u kushtonte rėndėsi letrave dhe nuk gėzohej pėr kėtė gjė.
    Kur i sollėn letrat e mbretėrve, thirri murgjit dhe u tha:
    - Mos u habitni qė po na shkruan mbreti letėr, sepse ai s'ėshtė veēse njė njeri. Habituni vetėm pėr faktin se Perėndia e shkroi ligjin e Tij pėr njerėzit dhe na foli me Birin e Tij.
    Ai madje donte tė mos u pėrgjigjej letrave duke vėnė si pretekst faktin se nuk kishte pėrgjigje.
    Por, murgjit e lutėn t'u pėrgjigjej, meqenėse mbretėrit ishin tė krishterė. Ata i thanė se familja perandorake mund tė skandalizohej, nėse ai nuk u shkruante. Andoni i lejoi tė lexoheshin letrat.
    Ai i lavdėroi, se ata besonin nė Krishtin dhe i kėshilloi pėr shpėtimin e shpirtit tė tyre.
    U shkroi, qė tė mos u kushtonin fare rėndėsi gjėrave tė kėsaj bote. I kėshilloi tė kujtonin gjykimin e ardhshėm dhe tė njihnin gjithmonė Krishtin si mbret tė vėrtetė dhe tė pėrjetshėm. U tha tė jenė njeridashės dhe t'u bėnin tė mira njerėzve duke vendosur kudo drejtėsinė dhe tė tregonin kujdes pėr tė varfrit.
    Ata u gėzuan shumė kur morėn letrėn e tij.
    Andonin e donin tė gjithė dhe tė gjithė e lutnin ta kishin baba.
    Andoni ishte kudo i njohur. Ai, pasi dilte pėr t'iu pėrgjigjur pozitivisht atyre qė donin tė ndiqnin rrugėn e tij, kthehej pėrsėri nė qelėn e tij nė mal dhe vazhdonte jetėn asketike.
    Shpesh, ai qėndronte pėr njė copė herė nė heshtje tė thellė, siē ėshtė shkruar edhe pėr profetin Daniel, pas pak u rrėfente vėllezėrve se ēfarė po bėhej nė Egjipt, edhe pse ndodhej shumė larg nga ai vend.
    Ai i tregonte shumė gjėra episkopit Serapion, i cili ndodhej aty pėr tė vėzhguar Andonin.
    Njėherė, kur po punonte, pėr njė ēast psherėtiu thellė sikur tė binte nė ekstazė. Pas pak, ktheu fytyrėn nga vizitorėt qė ndodheshin aty dhe duke psherėtirė lutej me frikė.
    U ul nė gjunjė dhe ndenji ashtu pėr njė kohė tė gjatė. Kur u ngrit po qante. Vizitorėt, shumė tė trembur e pyetėn se ēfarė po ndodhte. Ata e bezdisėn me kėmbėnguljen e tyre. Andoni u detyrua tė flasė duke vajtuar nė shpirt.
    - Oh, bijtė e mi! Mė mirė do tė ishte pėr mua tė vdisja, se sa tė shihja njė vegim tė tillė.
    Meqė ata vazhduan ta lusin, ai u tha me lotė nė sy:
    - Zemėrimi i Perėndisė do tė vijė nė Kishė dhe Ajo do t'u dorėzohet njerėzve, qė ngjajnė me kafshė tė pamend. Pashė Tryezėn e Shenjtė tė rrethuar prej disa qenieve qė gjysmėn e trupit e kishin si gomarė, kurse gjysmėn tjetėr si njerėz. Qė e goditnin atė me shqelma si kafshė. E kuptuat pse psherėtiva? Dėgjova njė zė qė mė tha: "Altari im do tė pėrdhoset".
    Kėto pa jeronti, dhe me tė vėrtetė dy vjet mė vonė, pasuesit e Ariosit filluan sulmin e tyre dhe pushtuan kishat(46).
    Arianėt rrėmbenin me dhunė enėt e shenjta dhe ua jepnin idhujtarėve tė cilėt talleshin. Ata i detyruan edhe idhujtarėt tė mblidheshin bashkė dhe bėnė ēfarė deshėn sipėr Tryezės sė Shenjtė.
    Atėherė ne e kuptuam se shqelmat e atyre qenieve tė ēuditshme, s'ishin veēse turpet, qė bėnė pasuesit e Ariosit nėpėr kisha.
    Andoni, pasi mbaroi sė pari vegimin, filloi tė ngushėllojė ata qė gjendeshin aty, duke u thėnė:
    - Mos u mėrzitni bijtė e mi, sepse Zoti qė u zemėrua, do tė vijė pėrsėri pėr tė na shėruar. Kisha do tė fitojė pėrsėri zbukurimin e saj dhe do tė ndritė ashtu si mė parė.
    Atėherė do tė shihni tė pėrndjekurit tė rikthehen nė vendet e tyre dhe barbarinė tė kthehet nė foletė e saj. Ndėrsa besimi i vėrtetė do tė predikohet dhe do tė shpallet nė gjithė botėn.
    Vetėm, mos e ndyni veten tuaj pėr sa i pėrket Arianėve. Sepse ky mėsim nuk ėshtė i njėjtė me mėsimin e apostujve, por vjen nga djalli dhe demonėt e tij. Madje kjo ėshtė njė doktrinė e thatė, e pamend dhe filiz i njė mendjeje tė shtrembėruar, siē janė mushkat qė s'kanė logjikė.


    * * *

    Kėto janė veprat e Andonit. Ne nuk duhet tė jemi mosbesues pėr mėnyrėn se si u kryen nga njė njeri gjithė kėto mrekulli. Vetė Shpėtimtari e premtoi njė gjė tė tillė duke thėnė: "Nė paēi besė sa njė kokėrr sinapi, do t'i thoni kėtij mali, shko sė kėtejmi dhe do tė shkojė, edhe nuk do tė jetė ndonjė gjė qė tė mos mund ju ta bėni"(47). Pėrsėri Zoti na thotė: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them juve, se sa t'i lypni Atit tim mb'emėrit tim, do t'ua japė juve"(48). Zoti ėshtė ai qė u premtoi nxėnėsve tė Tij dhe atyre qė besojnė "Shėroni tė sėmurė, nxirrni djaj, dhurėti muartė, dhurėti jepni"(49).
    Nuk ishte Andoni ai qė i kryente kėto gjėra duke urdhėruar, por ishin lutja dhe thirrja e emrit tė Zotit, ato qė vepronin. Nė kėtė mėnyrė u bėhej e qartė njerėzve se tė gjitha kryheshin prej Krishtit. Zoti nxitej prej Andonit qė t'u shfaqte njerėzve njeridashjen e Tij dhe t'i shpėtonte.
    Andonit i pėrkiste vetėm lutja dhe asketizmi pėr hir tė tė cilave ai qėndronte nė mal.
    Ai gėzohej shumė prej teorisė sė gjėrave qiellore. Kur e shqetėsonin njerėzit qė tė dilte prej malit, hidhėrohej shumė.
    Madje edhe gjykatėsit e lusnin qė tė shkonte nė qytet. Ata e kishin tė pamundur tė vinin nė mal.
    Ata e lutėn qė tė vinte nė qytet vetėm sa tė shikonin fytyrėn e tij, por Andoni nuk pranonte tė shkonte. Ata kėmbėngulėn dhe pėr ta bindur i dėrguan tė burgosurit tė shoqėruar nga njė trupė ushtarėsh si pretekst, qė tė zbriste prej malit. Andoni u detyrua tė dalė prej malit, kur pa atė turmė njerėzish qė vajtonin. Por nuk u lodh mė kot, sepse ardhja e tij aty ishte shumė e dobishme dhe fitim pėr tė gjithė. Ai kėshilloi dhe gjyqtarėt qė tė ishin tė drejtė nė gjykimet e tyre duke e ditur mirė se njeriu gjykohet sipas mėnyrės qė ai gjykon tė tjerėt. Megjithatė, ai dashuronte mbi gjithēka jetėn asketike nė malin e tij.
    Njėherė, njerėzit qė kishin nevojė pėr ta takuar e detyruan me forcė tė zbriste poshtė. Me ta kishte ardhur edhe njė gjeneral. Andoni prej lutjeve tė shumta, vendosi tė zbresė pranė tyre. U foli dy fjalė rreth shpėtimit tė tyre e nė veēanti bisedoi me ata qė kishin nevojė. Pastaj u tha se ngutej tė kthehej sa mė shpejt nė mal. Oficeri e luste qė tė rrinte mė tepėr me ta, por Andoni u tha se nuk duhej tė qėndronte mė aty dhe i bindi duke u treguar njė shembull shumė tė bukur:
    - Sikundėr peshqit ngordhin po tė dalin nė tokė dhe tė qėndrojnė njė kohė tė gjatė jashtė ujit, kėshtu edhe murgjit paralizohen dhe ngathtėsohen po tė bisedojnė vazhdimisht. Duhet tė veproj si peshqit qė kthehen nė ujė. Unė duhet tė kthehem nė malin tim. Kėtė e bėj se mos duke u vonuar, harroj dhe le mėnjanė pėrkujdesjen pėr botėn e brendshme.
    Kur gjenerali dėgjoi kėto fjalė dhe shumė tė tjera, tha me admirim:
    - Me tė vėrtetė ky njeri ėshtė shėrbėtor i Zotit. Sepse si ėshtė e mundur tė gjendet njė mendje kaq e lartė dhe e ndriēuar tek njė njeri kaq i thjeshtė, nėse Perėndia nuk do ta donte?
    Njė gjeneral i quajtur Balak, ishte njė pėrndjekės fanatik i tė krishterėve, sepse mbėshteste pasuesit famėkeq tė Ariosit.
    Meqenėse ishte shumė mizor dhe rrihte e torturonte tė krishterėt, zhvishte murgjit dhe i godiste me kamxhik, Andoni i dėrgoi njė letėr me kėtė pėrmbajtje: "Po shoh se zemėrimi i Perėndisė po vjen mbi ty. Boll i torturove tė krishterėt dhe mjaft u bėre keq. Bėn mirė tė urtėsohesh nė qoftė se nuk do tė tė godasė zemėrimi qė po tė afrohet".
    Balaku duke qeshur, e hodhi letrėn nė tokė, e pėshtyu dhe i porositi njerėzit qė e prunė tek ai t'i thonė Andonit: "Meqė ti pėrkujdesesh pėr murgjit, tani unė do tė ushtroj dhunė edhe ndaj teje".
    Por nuk kaluan as pesė ditė dhe zemėrimi i Perėndisė e goditi. Balaku dhe Nestori, i cili ishte guvernatori i Egjiptit dolėn nė njė stacion tė Aleksandrisė qė quhet Kajro. Ata ngisnin kuajt qė i pėrkisnin Balakut. Kafshėt ishin tė buta dhe tė ushqyera mirė.
    Para se tė arrinin nė vendin pėr ku ishin nisur, ata filluan tė luanin me njėri-tjetrin siē e kishin zakon. Papritur kali mė i qetė nė tė cilin kishte hipur Nestori, me njė tė kafshuar e rrėzoi pėrdhe Balakun. Aq shumė ia coptoi kofshėn saqė u detyruan tė kthehen menjėherė nė qytet. Pėr tri ditė ai vdiq dhe tė gjithė u habitėn shumė sepse fjalėt e Andonit u vėrtetuan shumė shpejt.


    * * *


    Kėshtu i kėshillonte Andoni njerėzit smirėzinj. Tė tjerėt qė vinin pėr ta takuar i kėshillonte qė tė harronin ēėshtjet e tyre dhe tė lavdėronin ata qė e braktisėn jetėn e pėrkohshme. Ai i mbėshteste aq shumė njerėzit ndaj tė cilėve ishin bėrė padrejtėsi, saqė mendoje se jo ata, por Andoni ishte ai qė vuante mė tepėr. Ai kishte aq shumė aftėsi pėr tė ndihmuar, saqė shumė zyrtarė tė lartė dhe tė pasur mohonin pėrkohėsinė e kėsaj jete dhe bėheshin murgj. Ai ishte njėlloj si njė mjek tė cilin Perėndia e dėrgoi nė Egjipt. Cili njeri i hidhėruar qė e takonte nuk kthehej i gėzuar? Cili njeri qė vinte nė zi pėr humbjen e tė afėrmve, nuk harronte zinė kur e takonte?
    Cili njeri qė vinte i inatosur, nuk e kthente inatin nė miqėsi kur e shikonte? Cili i varfėr qė e takonte i mėrzitur pėr shkak tė varfėrisė, duke e parė dhe duke e dėgjuar, nuk pėrbuzte pasurinė dhe nuk merrte ngushėllim pėr varfėrinė e tij? Cili murg jo i zellshėm nuk bėhej mė guximtar dhe i kujdeshėm pėr betejėn e tij kur i afrohej? Cili i ri qė vinte nė mal pėr ta parė, nuk pėrbuzte kėnaqėsitė dhe nuk preferonte dėlirėsinė? Cili njeri qė vinte pranė tij me tundimet e demonit nuk prehej? Cili njeri qe vinte i shqetėsuar prej mendimeve tė kėqija nuk qetėsohej?
    Nė jetėn asketike tė Andonit, njė nga gjėrat mė tė admirueshme ishte dhurata e dallimit tė frymėrave. Duke e pasur kėtė dhuratė ai mundohej tė njihte lėvizjet e tij. Ai jo vetėm qė nuk bėhej loja e tyre, por mėsonte dhe ngushėllonte njerėzit e tjerė qė mundoheshin prej mendimeve tė liga. Ai i mėsonte se si tė fitonin mbi sulmet e armiqve dhe u tregonte njerėzve pėr dobėsinė dhe ligėsinė e tyre. Ēdo vizitor zbriste prej malit tė Andonit njėlloj si tė ishe pėrgatitur prej tij pėr tė bėrė beteja dhe i mbushur plot me guxim. Sa shumė vajza qė ishin fejuar, mbetėn virgjėresha tė pėrkushtuara mė Krishtin, vetėm sepse panė sė largu Andonin. Madje vinin prej vendeve tė largėta pėr ta parė dhe pasi ndihmoheshin shumė sė bashku me tė tjerė, ktheheshin njėlloj sikur sapo tė ishin ndarė me babain e tyre. Pėr tė qenė tė saktė, tė gjithė mbetėn jetimė sapo fjeti Andoni. Ata e ngushėllonin veten duke e kujtuar vazhdimisht, duke ruajtur dhe zbatuar kėshillat dhe porositė e tij.



    46. Kur Athanasi i Madh, shkroi biografinė e shenjtorit, pėrndjekja e Arianėve kundėr tė krishterėve ishte shumė e fortė.
    47. Math. 7/20
    48. Jn. 16/23
    49. Math. 10/8
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-06-2006 mė 00:59

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    KAPITULLI VI

    FUNDI I SHENJTORIT

    Sipas zakonit tė tij, njė ditė nė mėngjes vizitoi murgjit qė banonin jashtė malit tė tij. Meqė u paralajmėrua prej Pėrkujdesjes Hyjnore pėr vdekjen e tij, u foli vėllezėrve:
    - Ju vizitoj pėr tė fundit herė dhe nuk e di nėse do tė shihemi pėrsėri nė kėtė jetė. Eshtė pra koha qė tė largohem edhe unė prej kėtej, sepse tani jam rreth njėqind e pesė vjeē.
    Vėllezėrit, kur dėgjuan kėto fjalė filluan tė qajnė dhe ta pėrqafojnė jerontin, por ai bisedonte me ata i gėzuar, njėlloj sikur tė kthehej nga njė vend i huaj nė atdheun e tij.
    Ai u tha qė tė mos jenė neglizhentė ndaj mundimeve tė jetės asketike dhe as ta lėnė veten e tyre tė dėshpėrohet, por tė jetojnė njėlloj si tė vdesin ēdo ditė.
    - Siē ju kam thėnė mė parė, ta ruani shpirtin tuaj tė pastėr prej mendimeve tė liga dhe tė dėshironi jetėn e shenjtorėve. Mos u afroni Meletianėve skizmatikė, sepse e njihni mirė dėshirėn e tyre tė ligė dhe tė ndyrė. Tė mos keni asnjė lloj komunikimi me pasuesit e Ariosit, sepse pabesia e tyre ėshtė kudo e njohur. Mos u turbulloni nėse shikoni se tė parėt e tyre janė gjyqtarė dhe tė parėt nė kėtė botė. Pushteti i tyre i pėrkohshėm mbaron shpejt. Ruhuni tė pastėr prej tyre dhe shikoni traditėn e etėrve. Pikėsėpari ruani besimin tuaj nė zotin Jisu Krisht, tė cilin e mėsuat prej etėrve dhe qė unė ua theksova shumė herė".
    Njerėzit kėmbėngulnin qė ai tė rrinte pranė tyre dhe t'i kalonte bashkė me ta ditėt e fundit. Ai nuk e pranonte kėtė pėr shumė shkaqe, siē e tregonte dhe vetė heshtja e tij, por mbi tė gjitha pėr kėtė arsye:
    Egjiptianėt kanė si zakon qė tė mbėshtjellin me ēarēafė trupat e tė vdekurve, e nė veēanti tė njerėzve tė virtytshėm. Nuk i varrosin nė tokė por i ruajnė nė shtėpitė e tyre, nė arkivole tė veēantė. Ata mendojnė se i nderojnė tė vdekurit duke u sjellė kėshtu.
    Andoni i luti shumė herė episkopėt, qė t'i flisnin popullit nė lidhje me kėtė gjė. Gjithashtu, popullit qė vinte pėr ta takuar, i thoshte se ky zakon nuk ėshtė diēka e ligjshme dhe as fetare, sepse trupat e patriarkėve dhe profetėve ruhen nė varre. Madje edhe trupi i Zotit u vendos nė varr. Pasi i vendosėn sipėr njė gur, e fshehėn derisa Ai u ngjall pas tri ditėsh.
    Kėshtu, ai tregonte se si e thyejnė ligjin ata njerėz qė pas vdekjes nuk i varrosin nė tokė trupat e tė vdekurve edhe nėse ata janė tė shenjtė, sepse cili trup ishte mė i mirė dhe i shenjtė, sesa trupi i Zotit?
    Shumė veta, kur dėgjuan kėto fjalė prej Andonit, filluan t'i varrosin tė vdekurit nė tokė dhe falėnderonin Zotin, sepse u mėsuan saktėsisht se si tė vepronin nė kėtė rast.
    Andoni, duke ditur kėtė fakt, vendosi tė largohej dhe shkoi tek disa murgj, tė cilėt ndodheshin nė skajet mė tė largėta tė malit.
    Hyri brenda nė malin ku e kishte zakon tė rrinte dhe pas dy muajsh u sėmur. Ai thirri tė vinin dy asketė qė jetonin pranė tij. Ata ishin dy murgj qė jetonin nė mal prej pesėmbėdhjetė vjetėsh duke asketizuar dhe i shėrbenin nė pleqėri.
    Ai u tha:
    - Unė natyrisht po eci nė rrugėn e etėrve, sepse e shoh qė Zoti po mė thėrret. Ju qėndroni zgjuar, qė tė mos humbisni frytet e asketizmit tuaj. Pėrpiquni qė tė ruani si tani dėshirėn tuaj pėr asketizėm tė gjallė. Ju e njihni mirė ligėsinė e demonėve: e dini sa tė egėr janė, por edhe sa tė pafuqishėm. Mos i kini frikė, por mbajeni Krishtin thellė nė zemėr dhe Atij t'i besoni. E tė jetoni sikur tė vdisni pėrditė, duke u pėrkujdesur pėr veten tuaj e duke kujtuar kėshillat qė dėgjuat prej gojės sime.
    Mos kini asnjė lloj lidhje me skizmatikėt dhe nė veēanti me nxėnėsit e Ariosit, sepse ju e dini qė dhe unė i dėbova pėr shkak tė mėsimeve tė tyre qė luftojnė Krishtin.
    Pėrpiquni dhe lidhuni sė pari me Zotin dhe pastaj me shenjtorėt, tė cilėt ju presin pas vdekjes si miq dhe tė njohur nė tendat qiellore.
    Kėto gjėra tė mendoni dhe nė kėtė mėnyrė veproni. Nė qoftė se interesoheni pėr mua mė kujtoni si babanė tuaj. Mos lejoni qė ta marrin trupin tim nė Egjipt, sepse unė pėr kėtė gjė hyra nė mal dhe erdha kėtu. Madje ju e dini se unė i kam penguar njerėzit tė zbatonin njė zakon tė tillė. Varroseni trupin tim thellė nė tokė, ku tė mos e dijė njeri tjetėr pėrveē jush. Unė do ta marr trupin tim tė paprishur prej Shpėtimtarit, nė ngjalljen e tė vdekurve.
    Rrobat e mia ndajini. Episkopit Athanas jepini gunėn time tė bėrė prej lėkure deleje dhe pallton, me tė cilėn mbėshtillesha. Episkopit Serapion jepini pallton tjetėr, ndėrsa ju mbani bluzėn time tė leshtė. Shpėtofshi o bijtė e mi, sepse Andoni po ikėn nga kjo jetė dhe nuk ėshtė mė me ju.


    * * *


    Ata e puthėn, kur ai u tha kėto fjalė. U shtri dhe i shihte si miq engjėjt qė erdhėn pėr ta takuar. Prania e tyre e bėnte tė ishte i gėzuar dhe i qeshur. Nė kėtė gjendje dha frymė dhe iu bashkua rreshtave tė etėrve.
    Nxėnėsit e tij e varrosėn sipas porosisė, e mbuluan me dhė dhe e fshehėn trupin e tij nė tokė. Asnjė nuk e di ku ndodhet Andoni, pėrveē atyre tė dyve. Ata qė morėn gunėn dhe pallton e shėn Andonit, i ruajnė si njė trashėgimi shumė tė vyer. Duke parė ato ishte njėlloj si tė shihnin Andonin dhe duke i veshur, u dukej sikur kishin nė dorė kėshillat e tij.
    Ky i ishte fundi i jetės sė shėn Andonit.
    Nė qoftė se kėto qė ju shkrova duken pak nė krahasim me virtytin e tij, mund ta mendoni vetė se cili ishte Andoni, i cili, qė prej djalėrisė derisa fjeti, ruajti tė njėjtin zell nė jetėn asketike.
    Ai nuk u mund prej dobėsisė sė pleqėrisė tė shijonte ushqime tė shijshme dhe nuk ndėrroi rrobat e nuk lagu kėmbėt e tij. Jetoi gjatė dhe mbi tė gjitha i shėndoshė. Sytė e tij mbetėn tė fortė, ndėrsa dhėmbėt i ranė; mishrat e dhėmbėve i kishte tė coptuara pėr shkak tė pleqėrisė. Duart dhe kėmbėt i kishte gjithmonė tė forta. Madje ishte mė i fortė sesa ata njerėz qė shijojnė ushqime tė ndryshme, banja dhe rroba tė shtrenjta.
    Edhe fakti qė emri i tij ishte i njohur kudo dhe tė gjithė e admironin, ėshtė njė provė e qartė e virtytit dhe e dashurisė sė tij pėr Perėndinė.
    Andoni nuk u bė i njohur as prej shkrimeve tė tij, as prej dijes sė jashtme dhe prej ndonjė arti. Atė e njohėn tė gjithė vetėm pėr shkak tė shpresėtarisė sė tij nė Perėndinė. Asnjė s'mund ta mohojė se ai ishte njė dhuratė e dėrguar nga Perėndia. Si do tė ishte bėrė i njohur nė Spanjė, nė Romė ose nė Afrikė, ndėrsa ai jetonte nė mal, nė qoftė se Perėndia nuk do tė ishte bashkė me tė? Ėshtė Ai, qė i bėn tė famshėm njerėzit edhe nėse ata dėshirojnė tė fshihen. Zoti i shfaq nė botė njėlloj si pishtarė. Ata qė dėgjojnė pėr jetėn e tyre ta dinė se porositė e Perėndisė janė tė arritshme pėr tė gjthė, dhe qė njerėzit duhet tė dėshirojnė rrugėn e virtytit.


    * * *


    Kėto gjėra ua lexoni dhe vėllezėrve tė tjerė, qė ta kuptojnė se cila duhet tė jetė jeta e murgjve dhe le tė binden se Zoti dhe Shpėtimtari ynė Jisu Krisht, lavdėron ata qė e lavdėrojnė dhe ata qė i shėrbejnė deri nė fund. Zoti, jo vetėm qė i ēon nė Mbretėrinė e Qiejve, por edhe nėse fshihen kėtu nė tokė dhe pėrpiqen t'u shmangen njerėzve, i bėn tė famshėm pėr virtytin qė tė ndihmohen tė tjerėt.
    Po tė jetė nevoja, ua lexoni kėto edhe idhujtarėve. Ndoshta ata do tė kuptojnė nė kėtė mėnyrė se Zoti ynė Jisu Krisht ėshtė Perėndi dhe Bir i Perėndisė. Idhujtarėt duhet tė dinė se ata qė e adhurojnė dhe e besojnė Perėndinė me tė vėrtetė, d.m.th. tė krishterėt, zbulojnė se demonėt, qė idhujtarėt i konsiderojnė si "perėnditė e tyre", nė tė vėrtetė nuk janė Perėndi. Tė krishterėt, kėto lloj hyjnish tė gėnjeshtėrta dhe shthurrėse, i shtypin dhe i pėrzėnė nė emėr tė Krishtit Jisu, Zotit tonė, tė Cilit i pėrket lavdia nė pėrjetėsinė e amshuar. Amin.




    Shtypur nė shtypshkronjėn "Ngjallja",
    Tiranė, 2006



  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime

    Pėr: Andoni i Madh - nga Athanasi i Madh

    Ne 17 janar Kisha Orthodhokse kujton me nderim jeten e nje prej shenjtoreve e asketeve me te medhenj te Kishes, Shen Andonit. Me lart mund te lexoni per jeten e tij.

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime

    Pėr: Andoni i Madh - nga Athanasi i Madh

    Mbrona o Shen Andon ne mekataret me lutjet e tua drejtuar Zotit tone Triun dhe ndricona erresiren tone shpirterore me shembullin e jetes tende!

    Ju ftoj te lexoni edhe theniet e Shen Andonit ne shkretetire te cilat i kemi perkthyer ne shqip vite me pare:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ė-Shkretėtirės

    Gezuar edhe te gjithe atyre besimtareve qe mbajne emrin e Shenjtorit.

    Albo

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (21-01-2015)

  12. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime

    Pėr: Andoni i Madh - nga Athanasi i Madh

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Andon (Anthony) Athanas
    Nga Veshtrusja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-07-2013, 16:32
  2. Hirėsia e Tij, Episkopi i Krujės ANDONI
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 21:28
  3. Thėniet e Etėrve tė Shkretėtirės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-09-2010, 01:43
  4. Shuhet shkrimtari Sotir Andoni
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 08:36
  5. Ne te katert dhe kir andoni!
    Nga bani nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 08:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •