LETRAT E PALIT



Pali apostulli i Krishtit
Ungjijtė janė pa dyshim vepra mė e shquara dhe mė e rėndėsishmja e krishterimit, por nuk janė edhe shkrimet e tij mė tė parat. Qė nė vitin 50 Pali prej Tarsit nis tė shkruajė disa shkrime qė quhen LETRA.
Qė nė fillim tė krishterimit ėshtė mbajtur se Pali ka shkruar katėrmbėdhjetė letra, tė cilat edhe kanė zėnė vend nė Kanonin e librave tė shenjtė tė Besėlidhjes sė re si libra tė frymėzuar prej Hyjit.

Jeta e kėtij njeriu mund tė mblidhet nė kėto pika tė shkurtra:
Lindi nė Tars tė Cilicisė rreth vitit 5 10 pas. Krishtit nė njė familje hebrenje. Prej prindėrve trashėgoi nėnshtetėsinė romake. Nė Tars u shkollua dhe u njoftua me helenizėm, ndėrsa nė Jerusalem mėsoi Ligjin e Moisiut te mėsuesi i pėrmendur, Gamalieli. Ishte farise me bindje dhe i flaktė dhe si i tillė nė fillim e salvoi krishterimin. Por, pėr mrekulli, i kthyer nė krishterim nė saje tė njė vegimi qė pat kur, nė udhėn e Damaskut iu duk Jezu Krishti, (Vap 9, 3... ;26, 12... ;22, 6...) e, prej salvuesit tė tmerrshėm, u bė apostull e pėrhapės i krishterimit. Predikon nė Damask. Shkon nė Jerusalem pėr t’u njoftuar me Pjetrin. Rreth vitit 44, bashkė me Barnabėn fillon veprimtarinė misionare. Pas njė viti fillon udhėtimin e parė misionar (45 49). Nė koncilin e Jerusalemit mbron, bashkė me Barnabėn, lirinė e krishterimit prej Ligjit tė Moisiut. Nė vitin 50 52 bėn udhėtimin e dytė misionar e, prej Azisė, kalon nė Evropė, ku themelon bashkėsitė e para tė krishtera nė Evropė nė Filipe, nė Selanik e nė Berejė. Prej andej kalon nė Athinė, pastaj nė Korint. Kėtu shkruan (51 52) dy Letrat e drejtuara Selanikasve. Nė udhėtimin e tretė misionar (54 57), ndalet mė gjatė nė Efes, ku duket se shkruan Letrėn e Parė tė drejtuar Korintianėve e ndoshta edhe Letrėn e drejtuar Galatasve. Pas dy vjetėve e tre muajve i duhet ta lėshojė Efesin e shkon nė Korint. Gjatė udhėtimit duket se e shkruan Letrėn e Dytė tė drejtuar Korintianėve. Nė Korint, ku dimėron nė vitin 57 58, shkruan Letrėn e drejtuar Romakėve. Nga kjo letėr dimė se mendon tė kalojė nė Perėndim pėr tė pėrhapur fenė: mendon tė shkojė nė Spanjė pasi t’i shpjente ndihmat e bashkuara nė Maqedoni e nė Akajė pėr kishėn skamnore tė Jerusalemit.
Nė Jerusalem e kapin nė Tempull e do ta kishin vrarė, po tė mos e kishte shpėtuar pushteti romak. Pėr dy vjet qėndroi i burgosur nė Cezare (58 60). Prej kėndej, pasi bėri apelacion nė Cezarin, qe dėrguar nė Romė. Kėtu, nė burgim tė lirė, vazhdoi tė predikojė pėr dy vjet. Nė kėtė kohė ēmohet se i shkroi “Letrat e burgimit.”
Pėrgjithėsisht mendohet se qe liruar nga burgu (baza janė Letrat baritore) dhe se pėrsėri ndėrmori udhėtime misionare nė Lindje e ndoshta edhe nė Spanjė. Nė kohėn e salvimit tė Neronit qe zėnė e prerė me shpatė rreth vitit 67.

SHKRIMET E PALIT
Shkrimet e para qė Kisha i ka pranuar nė Kanonin e Librave tė shenjtė, janė Letrat e Palit. Tradicioni i shenjtė mban se tė Palit janė 14, pa marrė para sysh se tė gjitha nuk janė tė tijat (sė paku jo ajo e drejtuar Hebrenjve, e cila sot nuk mbahet mė prej askujt se ėshtė e Palit) merren si vepra tė tij.

Ekzegetėt mendojnė se, sipas kronologjisė sė krijimit, Letrat e Palit do tė ishin tė renditura kėshtu:
Dy letrat e drejtuara Selanikasve (50 52)
Dy letrat e drejtuara Korintianėve (56)
Letra e drejtuar Galatasve (56 57)
Letra e drejtuar Filipianėve (56, 61 ose 63)
Letra e drejtuar Romakėve (57 58 )
Letrat e burgimit (e Filipianėve u pėrmend mė lart),
Filemonit, Kolosianėsve, Efesianėve (61 63)
Letrat baritore:
Timoteut dy (66 ose 67)
Titit (66 ose 67)
Ēėshtje e veēantė ėshtė Letra e drejtuar Hebrenjve. Ajo nuk mbahet mė prej askujt si letėr e Palit. Ekzegetėt, jo pa arsye, e vėnė nė dyshim autorėsinė e Palit. Po edhe nė qoftė e Palit, thonė, duhet tė ketė qenė pėrpunuar prej njė dore tepėr mjeshtrore qė do tė mbetet anonime. Duhet tė ketė qenė shkruar rreth vitit 70 ose shumė mė vonė rreth 80 ose 90 vit.
Nė pėrkthim ndjekim njė kriter tjetėr jo kėtė tė kronologjisė: atė qė ėshtė pėrqėndruar qė moti e gjendet nė botime tipike tė Besėlidhjes sė re.
Mė pėlqen tė theksoj kėtu se pėr Palin mendohet se do tė ketė predikuar edhe nė vendin tonė dhe me siguri do t’i ketė rrahur rrugėt e vendit tonė, qė lidhin Perėndimin me Lindje, Misionari i madh. Dihet me siguri se njė dimėr e kaloi nė Prevezėn e moēme, nė Nikopojė, dimrin e vitit 65. P. Mark Harapi S. J. , kėndoi: “Oh sa nderė asht pėr Shqipni. M’e pasė pasun mik po nė shpi.”