Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16

Tema: Beatles

  1. #1
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    The Beatles (Lirika)

    Ketu do diskutojme per grupin e famshem anglez BEATLES. Cfare mendoni per te dhe anetaret e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 19-07-2007 mė 16:24

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Inconstant Moon
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    44
    oh, Albi sa kujtime me solle.... me bere te kujtoj melodite e tyre...(sa kenge te tyre i mbaj mend fjale per fjale qe nga vite me pare...e i degjoj akoma!)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 19-07-2007 mė 16:25
    I started a landslide in my ego
    Look from the outside
    To the world I left behind
    U2

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kane nje kenge me ritem te lezetshem qe s'me iken nga mendja, sidomos kur jam ne makine ne mot me shi -- qe keto kohet e fundit ndodh shpesh: "Eleanor Rig-by, picks up the ri-ce from the chu-rch where a wed-ding has been..." Besoj titullohet ELEANOR RIGBY. Te tjera kenge qe do vecoja jane DIZZY MISS LIZZY, LEAVE MY KITTEN ALONE, HAPPINESS IS A WARM GUN, JOHNNY B. GOODE, MEAN MR. MUSTARD, WHEN I'M 64, MICHELLE, LUCILLE (kete te fundit e kane kenduar te gjithe ne ate kohe, Little Richard dhe Chuck Berry, nder te paret) dhe te tjere qe s'ua mbaj mend titujt.

    Clarabella

    Well, I got a baby crazy for me
    Yeah, I got a baby won't let me be
    Wo, baby baby, Clarabella
    Baby baby, Clarabella
    Baby baby, wo wo, yeah uh
    Well, she needs no coachin' on makin' love
    All she needs is the stars up above
    Wo, baby baby, Clarabella
    Baby baby, Clarabella
    Baby baby, wo wo, yeah uh
    Well now, Clarabella
    You're my honey, Clarabella
    Ooh yeah now, Clarabella
    I said you're my baby, Clarabella
    Yeah, Clarabella, baby
    Wo wo, yeah yeah
    Well, she's got no time for-a dungeries
    Already knows her ABC's
    Wo, baby baby, Clarabella
    Baby baby, Clarabella
    Baby baby, wo wo, yeah uh
    Well now, Clarabella, yeah
    You're my honey, Clarabella
    Woo ooh, you're my baby, Clarabella
    You're my honey, Clarabella
    Yeah, Clarabella, baby
    Wo wo, yeah heh yeah, oh yeah

    The Ballad of John and Yoko

    Standing in the dock at Southampton
    Trying to get to Holland or France.
    The man in the mac said you’ve got to go back,
    You know they didn’t even give us a chance.
    Christ! You know it ain’t easy,
    You know how hard it can be.
    The way things are going,
    They’re going to crucify me.
    Finally made the plane into Paris,
    Honeymooning down by the Seine.
    Peter Brown called to say,
    You can make it OK,
    You can get married in Gibraltar near Spain.
    Christ! You know it ain’t easy,
    You know how hard it can be.
    The way things are going,
    They’re going to crucify me.
    Drove from Paris to the Amsterdam Hilton,
    Talking in our beds for a week.
    The newspapers said, say what’re you doing in bed,
    I said we’re only trying to get us some peace.
    Christ! You know it ain’t easy,
    You know how hard it can be.
    The way things are going,
    They’re going to crucify me.
    Saving up your money for a rainy day,
    Giving all your clothes to charity.
    Last night the wife said,
    Oh boy, when you’re dead you don’t take nothing with you but your soul –
    Think!
    Made a lightning trip to Vienna,
    Eating choc’late cake in a bag.
    The newspapers said,
    She’s gone to his head,
    They look just like two Gurus in a drag.
    Christ! You know it ain’t easy,
    You know how hard it can be.
    The way things are going,
    They’re going to crucify me.
    Caught the early plane back to London,
    Fifty acorns tied in a sack.
    The men from the press said we wish you success,
    It’s good to have the both of you back.
    Christ! You know it ain’t easy,
    You know how hard it can be.
    The way things are going,
    They’re going to crucify me.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    John Lennon

    John Lennon vdiq para 25 vjetėsh, duke lėnė njė trashėgimi tė qėndrueshme muzikore pas suksesit me grupin The Beatles dhe si artist solo.

    © Image AFP
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    I lindur nė Liverpul mė 9 tetor 1940, John Lennon filloi ta pėlqejė muzikėn “rock and roll” nė vitet 1950 dhe formoi grupin The Quarrymen.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    The Quarrymen mori emrin The Silver Beatles, pėr t’u quajtur mė vonė The Beatles. Nė kėtė grup ishte, fillimisht, edhe shoku i kolegjit tė Lennon-it, Stuart Sutcliffe (nė qendėr tė kėsaj fotoje).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nė vitin 1962 grupi u plotėsua. Katėr Pėrrallorėt – John Lennon, Paul McCartney, Ringo Starr dhe George Harrison – kishin marrė rrugėn pėr t’u bėrė ikona tė muzikės pop.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Fama e grupit The Beatles doli nga Mbretėria e Bashkuar dhe u pėrhap nė botė pas paraqitjes nė vitin 1964 nė televizionin amerikan nė shfaqjen e Ed Sullivan.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    John Lennon u martua nė vitin 1962 me shoqen e shkollės sė artit, Cynthia Powell me tė cilėn pati njė djalė me emrin Julian. Kjo martesė pėrfundoi me divorc nė vitin 1968.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Grupi The Beatles kaloi nga muzika rock dhe pop nė atė folk dhe psikodeli, teksa pjesėtarėt e grupit filluan tė eksperimentojnė me projekte solo.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nė vitin 1968 Lennon dhe e dashura e tij e re, artistja Yoko Ono, nxorrėn albumin “Two Virgins”. Njė vit mė vonė ata filluan fushatėn “nė krevat” kundėr luftės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Mes dy kompozitorėve kryesorė tė grupit The Beatles, Lennon dhe McCartney u shtuan mosmarrėveshjet dhe grupi u nda nė vitin 1970.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    John Lennon u qėllua pėr vdekje nga Mark Chapman nė dalje tė apartamentit nė Dakota tė Nju Jorkut mė 8 dhjetor 1980.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    So much in LOVE:) Maska e azuro
    Anėtarėsuar
    18-11-2005
    Vendndodhja
    Prane reve ne krahet e shpirtit tim binjak
    Postime
    35
    Te lumshin duar t o Zo t per oftografite se jane shume te bukur .Edhe une kam shume po rqe nuk i kam marre doren ti mesojse si vihen se dhe une vdes per Beatles.Per mua jane dhe do jene NO:1

    BEATLES
    All you need is LOVE

  15. #15
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    J. Lennon, arrakati i perlave muzikore



    Nė vend tė hyrjes
    Njė personazh tepėr i rėndėsishėm qė i mungon botės sė sotme muzikore. Muzikanti me frymė tė pazakontė dhe i aftė pėr ngacmime poetike tepėr tė fuqishme, muzikanti qė nė kohėt e sotme e vlerėsojnė si njė yll tė rrallė tė pashuar. Edhe pse trupi i tij ėshtė larguar nga kjo jetė, kjo gjė nuk ka ndodhur me krijimtarinė dhe imazhin qė ka lėnė pas. I vlerėsuar pėr veēantinė qė solli nė muzikė, i vlerėsuar pėr emancipimin qė solli me notat e tij, duke u bėrė pjesė e pandarė e jetės sė njeriut tė thjeshtė.Nėse Lennon do tė jetonte nė ditėt e sotme, sigurisht qė fonotekės muzikore nė mbarė botėn nuk do t’i mungonin perla tė pėrafėrta me “Imagine”, qė ėshtė vlerėsuar si kėnga e shekullit nga shumica e sondazheve tė realizuara gjatė mijėvjeēarit tė ri. Por, kėto vite e kanė ndjerė mungesėn e tij, mungesėn e njė artisti me ide tė qarta pėr tė ardhmen, mungesėn e njeriut tė devotshėm dhe tė kujdesshėm edhe pėr problemet e njerėzve tė thjeshtė. Njė artist i tillė, qė gjatė gjithė jetės dhe veprimtarisė sė tij muzikore ka mbėshtetur paqen dhe qetėsinė njerėzore, nuk e meritonte njė vrasje tė tillė.

    Fėmijėria
    John Winston Lennon ka lindur nė 9 tetor 1940 nė Liverpul. Prindėrit Julia Stanley dhe Alfred Lennon, qė ishin martuar dy vjet mė parė, ndahen nė prill tė vitit 1942, por pas tre vitesh Alfred rikthehet pėr tė marrė djalin dhe pėr t’u transferuar nė Zelandėn e Re. Dėshira e John, ishte tė qėndronte me nėnėn e tij, e cila u larguar pėrgjithmonė nga jeta nė moshė tė re, pėr shkak tė njė aksidenti rrugor. Kėshtu ai u rrit nė njė ambient ku i mungonte dashuria prindėrore, gjė qė ndikoi shumė nė krijimin e karakterit tė tij, ndėr tė tjera pėr tė kjo ishte njė pyetje qė e mundonte pėr pėrgjigjen gjatė gjithė jetės sė tij. Adoleshencėn e kalon pranė teze Mimit. Edukimi i mėsuar nga tezja, ishte veēanėrisht i rreptė, ndėrsa djali ishte i etur pėr liri dhe eksperienca tė reja. Nė moshėn shtatė vjeēare, John filloi tė realizonte vizatimet e tij tė para dhe i pėrmblodhi ato nė njė ditar fotografik ku kishte edhe figura tė ndryshme. Disa nga kėto vizatime mund tė gjenden tek kopertina dhe nė brendėsi tė albumit "Walls And Bridges". Nė shkollė "me shokėt e mi argėtohesha duke vjedhur ndonjė mollė, mė pas hipnim nė tren dhe udhėtonim nėpėr rrugėt e Liverpulit. Prindėrit e fėmijėve tė tjerė nuk mė shihnin me sy tė mirė, thoshin se fėmijėt e tyre do tė bėnin mirė tė mos shoqėroheshin me mua". Nė moshėn 10 vjeēare, John filloi t’i kėrkonte tezes njė sqarim nė lidhje me prindėrit, ndėr tė tjera ndjehej mė i lidhur me Julian sesa me Fredin. Nė 1952 John regjistrohet tek Quarry Bank High School, nė atė vit, ka shpjeguar vet John "isha agresiv sepse dėshiroja tė bėhesha i njohur, doja tė quhesha ‘kapo’. Tė gjithė duhet tė ndiqnin urdhrat e mia, tė qeshnin kur bėja ndonjė shaka dhe tė komandoja". Me kalimin e kohės, John filloi tė afrohej mė tepėr me bashkėshortin e Mimit, George, por pėr fat tė keq nė vitin 1953, ky i fundit vdes nga njė hemoragji. “Kjo ngjarje mė tronditi shumė, por shkova nė dhomė dhe fillova tė qeshja si njė i ēmendur. Mė pas mė vinte turp nga kjo sjellje". Nėna Julia ėshtė ndoshta personi, qė mė tepėr se kushdo tjetėr e ka shtyrė kitaristin e famshėm tė bėhej njė rebel dhe tė mėsonte notat e para tek njė mandolinė, ja pėrse fillimisht stili i John i pėrafrohej mė tepėr mandolinės, sesa kitarės.

    Fillimet e karrierės muzikore
    Duke u rritur John filloi tė ndiqte me vėmendje tė veēantė muzikantėt e famshėm tė asaj kohe: Elvis Presley, rok& rollin nė pėrgjithėsi. Nė mars tė 1957 themelon grupin, qė nė fillim e quajti ‘The Black Jacks’; nė shfaqjen e tyre tė parė nė publik, qė ishte nė 9 qershor 1957, emri kishte ndryshuar nė Quarry Men (qė vinte nga emri i shkollės). Nė 9 korrik nė vazhdėn e njė koncerti, qė u mbajt nė Woolton, muzika e tyre bėri pėr vete njė spektator me emrin Paul McCartney, qė nė fund tė koncertit i kėrkon John tė luante nė kitarė “Be Bop A Lula” e "Twenty Flight Rock". John u ēudit pėr faktin se ai djalė, jo vetėm luante mirė notat, por edhe sepse i njihte pėr mrekulli tekstet e atyre kėngėve. Kėshtu u themelua dyshja Lennon-McCartney dhe nė fillimet e saj ajo aventurė muzikore u quajt Beatles. Quarry Man, tani edhe me George Harrison, regjistrojnė "That'll Be The Day" dhe "In Spite Of All The Danger", dy kėngė qė janė shfaqur edhe nė publikimin zyrtar tė "Anthology 1". John kompozon edhe kėngėn e tij tė parė "Hello Little Girl". Nė dhjetor tė tė njėjtit vit John takohet dhe dashurohet me Cynthia Powell nė Liverpul Art College, shkollėn e tij tė re. Nė vitin 1959 Quarry Men ndėrrojnė emrin e tyre nė Silver Beatles dhe bėhen grupi mė i pėlqyer i Casbah Club di Liverpool, drejtuar nga nėna e bateristit tė ri Pete Best. Nė gusht tė vitit 1960 interpretojnė nė Reeperbahn tė Amburgo me Stu Sutcliffe, rreth tetė orė nė ditė. Pėr tė mbajtur atė ritėm, John fillon tė marrė ilaēe amfetamine qė kamerierėt e lokalit ia siguronin pa ndonjė problem. Nė janar tė vitit 1961 realizojnė koncertin e tyre tė parė nė Cavern Club nė Liverpul. John, ndėr tė tjera shkruan biografinė e Beatles pėr Mersey Beat, njė gazetė lokale muzikore nė tė cilėn shkruante dhe histori dhe poezi tė ndryshme. Nė datėn 10 prill 1962, Stu, qė kishte qėndruar nė Hamburg, vdes nga hemorragjia cerebrale dhe nė tė njėjtėn javė Beatles rikthehen nė Star Club tė Hamburgut, pėr koncertet e fundit gjermane tė atij viti. Nė 23 gusht Cynthia dhe John martohen nė Mt. Pleasant Register Office tė Liverpul. Ndėrsa nė datėn 8 prill tė vitit 1963 Cynthia sjell nė jetė Sefton General Hospital tė Liverpul, John Charles Julian Lennon. Brian Epstein i fsheh fansave si lindjen e fėmijės, ashtu edhe martesėn. Nė vitin 1964 publikohet libri i parė i John Lennon: "In His Own Write" i cili u bė pėr pak kohė best-seller. Ndėrsa nė vitin 1965 del nė treg libri i tij i dytė: "A Spaniard In The Works", por duhet cilėsuar se kjo ėshtė edhe periudha e fillimit tė drogės sė rėndė. Nė njė intervistė, vet John zbulon se ‘eksperienca ime e parė me kėtė ka lidhje me dentistin tim, njė mik i George, nė 1965. Ndodheshim unė, Cynthia, George dhe Patty nė njė mbrėmje, ai mė hodhi substancė nė kafen time, ose diēka tė tillė. Mė pas kemi shkuar nė njėrėn prej diskotekave mė tė famshme nė Londėr, kanė ndodhur gjėra tė pabesueshme. Bėrtisnim si tė ēmendur. Pėr njė muaj rresht zėri im ishte i stonuar qė nga ajo natė". Nė nėntor tė vitit 1966 John takohet pėr herė tė parė me Yoko Ono, e cila do t’i ndryshonte tėrėsisht jetėn. Nga vet deklarimet e John thuhet se "ishte njė gjetje nė Londėr; John Dunbar, bashkėshorti i Marianne Faithfull, kishte njė galeri ari tė quajtur Indica, ku unė shkoja shpesh gjatė pushimeve tė punės pėr tė parė veprat e artistėve tė njohur ose tė rinj. Kisha dėgjuar se njė artiste e re do tė shfaqte diēka me thasė tė zinj. Shkova mbrėmjen e parė kur u inaugurua piktura dhe kam mbetur i ēuditur nga ajo qė kam parė. Ndėr tė tjera ishte edhe njė mollė nė shitje me vlerėn e 200 sterlinave, dhe unė mendova se kjo ishte njė ide gjeniale. Nuk kisha idenė nė lidhje me kėtė art, por mė tėrhoqi shumė mendimi, tė paguash 200 sterlina pėr tė asistuar nė njė dekompozim tė njė molle. Yoko nuk e dinte qė unė isha kur u prezantua. Ajo drejtohet nga unė dhe mė dhuron njė kartolinė me mbishkrimin 'breathe' (merr frymė). Yoko ishte pėr mua diēka shokuese. Ishte njė grua qė kėrkonte tė drejtat e saj qė nė fillim. Nė vazhdimėsi mė thoshte ‘ti nuk duhet tė bėsh kėtė. Ti duhet tė kėmbėngulėsh tek muzika’. Nuk i referohesha mė Paul dhe George, por makinės sė muzikės sė biznesit nė pėrgjithėsi. Kjo ishte njė liri e madhe pėr mua, nuk duhet tė isha mė njė Beatle, njė hero, por thjesht vetvetja". Nė18 tetor 1968. John dhe Yoko arrestohen pėr posedim dhe pėrdorim kanabis, por lirohen pas gjobės qė paguan. Nė 8 nėntor, John divorcohet nga Cynthia. John dhe Yoko martohen nė Gibilterra nė 23 mars 1969 dhe fillon pėr ta njė jetė e re. Nuk ishte e rastėsishme martesa e John me Yoko Ono. Lennon ishte shumė pranė mendimit tė tij oriental. Pėr bashkėshorten e tij thoshte se pėr tė ishte Don Zhuan. Mendimi, filozofia si dhe shpirti oriental i kishin ofruar frymėzime pėr shumė nga tekstet e tij. John proteston kundėr pėrfshirjes angleze nė masakrėn e Biafra dhe mbėshtetjes tė qeverisė Amerikane pėr luftėn e Vietnamit. Nė prill tė vitit 1970, John krijon polemika tė rėnda me ish mikun e tij Paul. Nė njė nga deklaratat e tij shprehet se "Unė nuk besoj tek Beatles, unė besoj vetėm tek vetja ime, tek Yoko dhe tek vetja ime, tani jam John, dhe kėshtu tė dashur miq duhet tė ecni vetėm pėrpara, ėndrra pėrfundoi ". Nė punėn pasuese "Imagine", John shfaqet haptazi kundėr Paul McCartney me tekstin tepėr tė ashpėr tė "How Do You Sleep?": "Muzika qė ti realizon ėshtė 'muzak' (muzikė jo e arrirė) pėr veshėt e mi, madje duhej tė kishe mėsuar diēka tė re gjatė kėtyre viteve". Nė prill tė vitit 1973 John dhe Yoko transferohen nė njė apartament nė Dakota. Nė tė njėjtėn periudhė John kishte probleme tė rėnda me qeverinė federale pėr njohjen e shtetėsisė amerikane, ndėr tė tjera kontrollohej nga agjentėt e CIA-s pėr angazhimin e tij politik. Nė gjysmėn e dytė tė tė njėjtit vit, John dhe Yoko ndahen. John transferohet pėr momentin nė Los Angeles dhe krijon njė lidhje me May Pang sekretaren e Yoko. Ndarja shfaqet pas njė viti kur tė dy kanė qenė sė bashku nė koncertin e Elton John nė Madison Square Garden, 28 nėntor 1974, ku John ishte i ftuari special i tij. Pas njė periudhe kohe ata u bashkuan sėrish. Njė tjetėr etapė e rėndėsishme e jetės sė John ėshtė e lidhur me lindjen e djalit tė dytė. Rastėsisht pėrkon ditėlindja e tij e 35-tė me lindjen e Sean Taro Ono Lennon nė datėn 9 tetor 1975. Tepėr i lumtur John ka pranuar "Mendoj se jam mė lart sesa Empire State Building". Me mbėrritjen e pjesėtarit tė ri nė familje, John kalon pesė vite pranė fėmijės sė dytė. Nė intervistėn e fundit qė kishte dhėnė nė 8 dhjetor 1980, John ka deklaruar se, kishe pak kohė qė kishte festuar 40 vjetorin, dhe qėllimi i tij ishte rikthimi tek muzika me kohė tė plotė. Nė fakt, kishte marrė me qira njė studio regjistrimi nė New York "Hit Factory". Qė nga ai moment kur ka marrė nga qeveria federal mirėnjohjen zyrtare tė banorit amerikan, gjendej nė njė periudhė jetėsore tepėr tė qetė. Pėr Lennon, fakti i kalimit tė 40 viteve ishte fillimi i njė jete tė dytė. Nuk ka qenė dakord me ata qė kanė transformuar kultin artistik si Sid Vicious, James Dean, Jim Morrison apo Jimi Hendrix. Pėr John jeta duhej jetuar plotėsisht, kishte njė respekt tė veēantė pėr ata qė ‘ende kishin kurajėn t’i mbijetonin imazhit tė tyre publik, siē kishin bėrė Greta Garbo dhe Gloria Swanson". Kishte regjistruar shumė materiale, qė nė vitin 1975, moment nė tė cilin i ishte pėrkushtuar me devotshmėri familjes sė tij. Shumė nga kėto krijime, pas vdekjes tragjike, ndodhen ende nė fazėn embrionale, edhe pse disa materiale janė nė versionin pėrfundimtar, ku njė pjesė e tyre ėshtė dhėnė albumit "Double Fantasy". Njė rol tė vlefshėm dhe tė rėndėsishėm nė kėtė rast ka luajtur edhe Yoko Ono duke zgjedhur pėr tė jetuar momentet mė tė bukura tė martesės, duke evituar diskriminimin qė do tė dėmtonte imazhin e muzikantit. Meritė tjetėr shkon pėr Yoko edhe pėr faktin se i kishte dhuruar momente domethėnėse duke organizuar festa tė shumta. Ndėr tė tjera janė pėr t’u kujtuar "John Lennon Tribute" tė realizuar nė Liverpul me pjesėmarrjen e muzikantėve tė shumtė dhe shfaqjen e "Let's Have A Dream", ku ishin ekspozuar vizatime tė shumta si dhe instrumente qė John ishte njohur me projektimin e disa filmave eksperimental si "Two Virgins", "Fly", "Apotheosis" dhe tė tjerė. Nė tė vėrtetė ka pasur njė lloj afrimiteti midis John dhe Paul gjatė viteve tė fundit, por mė tepėr se ēdo gjė tjetėr bėhej fjalė pėr telefonata dhe takime tepėr tė rralla. Kjo tė ēonte nė mendimin e njė mbledhje tė grupit, koncerti i fundit pėr bamirėsi.

    Lamtumira nga Beatles
    Braktisja nga ana e McCartney ėshtė shkak i njė detyrimi tė madh, si nga fansat ashtu edhe nga vet Beatles, qė nga momenti qė McCartmey kėmbėnguli tek dėshira e tij pėr tė publikuar albumin e vet si solist, pikėrisht pak ditė pasi kishte dal kėnga tepėr e pėlqyer "Let it be". Ndėr tė tjera pjesėtarėt e tjerė tė grupit nuk kishin shumė pėr tė konfliktuar, tashmė ishte e padiskutueshme qė Beatles nuk ekzistonin mė, edhe pse lėvizja e Paul e bėri qė tė mendonte, qė ishte i vetmi pėrgjegjės pėr vdekjen e grupit. Nė 1970 ēdo pjesėtar i kuartetit Beatles realizon njė album solistik. Paul McCartney do tė vlerėsoj idenė pėr tė krijuar njė grup, ndėrsa John Lennon vazhdon punėn me bashkėshorten e tij Yoko Ono. Kėshtu nė kėtė periudhė Lennon realizoi njė album tė tijin me regjistrime nė studio, qė e titulloi “Plastic Ono Band" dhe me titullin anonim, tė cilin e ndjek "Imagine", disku i tij si kėngėtar solist me njė sukses tė plot, sidomos pėr kėngėn e njėjtė, e cila u bė e famshme pėr idenė e saj tė njė "bote perfekte". Albumi si solist me sukses tepėr tė madh "Sometime in New York City", ishte komplet ndryshe nga albumi i mėparshėm ‘Imagine’, pėr rrjedhėn e tij tė qartė politike. Nė vitin 1975 Lennon vendos t’i dedikohet vetėm jetės sė tij private, duke u kthyer nė skenė vetėm nė vitin 1980, me "Double Fantasy", njė album i cili i ishte dedikuar i tėri lidhjes sė tij me Yoko Ono.

    Data fatale 8 dhjetor
    Njė muaj pas daljes sė albumit, natėn e 8 dhjetorit 1980, Lennon u gjet i vdekur pėrballė apartamentit tė tij nė New York, nė ambientin e rezidencės sė Dakota House, i vrarė nga fansi i ēmendur 16 vjeēar Mark Chapman, i cili pak mė parė i kishte kėrkuar Lennon t’i hidhte njė autograf nė diskun e tij tė sapopublikuar dhe mė pas e qėllon me pesė plumba, pa asnjė motiv tė qartė. Pėr ironi tė fatit pikėrisht njė ndėr artistėt, qė nė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tyre kanė mbėshtetur paqen nė historinė e muzikės, pėrjeton vdekjen e dhunshme. Nė mars tė vitit 2002, qyteti i tij i lindjes, Liverpul, ka vendosur ta nderojė duke i vėnė aeroportit emrin e tij (Liverpul John Lennon Airport) nė hapėsirėn e tė cilit shfaqet portreti i Lennon si dhe fraza "Above us only sky" e marrė nga kėnga ‘Imagine’. Vrasėsi Mark Chapman ishte adhurues i flaktė Lennon. Me kalimin e viteve lidhur me shpjegimin pėr gjestin qė kreu, Mark u shpreh se vendimin pėr vrasjen e muzikantit e kishte marrė nėn shtytjen e njė ‘zėri’ tė brendshėm, ku mė konkretisht ėshtė shprehur me fjalėt “Asgjė dhe askush nuk do tė mė ndalonte’. Madje ai arrin deri nė atė pikė sa shprehet publikisht se ‘nėse Lennon do tė ishte gjallė, do tė mė kishte falur’. Edhe pse vitet qė kanė kaluar nga ajo natė, janė tė shumta, bashkėshortja Yoko Ono nuk e ka hequr nga kujtesa e saj natėn mė tė errėt dhe mė tė ftohtė tė jetės sė saj. Ajo ruan tė freskėt momentet para se Lennon tė ikte pėrgjithmonė, i cili kishte kėrkuar tė kthehej nė shtėpi pėr tė parė djalin (Sean) pėrpara se ta zinte gjumi. Yoko pas kaq vitesh i ėshtė rikthyer asaj nate dhe ka pėrshkuar me pak fjalė vrasjen e papritur ku ndėr tė tjera ka shtuar se “pas tė shtėnave nuk kam dėgjuar asnjė fjalė nga Lennon”. Edhe pse trupit tė tij i ėshtė dhėnė lamtumira, ku nė kėtė ditė autoriteteve u ėshtė dashur tė merrnin masa pėr ndalimin e pafund tė turmave tė njerėzve, ai ėshtė kthyer nė hero tė klasės punėtore, nė promovuesin e protestės sė shoqėrisė sė asaj kohe, nė simbolin e paqes.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  16. #16
    redhead girl Maska e underwater.love
    Anėtarėsuar
    27-08-2009
    Vendndodhja
    hippyland
    Postime
    9
    Ishin grupi i pare britanik, me i spikatur qe parapriu zhvillimin e rock n rollit dhe i dhane nje dimension nderkombetar
    ata ishin me te sukseshem se cdo grup tjeter i momentit
    lidhja mes antarve te grupit ishte e forte pasi ata kishin luajtur muzike sebashku pothuaj 5 vjet para se te dilnin ne skene
    rreth vitit 1957 cunat performonin ne nje grup te quajtur The Quarrymen, ne vitin 1960 u quajten The Silver Beatles dhe ne fund ata ran dakort te quhen BEATLES.
    pagezimi i tyre i pare ishte ne Hamburg, me pas kthehen ne Liverpool dhe behen mbizoterues te skenes beat
    fenomeni Beatles mori jete pasi publikoi kenget Love me do, Please please me e cila qendroi ne maj te klasifikimeve britanike per 30 jave
    ata vazhduan te canin perpara me kenge si I feel fine, ticket to ride, yesterday, ne kte periudhe ata shfaqen edhe ndikimin e bob dylan
    ne 1965 nxjerrin albumin e tyre me klasik Rubber Soul
    paul mccurtney shkruante per gjerat qe ai ndjente apo i ndodhnin
    mirpo vjen nje periudhe qe grupi lodhet nga ulerimat e turmave dhe gjestet e tyre te cmendura, ne filipine ata sulmohen nga simpatizantet e Mbretereshes sepse treguan mosperfillje ndaj saj ndersa ne amerike u dogjen disa disqe te tyre pasi Lennon ishte shprehur se ata ishin me te medhenj se Jezu Krishti. Lol
    koncerti i 1996 ne amerike ishte i fundit i tyre para nje publiku, ata vendosen te mos dilnin me live, por thjesht te incizonin albume ne studio
    kjo u interpretua si nej prag-ndarje, sidomos pasi dolen thashetheme qe cunat po kompozonin me vete ne studio te vecanta
    ne kte koh del albumi Sgt Pepper i cili ishte nje hop i madh
    me pas vdes menaxheri i tyre dhe ata bejn nje udhetim per ne indi dhe pas ktij udhetimi nxjerrin The White Album
    ne vitet 60 gjendja e Beatles rendohet pasi ata nuk kishin ne duar kenge te mira per te perpunuar dhe ne '69 ata dhan nje shfaqje te improvizuar te cilen e ndaloi policia, kjo ishte edhe dalja e tyre e fundit dhe po ne kte vit grupi i nda, megjithate para ndarjes doli edhe 1 album i fundit Abbey Road
    ndarja ishte per shkak te mosmarrveshjeve mes Lennon dhe McCartney
    konflikti arriti kulmin kur McCartney hodhi ne gjyq pjestaret e tjer per te parandaluar ribashkimin
    pati fjale per nje ringjallje te Beatles ne vitet 70por shpresat moren fund pas vrasjes se Lennon ne dhjetor te 1980
    Popullariteti i Beatles mbetet edhe sot ai nuk esht zbehur nga koha
    Love our planet,hug a tree.

Tema tė Ngjashme

  1. Bob Dylan - doktorature nderi
    Nga Dita nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-05-2021, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •